Euro 2008 - The Final Countdown
Nga Julius
Busulla
Nën tingujt me titullin më lart, prezantohet pika kulminante e këtij kampionati Europian. Finalja.
Ftesës për të zbritur në fushë do përgjigjen dy nga skuadrat më të organizuara në Evropë. Spanjë dhe Gjermani. ;
Torot janë të kompletuar. I kanë të gjitha.
Kanë shtyllë kurrizore – Sena. Promotori, motori i skuadrës që kontrollon mesfushën, krijon përpara dhe ngjall siguri mes shokëve të skuadrës. Sipas Aragones, ai është barometri spanjoll. (ok, jo tamam spanjoll, i natyralizuar modë e re kjo evropiani) Shtyllat vertebrale në mesfushë plotësohen prej një Fabregas në formë, krijues, zotërues, ekuilibrues i saj. Sipas skemës së përdorur prej Aragones vend midis tyre mund të zënë dhe Xavi apo Iniesta.
Aksin vertebral plotëson Poyol gjithnjë i qëndrueshëm në mbrojtje, luftarak me shpirt dhe mendje të palodhur. Pranë i bën shoqëri dhe Marchena. Ndërsa companeiros nga krahët kanë Sergio Ramos dhe Capdevilla.
Torot kanë bisht. Casillas nuk lë mizë ti prekë vithet demit. Reflekse të mahnitshme, nerva kampioni të vërtetë, siguri në zotërim dhe një shanc më shumë për të ngritur kupën.
Torot kanë brirë. Dy brirëshi i sulmit ka qënë gjithnjë në punë, i mprehur dhe i frikshëm. Kryeson Villa me 4 gola (mgjse pjesëmarrja e tij vihet në dyshim)
Por as Torres i Liverpool nuk ngelet pas në stil dhe klas. Dyshimet për Villën kanë vënë disi alarmin në kampin e Aragones, të cilit i kërkohet të gjejë zgjidhje në këtë repart. Mgjse shprehjen shqipe “pa brirë ti je mbret” ai nuk e di, vështirë se do e merrte për të vërtetë. Në këtë finale, prej skemës ndoshta do shohim për herë të parë në histori dem “unicorn”.
Të mos harrojmë panzerat.
Të cilët edhe kësaj here u treguan të përpiktë në takimin për finalen e Evropianit.
Kalimi i grupit nuk pati asnjë vështirësi për ta, pastaj favoritja Portugali në ndeshjen e rradhës mundet vetëm me forcën e mendimit. Turqia reziston fort po në fund nuk ia del dot
Panzerat gjithsesi nuk kanë bindur në asnjë ndeshje nëse përjashtojmë atë me Portugalinë. Por kanë dëshirë dhe vullnet për të fituar. Gjithnjë të tranformueshëm në finale si skuadër favorite. Nëse i besojmë kulturës futbollistike, nuk duken dhe aq larg kupës sa prej statistikave.
E ndërtuar nga një trajner i ri, pa shumë eksperiencë, e ardhur prej një shijeje të përzjerë nga Botërori i kaluar ku arritën të zinin vendin e tretë. Tani trokasin prapë në ndeshjen finale dhe kërkojnë atë që sipas gjermanëve duhet të jetë e tyre: Kupën.
Ekuilibri i skuadrës dhe dallimi i elementëve kryesorë te ajo, besoj se kanë shqetësuar Low më shumë sesa mua në këtë shkrim.
Filloi me 4-4-2 pastaj vazhdoi me 4-4-1-1. I quajtur talent, Gomes zhgënjeu për këtë u detyrua trajneri të ndërrojë skemën. Pastaj Podolski u zhvendos nga sulmi në krahun e majtë të mesfushës. Ekuilibri u gjet. “më jepni një levë, dhe një pikë referimi t’i prish ekuilibrin tokës” ka thënë Arkimedi. U jap një Low t’i gjejë ekuilibrin Gjermanisë. Po pika e referimit? Në fakt nuk është një e vetme. Janë disa.
I pari është kapiteni Ballack. Mgjsë i lëkundur si anija të cilën drejton, ka arritur të nxjerrë në pah vlerat e tij. I dyti është Podolski, më produktivi nga skuadra. I frikshëm para portës, edhe tani kur i duhet të përshkojë disa metra më shumë për të arritur deri aty. I treti është Schweinsteiger, filozofi i mesfushës, në sajë të meditimeve të veta Gjermanisë i ka shtuar disa pikë sigurie. Dhe i fundit vjen prej krahut të majtë nga mbrojtja. Ushtari i vogël Lahm. Aty prej këmbëve të tij ka rrënjë zanafilla e çdo sulmi, por në disa raste po nga këmbët e tij vjen dhe fotofinishi i min 93’ si në rastin me Turqinë.
Si përfundim:
Ratio-grafia u bë. Këto janë ngjyrat e finales. Por gjatë këtij botërori, morën pjesë shumë ngjyra të tjera. Të gjitha i shtuan nga një shije. Disa atë të humbjes, hidhërimit, zhgënjimit, shpresës, hakmarrjes, shpotive të ndërsjellta midis tifozësh e shumë shumë efekte të tjera anësorë që janë produkt TM i futbollit ekskluzivisht. E tani i sheh lojtarët të kapur për krahu në rreth. U duhet thënë faleminderit për spektaklin e ofruar dhe urojmë t’i shohim prapë pas dy vjetësh në Botëror


29 Qershor 2008 @ 2:36 pm
http://bp3.blogger.com/_UZEWzlq4HnE/SGaZ3ge1UJI/AAAAAAAABNs/GfUukDIhz3M/s1600-h/DSC00345.JPG
http://bp2.blogger.com/_UZEWzlq4HnE/SGaZ18YLj4I/AAAAAAAABNM/8G3o6zpSudo/s1600-h/DSC00342.JPG
http://bp3.blogger.com/_UZEWzlq4HnE/SGaZ2UW-J2I/AAAAAAAABNk/ZRRH0413FXM/s1600-h/DSC00344.JPG
Nëse është e mundur shtoni dhe ato fotot më sipër, të marra nga blogu i Selfmaderadio.
29 Qershor 2008 @ 7:09 pm
J, një birrë sa për të nderuar ndeshjen?
po s’më the se me kë je
29 Qershor 2008 @ 7:14 pm
Soy un hombre muy honrado,
Que me gusta lo mejor.
Me companeirot jam ksaj rradhe, e meritojnë një kupë.
Ti si thu?
29 Qershor 2008 @ 7:19 pm
Ha visto l’asta?
OK unë me dojçat (dhe për ti bërë qejfin Bellës
)
29 Qershor 2008 @ 7:30 pm
Çfarë është “asta”?
Para se të më thoshe ktu, ta kisha dërguar ftesën për birrë andej nga qoshja ime. Koiçidencë e?
Po kto tifozat ku kanë përfunduar? lol Unë e ti qenkemi vetëm këtu?
29 Qershor 2008 @ 7:40 pm
jom ne une mer. Me spanjollt jom. E ke ne me mu birren edo?
29 Qershor 2008 @ 7:41 pm
Edhe une… duket nga flamuri me ke jam
29 Qershor 2008 @ 7:41 pm
Ku dojca mer??? Ca dojca mer????
Spanja ngre kupen sot! Ole! Torro!
29 Qershor 2008 @ 7:43 pm
Te lumshin gishtat INA

Ketej jemi pergatitur per fitore
29 Qershor 2008 @ 7:45 pm
edo, s’ka gjo… “ne” nuk nihena… vetem kur te morim kupen … belle, duro edhe 90 minuta… mos u boj e padurume…
Im ernst! Jawohl! 
29 Qershor 2008 @ 7:46 pm
Genta, une ia taksa Spanjes qe ne fillim, po keta asnjeri s’me morri seriozisht, u ish bere mendja taljon dhe tulipan.
29 Qershor 2008 @ 7:46 pm
Erdha erdha
Edrus, nje birre per ty dhe Jul Tulipanin
Go Deutschland!!!
29 Qershor 2008 @ 7:46 pm
DOJÇ !
29 Qershor 2008 @ 7:48 pm
qe qe, dulen dojact e qelbet. Sot ka per tju gjemu mallkimi i arkadashit se ja kini vjedh ate fitore
29 Qershor 2008 @ 7:48 pm
ueee prape flamuri shqiptar te i njejti vend. E kane ngjitur aty me duket.
29 Qershor 2008 @ 7:54 pm
Flisni mer pse nuk vini ju dojçat lol.
Pse nuk flisni ju?
29 Qershor 2008 @ 8:19 pm
A di njeri noj website online ku mund ta shofim ndeshjen more se na iku menja???
29 Qershor 2008 @ 8:19 pm
1:0 spanja
29 Qershor 2008 @ 8:20 pm
Ça lojtari ai Torres mer! Më ka heq trurin këto 30 min!
Hallall ia boftë Zoti.
29 Qershor 2008 @ 8:20 pm
Ha ha ha ha ha!!!
I pari nga tre.
29 Qershor 2008 @ 8:26 pm
J, unë nuk flas në prani të “armiqve” si Ina
.
Bellë… i duruari i fituari (dhe kta dreq gjermanësh dinëëëë të durojnë )
29 Qershor 2008 @ 8:26 pm
Cudi, sa po thosha me vete: “Torres duhet te provoje tani qe eshte nje nga dy lojtaret me te mire te Spanjes!”, kur ai, goooooool.
29 Qershor 2008 @ 8:28 pm
Portieri Spanjoll eshte i papame!!!
29 Qershor 2008 @ 8:29 pm
#
J.ypi thotë:
2
29 Qershor 2008 @ 8:30 pm
Eshte me i miri i botes Belle… po edhe el niño Torres
29 Qershor 2008 @ 8:34 pm
Genta, ne kete kampionat Casillo vertet me pelqen me mbrojtjen e tij. I lumte!!!
29 Qershor 2008 @ 8:35 pm
Ku jon kta der dojcen tifozen?

Ju ka zgerdhi spanja krejt ket pjese t’pare
Po te verdhe pse i dha Casillas mavrise se nuk e mora vesh? Ai o ne cun pa llafe fare
29 Qershor 2008 @ 8:36 pm
Unicorni e çpoi një herë rrjetën.
Ndërsa Ballsack-ut po i vijnë në mendje ato makthet e të qënit përherë i dyti.
Kta spanjollët të keqen e kanë se janë si fëmra, iu rritet mendja shpejt dhe mund ta hanë një wursten në pjesën e dytë.
Mgjse në mënyrën si kanë loz deri tani e meritojnë kupën.
29 Qershor 2008 @ 8:37 pm
oportuniste….
“armiku” osht gjithnji “i keq”…
PS ma niu zemra kur e fillun aq mire ato minutat e para… moooos, luni mer keq, doja me ju thon. Krahu i djathte i mrojtjes, BLOZE!!!
29 Qershor 2008 @ 8:37 pm
Edrus, po duroj mer po duroj, por edhe durimi ka limit. Gjermanet nisen mire ne fillim te ndeshjes, pastaj sikur i hengri njeri me sy. Spanja sic e ka nisur rrezik do na beje ndonje te papame

29 Qershor 2008 @ 8:37 pm
S’e mora vesh as une pse i dha Casillas te verdhe (eshte dhe simpatik dreqi
), ai nderhyri te zbuste gjakrat.
29 Qershor 2008 @ 8:38 pm
Se vajti të ankimohej thonë këta mer Tirons, e la portën bosh pa arsye. U qujt provokim me i llaf.
29 Qershor 2008 @ 8:39 pm
Gjermania sapo barazoi tani ne pushim. Shkoi nje lojtar ne fushe, mori topin dhe beri gol.
29 Qershor 2008 @ 8:48 pm
Emo, do te thuash krahu i majte i mbrojtjes gjermane (andej nga u shenua edhe goli)? Statisitikisht Lahm-i eshte nga mbrojtesit me te mire te gjermaneve. Ai shenoi golin e fitores me turqit, dhe luan ne gjithe fushen, mbrojtje e sulm. Nuk mund te thuash me nje rast se “ishte bloze”.
Pastaj gjermanet jane njohur tradicionalisht si kthyes rezultatesh dhe ne pergjithesi nuk shenojne te paret. Prisni e do te shihni.
29 Qershor 2008 @ 9:11 pm
Nuk duken as si gjermanë këta dreqër kto 5′
29 Qershor 2008 @ 9:25 pm
thuni noi llaf mer kurrnaca..
29 Qershor 2008 @ 9:27 pm
sa eshte rezultati mer amon?
29 Qershor 2008 @ 9:30 pm
Lene Cheney, se spanjollët po spiropalojnë keqas dojçat
29 Qershor 2008 @ 9:32 pm
Ma shpifen gjermanet
29 Qershor 2008 @ 9:33 pm
Boni tifo për torot mer, shif ça do marri si premio ai Guiza nëse fiton: http://adeptos.no.sapo.pt/MNovembro/CurvasNuriaBermudez.jpg
29 Qershor 2008 @ 9:33 pm
Fund?
29 Qershor 2008 @ 9:36 pm
J, ku e gjete atë mashkullin mer? te stoli i rezervave???
29 Qershor 2008 @ 9:38 pm
Mas 44 vjetesh Spanja del Kampion!!! Bravo Bravo Spanja!!!
Turp per gjermanet!
29 Qershor 2008 @ 9:38 pm
Mu gjetët të më provokoni ju?
http://data1.blog.de/blog/b/benitocamelosco/img/nuria_3_g.jpg
29 Qershor 2008 @ 9:38 pm
Viva la máquina ROJA!!!
29 Qershor 2008 @ 9:39 pm
Natën e mirë të gjithëve… edhe tifozave të improvuzuar të Spanjës
.
Bellë, t’kam thënë 100 herë që duhej të ishe lidh me ndonjë hispanik
29 Qershor 2008 @ 9:40 pm
edrus,
edhe nodh mer edhe nodh, po hajt e mushi menjen Emos
29 Qershor 2008 @ 9:41 pm
unbelievably weak…
s’du me e kujtu ket! jo pse humen, po humen pa sharm fare…
Spanja, auguri!
29 Qershor 2008 @ 9:45 pm
Fitoi ai qe lujti !

Po ai qe slujti, pse slujti a pyetja.
A thu jane shit ?
29 Qershor 2008 @ 9:48 pm
Oh c’e ka shkalafit fare! E ka rraf, e ka myt, e ka zhgrah, e ka zhdep…
A lonely walk for the losers! - tha bbcja.
29 Qershor 2008 @ 9:49 pm
Edrus, leni mer hispaniket ti, po shko e pi naj birre para se me fjet se te freskon
29 Qershor 2008 @ 9:52 pm
Ky Ballsacku ka për tu çmend, sinqerisht. Ka nja 10 vjet që del gjithnjë i dyti.
Po Spanja e meritoi fitoren. Dhe sekreti ishte ajo goca ke fotoja. Se 6 lojtarë të kombëtares spanjolle i kan bo gol.
Ishte e fortë që Aragonesin po e hidhnin përpjetë kur fitun ene thashë ka rrezik me u ngel n’dorë se 70 vjeç ai…
Përgjithësisht shumë i bukur ky evropian. Kisha kohë pa parë futboll të tillë.
29 Qershor 2008 @ 9:53 pm
lule, mo u merzit xhane
29 Qershor 2008 @ 9:54 pm
Ballack, Jul. Fat dreqi ka. Po, edhe pse eshte lojtar i mire eshte shume antipatik.
29 Qershor 2008 @ 9:55 pm
Ballackut mire ti behet. Edhe lojtareve te tjere qe s’diten te mbronin porten por e linin portierin vetem. Plus, Lehman duhet te marri valixhet edhe te mos kthehet me ne fushe, eshte koha per pension!
29 Qershor 2008 @ 9:58 pm
29 Qershor 2008 @ 9:58 pm
Alisa…Ball-sack.
Politikisht korrekt.
29 Qershor 2008 @ 9:59 pm
Hasta la vista Germani ne 2012 Ukrain!:(
29 Qershor 2008 @ 10:15 pm
me duket se e fitova nje birre.
29 Qershor 2008 @ 10:18 pm
Blete, do marresh edhe nji prej meje kur te shifna, sepse Gjermonet e baltosen fare
29 Qershor 2008 @ 10:22 pm
Ti Belle jepi i kafe pa sheqer Bletes, se ska lezet birre.
Ene mushja mendjen qe ndeshja ka qene e shitme
29 Qershor 2008 @ 10:23 pm
une kafen gjithmone e pi pa sheqer e pa qumesht o moza. te zeze te me mbledhe zemren. me keto qe na pane syte sot ke ndeshja, do pihemi me bellen neper bare e do bejme shere me bura.
29 Qershor 2008 @ 10:24 pm
Moze, vallaji vetes do i jep naj kafe shqeto se jom bo me dhimbje koke nga kete loosers
Nuk du me besu qe Gjermania ka shit neshjen, se do ishte cmenduri. Plus, Spania ka lujt aq mire saqe e meritojne Kupen Kampione Evropiane!
29 Qershor 2008 @ 10:28 pm
E me mire,
hihihi
Se nuk u ba qameti.
Ishalla kemi kismet ne vende te tjera
29 Qershor 2008 @ 10:33 pm
ketu te peshku tifozllikun me te madh e bejne femrat : )
29 Qershor 2008 @ 10:33 pm
llafi yt ne vesh te atij xhaxhit qe perkedheli spanjen sot.
29 Qershor 2008 @ 10:36 pm
Po mi po, mendjen e kam te mbledhur une se Gjermanet e kane marre shperblimin edhe pse ne vendin e dyte.
29 Qershor 2008 @ 10:40 pm
Ngushellime tifozave gjermane. Spanja bravo se e meritoi fitoren.
PS Gjermanet thane nga inati i humbjes ka mundesi te dalin nje xhiro nga Polonia te nxjerrin dufin
29 Qershor 2008 @ 11:52 pm
Nejse ,e di si m’duket mu kjo fitore e Spanjes…humbn lumenjt e duallen perrenjt…Kur nuk ke italiane ,holandeze,angleze …..Tedesket kane kohe qe jane te dytet….
30 Qershor 2008 @ 12:04 am
Sesi te duket? Spanjollet gjate ketij kampionati kane kaluar 22 ndeshje pa u mundur moj. E meritonin kupen
30 Qershor 2008 @ 12:39 am
Zana
Cer lumi eshte italia moj? po maksimumi pshurrje ka qen e do jete ne futboll!
Nga ana tjeter anglezet… ca te thush per anglezet; i kane thene vet tifozet e tyre e sna kane lene ne gje per te thene..
30 Qershor 2008 @ 12:48 am
Pshurrje, dhe jo nga ajo me presion, por pshurrje e zorshme pika pika
30 Qershor 2008 @ 12:54 am
Ishte nje fitore e MERITUAR
Bravo Spanja !!!
Bravo Torres, lojtari qe ecen me shpejtesine e drites
Bravo Cassillas!!
30 Qershor 2008 @ 2:03 am
patjeter fitore e merituar per iberikot. e vetja skuader me nivel te larte luatje gjate te gjatha ndeshjeve te Euro ‘08. Torres eshte lojtar i mire, nje cik si “affeminato” qe nuk shkelqeu ndaj mbrojtjes fisike Ruse
—
30 Qershor 2008 @ 2:23 am
Ja nje video e shkurter me golat me te mire te Euro 2008, simbas ketij qe ka bere videon