Turistë të tepërt? Në Toskana, ndoshta
Planet për ta sjelle qytezën historike të Sienës në epokën e transpoprtit ajror duke zgjeruar aeroportin e saj të vogël po kundershtohen nga një grup qytetarësh te gatshëm për betejë te cilët thonë se Siena është mirë kështu siç është.
Gjeja e fundit qe banoret vendas duan jane 500,000 e kusur turistet shtese qe mbeshtetesit e zgjerimit parashikojne se do zbresin ne Siena deri me 2020. Turizmi eshte per mrekulli, thone kundershtaret, mbi 1 miljone turiste ne vit hyjne ne Siena ne rruge tokesore, shumica te terhequr nga veprimtarite e gares tradicionale te kuajve, qe njihet si Palio.
Ata nuk duan ndertimin e terminaleve te rinj, parkingjeve dhe infrastruktures shtese qe do t’i shebeje kapacitetit te ne rritje te aeroportit, dha ata druhen se me shume turiste do çoje ne afrimin e ndermarjeve te medha, si qendrat tregetare dhe hotelet “zinxhir”. Dhe jane gjithaq te shqetesuar per zhurmen, ndotjen dhe pasojat qe aeroporti i zgjeruar do kishte mbi rrethinat e Sienes, plot me kishat mesjetare, keshtjellat dhe fshatrat e vegjel strukur mes natyres, pyjeve dhe tokave te punuara.
Progresi nuk mund te matet vetem me rritjen e Prodhimit te Brendshem Bruto, tha Luciano Fiordoni, nje ekonomist qe foli ne nje miting anti-aeroport para pak ditesh ne Siena. “Duhet te faktorizojme edhe cilesine e jetes,” tha ai. “Ne nuk jemi kunder rritjes, por qellim kyesor kemi qe te mbesim njerez.”
Por per Bordin Administrativ te aeroportit alternativat jane te thjeshta: Zgjerohu ose dil nga loja.
I ndertuar me 1930 si nje fushe aviacioni luftarak per trupat e Mussolinit, aeroporti u kthye civil para pak vitesh dhe ka dale me humbje cdo vit qysh atehere. Humbjet vjetore luhaten midis 500,000 dhe 800,000 eurove, sipas presidenit te Bordit, Enzo Viani. “Ishte e pamendueshme te vazhdonim me idene se aeroporti mund te vazhdoje te humbase para,” na tha me telefon. “Duhej marre nje vendim.”
Vendimi ishte shpallja e tenderit publik per nje projekt zgjerimi, tender qe u fitua kete vit nga Galaxy Fund, nje fond investimesh qe i dedikohet infrastruktures se transportit, ku aksioneret kryesore jane francezet e Groupe Caisse des Dépôts, italianet e Cassa Depositi e Prestiti dhe banka shteterore gjermane per zhvillimin Kreditanstalt fuer Wiederaufbau. Banka Europiane per Investimet gjithashtu po investon.
Projekti ende nuk eshte adoptuar zyrtarisht, nderkohe qe administrata vendore peshon rezultatet e studimeve mbi pasojat mjedisore dhe “mat pulsin” e qytetareve vendore, tha Z. Viani.
Galaxy parashikon qe aeroporti i zgjeruar do te lidhet me 15 destinacione - shumica kryeqytete europiane - deri me 2009. Numri i turisteve te ardhur do shkoje nga rreth 150,000 me 2009 ne rreth 330,000 me 2012.
Jo te gjithe mendojne se kjo eshte gje e mire.
“Me duket se administrata e shikon kete si ceshtje statusi, sikur aeroporti do ta vendose Sienen ne harte, por Siena eshte kjo qe eshte pikerisht ngaqe nuk ndodhet buze rruges kryesore,” thote Helen Ampt, qe jeton ne Montagnala Sienese, nje koder ne perendim te Sienes, dhe eshte njera nga antaret e komisionit qe po lufton zgjerimin.
Si te tjeret, Zonja Ampt pyet nese parate do perdoreshin me mire per te permiresuar rrjetin hekurudhor antik te Sienes, apo rruget perreth; asnje autostrate nuk lidhet me qytetin.
Dhe krahina e Toskanes i ka dy aeroporte: ne 2006 Piza pati 3 miljone pasagjere, kurse Firence gjysmen e kesaj shifre, dhe nje tjeter po ndertohet ne Grosseto, na ben me dije ajo.
Kritiket tremben se nje aeroport modern mund t’i hape portat nje orteku fluturimesh me kosto te ulet dhe nje revanshi turistik. Me tej, detyrimi i Galaxy per te nxjerre fitime - fundi i fundit jane fond investimesh - mund te beje qe aeroporti te rritet edhe me tej se projekti fillestar.
“A mendojne se do na lumturoje nje aeroport qe nuk eshte ndertuar per ne?” pyet Fabio Marzini nje punonjes banke ne pension, i kthyer ne fermer.
“Dhe pasi te zbresin gjithe keta turiste, ku mendoni se do shkojne?” shton bija e Z. Marzini, Simona. Turizmi ketu eshte fshataresk ne stil, dhe me ritem te qete. “Nuk duam ta bejme Sienen Kend Lojrash,” thote ajo.
Shume nga protestuesit thone se ndihen te tradhetuar nga qeverisja vendore e qendres se majte, e cila tradicionalisht e ka mbrojtur zonen nga tej-zhvillimi, dhe nga investuesi lokal per aeroportin banka Monte dei Paschi di Siena, e cila thuhet se eshte banka me e vjeter ne Itali, dhe prej shekujsh lojtar ne ekonomine vendore.
“Si mundet nje banke me lidhje kaq te forta vendore te doje te beje dicka qe do ta shkaterroje natyren perreth?” pyet Maria Rosa Mariani, nje avokate dhe njera nga antaret e komitetit. Ajo tha se shpresonte qe administratoret do “vinin ne vete” dhe do nisnin “te bejne pyetjet se si ky vendim do ta preke teritorin.”
Z. Viani kembengul se transormimi i aeroportit Ampugnano “do t’i beje mire teritorit,” dhe tha se aeroporti eshte vetem i interesuar te terheqe “turisite te klasit te larte” dhe jo linja ajrore me kosto te ulet.
“Aeroportet e medhenj kane pasoja tek njerezit, te vegjlit jane me te mire,” thote Enrico Diciotti, prfesor i juridikut ne Univesitetin e Sienes. Ai tha se mijra vete vijne cdo vit te shijojne natyren e paprekur. “Ne kemi trasheguar nje pasur natyrore,” thote ai, “te cilen kemi detyre tua trashegojme atyre qe vijne pas nesh.”
ELISABETTA POVOLEDO
The New York Times
Foto: Chris Warde-Jones NYT
Perktheu B. Salaj



27 Dhjetor 2007 @ 11:00 pm
shume interesant ky shkrimi. Per koincidence puna po me shpie kete periudhe pikerisht ne zonen ku duan te ndertojne aeroportin dhe kam njohur shume nga pjestaret e komitetit kunder ndertimit. Prapa gjitha operacionit qendron nje nga bankat me te fuqishme italiane qe ka qendren e saj ne Siena (Monte dei Paschi di Siena).
27 Dhjetor 2007 @ 11:12 pm
“Si mundet nje banke me lidhje kaq te forta vendore te doje te beje dicka qe do ta shkaterroje natyren perreth?”
Isi te pershendes. Edhe une e gjej shume interesant shkrimin dhe mendoj se shume nga dinamikat e problemeve qe trajtohen ketu, i kemi edhe ne ne Shqiperi.
Ne nje fare menyre eshte ironike qe nderkohe qe ne Shqiperi jemi nen-zhvillim te hapim tema te mbi-zhvillimit, sic eshte ky rast, por duket se ne ekonomine globale keto probleme do jene tonat jo me larg se ca vjete me vone, ne mos qysh sot.
Shqiperia vete ka nje zgjedhje perpara ne lidhje me turizmin. Do ta zhvillojme vendin si Perlen e vogel qe eshte, apo do ta shfytyrojme bregun duke mbjelle hotele-klone te hoteleve te tjere? Une per vete jam per ate stilin e turizmit-shtepiak, sido qe ca me te drejte mund te me thone se kerkoj qiqra ne hell…dhe me, kur hyn ne loje Petrolifera, apo TEC-i, problemin e teper-hoteleve ku te ma gjesh…do kemi probleme me nafte dhe tym.
27 Dhjetor 2007 @ 11:30 pm
Kjo Banke me shume se lidhje vendore eshte perfaqesuese e nje ngjyre te caktuar politike.Eshte kodoshe si organizim .Per llogari te shtetit ndjek taksat mbi prona,ato komunale(uje,ujera te zeza,plehra)e shume e shume te tjera.Siena eshte krejt afer Firences .Duke qene ne qender edhe aeroporti i Firences nuk eshte se ka ndonje trafik kushedi se çe.Une e kam vizituar.Do ishte vertet gjynah nje terminal ne parajsen e kodrave te Chiantit
28 Dhjetor 2007 @ 10:52 am
Njera nder arsyet kryesore qe me shtyn te zgjedh Firenecen sa here kam per te shkuar ne Toskane, eshte pikerisht ajo pamje aq e rralle, e bukur, shkelqyese, qetesuese dhe krejtesisht më vete ne kodrat rreth qytetit. Nuk e di ne do te ishte më po kaq terheqese Toskana nese terminalet ne aeroportin familjar te Firences do te shtoheshin, apo nese ai i Sienes do te zgjerohej gjithaq. Mbi-zhvillimi mund te jete edhe mani, por do te ishte vertet trishtuese nese sindroma do ta kapte edhe kete foleze magjepsese te Italise.
28 Dhjetor 2007 @ 11:05 am
T_red !
Pse kam pershtypjen qe ke qene dje dy here ne te njetin vend ? Nje here me pak njerez e nje here gjith` ai kallaballuk ?
Pse te lodhem une ta gjej ne foto surratin
me pike te dobet Hollanden dhe nipin e vogel qe bejbezon ne dy gjuhe dhe asnjeren tamam , kur e kam me te thjeshte ? 
28 Dhjetor 2007 @ 11:21 am
Tani as vete nuk po i gjej dot se nga i bere lidhjet. Bera nje xhiro te shkurter te Selfi me mendimin se mos kisha lene atje ndonje gjurme. Hic!

Kallaballekun nuk ka si ta dish! Do te me dilnin syte nga vendi me shume se Tomit kur Xherri ia kalon parashikimet.
Thjesht, fare thjesht, peshku ta krijon mundesine qe te mos lodhet hic askush. Ne dallim nga flamuri yt i izoluar dhe “misleading”, une kam kuqeziun, nickun, zarfin dhe foljen qe tregoj se po flas
Foto?!
28 Dhjetor 2007 @ 12:20 pm
E kam fjalen per nje aktivitet te djeshem . Mund te t`ja kem fut kot.
28 Dhjetor 2007 @ 12:27 pm
Te aktiviteti mbase, po tek te tjerat jo dhe aq kot, prandaj i permenda syte e Tomit.
28 Dhjetor 2007 @ 12:32 pm
Ah,
po qe nipin e kishe pike te dobet e ke thene vete ketu, kur te erdh ajo akuza qe nuk pikturon dot pejsazh te qete.
Aty e leshove piken tjeter te dobet sepse e the me sinqeritet te plote.
28 Dhjetor 2007 @ 12:39 pm
Ok, po nese Holanda, Toskana dhe belbezimet jane grupuar sakte, nuk mbeten shume pas as Ruli, vjetersia e veres dhe komandimi
28 Dhjetor 2007 @ 12:52 pm
Me te gjitha ok, po kjo puna e komandes i cike me zarar
28 Dhjetor 2007 @ 1:05 pm
Toskana..vend i pasur…me te vertete nje mish mash feudo-bourgouis me kulture, fale Napoleonit
28 Dhjetor 2007 @ 7:32 pm
Tosket mund te kene te drejte ne nje fare menyre per kundershtimin e zgjerimit te aeroportit, jo vetem per ato qe permendin , por dhe se shum aeroporte italiane , fillojne e mbushen duke filluar prilli, ku vijne turistet e pare, aeroport i cili eshte dhe ai i Firences. S’duhet harruar dhe se ne Toskane shkojne per pushime arisokracia e Europes, politikane te ndryshem, pra njerez me leke dhe jo me çanta shpine ne kurriz.
28 Dhjetor 2007 @ 8:34 pm
ados thotë:
28 Dhjetor 2007 @ 1:05 pm
Toskana..vend i pasur…me te vertete nje mish mash feudo-bourgouis me kulture, fale Napoleonit
………………………………………………….
“….fale Napoleonit”JO!——–JO!
28 Dhjetor 2007 @ 11:39 pm
@Ados! ty te thone ndonje gje Lorenzo Il Magnifico,Medici,Michelangelo,Da Vinci….?!Keta bene Fierenzen e kane ekzistuar kur Napoleone nuk kishte kund as katragjyshat ne Korsiken e tij te eger…………….
29 Dhjetor 2007 @ 8:56 am
Nuk besoj qe nje aeroport i tille do beje qe turistet te vershojne me shume drejt Sienes, sepse Siena eshte e njohur per vizitoret e saj nga e gjithe bota te cilet preferojne me mire nje udhetim me makine sesa me avion. Bukuria e Sienes apo San Giminianos eshte te shikosh nga afer kete vende te cilat jane vertet fantastike. Personalisht e kam vizituar kete vend kaq te mrekullueshem dhe do me vinte keq nese ky aeroport do ngrihej mu ne zemer te ketij fshati kaq piktoresk.
29 Dhjetor 2007 @ 12:48 pm
Fakti i nje aeroporti te 3 ne toscan nuk eshte se shton apo ul turistat. Kshu qe me te drejt edhe siena eshte kundra. Mgjth per te hapur nje kllap, ideja eshte qe banoret e sienes edhe jan pro, problemi eshte se ne rrethinat e saj praktikisht ku do krijohet ky aeraport i cili eshte ekzistues, rrethina si Rozia… ku jan te banuara dhe jan “fshatra” shume te pasur natyrore, ekonomia ne kete zone nese ndertohet ky aeroport bie. Dhe jo ekonomia e perditshme po ajo e trasheguar… dmth cmimi i shtepive, zonat…etj. Toscana ka politika te tjera, dicka dhe nga historia dhe nga natyra e ka bere vendin turistplote…
prsh!
29 Dhjetor 2007 @ 1:02 pm
Në gjithë Italinë turismi është një nga industritë më të zhvilluara dhe nuk mund të jetë ndryshe. Një vënd që ka me mijëra vepra arti dhe ku shumë fshatra janë vetë vepra arti. Në vendin specifik ku kërkohet të bëhet aeroporti kam qenë shumë herë dhe e kam parasysh mirë se çfarë mëkati do ishte sikur ato kodra të mrekullueshme të shndëroheshin në një vend të zhurmshëm, të mbipopulluar, të ndotur dhe rrjedhimisht pa interes. Siena dhe provinca e saj gëzon shëndet të plotë ekonomik, turizmi ecën për mrekulli dhe artizanti lokal është një kompartiment tjetë ekonomik i rëndësishëm. Turizmi në Toskanë në përgjithësi dhe në provincën e Sienës në veçanti është një turizëm elitar dhe cilësor. Këtu nuk flas për ata që shkojnë një ditë sa për të parë piazza del campo apo kullat e San Gimignano; e kam fjalën për atë turizëm (pothuajse i gjithi evropiano/perëndimor, kanadez, amerikan dhe japonez) që shpenzon një shifër mesatare prej 400 eurosh në ditë/personi për të ndenjur dhe për të shijuar ato toka. Njerëzit shkojnë atje sepse natyra është e magjishme, ka gjelbërim, klimë të favorshme, prodhime tipike (verë, djathë etj etj) jashtë mase cilësore, dhe nuk u interson shumë nëse për të arritur në këtë eden të vogël në zemër të italisë u duhet 1 orë kohë më shumë. Pasuria e Sienës dhe e Toskanës në përgjithësi është natyra, peisazhi. E keni parasysh si paraqitet nëpër kartolina? Është identik e njëjtë. Pra nuk ekziston një nevojë reale për të pasur një aeroport me kapacitet të madh, nuk ekziston fare as nevosa për të pas një aeroport. Duke qenë se dhe në Italinë “demokratike” zakonisht komandojnë fuqitë e forta (banka, loby etj) interesi është tërësisht ekonomik i disa grupeve të caktuar. Me pak fjalë ata që do fitojnë tenderin për ta ndërtuar (duke marë kredi me interessa të lartë nga Monte dei Paschi), ata që do administrojnë aeroportin në të ardhmen (banka do jetë me siguri një nga aksioneret e operacionit) dhe lekët që administrata lokale do mari nga shteti për zhvillimin e mëtjshëm të aeroportit.
30 Dhjetor 2007 @ 8:56 pm
sa me habit mua kjo habia e amerikaneve ndaj ketyre “mendesive pa llogike ekonomike” europiane.
kur isha i vogel ,merresha edhe me gazetari,dhe nga eksperionca ime modeste duhet te them se eshte pak e habitshme sesi nje fakt jo kaq i dukshem te perfundoje ne faqet e new-york times?!.Do te thotese dikush k shkuar ne nje drejtim te caktuar sepse ka ditur se dicka do gjeje.
nje jave me pare po ne mediat amarikane italia dilte si nje vend i palumtur e tj….dhe ne pamje te pare..por jo vetem ne pamje te pre duket si nje mini fushate per te bere politiken e jashtme te shtepise se bardhe,duke qene se usa-s i mungon nje partner europian qe mund te jete vetem Berluskoni dhe hat ti jpim nje shtyse te fundit prodit,te krijojme psikozen e pakenaqesise?!?!.
sa per administratorin ose perzgjedhesin e shkrimit,u pa edhe nga komentet besoj se shume e gjejne me vend politiken ekologjike ose te ngjashme me te, cfare do te thote se(pa dashur te jap gjykime mbi punen perzgjedhese te materialit gazetaresk) eshte mire qe para se te sillet ndonje shkrim,: te mendohet ndonjehere se bota nuk vjen verdalle amerikes.
31 Dhjetor 2007 @ 6:26 pm
Dorian, me vjen keq te them se s’jam dakord fare me pikeveshtrimin tend. Nese mendon se NYT ben politiken e jashtme te amerikes per te nxire Prodin dhe ndihmuar Berlusken, e ke katerciperisht gabim, ndoshta sepse e imagjinon ShBA-ne teper te vogel, te njesuar. Kjo histori eshte ne faqet e NYT sepse eshte interesante, dhe sepse ka shume amerikane ketu tek NYT qe i mendojne gjerat si ata ne Siena dhe jo si ata ne Washington…
Nderkohe, historia eshte ne faqet e Peshkut, jo sepse ne na duket se bota rrotullohet rreth ShBA-se (??!!) por sepse shoh paralele te qarta midis asaj qe po ngjet ne Toskana dhe asaj qe po ngjet ne GJIRIN E VLORES…pra, Amerika nuk hyn fare.
2 Janar 2008 @ 1:17 pm
Blendi, pikpamja jote me duket me vend… mgjth shkrimi mbase erdhi tek peshku edhe sepse eshte lajme dhe duke ditur qe ketu ka dhe studenta-peshq qe jan neper italy eshte mese normale te informohen edhe nepermjet peshkut,ku interesantja gjehet tek postimet e ndryshme per te gelltitur sensin e info-shkrimit.
Mgjth vlora me sienen skan asgje te perbashket tek ky shkrim. Kjo sepse s’eshte e njejta situat, s’eshte se turizmi eshte i te njejtit “nivel”, ne kemi nevoja emergjente per energji elektrike ndersa toscana ska apsolutisht nevoja emergjente per aeroport… etj, sidoqoft e bera replay kete postim per tju thene peshqve
- vit te mbare -