Tragjedia e Gërdecit dhe antarësimi në NATO
MARION GAJDA
Të gjithe shqiptarët anembane u tronditen nga tragjedia e Gërdecit. Tragjedi, e cila nuk kurseu askend, madje nuk pati mëshirë as për femijet e pafajshëm të cilët për nje kafshatë buke punonin në fabrikën famëkeqe, nën sytë e gjakpirësve të veshur me pushtet. Aktualisht dëmet në njerëz dhe në materiale janë ende të pa llogaritëshme. Madje tashmë qeveria shqiptare, e vënë për të disatën herë në bankën e të akuzuarit, në dallim nga situatat precedente, përballë kësaj tragjedie nuk di si të shprehet në mbrojtje të saj. Cdokush përpiqet të shfajësohet duke ia hedhur fajin çdokujt tjetër. Institucioni i Kryeministrisë akuzon Ministrinë e Mbrojtes se e kishte përgjegjësinë ajo, Shtabin e Përgjithshëm, se çdo gjë ishte bër pa dijeninë e tyre, se Qeveria nuk dinte se kush punonte atje apo se në çfarë kushtesh ndodhej fabrika. I ndodhur në të tillë situatë gjë, ministri i mbrojtjes Mediu u detyrua të dorëzonte dorëheqjen, por gjithësesi as ai nuk iu shmang këtij ping-pongu akuzash, duke bërë deklarata që bëjnë me përgjegjësi qeverinë për cka ndodhi. Situata e krijuar është aq konfuzionale, sa Qeveria nuk ka kursyer akuzat, për manipulim të së vërtetës, edhe ndaj mediave, ndërkohë që vec fal insistimit të saj, të gjithë enigmat e kësaj tragedie po zbardhen. Për ironi të fatit kjo tragjedi dhe pasojat që ajo po sjell, ndodhi në një moment mjaft delikat për Shqipërinë; pikërisht në momentin kur ajo pret ftesën për antarësim nga NATO në samitin e Bukureshtin. Vetë qeveria, por jo vetëm ajo, deklaron se kjo që ndodhi nuk do tè ndikojë në ftesën e vendit tonë në NATO. E ndoshta kjo është e vërtetë e nuk kemi të bëjmë me ngushellimin e rradhës, , por gjithësesi kjo që ndodhi ishte një provë e vërtet për Shqipërinë. E si një anëtare e denjë e NATO-s, rezultatet që tregoi nuk ishin as pak inkurajuese. Tragjedia e Gërdecit tregoi më së miri, rrezikun e madh që i kanoset Shqiperisë nga tonelatat e municioneve tashmë super të skaduara e që sjellin rrezikshmëri të lartë për popullatën në vënd. Ky fakt, dihej dhe nga autoritetet e NATO-s, prandaj kishin kërkuar nga qeveria Shqiptare prej kohësh që të modernizonte ushtrinë e ta bënte këtë dukë zhdukur armët e vjetra të cilat ishin dhe rrezik i madhe për popullatën. Por me gjithë vullnetin e mirë, për të zbatuar direktivat e NATO-s, korrupsioni galopant në strukturat e larta të qeverisë, me fabrika fantazma që punonin në kushte skandaloze, pa asnjë lloj norme sigurie, burra, gra madje dhe fëmijë te mitur inekspertë në këtë fushë, që për kafshatën e gojës vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre por dhe të gjithë shqiptarëve, i fshehur mbas kësaj dëshire të “mirë” për tu integruar në NATO, solli një tragjedi të vërtet në sy të shqiptarëve, por dhe të paevitueshmin dështim të vërtet në sy të NATO-s e të komunitetit ndërkombëtar. Por…,sikur të mos mjaftonte kjo, perveçse se qeveria jonë u tregua e paaftë ti garantonte sigurinë qytetareve të saj, e pa zonja të largohet nga korrupsioni i shfrenuar, ajo u tregua e totalisht ineksperte për të përballuar situata emergjence që të tilla situata të paparashikueshme ( por jo të pashmangshme) krijojnë. Të gjithë shqiptarët, që në ato momente tragjike ndiqnin drejtë për së drejti nga ekranet katrahurën, ishin dëshmitarët okularë të faktit se sa e paaftë ishin strukturat e shtetit të tyre për të menaxhuar një situatë të tillë. Të gjithë i panë drejtëpërsëdrejti se sa të papjekura ishin forcat shtetërore që duhet të mbrojnë qytetarët në raste si ai Gërdecit apo të ngjashme me të. Mbrojtja civile e cila është, “pour excellence”, në vëndet antare të NATOS-s, ajo e para që në këto momente duhet të marë në mbrojtje civilët, në ditën e tmerrshme të tragjedisë nuk ishte pothuajse e pranishme. Figura e saj ishte zevendesuar me forcat e policise ushtarake, të cilës i dihen mirë kush janë kompetencat dhe aftësitë. Forcat e policisë zëvëndësonin në ato momente dramatike personelin mjeksor të urgjencës, kurse makinat e civilëve u shëndërruan në autoambulanca për të trasportuar në spital të plagosurit, kush në sediljen e makinës e kush në bagazhin e saj. Proçedura e cila ndiqet në shumë vënde të tjera të NATO-s në raste të tilla, është ai i ndërtimit të një spitali provizor pak metra nga vëndi i ngjarjes në mënyrë që ti vihet në ndihmë sa më shpejtë të lënduarve, dhe rastet më urgjente të dërgohen në spital pasi marin ndihmën e shpejtë, po kjo gjë mungoi totalisht në ato momente në Shqipëri. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, vetë spitalet, ishtn të paafta për të përballuar një situatë të tillë emergjence. Këtë gjë e kanë pohuar dhe vetë mjekët e strukturave shëndetësore në disa nga mediat e vendit, në të cilat deklaronin se nuk ishin të përgatitur për situata të tilla. Personeli, gjaku dhe shumë medikamente mungonin në spitalet ku ndodheshin viktimat. Madje as spitalet e qyteteve të tjera të Shqipërisë nuk mund ti vinin në ndihmë as qoftë dhe duke ngritur qëndra për të dhuruar gjak. Nga samiti i Bukuresht, që tashmë është në prag, Shqipëria pret të marre ende një ftesë për antarësim, por pas kësaj që ndodhi, pas aftësive që shteti ynë tregoi për të përballuar situata emergjente NATO pret me siguri akoma më tepër nga ne. E në këtë pritje të NATO-s, solidarizohet edhe shoqëria shqiptare e cila pret ende një strukturë shtetërore që ti garantoj jetën e jo ta ngushëllojë pas vdekjes.


24 Mars 2008 @ 3:15 pm
Ne shqiperi u dha ideja nga media e politikanet se cdo gje qe ne regull, vetem te hapim shampanjen per naton.
Po realiteti shqiptar aq i pasigurt, ben qe te shperthej kur nuk e pret.
Pervec asaj qe Kosova duhet te rrethohet nga vende qe jane ne NATO, vendi jone as ka standartin me minimal per NATO, madie dhe vete do qe mire te kishim nje kohe te hapnin nje debat e te reflektonim qe te behej dicka reale ne vend, e te hynim tamam ne NATO,e mos vazhdonim kete maskarade ku vetem fjale thuhen e jo vendi ska ushtri, ska siguri, po ska as nivelit me minimal te standartit qe duhet te kete nje shtet i NATOs.
Gerdeci sa nxorri ne pah ate realitet shqiptar, qe mbulohej nga media e politikanet, e tregoi se ne realitet,NE TEREN, politikanet tane kane punuar kundra NATOs e standarteve te integrimit ne keto 17 vjet.
24 Mars 2008 @ 3:36 pm
Ndoshta duhet perfytyruar me mire NATO.
Mbi pervojen e saj ajo ka ne strukturat e saj SPECIALISTE me LAPS jo “xherahe e enuke te mendimit” si Mixhizmi.
Nuk duhet spekulluar me tezen se “shpejton hyrjen ne NATO
“ne se shkatron armatimin” - edhe duke shkaktuar tragjedi njerezore.
“Detyra” te tilla NATO i ve pas nje informacioni e llogarish teper te sakta KOHORE dhe VLER dhe mbi te gjitha mbi MASA te Jashtezakoneshme Sigurie.
Kjo tragjedi NUK ka te BEJE ASPAK me NATON.Ne te kundert e DEMTON.
KJO ka te beje vetem me pangopjen e paskrupillt te kesaj klase POLITIKE per PARA.
NATO nuk lekund mendimin e vendimin e saj si pioritet per pranimn e
SHQIPERISE si anetare.Perkundrazi!
Elemente te tille e ndergjegjesojne te jene me vigjilente ndaj PREMTIMEVE boshe te kesaj kaste klanesh mafioze,dhe te percaktoje DETYRA te REJA
24 Mars 2008 @ 3:52 pm
Gerdeci kishte nje emer, PAPERGJEGJSHMERI
Te jesh antar i NATOs, do te thote PERGJEGJSHMERI.
Tani keto te kunderta?!
PS: Me komedia eshte qe ja vene fajin armatimit,(ai e ka fajin, jo njerezit) e duan te hyne ne nje aleance me armatimin me te madh ne glob,e ky armatim e fuqi vendos e garanton paqen e triumfin e demokracise, e qe kuptohet nuk administrohet nga papergjegjshmeria.
24 Mars 2008 @ 7:41 pm
Nese, megjithe tragjedine e Gerdecit, na lejn qe te antarsohemi ne NATO duhet ti bejm nje memorial kushtuar Amerikes aq te madh sa te shihet deri ne Beograd e me tej!!!
24 Mars 2008 @ 8:28 pm
Futja e Shqiperise ne NATO nuk eshte nje ceshtje vetem shqiptare. Luhet shume gjeopolitike brenda. Qe ne nuk meritojme as BE, as NATO, kjo dihet prej shume kohesh por megjithate eshte gjeopolitika (dmth Amerika) qe ben te pamunduren te mundur. Por Gerdeci eshte pjese e Misionit te Pamundur Shqiptar VS Misionit te Mundur Amerikan qe na ka vene perseri ne udhekryq. Megjithate shqiptaret duhet te shprehen pro hyrjes se ne NATO sepse eshte ne interes te Shqiperise. Ne NATO nuk futet Qeveria por Shqiperia prandaj ne te mos hedhim ne publik teza “qe ne sduhet te futemi ne NATO” por kjo sdo te thote qe tek peshku te mos e diskutojme sa te plasim. Sepse peshku eshte per ne, kurse median na e perkthejne dhe jane ca bira k. qe jo vetem i perkthejne median por edhe e cojne aty ku duhet.
24 Mars 2008 @ 8:39 pm
pse insistohet kaq shume me ngulm,dhe shpejtesi, te hyjme ne Nato,sikur na “ndjek gjermani” me dyfek nga mbrapa..ky eshte nje refren i perditeshme i te gjithe politikaneve .. duke ditur qe nuk shkohet ne planin C pa kaluar njehere ne planin A ose B ?
C`ESHTE KJO DESHIRE KAQ E MADHE .. ? a thua sikur mbas kesaj ,Shqiperia do te haje me luge te floriri.!! kur dihet qe ne shqiperi politikanet nuk punojne si duhet per te plotsuar standartet e jetes ne Shqiperi…sigurine e jetes .. infrastrukturen dhe normalitetin e jetes se komunitetit..popullsise shqiptare nga vermoshi e deri ne konispol…
24 Mars 2008 @ 8:48 pm
Futja e Shqiperise ne NATO rrit shume pazarin shume shume te ulet qe ka Shqiperia ne arenen nderkombetare. Eshte nje stad qe tregon nje nivel X qe eshte shume me lart se niveli Y ku ndodhemi. Kjo ndihmon shume ne investime, ndihmon integrimin europian, etj. Nuk ka te beje me perfitimin e drejtperdrejte financiar por me perfitimin institucional. Ne rastin konkret perfitimi mund te jete per me shume mbikqyrje nderkombetare te problemeve te brendeshme si Gerdeci & Co
24 Mars 2008 @ 10:01 pm
Amerika perpiqet ta mbaje a te shtoje anetaret ne Nato ashtu sic perpiqet te mbaje me anetare te ashtuquajturin “Kualicion kunder terorizmit ne Irak”. Amerika kontribon 95% a mos me teper dhe dhjetra shtetet e tjera pak ose aspak.Kjo dihet qe behet per te ruajtur interesat amerikane.
Misioni i Nato ka perfunduar qe me shperndarjen a Traktatit te Varshaves.
Ajo sot vazhdon te dubloje Kombet e Bashkuara sigurisht jo per interesa globale por per interesat amerikane.Politikanet tane e shohin hyrjen ne Nato si nje privilegj i madh qe do ju behet dhe pa pushuar trumbetojne Nato..Nato kur dihet qe Shqiperia eshte ne dite te hallit.Cfare do kontribojme ne tek kjo aleance ushtarake? Asgje.Cfare do perfitojme? Une me goje plot do thosha asgje.E dine kete politikanet shqiptare? Sigurisht qe e dijne por sa me shume fjale te bukura me Nato e me BE te perdorin aq me shume ju zgjatet pushteti.
26 Mars 2008 @ 1:47 am
Per kopetentin
Amerika na mban gjalle o burre i dheut. Nese i intereson asaj ne jemi ok.