Tolerance?

specialpics257.jpg

 

Nje vit me pare, kur pashe se tregu i fruta perimeve po rregullohej nga bashkia u gezova pa mase. Me nje shpejtesi per tu admiruar pashe se si ngjyra jeshile po mbulonte konturet e mbajteseve te tendave. Dhe mbulimi me pllakata te nje jeshileje paksa me te hapur ishte menduar qe te mbronte frutat dhe perimet nga dielli shpues i veres apo shiu i vrullshem. E veshtrova rregullisht kete proces duke qene se ky treg shihej direkt nga dritarja e dhomes sime. Ne ato dite kisha te ftuar du shoke amerikane. Keta te fundit u impresionuan kaq shume saqe bene nje filmim te ketij ndryshimi. Biles ne fund bene dhe ca ntervista. Fakti qe ata jetonin ne nje vend ku rralle ndryshonte gje, i beri entuziaste ndaj ketij ndryshimi, sado simbolik te ishte ai.
specialpics252.jpgPor sot, pas nje viti e gjysme jam e gezuar qe miqte e mij nuk jane ketu. Ne fakt, tregu eshte po aty, nuk ka ndonje demtim te tij. Vetem se nga ana e djathte e tij filluan te shiteshin mallra kineze e turke, tip veshmbathje te brendshme, per femije , te rritur, bluza, çorape, shami, dhe nga ana e djathte e tij shiten atlete, kepuce (kuptohet origjine te njejte) dhe sikur te mos mjaftonte kjo, keta te fundit i kane bere nje prezantim shume interesant « produkteve » . Ne telat e siperm ku mendohet te vareshin mbase vargje figu, apo ku di une, qendrojne plot krenari atletet e lidhura ne radhe me ato lidheset e tyre.
Ne mes te tregut te « fruta perimeve » vertet qe mund te gjesh fruta dhe perime. Disa nga ata fshataret qe shisnin para nje viti aty, e lane tregun e fruta-perimeve per te shitur ne rruge, disa te tjere vazhdojne te shesin aty, por nuk bejne dot seleksionimin e perditshem te produkteve te fresketa apo te kalbura si dhe duken te mbytur nga rrethimi i « fruta –perimeve moderne». Me vjen keq per keta fshatare qe shesin realisht fruta dhe perime aty, sepse dale ngadale ata po humbasin gjithe klientelen. Dhe, nese e shikon kete treg majtas ata nuk duken. Po e e djathtas nuk duken. Po e pe nga qendra, nuk je e sigurt c’behet aty. Por ju siguroj qe shiten dhe frute dhe perime. Prandaj shpetojini keta te shkrete.
Ehh ne shqiptaret jemi vertet tolerante. Si thoni ju, te qeshim apo te qajme?!

Alidea - Arti i te jetuarit

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

14 Komente

  1. zotrules thotë:

    17 July 2008 @ 6:37 pm

    Po ca eshte kjo me Alise?
    Ne dac qaj, ne dac qesh. Fshatari i leshte qe nuk njeh frutin e fresket nga i kalburi, nuk duhet lejuar te shese fare, jo aty ne treg, po as afer tij!
    Ti vete, mendo pak per rregullat e ekonomise se tregut, se kur respektohen tamam ato rregulla, atehere ke mundesi te besh zgjedhje ne produkte, cilesi, dhe cmim.
    Megjithate, qe ky “artikull” te klasifikohej si “Kryesore”, eshte egzagjerim, te perfshihej tek “ambjenti”, eshte humbje orientimi, dhe te futej tek “24 karatet”, eshte katastrofe.

  2. Eddie thotë:

    17 July 2008 @ 6:49 pm

    Eshte radha jote te besh ca intervista, i dashur ose e dashur, sic paten bere shoken amerikane, dhe te percaktosh c’behet e c’duhet bere. Shnderrimi i nje tregu nga dicka ne dicka nuk eshte as per te qare as per te qeshur, por nese eshte ilegale, atehere duhet sajuar dicka te qe te puqet fshatari e qytetari serish.

    P.S: Paralelizmi midis vete mallrave, p.sh. frutave kunder mallrave turko/kineze qe koti fare, nga pikepamja gazetareske.

  3. Arjan thotë:

    17 July 2008 @ 8:24 pm

    Per te qare eshte kur humben frutat dhe perimet e fresketa, por nuk e di se sa te fresketa jane dhe me ca ilacesh duken kaqe te bukura dhe plot vitamina ato fruta nga fshataret e varfer…mos te genjejm veten shume pak jane ato produkte qe prodhohen ne shqiperi, dhe nuk e di ne se mund te arin ne kaq thjesht ne tavolinen tone…tani te shnderohet nje treg ne dicka tjeter nuk me shqeteson fare. e vetmja qe me shqeteson eshte se egziston tregetia dhe gjithcka e virgjer humbet ne kthetrat e trgetis dhe konsumimit….

  4. Idris thotë:

    17 July 2008 @ 11:27 pm

    AlisaT!
    Shume e kendeshme…
    Artikull i Nebil Chikes ne vitin 1936 kur K/tari BASHKISE per kohen disiplinoi “tregun”duke betonuar vend-qendrimin e tregtarit me mallin.
    Dhe Nebili duke intervistuar “tregtaret” qe shisnin jashte ambientit te “disiplinuar” mbriti ne perfundimin se nje vend i “disiplinuar” nuk ishte i pershtatshem sepse i nenshtrohej TAKSAVE….
    Ke dhene nje fizionomi te habitshme ngjashmerisht te KOHES se TREGTTAREVE te SHTETIT te SOTEM me te 1936…. !!!!!!!!!!

  5. alba thotë:

    18 July 2008 @ 9:13 am

    Ky artikull eshte per nje vend te humbur mbrapa ish Ekspozites,po sa vende te tilla ka,kudo ne Tirane e ne Shqiperi?!
    Ligji i eger i xhungles dhe i ekonomise ka bere qe njerezit e shkrete tu kthehen mallrave kineze.Dhe ne shqipetaret,si konsumatore,ju jemi kthyer produkteve dhe ushqimeve te gatshme,s’hame me barishte dhe fruta.
    Faji eshte gjithmone i parajses..

  6. Pjer Thomas thotë:

    18 July 2008 @ 11:13 am

    Per ç’qytet behet fjale, dhe per ç’rruge a zone behet fjale. Mungon informacioni kryesor.

  7. alidea thotë:

    18 July 2008 @ 11:21 am

    Eshte ne pjesen e prapme te ish Ekspozites “Shqiperia Sot”
    Zyrtarisht ben pjese tek Rr:Myslim Shyri. Por mua me duket se nuk ka emer kjo rruge.

  8. shejtani thotë:

    18 July 2008 @ 12:19 pm

    Alisa..!!!! Po mire moj cupe…. Ti nuk e kupton qe situata e Shqiperise eshte mèse evidente…. Nuk ka nevoje me u fsheh pas gishtit…. Dhe me thone te drejten ajo te Shqiperia Sot nuk eshte edhe aq keq po te kesh parasysh rruget e tjera te Tiranes, ku mu afer plehrave shiten “ushqimet e fresketa”…. pershembull te Rruga Kavajes (Konferenca Pezez), te Pazari Ri e plot e plot vende te tjera…. C’FARE BEN BASHKIA PER TE SISTEMUAR SITUATEN??? Apo o tu bojaxhiun Kryetari i Bashkise??

    Une mendoj se motivi i vertet i ketij artikulli eshte per te pergatitur opinioni publik se tani KA ARDHE KOHA QE TE BEJME NDONJE NDERTESE GJIGANDE TE “SHQIPERIA SOT”…. DHE NORMAL QE BOSAT E NDERTIMIT KANE NE DORE SHUME VEGLA PER T’IA ARRITUR QELLIMIT TE TYRE DUKE FILLUAR NGA TY MOJ VAJZE!!!

  9. alidea thotë:

    18 July 2008 @ 12:34 pm

    @Shejtan

    Se pari nuk eshte nje artikull, por thjesht nje koment qe kam bere ne blogun tim persa i perket ketij “tregu” .Thjesht ! Qellimi im ishte gjithcka pervecse asaj qe ti shkruan.
    Ajo qe dua te nenvizoj eshte berja e gjerave pergjysem, kaosi , konfuzioni, si dhe pajtimi i mjeruar i ketyre tregetareve te fruta- perimeve me ata te atleteve te perdorura e atyre te rrobave kineze. Mungese totale reagimi, si dhe mos funksionimi i Bashkise , qe ben sikur nderton diçka por nuk ka autoritet me ate qe ben.

  10. zotrules thotë:

    18 July 2008 @ 5:53 pm

    Alidea… AlisaT je ti?
    Po mire, meqe u sqarove ketu, cfare kishte kjo per 24 karat? Cfare kishte per Kryesore? Po per “ambjenti”???? Keto di te na i shpjegosh?
    megjithate, pervec postit (qe refuzon ta quash artikull), edhe ky komenti tjeter nuk po na e tregojne gjekundi moralin e fabules.
    Cfare ke ndermend te thuash…

  11. fruta-perime thotë:

    18 July 2008 @ 6:25 pm

    Po ka rendesi o zotri se eshte biznes fundja -fundjit..
    Bile eshte lajm qe duhet te raportohet si lajm kryhesor edhe ne mediat shqiptare sepse ka te beje me shkakun kryhesor te prapambetjes shqiptare.Duhet marre me seriozitetin e duhur. Por fatkeqesisht njerezit aty jane mesuar te marren me llogje dhe me lajme bombastike te “korrupsionit”, “mafies shqiptare”. “leje pallatesh”, “kontrabande armesh”, “vrasje familjare” apo cdo lloj e zeze tjeter.
    Per kete gje duhet te pergjigjet bashkia deri me nje. Keto jane problemet qe duhen ngritur dhe duhet te mbaje pergjegjsi Rama. Jo te merremi me thashethemet dhe akuzat pa baze ndaj tij.
    Tjeter gje qe doja te shtoja eshte se cdo vizitori ne shqiperi i huaj apo edhe ne qe kemi vite larguar i ben shume pershtypje freskia e perimeve dhe frutave qe ketej nuk i gjen dote. Pra cilesia e produkteve eshte per tu patur zili.
    Ajo qe eshte fatkeqesi eshte se nuk dikemi te reklamojme cilesite e vendit tone. Jemi me te zellshem te reklamojme mallin e huaj duke i bere nje dem kolosal vetes. Edhe nuk eshte se kerkon ndonje investim te madh,prandaj e kuptoj nervozismin e autorit.
    Pak vullnet duhet dhe disipline pune.

  12. zotrules thotë:

    18 July 2008 @ 7:39 pm

    Po si ore qenka lajm? Cfare ka per kryesor?
    Ore jeni zgjuar nga gjumi ju apo po shkruani sonambul?
    Po nese publiku eshte kaq tuhaf sa te mos dije c’eshte lajm, c’eshte “kryesor”, “24 karat” apo “ambjent”, mire u behet per nje shitore te qelbur… Se as ate nuk ka nga ta dije se cfare eshte.
    Ne “lajmin” e mesiperm nuk u hodh asnje gje, as nuk u be ndonje apel, as nuk kishte ndonje bosht te ngjarjes, as nuk u mor vesh ku filloi, ku mbaroi dhe ku do dilej me te…

  13. shejtani thotë:

    19 July 2008 @ 9:37 am

    e perseris esenca e artikullit per mendimin tim eshte: KA ARDHE KOHA TE BEJME NJE NDERTIM TE RI!!
    Nderkohe qe pronaret e vertete u rropen neper gjykata per te mbrojtur te drejtat e tyre vijne keto “pronaret e rinj” pasi gllaberojne tokat e tjeter kujt dhe pa leje fare bejne ndertesa gjigande……
    e keni pyetur vehten se perse ne Tirane (se kjo me intereson me shume) pallatet e reja nuk kane numer por i emertojne me emra nga me te larmishmet…. Sepse jane te pa ipotekuara…… sepse ipoteka e nje ndertese nuk rregjistrohet po qe se ndertimi eshte bere pa leje….
    KAQ!!!

  14. zotrules thotë:

    19 July 2008 @ 4:51 pm

    Shejtano, edhe thjesht nga hici mund te kuptosh nje galaktike me gjera.
    Edhe thjesht po te fillosh te mendosh, mund te kuptosh shume gjera. Ne rastin e Shqiperise, nuk ke nevoje te mendosh shume.
    Nevoje per ndryshime ka gjithe bota, jo vetem Shqiperia; kete e di dhe shurdhmemeci me i verber ne bote.
    Prandaj do kthehet edhe Krishti.
    Por, kur i ve etikete “recel kumbulle” kavanozit te lakrave turshi, kjo bie pak ne sy.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com