Të hapen letrat…
“Ato llogari do i shohim për të gjithë. Letrat do hapen të të gjithëve, mos u mërzitni, të të gjithëve, të ish-kryeministrave, të ish-ministrave, edhe të kryetarit tuaj të partisë, edhe për lejet e pallatit, ua kemi falur ato 300 mijë euro që merr për pallatet. Do i hapim ne letrat, me leje ndërtimi, me tendera me ish-kryeministra, me të gjithë”…
**********************
Krasta Krau
1 Prill 2008
Isha duke bërë të përditshmen time. Një faqe e bardhë uordi në kompjuter që duhej nxirë dhe të zeza kishte boll rreth e rrotull. Dhe ashtu siç punojmë rëndom, tv në sfond transmetonte parlament, se edhe aty duhej mbajtur një vesh se ça nuk del nga goja e atyre njerëzve. Në pjesën më të madhe të bën të shqyhesh gazit ose të shkulësh flokët, por ajo që del drejtpërdrejt prej kutisë së zezë së tv, herë herë është edhe lajm…Dmth bukë e përditshme, për ne shkarravitësit… Ndodhi pra kshu që të hënën, aty nga ora e darkës për njerëzit e tjerë, ndiqja si kaherë parlamentin…
Dhe pikërisht në një moment, ndërsa irritohesh për njerëz që llapin pa pikë kompetencë për punë që as i dinë e as marrin mundimin t’i mësojnë, në mes të atij allishverishi mbi kufomat, që duhet thënë se është i njëjtë prej vitesh (97, 98, 2004, 2008), ku njëra palë resht çakejtë (opozitën) dhe tjetra tregon kopenë e ujqërve (pozitën), u dëgjua edhe zëri i kryetares (i perifrazuar):
“Ato llogari do i shohim për të gjithë. Letrat do hapen të të gjithëve, mos u mërzitni, të të gjithëve, të ish-kryeministrave, të ish-ministrave, edhe të kryetarit tuaj të partisë, edhe për lejet e pallatit, ua kemi falur ato 300 mijë euro që merr për pallatet. Do i hapim ne letrat, me leje ndërtimi, me tendera me ish-kryeministra, me të gjithë”…
Nuk ishte hera e parë që nervat më bëheshin tel… Ose të jem i qartë, nuk ka bir nëne që nuk gjen në një seancë plenare një fjali që të mos ja bëjë mishin me puçkurriza, por jo për të gjitha ja vlen të shkruash dhe të nxish, sepse ndoshta jo të gjitha nxijnë si kjo thënie e kryetares (ca thonë folëses) së parlamentit, kur ende vazhdon numërimi i kufomave në Gërdec… Kështu që vetvetiu më dolën me të bërtitur fjalët: “Po ku mutin ishe 2 vjet më parë (1 vit e gjysmë, 1 vit, 6 muaj, 10 ditë), para Gërdecit dhe nuk i hape ato letra”…
Po pra kështu, ku ishte kryetarja alias folësja e parlamentit shqiptar? Përse nuk u hapën letrat (e të gjithëve) para se të shpërthente Gërdeci dhe në fund të kishim shpëtuar nga tragjedia 25 të vdekurit (deri tani) të cilëve unë ju dëgjoj (ty dhe të tjerët) t’i merrni në gojë e t’i përmendi sot sikur t’iu vinte keq për ta…. Ku ishit kryetare?
Si keni fytyrë sot të më thoni se keni ditur dhe ja keni falur kryetarit të opozitës 300 mijë eurot e bakshishit që marrka ky për çdo leje? A keni ju minimalisht sot përgjegjësinë që të jepni dorëheqjen, të lëshoni imunitetit, sepse duke qenë në dijeni për një krim (unë po i marr të shenjta fjalët që thoni) nuk e keni denoncuar atë, qoftë edhe si qytetare e thjeshtë?!
Unë e kuptoj dhe e mbaj ndërmend që ju cilësoheni “e papërgjshme ligjërisht për ç’ka thoni në parlament”, por unë besoj se duke qenë njeri i ndershëm (ashtu siç medoemos pretendoni se jeni), ju zonjë duhet të kishit trokitur, kishit shqyer dyert e prokurorisë, ose të kishit iniciuar dhe ngritur 100 komisione parlamentare për të nxjerrë në shesh të vërtetën… Por ju nuk e keni bërë… Kur ju nuk e keni bërë këtë për kryetarin e opozitës që e dinit mirë sa bakshishe merr për një leje pallati, si mund të besoj unë që ju do ta bënit/ bëni këtë për një tuajin…Si mund tani të besoj se ju nuk e dinit që aksh ministër i qeverisë, merrte aksh sasi parash, për aksh tender demolimi predhash dhe që këto i mblidhte diku në periferi të Tiranës, prej nga edhe sollën 25 të vdekur e kund më shumë se 100 të gjymtuar për jetë, dhe heshtët?!
Kur ju heshtni për 300 mijë eurot e kundërshtarit, kur nuk ndërmerrni qoftë edhe një hetim formal për t’i denoncuar ato, si mundem unë të besoj që ju nuk heshtni edhe për krime të tjera edhe më monstruoze…
Por nejse, tani u qetësova, se fundit fare nuk je as e para as e fundit që shqipton fjalën magjike “Të hapen letrat”… Po pra prej 17 vjetësh fillimisht si fëmijë, si i ri, e më vonë për punë të punës, unë rri e përgjoj pas kutisë së zezë apo drejtpërdrejt nga Gërdecët, orën kur do të hapen letrat… Dhe tani “po ju besoj”… Po pres të hapen letrat. Gjithë letrat që deri më tani ju dhe të tjerët i përdorni vetëm si shantazhe të ulta nga foltoret, prej ku quheni të papërgjeshëm… Letrat për ata që i deklamoni rrugëve si kryehajdutë dhe më pas u jepni dorën dhe i quani aleatë…
Në kaq vite përgjim dhe durim unë kam pritur të hapen letrat dhe sot më shumë se kurrë, dua që ato të jenë të gjitha në shesh… Të hapen letrat për: Ish-sigurimsat dhe njerëzit që çuan në burg e në vdekje njerëz dhe ky të mos jetë më shantazh teserash. Për gjithë dosjet e përfolura të korrupsionit madhorë për të cilat askush prej jush në atë sallë nuk është përgjigjur para drejtësisë. Për gjithë dosjet e krimeve në të cilat është fajtorë shteti (Selenicë, Bulqizë, 9 janar, shkolla teknike…). Për vitin 1997, të hapen letrat dhe të zhvlerësohet amnistia e 9 marsit që ju dha shkaktarëve të vrasjeve dhe gjakderdhjeve në të gjithë vendin. Për firmat piramidale. Dhe meqë i erdhi radha, të hapen letrat e Gërdecit… Që sot e tutje motoja ime është: Të hapen letrat… Sepse unë dua t’i shoh të zgërlaqur pas hekurave shkaktarët e Gërdecëve…
***
Sigurisht e di që nuk do ta bëni këtë (Madje e keni thënë në vigjilje të 1 prillit)… E di edhe që do të vazhdoj të përgjoj dhe të hidhem përpjetë sa herë të përmendni Gërdecët, se që ta dini (se do të thoni që nuk e dinit), Gërdec është dhe një pallat i ndërtuar me leje që përftohen nga bakshishet dhe që nesër (qoftë larg) mund të jetë po kaq një gërmadhë mortore… Sidoqoftë këtë herë, kam vendosur të revoltohem… Në mënyrë patetike dhe monstruoze, sa herë të kem mundësi do t’ju kujtoj që keni premtuar të hapen letrat…


1 April 2008 @ 4:31 pm
O Krasta i dashur mos u lodh me keto te hapurat se as jane hapur dhe as do te hapen, se ato jane te mbyllura njehere e pergjithmone me tutius[lloj celsi me i njohur nder shqipetaret].ndoshta ,ndoshta………….presin te vdesin te gjithe sigurimsat dhe ishet e tjere qe ti hapin,sa per keta qe jane dhe ishin ne fuqi keto 17 vjete as mos prit se po ja hapen njeri tjetrit nuk ka burgje qe ti nxene.Une per vete jam i lodhur me keto loj fjalesh dhe nuk besoj asnje,ashtu sic jane te lodhur pjesa me e madhe ,nga premtimet boshe dhe ngopja me luge boshe.
1 April 2008 @ 4:32 pm
…nuk eshte ndonje gje e rralle….si cdo here tjeter do mbyllen letrat…dhe smund te hapen, te pakten nga keta qe jane sot, sepse asnjeri nuk do te hape letrat (zgerlaqura) e veta….
…si cdo ceshtje edhe kjo e Gerdecit kaq e pat…..para Gerdecit kush ceshtje ishte?….e Bashes ?…..
1 April 2008 @ 4:36 pm
Bah, cfare llahinke, femer e peshtire. Me vjen per te vjelle kur e shoh.
1 April 2008 @ 4:43 pm
Nuk ka me te shpifur!!!!
1 April 2008 @ 4:44 pm
Vala goditese e shperthimeve e humbet aftesine e saj ne distance,ndersa vala goditese politike e humbet fuqine e saj ne kohe,pra sa me shume te zgjaten gjerat dhe sa me shume kohe te kaloj ajo zbehet,dobesohet dhe nuk e bene efektin e saj.Keshtu po ndodh edhe ketu tek ne,pas 90 e ketej pas shume ngjarjeve dhe tragjedive,gjerat zgaten e stergjaten thuhen e sterthuhen derisa ato fashiten dhe harrohen dhe ju vihet kapaku i hekurt.Njerezit e shkret per momentin besojne se drejtesia do te vihet ne vend ,por kur ajo bie ne dore te padrejteve nuk vepron dhe njerezit e kalojne me nje “e mo varja” dhe e shtyjme edhe 6 muaj dhe politikanet e shtyjne per gjithe jeten me mashrimin e radhes.
1 April 2008 @ 4:47 pm
JOZI te gjithe jeten!!!
Ty qe te vjen per te vjelle, bej akt meshirues shoqerise dhe mbytu
1 April 2008 @ 4:47 pm
Sa nivel i ulet i kryetares se Parlamentit Shqiptar! Sa peshtire me vjen!
Krasta Krau, bashkohem totalisht me indinjaten tende.Sidomos kur thua Si mund te besoj une ty te gjykosh kryetarin tend, kur nuk ke guzimin dhe kellqet te gjykosh kryetarin e opozites, tani qe je ne pushtet?!
Sa per dosjet e letrat, te pakten ato te para 90es, mendoj qe 1997 i dogji shumicat, kam degjuar qe kane djegur dhe dosjen e Sales ne ate periudhe, prandaj bejne si kaposha keta.
Sa deshire do kisha te hapeshin ato pete lakrori nje here e te beheshin publike!
Sa per ato te aferave korruptive te pas 1997…. behet llaf per leket or mik, dhe leket nuk t’i leshon as me jeten e tij Berisha, Nano & Co.
1 April 2008 @ 5:03 pm
Ore hipokrite, po sa dosje flejne akoma ne prokurorine e Sollakut tuaj te dashur? Sa denoncimi duke filluar nga Kontrolli i Shtetit deri te qytetar te thjeshte jane bere dhe Sollaku nuk ka levizur gishtin?
Dhe pastaj kur e hoqen ishit JU qe shkulet leshrat.
Vazhdoni e dilni zot Edi Rames…..
p.s. nga “gjuetari” kjo
1 April 2008 @ 5:06 pm
A te kete letra valle??? Se keta hyp e zdryp ma ha mendja qe i kane grire ato letra….
1 April 2008 @ 5:10 pm
Mos e gjykoni rende Jozefinen.
Tani une besoj qe meqe flamuri i korrupsionit u dogj ne njeren dore, natyrisht qe do e marre dikush tjeter ne dore.
Ja perfytyroni nje beteje , kur vritet flamurtari flamuri nuk duhet te bjere ne durt e hasmit.
Dmth , e mori ne dore Jozefina. Ben vaki dhe e ben mire.
Kraste,
mo na ca drasat me kesi shkrimesh, por merri ca dieta punedhenesit dhe shko ne Shkoder dhe na sill nje foto te atij pallatit qe perflitet atje qe po ben Jozefin Topalli ne tok t`babs s`vet !
1 April 2008 @ 5:14 pm
Pese Zero Treshi “koke leshi”…Pse Sollakja juaj atehere nuk e merr ate Sollakun tone nen hetim per kto abuzime? Pse Rama juaj nuk e merr Ramen tone nen hetim per korrupsion??
Ju jeni karagjoza fare…Jeni mesuar ju qe dilni neper parlament me Krye-kafshen tuaj e ulurisni si te marre “hajdut, kriminel, vrases, korrupsion…Sollaaaak!” etj etj…dhe ne fund te fundit s’beni asjge pervec vidhni e vrisni per veten tuaj. Nuk po dal ne mbrojtje te Edvin Rames se dhe ne ka vjedh…ti gezofte…Po ju jeni sharlatan fare, dhe me keq jeni pikerisht “ju”…poplli i thjesht qe i shkon nga mbrapa Berishianve me kto lloj deklarata…qe jeni karagjozat me te medhenj.
Pese Zero Treshi “koke leshi”…nuk ke nevoje te na thuash kush je se e dime…E di ate barcaleten me Policin, Gjahtarin dhe Lefterin??
1 April 2008 @ 5:30 pm
Edhe mua me ben pershtypje keto fjalite e Topallkes, kur i lexova tek gazeta Shqiptare, dhe po e sjell ketu komentin qe e bera ne nje teme tjeter.
1 April 2008 @ 6:51 pm
C’femer banale kjo Topalli. Shembulli me i keq i (pas dhespotit Sali) i maxhorances. Del pohon se ka pasur vjedhje nga pozita, e qe ia paskan falur. Po kjo “falja” a nuk mund te quhet ky krim? bashkepunim ne vjedhje?
Nejse, ja hodhet bukur edhe kesaj rradhe. gerdeci po harrohet sic jane harruar te gjitha krimet e tjera te dhespotit, qe nga kontrabanda e naftes me Serbine, thyerja e embargos, dhunimi i opozites ne 1996, shkaterrimi i Shqiperise ne 1997, grusht shteti ne 1998, destabilizim te vendit me mitingje ore e pa ore, me leje e pa leje e deri tek masakra e votes se vjedhur ne 2005. ja hodhet dhe kesaj rradhe pa pike turpi!
cudia me e madhe tre dite zgjat… - ti thua ta hame turpin me buke??? - edhe nje gote vere nga mbrapa
1 April 2008 @ 7:28 pm
kasta, nqs ti e mban veten per gazetar, atehere un jam xhon travolta!
1 April 2008 @ 7:28 pm
Hunter… Nuk ka qene 17 vjet prokuror sollaku… 91-96 ne kishim vetem nje President, prok, shef pol etj etj dhe ai nuk i hapi dosjet e Sigurimsave Pse thu ti, sollaku e pengoi…Mos me thuaj qe spati kohe, se gjithe homologet e tij ne vende te sapodala nga komunizmi ja dolen mbane dhe i hapen dosjet…
Plus Sollaku nuk eshte prokuror as tani, pse nuk kishte vajt kryetarja te denonconte te Ina, qe diten e trete te punes se saj (spo them te paren)… Te thashe une ja kam marre “si te verteta” kryetares fjalet dhe pikerisht per kete jam nxef, pra sic e sheh nuk kam noj motiv me mrojt njeri…Aq me teper kur sipas kryetares jetoj ne nje pallat te ndertuar me 300 mije euro bakshish, dmth i ndertuar jashte kushteve, pa kontroll, pa garanci … dhe si i tille eshte nje Gerdec, qe me rrezikon mua dhe te afermit e mi…
Problemi jot eshte se ti nuk mund ta shohesh nje njeri qe uleret per te drejten e tij dhe jo ne mbrojtje te dikujt tjeter, pasi ti vete ke heq dore nga te drejtat ne te mire te Princit tend alias Diktatorit Sali Berisha… Ndersa une nuk kam ndermend ta bej kete… Nuk e kam bere kete as kur ishte Nano ne pushtet, as kur ishte Meta as tani qe eshte Berisha…
Dhe lexoje mire shkrimin… nder dosjet qe duhen hapur nje pjese jane te kohes se PS dhe duhej te ishin denuar tani… Po puna eshte hunter, qe pasi mjaft miq te mi e hengren karremin dhe besuan se denimi i qeverise se Nanos per korrupsionin galopant, do sillte nje berishe te ri qe do te denonte ashtu sic premtoi kete korrupsion dhe conte pse jo pas hekurave kryehajdutin dhe hajdutet… Tani une dhe ti bashke ishim deshmitare qe letrat nuk u hapen dhe jovetem… Sepse per letrat te dy po ja veme fajin Sollakut, por ja qe ne pame antihajdutin te puqej me hajdutin dhe per me shume pas atij takimi, ti duhet ta mbash mend deklaraten se ato qe na thoshte ne ne fushate ishin te gjitha lajme 1 prilli… “ishin per fushate”, lere pastaj takimin tjeter me “shit blerje deputetesh” etj …Mjaft qe ti te hapesh faqen e presidentit te shohesh stafin e Presidentit, per te kuptu sa keq na kane rrejt…. Leqe ca them une ti mund te jesh te stafi i presidentit ose i kr, ose i noj tjetri, perndryshe nuk shpjegohet idhujtaria jote…
1 April 2008 @ 7:41 pm
Kraste e ke lli, e ke lli keq. Nuk o hunteri, osht Leftua
Te tjerat i ke kopsit. Une per vete jom nje nga ata qe besova dhe ma futi Sula. Po ksaj rradhe kom zon mend.
Lefto, nje keshille dashamirese. Hiqeni ket Jozin se o tu ju prish shume pune. Eshte jashtmase antipatike
1 April 2008 @ 7:49 pm
po boni si boni e mos e leni me dale aq shume ne tv
pse mo kush jeni ju tch qe jepni vetem materiale te shartuara! nuk jeni ju zoterinj censura televizive! me ato “gersheret” tuaja shkurtoni me mire ndonje kryetar bashkie qe eshte bere gabimisht sa nje zdap duke ngrene buk thate e duke jetuar te dash peza!
1 April 2008 @ 7:50 pm
“edhe ti kasta, nqs ti e mban veten per gazetar, atehere un jam xhon travolta!”
Shiko ketu qendron diferenca… Ti nuk je Xhon Travolta je militanti Lefti, perndryshe do kishim shpetuar nga ti nje here e mire dhe nuk do te kishim ketu (edhe pse cdo mendim vlen edhe kur si ne rastin tend nuk eshte mendim)…
Ndersa une sado medioker jam gazetar…Keto nuk interferojne… Plus kesaj…Lefti duke dit qe per ty gazeta me e mire eshte RD… e marr si kompliment ate qe thua per gazeten ku punoj…
Nuk te kerkoj te mos perdoresh ofendime, sepse nuk ofendohem nga njerez si ti… aq te ka dhene perendia vlla, mos u merzit….
1 April 2008 @ 7:56 pm
Jo jo… ishte hunter ai… i pari lefti eshte ky i egri ma poshte….

shyqyr zotit jane ty u rrallu keta, se keq do e kishim punen…
Pastaj ti ca ke me krietaren… lene mo vlla shyqyr qe e kemi, plotesojm statistikat se na duhen per feministet se ke pa ca na kane bo ke tema e djeshme…
1 April 2008 @ 8:01 pm
aq te ka dhene perendia vlla, mos u merzit….
po mua sme ka dhene gje perendia, jam ateist, ashtu sic duhet te jesh dhe ti nqs i qendron ideologjise deri ne fund, fundja fundit ti e ke jetuar ate kohe, un fatmiresisht jo.po duket qe ajo kohe ska lene tek ty ato pak vlera te mira qe kishte, po te ka lene… po ksi popull jemi ne, pa asnje grim edukate qytetare
1 April 2008 @ 8:13 pm
Kur them se ju socialistat, jeni hipokrit ne kulm, cdo diskutim qe beni ma konfirmon.
Po qe se hetohet E. Rama, F. Nano, B. Fino dmth. 90% e PS dhe larg qofte arrestohet ndonjeri brenda 24 oresh ju shohim te sheshi Skenderbej me shishe molotov te ndezur ne dore duke protestuar kunder regjimit diktatorial berishian. U be nje here me Nanon dhe i vute flaken depove te armatimit, bashkiave e bibliotekave me Alfred Shytin, Zan Caushin e kompani.
Po qe se nuk e bejne atehere dilni e beritisni ku jane provat, mgjs. 3 meter afer shtepise, aty te lulishtja e lagjes, po ju ndertojne pallatin e ri monster me bekimin e kryebashkiakut.
Fatkeqesisht sistemi juridik ne Shqiperi nuk eshte aq autonom e i besueshem (kjo mbi te gjitha ne saje dominimit 8 vjecar socialist) sa te veproje pa hasur bllokaden.
Keni inat Jozin se ju thot gjerat ne surrat. Atij pallatit qe thote ai miu i djegur me emrin Brace as eshte ndertuar asnje kat. Po edhe sikur te jete, ku ka te drejte ne bote te ndaloje nje person te ndertoje ne toke te babait. Ne Shqiperi u bene milioner karrociera e hamaj e sulmohet Jozefina Topalli, e fundit i nje nga familjeve me te vjetra e patriotike shkodrane.
…..“gjahtari”……
1 April 2008 @ 8:27 pm
Ka nje gje te lezetshme qe dallon gjithe militantet (qe nuk arrij ta shpjegoj pse jane te gjithe me Salen): nuk kane nje llogjike. Nuk sjellin asnje fare argumenti per te kundershtuar cka flitet per “idhujt” e tyre. Thjesht sulmojne nga ana e tyre. Seriozisht dikush duhet te ma shpjegoje..
I lutem hunter & co te na shpjegojne qarte dhe bukur se perse nuk na i kane kapur keta kriminela, drogmena, te korruptuar. Ca po presin? Ne 2009 do shkojme perseri ne zgjedhje… Me cfare slogani kane menduar te shkojne???? Se luften per korrupsion e krim te organizuar s’e ha me njeri. Ju lutem pres pergjigje
1 April 2008 @ 8:37 pm
Se u ngaterrut o njerez…Hunteri eshte 5-03i “koke leshi”…Lefteri eshte 7-28a “ka ngec pa breka”…
Lefto nuk e marr vesh pse perdridhesh kaq shume kot…c’te ka prish pune ty?? kta po pyesin shume thjesht…ne Jozi dhe krye-kafsha kane materiale kompromentuese dhe dosje per Edvin kalze-lunga etj etj…pse nuk i kan nxjerre? Eshte nje pyetje mese normale…qe deri dje krye-kafsha (se qe tani e tutje nuk do ta konsideroj me si njeri…po per ate qe eshte) uluriste ne menyre banale me emra e mbiemra per afaret korruptive qe i dinte ne cdo hollesi…sic thoshte krye-kafsha…atehere PSE SOT…3 vjet mbas ardhjes ne pushtet te krye-kafshes…s’eshte hapur asnje dosje, asnje proces ne prokurori per ASNJE nga ata qe krye-kafsha i akuzonte per korrupsion dhe vjedhje.
Lefter…ne ka prova dhe i mban te fshehura…atehre besoj se kjo e ben krye-kafshen bashkfajtor. Ne s’ka asgje dhe cirret si kafshe qe eshte…atehere kjo do te thote se krye-kafsha po shpif dhe duhet te perfundoj ai para prokurorise.
A e kupton?? Nuk po te sulmon asnjeri naltmadhsine tende krye-kafshen…ne kerkojme vetem qe te jet korrekt ne ato qe premton…se ne nuk jemi injorant si puna e tij…apo jotja…qe te genjehemi njehere ne 4 vjet me disa ulurima akuzash (me vjen keq per ata me siper qe thane se e kishin ngrene karemin e Berishes se vertet kishte ndryshuar…Une per vete nuk e gelltita per asnje moment…per vet faktin se perseri ata qe i vinin nga mbrapa krye-kafshes mbeteshin si gjithnje kafshet e pyllit dhe gjahtaret…shikoji shoket qe te kuptosh se kush eshte)
8-13a “me flok perpjeta”…Ju militantet e PD-es jeni vertet per tu ardhur keq…mendjen e keni vetem Molotov…pasardhes dinjitoz te Bolshevizmit…
——————————
8-27a “me flok te gjata”…Sllogani i PD-es do jet “Ky ishte vetem fillimi!”
1 April 2008 @ 8:47 pm
Po ja, ideja ime eshte se qeveria propozon ligjet (pushteti ekzekutiv), parlamenti i aprovon (pushteti parlamentar), sistemi administrativ i aplikon dhe ai juridik vigjilon mbi respektimin e tyre (pushteti administrativ). Ky eshte ideja e nje “militanti” si une.
Jane shume arsyet qe asnje big i polikes nuk ka perfunduar ne burg. E para eshte mungesa e integritetit te prokuroreve e gjykatesve, e dyta nje sistem juridik i pakonsoliduar, e treta tensione te thella ne shoqerine shqiptare. Keto jane kryesoret…. Po nje militant i vertet, si psh. ti e ka te veshtire ta ndaje qeverine nga gjithe te tjerat.
1 April 2008 @ 8:59 pm
Po Alibejat dhe Alibrekat i kan mbushur prokurorite dhe gjykatat ne kto 3 vitet e fundit…i keni pastruar te gjitha nga korrupsioneret e Sollaaaaakkk!!!. Ku eshte justifikimi ktu?? Atehere c’bet per 3 vjet qe nuk e organizuat prokurorine dhe gjykatat?? Pra bet nje mu*t??
Cfar bet per 3 vjet qe s’e konsolidut?? Prap nje mu*t??
Pse na thoshte kyre-kafsha cdo dite e nate se sa te hiqte Sollaaaakkkk!! do hapeshe rruga per luften ndaj korrupsionit?? Pra genjehu?
Cfar tensionesh? Ku krahasoen tensionet e sotme me tensionet qe na solli krye-kafsha ne 96-97-98. Ku jane kto tensione te medha…pervec tensioneve qe sjell krye-kafsha kur del e ulurret sic i ka denj nje kafshe pylli si ai…
8-47a “cerape gjata”…te pergezoj se ne ate shkrimin e mesiperm ke fol IDENTIK si krye-kafsha Sali Ram Berisha…kur i qehteson pak nervat e kafsherise dhe mundohet te flasi me pak seriozitet (eshte e cuditshme qe kur mundohet te flasi me seriozitet i vjen nje buzeqeshje ne fytyre…mbase se e kutpon dhe vet qe eshte per te qesh)…jane deget e ndryshme te qiverise na thote, dhe kemi probleme akoma…prandaj sic thash me siper sllogani i PD-es do jete “ishte vetem fillimi…sa po ngrohnim karriget…na lini dhe ca se ja u tregojme ne!”
1 April 2008 @ 9:00 pm
Mos u be merak o se ju nuhatim…
1 April 2008 @ 9:05 pm
Or ti ‘me kembe perpjeta qe’ paske marre detyren per tu pergjigjur pyetjeve ketu:
A mund te na thuash se pse Birisha sapo u zgjodh i ripertypi gjithe llafet qe kish thene me pare ( me gjithe peshtyme ) e tha - se nuk e fut ne burg Nanon.
1 April 2008 @ 9:06 pm
o po qe jeni ujq te vjeter ju as diskutoj….
1 April 2008 @ 9:18 pm
Une nuk te quajta as “leshko” as “kembe perpjete” as gje tjeter. Pse ofendon? Ca duhet te them une, tashi mor b–e peshores, po s’ma le edukata mor q.. bir q….
Me pyete, tu pergjigja. S’te pelqen, pune per ty.
1 April 2008 @ 9:22 pm
Kur e la Sollaku detyren, para sa kohe? Eshte hipokrizi per peshkataret e ketushem qe ulerinin (ne kupe te qiellit ama) per mbrojtjen e Sollakut dhe tani vjen puna kerkojne llogari per 3 vitet e fundit per c’eshte bere ne prokurori. Ne fakt duhet te thone 3 muajt e fundit. Por sic mund ta kuptoni dhe vete nuk eshte shume e lehte te shkulet e keqja nga karriget e sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Do kohe. Sidomos kur keto karrige mafiozesh kane lidhje politike qe vetem fut shkopinj neper rrota. Te pakten kjo administrate po e merr persiper te beje dicka ne kete drejtim, te beje nje reforme qe te mund te krijoje vertet institucione te pavarura drejtesie. Pse nuk u kerkohet llogari socialisteve qe s’e vune ujin ne zjarr ndonjehere per kete, megjithe raportet skandaloze nga institucione te brendshme e te jashtme? Apo e kishim ne rregull drejtesine ne kohe te tyre? Po kerkoni llogari per 3 muaj por 8 vjet s’ju dukerkan shume? Apo sic eshte ajo kenga “une pastroj e ti ben pis se kam diten e pastertise”. Socialistet kishin per detyre te fusnin “pisat” ne krye te drejtesise e tani na e paskan fajin demokratet qe s’po i heqin dot? Shyqyr qe u heqin veshet te huajt dhe vendosin te marrin pjese ne reformen e drejtesise se te jete per ta - tymin i nxjerrin si ne ‘97-en. Dhe vijne ne pushtet ne emer te popullit, me revolucione e me lehje ala Brace.
Levizjet e opozites per te penguar reformen ne drejtesi dhe per te mbajtur me cdo kusht Sollakun prokuror sa te mbushin mendjen se politika ne Shqiperi eshte problemi pazari, me keq se ai i gabit bile. Le te behet reforma ne drejtesi dhe le te gjykohen te gjithe politikanet per parate qe kane vjedhur e per krimet qe kane bere, deri me nje. Dhe opozita mos te pengoje, por te ndihmoje per kete gje. Perndryshe s’ka te drejte morale te flase. Boll me pazare arixhofkash. Le te hapen letrat…
1 April 2008 @ 9:29 pm
Al Bundy presents: “Screw PoliticKs!!!”
http://www.youtube.com/watch?v=SuNQIdKrb1g
1 April 2008 @ 9:36 pm
Po Alibejat dhe Alibrekat i kan mbushur prokurorite dhe gjykatat ne kto 3 vitet e fundit…i keni pastruar te gjitha nga korrupsioneret e Sollaaaaakkk!!!. Ku eshte justifikimi ktu?? Atehere c’bet per 3 vjet qe nuk e organizuat prokurorine dhe gjykatat?? Pra bet nje mu*t?? Cfar bet per 3 vjet qe s’e konsolidut?? Prap nje mu*t??
po sa bukur qe llogjikoni ju komunistat, ju krye-mafiozet(nejse po ju bejme qefin se ju se keni idene se ca eshte mafia), tre vjet ca bete ju?! po na duhen 8 vjet qe te barazohemi njeher me ju, jo vetem si numer, po si kundrapeshe ndaj prapa mbetjes se theksuar qe i bete ju shtetit dhe institucioneve.ishit ju qe e cuat korrupsionin ne te gjtha shkallet e jetes ne nivele ginesi, dhe tani na e hidhni kollaj topin neve! ca bete ju thoni ju, po ju ca bete? pse smbani pergjigjesi njehere per ato te palarat tuaja pastaj te gjykoni per ne.ne dhe pse me 8 vite handikap, ne po arrijme te japim rezultate te dukshme, si jashte dhe branda.nuk e keni shum larg, neser fillon!
1 April 2008 @ 9:56 pm
Po pra per edukaten po flisinim (Lefti), po te paska cesuruar admini gjynaf se ti e kishe treguar sa i edukuar je:
dhe pastaj thua:
At Zef Pllumi perpelitet ne varr kur degjon “demokrate” si ti Lefti… Perpeliten ne varr me dhjetra e mijera viktima te dhunes komuniste…qe sipas teje vleren me te hajrit (zor se kishte vlera ne ate regjim po ti i ke gjet) kishte pikerisht ateizmin… Vetem shkaterrimi deri ne themel i dhjetra kishave e xhamiave, qe fundit fare kishin vlera historike e arkitekturore, eshte nje perdhune e papare ne bote, le me pastaj persekutimi i mijera njerezve vetem sepse besonin… Po ti si ndjekes i diktatorit Berisha, pasues i Hoxhes nuk mund te kesh tjeter besim vec atij te rremit ne idhullin tend…Dhe nuk je as se si ateist se keshtu do ta vleresoja besimin tend (ne mosqenien e Zotit), siç vleresoj cdo lloj besimi te perftuar nga arsyeja apo metafizika. Por ti thjeshte beson ne Kultin e Berishes… ne zotin e Sodomes…Dhe eshte provuar qe besime te tilla sjane prej arsyes… nuk mund te ti quaj vlera
T
1 April 2008 @ 10:01 pm
Po ju pyesin pse nuk e keni luftuar korrupsionin dhe te korruptuarit, e ju pergjigjeni se doni te vidhni 8 vjet qe te barazoheni me ata te tjeret.
Ca lesh 8 vjet doni ju ? Ikni mbylluni ne shtepi e fshihuni se po ju vjen dita kur do paguani per te gjitha krimet tuaja.
1 April 2008 @ 10:02 pm
Duket sikur do te behet nami,mbasi te hapen letrat,as edhe nje gje nuk do te ndodhi,nje vrime ne uje do te behet,e keni pare kur hidhet guri ne siperfate ujit ne Liqenin Artificial te Tiranes,ben nja dy tri rrathe dhe belldum bie brenda,kaq edhe me letrat e hapura.,nje virim ne uje dhe nje “bulldum”zhurme..
1 April 2008 @ 10:06 pm
9-22i “vesh llapushi”…pisin ne prokurori me sa mbaj mend une erdhi nga bankat e shkolles te PD-es…apo harruat qe ishte Berisha qe e propozoj per ate pozite (ashtu sic propozoj dhe Moisiun). Por kur i doli nga litari krye-kafshes…u be i keq dhe mafioz. Deri sa ishte me krye-kfashine ishte “duar paster”…prisni prisni se neser do thoni te njejtat gjera dhe per Topin…po tu dali dhe ai nga litari si Moisiu.
Pu ju nuk kuptoni kaq gje…nuk dilte njeri te uluriste si i marre per cdo emer dhe mbiemer ne parlament se do ti fuste ne burg etj etj…pervec krye-kafshes Sali Ram Berisha. Atehere me e vogla qe mund ti kerkohet krye-kafshes eshte…pse s’ka ngritur me zerin per asnje nga ato akuzat qe ka kryer?
Ju vazhdoni me idiotizma “kur ju mbronit Sollakun”…Une s’mbaj mend ta ket mbrojtur njeri Sollakun ktu…po militanizmi juaj s’ka kufi dhe prandaj dhe ne perbejme pjese te botes marksiste-leniniste. Dhe une nuk shof njeri qe te dali ne mbrojtje te Nanos apo te askujt…
Dhe pse qenka vetem zyra e krye-prokurorit per CDO lloj akuze kundra ndonje politikani? Mire ata qe jane me imunitet etj etj…po ata pa imunitet? Po ata me akuza qe mund te gjykohen ne gjykata me te ulta? Te pakten…pse nuk i nxirrni ne gazeten me prestigjoze dhe te paster n’Skypni…Rilindja Demoktarike…ato fakte qe keni per korrupsion etj etj…ne menyre qe edhe sikur te doje Sollaku te mos ket me justifikim per mosveprim. Bejini publike…ne e paskeni kaq problem me Sollakun.
Pse sa kohe i duhet Ina Rames qe te filloj te shqyrtoj dosjet qe qenkan bere mal ne zyren e Sollakut? 3 muaj paska dekoruar zyren Ina Rama kshu? Apo ka sistemuar malin dhe tani eshte bere fushe pjellore?
Ju jeni per tu ardhur keq…molotove na thot tjetri akoma…
—————————————-
9-18a “flok perpjeta”…me vete po flet?
1 April 2008 @ 10:07 pm
E fundit
Lefto… dhe gjuetar, nuk kemi qene ne pushtet ne qe na kerkoni llogari… ne kete qendrim qe mbajm ndaj berishes, kemi pas edhe ndaj nanos…. ti ftillohu se as ju nuk u kerkon njeri llogari (ne mos keni ndonje post ne qeverisje)… pegjigjen e japin ata qe kane gjerat ne dore… Po ke ndonje mendim thuaje… po nuk ke mundohu te mos broçkollisesh…
Nuk kam jetuar ne komunizem… kam dale prej andej kur isha 10 vjeç… u futa ne oligarkine berishiane, ne ate nanoiste dhe sot jam perseri ne sistemin e qeverisjes alla zimbabve te Berishes…
1 April 2008 @ 10:08 pm
Kur te zhduken keta lloje militantet atehere do te kemi civilizim ne Shqiperi fatkeqsisht,…Ujku, Ujku ..por cakalli beri namin.. vrau dhe shoi te gjithe kopene….ju e pate Gerdecin// te vret e te qanu Ckalli Birisha.!!
1 April 2008 @ 10:11 pm
Sllogani i ri i PD-es per zgjedhjet e 2009-es…”Akoma si kina mbush xhepat!”
1 April 2008 @ 10:19 pm
Komplimenti Krasta!
Se këtu po bëhet një pyetje e thjeshtë, që s’ka të bëjë as me pushtetin ekzekutiv, as me pushtetin parlamentardhe as me pushtetin administrativ), por që ka të bëjë me vetëdijen qytetare të politikanëve tanë: Përse nuk kanë bërë të paktën një denoncim?!
Aq më keq kur deklarime të tilla vijnë nga figura shtetërore si kryetarja e parlamentit.
Kjo është faqja e vërtetë (e ndyrë) e politikës dhe politikanëve tanë, dhe më vjen keq që ndokush vazhdon të flasë i entuziazmuar në mbrojtje të njërit ose të tjetrit.
1 April 2008 @ 11:08 pm
Ca merreni kot mo lla edhe ju? Keta jane hala te “komunistat”. Ene Sula e ka kalu ket faze.
2 April 2008 @ 1:37 am
Azgje nuk ka per tu hapur dhe per tu mbyllur Ato gjera jane komlikuar aq shume me mjegul thashethemesh, me ngateresa dhe mungesa ligji e kontrolli sa tani cdo gje kam ere fund. Kam degjur nje te modh jo te modh fare por te modh nga ata te kopshtit zollogjik qe quhet parlament. I kam ba paret me treg asionesh thote vllaji. Mir mo i thashe kush ka qene firma brokerage. As qi e kishte idene vllaji. I thashe me trego 1099 form qe tregon sa ke shit e sa ke ble. As qi i bite eres se cfare po thosha une. E pra para prokurorie dhe avukatit te popllit ky i modhi ka thone i kam bo tek tregu i aksioneve n’amerike. Dikush tjeter ka thone mi ka dergu vllaji prej kurbeti, diskush tjeter i kam gjet tek bacja tu germu me mbjell nji peme se e du shume gjelberimin. Hajt e gjeje ti pastaj Shotji ketu dhe thashethemeve tona dhe te shtypip Dhe kjo Topallja edhe e sakte te ishte nuk ja gjen dot radhen atyre letrave.
2 April 2008 @ 2:16 am
Kraste, kapelen per shkrimin.
Nderime.
p.s te jemi dhe brenda atmosferes.
Gjuetari: Do te ha mushtin, do te pi mishin.
ai “tjetri”
erdhi vjeshta, erdhi vjeshta, u vesh baca me te LESHTA.
2 April 2008 @ 2:53 am
O ti i 10.06-es “kokekashtes”, O Idris o trim, ja disa nga shkrimet e peshkut ku ti “ligjeron” kur merr ne mbrojtje Sollakun. Me sa duket e kishe harruar qe e kishte sjelle ai krye kafsha ne ate pozicion ee? Ashtu eshte ashtu, militantizmi yne te ben ty m-l-ist te shquar. E c’thua mo Idris, me demek po te behemi ne marksista ti nga inati ti do behesh militant i Mixhes pastaj? S’ka gje te lejohen, me 1 prill jemi…
http://www.peshkupauje.com/sollaku-pse-nuk-e-dhashe-doreheqjen/2007/11/29/
http://www.peshkupauje.com/ceshtja-sollaku-hapet-debati-ne-kuvend/2007/11/05/
http://www.peshkupauje.com/perse-kundershtova-me-force-emerimin-e-sollakut/2007/11/03/
http://www.peshkupauje.com/sollaku-pd-se-nuk-vij-ne-kuvend-skeni-fakte/2007/10/30/
http://www.peshkupauje.com/sollaku-bilanci-im-ne-prokurori/2007/10/26/
http://www.peshkupauje.com/nje-sulm-i-perseritur-si-mbrojtja-me-e-keqe/2007/10/24/
2 April 2008 @ 3:01 am
shkrimi ishte i mbushur me shume probleme qe preokupojne sot shqiptaret e Shqiperise dhe te te gjitha vendeve ku jetojne.
Shqiptari normal ndjehet i fyer nga veprimet e politikaneve ksenobythlepires, ndihet dhe mjaft i tronditur nga qendrimi adoleshent i nje plake te suvatuar qe rri si nje brigadiere lopesh e zgjedhur nga kryetari i Koperatives Krye Kafshe.
Me shume se cdo gje te vret ajo qe te gjithe e shohin veprimtarine antipopullore dhe antikombetare te llumit te shoqerise shqiptare dhe askush nuk del te thote se -Jemi te tradhetuar deri ne piken me te fundit!
Te gjithe ngushellohen me lumturine e fjales se lire, ……… dhe nuk dihet se kur do te linde ai femije qe do ti thote se emes: Mama, mbreti eshte lakuriq! (Andersen) Dhe atehere te gjithe do thone se e dinim qe po kalonim 20 vjet para nje Prositituti lakuriq por kishim frike se mos na fuste ne burg.
Ps. Postimin nuk e kam sjelle per rrumpjelet e Prosititutit Berisha.
adriatik.
2 April 2008 @ 8:40 am
Shkrimi ishte i mbushur me demagogji dhe retorike. Nje mediokri si ti i ben komod, sepse konfirmon teorite e tuaja e nuk e lodh trurin.
P.S. Plani i PD eshte i komplikuar, por eshte afatgjate. Dhe kur kembanat te bien mos pyet se per ke jane, sepse mund te jene per ty!
2 April 2008 @ 9:24 am
Hunter, lidhur me sa thoshe me lart, do te doja te te sqaroja se fjalia -Nje mediokri si ti i ben komod- tregon nje mungese komplete te njohurive gjuhesore te shqipes (sintakse). Ajo qe ndoshta ke dashur te thuash eshte: -Nje mediokri si ti i shkon…. ose i ben nder …. ose mundesia me e vogel e gabuar eshte qe ne vend te -i ben komod- te thuash- i qendron komod.
Nuk desiroja te te mesoja, por ne muingese te argumentimit tuaj per mua si -injorant-, nuk kisha se si te mund te filloja nje debat me ty mbi bazen e fakteve historike nje shekullore dhe me gjithate, me qetesi do te prisja qe te thoshe disa fakte perte vertetuar teorite tuaja lidhur me cdo gje.
“Shkrimi ishte i mbushur me demagogji dhe retorike. Nje mediokri si ti i ben komod, sepse konfirmon teorite e tuaja e nuk e lodh trurin”.
Kercenimi i fundit, s’eshte gje tjeter vec nje kercenim nazifashisto-mafioz dhe qe keni rreth 20 vjet qe po e vini ne zbatim ndaj popullit shqiptar nepermjet nje genocidi te kamufluar me “antikomunizem”.
E megjithate, mos u terhiq me fjalet -nuk e lodh trurin- por bej garjet qe te mbeshtesesh kercenimin tend.
2 April 2008 @ 10:48 am
Il cacciatore dote me perkthy “ti fa comodo”…po s’ke faj, se italishtja asht gjuh ma e amel se ajo e nanes
2 April 2008 @ 10:56 am
Quajeni si te doni, “kryekafsh, malok etj”, por mos harroni se per here te pare degjoj nga goja e ketyre vendasve ketu fjale te mira per vendin tim. Per here te pare degjoj nga goja e ketyre vendasve ketu interesim per te vizituar pa frike Shqiperine, per here te pare nuk me pyesin se ’si eshte gjendja ne Shqiperi”, por thjesht shprehin deshiren te vizitojne Shqiperine, dhe interesohen se ku mund te investojne ne Shqiperi, per here te pare pas kaq vitesh e ndjejme se askush nuk na sheh ndryshe pse jami shqiptar etj. Para pak ditesh me erdhi nje ofert per te punuar ne nje vend pune te nivelit te diplomes time.Me erdhi si enderr, sepse me pare kam konkuruar per pune me te thjeshta se sa niveli im i shkollimit, dhe vetem fakti se jam shqiptar i bente pundhenesit te nguronin. CV-ja ime ka vite qe ndodhet ne zyrat e punes, por vetem sot askush nuk me paragjykon pse vij nga Shqiperia e madje as diplomen time qe mban vulen e UT. Askush me shume se sa ne nuk e ndjen eren e ndryshimit qe ka perfshire Shqiperine, sepse jane keto ndryshime qe po na bejn vend edhe ne bote. Pavaresisht problemeve qe ende ekzistojne, dhe do te ekzistojne, e rendesishme eshte qe kjo qeveri ka patur vullnetin te nise nje proces ndryshimesh, te perballet me problemet madhore qe la pas qeveria roze, me baltat e tyre qe sot e 100 vjet eshte e veshtire te pastrohen plotesisht, dhe me problemet qe i i jane krijuar gjate punes se saj. Pa hyre ne statistika, mjaftojme te theksojme se kesaj qeverie ju desh te perballej me nje korrupsion te kthyer ne sistem nga qeveria e meparshme. Dhe nuk eshte e lehte te rrenosh nje sistem qe i ka shtrire rrenjet e saj shume thelle. Sa e sukseshme ka qene? Ndoshta jo aq sa do ta deshironte çdokush prej nesh, por e rendesishme eshte qe ky sistem eshte tronditur thelle. Eshte kjo aresyeja qe sot opozites nuk i dhemb as Gerdeci, e as Gerdecaret, por i dhembin monopolet e shkaterruara. Le te me thote cilido prej jush se a ka te drejte morale Edvin Rama te dale ma parrulla e te gerthase per korrupsion e per te korruptuar kur ai vet eshte ne top te te korruptuarve. Kur ai eshte pergjegjesi i vetem qe Tirana permbytet sa here qe bie shi, qe Tirana eshte kryeqyteti dhe qyteti me i qelbur ne bote, qe Tirana eshte i vetmi kryeqytet ku prishen parqe e ndertohen pallate pa asnje lloj kriteri, i vetmi kryeqytet i zhytur ne nje anarshi ndertimesh pa kriter e pa cilesi, i vetmi kryeqytet ku mener jush topat e mutit qe shperthejn nga kanalet e zeza te thone mirmjes. I vetmi kryeqytet ku kryetari i bashkise bon vetem dy gjona, drejton monopolin e lejeve te ndertimit dhe ben politik debatikase. A ka ma keq se kaq? 1/3 e popullsise shqiptare jeton nen hyqmin e Romes. 1/3 popullsise jo nxi jeta nga kryetari i tyne Edvin Roma. Ne Gerdec u vran 20, kurse Gerdeci i Romes po vret çdo dite jete njerezish, po shkurton çdo dite jete njerzish, nga çdo pikpamje. Dhe me e bukura eshte se ky njeri nuk mund vihet as para drejtesise ma djagnozat qe ka. Natyrisht vetem nje tru i smun si truni Romes, diten kur Shqipria duhet te deshmoje (te pakten ate dite) stabilitet, ai ben thirrje per destabilizim. E pra ky njeri dhe ata qe e rrethojne, kur sot ndergjegjia kombetare nuk i ben te permbahen nga aksionet e tyre debatikase me qellime teresisht meskine, si mund tu besohen fatet e vendit neser? Si mund tu besohen fatet e vendit Edvin Rames dhe servileve te tij, kur ata çdo çast luajn me fatet e ketij vendi, kur ata çdo çast e ven ne rrezik te ardhmen e ketij vendi vetem e vetem per te ruajtur monopolet e tyre te vjedhjes? Vetem nje pergjigje ka per kte; “nuk bohet stan me derra”.
2 April 2008 @ 11:03 am
Ja per cfare e kam fjalen. Mbrojtesve te mafies po i afrohet fundi. Dhe pa mbrojtje fundi eshte i afert…
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=39686
Keta jane kembanat. Shqiperia nuk eshte gati per terapi shock.
Ideja eshte qe te arrestohen fillimisht peshqit e vegjel, mbeshtetesit e kryemafiozave. Dmth te krijohet toke e djegur rreth Rames&Co, populli vaksinohet nga semundja e korrupsionit, opinioni publik pergatitet per arrestime te larta dhe pastaj bum, goditja finale.
Neper muze do te ekspozohen pikturat e Edvinit drejtperdrejte nga burgu i Bences
2 April 2008 @ 11:09 am
Irritim me vend i autorit .Sjelle indinjaten e tij si qytetar i thjeshte ne rradhe te pare, dhe si gazetar me vone…Artikull i shkruar thjesht dhe pa bojra!!
2 April 2008 @ 2:32 pm
10-06a kokekashta jam vet une…s’di cte them se s’jam Idrisi…po ti mire ben qe i mban te save-ura shkrimet tona per nje dite qe do te duhen…si Jozi dhe ti.
Aq ju nxi jeta sa…60% votuan per te. Jeni ne vete ju apo s’jeni??
2 April 2008 @ 3:43 pm
Kete shkrimin e Krastes e pashe edhe tek Shekulli te botuar sot. Nje gje nuk kuptova nga shenimi ne fund te artikullit (tek shekulli), thuhej: “Autori, bashkautor i artikullit, eshte nenkryetar i SNC-se (student-net-center, nje komunitet web-i per te rinj shqiptare qe kryejne studimet jashte)”
Sikur vetem nje autor kishte nenshkruar artikullin, c’ne “bashkautor i artikullit”? Krasta Krau eshte Alfonsi apo Alfonsi eshte bashkeautor me krasten? Po ashtu nga qe u bera kurioz google-a SNC-ne por nuk me doli ndonje gje. A ekziston apo jo ky “komunitet web-i” ne internet? Thjesht kuriozitet.
2 April 2008 @ 4:45 pm
dhe mbi te gjitha, kush jane, ke perfaqeson?
Mister 300.00 $/leje ndertimi ka perkrahes te denje.
2 April 2008 @ 5:13 pm
Permetar!
:) 
:( 
Une nuk e njoh REALISHT peshen tuaj ne “grup” te Sokakut te te Marreve ndaj Admin.
Kjo eshte arsyeja qe mu s’me lejne ne raporte te barabarta te kuvendoj me JU dhe me ……..__________Fshijne_________ose exebejne;
Ja c’mendoj ……po nuk ma exebene
Kur flet ai Hunteri:
……..:”P.S. Plani i PD eshte i komplikuar, por eshte afatgjate”….me duket sikur eshte “ora gazmore” per kooperativistet e MOMLIT…
Kur flet LEFTI :
me duket sikur jane hap kurset e LUFTES kunder ANALFABETIZMIT ne UNIVERSITETE…
Hera heres edhe ti me ca prurje me duket se me ngjall mallin e bytheve te Lisave ku mund te frymezohesh per Baritore..
Ndersa po te lexosh nje ILIRAS …mos o zot thu qe dikan shkrim e kendim dhe Gabelt…gjithsesi per nga forca e fakteve dhe argumentet
Me sinqeritetin me te madh..A ka mbaruar ndonjeri nga JU klasen e 8, te tetevjecares ? Apo jeni produkt (prodhim) i Universitetit te Myzeqese …
kur ta hape MIXHA…?
A keni ndonje informacion qe koha matet me muaj vite dhe ka vetem nje drejtim….shkon perpara ? Prapa mund ta kthejne vetem debilet e teskurufjaksurit me rrolin e drejtimin e tyre e shembullin e tyre.
Dhe me tipiku eshte bashkryekolegu i Nanos alias Berisha…..
A dini te gjykoni me mendim te pjekur e te pavarur apo gjithnje femije e te “rrahur si kulish” do mbeteni…
A e lexon nje idiot me siper si rekomandon diskutimet e meparshme…Ky rron me “xhandar ne gji” akoma…e c’fare mund te kuvendosh me Ju pervecse te TALLESH TALLESH-IRONIZOSH IRONIZOSH per cdo gje qe
shkruani e thoni…….
Kur me te vertete te mesoni te belbezoni te flisni e te mendoni si te rritur jam gati te flas e kuvendoj JO me gjuhen e JOZI torollakes e Mte MIXHE Kryesokakxhiut.
2 April 2008 @ 5:18 pm
Permetar… Nuk e kam idene…Ca ka bo shekulli… shkrimi ka per autore… vetem nje person… gjithashtu e gjen edhe ne kete blog www.shqipoezi.blogspot.com me te dhena te qarta mbi autorin… do pyes njehere nga Shekulli te marr nje sqarim… Po besoj duhet te jete harrese…
2 April 2008 @ 7:07 pm
Idris, me fal per ngaterresen me Grupin, faji im qe nuk e kisha vene re se eshte dhe dikush tjeter tek grupi shurupi.
Mua me pelqen te debatoj me dike qe jep argumenta, jo me propagande e te shara nga ato tipit “qellove si kalama o Mane…”
Admin. ndaj duhen per keto raste. Po te heqesh dore nga te shara bajate personale (qe mua perseri me duket se nuk mungojne edhe ne ato pjeset e pafshira) ti mund te percjellesh me me efikasitet ate qe do te thuash. Propaganden nuk e ka qejf njeri.
2 April 2008 @ 10:33 pm
Kur flet LEFTI :
me duket sikur jane hap kurset e LUFTES kunder ANALFABETIZMIT ne UNIVERSITETE
shiko idriz se ka nje problem, nuk gjykohet tjetri aq shpejt e kollaj sa gjykon ti. po harrova ti e ben se jeton ne amerike, ne vendin me demokratik te botes, dhe je rritur mbase me frymen e prakticitetit dhe berjes gjerave shpejt. ne ketej jemi njecik me shum teorik.se bera kot kete hyrje. e bera per te thene se ti mund te shprehesh, te japesh gjykimin tend per gjerat, por ama jo te japesh sentenca in the air. ti je si ajo ideja ekstremiste, qe lejohet te shprehet por ama deri ne kufirin ku nuk cenon integritetin e askujt.prandaj shprehu dhe njecik idriz, po kujdes se po e kalove kufirin, vjen xhaxhi polici dhe thot: ndal, ndal, ndal! e gjen dot se kush e ka thene kte shprehje ne fund, po e gjete je i madh.
3 April 2008 @ 5:46 am
E gjeta Lefti!
Kete fjale e thoja une per kalamajt qe thonin llafe pise
Vetem se une nuk e thoja tre here… ndal,ndal,ndal….po vetem nje here dhe e shoqeroja me nje raportim tek teta Edukatoret.
Grupi “sokaku” i Plakut Mere ke ka teta Edukatore ???? Po ma the je e madhe !!!!!
Ndigjo Lefti! Ne se je AI,ki pake burreri te freskosh kujtesen se produkt i kujt jane mendimet tuaja per te tjeret jashte problemit ??????? Po tu kthehesh ne gjeneze do vesh re se xhaxhi Polici te ka trokitur disa here per tejkalim te normave…..
Ne se je ajo,te lumte qe ke guxuar te hysh ne kete ambient dhe po qendron ,por mos bej si grate e liga ,jo vetem pa argumente e thashetheme ,por prototipe e atyre qe Gdhihen ne Sabah ,”hane nje grusht gazetash si 55 e Tema “dhe i peshtyjne gjith diten e dites si “manalle gerdeci” duke baltosur kush ti dale perpara.
Ne te dy rastet do vesh rese nuk mund te bisedohet seriozisht me TY .I vetmi argument per ty eshte te leshosh vend e pa vend emertimin KOMUNIST.Pra ti si argument ke Kufomat e varrosura dhe nuk ja ndjen eren KUFOMAVE te GJALLA e me PUSHTET.Biles dhe nentekstet te mbajne era kufome…..
Keshtu o bisexuale muhabetciu me i kendshem per ty e kompanine tende mund te jete nje VARRMIHES.
Per kete isha i detyruar te te pergjigjesha personalisht se c’fare mendoj per JU.Te tjerat ja leme Prurjeve qe do vijne …
Po erdhe prape si SHAKAXHI/eshe me kurse analfabetizmi ketu jemi….
XHESHE
3 April 2008 @ 11:19 am
kush nuk ka aq inteligjence qe marredheniet politike ne Shqiperi funksionojne sipas rregullit te arte: “une s’te godas ty, ti s’me godet mua”, do vazhdoje te hallakatet ne argumenta te kota te betejes politike. kokat e medha nuk preken asnjehere ne argumentin kyç te “xhepit personal”. individe qe jetojne ne mireqenie jo normale po te kesh parasysh te ardhurat e tyre. deklarojne nje perqindje fare te vogel te atyre qe posedojne, ndersa tentakulat e tyre zgjaten sa nga nje aktivitet ne tjetrin. edhe gjeja me absurde eshte qe keta “te ndershme”. ajo qe pa pike turpi keta guxojne ta quajne demokraci eshte nje tragjikomedi bileten e seciles per fat te keq do ta paguajme jo vetem ne por edhe brezat se aq e madhe eshte fatura qe po na lene “te shpifurit”.
dhe per “jozi-fan-club” them se per nje parlament tjeter (jo per tonin) do te ishte turp te drejtoheshin nga nje femer false. jo false si femer, per mua eshte mashkull i munguar
15 May 2008 @ 4:11 pm
te hapen letrat theeee? te shqyhen kafkat!!!!