Të jesh seksi apo të dukesh e tillë?
Të jesh seksi do të thotë të shprehësh në mënyrë autentike personalitetin tënd
Ermira Shpëtimi
Shpesh ndodh që t’i bëjmë një pyetje vetes: pse disa vajza kanë shumë sukses me djemtë dhe disa të tjera jo, edhe pse ato mund të jenë të bukura? Shumë e thjeshtë përgjigjja, është çështje seks appeal-i, që është pikërisht ajo “gjëja” misterioze që nxit meshkujt të kthejnë kokën pas, ajo mënyrë e veçantë e të ecurit, të folurit, të qenit femërore. Në mentalitetin tonë shpesh ngatërrohet koncepti dhe perceptimi mbi një individ seksi. Nëse kemi parasysh femrat, mendohet se seksi është ajo që ka veshur minifund, apo një dekolte të hapur dhe bën gjithçka me lëvizjet e saj për të rënë në sy. Në fakt nuk është vetëm kjo, ose mund të mos jenë fare ato që përmendëm, por krejtësisht të tjera gjëra.
Të jesh seksi është art më vete, përveç atyre që kanë lindur për të joshur, që e kanë në gen seks appeal-in e tyre. Të jesh seksi dhe tërheqëse nuk është çështje minifundi, por çështje truri, thonë psikologët. Sensualiteti është pjesë integrale e personalitetit tonë, është aftësia për t’u bërë interesantë në sytë e të tjerëve. Mund të jemi seksi në çdo moment të jetës sonë: në punë, në shtëpi, teksa luajmë, kur rrimë me miqtë. Por ajo çka jep një kombinim perfekt, është adoptimi i elementeve seksi me steriotipin tonë, pasi të gjithë jemi të ndryshëm, kështu që edhe kjo pjesë nuk ka se si të jetë e stampuar tek gjithësecili. Megjithatë nuk mund të mohojmë faktin se persona seksi konsiderohen ata që kanë karakteristika fizike të pëlqyera, por edhe mënyra të rafinuara në të ecur, në të folur, në sjellje, një sensibilitet të lartë, një simpati në raportimin me të tjerët…
Joshje, joshëse, seksi….secila prej këtyre fjalëve magjike na sjell ndërmend situata ku meshkujt e bukur dhe tërheqës bëhen “pre” e sharmit femëror…Por, në fakt sensualiteti është thjesht një inspiruese e seksit? Mos vallë bëhet fjalë thjesht vetëm për një mënyrë të paraqituri dhe të performuari për të tërhequr vemendjen e seksit tjetër dhe për ta nxitur atë që të afrohet? A është e rëndësishme dhe thelbësore që të jemi gjithmonë seksi para të tjerëve, apo ka raste kur kjo anë e jona mund të na prishë punë? Si duhet ta demonstrojmë këtë tipar për të qenë të pëlqyer dhe jo të paragjykuar? Dhe në fund të fundit, seksi duhet të jesh apo të dukesh si e tillë? Le të diskutojmë në formumin tonë për të dhënë disa “sepse”…
DËSHMI
Çfarë bëni për të qenë sa më seksi?
Enxhi, 20 vjeç, Tiranë
Më pëlqen pamja seksi, edhe pse mua nuk më duket vetja vajzë seksi. Mendoj se mënyra më e mirë për t’u dukur e tillë është që të evdidentojmë tiparet më të bukura që kemi. P.sh. nëse kemi këmbë të bukura, t’i zbulojmë ato me veshje të përshtatshme. Nëse kemi sy të bukur, t’i trukojmë ato më shumë që të evidentohen. Në këtë mënyrë kur djemtë të flasin për ne, mund të thonë “ah, ajo që ka këmbë të bukura, ose ajo që ka sy të bukur”.
Ledi, 19 vjeç, Tiranë
Për mua është shumë e rëndësishme mënyra se si sillesh për të evidentuar anën sensuale. Duhet patjetër që mënyra jonë e sjelljes të jetë e pëlqyeshme për të tjerët. Duhet të studiojmë mirë çdo veprim tonin: buzëqeshjen, mënyrën sesi ulemi, sesi i shoqërojmë fjalët me xheste etj. Unë personalisht nuk i duroj dot veprimet agresive, edhe nëse bëhen nga femra shumë seksi. Të jesh koshiente për gjërat pozitive që ke, të ndihmon që të përmirësosh edhe ato që nuk janë shumë OK dhe kështu jetohet më mirë me të tjerët dhe natyrisht nxjerr në pah anën tënde seksi sa herë të jetë nevoja.
Tania, 25 vjeç, Tiranë
Imazh seksi? Për mua është i rëndësishëm, jo se jam vanitoze, por sepse femra duhet të jetë seksi, sepse Zoti e ka bërë të tillë. Unë preferoj të bie në sy edhe duke shfaqur këtë anë, nuk e di se sa ia arrij, por mendoj se po. Kam gjetur stilin që më shkon më shumë dhe vishem me shumë kujdes, në mënyrë origjinale dhe ekstravagante. Nuk imitoj look-un e askujt, as të mikeshave të mia, madje kërkoj të jem shumë më ndryshe nga ato. Dhe më besoni, origjinaliteti është arma e duhur për të qenë sa më seksi. Ne nuk duhet të kemi frikë nga feminiliteti jonë, por duhet të përdorim mënyrat e duhura për të tërhequr vemendjen e meshkujve.
Sara, 27 vjeç, Tiranë
Unë mbaj gjithnjë një truk të lehtë dhe një parfum eksitues. Funksionon perfekt me meshkujt. Pastaj mënyra se si i vështron ata është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme për të shfaqur anën tonë sensuale. Loja e syve vlen më shumë se një mijë fjalë. Ne duhet të jemi seksi, por jo vulgare. Sensualiteti dhe feminiliteti janë themba e Akilit të meshkujve. Ata e kanë të pamundur të rezistojnë. Së fundi dua të them se për të qenë një femër seksi, nuk është e nevojshme që të kesh bukurinë e Beyonce, apo Jessica Simpson.
Të zhvillosh fantazinë dhe humorin të bën më seksi
Të jesh seksi nuk do të thotë se të shërben thjesht për arsyen e vetme që të bëjmë për vete dikë, është e domosdoshme që të jesh me të gjithë, por edhe me veten tënde. Të jesh një natyrë me humor bën efekt më shumë se çdo lloj veshje estravagante, bën për vete të tjerët, por të ndihmon ta jetosh më mirë jetën. Të mësosh të shohësh anën komike të gjërave është një terapi e vërtetë dhe një armë që të bën sharmant. Të zhvillosh fantazinë, që të gjesh në çdo rast një batutë, garanton padyshim vemendjen dhe simpatinë e të gjithëve. Pushteti dhe arti i joshjesh ka të bëjë edhe me përdorimin e mirë të shqisave: duhet të jesh në gjendje të shohësh gjithçka përreth, të dish të dëgjosh, të nuhasësh, të shijosh. Edhe zëri është i rëndësishëm në relacion me të tjerët dhe mbi të gjitha një element shumë seksi, nëse do dimë ta modulojmë si duhet, duke alternuar tonet e larta me ato të ulëta dhe duke bërë pauza në mënyrë natyrale dhe spontane.
“Perfeksion” nuk është e barabartë me “seksi”…
Ije të gjera, gjoks të vogël, madje edhe celulite: ato që ne i urrejmë më shumë, për meshkujt mund të jenë shumë eksituese. Si është e mundur? Mjafton të pyesim vetë meshkujt, të cilët shohin si pika të forta dhe mjaft seksi ato që ne mendojmë se i kemi defekte. Të marrim rastin e vitheve të gjera. Për ne është një gjë e tmerrshme, për meshkujt një element sensual i jashtëzakonshëm. Linjat e buta femërore për ta janë maksimumi, ndërsa për ne të qënit elegante si femra pasarelash, mbetet ëndrra në sirtar. Sipas psikologëve, në fantazinë e meshkujve është gjithnjë një femër, e cila posedohet e tëra, me linja të bëshme dhe aspak një anoreksike. \
Sharon Stone, shumë e vjetër për të qenë seksi?
Pas filmit “Basic Instict” ajo është cilësuar një seks simbol për të gjithë meshkujt e botës. Më pas rolet e saj sekondare nuk kanë lënë edhe aq gjurmë tek adhuruesit e saj. Madje thuhet se edhe vetë Hollivudi nuk e do më. Diva e famshme ka në të kaluarën një karrierë si modele dhe sot është 48 vjeç. “Nuk më duan – ka deklaruar ajo në disa intervista – pasi i kam kaluar të 40 –at dhe nuk mund të intepretoj më role primare. Mbase tashmë ata më shohin si atë shtrigën e vjetër”. Megjithatë, si për të sfiduar producentët që e mënjanojnë për shkak të moshës së saj, Sharon është shoqëruar vazhdimisht me partnerë më të rinj se vetja. Madje kronikat rozë tregojnë se të gjithë të dashurit e saj kanë qenë nën 36 vjeç.., madje ai më i riu ishte vetëm 22 vjeç. Sharon ankohet por jo sedhe aq, pasi edhe vetë ajo nuk ka më aq shumë ambicie në botën e vështirë të Hollywood-it. Por kjo nuk do të thotë se ajo ka ndërmend të tërhiqet. Madje pohon e sigurt se do të donte të bënte një “Basic Instict 2”, ku padiskutim do të ketë edhe skena të nxehta nudo.
Tek femrat e artit një imazh seksi siguron suksesin
Ajo është me të vërtetë një vajzë seksi. E zbuluar në konkursin e parë të bukurisë, “Miss Albania 1992”, si shoqëruese e parë e misit, Valbona Çoba, vajza me sy të mrekullueshëm jeshil, vijoi karrierën e saj jashtë Shqipërisë, e bindur se meritonte më shumë se një konkurs bukurie dhe ndonjë shfaqje sporadike në ekran. Në Greqi ajo është shpallur disa herë si një nga 50 femrat më seksi, si dhe ka fituar mjaft tituj dhe çmime të tjera si ajo “Playmate 97”. Valbona gjithmonë i ka patur idetë e qarta me ambicie për të arritur sa më lart. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ajo mendoi të lëvizë nga Greqia për në Amerikë, një vend që i ka hapur prespektiva të reja. Sot në moshën 32-vjeçare ajo është akoma një femër shumë e bukur dhe e këndshme. Valbona di se cilat janë pikat e saj të forta dhe i përdor ato pa kursim. E pyetur se si e josh një mashkull, ajo përgjigjet: “E shikoj në sy dy tre herë dhe mbaron me kaq”. Por ajo që e bën akoma më seksi, sipas saj është fakti se Valbona është një femër enigmatike në sytë e seksit tjetër.
Në tjetër femër seksi është edhe këngëtarja kosovare Nora Istrefi. E njohur nga publiku shqiptar vetëm pak vite më parë, në një nga edicionet e “Top Fest”, Nora tërhoqi menjëherë vemendjen jo vetëm për zërin e saj, por edhe për hiret dhe bukurinë fizike. Një vajzë e gjatë, me flokë dhe sy të bukur, Nora nuk ngurron që të shfaqë të gjithë seks appealin e sja në të gjithë klipet. Njëri që ka tërhequr vemendjen në mënyrë të posaçme është ai me titull “E di” ku Nora shfaqet si e dashura e një djali të pasur, duke luajtur me pamjen e saj dhe duke garantuar kështu një spektakël të vërtetë sidomos për djemtë, të cilët e kanë idhull. Në të gjitha forumet shqiptare në internet, kur flitet për femrat seksi të botës së spektaklit, Nora është një nga më të preferuarat. Ndërsa vetë Nora nuk preferon të etiketohet si një femër e tillë dhe nuk dëshiron t’ju ngjajë disa kolegeve të saj, të cilat kanë më shumë karrierë se ajo dhe janë të njohura si femra që zhvishen pa problem teksa performojnë në skenë apo në klipe.
Zanfina Ismaili, këngëtarja më seksi
Zanfina Ismaili cilësohet këngëtarja shqiptare më seksi. Është ky rezultati që ka dalë nga votimi i realizuar nga revista “Albaniac” në internet. Prej disa kohësh, të gjithë vizitorët e kësaj faqeje kanë pasur mundësinë të votojnë këngëtaren shqiptare, që për sytë e tyre ishte më seksi, dhe rezultatet shpallin fituese këngëtaren kosovare Zanfina Ismaili, e cila ka arritur të marrë 0,4% më shumë vota se bukuroshja shqiptare Elvana Gjata, e cila është renditur në vendin e dytë, duke lënë pas këngëtare të tjera të njohura për hijeshinë e tyre “Jam ndjerë shumë mirë, sepse ka qenë konkurrenca e madhe. E falënderoj shumë publikun që më ka votuar. Në të vërtetë nuk e kam pritur dhe kisha besuar se mund të fitonte tjetërkush”, ka pohuar këngëtarja.
Angelina Jolie i bën meshkujt të djersijnë
Ky është rezultati i një sondazhi special të cilin e ka realizuar një markë e njohur deodorantësh e quajtur “The Right Guard Good Sport”. Kompania ka bërë një klasifikim të grave superseksi nga bota e showbizit, të cilat provokojnë djersitje të ekzagjeruara tek burrat. Në vend të parë ka rezultuar Angelina Jolie me 27% të preferencave e ndjekur nga Jessica Alba me 17% dhe më pas nga Beyonce Knowles, 16%. Surpriza e sondazhit është se në vend të fundit është renditur bukuroshja Charlize Theron. Pra, nga këto rezultate mund të themi fare mirë se brunet preferohen më shumë nga burrat dhe jo biondet, siç thoshte dikur Merily Monroe. Jolie është në kopertinat e të gjitha revistave dhe gazetave rozë si bashkëshortja e Brad Pitt dhe si një mama perfekte e fëmjëve të saj dhe të atyre të adoptuar. Një prototip i gruas perfekte, moderne dhe indipendente. Ndërsa Jessica Alba është me të vërtetë një bukuri bombastike dhe superseksi, e admiruar nga të gjithë burrat e botës me rolet e saj.
Eshtë Jessica Biel femra më seksi e planetit?
Ky është rezultati më i freskët i sondazhit të përvitshëm të realizuar nga Stuff Magazine, ku bëhet renditja e 100 grave më seksi të botës. Biel ka qenë një befasi për të gjithë, edhe pse dihej se kjo aktore e bukur është bërë muza e frymëzimit të Woody Allen, i cili e ka ftuar në filmat e saj, në role që kanë bërë të ëndërrojnë burrat e të gjithë botës. Me linja të kolme dhe buzë joshëse, Biel i ka marrë fronin e nderit aktores bukuroshe, Scarlett Johansson, e cila deri dje ishte quajtur gruaja më seksi e planetit. Mjafton të shohësh filmin “Celular” ku luan Biel, apo të vizitosh sitin e saj zyrtar, por edhe kopertinat e “People” e “Gear”, për të kuptuar se ajo e meriton këtë çmim. Edhe në natën e ndarjes së çmimeve Oscar, performanaca e saj ka tërhequr vemendjen e meshkujve dhe ka ngjallur zilinë e femrave. Jessica Biel dhe Scarlett Johansson duket se nuk e shohin me shumë sy të mirë njëra-tjetrën dhe kjo nuk ka lidhje me renditjen tek “Stuff Magazine”. Mes dy biondeve, para pak kohësh ka lindur një divergjencë për fajin e Justin Timberlake, i cili pasi është ndarë nga Camerone Diez thuhej se ishte lidhur me Johansson, por nga disa kronika gossip, këngëtari është parë me të dyja femrat e bukura në momente intime. Dhe nëse Johansson e ka mohuar menjëherë lidhjen me Timberlake, Biel ka preferuar që t’i lërë kuriozët të mendojnë çfarë të dua, duke mos mohuar dhe pohuar asgjë.
Kanë thënë për të qenit seksi
* Më pëlqen të vishem seksi, të tregoj këmbët. Bukuria është pushtet Brooke Shields
* Për mendimin tim maksimumi i gruas ka qenë Margaret Thatcher: nuk ka asgjë më seksi sesa pushteti. Helmut Newton
* Në mijëvjeçarin e ri, të jesh seksi do të thotë të kesh një perceptim solid për veten, pa e marrë atë shumë seriozisht. Rebecca Romijn Stamos
Panorama Suplement


21 April 2007 @ 8:27 pm
Ne fakt femra shqiptare eshte e bukur dhe seksi, dhe nuk ka pse te ekzaxhiroje tiparet apo fizionomine apo veshje e saj. Ne krahasim dhe me femrat perendimore, ajo ka shije femerore dhe kjo gje me pelqen. Ketu femrat jane si te egra, ecin si meshkujt, pijne cigare, ankohen gjithmone, pa pike yndyre, kuptohet jo te gjitha, por shumica.
21 April 2007 @ 8:48 pm
Pjer,
a nuk te duket qe shqiptaret zbulohen apo zhvishen me shume nga c’duhet, dhe degjenerimi eshte fenomen shqetesues per ate pjes te botes.
22 April 2007 @ 1:45 am
Pjer, po pse o lal, c’te keqe kane ato qe pine cigare?
dmth pervec eres se goje shume te ngjashme me nje tavell te palare prej kohesh
nejse, Sharon Stone s’do jete dhe aq e fresket po ka nje sex appeal qe te corodit tepelekun.
kurse per shkrimin, duke konsideruar zgjatjen mund te na jepte ca me shume thashetheme
22 April 2007 @ 7:13 am
Exibicionizmi dhe sexi !
Dihet qe exibicjonistet ‘tregojne’ me teper per t’u treguar me sexi, dhe ne nje menyre ose ne nje tjeter te tregojne dhe ‘gadishmerine’ pa komplexe edhe drejt nje aventure (gje qe mund ta beje fare mire dhe nje e veshur me çitjane, por egzibicjonistja e ben eskluzivisht per ate qellim.
22 April 2007 @ 9:39 am
Jessica Biel.. e pashe para ca kohesh ne nje film te saj dhe ngaqe ngjan pak ne fytyre me nje aktore te “lost”.. qe sja mbaj mend emrin, thash se kjo e fundit kishte ven silicon.. godamn, ta marr dreqi.. po ja erdha ktu te peshku dhe po marr frym lirishem. :). Per mendimin tim Jessica Alba esht me e bukra nga te gjitha, kjo Jessica Biel me simpatikja, Do thoshja per Angelina Jolie me sexy po esht mami, kshu qe po them ex-Angelina Jolie. Mami me sexy esht Nelly Furtado…!!!!
……….Por, në fakt sensualiteti është thjesht një inspiruese e seksit? Mos vallë bëhet fjalë thjesht vetëm për një mënyrë të paraqituri dhe të performuari për të tërhequr vemendjen e seksit tjetër dhe për ta nxitur atë që të afrohet?
Domethene qe kjo femer sillet kshu vetem per momentin..apo ka me te vertete karakter sensual. Besoj sic thoshe me lart vete tregohet tek veprimet e pavedijshme apo “body language”, menyra si shikon televizorin apo si i pershendet komshijt.
……..A është e rëndësishme dhe thelbësore që të jemi gjithmonë seksi para të tjerëve, apo ka raste kur kjo anë e jona mund të na prishë punë? Si duhet ta demonstrojmë këtë tipar për të qenë të pëlqyer dhe jo të paragjykuar?
Pyetje retorike?
……..Dhe në fund të fundit, seksi duhet të jesh apo të dukesh si e tillë? Le të diskutojmë në formumin tonë për të dhënë disa “sepse”…
Besoj se duhet te mundoheni te dukeni simpatike…. duke qene vetvetja “being yourself”, pa u menduar shume per seksi, apo jo seksi.
22 April 2007 @ 11:21 am
Te jesh seksi apo te dukesh e tille?
21 Prill 2007 @ 3:19 pm · në Sociale, Shëndeti · nga Blendi
________
Teme sociale hajt se po e pranoj.
Po c’pune ka tek seksioni “Shendeti” ky shkrim nuk e marr vesh.
Nuk po hyj ne diskutim te koncepteve gjysem te huazuara gjysem te perkthyera te vete shkrimit si “vanitoze”, “role primare”,” fronin e nderit”….
22 April 2007 @ 11:36 am
“Të jesh seksi do të thotë të shprehësh në mënyrë autentike personalitetin tënd”
__
E cuditshme…
22 April 2007 @ 2:12 pm
Basic Instict 2? Po planifikohet? E kishte llafin per 3-shin ndoshta?
Elsais, si s’ka lidhje me shendetin? Ate te asaj gjese gri…

22 April 2007 @ 7:00 pm
eh si kan ardhur kohet, ankohen meshkujt se femrat zhvishen shum. mendo si ishte 10-15 vjet me par e si esht sot. globalizim, ske ci ben edhe gocat shqiptare do konkurojn per cunat me pare, se ndryshe aha ske gje ne vij
22 April 2007 @ 11:19 pm
Scarlett Johansson!
Jesica Biel
Beyonce
Jessica Alba
Jessica Simpson
keto jane te reja dhe aboslute tani po qe per “seksi” se te bukura kam ca te tjera…por keto sic mund te vini re jane me kurbaturë te theksuar, jo thaçka.
23 April 2007 @ 1:33 am
http://www.youtube.com/watch?v=ipZDG6__Zfc
24 April 2007 @ 10:55 pm
Mickey rocks!
Kim rocks (for the gyus)!
http://www.youtube.com/watch?v=aHOPI3V8S6U