Login



Register

Ti # 2

…jo, ti je krejt ndryshe nga si te kisha imagjinuar une! Fytyreza jote nuk ka ato tiparet engjellore, qe une mendoja se pretendoja domosdoshmerisht, syte e tu nuk kane ate thellesine enderrimtare, qe une cmendesha sa here e gjeja tek nje kalimtare apo pasagjere autobusi, hundesez tende i mungon ajo majuca e mprehte e drejtuar nga qielli, e megjithate ato vrimezat qe formohen ne mollezat e faqeve te tua sa here qe ti buzeqesh, bejne xheloze kete imagjinaten time dhe e lejojne te kuptoje se sa e varfer eshte ajo nganjehere.
Ti ke gjithnje ate hijen e qeshur qe mua me cmend, syte e tu kane gjithnje ate shprehine feminore qe te karakterizon, e ndonese ti je totalisht e padjallzuar, eshte e pamundur te rezistosh e te mos iu thuash te verteten, aq depertues dine te jene ata, aq vrasese eshte ideja se si ato nje dite mund te te veshtrojne te zhgenjyer, aq terrorizues eshte mendimi qe shkaku i perlotjes se tyre mund te jem une, ndonese me pak egoizem me duhet te pranoj qe nuk te kam pare kurre me te bukur se sa ne momentet kur perlotesh tek stacioni i trenit, apo perpara ndonje filmi te dhimbshem.
Jo ty, nuk te pelqen aspak muzika ime, shume e embel dhe demode per shijet e tua, e megjithate nuk perton asnjehere ti afrohesh stereos, ta ndezesh ate e ndersa dhoma pushtohet nga notat e para te kenges, qe ti vetem nje nate me pare perbuze,e me pas te drejtohesh nga une e te me terheqesh nga duart, sa here me sheh se si tymos trishtueshem nje cigare pas nje dite te lodhshme, e te me ftosh te vallezojme perqafuar ne mes te dhomes, pikerisht si ne nje skene filmi, sikur te ishe e ndergjegjshme qe une konsideroj si nje film te mrekullueshem cdo fragment te dites time qe kaloj prane teje. E per te perkryer kete skenar, qe edhe i tille do te ishte perfekt sipas fantazise time te limituar, ti nuk harron te me pyesesh duke pershperitur “T., a te kam thene ndonjehere qe te dua?”, e une nuk di perse nuk gjej dot forcen te te pershperis, gjithe lemshin qe krejt papritur me eshte formuar nen gryke e qe me le pafryme, por mjaftohem duke iu afruar buzeve te tua ku i corientuar humbas me deshire; mbase sepse nje “Jo, nuk ma ke thene, por ti nuk di sa te dua une”, do te shkaterronte gjithe atmosferen rrenqethese qe ti si regjizore e mrekullueshme ke krijuar, e ndoshta sepse kam bindjen qe ti lexon keshtu levizjen e buzeve te mia me qarte, pa qene e nevojshme qe ato te nxjerrin tinguj. E nje Zot e di perse, ndonese destinacioni final i ketyre neteve eshte gjithnje i njejti shtrat me carcafet e hedhur shkujdesshem ne nje cep te dhomes, ne nuk shkojme asnjehere pertej nje perqafimi, qe perfundon ne momentin kur une ndjej se krahet e tua, qe deri pak caste me pare shtrengonin trupin tim, fillojne te mos japin me shenja jete. Ne ate cast une rihap syte, e ndersa konstatoj qe nata ime ka fituar nje tjeter dimension, teksa qendroj pamarre fryme duke te veshtruar, zbuloj se sa embel vetem ti di ti falesh botes se endrrave,e kuptoj qe je pikerisht ti cka une kam kerkuar gjithnje, edhe atehere kur une nuk njihja ekzistencen tende, e mendoj qe kur ti te mos jesh pjese e pandare e ketij shtrati, e ketyre mbremjeve, e jetes time, nese do te mundesha do doja te shnderrohesha ne nje nga ato qukezat e hundes apo te mollezave te faqeve tua, si gjithnje te kuqe, per te te qendruar perjetesisht… prane…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

14 Komente

  1. A. thotë:

    20 May 2008 @ 8:40 pm

    ore, i lexon T-ja këto gjërat e ëmbla që shkruan ti?
    egziston me vërte kjo T-ja?

  2. A. thotë:

    20 May 2008 @ 8:43 pm

    e tërheq pyetjen e dytë, pasi lexova një fjali që më kish shpëtuar.

  3. A. thotë:

    20 May 2008 @ 8:45 pm

    e korigjoj dhe T-në, në “ajo”…
    p.s. me falni per debitin e lartë të budalliqeve.

  4. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 May 2008 @ 8:55 pm

    ska gjo po ho, se na nxite ne te tjereve te lexojme :D

    ah, ca te bo dashnia….

  5. Nostalgji thotë:

    20 May 2008 @ 9:10 pm

    S’ta bo as perendia, EH.

  6. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 May 2008 @ 9:15 pm

    Pranvera e ka fajin, pranvera! Trullosen robte, u zien gjaku ne u avullon fiqiri :) !

  7. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2008 @ 9:43 pm

    Lavdi Zotit ka ende njerez qe duan e sidomos dine te duan.Njerez lexoni
    Tedin!Kudo lexoj,shkombetarizim,Kosove,lufte,gjaku i te pareve,te dyteve.Jeta jetohet çdo dite e jo gjithmone tu lujt luftash.Shume i ngrohte e linear shkrimi.

  8. MC thotë:

    21 May 2008 @ 9:58 pm

    Ah sa bukur!

  9. J. thotë:

    21 May 2008 @ 10:03 pm

    Yep! I jap dhe une suport moral dashurise se Tedit.

    Te pershendes plako!

  10. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2008 @ 10:14 pm

    Tedi, provo me nigju bashke me “ate” Preluded e Liszt! Ilac mer. Excedrine e gjalle! Dim the lights, dritat veji ne tone te uleta, uli perdet e dhomes, mundesisht ne ngjyre blu te thelle, kafen beje turke ne filxhane me baze bakri, nje gote konjak te mire, me pak se nje teke, dhe gjysmen e tekes lere per te finalja, pije menjehere ate, dhe pastaj puthe ate me thithje vakumore, me presion negativ, por pasion pozitiv, shume pozitiv pasionin…. eh mer c’na bone… pranvera thote tjetra, po pranvera mi, pse cer tjeter…

    PS links per Les Préludes po ti jap te komenti tjeter (me kan sha per dashnine time per youtube mu, por hallall te shamen… nigjoje se s’ka me te dal keq.. :) )

  11. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 May 2008 @ 10:17 pm

    Les Préludes pjesa 1

    Les Préludes pjesa 2

  12. Peshku Fluturues thotë:

    22 May 2008 @ 2:38 am

    Tre gjerat me te mira ne bote:
    Nje gote konjak perpara, nje cigare mbrapa.

  13. xhenius thotë:

    22 May 2008 @ 1:01 pm

    ah mor Tedi sa shum do vuash!(nuk ta uroj) por,njerezit me ndjeshmeri te tille zorr se kane ne krah’ gjysmen binjake te zemres!

  14. Tedi thotë:

    25 May 2008 @ 10:24 pm

    e di qe duhet te lexoj me shpesh emailin,keshtu do te kisha patur mundesi t’iu falenderoja me pare, te gjithe juve qe gjetet nje cast per te lexuar rrjeshtat e mi ( uroj qe mos keni harxhuar kohe me pare duke lexuar pjesen “Ti(#1)”, sepse ky do te kishte qene shfrytzim i durimit tuaj nga ana ime :) )

    gjithsesi emigrant do te ndejk me kenaqsi keshillen tuaj. :)

    Falenderoj ne vecanti Zanen, MC dhe J., si edhe xheniusin…

    ( autoret do te me falin, nese reklamoj, qe do te kete edhe nje pjese “Ti#3″ :D)

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.