Login



Register

“Suksese!!”

Jo me larg se dje, te Shtunen, pasi perfunduam me kenaqesi nje dreke shoqerore ne nje nga restorantet me emer te Tiranes, vazhduam rrugen disi te renduar sejcili per ne shtepi duke u ndare pak nga pak nga njeri tjetri. Qyteti ishte i qete dhe flladi i embel i mbasdites sapo kishte filluar te frynte. Ecim ngadale dhe muhabetet tona vertiten ne nje boshti te papercaktuar e te nderthurur me humorin e pamunguar ne asnje cast. Pasi mbetem vetem me nje mikun tim, drejtohemi te dy drejt shtepise time per te marre ca materiale e per t’i fotokopjuar. Zbres per 2 minuta dhe drejtohemi per ne rrugen “Myslym Shyri” drejt te vetmes kancelari me afer qendres shume “strategjike” te metropolit tone. Futemi brenda dhe sqarojme zonjen pergjegjese te dyqanit aty se nga ky deri ku i deshem kopjet e materialit. Ajo filloi punen. Gjate kesaj kohe une dhe ky shoku im i cili ka nje biznes

kancelarie diku afer bulevardit Zog. I po benim te shpenguar muhabet per dyndjet e mallrave

kineze ne bote e shqiperi dhe se si ne kancelarine e tij ai tregtonte kryesisht mallra gjermane i distancuar nga “skarcitetet” kineze. Del dora e pare e kopjeve:

“A mund ta theksosh pak bojen? Nuk duken mire keto flete” - I thote shoku im.

- Nuk kam c’ti bej, eshte vete stilolapsi i holle.

Ne shikojme njeri-tjetrin ne sy dhe na shpeton nje e qeshur me ze. Gruaja vazhdoi dhe ca me ate pune dhe ne fund pas disa minutash na dorezoi materialin bashke me kopjet.

“Sa kushton?”

-200 leke te reja.

“Ou, po sa flete ka atje? Si shume vajti”

- Eee, po ka nja….. Jane ca po aq bejne

“Po si e llogarisni ju se po me cudisni”

-Po mire pra 150 lek.

“Sa flete ka atje te lutem?”

- Po jo mor cun po se i ke fletet dyshe ti. (I referohej 2 fleteve te nje fletoreje qe futen ne nje A4)

Ne qeshim prape kete rradhe me paaftesine e kesaj shiteseje per te genjyer dhe naivitetin me te cilin thoshte nje varg idiotizmash pa drojtje.

“Me vjen keq se une kam vete nje biznes si i juaji dhe e di sa e ka koston ky sherbim, por ju po ma hidhni hapur dhe e bukura ketu eshte se une po ju le vete.”

Me humorin qe karakterizon shoqerine tone ne shpejtuam te kthenim kete situate idiote ne nje skene komike ne favorin tone.

“O Edvin” i them une ” ne fakt te bie me shume te paguash se zonjen e shqetesuam ne nje orar te papershtatshem te pasdrekes”

“Mire e ke ti” me thote ” po puna eshte se une jam aq cifut vete sa me 200 lek bleja nje fotokopjatrice te perdorur bashke me nje kinez qe ta punonte, ndaj zonja po me duket sfiduese”

Situata u be tejet argetuese per ne dhe e sikletshme per zonjen. Ajo e humbi fare toruan dhe na u kthye si me inat qe refuzuam te flinim ne dengun e genjeshtrave te saja foshnjarake.

“Mire pra, paguaj tani dhe mos hajde me!!” ne formen e keshilles per ne.

Cudia jone arrin kulmin kur degjojme kete shprehje nga goja e nje “biusinesswoman” . Si dreqin ka mundesi?

“Faleminderit per sherbimin”

- Suksese!!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 May 2007 @ 8:52 pm

    ‘Ne e hengsh…’
    Teoria e te gjithe matrapazave (ops, e kapitalisteve shqiptare :) )

  2. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 May 2007 @ 8:59 pm

    Une per vete njerzve te ketille parapelqej te mos u them gje sepse e shikoj si nje keshille falas. Thjesht nuk ja shof me deren e dyqanit :)

  3. Perparim Hysi Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 May 2007 @ 11:23 pm

    Tregëtia(apo bizënesi siç thuhet tanimë)mendoj se është art më vete dhe “artistë” jo të gjithë bëhen.Kjo që na paraqitet në këtë rrëfenjë,s’është veçëse një mjerane që do të fitojë përnjëherë.Ashtu siç thotë Llukani,unë nuk ia shoh më derën dhe rroftë konkurenca(shyqyr që nuk është e vetme në”zanatin” e vetë).
    Përparim Hysi,28 maj 2007

  4. odin m. Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 May 2007 @ 12:36 am

    Me siguri nuk kushtonte sherbimi aq shume por paraqitja juaj…
    Besoj se e dini historine e princit me vezen e shtrenjte…

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.