Login



Register

Trafikantët e Gërdecit

Kush do ta hajë dhe sa vite burg do të bëjnë ata që sajuan krimin shtetëror në Gërdec të Vorës? Këtë përgjigje që po bën publiku, kur nesër mbushen plot dy muaj kalendarikë nga shpërthimi apokaliptik, “Spiuni” u përpoq ta gjente, duke punuar mbi një lajm të prokurorisë. Krimet e Rënda kërkuan dje 45 vite burg, për 4 ish-ushtarakë që ishin kapur një vit më parë duke transportuar me qëllim trafikimi 100 mijë fishekë pistolete. Ata kishin marrë fishekë të kalibrit 7.62 milimetër në Mbreshtan të Beratit dhe do t’i këmbenin në Durrës, me pistoleta. Gërdeci është stekë tjetër, sepse nuk ishte punë barktharësh, por ishte punishte e qeverisë.

“Albademil” ishte rregulluar që të bënte të gjitha punët aty, 40 kamionë të ushtrisë vejevinin përditë të ngarkuar me predha gjigante, kur mbaruan ripaketimet e fishekëve të kallashëve. Shtabi i Përgjithshëm kishte rregulluar të gjitha letrat, ish-ministri Mediu i kishte firmosur dhe kryeministri Berisha i kishte bërë VKM. Prokuroria, edhe dje nuk arriti t’ua ngecte në dorë deputetëve dhe t’ua mbushë mendjen që t’i hiqet imuniteti Fatmir Mediut.

Katër ish-ushtarakët që morën dje pretencën, kishin bërë trafik në tentativë. Ndërsa ushtarakët dhe qeveritarët e Gërdecit, për të bërë 300 milionë dollarë biznes, vranë 26 njerëz, plagosën mbi 300, shkatërruan mijëra shtëpi, shkaktuan një dëm mbi 20 miliardë lekë dhe vranë qetësinë e shqiptarëve. Fajtorët? Të gjithë të përmendurit në krim, që janë ende jashtë qelive. Pretenca? Burgime të përjetshme. Sigurisht, nëse Prokuroria e Përgjithshme arrin t’i çojë në bankën e të akuzuarve të gjithë ata që sajuan krimin në Gërdec, i cili është ku e ku me shkëmbimin e fishekëve me pistoleta.

Arben Rrozhani
“SPIUNI” - Shekulli

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

13 Komente

  1. ardi thotë:

    16 May 2008 @ 1:42 pm

    ….kjo ceshtje ka marr fund, ….gjithe deputetet, si te majte e te djathte, mendojne si per veten e vet…kur se shpejti mund tju vij rradha t’u hiqet imuniteti….se po ju hoq Mediut, behet rruge……

  2. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 May 2008 @ 1:51 pm

    mendoj se Gerdeci eshte nje çeshtje shume e komplikuar e dy muaj jane pak gjithsesi per te krijuar nje ide ne ate mishmash e sidomos per te percaktuar pergjegjesi.Eshte histori e vjeter,rrethana te paqarta ,me siguri shume abuzime.Nuk jam ne gjndje madje edhe te themse mire apo jo qe nuk iu hoq imuniteti Mediut.Do te ishte bere edhe me keq tabele qitjeje e kjo nuk do ndihmonte daljen e se vertetes.

  3. Koth thotë:

    16 May 2008 @ 2:11 pm

    Cer do me thane Rrozhani a mund te ma spjegoje njeri ?

  4. lala thotë:

    16 May 2008 @ 2:51 pm

    Si e kuptoj un, ai do me thon qe kater cuna ne tentative per te bo pare xhepi jane gati te hajne 45 vjet burg. Kurse ca te tjere qe jo tentative, por fakt te kryer bene dicka akoma me te madhe, jane akoma te panxjerre ne gjyq dhe sic duken bathet nuk ka shanse ta hajne perjete.

    Me shqip se kaq zdi me te ta shpjegu.

  5. Koth thotë:

    16 May 2008 @ 2:57 pm

    Dhe ? Se kete sikur e kemi thene nja ca si shume here.

  6. Capitan Planet thotë:

    16 May 2008 @ 2:59 pm

    E themi dot boll Koth?

  7. Koth thotë:

    16 May 2008 @ 3:11 pm

    Dakort mer dakort, po cer te themi ?!
    Puna eshte se ata qe duhet te flasin nuk flasin. Kjo qe thote ky me siper eshte romuz mer. Ene nuk vihet drejtesia me romuze apo qesendisje.

    Une cer te bej te them ke peshku Poshte ? Ja e thashe : po kush Poshte ?

  8. toko thotë:

    16 May 2008 @ 3:43 pm

    Kjo pune ka mare fund kur ne te themi se kjo pune ka mare fund.
    Prandaj nuk duhet thene kjo pune ka mare fund. Rrozhani me duket se thote se nuk duhet then se kjo pune ka mare fund, ndaj mendoj se edhe ne nuk duhet te themi se kjo pune ka mare fund, ne rast se duam qe kjo pune te mos mare fund.
    Kjo pune duhet te mare fund kur ne te bindemi se jane denuar ata qe e krijuan kete pune, atehere mund te thuhet se kjo pune ka mare fund.
    NUK DUHET QE KJO PUNE TE MARE FUND njesoj si kane mare fund shume pune te tjera para kesaj. Le te mos e fusim Gerdicin ne radhen e ngjarjeve si ‘97, ku te themi “Cna e kujtoni 97 dhe Gerdecin , ato i takon nje periudhe tjeter” sepse ishte ky faji yne pas 97 qe polli Gerdecin ashtu sic do te jete faji yne ne rast se e konsiderojme Gerdecin si ngjarje te nje epoke tjeter. Te tjere Gerdece/97ta do te kemi ne epokat e ardheshme po nuk i shkuam deri ne fund Gerdecit te epokes sotem.

  9. Koth thotë:

    16 May 2008 @ 3:48 pm

    Tani qe te mos grindemi me njeri tjetrin keto pune ne Shqiperi behen keshtu :

    Berisha drekon me Berishen te selia e PS
    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=36584

    Rrozhani cer mendon per kete ?

    Ti Kapiten cer me sugjeron ?

  10. Liri thotë:

    16 May 2008 @ 6:35 pm

    Sic thuhet ne nje shkrim tjeter te peshku sot:

    Ka një thënie të Mark Tuenit që i shkon shumë kësaj situate në kufijtë e humoristikes dhe që thotë: “Vidh një bukë e të fusin në burg, vidh një hekurudhë dhe të bëjnë senator!”.

  11. Koth thotë:

    17 May 2008 @ 6:29 pm

    Uf,

    cer na bejne keta. Tani po pergenjeshtrojme dhe komentet qe bejme ke peshku. :)

    Tek ky postimi i dates 16 une i jam referuar nje njoftimi te Gazetes Shqiptare. Sot kane bere pergenjeshtrim.

    Te ky vendi ky do kem per ca kohe angazhim te perkohshem thuhet ndryshe :

    http://www.albtoday.com/alb_detailnewspage.php?newsID=9340

    Ne ditet e para lejohen sharjet sepse full fillon besoj nga fundi i muajit ;)

    Nese deshironi qe te me vije ndonje koment ne duart e mija qe daja nje adrese email news@albtoday.com, nese shkruani perdorni dhe nickun ke peshku. Ndonje ide apo sugjerim do ishte i deshirushem.
    faqja ka nje arshive me lajme nga 2002 deri shtator 2006 dhe kur te keni kohe konsultoni formatin e tyre.

    Kjo faqe do jete “e poshter” sa c`ka qene dhe koth ne peshk dhe do kete orientim “kunder” pro jo me komente por me lajme.

    Admina mos keni frike, nuk do mungoje bashkepunimi me peshkun sepse atje jam vetem i perkohshem. :)

  12. Oree thotë:

    17 May 2008 @ 7:07 pm

    Cer do me thane Rrozhani a mund te ma spjegoje njeri ?

    ..qe peshku madh e ha te voglin..dhe ajo peshorja e drejtesise shqiptare o prishme dhe me koqe kanari te varme..nuk tregon peshen e vertet.
    Pse e vejn xhanem, ate simbol peshe ne altarin e drejtesise!
    Drejsia shqiptare eshte nje legen i cpuar me shume vrima. vlen vetem per vaditje domatesh tip variacioni ne vend te shiut.!

  13. Pjer Thomas thotë:

    18 May 2008 @ 7:03 pm

    Kjo tregon qe politika shqiptare eshte semure, drejtesia po çalon, mungon transparenca , dhe te gjitha keto te huajt i shohin .

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.