Ti#3

…jo, ty nuk te pelqejne aspak skicat apo pershkrimet e mia, teper banale e te shqeresora per shijet e tua, qe vjen e me shpurpuris floket e kerkon te me terheqesh vemendjen, sa here me sheh te humbas perpara nje blloku te vjeter ne skrivanine ne cepin tjeter te dhomes. E ndersa me ulesh ne preher e me terheq butesisht cigaren e rradhes nga buzet, per ta fikur ne tavllen e mbushur perkrah, fillon te me puthesh embelsisht per te me terhequr drejt shtratit, e nuk di se si, perpikshmerisht shkaterron cdo deshire time per ti dhene nje fund atyre rrjeshtave e zgjon brenda meje nje tjeter tip fantazie, me pak te pafajshme mbase, por qe ti fal ngrohtesise se trupit tend di ta shnderrosh ne me engjellore.
E megjithese nuk aprovon apo nuk arrin te kuptosh deshiren time per te fotografuar mbi nje copez letre me disa fjale te shkruara shtrember e plot zhgarravina, cdo moment qe kaloj prane teje, une e di qe here pas here, mengjezeve pa mua, ti i afrohesh sirtarit e fshehurazi lexon cka une kam shkruar. Keshtu ka ndodhur, fal kuriozitetit tend morboz, qe ke njohur S., J., E. , F., e gjithkend tjeter perpara teje ka tentuar me kot, ti dhuroje nje kuptim te jetes time. Ja perse, me ato syte qe vishen me ate vellon magjie sa here shprehin habi, kur me sheh aty te kerrusur, duke kafshuar stilolapsin, qe lekundem teksa perpiqem te gjej fjalet, afrohesh e me pyet butesisht ”Nuk, kuptoj perse ndjen nevojen te me ndash me ate sirtar. Perse, kerkon te me mbyllesh brenda tij?”. Une buzeqesh, e duke te perkedhelur mollezat, pakuptuar se ku gjej forcen, ate moment, te mbaj buzet e mia te shkeputura nga te tuat, perpiqem te te shpjegoj se si, kjo eshte e vetmja menyre qe njoh per te te rikthyer pas ne ato rrugica ,ne ate dhome, ne ate shtrat, sa here do te deshiroj, kur ti te mos jesh me pjese e pandare e botes time. “Vertet?!”, pershperit e ti me nje mantel te holle trishtimi qe ka pushtuar tashme syte e tua vazhdon te me pyesesh ”Vertet ke nevoje te shkruash,e nuk arrin te kuptosh, qe kujtimi me i bukur eshte cdo moment qe perjetoj prane teje?”.E teksa me sheh ashtu pafjale, pasi me rremben frymemarrjen me nje te puthur, teksa vendos koken ne supin tim me pershperit, me ate embelsine qe te karakterizon “ Te lutem T., mos lejo kurre, qe une per ty, te shnderrohem thjesht…ne nje emer. Asnjehere… te lutem!”.
Por kesaj here je ti qe nuk kupton, qe nuk do te mundesha , edhe sikur ta deshiroja…kurre. Sepse,ndonese ti nuk e di, por neteve, kur ty te duhet te flesh ne dhomen tende, ne ate shtratin tone, ngjitur pas murit, sa here shtrihem, perpara se te pergjumem i derrmuar, me teper prej mungeses tende sesa prej lodhjes se dites qe pergatitem te le pas, nuk harroj kurre te le nje hapesire bosh mids trupit tim dhe murit, ne menyre qe teksa te te therras ne endrrat e mia, ti engjelli im te kesh ku te prehesh…”Mos vono, te lutem”…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. akvll-naja thotë:

    15 June 2008 @ 7:57 pm

    Prapë Ti?:)

  2. xhenius thotë:

    15 June 2008 @ 8:03 pm

    O Tedi,ta kam thene qe do vuash shume;jo vetem qe do vonoj,por,s’do kthehet me! :-(

  3. njoni thotë:

    15 June 2008 @ 8:06 pm

    ”Mos vono, te lutem

  4. belle_fleur thotë:

    15 June 2008 @ 9:30 pm

    Ah ti, ti….:)

    Me pelqeu se ishte shkruar me ciltersi!

  5. EH thotë:

    16 June 2008 @ 9:44 am

    …te gjithe nuk jane gje tjeter veç se nje emer….

    dhe jeta vazhdon gjithmon, pa merak

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com