Login



Register

Tri orët milionëshe në dorën e ministrit Fatmir Mediu

Gazeta Shqiptare

26 Shtator 2006

TIRANE – Shqiptaro-amerikani Gary Q. Kokalari i ka ngritur një kurth të vërtetë gazetaresk Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mehdiut, por duke ja shndërruar kurthin në një sulm të vërtetë politik. Kokalari ka identifikuar në kyçin e dorës së Ministrit të Mbrojtjes, nëpërmjet fotove, por dhe takimeve me të, të paktën tre orë të kushtueshme të markave nga më seriozet. Me një llogari të thjeshtë aritmetike, ai ka nxjerrë totalin e mundshëm të kostos së tyre, ka llogaritur të ardhurat legale të ministrit dhe ka nxjerrë një problematikë që ngjan e vështirë për t’u shpjeguar. Gary Q. Kokalari thotë se nëse orët janë autentike, ministri duhet të shpjegojë mënyrën sesi i ka siguruar ato dhe burimin e këtyre të ardhurave. Në rast të kundërt, nëse ato janë fallso, ministri do të konsiderohej vanitoz në Shqipëri, por do të merrte dhe përqeshje të hidhura në sallonet ndërkombëtare të politikës ku atë tashmë e çon detyra zyrtare.
Teksti i vënë në dispozicion të Gazeta Shqiptare është shkruar në formën e një letre të drejtpërdrejtë për zotin Mehdiu dhe është i përshkruar nga konsiderata të forta politike. Zoti Kokalari, një kritikues agresiv i ish-kryeministrit Nano, por tashmë dhe i zotit Berisha, kërkon shpjegime për atë që ai i konsideron si lidhje të drejpërdrejta me krimit të Ministrit shqiptar të Mbrojtjes.

Nga Gary Q. Kokalari

I dashur Fatmir, Shihet që ke ecur goxha që nga hera e parë që jemi takuar në 1998. Në atë kohë ne diskutuam mbi shqetësimet tona të përbashkëta mbi faktin sesi pa-aftësia dhe natyra diktatoriale e Sali Berishës solli shkatërrimin e Shqipërisë në 1997.
Atëherë rashë dakord me ty në disa ide mbi politikat që mund ta kthenin Shqipërinë në një vend më të mirë për të gjithë Shqiptarët. Nëse Shqipëria ka përparuar, se në cfarë shkalle, mund të jetë e diskutueshme, por është tepër e dukshme se pozita juaj dhe jeta juaj janë përmirësuar mjaft. Në fakt, më duhet të pranoj se e kam admiruar së tepërmi stilin dhe shijen tuaj të shkëlqyer, sidomos për orët e çmuara që ju kam parë të mbani.
Por nuk mund të mos e pyes veten dhe të dyshoj për mënyrat se si ju keni arritur të siguroni një jetesë kaq luksoze. Si rrjedhojë, në përpjekje për të sqaruar punët, po ju kërkoj të komentoni mbi disa informata që janë sjellë në vëmendjen time.
Bashkangjitur do të gjeni fotografitë tuaja duke mbajtur dy ora të ndryshme. Njëra është një fotografi e juaja ku me sa duket po mbani një orë Breguet. Faqja e Breguet në internet është www.breguet.com, dhe nëse do të hyni në këtë faqe dhe të krahasoni logon Breguet me logon e orës që ju po mbani në këtë fotografi (mund të shihet nëse hapni imazhin me zmadhim 200 për qind), do të mund të kuptoni se si arrita në përfundimin që ora juaj është e markës Breguet. Nuk munda të gjej një përfaqësues të modelit tuaj në këtë faqe, i cili mund të jetë i një stili më të vjetër, por kur zbulova një faqe interneti që është e specializuar në shitjen e orëve Breguet,

http://www.thefinestwatches.com/index.cfm/fuseaction/catalog.listProducts/catId/20/Breguet_Marine.html

 

mund të shihet qartë se shumë nga modelet kushtojnë nga $10,000 në $25,000. Pra nëse ora juaj është Breguet, mund të ketë kushtuar rreth $15,000.
Po ashtu, bashkangjitur do të shihni një foto tuajën ku po mbani një orë tjetër, të cilën nuk isha në gjendje ta identifikoja, kështu që ndoshta mund të më ndihmoni ju. Kam qënë vetë dëshmitar kur keni mbajtur këtë orë, dhe megjithëse nuk mund të përcaktoja markën, dukej që ishte e një cilësie shumë të mirë, ndoshta 18 karat ar. Ora të këtij stili, nga firma si Cartier, Breguet apo Patek Phillipe shiten në çmime nga $10,000 në $30,000 pra mund të themi se edhe ora tjetër e juaja e këtij lloji mund të ketë kushtuar $15,000.
Është edhe një orë e tretë që ju kam parë ta mbani me sytë e mi, dhe dukej sikur ishte një orë ari Rolex. Edhe persona të tjerë ju kanë parë me këtë orë. Për qëllime verifikimi, një orë shumë e ngjashme me atë që kam parë në kycin tuaj të dorës, dhe që shitet me $16.450 mund të gjendet në këtë faqe interneti:
http://www.thefinestwatches.com/index.cfm/fuseaction/catalog.viewProduct/productId/1463/catId/138/Mens_Rolex_Day-Date_

     
Nëse marrim parasysh orët që ju keni në pronësinë tuaj, si mund të vërtetohet nga fotografitë e bashkangjitura (dhe më thonë që mund të keni në pronësi edhe të tjera), dhe, për hir të kësaj bisede, mendojmë që nuk janë ora fallco, atëherë kjo do të nënkuptonte që ju keni një koleksion orësh që vlen $45.000 ose më shumë se kaq.
Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një habi e jashtëzakonshme për mua sepse unë di ca gjëra mbi të kaluarën tuaj dhe ju na detyroheni një shpjegim për pasurinë tuaj të re. E di që jeni lindur në Durrës dhe rritur në Fier, por si shumica e Shqiptarëve, ishit mjaft i varfër. Keni mbaruar shkollën e mesme në Fier dhe vazhduat shkollën e lartë për inxhinieri në Tiranë, duke marrë diplomën në 1990. Që atëherë ju shkuat të punoni në një qytet të vogël në afërsi të Fierit, dhe duke marrë parasysh kushtet e përgjithshme ekonomike të Shqipërisë dhe natyrën e punës suaj, është e pamundur që ju të merrnit më shumë se $100 në muaj. Në 1990 ju u përfshitë me degën vendore të Partisë Republikane, dhe i ngjitët shkallët e komitetit drejtues të partisë duke u bërë Zv. Drejtues në 1992; por ata që e njohin Partinë Republikane më thonë se gjatë asaj kohe, nuk ka gjasa që ju të keni pasur një rrogë më të madhe se $700 në muaj. Në 1997, mbas dorëheqjes së Sabri Godos, ju u bëtë kryetar Partisë Republikane dhe sipas një burimi të afërt me PR, rroga juaj mujore nuk ishte më shumë sesa $500.
Deri në atë periudhë, me sa kam kuptuar, ju nuk kishit asnjë pasuri.
Thuhet se gjatë kësaj periudhe ju krijuat marrëdhënie të ngushta me anëtarë të mafies Shqiptare, trafikantë nga Fieri, Berati dhe Shijaku.
Këto zona janë njohur si baza të operacioneve për gangsterë që ishin të specializuar në trafikimin e grave të reja të cilat më tej shfrytëzoheshin si prostituta në rrugën e qyteteve perëndimore evropiane. Në disa raste, viktimat e këtyre krimeve ishin vajza të reja shqiptare nga fshatrat përreth, që mashtroheshin për të udhëtuar jashtë shtetit me premtimin për martesë apo punë. Këto vajza më tej transportoheshin në vende të tjera ku përdhunoheshin nga grupe meshkujsh, rriheshin dhe shfrytëzoheshin si prostituta.
Në 1998, thuhet se ju jeni arrestuar në aeroportin e Malpensës, në Milano bashkë me Gazmend Mahmutaj, një bos i njohur i mafies shqiptare i cili kërkohej në Itali për komplot kriminal dhe trafik njerëzor, ndërkohë që në Shqipëri mund të kishte mbi vete akuza për vrasje. Rrethanat e përfshirjes tuaj me Mahmutajn nuk janë tepër të qarta, por spekulime te shumta thonë se ju e përfshitë Mahmutaj si pjesë të delegacionit tuaj si “Truproja” juaj, dhe sipas “San Francisco Cronicle”, ai po udhëtonte me një pasaportë diplomatike. Nuk jam shumë i sigurt për fatin që pësoi Mahmutaj, por shumë burime thonë se ai është dënuar nga autoritetet italiane me burgim në një burg në Itali.
Gjithashtu, media Shqiptare ka raportuar se ju jeni dënuar në lidhje me çështjen Mahmutaj, por akuzat ndaj jush u rrëzuan më vonë, ndoshta për shkak të bashkëpunimit tuaj me autoritetet italiane. Këto janë dyshime tepër serioze, të cilat duhet të sqarohen menjëherë sidomos për shkak të pozitës suaj të tanishme. Edhe nëse këto akuza ndaj jush janë rrëzuar, natyra tepër delikate e pozitës suaj dhe e pasurisë suaj të pashpjeguar, kërkon që rrethanat e arrestimit tuaj, nëse jeni arrestuar, dhe natyra e marrëdhënies suaj me Mahmutaj kërkojnë një hetim të plotë. Për këtë arsye, ju duhet të autorizoni në mënyrë të menjëhershme lëshimin e një dosje të plotë nga ana e agjencisë përkatëse e ligjit italiane dhe Interpolit, në të cilën të përshkruhen të gjitha ngjarjet e lidhura me këtë incident. Disa vite përpara ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në 1999, qarkullonin thashetheme se ju po i shisnit naftë serbëve. Kjo kontrabandë kalonte nga Greqia, përmes Shqipërisë, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me sanksionet ndërkombëtare ndaj regjimit të Milloshevicit. Unë shpresoj që këto pretendime të mos jenë të vërteta, sepse në të kundërt, do të thotë që ju keni siguruar karburant për makinerinë ushtarake serbe duke fuqizuar fushatën gjakatare të spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të ndërmarrë nga Milloshevici.
Ndoshta rastësisht, pikërisht në këtë periudhë mënyra juaj e jetesës nisi të përmirësohej dukshëm dhe ju nisët të shfaqnit pasuri të cilën nuk mund ta justifikoni. Ju nisët të vishnit kostume të shtrenjta, ju kishit në pronësi disa Mercedesë, një prej të cilëve thuhet të jetë një dhuratë e një prej gangsterëve të Fierit; dhe shtëpia juaj gjithashtu ishte shumë më e rehatshme. Gjithashtu ju nisët të koleksiononit objekte tepër të shtrenjta dhe të një cilësie tepër të lartë.
Rreth vitit 2001, ju arritët në përfundimin se Partia Republikane nuk do të ishte kurrë parti me pushtet, por gjithsesi uria juaj për pushtet nuk u shuajt.
Pragmatizmi juaj bëri që ju të krijonit aleancë me Sali Berishën, pavarësisht se keni shprehur përçmim ndaj tij. Ju bashkuat forcat me Berishën dhe u bëtë pjesë përbërëse e koalicionit të tij, që me anë të fushatës anti-korrupsion, arriti të heqë nga pushteti Fatos Nanon dhe Socialistët. Në fakt, në Maj 2004 ju udhëtuat në Washington për të dëshmuar pranë Komisionit të Helsinkit dhe në Seancën Dëgjimore të Kongresit Amerikan ju u shprehët: “Sot, Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë si pasojë e një qeverisjeje të papërshtatshme, e paaftë për t’i shërbyer qytetarëve të vet dhe në të njëjtën kohë tepër e aftë për të shërbyer interesat e jashtëligjshëm të një grupi njerëzish me pushtet. Kjo, në shkallë të gjerë, është rezultat i ndikimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në qeverinë Nano, i cili po shkatërron themelet e vendit tonë dhe të së ardhmes së popullit tone”.
Ndihmesa dhe mbështetja juaj ndaj fushatës së Berishës u shpërblye nga Berisha me postin e Ministrit të Mbrojtjes. Si Ministër i Mbrojtjes dhe Anëtar i Parlamentit, sipas deklaratës suaj në Parlament, fitimet tuaja vjetore për 2006 arrijnë në $16,700. Sipas deklarimeve tuaja në Parlament në vitet e kaluara, fitimet tuaja vjetore si Anëtar i Parlamentit ishin $13,500 për 2005 dhe $15,000 në 2004.
Nëse analizojmë deklaratat tuaja të pasurisë, gjatë tre viteve të fundit ju keni fituar rreth $45,000. Sipas këtyre deklaratave dhe llogaritjeve të tjera, mesatarja e fitimeve tuaja në muaj, për të gjithë familjen tuaj është disa qindra dollarë në muaj. Gjithsesi, ju jetoni në një shtëpi të madhe dhe të rehatshme (më thonë që ju mund të keni në pronësi më shumë se një shtëpi), dhe veshjet tuaja janë tepër të shtrenjta edhe sipas standardeve amerikane. Më tej janë edhe orët tuaja, të cilat, nëse janë autentike, mund të vlejnë më shumë se $45,000, shifër kjo që përkon me fitimet tuaja gjatë tre viteve. Si është e mundur kjo?
Patjetër që mund të ketë shumë shpjegime për koleksionin tuaj të çmuar të orëve të dorës.
Mund të ketë ndodhur që këto ora zbritën nga qielli dhe u ulën në kyçin tuaj. Mundet që ato të jenë thjesht replikime me pak vlerë, dhe në këtë rast, krimi juaj i vetëm do të ishte ai i vanitetit të paorientuar.
Mund edhe të përdornit justifikimin e preferuar të Fatos Nanos duke thënë se orët janë dhurata nga ‘miq’. Nëse kjo është e vërtetë, do të doja shumë të më prezantonit me miqtë tuaj sepse edhe unë do të doja të përfitoja nga bujaria e tyre. Por edhe nëse do ta besonim këtë justifikim klasik të Nanos, përsëri nuk do të ishit me të drejtën. Nëse një zyrtar i nivelit të lartë do të shfaqej me një orë të vetme të shtrenjtë sa e juaja dhe nëse do të rezultonte se ishte një dhuratë, Kongresi do të kishte dyshime tepër serioze në lidhje me vlerën e dhuratës, kush e bëri këtë dhuratë dhe pse-në e saj. Dhe në varësi të ‘kush’ dhe ‘pse’, mund edhe të cilësohej si një veprim anti-ligjor.
Unë mendoj se duke pasur parasysh përfshirjen tuaj në politikë, do të ishte shumë naive të besonim se një mik, sado i mirë të jetë, do t’ju jepte një “dhuratë” prej $15,000 (jo më tre të tilla) pa kërkuar asnjë në këmbim. Sic themi ne këtu në Amerikë, ‘nuk ka kurrë drekë falas.’
Shpjegimi i fundit i mundshëm, që shpresoj të mos jetë i vërtetë, është që akuzat ndaj jush për përfshirje në aktivitete kriminale janë të vërteta dhe orët tuaja janë pjesë e shpërblimeve tuaja për përfshirje në të njëjtat praktika kriminale dhe korruptive për të cilat ju akuzuat paturpësisht Nanon, pranë Komisionit të Helsinkit. Në këtë rast, fjalët që ju përdorët kundër Nanos mund të përdoreshin për t’ju përshkruar edhe juve.
Cka është edhe më shqetësuese është fakti se, nëse ju jeni përfshirë në aktivitete korruptive, si Ministër i Mbrojtjes, ju tashmë keni rastin e shfrytëzimit të një organizate gjigande, që mund të abuzohet dhe përdoret për avantazhet tuaja në mënyrat nga më të poshtrat.
Si rrjedhojë e përgjegjësive të pozitës suaj si Ministër i Mbrojtjes dhe dyshimet që ngrihen si pasojë e konsumit tuaj të fshehtë, populli i Shqipërisë ka të drejtën të ketë përgjigjen e kësaj pyetjeje: Si mundet që një person me të ardhura modeste të mund të ketë një koleksion orësh dore tepër të shtrenjta, të cilat zakonisht janë pronë e personave tepër të pasur?
Ndoshta mund të shpjegoheni për orët tuaja, edhe nëse do t’ju duhej të vërtetonit se kanë rënë vërtet nga qielli. Por edhe nëse e arrini këtë, a është e përshtatshme që një ministër të shfaqë pasuri kaq të madhe në mënyrë vulgare ndërkohë populli i vendit të tij lufton përditë për bukën e gojës? Le të përballemi me faktet, dëshira juaj e madhe për të urdhëruar djemtë e rinj shqiptarë të vënë jetët e tyre në rrezik në vende si Afganistani dhe Iraku nuk ka shumë të bëjë me luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar; më shumë ka të bëjë me faktin që ju dhe Berisha po përpiqeni të qetësoni administratën e Bush-it në përpjekjet tuaja patetike dhe të dëshpëruara për të mbajtur pushtetin, njësoj si në rastin e Fatos Nanos. Dhe njësoj si Fatos Nano, ju e dini se qëndrimi në pushtet në Shqipëri të jep mundësinë të shtosh edhe më shumë koleksionin tuaj të orëve. Por nëse një djalë shqiptar vritet në Irak, unë shpresoj që ju do t’i tregoni familjes së tij nga një orët tuaja të shtrenjta, në mënyrë që ata ta dinë se për çfarë u sakrifikua jeta e djalit të tyre.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

34 Komente

  1. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 September 2006 @ 8:24 pm

    Na mo me foto qe te shikoni (fryni syte) dhe ju (ne) varfanjaket me cfare orash pirpilloset Ministri i mbrojtjes…

    Kjo ben 20,550.00 USD (me ulje mund ta blini vetem per 16,450.00 USD)

    Kjo shitet per 31,100 USD por ka ulje, vetem 22,395.00 USD per ju te peshkut. :)

    Tik, tak, tik, tak…

  2. Bona thotë:

    26 September 2006 @ 8:48 pm

    Kjo Breguet me pelqeu shume mua! Ka ngele ndonje edhe per mua apo te fundit e ka marre Mediu? :)

  3. bogu thotë:

    26 September 2006 @ 9:19 pm

    keta na dolen njesoj si nanoangjelet
    jazek
    cdo vote qe ju kemi dhene tu kthehet ne ……

  4. emigrant thotë:

    26 September 2006 @ 9:37 pm

    po i ka fallco, mer cuna, ca boni kshu, se e bot rezil fare, e bot…i ka t’bleme ke gabi, ose shum-shum ke tezgat, ke avenuja trete dhe 42 striti…

  5. Ceni thotë:

    26 September 2006 @ 10:45 pm

    Po me pelqejne keto llojet e kontrollimit te pushtetit tani.

    Pergjime te lakrave te Berishes, llogari te pasurive qe asnje nuk i kishte bere deri tani.

    Me duket sikur krijojne nje precedent te mire kontrolli megjithese pa ndihmen e institucioneve shteterore qe e kane pune te tyren, qe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen, nga cilido qe do te gjendet jashte pushtetit.

    Po e rrit presionin ndaj qeveritareve qe deri tani thjesht “dihej” sesi i nxirrnin parate. Nese do te qe perdor me pare do te na kishte bere me mire.

    Ishalla nuk i kalon populli me sy mbyllur te gjitha keto prova.

  6. CopeDelli thotë:

    27 September 2006 @ 1:14 am

    ndoshta i ka fituar edhe ky leket ne burse si basha

  7. Genty thotë:

    27 September 2006 @ 3:37 am

    Hajde se Mediu i paska oret nga 15 mije dollare, por Berisha eshte pare me P.Philipe qe me sa kam degjuar une kushton rreth cerek milion dollare. Kushedi e ka gjetur tek zyra kryeministrit kur ka ikur Nano. Apo ja futa kot?

  8. eizo thotë:

    27 September 2006 @ 9:02 am

    kur lexoj kete shkrim kam pershtypjen se dhe shqipetaret ne amerike jane te ndare ne klans dhe groupis ……:-(

  9. liri thotë:

    27 September 2006 @ 10:26 am

    Dhe per mendimin tim duhet t’i kete fallco si shumica e shqiptareve te thjeshte.
    Ekziston dhe varianti Andis Harasani, qe i kishte fituar me lloto sporti 2 milione dollare.

  10. vlonjati thotë:

    27 September 2006 @ 10:39 am

    Une mendoja me qe eshte Cam ky miku do bente ndonje gje per ceshtjen came tani qe hyri ne qeverri,po ky plera si cdo njeri qe behet me pushtet ne shqiperi mendon vetem per pasuri per vete.
    Materializmi dhe Vetrespekti vyrtytet e vetme te shqiptareve!!!

  11. eizo thotë:

    27 September 2006 @ 12:24 pm

    plehrat vetem plehra bejne ……nuk do as inteligjence dhe as dokotrate dhe as shume llogjike te kuptosh te tilla gjera ………..

  12. mrca thotë:

    27 September 2006 @ 2:32 pm

    u pikaaaaaaaaaaaa me ca merren shqiptaret! Me orat e ministraveeeeeeeee! po pse ju mendoni se ai nuk ia lejon dot vetes nje ore te tille? po ky eshte kulmi! me rrogen e tij cdo kush mund te bleje nje ore te tille

  13. eizo thotë:

    27 September 2006 @ 2:37 pm

    mrca se sa e ka rrogen ai me duket se del shume qarte ne artikull ;-)

  14. emigrant thotë:

    27 September 2006 @ 2:40 pm

    Vertet, sa e ka rrogezen nje minister ne Shqiperi? (doja ta thosha me epitetin zvogelues korcar “rroçkë”, me “ç” dhe “ë” pe verteti, qe ti behej qejfi edhe Ing. Koplikut, po me dilte shume ters puna….)

  15. emigranTipik thotë:

    27 September 2006 @ 3:05 pm

    Blendi thotë:

    26 Shtator 2006 @ 8:24 pm

    Na mo me foto qe te shikoni (fryni syte) dhe ju (ne) varfanjaket me cfare orash pirpilloset Ministri i mbrojtjes…
    Blendi-dini ju sa dhe te cfare marke i ka oret sekretari amerikan i mbrojtjes?!

  16. minatori thotë:

    27 September 2006 @ 3:22 pm

    Oret e Mediut jane vetem nje pjesez e dekorit post-socialist shqiptar! Politikanet (por edhe aktivistet e Shoqerise Civile) si dhe lloj-lloj analistucesh a administruturake vdesin per gjerat e bukura: ore, kemisha Polo, makina, femra, kravata italiane, pushime, dhe sende te tjera si keto. Ketu ka te beje, sigurisht, edhe nje lloj pangopje e trasheguar nga koha kur ishte privilegj i madh te kishe nje bluze “te jashtme”.

    Do te ishte mire sikur te behej nje katalogim i gjithe ketyre sendeve (sigurisht vetem per Nanon do na duhej nje vit qe ti katalogonim) sepse ato jane ne nje fare menyre ku ka shkuar endrra shqiptare per demokraci dhe zhvillim. Aspiratat e popullit shqiptar shkelqejne si flori neper duar tere qime e qafa te trasha politikanesh.

  17. eizo thotë:

    27 September 2006 @ 3:29 pm

    kur lexova cv e rumsfeldit mendja me vajti tek cv e ministrit tone te mbrojtjes ……..me sa kam lexuar une ai eshte gjeollog dhe tai do te drejtoje ushtrine shqipetare skandal ke zoti

  18. vlonjati thotë:

    27 September 2006 @ 9:39 pm

    Me e keqa eshte se ky Mediu sa mbaroi Universitetin per inxhinieri nafte ne 90-91 se vuri asnje dite profesionin ne jete.
    Direkt u be kryetar i deges se partis republikane ne fier, e pastaj nenkryetar i PR dhe pastaj kryetar.
    Me njerez te till qe ne CV e tyre skan asnje dite pervoj pune dhe direkt ministra(Fatmir Mediu) dhe kryeministra(si puna e Ilir Metes) ska per te bere hajer ai vend, se profesioni i vertet i tyre eshte hajdutlleku dhe servilizmi.
    Keto profesione mund ti kene te trasheguara keta tipa do thoja une.

  19. olti thotë:

    27 September 2006 @ 11:08 pm

    Kisha respekt per Kokalarin por duket se ka ik per kot.
    Do i jepja te drejte sikur te kishe ndonje dokument per keto oret e shtrenjta te Mediut, por me te para ne fotografi dhe shikime vjedhurazi gjate takimeve eshte vertete pretendim per te tall “ate”. Mendoj se eshte ofendim per kete faqe qe vendos tek “per te mos humbur” nje shkrim kaq diletant sa ky qe ka bere Gery i kokalareve.

  20. Lluk thotë:

    28 September 2006 @ 3:44 am

    Epo na bej ti ndonje vez te jo diletante … se per llapur kot dime te gjithe

  21. mrca thotë:

    28 September 2006 @ 11:55 am

    e di si eshte puna, keta te gjithe vdesin per ndonje karrige dhe kur nuk e marrin dot filloje e bejne si te ndershmit e dynjase. Ai kok(p)lari te rrije rehat se nga amerika kushedi se me c’sy e sheh Shqiperine! nese do te beje dicka te lere llafet e kota neper gazeta skandalesh si G.Sh

  22. Gjergji C thotë:

    28 September 2006 @ 1:54 pm

    mrca ne shohim ujkun ti na tregon gjurmet.
    Qenke ne shtrat me ndonjerin nga keta me sa duket.

  23. mrca thotë:

    28 September 2006 @ 2:25 pm

    sa per kuriozitetin tend une shkoj ne shtrat vetem te dashurin tim qe nuk eshte asnjeri nga keto! dhe per me teper nuk a te beje fare me politiken. dhe ti as qe me njeh qe te besh te tilla aluzione rreth kesja ceshtjeje teper intime. Ok?! po neve shqiptsareve kjo gje nuk na le qe bejme gjithnje hesapin e te tjereve dhe qe duhet patjeter te shpikim se filani apo filania duhet te kene domosdoshmerisht lidhje seksuale apo dashurore me dike per te cili nflasin mmire. Te lute mos u bej PATETIK dhe me shume respekt here tjeter per dike qe nuk prek interesat e tua personale! ( APo mos fle ti me ate tjetrin!)

  24. mrca thotë:

    28 September 2006 @ 2:28 pm

    ah edhe dicka tjeter ti gjergji C! ben mire te lexosh nje here artikullin mbi rregullat e lojes ose ta mbash gojen mbyllyr nese nuk e asgje inteligjente per te thene! me mire te mos flasesh e ti lesh te tjeret te kujtojne se je budalla sesa te flasesh dhe tua heqesh kete dyshim!

  25. enzo thotë:

    28 September 2006 @ 2:45 pm

    Sa vini re edhe ju ,po ore eshte e shkreta,kush e di kush ja ka bere peshqesh per ndonje te mire qe ka bere .Se nuk thone kote e mira shperblehet me te mire.Ose ja kane dhene per kusur ,si puna e atij qe bleu nje ore tavoline dhe i tha shitses ;ne vend te kusurit me jep nja dy ore te vogla.

  26. KRek thotë:

    28 September 2006 @ 3:17 pm

    Po ti moj e nderuar MRCA,

    Nga te gjitha ato qe shkruajte, cila pjese ishte inteligjente?
    Ju doni te gjykoni te tjeret por nuk ju vjen mire kur dikush ju pergjigjet me te njejten monedhe.

    Eshte e thjeshte, nese nuk do qe te tjeret te merren me ty mos bej hapin e para dhe vomit ate qe se gelltit dot mbrapsht …

    Llafe kafeneje … Qetesine e shofim si inferioritet, kurse zhurmen e fjaleve e quajme art dhe melodi ku autori quan perendi vetem vetveten!

  27. mrca thotë:

    28 September 2006 @ 3:30 pm

    mesa kuptoj une ju keni keqkuptuar menyren sesi funksionon blogu. mua me eshte dukur gjithnje se qellimi eshte te merresh me artikullin e postuar dhe te kesh nje argument per te qene pro apo kunder. por mund te shkruash edhe po nuk pate argument ( kjo nuk perben problem) por e gjitha ajo qe behet ketu eshte te sulmosh te tjeret sps ESHTE E PAIMAGJINUESHME QE NJE NJERI TJETER TE KETE NJE MENDIM NDRYSHE NGA I JOTI!!!! une ne asnje rast nuk jam marre me te tjeret apo ti kem gjykaur se perse medojne ashtu apo keshtu, thjesht e kam parew te arsyeshme te shpreh nje mendim ne lidhje me temen ( dhe jo me personat qe postojne komente). por e gjithe ceshtja me ju duket se eshte problem konceptimi! FALI ZOT SE NUK DINE SE C’THONE

  28. eizo thotë:

    28 September 2006 @ 3:33 pm

    @mrca ke plotesisht te drejte ketu ka disa edvinsa dhe ramsa te vegjel qe te atakojne direkt nqft se i sjell argumenta per kafsherine e tij

  29. mrca thotë:

    28 September 2006 @ 3:38 pm

    thnx gjithsesi nuk besoj se ketu eshte ceshtjeje perkatesie politike (megjithese nuk shoh asgje te gabuar edhe nese do te ishte ashtu) por qofte MENDIMESH PERSONALE. me vjen keq qe nuk arrijne ta kuptojne kete gje

  30. Etrusk thotë:

    29 September 2006 @ 7:33 pm

    Bravo Mediu! Ky Kokalari kush eshte ??? Me falni per injorancen, nqs eshte nje ish-deputet po cfare i duhet ketij se cfare oresh ka Fatmiri ? Apo kujton se fjalet kunder korrupsionit, shtetit te se drejtes dhe duarve te pastra te Saliut jane te verteta ??? hahahaha :D
    Ky qenka i marre fare, po pse cfare te thoshte Sala qe te merrte pushtetin ?? Qe edhe ne do vjedhim, apo edhe ne do te mbajme lidhjet tona me kriminelet padrone te Shqiperise ???
    Po jo more zoteri, ato qe tha i tha shume mire, me ndihmen e nje kompanie Amerikane te manipulimit te publikut. Dhe i dhane shume rezultat. Tani mos humbi kohe te numeroni oret,kemishat apo makinat e ministrave. Jua them une, nuk ia vlen as koha! Me mire ushqeni pellumbat ne ndonje park te USA, se edhe ato po nuk ju tregove ushqimin nuk te afrohen fare. :D

  31. gatwick thotë:

    29 September 2006 @ 8:36 pm

    Ora e Mediut eshte maja e ajzbergut te parave qe shpenzojne zoterinjte per veten e tyre,te jesh politikan eshte nje biznes i madh dhe per kete vdesin keta te politikes sone,amerika eshte ne duart e tyre , kuptohet ne shqiperi ..

  32. edrus thotë:

    29 September 2006 @ 8:52 pm

    artikulli,flet shume qarte,dhe atje ku alludon,alludon per ta “nxitur” mediun qe te pergjigjet.

    ka njeri qe mund te me thote ,se nderkohe,mediu i eshte pergjigjur kokalarit??
    per te replikuar ose pergenjeshtruar ??

    bravo kokalari….sepse thoshim qe ne shqiperi s’ka gazetare te guximshem(me c’flitej e kishte kapur me te gjithe ,me salen,nanon e gjithe te tjeret :))

  33. mrca thotë:

    30 September 2006 @ 2:19 pm

    ja dhe pergjigja e mediut

    “Carmatoset” Mediu, dorezon 2 oret: Nuk besoj se jane te shtrenjta, jepini per bamiresi

    TIRANE (30 Shtator)- Ministri shqiptar i Mbrojtjes ’sulmon’ ne menyre te papritur duke zgjedhur te ‘carmatoset’. Zoti Fatmir Mehdiu ka dorezuar dje dy nga oret e tij te konsideruara se kushtonin disa mijera dollare. Dje ne mbremje, ne oren 20.55, nje nga shoferet e tij ka ardhur ne redaksine e Gazeta Shqiptare dhe ka dorezuar ne nje zarf dy oret e bera te famshme, pikerisht ne vigjilje te takimit me sekretarin amerikan te mbrojtjes Rumsfild. Brenda zarfit edhe nje kartvizite e ministrit. Ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht dhe ne pjesen e pasme te saj edhe nje mbishkrim i shkruar me stilograf: ‘Dhurate per personat e interesuar’. Ne fund, firma e ministrit Mediu. Qe me firmen e tij origjinale ka tentuar te demonstroje dje se oret e tij jane fallso. Sepse ndryshe, nuk do te kishte logjike heqja dore prej ketyre oreve te dores. Me kete veprim ministri kerkoi te binde opinionin se oret e tij nuk kane kurrsesi vleren e pretenduar, te cilat sipas nje letre te hapur te botuar ne Gazeta Shqiptare, me autor Gary Q. Kokalari, kushtonin deri ne 15 apo 20 mije dollare secila.
    ‘Oret e mia nuk kushtojne aq shtrenjte sa eshte shkruar, por kane nje cmim normal. I kam blere sepse kishin nje dizenjo qe me pelqente. Po i dorezoj ato, qe te interesuarit t’i perdorin per bamiresi’, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, eshte mbrojtur serish duke sulmuar ne nje dalje te tij publike. ‘Pasi t’i kene marre ne dore oret, zoterinjte e Gazetes Shqiptare qe deklaruan se ishin te shtrenjta, mund t’i verifikojne ato tek ndonje specialist i fushes dhe pas kesaj mund ta njohin publikun me rezultatin perkates’, tha Mediu. Por pa treguar se sa kushtonin ne te vertete oret qe ai ka mbajtur deri dje ne kycin e tij te dores.
    Oret
    Oret jane po ato qe u paraqiten ne fotot eskluzive te botuara ne Gazeta Shqiptare. E para eshte nje Breguet, Sympathique 2291 me ngjyre te zeze ne fushe dhe karkase ngjyre gri metalizato. Ka nje rrip lekure, gjithashtu te zi dhe duket qe eshte e perdorur prej nje kohe te gjate. Ne momentin e dorezimit ne redaksi tregonte oren e sakte dhe me te nuk kishte ndodhur si dikur me zakonin e hershem te shqiptareve qe e mbanin oren disa minuta perpara. Ne pjesen e pasme ajo eshte e tejdukshme dhe dallohet qarte mekanizmi qe punon. Per nje amator oresh, por jo ekspert i fushes, eshte teper e veshtire ta dalloje ate nga nje ore origjinale, nga ato qe kushtojne 12.900 dollare, kurse fallso, prodhim rus, ne internet kushtojne vetem rreth 300 euro.
    Ora e dyte eshte shume me e perdorur se e para. Ajo eshte e markes Newton Sons, modeli Advocat Gold, ka ngjyre te verdhe ari dhe nje rrip ne ngjyre te kuqeremte. Rripi tregon qe ka qendruar ne doren e ministrit te mbrojtjes per nje kohe teper te gjate; edhe pse eshte prej lekure dhe mban aromen karakteristike te saj, eshte pothuaj i keputur ne nje vend. Nuk tregon oren e sakte dhe ka nje diference prej shtate minutash me pak se Breguet. Ky model, origjinal kushton me pak se 500 euro.
    Denoncimi
    Oret jane identifikuar se ishin prone e ministrit shqiptar te mbrojtjes nga veprimtari shqiptaro-amerikan Gary Q. Kokalari i cili i dergoi nje leter te hapur Gazetes Shqiptare me survejimin e tij. Kokalari pretendonte se i kishte dalluar keto ore gjate takimeve me zotin Mediu dhe ne disa foto qe ai i kishte siguruar. Pretendimi i shqiptaro-amerikanit ishte i thjeshte; ai kerkonte qe ministri te jepte shpjegime per origjinen e vertete te ketyre oreve duke bere dhe aluzione te drejtperdrejta per lidhje hipotetike te zotit Mediu me persona me te kaluar kriminale. Ai kishte llogaritur te ardhurat legale te ministrit dhe sipas tyre, rezultonte qe zoti Mediu do ta kishte pothuaj te pamundur te bente vete nje blerje te tille, gjithmone nese oret do te ishin origjinale. Por dhe alternativa tjeter qe ai i afronte ministrit ne shpjegimin e tij te mundshem ishte pothuaj po aq e rende: ‘Mund te kete ndodhur qe keto ora zbriten nga qielli dhe u ulen ne kycin tuaj. Mundet qe ato te jene thjesht replikime me pak vlere, dhe ne kete rast, krimi juaj i vetem do te ishte ai i vanitetit te paorientuar, shkruante ne fillim te javes Gary Q. Kokalari.
    Megjithate, tashme oret jane ne redaksine e Gazeta Shqiptare dhe askush nga gazetaret e saj nuk eshte ne gjendje te jape nje prove bindese per autenticitetin e tyre, sic rekomandonte dhe madje edhe kerkonte ministri i mbrojtjes. Por gjithsesi gjesti i tij ishte fisnik - edhe pse disa dite mbas publikimit te historise - ne nje menyre apo nje tjeter ai tentoi t’i lere ne dere Gazetes te drejten per t’i pasur ato dhe per t’i dhene publikut nje pergjigje per autenticitetin e tyre.
    (Gazeta Shqiptare/Balkanweb)

  34. LAURENT thotë:

    1 October 2006 @ 10:49 am

    Sa humor ka dreqi :D ka dorezu 2 nga 3 oret qe te shiten per bamiseri tek gazeta Shqiptare.Nqs jane ore kineze iku edhe bamiresia :(

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.