Tre ditë ftese
U nisa per te shkruar kete post, nisur nga nje artikull i Sh. Nazarkos ne Gazeten Shqiptare, i botuar edhe ketu tek peshkupauje. Shqiparet kontradiktore, shqiptaret e urte, injorantet dhe akademiket, sherbehen perdite me pjatanca te mbushua me injorance qe te bejne te vjellesh pa i provuar, po dhe vetem thjesht duke pare larmine e tyre…Nga te verber qe duan t’i mesojne shikimin atyre qe shohin, dhe nga daltonike qe duan t’i mesojne ngjyrat te verberve…
Se pari:
Maqedonia nuk eshte aspak shtet i rendesishem ne Ballkan e aq me pak ne bote. Po te mos kishte fare Maqedoni, nuk do t’i plaste askujt. Maqedonia eshte krijuar 60 vjet me pare thjesht si entitet i Jugosllavise per aresye administrative. Duhej te krijohej, sepse ishte e vetmja menyre per te mbajtur bullgaret jashte Bullgarise te kenaqur dhe pa i perzjere krupin Bullgarise. Ne te njejten kohe, ishte e vetmja menyre per te mbajtur shqiptaret te percare, te ndare sa me shume qe te ishte e mundur nga ana administrative-ligjore, qe te mos kishin asnje ze te mundshem dhe vendimmarres ne keshillin Jugosllav, edhe pse kane qene entiteti i dyte pas serbeve ne Jugosllavi pas L2B. Pas gjenocideve dhe spastrimeve etnike titoiste dhe serbe, shqiptaret perseri mbeten entitet i konsiderueshem, por tashme me i vogel, - i treti ne Jugosllavi pas serbeve dhe kroateve. Por shqiptaret nuk ishin as si kroatet, e as si serbet, ata qene te ndare ne 4 republika dhe 1 krahine “autonome”- Kosoven. Ka bullgare dhe ne Serbi, po ata peshohen me grame, e nuk maten me numer.
Se dyti:
Kryeqytet i Turqise eshte Ankaraja, dhe jo Stambolli. Ankaraja nuk eshte quajtur kurre cargrad dhe asnje sulltan nuk ka jetuar ndonjehere ne Ankara, e as te kete ardhur nga Ankaraja.
Se treti:
Bismarku ka thene gjithashtu qe “c’jane keta shqiptaret more?, - shqiperia edhte thjesht nje nocion gjeografik” Prandaj, bjeruni e sakatojini.
…………..
Greqia ndoshta nuk beri ndonje politike te ashtuquajtur “te urte”, por kjo mund te shihet vetem nen prizmin e internacionales komuniste, e jo ate te shteteve te lira, me vullnet te pavarur.
Greqia imponoi vullnetin e vet me sovranitet te plote, dhe kete gjithkush ka te drejte ta perktheje si te doje, te abuzoje, te konspiroje dhe te perdridhet ne ethe.
I drejte apo i padrejte qendrimi i Greqise, nuk ka shume rendesi, ai varet shume nga cila ane e lumit po e shikon.
…………..
Maqedonia eshte nje shtet multietnik, ku vetem bullgaret duhet te sundojne te tjeret, pavaresisht se shqiptaret jane mbi 30% e popullsise.
Na intereson ne shqiptareve hyrja e Maqedonise ne Nato apo jo, eshte histori tjeter; te cilen une do ta perktheja qe nen kushte ideale, ku drejtesia ligjore e stilit euroatlantik vihet ne zbatim, na intereson, sepse ka nje prognoze te vockel ne Maqedoni qe balanca etnopolitike e ketij “shteti” do te anoje ne krah te shqiptareve pas jo me shume se 30 vjetesh, duke patur parasysh ritmet e shtimit te popullsise mbi baza etnike.
Maqedonia i ngjan paksa Shqiperise, por me ca mangesi jetike.
Nderkohe qe ne per 17 vjet duhet te mesonim te benim politike te brendshme dhe te jashtme nen nje stil te ri botekuptimi, por duhet theksuar, qe nuk e filluam nga zeroja, pavaresisht se politikanet i kemi ende tek niveli zero, Maqedonise iu desh te fillonte politiken e jashtme krejtesisht nga zeroja, me ate te brendshmen kishte ca afrimitet nga e kaluara, dhe jo ca, po ca si shume, sepse shtypja e faktorit shqiptar ndodhi njesoj si ne mesjete.
Maqedonia po perpiqet perdite qe te krijoje ate identitetin ogurzi dhe famekeq qe ata e quajne identitet maqedonas, ne premisat e te cilit, po perpiqen qe te ngrene ne rang akademik teori te tilla si “identiteti sllav ne bote ka lindur dhe eshte krijuar ne Maqedoni”, - se Aleksandri i Madh paskesh folur gjuhe sllave, se alfabeti cirilik i eshte mesuar cirakeve sllave te tundres dhe Siberise nga Maqedonia, dhe keshtu kemi ardhur te perftojme gjuhet jugosllave dhe sllave(serbisht, bullgarisht, cekisht, sllovenisht, polonisht, rusisht etj…), madje disa prej tyre shkojne edhe aq larg sa te deklarojne me esellitetin me te madh qe edhe alfabetin grek te lashte e kemi trasheguar fale maqedonise.
Keta jane popuj te tille qe po perpiqen me cdo kusht te krijojne nje identitet kombetar duke vjedhur historine e te tjereve, duke e ngritur kete identitet mbi genjeshtra e mashtrime, mbi sajime mitologjike dhe perralla te qelbura.
Flamuri i sotem i shtetit maqedon eshte nje prej gjerave qe duhen pare pa humbur kohe. Ai eshte flamuri i Aleksandrit te Madh, dhe ne kohen e sotme eshte nje perpjekje e sllavomaqedoneve qe te krijojne psikozen e nje rrjedhshmerie etniko-kulturore, nje trashegimie, me Maqedonine e lashte.
Eshte e qarte qe nje komb pa identitet nuk eshte komb, dhe te tille jane sllavomaqedonet, te cilet mohojne ndoshta me neveri te plote perkatesine e tyre etnike bullgare. Pavaresisht se gjithe etnosin kulturor, gjithe kustumet kombetare, gjithe kulturen kombetare, gjithe gjuhen sllavomaqedone e kane identikisht bullgare, ata duan te parakalojne ne Evrope dhe para Shqiperise, Greqise, dhe Bullgarise si Maqedonet e lashte te Lekes se Madh..
Mund te ulesh ne tryeze me perfaqesues te nje populli te tille per marreveshje ekonomike, por qe ne shtrengim te dores te lind vetvetiu pyetja: “who the f*ck did they say they are?” - ne shqipe te moderuar: “kush seksin thane se jane…?”
Tani, ku qendron e keqja ketu?
Askush nuk po mundohet t’i marre frymen dhe te mbyse kete foshnje qe quhet Maqedoni, por historia na meson me se miri, me qindra e mijera shembuj se popujt qe ngrene identitetin e tyre mbi mite, mbi mashtrime, apo qe vjedhin historine e te tjerve, pra qe prezantohen sic nuk jane ne te vertete, jane te prirur me saktesi matematike qe te shkaktojne gjenocide, luftera, konflikte dhe te jene drunj te shtrember qe kane vetem nje perfundim llogjik, - rrezimin e gjithe stives.
Kete e kane provuar bullgaret, turqit, greket, serbet, malazezet, francezet, gjermanet, ruset, hungarezet, italjanet, arabet, spanjollet, e Zoti e di se ku mund te ndalesh.
Fakti dhe ideja e anetaresimit ne NATO, ne menyre mashtruese dhe krejtesisht arbitrare po i prezantohet publikut shqiptar qe demek sherben si ambjent per shuarjen e frymes se konfliktualitetit, ne nje kohe qe te gjithe e dime qe nuk eshte aspak e vertete. Per kete ka shembuj sa te duash, duke filluar edhe nga Franca, nje nga anetaret e para te NATOs, e cila edhe eshte veteperjashtuar ne menyre demonstrative nga NATO, edhe ka pranuar perseri te hyje, e deri tek dera e shtepise sone, marredheniet Greqi-Turqi, apo qofte edhe shteteve kopile, fryt i konflikteve te pastra nder-anetare, si Qiproja (edhe kjo ne menyre qesharake dhe krejt ironike, anetare po e Natos!); e duke mos harruar ne asnje moment balancen e forcave ushtarake, ne menyre me te rendesishme, - ate te shteteve tona fqinje, me saktesisht, - Greqi, Turqi, Bullgari te cilat liliputojne ne cdo drejtim ate te ushtrive te shteteve te porsaftuara dhe premisave qe iu jane dhene.
Nga ana tjeter, pas gjithe asaj qe thame me siper; nese NATO eshte vertet organizem qofte edhe turbullisht i ngjashem me ate qe u prezantohet shqiptareve apo opinionit publik; mosftimi i Maqedonise per momentin, (pra, duke supozuar se do te anetaresohet pas Shqiperise) i jep pozites shqiptare nje shtytje perpara, nje perparesi, te pakten thjesht ne kuadrin e nje kerkese legjitime, ligjore, te njohur nderkombetarisht, qe duke i bere presion Maqedonise, qofte edhe me veto alla-greke, te kerkoje respektimin e Marreveshjes se Ohrit dhe respektimit te se drejtes se shqiptareve ne Maqedoni, ne kuader te po kesaj marreveshjeje, apo qofte edhe thjesht te Kartes se te Drejtave themelore te njeriut.
Jemi te gatshem te pranojme te gjithe, qofte edhe sepse keshtu na prezantohet zyrtarisht te gjitheve, qe ne Nato nuk paska anetare te dores se dyte, por te gjithe jane te barabarte. Megjithate, hyrja e Maqedonise, thjesht shton numrin e atyre shteteve me vote te barabarte por qe ne perberje etnokulturore ne vendet e tyre kane qytetare, minoritete dhe grupe etnike te dores se dyte dhe te trete.
Nga ana tjeter, duke patur parasysh se mbi 60% e ekonomise maqedone bazohet direkt ne biznesin grek i pranishem ne Maqedoni, edhe sikur te shihnim nje kthese ne trajektoren e politikes se jashtme te Maqedonise, ne kushte ideale, perseri, ajo nuk do te kishte drejtim Tiranen apo entitetin shqiptar, por ate te Athines apo Sofjes(shume me e zbehte kjo e dyta); e kjo jo per shkak se Maqedonia apo klasa politike e Maqedonise do harroka lehtesisht kete kacafytje me Greqine, por per ate qe thame me lart. Pra, Greqia ka ne dore prizen e aparatit te frymemarrjes te Maqedonise te cilen nuk ka nevoje ta shkule asnjehere, por thjesht te diktoje ritmin e frymemarrjes.
Ne te gjithe kete qe thame me siper, vihet re nje gje:
Boshlleku i politikes kombetare shqiptare, mungesa e plote e vizionit kombetar shqiptar.
Politika jone e tanishme e tragoi fare qarte, qe dhe anetaresimi ne NATO ishte fare i kote, sepse nuk kishte mesime per te nxjerre, sepse nuk kishte fare vizion ne te, ose ndoshta na kapi ne befasi, sepse “donim” por nuk “e prisnim”.
Sepse donim, por nuk kishim bere asnje hap per te treguar vullnetin, madje perkundrazi, ecem qe ne 92 me nje platforme qe synonte aty, por pa asnje lloj reforme te qene, per t’i dhene popullit dinjitet te pakten, e jo pasuri apo luks. Madje me shume se aq, ne ecem ne krah te kundert me “synimet” duke mbjelle shkaterrim, dhe me keq akoma, duke mbjelle psikozen masive ne Shqiperi, qe ne nuk behemi, pavaresisht sa kohe na lihet ne dispozicion.
Duke nderruar qeveri famekeqe e gjakpirese me emerues te perbashket, politike e njejte, me emra te njejte. Me qeveri te paturpa qe nuk i bejne fare pershtypje as deklaratat e prijesve te botes “se lire” kur thone: “POPULLI shqiptar e meritonte ftesen”! Sepse eshte ndoshta i vetmi popull ne Evrope qe ende vazhdon te vuaje rregjime te padrejta, qeveri tirane, te paafta, me mentalitet te skaduar por me kostume moderne.


8 Prill 2008 @ 6:44 pm
Kane haruar vetem interesate e shqiperise keto dite, qe nga diplomacia jone deri te analistet, qe meren me ceshtien maqedonise e greqise, sikur te jete kunflikt ne azi e ne skeme asnje ”arnaut” aty.
Qe nga artikuj qe thone qe diplomacia jone po ndermjeteson te gjithfare analistesh qe na bejne superiorin, e japin mendie sa per greqine sa per maqedonine, e HAROJNE SE NE DUHET TI DALIM ZOTE SHQIPERISE E SHQIPTAREVE ATY.
E di diplomacia jone se pozita shqiptare ne maqedoni ka bere pas, e cdo konflikt i vogel me shqiptaret aty, qe lindin pa pritur ne cdo rast, do perfshinte dhe shqiperine.
Maqendonia NUK MERITON TE HYJ NE NATO…JO PER GREQINE….PO PER SHQIPTARET E MAQEDONISE ….QE I TRAJTON SI ZEZAKET DIKUR .
NQS ”Maqedonasit” qe jane sllav bullgar, ngelen pa emer po u iku emri maqedoni, kjo eshte faj i tyre, sepse kane ngritur nje shtet genjeshter qe ne fillim e kane injoruar shqiptaret aty e realitetine e maqendonise.
E ne fund, nqs bullgaret maqedonas zihen me greket, koken skane grene, cpune kemi ne, ne te shikojme shqiptaret ne maqedoni qe trajtohen si zezaket dikure.
Apo keta tanet u duket vetia si te forte tani?! Besojne dhe vete genjeshtrat qe u thone popullit.
Po ne jane te forte realisht, ne politike, kete fuqi ta perdorin per shqiptaret e maqedonise e as per bullgaret a greket.
Po deri sa nuk e perdorin per shqiptaret e maqedonise tregojne se nuk kane pike fuqi.
9 Prill 2008 @ 12:23 am
Titulli eshte: “Tre ditë ftese”, jo “tre ditë ftesë”.
Pse o popull i ndryshoni gjerat? edhe me ca ndryshime te tjera qe i keni bere; e prishni veten kot; kaq budallenj ne, e kaq te mencur ju… pakeni perfunduar ne gjendje te mjeruar fare…
9 Prill 2008 @ 12:46 am
Ore..
Po t’ia kishe vene pikat ë-se te fjala ditë nuk do isha ngaterruar. Per mire e kisha, mos gjuj. Te ka zene dufi i germes “Ë, ë” per te gjitha padrejtesite qe i bejme…
Ate ndryshimin tjeter ma mirkupto, ne menyre absolute nuk pretendoj se jam me i mencur, ceshtje etike. E diskutojme privatisht nese deshiron.
9 Prill 2008 @ 1:13 am
Ej, se e lexoj kete mendimin per Maqedonine, potencialin per konflikt qe perfaqson etj etj, por ceshtja eshte, Cila eshte zgjidhja?. Une mendoj se perderi sa maqedonet, sllavomaqedonet apo cfaredo t’i quash ate 60%, kane te drejten te kene shtetin e tyre. Them se e drejta per vetevendosje duhet respektuar edhe tjetrit. Dhe nuk me duhen qitape historike apo perkufizime te cfare eshte “Kombi” - them, jemi pertej “Kombeve” si nocione te deritanishme. Maqedonia ka te drejte te jete. Ti thua qe ata (do te) orientohen nga Athina ose Sofja, por kjo brenda kornizes se te sotmes. Nese Shqiperia forcohet ekonomikisht ne te ardhmen, nuk shoh pse dinamikat nuk mund te ndryshojne. Gjeografikisht Shqiperia eshte partneri me i volitshem.
Por edhe dicka, ne nje te ardhme ku tregjet diktojne marrdheniet - Maqedonia ka rreth 30% (dhe ky numer rritet) te konsumatoreve shqiptare, pjese te tregut “shqiptar” ne Ballkan. Mendoj se ne te ardhmen e afert ngritja e strukturave te korporatave te huaja qe investojne ne ballkan do te orientohet kah tregjet, dhe do shtyje keshtu “koqen e kandarit” maqedonas andej nga dy shtetet me te cilet ndan konsumatoret, dhe do ta beje perfundimisht pjese te “tregut shqiptar”, cka do oreintoje dhe marrdheniet e Shkupit.
9 Prill 2008 @ 1:39 am
Puna eshte qe ata jane Bullgare “disowned” “a vicenda”.
Nese duan qe ky te jete realiteti, qe te kene shtetin e tyre, nuk i ndalon askush, absolutisht; te pakten jo Shqiperia. Por, pse te shpikin histori? Kujt duan t’ja shesin? Maqedonia e Leksit shtrihej deri ne Egje, prandaj edhe greqerit ate zone e quajne ende Maqedoni. Nuk te duket se kane aresye t’i “zere tartakuti”? Sepse perberja etnike e saj nuk eshte se po mohohet, nuk vene greket ne Maqedoni te thone qe, ja, 30% e juaja eshte minoritet gerk e po e trajtoni per ibret. Edhe sikur te mos kete fare lidhje me ndonje pretendim grek, te pretendosh qe ke histori te tille, automatikisht do e shoqerosh edhe me ndonje harte, po te tille, te pakten do e nenkuptosh. Ne fakt ka nje minoritet te konsiderueshem sllavomaqedon ne Greqi, qe krejt rastesisht jetojne matane kufirit, qe trajtohen edhe ata per ibret.
Le te egzistoje Maqedonia, por nese duan te jene shtet, te mos sillen si ciflig me bujqrober, ku shqiptaret te jene “qytetare” te dores se dyte apo kafshunare te dores se 15. Fundja, gjithmone nese duan te egzistojne si shtet, pse nuk e angazhojne pakicen shqiptare per te mbijetuar, per ato synime dhe aspirata qe kane? Apo qofte edhe gjithe faktorin shqiptar edhe ata qe kane rreth e rrotull. Se po te sillen mire me shqiptaret e t’i trajtojne si shtetas te denje dhe te barabarte, a nuk do te kishin mbeshtetje te plote si nga Shqiperia ashtu dhe nga Kosova?
Dhuna e tyre ndaj shqiptareve ka qene e vazhdueshme, heqje flamuri, ndalim gjuhe, ndalim shkollimi ne gjuhen amtare, manipulim me voten e lire dhe me censusin kombetar; Pin, evvero, keto jane te gjitha perpjekje per asimilim dhe spastrim etnik. Ne kete kohe qe po flet ti, keto gjera duhet te konsiderohen si te neveritshme, absolutisht te papranueshme.
Historia dhe identiteti qe po mundohen te sajojne, perzjere me ate qe thashe me siper(trajtimin e shqiptareve) ka vetem nje rezultat: krijimin e nje shteti te paster etnikisht, ku kombesia e vetme, apo ajo qe mbizoteron ne menyre supreme eshte e identitetit maqedon-aleksandrian.
po keshtu, te duket e thjeshte?
Sa per “cila eshte zgjidhja” po pres te me vije “tepelena” te ma kontrolloje detyren. Pak a shume e kam prekur dhe zgjidhjen, por duhen qeveri te verteta qe perfaqesojne interesat e kombit dhe qytetaret e tyre qe te merren me keto probleme; nuk i zgjidhim dot ne ketu.
10 Prill 2008 @ 12:48 pm
Me te thane te drejten, kush e ka shkru kyt artikull, ja ka lujt zotin!Bravo besa!! Pse ju dhem goja juve me thane bravo?! Duhet me ken realist njeriu, e jo me fillu, jo po kush asht ky, ca i duket vedi ketij,analist prepotent… Shqipnia ne vitet 90 ishte dasht me u rujt, se me kyt far demokraciet e shkatrroj vendin krejt. Se na prishen shikimin bukerat.Mandej kjoskat.Shif sot pallatet gjithkund, pa pike rregullit si me ken n`Afrike.Kam nostalgji per ate kohe, kur kishte rralle tek buka, po u knaqte njeriu me muhabet,(sidomos kur u cojshim n`pik t`mjesit),s`leshe kend pa marr neper goj, KGB e gjalle! Sot s`e merr vesh njeriu cilin ke kojshi