Telefonata e përgjuar e Mladic

Sarajevë, 29 Maj 1992, zbulohet biseda e gjeneralit Ratko Mladiç me kolonelin Mirko Vukashinoviç.

I akuzuari i tribunalit të Hagës në përndjekje, gjenerali Ratko Mladiç, i diskredituar për pamje brutale, hija e të cilit akoma shihet si HERO, kujtohet për krimet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore. Se si ka luftuar Mladiç, tregojnë zbardhjet e bisedave telefonike gjatë Luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Shekulli

I përndjekuri nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiç është dashur të jetë në Hagë deri në fund të muajit gusht, sipas planit të qeveris në Beograd, theksojnë mediat beogradase.

Ekipit operativ të cilit i është besuar detyra e kapjes së Ratko Mladiçit i janë shtyrë pushimet vjetore më tutje, a është bërë intensive kërkimi për të?

Drejtuesit e qeverisë llogarisin që periudha verore është koha e duhur për mbylljen e çështjes me Tribunalin e Hagës sepse është ngrirë (ka stopuar) puna e parlamentit, zvogëlimi i mundësisë politike të manovrimeve radikale, por është edhe shumë më pak mundësia e protestave të rrezikshme në rrugët e kryeqytetit, Beograd. Çfardo që të thuhet për gjithë këto që u thanë mbetet fakti që Ratko Mladiç është i dënuar për krimet më të rënda dhe gjenocid.

Se si ka luftuar Mladiç, tregojnë transkriptimet e tij gjatë bisedave telefonike gjatë Luftës në Bosnje e Hercegovinë.

*Sarajevë, 29 Maj 1992, biseda e gjeneralit Ratko Mladiç me kolonelin Mirko Vukashinoviç…

Mladiç: Alo! Gjenerali Mladiç!

Vukashinoviç: Koloneli Vukashinoviç.

Mladiç: Vukashinoviçç! Ratko?

Vukashinoviç: Mirko, Mirko.

Mladiç: Çfarë ke ti për veprim?

Vukashinoviç: Kam këto lart, këto nga Hresha.

Mladiç: Nga mund të godasësh?

Vukashinoviç: Po…mundem këtej deri tek kazerma.

Mladiç: A mundesh të godasësh Velushicën?

Vukashinoviç: Po mundem.

Mladiç: A e ke në nishan qëllimin për atje?

Vukashinoviç: Po, e kam.

Mladiç: E ke apo se ke?

Vukashinoviç: E kam, e kam!

Mladiç: Përsa kohë mundesh?

Vukashinoviç: Po, ja, për pesë deri dhjetë minuta më së shumti.

Mladiç: A, më thuaj, mundesh të godasësh Bashqarshin?

Vukashinoviç: Po, mundem.

Mladiç: Nëpër Bashqarshi, bëj batare (të zbrazësh pushkët menjëherë)!!!

Vukashinoviç: Kuptova!

Pak më vonë:

Mladiç: Gjenerali Mladiç. Pa panik. Kush je ti, së pari?

Vukashinoviç: Vukashinoviçi

Mladiç: Vukashinoviçi? Koloneli? Më gjuajtje direkt, mbani nën zjarre Presidencën dhe Kuvendin dhe goditni me intervale deri sa të urdhëroj unë që të ndaloni.

Vukashinoviç: Kuptova.

Kovaçeviç: Kovaçeviçi këtu.

Oficeri serb XY: Kovaçeviç, urdhri i gjeneralit Mladiç është të mbash nën zjarr Kuvendin dhe Presidencën.

Kovaçeviç: Kuvendin dhe Presidencën? Mirë, pastaj Komisariati të mos punojë?

Oficeri serb XY: Komisariati? Duhet, duhet!

Mladiç: A është goditur Presidenca?

Oficeri serb XY: Ja tani. Në moment!

Mladiç: A është goditur? Ai më tha që e ka goditur?

Oficeri serb XY: Jo, nuk është.

Mladiç: Po ça bëhet, në p…të samës pse atëherë po më gënjen?!

Oficeri serb XY: Tani do e godas! Për dy, tre minuta!

Mladiç: A mos ka goditur në Bashqarshi?

Oficeri serb XY: Po ka goditur, një batare.

Mladiç: Me çfarë?

Oficeri serb XY: Për shkak se nuk po e shoh, nuk jam i sigurt të them.

Mladiç: Hajt, verifikoje dhe ndize edhe një batare!

Oficeri serb XY: Ja tani, Zijo do godas. Unë po shkoj për Presidencën dhe Kuvendin. A po kuvendin republikan? Ne rregull Zijo do godas Qarshin! Shkojmë!

Mladiç:Vukashinoviç! Çfarë po godasin këta nga lart prej Hreshë?

Vukashinoviç: Po godasin Presidencën, Kuvendin dhe Bashqarshin. A, para tyre kanë goditur pa ndërprerë Veleshicën dhe Pofalicen.

Mladiç: Godit prapë Veleshicen, Bashqarshin, nga njëra dhe ana tjetër Presidencën. Nga tre batare, gjuaj! Çfarë pikash të tjera tani më propozon?

Vukashinoviç: Unë më nuk do godisja nëpër këto pika, do ta kisha transferuar zjarrin në Pofalice.

Mladiç: Mos më, çfarë do në Pofalic?!

Vukashinoviç: Për shkak se vetëm një batare kemi gjuajtur nga ata!

Mladiç: Velushicen, godite Veleshicen!

Vukashinoviç: Veleshicen.

Mladiç: Godit Veleshicen dhe Pofalicen. Atje nuk ka shumë serb. Godit rreth asaj Humska Gora dhe Gjura Gjakovice. E ke të qartë?!

Vukashinoviç: Kuptova.

Mladiç: Shko tek vëzhgimi i artilerisë. Që mos të mund të flenë! T’ja tërheqim mendjen atyre!!! Në presidencë gjuaj dhe një batare.

Vukashinoviç: Kuptova…

Mladiç: Sefi këtu.

Kraljeviç, oficer serb: Po.

Mladiç: Godit lirisht Zeleni Jadar! Kush po i q… nënën!

Kraljeviç: Kuptova! Nëse më lejoni menjëherë!

Mladiç: Godit Zeleni Jadar, po kujdes mos prekni fabrikën sepse na duhen makineritë…Zeleni Jadar menjëherë godite, menjëherë gjuaj batare dhe a ke linjë me ata tanët që mos t’i marrësh dhe ata me vete…

Kraljeviç: Pa merak, mos u shqetësoni fare ju!

Mladiç:Veç të para! Vetëm në mish të gjallë!

Kraljeviç: Tungjatjeta.

Mladiç: Nëpër Srebrenicë mos goditni në mënyrë direkt, a për rreth goditni të gjitha me radhë!

Oficeri serb XY: Dakort! Po, kemi godit sot…

Mladiç: Vetëm në mish të gjallë, asgjë mos bëj vetëm në mish të gjallë! Shkoni ikni e kontrolloni atë zonën e tyre, ata nuk kanë armatim të rëndë, ata kanë vetëm ndonjë pushkë të thjeshtë dhe kjo është e gjitha, 300 metra larg bregut, bini për rreth, ndërpreni komunikimin, nuk ka as ujë, as drita, as ushqim, asgjë, vetëm ikje, largim.

Oficeri serb XY: Dakort! Kuptova.

** Përktheu nga serbishtja Almir Selimi. Kjo është biseda e dytë që botohet në Shekulli, nga telefonatat e përgjuara të kriminelëve serbë të luftës. E para, e botuar në fillim të kësaj jave, ishte një bisedë mes Milosheviçit dhe Karaxhiçit.

Ditët në vijim do botojmë edhe disa biseda të tjera telefonike të përgjuara.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. Kikthi thotë:

    26 August 2008 @ 2:50 pm

    Picku Mami

  2. Lexuesi thotë:

    26 August 2008 @ 8:55 pm

    Nje burim a ka ky shkrim..?Po gabimet (pafund) ortografike kush i merr persiper ne kete rast?!

    C’eshte ky nivel kaq i ulet i shkrimeve te peshku mor aman!!!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com