Takimet e dashurisë për brezin me tel - një shok prej silikoni
Marrë nga revista NATURE, Vol 450, më 22 Nëntor 2007
Përkthyer nga Ravintsara.
Stiven Gaskell
—————————————————–
Në fillim qe Gloria. E njoha nëpërmjet një agjensie takimesh të quajtur Aromë Parajse. Këta shquheshin për erërat. E ke parasysh kur u merr erë flokëve të së dashurës dhe bëhesh aq i ndjeshëm e të fluturon mendja? Ti mendon se ndodh për shkak të ndonjë tërheqjeje të natyrshme nga përzierja e saj e veçantë e djersës me “Head and Shoulders”?
Mirë, nuk thashë që po.
Cfarë ndodh në të vërtetë është se ti po provon në ç’masë puqesh me partnerin tënd në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Me sa duket, përbërja e aromës vetjake është tregues për yçkëlat e sistemit tënd imunitar. Mjafton një kombinim i gabuar dhe kolopuçët tuaj të dashur do rriten si heqakeqë që s’i bëjnë dot ballë as rrufës më të vogël. E kujt i duhet një kalama qaraman gjithë ditën e ditës?
Kështu pra, siç po tregoja, më erdhi në zyrë paketa e testit dhe gjysmë ore më vonë, një nënshkrim kimik i llojit “i juaji përzemërshisht” paketuar në një mbështjellëse-Lycra u nis mbrapsht për në laboratoret e Aromës së Parajsës.
Të nesërmen po kontrolloja postën kur, ç’të shikoj, më kishin gjetur një shoqe! Madje, më kishin bashkangjitur edhe profilin e saj me gjithë fotografi. Gloria ishte e zgjuar, e lezetshme, përveçse me premisa olfaktive të larta. Atë mbrëmje, u lava, u rrojta - gjithë duke u kujdesur që të mos e fshihja aromën time të miratuar nën ndonjë shtresë deodoranti - dhe shkova për darkë. Sapo e pashë, e kuptova që s’ishte e duhura. Ajo ishte një Chanel belle, ngjyer në parfumin më kutërbues që mund të imagjinohet ndonjëherë. Për më tepër, personalitetit të vet të vrazhdë nuk i gjendej shoku. E rënë Parajse? Endërroje!
Më pas erdhi Lusi. Lusi ishte në rradhët e Barazpeshës së Përkryer. Këta janë një sit takimesh në rrjet që besojnë në simetrinë e fytyrës. Mendojnë se, në përgjithësi, na tërheqin më shumë njerëzit me fizionominë e fytyrës më të ngjashme me tonën. Duke qenë se vetë nga fytyra dukem si ariu i murrmë, kisha edhe unë dyshimet e mia. I bëra ca shkrepje surratit, prapëseprapë - nuk më hëngri më shumë se pesë minuta përpara web-kamerës.
Kur Lusi iu afrua tryezës sime te Starbucks-i, në fillim kujtova se mos ishte ndonjë burrë që po kërkonte drejtimin për në banjo. Pastaj e pashë edhe një herë dhe m’u duk sikur po shikohesha në pasqyrë. Tani, e di që na kanë thënë t’a duam vetveten, po deri në atë pikë? Një dopje moka dhe u zhduka që aty.
Këmbëngulja, thashë me vete, është çelësi. Dhe vajta te Shoqëruesit e Avatarëve - në kuptimin virtual të fjalës. Këta i kanë zyrat në Sim-Londër. Puna është kështu: ti krijon një profil të personalitetit tënd, jep të dhënat fizike dhe ata krijojnë një version në linjë të vetes tënde - një homonkulus prej kodi kompjuterik.
Kjo vetja jote virtuale, si të thuash, sillet nëpër Sim-Londër dhe përpiqet të gjejë dashurinë me tipat e tjerë. Kur gjen ndonjë që i përshtatet, ti i vërteti në botën e vërtetë shkon të takosh burrin apo gruan që fshihet prapa skene. Ide gjeniale! Pa shumë mundime, me plot takime. Madje, mund edhe ta ndjekësh veten virtuale të partnerit tënd të ardhshëm duke shkuar në punë të vet, sa për t’u siguruar që është tipi yt. Realizmi i këtyre avatarëve është i pabesueshëm. Kur virtuali unë takoi virtualen Selli, kujtova se kisha gjeta njeriun e duhur.
Për fat të keq, u gabova. Selli virtualja dhe Selli e vertetë nuk bëheshin dot më të ndryshme. Selli virtualja vinte rrotull, ia kërciste me shakara dhe kishte shumë klas. Selli e vertetë lëvizte si marionetë, dërdëlliste pa pushim dhe s’mund të ishte treguar më e pasjellshme me banakierin që na shërbeu.
Më tha që edhe unë isha ku e ku më atë çfarë priste.
Kam përshtypjen se jemi gjykuesit më të këqinj të vetvetes. Takimi përfundoi si mos më keq. Shyqyr, them, që po pinte kafe me akull dhe jo të nxehtë kur m’a derdhi gotën në prehër.
Prapë, nuk ndalesha dot. Po sikur t’i provoj të gjitha, mendova. Shoqërimi sipas harmonisë zanore i ra ziles së portës së Beverlit. Përputhja e traumave në jetë më çoi drejt Ketit. Afërsia bioritmike më ngjiti me Prithën. Të gjitha vajtën për faqe të zezë!
Më tutje provova Emporiumin e Takimeve me Mënyra Djallëzore. Këta i shoqëronin partnerët në varësi të GM-së ose Gradës së tyre të Moralit. Sipas kësaj teorie, na tërheqin më shumë ata që janë po aq të këqinj apo të mirë sa ne vetë. Në ndonjë situatë historike liri pa kufi, Jezusi do ishte shoqëruar me Nënë Terezën, ndërsa Hitleri me, kë të them tani, Eva Braunin, m’a merr mendja.
GM-ja ime ishte 95. Pak më e ulët se mesatarja. Mjaft i keq sa për t’i gjuajtur ishes kushërirën. Jo edhe aq i keq sa për t’i ardhur vërdallë motrës së ishes. Më ra Jasmina.
“Ti duhet të jesh djali i keq.” - më tha, ndërsa më hodhi një sy nga lart poshtë teksa po përshëndeteshim përpara barit Casa Blanca Tapas.
“Kurse ti, vajza e keqe.” - qesha unë. Shejtane e kishte emrin e dytë. Ose, të paktën, kështu m’u duk.
Për darkë porositëm thuajse çdo gjë që kishte menuja dhe u dendëm sa s’mbanim më. Disa shishe me verë Rioja na e zgjidhën gjuhën. Qe takim i shkëlqyer - derisa vajti ora për t’u ngritur.
Jasmina u përkul drejt meje me shikimin nga dera: “E ke lënë ndonjëherë faturën pa paguar?”
Përpara se të mund t’i përgjigjesha, tjetra u ndodh në gjysmë të rrugës përmes restorantit, duke rrëzuar peceta gjithandej. E ligë! Si mund të lija një darkë pa paguar? I mundur, u përplasa në karrige.
Nuk mbante më kupa. Sillni Luditët*! Unë po shkoj në ndonjë bar!
Stiven (Stephen) Gaskell është student për Master Shkencash në “Sisteme evolucionare dhe adaptive”, në Universitetin e Suseksit në Angli. Kohët e fundit u ka shitur Shkrimtarëve të së Ardhmes, vol.XXIII (Writers of the Future) tregimin e tij të parë.
———————————————————————————————————————————
* Ludit (Luddite) : Anëtar i një grupi punëtorësh në Anglinë e shekullit të 19-të, të cilët kundërshtonin revolucionin industrial dhe shkatërronin makineritë, sepse i shikonin si rrezik që u kanosej vendeve të tyre të punës. (Shënim i përkthyesit)


22 November 2007 @ 11:24 pm
I bukur shkrimi sa nuk ke se cfare t’i thuash.Ndaj ne si popull kemi ate shprehjen”S’ha ujku me te porositur!”
23 November 2007 @ 1:05 am
hehehe, kam një propozim për titullin; nga “brezi me tel” të bëhet “brezi me tel-ashe”. FLM!:)
23 November 2007 @ 2:15 am
shume mire ishte… qaj hall se do ngelkemi te gjithe beqar
23 November 2007 @ 2:24 am
back to the future, te kenga: te rashe pas moj te rashe pas / rruges kur shkojshe per ne gjimnaz….
Pse i keni mor kaq inot ato skemat e vjetra ju, tip “goce, a ka munci i minut-e?”…. xxxxx….. “e kom seriozisht”….. xxxxx “po e pate seriozisht, drejtohu ne familje…” xxxx etj etj…
S’kon qen skema aq t’kqija jo… dmth ka ene mo keq…
Ravintsara, cool article!
23 November 2007 @ 2:53 am
Flm. emigrant.

Krasta, po të paktën s’do jemi vetëm
Akull, si të dush’ ti e bëjmë titullin, t’a prish unë ty?
23 November 2007 @ 11:15 am
Jo, do jemi secili përballë kompjuterit ‘vet dhe “Peshku pa ujë” do jetë bërë agjenci takimesh. Dhe kriteri i zgjedhjes do jetë preferenca për seksionet e ndryshme të peshkut. Pastaj, brënda të njëjtit seksion, për temat. Brënda të njejtës temë do shihet lloji i reagimit dhe luftarakët me të urtit do të vihen bashkë. Vazhdon ndonjë herë tjetër…:)
23 November 2007 @ 11:32 am
Nice!
23 November 2007 @ 11:44 am
23 November 2007 @ 12:51 pm
Selfmade, në fakt përkthimi nuk ishte punë edhe aq e lehtë dhe ndoshta nuk është edhe aq e qartë në shqip, por më mua këtu jepet ideja e mos trullosjes nga era e nuhatur e tjetrit por nga “aroma”, diçka që përfshin edhe hormonet, që është më pak e perceptueshme në mënyrë të ndërgjegjshme, por që mbart edhe elemente olfaktive, me sa kam dëgjuar. Termi që përdor vetë autori është “… you’re testing your and your partner’s disease-defense compatibility”, me një fjalë ” kompatibilitetin imunitar” siç thua edhe ti, por që s’mu duk shumë shqip dhe desha të evitoja përdorimin e fjalës “imunitar” dy herë në një paragraf. Nejse
p.s.: qaramanë, në kuptimin që gjëja më e vogël i shqetëson, i bën për të qarë e për t’u qurravitur, gjë që sigurisht mund të jetë në proporcion të drejtë me llastimin që i bëjnë prindërit, por që personalisht besoj se bazën e ka tek pafuqia fizike e mendore e fëmijës. Një fëmijë i shëndetshëm është edhe një fëmijë më i qetë, më paqësor.
23 November 2007 @ 12:57 pm
p.s.s: ky është vetëm një tregim “futurist” që për mendimin tim nuk ka shumë vlera shkencore, por që rreh bukur dukuri shoqërore të epokës ku jetojmë dhe asaj drejt së cilës jemi nisur.
23 November 2007 @ 1:12 pm
Ravintsara,
ta besoj plotesisht kur thua qe nuk eshte i lehte per t’u perkthyer. Megjithate, ne se une do kisha nje kompliment per te bere, ky do ishte pikerisht per perkthimin tend
Artikulli ishte argetues, pop. Mua me erdhi pak keq qe autori nuk i kishte eksploruar te gjitha alternativat, sepse kjo puna e aromes ka edhe ca interpretime te tjera fare fantastike (artikuj te botuar po ne Nature, ca vite me pare, qe autori me sa duket autori nuk i ka lexuar). Por Nature eshte e njohur per karakterin e saj pop keshtu qe ky artikull nuk eshte se do shkaktoje shume reagime. Mgjthate, do e shohim tek numri tjeter i nature, tek letrat
Ajo pjesa e eres nuk ishte shume e qarte, sepse ai e fillon me krahasimin e marrjes ere te flokeve te partnerit, dhe kjo eshte pak corientuese. Sepse kjo lloj arome perceptohet nga epiteli i hundes dhe eshte i vetedijshem, i perkufizueshem; ti thua “cfare ere moj mami ;)”. Kurse ajo tjetra, qe eshte arome pheromonesh, natyra e te cilave eshte akoma spekulative, mendohet se eshte ne djerse, urine, perceptohet nga vomeronasal organ, qe nuk eshte ne epitelin e hundes, por diku siper qiellzes ne tabanin e hundes (zot i madh nuk i di fjalet ne shqip, po me duket sikur po ja fus kot :D), dhe njeriu nuk e di se po e nuhat. Vetem se papritur te hypen nje zjarr per ate te panjohurin perpara teje (ky eshte varianti me pop i te shpjeguarit :D). Sinjalet e te dy aromave perpunohen ne rruge te ndryshme dhe lokalizohen ne tru ne rajone te ndryshme.
23 November 2007 @ 1:35 pm
Dashuri..!!!!!????? - ……ti…embelsira e perjeteshme
………………….ti…ndjenje instiktive.. / Dashuri/
……………ti..qe i rezistove …cdo reaksioni reaktiv..
……….te kesaj Bote …..shkaterruse…!!!!
23 November 2007 @ 5:15 pm
E sa kackavall, po rrej mor dangall se po s’rrejte s’bohet goli. Shkruj te profili qe fiton 2.800.000 dollare ne vit, pasion ke shetitjet me boingun 737 te babit, dhe shife rradhen sa do bohet. Ne fund te fundit leket e darkave po i pagu edhe pa rrejt, dangall

23 November 2007 @ 5:36 pm
e c’me ke kujtu ti mu… eshte nje serial ktu, “home improvement” quhet, me tim teilor dhe bashkepunetroin e tij, Al. Nejse, Timi gjithnji me simpatik, me i suksesshem, me i kerkum etj etj…. Kur i dit prej ditesh gjithcka ndryshoi si me magji, s’po ja varte mo njeri timit, kur vite ora e autografeve e lejshin si qyq, te gjitha me vrap te Al, tu u lumturu prej autografit ene ne hikje e siper, tu i bo naj isharet te tipit “call me”… qe shoqerohet me at doren si receptor telefoni ene i te lujtme syni… hajt mo, swed, e merr vesh ti gjithe skenen… U cmen Timi, cer ka bo vaki, mer jahu…. s’po i jepshin dum hic, i jav kjo pun kshu…. me ne fun fare i ran m’te. Ke ato profilet e personazheve, ku u jepshin te ardhurat vjetore, te Al kishin bo nji typo, kishin shtu i zero me teper…. nje zero nda i dynjo i bi kasj… .. se pranej dhe po themi te ajo tema me ambasador ne US, o swed, qe ka ronci mos me bo Kabime shtypi….
Turqeta, swed!
23 November 2007 @ 5:47 pm
Hihihihihihihi, fiks fare emigranto, ka i konge poplli per ket pune:

per i zero qe ti se ve,
ajo iken dhe s’ta le.
.
23 November 2007 @ 5:54 pm
Ka dhe i kenge tjeter swed,
“vetem leku
vetem leku
con ujin perpjete”
23 November 2007 @ 5:59 pm
si m’ka hum mu ky margaritar!!!…. me iso knohet kjo, apo osht konge e tipit “ke tymi”…. baaaa, shume dobet n’folklor un’ …
PS pes’met vjec kur i musha/ rash n’kontakt me ca zojusha….

23 November 2007 @ 6:00 pm
Ehh ..cfare ..gallate…! Ne shqiperi ..cdo gje u varka nga Xerro….!
Lavdi ..pra..xerrove te asaj bote !
Tani papritur me lindi nji ide…..nji..Titull….nje..shkrim…;
Atje ku Bota ka vlerat Xerro..!!!!!!
23 November 2007 @ 6:01 pm
swed, a je i zigurt qe fjala “zero” te teksti jot nuk u dojte “XeRRo”?
23 November 2007 @ 6:02 pm
Cajup, m’fal, nuk e kisha pa komentin tat…
23 November 2007 @ 6:18 pm
Asnji problem …emigrant, fajin ndoshta e kane “Syzet” !
23 November 2007 @ 6:26 pm
……. Dhe kavalieri i së ardhmes do vijë kaluar,
fytyrë maskuar,
me e-shpatën
e gjatë
prej dhjetë megabajtë,
ngado duke shkuar,
një “Z” si Zerro duke e-nënshkruar……….
23 November 2007 @ 6:37 pm
Si Zorro deshte me thon’ mi? … Kabim shtypi edhe ti m’duket…. se s’t'falim ne knej me shpaten e gjate dhjet-megabajtshe… (ne fakt me mi ne dore, po hajt mo, ca gjona edhe s’thuhen)
cool… liked that!
Cajup, no syze ka nahija ime… thjesht s’kishte dale komenti kur po e shkrujsha xerron…. sidoqofte, teorija vjeter ajo, te gjithe xerro vene ne rradhe, dhe vlere i jep njishi para, lideri, prijesi… ai qe ju pervesh majakovski me mrapa, “njishi zero e fyl/ njishi send i kote”… ene e qelbi muhabetin fare, se i la xerrot jo vetem pa njish per s’mari, po s’i la me u bo njisha ashtu per qejf te vet…. eh, dynjo jallone…. iku lala me honger naj cap buk thuj…
23 November 2007 @ 6:39 pm
Dhe princesha me tel,
në dritare kur del,
gërshetin e mbledh
me scroll-barin zbret
mesazheri e pret
që kavalierit të maskuar
veç IPénë i ka diktuar
kur tyryfyli kaluar
rrëmbimthi ardhur-shkuar
gjurmët t’i fshijë ka harruar
23 November 2007 @ 6:47 pm
Cfare kombinimi interesant, ose te thuash “bashkebisedimi ne MB..yt”
me kote nuk thuhet qe ashtu si ne matematike …. Xerrot …nuk duhet ti nenvlehtesojme asnjihere…!!!!!!
23 November 2007 @ 6:50 pm
po jo mo e-migrant, Z si Xerro deshta me thanë!
23 November 2007 @ 6:52 pm
o princeshe, do vish të lujmë pak e-volley?
23 November 2007 @ 6:58 pm
Edhe xerro silikoni paska…bu…! Dhe kjo mungonte !
23 November 2007 @ 7:06 pm
per ravintsaren: http://www.imdb.com/title/tt0120746/
ps a e bo dot zorro per hater te a. banderras?….

23 November 2007 @ 9:43 pm
emigranto, kape pak icik ket, edhe ti ravintasare, qe ta shifni si bohen pershkrimet per vete

http://www.youtube.com/watch?v=Jme4R6sboCg
23 November 2007 @ 9:48 pm
He mer swed,
po jeni mbledh ketu ke peshku i tufe k.urv.aresh dhe late nam late.
Po une mburresha mer ju deri sot ?
Jazek ju qofte !
23 November 2007 @ 9:51 pm
Po jo mor koth, po osht ai burri siper qe ka shkrujt ket tregimin qe ankohen se i kane nxjerre agjencite ne takim vetem femra kot me kot, dhe neve po perpiqim ti zgjidhim hall. Po per koken time ndershmeria jone ngelet gjithmone ne nivele te larta, padyshim, un ju sigurooj juuu.
23 November 2007 @ 10:00 pm
Po s`e kam vetem per ty mer !
Ku a Cimi qe nuk jep xhevap ? Ja mire ty ene te besova.
Po kshu a kur jeni te zgjidh ju ! Ju pelqe vetem psheshi ju pelqe !
** Sheshi a peshku .
23 November 2007 @ 10:01 pm
swed, jom shum shum i qart’… ene thuj Koth qe kto jon after energy business hours …

23 November 2007 @ 10:02 pm
Artikull i bukur por qe mund te shkruhej dhe me bukur, per temen qe trajtonte.
23 November 2007 @ 10:08 pm
Ou, kom faj une qe lodhem per ju, sa dosha me ju dergu i gjo qe te kujtoheshit mos shkelnit semaforin, po se meritoni fare

http://www.youtube.com/watch?v=De2ubfJYKaM
23 November 2007 @ 10:10 pm
“chupa chupa” eshte edhe buke, edhe gjelle, edhe omelcin….
ps. swedo, a t’besohet qe po e nigjoj edhe nji here (vetem audio, dhe s’qeka keq fare)
23 November 2007 @ 10:13 pm
Per kenaqesine tate, time dhe te Cimit daje :
mbas 15 minutash do jem ne te njejtin club ku fundos Cili oret e veta te nates
Ke nai merak ?
:) ..
23 November 2007 @ 10:18 pm
moooos, e pse kshu ti? a s’mun i majsh ca gjojna per vete?
Shiko, kam i menie te keqe per B. Aires (kam nje shok te vjeter atje), por po m’vje me i anallu planet… tajares ene direktalmento n’Tiron…. booo sa paska hik treniiii….
dmth, po, e kom merak ene t’modh fort, n’dac me e dit tina, Koth!
23 November 2007 @ 10:20 pm
Jo lale, rrofsh, vetem po pati bo nai konge te re lcoje ke jutjub
23 November 2007 @ 10:23 pm
Hahahhahaha, kjo eshte per te thenia e dites per zotin
:D
24 November 2007 @ 12:23 am
Upupu, mor Swed, ç’ma hoqe mallin e shpisë! Jo se kam ndonjë chupa chupa në familje ë, që të mos keqkuptohemi, po s’di se si sa herë që vijnë dritat, ndizet vetë televizori dhe del gjithmonë te BBF-ja… eh, kujtime…
apo ishte Kabim shtypi ai linku që me çove.
(më duket se është kjo e fundit ;-))
@emigrant: po ti seriozisht e ke që po më tregon Zorron?
24 November 2007 @ 2:23 am
Kur te shkosh heren tjeter ne shpi Ravinsatre, nderroja vendin kanaleve, hiqe BBF-ne nga 1-shi se ka ca televizora qe kur ndizen vete shkojne direkt te 1-shi jo te kanali qe ka qene i fundit. Kete e di mire, se ashtu e kam televizorin tim, dhe kam vene BBF-ne te 1-shi
24 November 2007 @ 4:38 pm
Pershendetje komshije:)
ehhh k´shu si kane arrdhur punet jo shok prej silikoni po http://youtube.com/watch?v=YAnyYTjjhJ0
24 November 2007 @ 5:00 pm
Ja se c ndodh te ai siti :P:P:P
http://youtube.com/watch?v=Fv1okpFHU_8&feature=related
24 November 2007 @ 7:51 pm
Kush ka tjera pytje ?
HE swed si a puna ? Te ka xan inati e do me m`dermu fare eeee?
Bujrum mer bujrum hudhu po thom !
Cim si ke kalu bro ? E dave menjen per B.Aries apo per Tirane ?

24 November 2007 @ 7:53 pm
Lale, me kom t’mar, je i pari qe po pyt, kta qe po t’japin kshilla ty (perfshi dhe mu) jan fut pa pyt njeri hic po o burra drejt e m’pilaf
24 November 2007 @ 7:55 pm
E beme tia mbathe vrapit me duket… sidomos uneeeeeeeee
24 November 2007 @ 8:00 pm
@Lola:
:D 
ps: kshu bo ti kur s’osht krasta rrotull….
Koth, jom n’dilem’ t’modhe, si puna e:

“nona thot’ e du,
merre pra,
baba thot’ s’e du,
lene pra…. ”
24 November 2007 @ 8:06 pm
Emigrant, e di ate filozofine e gurit rezerve ti?
Se kam per krasten joooooooooo, e kam xhan
Kraste, se mos marresh zemer e me fton per noj birre, jam e zanun sot
24 November 2007 @ 8:07 pm
swed,
jam tuj ardh si pordha neper breke nga tema ne teme ene me bane telef me bane.
Ku e ke mer ate tullen qe do me njisje surratit e qe me bajshe presion ke ajo tema tjeter, per pun te asaj shqipes qe shkrujshe une ke fjalia e trete.

24 November 2007 @ 8:14 pm
Se kam per krasten joooooooooo, e kam xhan
Kshu on line te gjithe me kane xhan mu, puna eshte live live….
Kush te ka zene ty moj, qe e zente carku e zente
Emigranto e shef ca bojne gocat keto kohe… Spyet me njeri per njerez prej mishi dhe kocke… ti i thu o goce a ka mundesi i minut.. ajo te pergjigjet… Folim ne mesenxher… me mire piqna ke peshku… Ne fund fare prandaj rrime gjithe kohes on line… kete e kemi nderru me te nejmen ne bulevard dhe tani fershellejme on line
:D
Ene kohe per birra ska mo
javashni me tullat se na vrate ju 
24 November 2007 @ 8:17 pm
Eh, komshije, unë mezi po pres versionin për telefon mobil. M-boy
Portativ, kompakt, me çmim konkurrues, e vë në “silence” kur je e zënë…
24 November 2007 @ 8:21 pm
O krasta, vallahi nami na paska dale. Ku ka ze s’eshte pa gje i thone nji llafi…
Edhe mati mire fjalet, si te ma zere carku more? Leviz nga vendi ose prek noj gje me dore.
Ps- Per cfare carku e ke fjalen ti, elektrik apo ato qe perdoren per sorra?
24 November 2007 @ 8:21 pm
@krasta: kush ka zon lolen, e zont’ tartakuti, jarabi!…
ps: jom solidar i modh un’, kraste,… n’rast’ fatkeqsie njifet shoku…
24 November 2007 @ 8:22 pm
Kraste ,
dgjo vllain ti se ne te genjefsha, me zente perendia syte :
mo u dorzo ene kurse ka i lek se duhen !
He mer Cim se dashka i dore Krasta m`duket !
24 November 2007 @ 8:25 pm
1 Nji here nuk luj fare nga veni une ene skam ndermend me ysht xhindet
2 Per cfare na ka dale nami? Dhe cfare zeri ka? Se po me vjen verdalle bota mua ketej


3 Dhe po qe se ka ze te mos e leme pa gje
4 Emigrant me ke hap pune me ke hap
24 November 2007 @ 8:28 pm
Na mer Koth, mos u lodh
http://www.youtube.com/watch?v=PoSopV5oJYQ
24 November 2007 @ 8:30 pm
Emigrant, leviz dhe ti nga vendi, se ate tjetren s’po ta them
Kraste, degjoji keshillat e Kotheres, e shefffffffffffffffff ca behet
24 November 2007 @ 8:32 pm
ua ua, me nxori bojen ky. Dale dale, leri live ca fjale, se me le beqare ketej nga peshku more dreq
24 November 2007 @ 8:38 pm
Koth qekam i pashprese
Ca gjona nuk i ben dot robi psh me kursy leke
Po ju rrofshi per nimem, ne raste te ngjashme ua shperblefshim

Lola ja e degjova une kotheren, vjen per birra ti pastaj
24 November 2007 @ 8:43 pm
Lola, po ke shpresa te peshku, hudhju n’fyt krastes se osh i vetmi beqar, te tjeret i ke te gjith t’martum, dhe qe po i pyte bojne sikur kane harru me t’kallxu n’fillim “Uuuu, m’dul ka menja krejt, po vallai i martum jom, po s’jom i lumtur”

24 November 2007 @ 8:46 pm
Krasta, po para nje jave sikur ishim andej nga Bulevardi ne. Prape?
nejse nejse, po dezertoj une njihere se u plaka ne pune. Dhe se mos me pergojoni, se plasin tullat pastaj. S’guxon njeri te beje nje shakaaaaa
24 November 2007 @ 8:51 pm
swed
I ka jeta kesoj fatkeqesish. Nese do ti japesh shpejt fund vuajtjeve, te sugjeroj nje bar miu. Eshte i shpejte dhe efektiv. Te con dhe ne parajse me kane thene.
Ps, bej shaka more, se mos e pish me te vertete ti
PS, edhe per vete per sa me lart, bej shaka
24 November 2007 @ 8:58 pm
Swed…thote: “Lola, po ke shpresa te peshku, hudhju n’fyt krastes se osh i vetmi beqar”
Jo vlla falemners, nuk duroj me mu hudh njeri ne fyt une
ene kot thu qe bo shaka se tani nuk te beson me njeri 
Lola
Krasta, po para nje jave sikur ishim andej nga Bulevardi ne. Prape?
Ajo nuk quhet ishte rastesi
24 November 2007 @ 9:04 pm
Rastesia mbret i botes pra. Si nuk me beson njeri mo? Pse, te peshku do e gjej burrin une? Hajt naten, me keqardhje po u le per sonte megjithe muhabetet e kendshme
Swed, neser futu tek peshku, se pastaj do behem merak e te mallkoj veten per sugjerimin e dhene me lart.
24 November 2007 @ 9:07 pm
Komshije sa mire qe ma kujtove : P :)…apo tani per krishtlindje qe do ket´ plot oferta te tipit `merr dy me cmimin e njerit`:D…
24 November 2007 @ 9:45 pm
Eeee direkt per te shfrytezu temen eeeeee :D, sa te thella paskan qene keto pune
swed nga ty s’e prisja sugjerimin per autorin e artikullit
24 November 2007 @ 10:19 pm
Lole, ala duke e mendu jam


Ravinsatre, ja ku u be dhe tema jote per njohjet virtuale vatra virtuale e lidhjes reale te dy shpirtrave realo-virtuale si krasta dhe lola
Iriso, edhe per vete do e heq BBF-ne nga 1-shi kur te kthehem, kan fillu me ja fut kot, s’japin mo Molin dhe Jetin, as Altin Shiren. Vetem Sinani ka ngel nga kohet e bukra
24 November 2007 @ 10:24 pm
Swed mire do besh, kenget e diteve te sotme ne Shqiperi s’e di si bejne ata qe i degjojne, se mua me lodhin veshet.Shume ralle shpeton ndonje.
Desha te thesha per temen: Shume pesimist si shkrim, dhe s’mund te merret si shembull nje njeri i deshperuar per te pergjithesuar.S’ja ka fajin njeri ketij qe s’dinte te zgjidhte:D
24 November 2007 @ 10:26 pm
lola thote: Pse te peshku do gjej burrin une?
24 November 2007 @ 10:50 pm
Irisi: desha t’a ndryshoja pak përmbajtjen e kllapës tënde në: (edhe ata qe janë të martuar)
(Ok, se mos më merr inatë ndonjë nga këta që mund të jetë i martuar, se s’e kisha me të, sido që të jetë…)
Swed, tema e arriti qëllimin më duket, them t’i lemë Luditët të hyjnë te Peshku tani dhe të gjejmë ndonjë bar, secili te lagjia përkatëse.
24 November 2007 @ 10:58 pm
pse si kendon dashurise si dukur ay
http://www.youtube.com/watch?v=4ZZfwC85J9Y
25 November 2007 @ 12:39 am
Swed do me na martu me zor
Ja qe nuk dume
Pastaj ne te dy kena kohe qe njifna dhe sfutemi ke asnji kategori…
na pelqejne aroma te ndryshme sipas pjeses “Këta shquheshin për erërat” jemi te papershtatshem…
dhe gjithashtu ne nuk ngjajme fare sipas “Këta janë një sit takimesh në rrjet që besojnë në simetrinë e fytyrës”
Sidoqofte me ke identifiku si beqarin e vetem mes peshkatareve… ska i bie te jete reklame, te kam borxhe i birre kur te vish ne tirane…dhe sidoqofte nese vazhdon keshtu mund te fitosh edhe nje arke

25 November 2007 @ 12:51 am
Kraste, jo me zor vallai, un thashe se ju kishit qejf vete, pa konstatova ato qe thashe


Tani, qe te dalim te tema kryesore, nji birre e kapa, po me fillu edhe neper blogje te tjera une me t’bo reklame ty, a i bojme gota vere ato birrat e tjera se birra te shendosh dreqin dhe une jam already ca mbipeshe?
25 November 2007 @ 12:51 am
Pse ne Shqiperi nuk u beka “gje” me ,me ate metoden e vjeter?Vetem on line paska ngelur??Po pse nuk thoni ju??S’paskemi lane gja pa ba…….
25 November 2007 @ 5:18 am
Me fal kush lahet me ‘head and shoulders’?? Weird
25 November 2007 @ 12:07 pm
Zane,
une si vere e vjeter po ene si zanatci i vjeter, te pakten e maj men
Ku po i festo krishtlindjet ti Zane ???
25 November 2007 @ 2:31 pm
Kam deshire te jem te mama jeme (ja marrsha t’ligat)…te shof…hall pa t’gjet s’kam….Makare’ me u “sha”dal vivo….:)
25 November 2007 @ 3:37 pm
obobo
pse s’thoni juve me, per krishtlindje do u beka nami do u beka.
Do rritet GDP jarebi
25 November 2007 @ 5:53 pm
Mos mi moze mos… Se e bon kryeministri deklarate per shtyp e bon
Swed nuk prishna per ksi gjojnash ne, u tha u bo