Login



Register

Tirana kulturore

Dëshironi të keni informacion për aktivitetet më të rëndësishme kulturore – artistike që do të zhvillohen javën e ardhshme në Tiranë, si dhe për ato që u zhvilluan javën e kaluar?

Drejtoria e Promovimit të Qytetit e Bashkisë Tiranë shpërndan buletinin

TIRANA KULTURORE”, i cili do t’iu informojë mbi aktivitetet më të rëndësishme në Tiranë.

Ky material i përjavshëm administrohet nga Drejtoria e Promovimit të Qytetit,

e cila ka për qëllim promovimin kulturor, turistik dhe ekonomik të qytetit.

Për t’u regjistruar në “Tirana Kulturore” shkruani në adresën: infotourism@tirana.gov.al

Për çdo pyetje, shqetësim, ankesë, sugjerim, ide shkruani në adresën: infotourism@tirana.gov.al

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. Dita thotë:

    5 June 2008 @ 2:07 pm

    Iniciative shumë e mirë kjo. Urime :)
    Duhej diçka e tillë për Tiranën pasi ka shumë aktivitete që zhvillohen dhe shumë pak informacion për to. Më pelqen dhe fakti që është elektronike kështu mund ta lexoj nga kompjuteri im, duke kursyer kohën (dhe leket meqë është pa pagesë). Unë do ju sugjeroja që ta bënit dhe publikim mujor, besoj se do të ishte me më shumë interes.

    Urime dhe suksese Klodi!

  2. Suela thotë:

    5 June 2008 @ 2:09 pm

    Me pelqen si zgjedhje,eshte shume e goditur dhe terheqese.
    Ne lidhje me informacionet per aktivitetet kulturore qe zhvillohen ne Tirane megjthese ka mjaft postera e reklama perseri mendoj se kjo ide e juaja eshte nje menyre mjaft efikase informimi.
    Çeshtja mbetet qe keto lajme kulturore te jene sa me te vlefshme per publikun.
    Une ju pergezoj dhe komplimentoj per kete ide sepse kjo eshte e nevojshme per jeten kulturore te qytetit tone i cili tashme me kete shtrirje qe ka marre edhe informimi per aktivitetet e ndryshme nuk sigurohet kollaj.

  3. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 June 2008 @ 2:17 pm

    Mire per tu regjistruar.. po si i behet per tu çregjistruar kur s’je regjistruar kurre???

    Ai Edi Rama te me heqe emrin e adresen e emailit ne fillim nga lista qe con Buletinin javor te PS e te bashkise, se s’i ka kerku njeri te me coje SPAM.

    Pastaj llafosim per gjera te tjera.

  4. idi thotë:

    5 June 2008 @ 2:20 pm

    Me pelqen shume ky artikull eshte shume goditur sidomos per kohen qe po kalojme .urime per autorin dhe suksese!

  5. Astriti thotë:

    5 June 2008 @ 2:43 pm

    Ju uroj per nje iniciative te qelluar. Jo vetem Tirana por cdo qytet tjeter ka nevoje per iniciativa te tilla. Suksese ne punen tuaj te metutjeshme.

  6. klajd thotë:

    5 June 2008 @ 7:07 pm

    alisa, pse e ke heq komentin e koth? Me duket se kish te drejte, dhe them se duhet heq komenti i ketij robit qe mendon se kjo reklama eshte shkrim, dhe per me teper edhe pergezon autorin per kete artikull shume te goditur!!! Se i bie te tallet me ne dhe me ty ne njefare menyre apo jo?

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.