Login



Register

Topalli: Ftesa në NATO, axhendë e re reformash

gazeta Shqip

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë dje në një takim me studentë, nxënës, shoqata rinore, dhe anëtarë të Parlamentit Rinor. Në takim kanë qenë të ftuar edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, zëvendësministra dhe deputetë. Në fjalën përshëndetëse, Topalli ka vlerësuar dhe përgëzuar pjesëmarrjen e të rinjve, në proceset integruese. Duke i cilësuar si pjesë shumë e rëndësishme e këtyre proceseve, Topalli tha, “në fakt, sot, është një ditë e veçantë dhe unë do të dëshiroja që këtë takim ta konsideronim një festë të përbashkët për ngjarjen më të jashtëzakonshme që na ka bërë të lumtur, për marrjen e ftesës në NATO. Është hera e parë që Shqipëria projekton në mënyrë të sigurt të ardhmen, tha ajo, duke shtuar se marrja e ftesës në NATO do të thotë siguri më e madhe për vendin, do të thotë stabilitet më i madh për rajonin, do të thotë investime të huaja, rritje ekonomike. Por, njëherësh, do të thotë një axhendë e re reformash, e cila, do të fillojë për t‘u avancuar e progresuar më tej, që ditën e hënë, në Kuvend.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 April 2008 @ 3:08 pm

    Se reformat e vjetra i mbaruan te gjitha si detyra shpie, nis axhende e re reformash tani, merr vesht ti?! ;) sa filluam…

  2. odi thotë:

    5 April 2008 @ 3:57 pm

    O Blend, pse edhe na spi kryjm qeto reforma niher e pergjithmone si EU e Amerika e mi hek dertin se u lodhem mo! :-)

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.