Identifikohu



Regjistrohu

That’s not paradise…

Ai tha: “Jam i kenaqur qe jetoj ne Shqiperi; po sikur te me kishte rene fati ne Somali, atehere do te doja qe te shkoja ne nivelin e Shqiperise.”
Dhe habitem, i cuditur pyes veten: A jemi realisht kaq prapa? A po pretendojme per me shume? A jemi ne ata qe po prisnim “endrren” e antaresimit ne NATO? Pas disa vitesh ne BE…?
Jo, jo s’ka mundesi te jemi ne…
Ne, ai vend pothuajse mikroskopik ne harte, po me potenciale natyrore te paarritshme, jemi ngecur ne nje udhekryq, pa asnje tabele sinjalizimi; ku po lodhemi e rraskapitemi per te marre kthesen e sakte, pa provuar edhe per te saten here “gjoben e policit te rradhes”.
E cuditshme ta mendosh… me shume akoma ta besosh, loja ku ne, ose me mire ku ATA aktualisht luajme dhe eksperimentojne eshte vete JETA JONE.
Kudo flitet per reforma, plane rregulluese, projekte pa fund per te miren e perbashket.. po kur??
Ndoshta per brezat qe do vijne??!!
Shume larg… deri atehere une i lutem Zotit qe ende te me ruaje eshtrat, te mos perfundojne nen themelet e nje gradacele te hijshme, qe pritet te perfaqesoje Shqiperine tone te re, madheshtore e te ndertuar fale punes e mundit te pushtetareve tane, ose me mire …brezave te pushtetarve tane te nderuar.
Po une ku jam ketu? Cfare jetova nga ajo jete?
“Ti nuk jetove te tashmen,”- do te thoshte ai.
Une te tashmes nuk i gjeta dicka te qe vertet te me bente te lumtur, por e jetova ate…hmm…po e jetoj ate… dhe pres, ende pres nje mrekulli te ndodhe, qe perpara se ta shnderroje Shqiperine tone ne nje vend te bukur e madheshtor… te shnderroje pushtetaret ne inskete apo miza, qe do sado te bezdisshme te jene, me metoda rrethanore apo me pak te moderuara, “do t’i hiqnim” qafe gjithsesi. Po nuk pres qe kjo mrekulli te ndodhe kuturu, nga ndonje superfuqi… pres qe ndryshimi te vije nga populli im. Ai te ndryshoje… ai te filloje, jo vetem te menodje por te veproje me forcen e tij.
( Ky popull nuk kupton ) ose me mire nuk do te kuptoje… se jeta e tij eshte bere “pengu” i nje loje pokeri. Kjo loje po na shkaterron pak nga pak cdo dite… Kjo loje po na merr castet me te lumtura te jetes se secilit prej nesh… A eshte kjo e drejte?… Mendoj se cdo fjale po me shkon me kot… sikur keta njerez kane gjetur parajsen dhe ate se nderrojne me asgje… por te bertas o popull…that’s not paradise… nuk eshte kjo parajse…
Kjo eshte githcka qe ke ne kete bote… me pas asgje. Me pas vetem eshtrat diku ne toke… diku gjetke, nen themelet e po asaj “gradacele”. Ja pra dhe ne e paskemi nje kotribut… meqe spaskemi patem force ta japim ate ne jete… le ta japim pas saj, te pakten do perfitojne ata me pas nesh… ndoshta me vone do te kete nje shkrim te ri me teme: “This is the paradise…”. Sa keq, nuk do te jemi ne kohe per ta lexuar. Ose me mire… kete e kemi ne dore vete….

E. Ismaili

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente »

  1. Klodi thotë:

    12 Maj 2008 @ 2:55 pm

    duket se pasioni per te çliruar tinguj letersie nga “trungu” ekonomiko- politik qe quhet “shtet” , eshte bere pasioni rradhes per te rinjte .
    Ismaili , respekt pa fund shkrimit tend , ……..por sinqerisht , nuk mund te perparojme me teje me konceptime te tilla te dinamizmit qe prodhohet nga politika aktuale.
    Me ka mbetur ne mendje nje shprehje qe kam degjuar ne nje koference ne universitetin e bolognas me teme “kosova dhe e drejta internacionale” nga nje personalitet i larte i politikes italiane.
    Ai tha : “politika eshte arti i te mundures”.
    me kete dua te them qe cdo gje eshte e mundur , shqiperia mund te behet me gratacela edhe brenda 5 vitesh , mund te kete politikan te pa korruptuar edhe brenda pak vitesh , dhe keto jane te mundura.
    e thashe kete te fundit per tu lidhur me dicka qe ke shkruar ti me lart , “populli” .
    eshte populli qe i vendos fatet e veta …..per mendimin tim duhet te niset cdo gje nga “shkollimi i popullit” me “cfar eshte politika? , cfar na duhet? kush jane te drejtat? etj etj.

  2. xhenius thotë:

    14 Maj 2008 @ 7:27 pm

    shume e vertete”….kete e kemi ne dore vete….” diku me kapi syri nje fraze shum’ te bukur qe thoshte:”nqs mendon se nje dore e forte mund te te ndihmoje, ate e gjen ne fund te krahut tend”
    komplimenta per tekstin.

  3. nida thotë:

    14 Maj 2008 @ 8:34 pm

    Bravo ylli vogel.sinqerisht shum komplimenta per tekstin.ishte shum domethenes e kumtimplote.gjithcka mund te behet ne kete bote mjafton te keshe deshiren e madhe per te miren e perbashket,mjafton te mendosh se e nesermja do jet serisht nje dite jete per ne,nje dite qe ne do te duhemi ta jetojme e per kete dite duhet te mendojme.cdo gje ndryshon por duhet te dish si ta besh kete ndryshim,kshu qe bashkohem me mendimin tend vetem nuk duhet te presim kaq gjate sa nje dite gradacelat te na mbulojme por duhet te levizim.BRAVO BRAVO PER KETE TEKST ME SHUM IDE.

  4. Silvi thotë:

    14 Maj 2008 @ 9:16 pm

    Historia eshte treguesi me i mire i mentalitetit dhe formimit te nje populli.
    Ajo dikton edhe te ardhmen ne nje menyre. Populli nepermjet votes i delegon pushtetin dhe drejtimin politikaneve….dhe peshku qelbet nga koka. A e dini pse politika shqiptare calon? Sepse asnje politikan nuk e do Shqiperine. Qe ketu fillon problemi, te qellimi qe i veme vetes para se te ndermarrim nje pune. Me sa duket, deri tani, asnje politikan nuk ka pasur qellim qe me mandatin e tij te ndryshoje per mire “punet” e Shqiperise. E sotmja vlen. Cdo dite qe iken, eshte nje llogari me vete e cila shkon per ose -, ne varesi te asaj qe ndertohet ose rrenohet.
    Ashtu sic e thote edhe autori i ketij shkrimi, as eshtrat nuk i kemi te sigurta ne kete vend.Une dua te jetoj te tashmen ne menyren me te mire te mundshme dhe nuk dua te shtoj pikepyetjet ne te ardhmen time ne vendin tim. E sotmja nuk me jep shprese qe Shqiperia do te behet shpejt…une kam vetem nje jete…
    E.Ismaili-shkrimi yt eshte vertet nje sinteze e pjekur mendimesh te prodhuara nga e perditshmja. Me bere te mendoj thelle. Kam rezervuar fjalet me te mira per ju! Faleminderit per shkrimin!…that’s not paradise…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.