Tërmeti në Kinë
Më 24 prill fëmijë të një shkolle fillore në Xintai, Kinë u strukën poshtë bangave si sparapërgatitje për raste tërmeti. Një i tillë prej 7.8 ballësh goditi sot duke shkaktuar të paktën 10,000 të vdekur, dhe mijra të plagosur.
900 nxënës të një gjimnazi druhet se janë varrosur përsëgjalli kur godina e shkollës u shemb plotësisht. Në një qytet në Kinën qëndrore rreth 80% e godinave janë shembur.
Në raste katastrofash si kjo është e pamundur të mos shqetësohesh për cilësinë e ndërtimeve të pakontrolluara në Shqipëri dhe mungesën e plotë të përgatitjeve shtetërore për raste urgjente (kujtoni viktimat e Gërdecit që i çonin në spital kalaqafë) .



12 Maj 2008 @ 5:49 pm
Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se deri më 12 maj në orën 22 e 50 minuta sipas orës së Pekinit, në rajonin e prekur nga tërmeti të pronvincës Siçuan u zbuluan 8533 të vdekur. (Fani)
12 Maj 2008 @ 6:03 pm
Mos ki merak Blend, me suksesin qe u menaxhua situata e Gerdecit, nji ashtu ne mos me mire ka per tu menaxhuar edhe nje ndodhi e tille (qe mos qofte). Madje akoma me mire tani qe qeveria jone me ne krye doktorin ka fituar nje eksperience te frytshme ne kete drejtim dhe aspiron te konkurroje dhe vendet e botes ne raste katastrofash…
P.S. Kur vdes njeriu nga nje operacion i thjeshte si bajamet, lere me te shemben pallatet e te perfundosh ne spital. Eshte e garantuar bileta per jeten tjeter. Spitali eshte thjesht nje ndalese rruges.
12 Maj 2008 @ 10:40 pm
Kina ka nja 1 miliard se verejn shume ata.
13 Maj 2008 @ 2:50 am
Gjyna per familjet e tyre. Tragedy me vertet.