Identifikohu



Regjistrohu

Topi firmos Kushtetutën e re

Kreu i Shtetit dekreton brenda afatit ligjor ndryshimet e miratuara në Kuvend. Konstitucionalistët nuk pranojnë të komentojnë vendimin e Presidentit.

ALBANA LIKA
Metropol

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje ndryshimet kushtetuese të miratuara para dy javësh nga Kuvendi i Shqipërisë. Kreu i Shtetit vendosi firmën e tij për miratimin e ndryshimeve të miratuara nga dy forcat politike në vend, pikërisht në datën kur skadoi edhe afati, sipas Kodit Zgjedhor, për paraqitjen e kërkesës mbi realizimin e një referendumi kushtetues lidhur me amendimet kushtetuese. “Kërkesat për referendum, në përputhje me pikën 5 të nenit 177 të Kushtetutës, i dorëzohen sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit brenda 15 ditëve nga miratimi i amendamentit kushtetues nga Kuvendi”, thuhet në nenin 123 të Kodit Zgjedhor. Në fakt, Kodi i referohet mbledhjes së firmave të 28 deputetëve për rishikimin e Kushtetutës, por i referohet nenit 150 për mbledhjen e 50 mijë firmave të zgjedhësve për shfuqizimin e një ligji, si ky që u dekretua nga Kreu i Shtetit dhe që do hyjë në fuqi pas dy javëve.

Dekreti

Numri një i shtetit shqiptar firmosi dje zgjedhjen e Presidentit të Republikës me shumicë të thjeshtë votash pas dështimit të 3 votimeve të para, si dhe disa ndryshime të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor dhe mocionin e besimit dhe mosbesimit të kryeministrit. Nga ana tjetër, deputetët e vegjël të opozitës po insistojnë në zhvillimin e një referendumi popullor lidhur me këtë çështje. Nga dështimi për mbledhjen e 28 firmave deputetësh, kreu i LSI-së kërkon të mbledhë 50 mijë firma. Ndërsa përfaqësuesit e partive politike pro dhe kundër këtij referendumi gjykojnë mbi iniciativën e fundit të Metës, më indiferentë në shpjegimin e kësaj çështjeje janë konstitucionalistët. Të kontaktuar nga “Metropol”, Çlirim Gjata dhe Njazi Jaho janë deklaruar të papërgatitur dhe kanë kërkuar kohë për të studiuar çështjen në fjalë. Në fakt, kushtetutshmëria e referendumeve kërkon impenjimin e një institucioni të tërë kushtetues, siç është Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuta dhe Kodi

Ndërsa ligji themeltar flet për referendume lidhur me rishikimin e Kushtetutës dhe për çështje të rëndësisë të veçantë, Kodi Zgjedhor është më specifik. Ai ndan referendumet kushtetuese të bazuara në nenin 177 të Kushtetutës, nga ata të përgjithshmit, sipas nenit 150 të saj. Në rastin e parë, neni 177 flet për iniciativën e 28 deputetëve të Kuvendit për referendum për rishikimin e Kushtetutës, kurse Kodi përcakton në nenin 150 zhvillimin e referendumeve të përgjithshme, pra jokushtetuese, me mbështetjen e 50 mijë firmëtarëve. Në këtë rast, nisma e kreut të LSI-së duket mision i pamundur, që do të haste kundërshtimin e Kushtetueses. Nga ana tjetër, ai do të kishte plotësisht të drejtën nëse marrim parasysh faktin, pasi nuk kërkon rishikimin e Kushtetutës, por shfuqizimin e ligjit që parashikon ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese

Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura.

Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit.

Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në 5 votime. Presidenti zgjidhet në tri votimet e para, kur merr jo më pak se 3/5 e votave. Në votimin e katërt dhe të pestë, ai zgjidhet edhe me më shumë se ½ e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

1/5 e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.

Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente »

  1. Moza thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:15 pm

    Edhe pastaj topja mshiu duret edhe mur rrugen per Elbasan per te doruzu kupen e republikes ne futboll :-)

  2. Koth thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:17 pm

    Ene e ka hong Tirana deri nime 2-0.

    Ja ka rras Jozi Bamirit !

  3. Moza thotë:

    7 Maj 2008 @ 4:19 pm

    Bamiri mrena e ka pas po se ka pas dit me :-)

  4. hunter thotë:

    7 Maj 2008 @ 5:03 pm

    Ene e ka hong Tirana deri nime 2-0.

    Ja ka rras Jozi Bamirit !

    Mund te shpjegosh pak perse Topi e paska ngrene? Ku ka humbur kompetencat e tij?

  5. Koth thotë:

    7 Maj 2008 @ 6:25 pm

    Ja mer Hunter ta rrefej une :

    Sot lute Tirana vs Vllazia ne Elbasan per kupern e Republikes.

    Ene Ndershja mbaroi 2-0 per Vllazine. Ene ne Tribune ishte Bamiri edhe si tifor i Tiranes edhe qe do jepte kupen si President me Duken e krimit.

    Ene Jozi a nga Shkodra, dmth tifoze e Vllaznise. Ene meqe fitoi Vllazia, ne gjuhen e tifozave thuhet : Jozi ja futi ( rrasi ) Bamirit.

    Njelloj si te thoje Vllaznia ja rrasi dy petlla Tirones.

    Kaq mer Hunter eshte kaq.

    Nuk ka pune armiqsh kjo . :)

  6. hunter thotë:

    7 Maj 2008 @ 8:12 pm

    Ene Ndershja mbaroi 2-0 per Vllazine. Ene ne Tribune ishte Bamiri edhe si tifor i Tiranes edhe qe do jepte kupen si President me Duken e krimit

    oho, ti pak i komplikuar, une i pazhornuar, lere krejt. po m’behet qejfi per vllaznine

  7. hunter Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Maj 2008 @ 8:27 pm

    http://it.youtube.com/watch?v=-IwxlqvO9-8&eurl=http://www.shkodraonline.com/news.php

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.