Topalli, letër Withers: Diplomatëve iu ndryshuam vendin, nuk i larguam
Nga Armand Maho
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar si një “gabim administrativ”, nxjerrjen jashtë nga salla e Kuvendit të diplomatëve të huaj, në ditën kur po raportonte në Kuvend Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Në një sqarim dërguar ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë është i hapur në seancat e tij për prezencën e diplomatëve të huaj dhe ngjarja e 17 korrikut, sipas Topallit, ishte thjesht një gabim administrativ, i cili synonte, sipas saj, lëvizjen e të dërguarve nga lozha në galeri. Topalli në letrën e saj shprehet se gabime të tilla nuk do të përsëriten më. “Dëshiroj t’Ju siguroj se nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë që të largohet njeri nga ndjekja e punimeve të parlamentit. Ndryshimi i vendeve nga lozha në galeri për punonjësit e huaj dhe shqiptarë të programit OPDAT ka qenë vetëm keqkuptim administrativ, për shmangien e të cilit në të ardhmen janë marrë të gjitha masat”, - thuhet në letrën e Topallit dërguar ambasadorit Withers.
Letra për OSBE
Një letër të ngjashme Topalli i ka dërguar edhe ambasadorit të OSBE në Tiranë, Robert Bosch, në të cilën përpiqet të sqarojë situatën në lidhje me këtë ngjarje, për të cilën kanë reaguar selitë diplomatike në Shqipëri, por, me sa duket, dhe Prezenca e OSBE. Topalli shprehet në letrën e saj se Kuvendi ndihet i nderuar të mirëpresë titullarë të trupit diplomatik, ambasadorë, shefa misionesh e përfaqësues të tjerë në punimet e parlamentit. “Dëshiroj t’Ju siguroj se, siç i shkrova edhe ambasadorit Withers, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë që të largohet njeri nga ndjekja e punimeve të parlamentit. Për shmangien e çdo keqkuptimi administrativ në të ardhmen janë marrë të gjitha masat. Sërish dëshiroj të përsëris se, e konsideroj nder të veçantë për Kuvendin e Shqipërisë praninë e ambasadorëve dhe të stafeve të tyre në ndjekjen e punimeve të parlamentit”, - thuhet në letrën e Topallit.
Tema

24 July 2008 @ 9:33 am
Lolita e parlamentit justifikon incidentin me alibine e nje gabimi administrativ. Ne fakt perzenja e trupit dipllomatik nga salla e kuvendit perpara se te raportonte Prokurorja e Pergjithshme duket se ka qene e qellimshme dhe e mireskenuar. Me boshatisjen e salles se kuvendit nga ana e maxhorances (nepermjet urdherit ushtarak “Toga shperndahu” dhene nga komandantja) si dhe te largimit me force te dipllomateve te huaj (si pasoje e nje gabimi teknik!), kerkohej ti jepej nje mesazh i qarte Prokurores se aktoret kryesore te berjes se politikes ne Shqiperi nuk te begenisin, prandaj bej kujdes e nenshtrohu!
Tani mbetet per tu pare reagimi i Znj. Ina Rama, do ti nenshtrohet ketyre kercenimeve donkishoteske, apo do filloje te nxjerre nje e nga nje ne dukje aferet koruptive te kesaj maxhorance me rrugen Durres-Kukes dhe demolimin e municioneve?
Le te presim.
24 July 2008 @ 10:36 am
Berbero!! Nigjo plakun ti!!
Shko futi i te rrujtme se sia thekèke fare per politike!!!
Ku shkun paret qe ai miky yt Majko i mori shqiptareve me demek do bote rrugen Durres-Kukes???????? Ho mer ku shkun??? Nuk di me u pergjigj èèèè??!!
Sala ka gjet sponsora te huj dhe po e bo rrugen me gjashte korsi!!!! Po e bo t’modhe qe t’kalosh edhe ti me ate qerren tate!!!
24 July 2008 @ 11:11 am
Miku im Pandi, i cili qe i pari qe inicioi sensibilizimin per kete veper shume te rendesishme, nepermjet nje takse te vecante, grumbulloj nje sasi parash te cilat pjeserisht u perdoren per te bere disa punime ne aksin e Milotit ne mos gaboje dhe pjesa tjeter ngeli aty e bllokuar. N.q.s do te kishte qofte edhe ndonje dyshim se keto para mund te jene vjedhur, pa dyshim qe qeveria e duarve te pastra te Ministrit te Pare Berisha do ti kishte zbuluar dhe denoncuar ne prokurori. Mesa di une, kjo gje nuk ka ndodhur. Meqe nuk ka ndodhur, une mendoj se Majko nuk ka abuzuar me keto para. Por Juve Z. Dantes si nje person qe vete boni pyetjet dhe vete pergjigjeni mund te keni opinionin tuaj per kete histori. Ndoshta ju mund te mendoni qe Ministri i Pare ka heshtur se Majko ja ka mbyllur gojen me ndonje shume te majme parash! Ose ai hesht qe dhe keta (PS) te heshtin per vjedhjet qe po i behen autostrades Durres - Kukes. Ne fakt, PS nuk po hesht dhe po e kerkon me ngulm ne Prokurori kapjen e hajduteve duke akuzuar publikisht dhe me fakte konkrete Ministrin e Jashtem.
Si konkluzion le tia leme prokurorise te prononcohert per kete gje si institucioni kopetent ne nje shtet demokratik.
24 July 2008 @ 11:33 am
ckeni mer me Pandin,
Pandi shkrete nji Lincoln bleu. Ene ate ja shiti shoferi vet, shoku ngushte i gruse
se e kishte si te shpise e kishte.
ca boni pandi shkrete, ato leke te takses spati as kohe ti mblidhte e jo me te bente rruge.
24 July 2008 @ 12:04 pm
Berbero!!!
Nigjo plakun tina!
Po t’shofsh rrjedhen e ngjarjeve lindin vetvetiu pyetje…
Tani… Thuhet qe kjo “ngjarja e rende” paska ndodhur me 17 korrik. Bukur!! C’fare priten keto t’hujt (huajt) deri te morten… Se pos te mos gabohem te honen m’darket tu gdhi e morta (marte) Balla ka bo i provokim t’ronde!!!
Te morten kshilli drejtues i Parlamentit e perjashton per 2 jave cunin e bukur dhe pikerisht ne kete moment del “derri cup” dhe thuhet se kryetarja na paska bo i xhest t’ronde!!!
Pytja vjen vetvetiu: Po te mos kishin perjashtu at qafirin prej parlamentit a do ishin bo t’gjalle kto t’tjeret???
Kjo o pyetje!! Dhe tani pegjigju meqi je x politiken ere!!!
24 July 2008 @ 12:38 pm
Edmond po cilat pyetje c’del vetiu. Rrituni o njerez , parlamenti shqiptar lemeris edhe femijet duhet te kene parasysh orarin kur e japin. Ne rastin ne fjale politica nuk hyn fare , behet fjale per njerez pa edukate e per nje drejtuese parlamenti qe le per te deshiruar, nqs duehet te nxirrte njerez jashte te nxirrte si folesin si ate qe pergjigjej si kafshe rruge.
24 July 2008 @ 3:43 pm
Une e ndoqa i cik ate seancen e parlamentit dhe dukej qarte qe deputetet nuk kishin ca te thoshin, as pro as kundra.
Buxheti ishte kopsitur mire e bukur qe me perpara, paret ishin ndare pra cdo gje ishte vendosur.
Ca te diskutosh aty?
Deputeteve tane vetem ajo ju intereson: si te kapin ndonje lek.
Po ceshtja eshte qe opozita duhet te tregoje qe ben ndonje pune, qe s’rri kot aty me mbush vendin, dhe keshtu lind spektakli.
Nga buxheti i dyte i vitit 2008 dolem te Gerdeci, prej aty te fisheket e Majkos, nga ajo te ‘97 e keshtu me rradhe.
Sala fliste si Mirush Kabashi te Apologjia e Sokratit, Majko e ngacmonte, Ngjela i thote mos e ngacmo se kush rri e degjo deri neser ne mengjes, Sala u dhi tu qesh sa u mek e keshtu me rradhe…ketu e lashe une dhe ika me flejt.
Te nesermen ne mengjes mora vesh qe nga fundi ishin sha nga nona e nga motra.
Ky eshte niveli i gjose. Dhe ka njerez ketu qe shkruajne artikuj e ngrejne teori se emigrantet gjoja nuk votokan dot per ket parlament se ju mungoka gjykimi e keshtu me rradhe. Une mendoj se per nje parlament keshtu votojne edhe … po nejse.
24 July 2008 @ 5:01 pm
Une nuk shoh ndonje hata ne ket mes!!
I kane thene perfaqesuesve te huaj: Ju lutemi shume duhet te spostoheni te karriget e tjera se tani do vi bojaxhiu i Tiranes dhe do i fusim i dore boje Parlamentit…
Po eshte 3 e nates!! - i kane thene ato. E vertete eshte i pergjigjet nepunesi i Parlamentit - Po Edvini Kryetari i Bashkise punon edhe turnin e trete?!
Sa delikat qe jane bere edhe keto te huajt?
24 July 2008 @ 5:17 pm
Gruaja ka fut shejtonin n’shishe po mesa duket gjahtaret ja paskan hap gryken ene e pasken lone me dale
Sa fatkeqsi per ket popull mer jahu. Nuk i merito kto kokrra qe sillen si p..dha neper br.ke tu thone kai llaf anej-knej :(, e tu sha nga nona e motra apo, tu fut ka penxheret horrat e tu qit ka dera ato qe po majne me buke ket popull fatkeq.
O sa mire me ken shqiptar.
24 July 2008 @ 5:52 pm
Pandi nuk kishte faj per leket e rruges. As per tunelin Valona italia. Qysh te dyja i kishte ka budallalliku. Sa per punen e ndergjegjsimit, ngjarja nodhi nji kshu: I vllai i Pandit, u martu n’kosov. Kshuqi Pandi i hypi makines n’Prishtin e u nis per n’tiron. Rruges u lodh shume ene tha: “Pse mos i fusim i rruge?!”
U tha - u bo. Qe ene rrugen ku e keni. Sa per leke t’vjedhme, mos flisni budallalliqe ene ju se kompjoni Pandin masanej.
24 July 2008 @ 9:41 pm
Ore amani ore.U thoni te mos zihen se nuk duam edhe rruge edhe drita.Faleminderit te gjitheve dhe u dergoni ndonje llaf qeveritareve te na degjojne edhe ne nga fshati