Identifikohu



Regjistrohu

Turizmi, Shqipëria lë pas Kroacinë

François Vecchi Muller

Nga një vend i nënvlerësuar për një kohë të gjatë, Shqipëria, vendi ballkanik, tashmë po kalon një moment lavdie e kjo falë rritjes së interesit për Adriatikun. Vjen në Aeroportin e Tiranës dhe menjëherë të shfaqet përpara stereotipi: asnjë funksionar nuk pretendon ryshfete nën banak nga turistët. Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, i ri dhe i ndritshëm, gjendet vetëm 15 minuta larg kryeqytetit, Tiranës, një thesar ky që është realizuar në sajë të “xhaxha Semit”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fakt, kontribuojnë në mënyrë domethënëse në bilancin e enteve lokale shqiptare. “Bujaria strategjike” e dashur e Marshall-it aplikohet në pothuajse të gjithë territorin.

Gjashtë për qind rritje vjetore
Për të arritur në kryeqytet shërben një rrugë me kalim të shpejtë, e rikonstruktuar, ku duken vitrina të shumë prodhimeve të huaja: Mercedes, Coca-Cola…. Zhvillimi ekonomik shqiptar avancon me hapa të mëdha, me rreth 6 për qind rritje vjetore dhe me investimet e huaja që vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por edhe nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shiriti i asfaltit ndërpritet në hyrjet e qytetit. Këtu gjendja e rrugëve nxjerr në dritë neglizhencën e administratës publike nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës dhe vështirësitë e qeverive pasuese për të aktualizuar projektet e rikonstruksionit.
“Vendi i shqiponjave” për momentin është një kantier i madh në qiell të hapur. Tirana, Vlora, Durrësi: në të gjitha vendet shfaqen ndërtime të reja, konstruksione, hotele apo apartamente. Nëpër çati “lulëzojnë” depozitat me ujë. Të shumta janë edhe strukturat prej metali, që mbulojnë ndërtesat me çimento ose dordolecët e festave të fshatit që shërbejnë për të mbrojtur nga syri i keq.

Hallka që mungon
Shqipëria të habit për nga densiteti i hoteleve për kilometër katror. Në shumicën e rasteve janë struktura të destinuara për popullsinë lokale. Sipas Raimonda Nelkut, drejtuese e Usaid-Edem, (organizatës amerikane që promovon turizmin në Shqipëri), shpjegimi është me pasoja historike: “Paranoja e Enver Hoxhës e ka izoluar vendin në vetvete për dhjetëra vjet, duke krijuar kështu vetëm një turizëm të brendshëm”, - nënvizon ajo.
“Mungesa e lejeve për të dalë jashtë ka bërë që shqiptarët të mësonin të vizitonin vendin e tyre. Kjo mbyllje në vetvete ka qenë një handikap në të kaluarën, por sot përfaqëson një avantazh. Të rinjtë kanë dëshirë për të mësuar gjuhët e huaja dhe komunitetet e ndryshme janë inkurajuar për të jetuar bashkë në mënyrë paqësore”. Të rinjtë shqiptarë, nga mosha 18 në 30 vjeç, në fakt janë shpeshherë poliglotë. Përveç anglishtes dhe italishtes, edhe frëngjishtja dhe greqishtja janë gjuhë të praktikuara në mënyrë korrekte në fushën komerciale. Varret kristiane, ortodokse dhe myslimane janë pa dallime dhe përveç ndryshimeve në ushqim dhe në veshje, është e vështirë të bindemi se 65 për qind e popullsisë është e besimit islamik. Në jetën e përditshme është laiciteti ai që mbizotëron. Kush e di që pikërisht Shqipëria, e ndikuar nga kultura greke, italiane dhe turke, dikur “vendi ilirik”, nuk do të bëhet hallka që mungon midis Lindjes dhe Perëndimit.

Marrë nga “La rivista europea”
Përgatiti: Blerina KOSTA

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

22 Komente »

  1. eT thotë:

    14 Shtator 2007 @ 1:40 pm

    po me Kroacine ç’pati ????

  2. Danieli thotë:

    14 Shtator 2007 @ 2:10 pm

    Nuk e mora vesh pse e lame pas kroacine ne drejtimin e mospasjes se dritave dhe ujit apo cfare………???????

  3. eT thotë:

    14 Shtator 2007 @ 2:16 pm

    e kapa une Daniel.
    Ps: me vonese :( “Nëpër çati “lulëzojnë” depozitat me ujë. “

  4. ados thotë:

    14 Shtator 2007 @ 2:35 pm

    duam te pakten 10 vjet te arrijme Kroacine ne ate aspekt…

  5. bledi thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:02 pm

    Tamam po me Kroacine cpaten??

    Nuk kam pare ndonje qytet ne bregdetin e kroacise te behet si Saranda me pallate te shemtura betoni, dhunuar horizontin gjithandej.

    Turizmi ne shqiperi po vete drejt vetshkaterimit, me manine tone per te betonizuar cdo gje e mbushur pamjet e bukura te bregdetit me pallate te shemtura e mostruoze, e me nje shtet qe nuk kontrollon fare e mbron mjedisin e pamjet e bukura te bregdetit qe prishen cdo dite nga ndertimet pa pike kriteri.

  6. bledi thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:05 pm

    ados thotë:
    14 Shtator 2007 @ 2:35 pm
    duam te pakten 10 vjet te arrijme Kroacine ne ate aspekt…

    Ne po vemi pas , me kete shkaterim qe i bejme bregdetit, e nuk mund te krahasohesh as ti afrohesh kroacise, qe ka ruajtur me fanatizem bukurine e qeteteve dalmate, e mesdhetare e ambientin rreth tyre.

    Me kete rruge qe kemi mare jo vetem nuk vemi para, po po shkojme pas se po prishin bukurine e natyres e te bregdetit per te cilen turisti vjen.

  7. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:18 pm

    Artikulli nuk eshte i botuar i plote as tek gazeta “albania” , “ja kemi kaluar kroacise” ne kuptimin e numrit te turisteve ne perpjestim me popullsine !
    ………ndryshe nga bledi , un mendoj qe jemi nje vend ne rritje ne fushen e turizmit , kete e tregojne shifrat per cdo vit . Sidoqofte , kjo nuk do te thote qe te mos pesojme renie .
    Problem mbetet infrastruktura , informacioni , dritat , uji …..sepse sigurine publike nuk e kemi aq keq , as bregdetin nuk na e shan njeri , perkundrazi.
    Un mendoj qe duhet ti jepet perparsi edhe turizmit malor , eshte me te verete terheqes.

  8. bledi thotë:

    14 Shtator 2007 @ 5:45 pm

    Une mendoj se politika jone duhet te shkeputet nga mentaliteti, aty per aty, per ate vit, qe te thote se hyne me shume ne shqiperi, me shume turist e kaq qe. Te kete pak vizion e larpamesi ne shikimin e gjerave.

    Duhet te perqendrohet ne gjera me konkrete, te ndalimi i masakres urbane ne zonat me bukuri natyrore turistike, te rruget, te ndertimi i disa Qendrave Turistike ose Rizorte si ajo psh ClubMed, qe te jene disa pika ne vend ku turisti i huaj te kete te gjitha standartet nderkombetare te turizmit, e kjo do hapte turizmin tone etj etj….pra te vene disa objektiva e te realizojne ato pak e nga pak jo vetem te rine te manipulojne me shifra sa hyne ne vend.

    Ja te keni nje ide per Kroacine sa ka investuar per ruajtjen e mjedisit, mbajtjen e restaurimin e qyteteve, per infrastrukturen e ca afron ajo.

    http://www.skyscrapercity.com/showthread.php?t=394671

    http://www.skyscrapercity.com/showthread.php?t=328729

    e me shume keni te ky

    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=743

  9. Kuqo thotë:

    14 Shtator 2007 @ 9:28 pm

    Jam shume kurioz te di se kush dhe si i nxjerr keto shifrat e turisteve. Sepse ne qofte se numerohen personat qe hyjne ne Shqiperi me pasaporte jo shqiptare atehere rezulton ne nje shifer me te madhe se ajo e turisteve te vertete.

    Une nuk kam qene ne Kroaci. kam pare vetem reklamat ne CNN dhe ndonje kanal tjeter. Kam takuar edhe disa vete qe kane qene atje. Nga reklamat as qe mund te krahasohemi. Nga thenjet e njerezve kuptohet qe infrastruktura eshte e mirendertuar. Nuk kam degjuar ndonje te ankohet per kriminalitet, mashtrime etj.

    Në shumicën e rasteve janë struktura të destinuara për popullsinë lokale. Sipas Raimonda Nelkut, drejtuese e Usaid-Edem, (organizatës amerikane që promovon turizmin në Shqipëri), shpjegimi është me pasoja historike: “Paranoja e Enver Hoxhës e ka izoluar vendin në vetvete për dhjetëra vjet, duke krijuar kështu vetëm një turizëm të brendshëm”, - nënvizon ajo.

    Ky arsyetim ma vret veshin. Turizmi i brendshme ne Shqiperi perpara 90′ ishte minimal. Perjashto plazhin e Durresit qe u ndertua per nevojat e Tiranes, zonat e tjera ne Shqiperi kishin shume pak te benin me turizmin. Kishte ne cdo qytet te madh nje hotel qe quhej turizmi por pak vete ishin aty si turiste. Shumica ishin njerez me sherbim, sic thuhej atehere. Edhe keta turiste ishin cifte ne “muajin e mjaltit”, ne te vertete 1/2 e muajit. Ca shkodrane qe njoh une e bene te gjithe muajin e mjaltit ne Pogradec. Sec i kapi me Pogradecin atehere.

    Hotelet/motelet qe ndertohen sot ne Tirana psh, s’kane asgje me turizmin. ato jane per shqiptaret qe vijne ne kryeqytet per pune dhe jo turizem.

  10. artan thotë:

    14 Shtator 2007 @ 9:38 pm

    Me sa e lexova,nuk e pashe gjekundi madje fjalen”Kroaci”

  11. Kuqo thotë:

    14 Shtator 2007 @ 9:51 pm

    Ne nuk pame fjalen Kroaci dhe autori sic duket nuk ka pare fare Kroacine! se paku te kishte lexuar ndonje liber.

  12. Godsmack thotë:

    14 Shtator 2007 @ 10:29 pm

    Ndoshta se kishte fjalen per Kroacine,po e kishte per Sllovenine.
    Apo e kam gabim?
    Sa na pelqen te genjejme veten ne shqiptaret.
    Jemi per faqe te zeze nga te gjitha anet.
    Kjo eshte e verteta!

  13. InfraRed thotë:

    15 Shtator 2007 @ 12:07 am

    Masturbimi rrezikon te kthehet ne sport masiv kombetar!

  14. SKY thotë:

    15 Shtator 2007 @ 10:47 pm

    Nese shqiperia ka lene pas Kroacine,
    ateher perse nuk gjeta nje guide ne agjensite e turizmit ne Angli ne nje nga qytetet qe une isha turist per pak dit atje, pyta zonjen qe punonte ne agjensine turistike aty dhe i thashe a munde te keme nje guide te turizmit shqiptar dhe ajo mu pergjigje se ne nuk shesim ose nuk rreklamojme turizem per shqiperine por ne munde te pronotojme hotele, kurse guida per kroacine ishte aty.

  15. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 10:53 pm

    Ore vertet, ku ishte Kroacia ne artikull? Mos kemi te bejme prap me titull allbanezce. Po meqe ra fjala, a keni qene ndonjehere ne Kroaci? A e dini sa vjet para nesh jane kroatet?

    Te ishte Shqiperia si Kroacia, e kisha prere nje bilete me nje drejtim Atlanta - Rinas qe neser.

  16. artan thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:08 pm

    SHqiperia nje shprehje gjeografike,kush e ka thene kete ,?
    me duket se ka patur te drejt .

  17. Zana thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:10 pm

    Krahasoni Zagrebin e Splitin me Tiranen e Durresin.Eshte e trishtueshme kur ne asnje librari ose agjensi turistike nuk gjen nje guide o depliant per Shqiperine.Prit edhe nja njezet vjet emigrant per ate bileten vetem vajtje.Le qe nuk ka direkt aereo as nga Atlanta e as nga Nju Jorku.

  18. ados thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:45 pm

    Artan, lere Bismarkun dhe thenien e tij…ketu e 130 vjet me parpara!!
    Nese ju qe jetoni ne gjermani ndoqet nje emision exlusive tek ProSieben…( nje nga tv kryesore ne Gjermani) bente fjale per cilesine e turizmit ne ballkan.. dje e kishte rradhen Greqia me ishullin Rhodos…kualitet skandaloz ne cdo pamje,, ndoshat ndonje dite do e kemi ne rradhen “te na peshojne nga veshet”!! per me shume klikoni www.prosieben.de
    shikoni ne programin e dates se djeshme!!

  19. Pjer Thomas thotë:

    16 Shtator 2007 @ 1:37 pm

    Si duket duhet te jete çmendur autori ose gazeta qe i ka vene ate titull.

  20. Anisa thotë:

    17 Shtator 2007 @ 2:43 pm

    Vertet, po me Kroacine cfare paten?

  21. BOLLANO alfred thotë:

    3 Tetor 2007 @ 12:07 am

    NDOSHTA RELIEVI MALOR I BREGDETITON nga saranda ne vlore te jep iden sepallatet shumkatshe nuk shkojne ashtu mendoja dhe un por mbas visites qe bera ne nje nga liqenet me turistike te europes ne swicer konkretisht nje ser qytetesh LUGANO :ASKONA TISINO etj.ne kufi me ITALIN pashe se pallatet shumkatshe te projektuara per nje teren malor nuk ka me kryeveper u habita bashke me malin qe ritej riteshin dhe pallatet(KATET E TYRE) ku keshtu mbulohej plotesisht mali me pallate shumkatshe me nje projekt te bukur dhe duke zbatuar ligjin ta bejme atdheun tone me te bukur se liqenet e swiceres

  22. genc thotë:

    20 Tetor 2007 @ 12:22 am

    me vjen keq qe shqipria po gjendet ne gjendje shum te veshtir por ashte ajo qe ashte,nuk mund te krehasohet shqipria me kroacin per shum arsye jemi per te na ardhur turp nga fqinjet…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.