SPAM, tashmë i organizuar edhe në Shqip…
SPAM, marrja e letrave të pakërkuara në postën elektronike është një gjë mjaft e bezdishme për këdo përdorues interneti sot. Ka fatlumë që përdorin një shërbim poste të aftë për ti filtruar këto gjëra e që nuk i shohin shpesh se shërbimi i “fsheh” në dosjen e SPAM, ka edhe të tjerë me më pak fat të cilëve u mbushet kutia kryesore e postës me lloj lloj lajmërimesh për të cilat s’kanë asnjë interes e dëshirë. Së shpejti, këta “fatkeqë” do ta pësojnë edhe nga një burim tjetër SPAM-i, veçse ky ndryshe nga herët e tjera do të jetë pak më i vështirë për tu dalluar sepse do të vijë nga një burim Shqiptar.
Para pak ditësh më erdhi në kutinë e postës elektronike një letër nëpërmjet të cilës një shërbim i quajtur “Postieri juaj” reklamonte zotërimin e mbi 80,000 adresave elektronike të Shqiptarëve dhe ofronte të dërgonte në postën e tyre oferta të ndryshme. Ma merr mendja se e kam “pësuar” edhe vetë e tashmë adresa ime është mes atyre 80,000 adresave të zëna rob nga “Postieri” veçse më vjen ca inat se nuk më kujtohet të më ketë pyetur ndonjëherë njeri nëse dua apo jo të përfshihem në këtë listë. E kam frikë se megjithëse në fund të letrës jepen udhëzime për të dalë nga lista, kjo mund të jetë thjesht një mënyrë për të parë nëse adresa është në përdorim apo jo, dhe kur ti dërgoj kërkesë për ç’rregjistrim do të “falenderohem” me më shumë SPAM. Me ç’duket qenka e lehtë të hysh në valle por të dalësh, aha….
**************
Letra nga “Postieri Juaj”:
Ky është nje sherbim i ri
Ne ju ofrojmë shërbimin e reklamave përmes email-it.
Duke disponuar më shumë rreth 80 mijë adresa efektive përdoruesish shqiptarë, ne mund të dërgojmë në postën e tyre ofertat e biznesit tuaj, duke ju dhënë mundësinë për të komunikuar drejtpërsëdrejti, në mënyrë të shpejtë dhe me një kosto minimale me këtë numër të konsiderueshëm blerësish potencialë të mallrave ose shërbimeve tuaja.
Mos harroni se në ditët e sotme reklamat përmes email-it janë një nga mjetet më të fuqishme të reklamimit për të gjitha llojet e bizneseve, që, krahas impaktit të fuqishëm dhe kostos së papërfillshme, krijojnë mundësinë e përshkrimit të hollësishëm e të pakufizuar me tekst dhe figurë të mallrave, shërbimeve, çmimeve apo adresës së biznesit tuaj.
Informacione të mëtejshme mund të kërkoni tek kjo adresë ose në Tel: 0693275723.
postierijuaj@yahoo.com
If you ëish to stop receiving emails from us, please reply to this message ëriting the ëord “unsubscribe” and your current location (state) in the subject of the message.
Requests may take up to ten days to process.

13 June 2007 @ 9:26 am
Me ka ardhur dy here ky email, por qe nuk e kishin te shkruar kete numrin e telefonit.
Ky e ben me te lehte per t’u gjetur
E paskemi dhe ne Shqiperi pizevengun
Ka ndermend njeri t’i bejme nje puc te organizuar?
Me ne fund do na bjere ne dore nje spammer i vertete dhe do heqe mbi kurriz per gjithe mundin qe eshte dashur per te fshire junk mailin qe kane ardhur ne inbox-e gjate ketyre 9 vjet imejllizim.
Anybody?
13 June 2007 @ 9:42 am
Kush ankohet me 2007 per spamet tregon qe akoma eshte ne ndonje sherbim email per faqe te zeze.
I eshte gjet dermani prej kohesh.
Ky faqeziu , tani e ka zbulu ose ka vene nr tel e nonje ishi e don qe te talli b…
13 June 2007 @ 10:10 am
Kothere, eshte fjala per spam ne shqip. Ne anglisht e ndonje gjuhe tjeter jemi mesuar qe kur ishim ‘te vegjel’, dhe i njohim me nje te nuhatur, por kjo eshte dicka e re. Une adresen personale e kam ne gmail dhe kam qene i kujdesshem qe mos e regjistroj ne asnje email service apo website shqiptar.
Nga t’i kete marre ky? Ndoshta i ka rene ne dore CD me adresa qe kembejne me njeri-tjetrin spammerat dhe i ka bere arrange by country, dhe ka zgjedhur adresat qe kane pasur si vend Shqiperia?
13 June 2007 @ 10:17 am
Odysseus,
qendron ne fuqi postimi im i pare.
Spami nuk ka lidhje me gjuhen qe perdoret.
Adresat ? Po pse pak te ngeshem ka kjo dynja?
13 June 2007 @ 10:23 am
Odysseus,
Ti mund te mos e kesh regjistru ne asnje email service ate gmail tend. Por ti e perdor ate apo jo, shkemben emial.
Epo qe ne kete moment e ke ngrene. Ska veshtiresi te madhe. Me e kollajshme psh eshte qe ISP tona i shesin adresat. Mua me ka ndodhur kur kam pas abonim me albania online dhe me erdhi reklame e Chateu Linza me 7 foto .bmp ne kohen kur e perdorja me dial up interurban.
Shkova u ankova , ju bera namin.
Keshtu qe kur ata vete te fusin reklama imagjino ca bejne me listat e adresave te tyre apo listat e adresave te abonenteve te tyre.
Kjo pra ishe si me thene nje rruge me institucionale, le me pastaj ata qe jane te ngeshem sic thote kotherja.
SPAM eshte no big deal sot e kesaj dite. Une kam e pakta 4-5 accounte email dhe prej kohesh nuk shqetesohem me per spame-t.
13 June 2007 @ 10:26 am
Me preokupon pak se gmail.com nuk i filtron emailat qe me vijne ne shqip, qofshin edhe nga njerez qe nuk i njoh dhe qe s’i kam pasur ne address book, te gjitha perfundojne ne inbox dhe duhet t’i ‘report as spam’ nje nga nje nqs me vijne emaila te padeshiruar ne shqip. Kurse per spam ne anglisht s’le as mizen te hyje, i fut te gjitha te thesi i plerave. Sherbim me te mire per spam se gmail s’kam perdorur ndonjehere.
13 June 2007 @ 10:33 am
gmail eshte cooooooool po lere at muhabet.
Eshte per marshallah
13 June 2007 @ 10:37 am
Duhet te provosh nje account me pagese qe te shikosh cer behet me spamet.
I zgjedh per qejf vete sherbimi dhe sipas deshires ose i con ne nje folder ( se nuk i dihet kalo nonje i sakte ) ose delete menjehere dhe e ke bosh inbox-in.
Ne dac shqip, ne english ne dac kinezce.
Email spam eshte ai qe shperndahet ne nje numur te madh drejtimesh. Sherbimi e identifikon dhe e ben zap sipas deshiresh.
Une kam pasur nje eksperience shume te forte me nje king qe me dergote me nje IP ( proxy ) te ndryshueshme ( si ndozot e.T.) e qe me dergote ofro 10 000 email ne dite. Afro 20 mega ne total.
Nuk kapej si spam. Nje soft qe gjeneron trafik ne nje drejtim te caktuar e qe te can trapin e qe rrjeshimish mendon se te vjedh trafik ( per te pagu me shume ). Pune qeflish . Mesohesh dhe ben derman.
13 June 2007 @ 12:12 pm
“Question of the Day” ne FOX NEWS TV
Was the Watch STOLEN or STOWED?
( U vodh apo u ruajt ne xhep? (nga Bush).
13 June 2007 @ 3:30 pm
Spami nuk mund te funksionoje ne shqip sepse dihet boterisht:
- gjithe shqiptaret e kane pallen e *arit nga gjysem metri, dmth s’kane nevoje per pilula per zmadhim - gjithashtu e mbajne te ngrehur nga 4 ore rresht (S’kane nevoje per viagra)
- te gjithe shqiptaret kane tashme ora Rolex dhe Bulova origjinale (s’kane nevoje per fallco)
- te gjithe shqiptaret kane dashnore top-modele (s’kane nevoje per porno)
- te gjithe shqiptaret jane multi-milionere, dhe sk’kane nevoje per para nga Nigeria
13 June 2007 @ 3:33 pm
Good point Lawman

13 June 2007 @ 8:02 pm
lawman, plotesisht dakort me ty.
lltako emaili me ka ardhur edhe mua disa here, plus plot info per site te reja me muzike , chat e lajme qe hapen. me duket se jane marre nga listat e alb-club.
13 June 2007 @ 8:25 pm
Keto reklamat apo spamet , jane vertet te bezdishme, se ne vend qe te merremi me temen, futet ne mes ajo, dhe sapo ti e heq tek kryqi , te vjen tjetra. Une nuk e di se kur do bie rehat nga keto dhe nderhyrjet e tjera, si mbyllja e kompiutrit papandehur. Kotherja me tha se me duhet te blej nje kompiuter te ri, por jo. Nje shoku im ketu , me rekomandoi qe ta fikja internetin disa ore per te kuptuar se kush e kish fajin , kompiutri apo nderhyrjet nga interneti. Dhe ashtu bera, e fika tek modumi, per rreth 10-12 ore, dhe kompiutri nuk mu fik, sa e ndeza internetin , mu fik per gjysem ore, si gjithmon.
13 June 2007 @ 8:30 pm
Pjer Thomas, ngjan sikur ke marre nje virus. Ke program per te spastruar kompjuterin nga viruset dhe programet spiune?
14 June 2007 @ 10:25 am
Pjer, ta paskan ngopur. Ne ate gjendje qe qenka kompjuteri yt, te garantoj qe kur t’i besh scan minimumi duhet te gjesh nja 400 viruse ne PC.
Heres tjeter mendohu dy here para se te hapesh faqet porno
14 June 2007 @ 4:53 pm
Pjeri eshte burre i martuar me dy kalamaj… Ai nuk shikon Porno… kafsho gjuhen
10 November 2007 @ 10:19 pm
Trojani për Google Adsense dhe reklamat joautentike të Google
Trojani ende i paemërtuar është duke infektuar kompjuterat të cilët punojnë nën Windows dhe duke ofruar reklama false të Google Adsense. Reklamat zakonisht janë të natyrës SPAM, dhe infektimi mund të detektohet shpejtë.
Trojani është zbuluar nga Raoul Bangera, nga India, por mendohet që ishte i pazbuluar që një kohë të shkurtër.
Reklamat e bëra përmes Google Adsense zgjidhen ashtu që të kenë lidhje me sitin i cili është duke u vizituar. Nëse vizitohet siti për udhëtime turistike, reklamat do të kenë përmbajtje të ngjajshme.
(SPAM–Përdorimi i padrejtë i listës së e-postës, USENET apo metodave tjera të komunikimit për të dërguar porosinë e njejtë personave të cilët nuk kanë kërkuar këtë porosi. Termini SPAM është ngjitur e-postës së tillë duke i’u falemnderuar skeçit të Monty Python ku fjala “spam” përmendet çdo disa sekonda. Emri vjen nga prodhimi Amerikan i mishit. SPAM porositë janë përhapë në përmasa epidemike dhe mënyra më e mirë e mbrojtjës është të mos publikoni adresën e juaj të e-postës në internet nëpër forume, faqe dhe sidomos USENET.
USENET–USENET vjen nga fjalët Users Network. Sot USENET mund të gjindet e shkruar edhe si usenet (me shkronja të vogla). Ky është sistem i distribuar i tabelave-buletin (bulletin-board) i krijuar nga makinat UNIX. USENET është ndërtuar me 1979 - 1980 nga Steve Bellovin, Jim Ellis, Tom Truscott dhe Steve Daniel nga Duke University. Lidhja në USENET mundësohet përmes serverëve ndërsa postimi bëhet sikur dërgimi i e-postës me fijet e diskutimeve të cilat mbesin aty me vite të tëra. Porositë në USENET zakonisht kanë të bëjnë me kërkesa ndihme mbi ndonjë temë të caktuar por mos u befasoni nëse zbuloni material ofendues. Pjesët më aktive janë fijet për përkrahje të ndonjë softueri dhe ato që kanë të bëjnë me politikë. USENET mund të shfletohet përmes groups.google.com dhe ndonjëher përmban informata të vyeshme mbi ndonjë problem.)
10 November 2007 @ 10:22 pm
…Mbi një milion kompjutera zombi të përdorur për SPAM dhe gjëra tjera …
Ekspertët e sigurimit zbuluan, gjatë disa muajve të hulumtimit, që mbi 100 rrjeta të ndryshme janë “regrutuar” nga kriminelët në internet për veprimet e tyre. Një nga rrjetat në pytje kishte deri më 50,000 makina të tilla. Zbulimi është bërë nga projekti Honeypot.
Hulumtuesit nga Project Honeypot zbuluan që veglat e sulmuesve për t’i zbuluar viktimat në internet kishin aftësi t’a bëjnë këtë brenda disa minutave, ndërsa thyerja e makinës ndodhte brenda disa sekondave. Hulumtuesit gjithashtu zbuluan që makinat e “regrutuara” u lajmëronin në kanalet e IRC për të marrur instrukcione nga sulmuesit.
E tërë kjo është arritur duke përdorur prekshmëritë e njohura të sistemit operativ Windows. Makinat të cilat ishin të lidhura në internet me lidhje të shpejta dhe të pa-ndërprera ishin të sulmuara më tepër.
Këto zombi makinat e regrutuara përdoren nga kriminelët për të përhapur SPAM, reklama, dhe lansuar viruse. Sulmuesit gjithashtu kanë përdorur këto makina për të nisur sulmet e tipit të distribuar, DDoS.
Është pafat që dikush që ka aftësi të tilla nuk i përdor ato për të rrëzuar sitat që përhapin SPAM.
Për t’u mbrojtur këshillohet instalimi dhe freskimi i anti-virusave, firewall-ave personal, dhe softuerit anti-spyware.
10 November 2007 @ 10:24 pm
…Sender ID do të zbatohet për Hotmail dhe MSN …
Rreth Nëntorit të këtij viti, shërbimet e e-postës Hotmail dhe MSN do të konsiderojnë si SPAM gjitha porositë të cilat nuk janë të verifikuara nga dërguesi përmes Sender ID. Specifikimi i Sender ID përdoret për t’a ndaluar përhapjen e SPAM. MS do të fillon zbatimin e Sender ID edhe pse ekzistojnë shumë kundërshtar të cilët pohojnë se ky nuk është standard i pranuar dhe efikas.
Kjo do të thotë që shërbimet e ndryshme në internet do të detyrohen t’a publikojnë Sender Policy Framework (SPF) që përdoret për identifikimin e serverit të e-postës.
MS pohon që rreth 1 milion domain-a kanë publikuar SPF regjistrat deri tani. Kjo është vetëm një pjesë e vogël prej 71.4 milion domain-a të regjistruar deri sot.
Kritikët e Sender ID deklaruan që MS me këtë hap do të shkakton humbje të mëdha të e-postës, mbasi që shumë përdorues nuk do t’a zbatojnë Sender ID dhe si rezultat e-posta do të konsiderohet SPAM. Sender ID gjithashtu nuk punon me shërbime përcjellëse (Ang: forwarding).
Në të njejtën kohë, Yahoo! ka filluar zbatimin e teknologjisë DomainKeys, e cila gjithashtu ka për qëllim kapjen e SPAM porosive, dhe ndalimin e përhapjës së tyre. Konflikti i tillë mes dy shërbimeve më të mëdha të e-postës mund t’i dëmton përdoruesit.
(SPAM–Përdorimi i padrejtë i listës së e-postës, USENET apo metodave tjera të komunikimit për të dërguar porosinë e njejtë personave të cilët nuk kanë kërkuar këtë porosi. Termini SPAM është ngjitur e-postës së tillë duke i’u falemnderuar skeçit të Monty Python ku fjala “spam” përmendet çdo disa sekonda. Emri vjen nga prodhimi Amerikan i mishit. SPAM porositë janë përhapë në përmasa epidemike dhe mënyra më e mirë e mbrojtjës është të mos publikoni adresën e juaj të e-postës në internet nëpër forume, faqe dhe sidomos USENET.
Usenet–USENET vjen nga fjalët Users Network. Sot USENET mund të gjindet e shkruar edhe si usenet (me shkronja të vogla). Ky është sistem i distribuar i tabelave-buletin (bulletin-board) i krijuar nga makinat UNIX. USENET është ndërtuar me 1979 - 1980 nga Steve Bellovin, Jim Ellis, Tom Truscott dhe Steve Daniel nga Duke University. Lidhja në USENET mundësohet përmes serverëve ndërsa postimi bëhet sikur dërgimi i e-postës me fijet e diskutimeve të cilat mbesin aty me vite të tëra. Porositë në USENET zakonisht kanë të bëjnë me kërkesa ndihme mbi ndonjë temë të caktuar por mos u befasoni nëse zbuloni material ofendues. Pjesët më aktive janë fijet për përkrahje të ndonjë softueri dhe ato që kanë të bëjnë me politikë. USENET mund të shfletohet përmes groups.google.com dhe ndonjëher përmban informata të vyeshme mbi ndonjë problem.)
10 November 2007 @ 10:27 pm
…Si t’i iket SPAM në Gmail (dhe ndoshta shërbime tjera) …
Sean Reifschneider shkruan mbi përvojen e tij me SPAM në Gmail. Reifschneider i ka pesë adresa në Gmail. Tre të parat pranojnë prej 25 deri më 36 SPAM porosi në ditë ndërsa dy të tjerat asnjë. Sipas Reifschneider kjo ka të bëjë me vet emrin e adresës. Për tre adresat të cilat pranojnë SPAM, emri është i zakonshëm dhe përmban disa numra ose është një fjalë e zakonshme e shkruar gabimisht në gjuhën Angleze. Nga ana tjetër dy adresat e pastërta kanë emra të pazakonshëm. Njëra nga ato e ka emirn e gjeneruar me AGP, gjenerator të fjalëkalimeve, ndërsa tjetra është kombinim i dy fjalëve të shkurtëra në gjuhën Angleze. Kjo tregon që dërguesit e SPAM përdorin sulme të tipit “fjalorë” për të dërguar porositë e tyre. Megjithëse postimi i Reifschneider ka të bëjë vetëm me Gmail nuk do të ishte e pamundur që e njejta gjë punon edhe në shërbime tjera si Yahoo! dhe Hotmail.
(SPAM–
Përdorimi i padrejtë i listës së e-postës, USENET apo metodave tjera të komunikimit për të dërguar porosinë e njejtë personave të cilët nuk kanë kërkuar këtë porosi. Termini SPAM është ngjitur e-postës së tillë duke i’u falemnderuar skeçit të Monty Python ku fjala “spam” përmendet çdo disa sekonda. Emri vjen nga prodhimi Amerikan i mishit. SPAM porositë janë përhapë në përmasa epidemike dhe mënyra më e mirë e mbrojtjës është të mos publikoni adresën e juaj të e-postës në internet nëpër forume, faqe dhe sidomos USENET.
Gmail–
Gmail poashtu i njohur edhe si Google Mail, është shërbim falas për e-mail komunikim me anë të uebit dhe me anë të POP3 protokolit. Ky shërbim është i ofruar nga korporata Google, dhe është i njohur për hapësirën e madhe deponuese që e ofron si dhe për interfejsin e vet.
Gmail u ofrua për herë të parë në 1 Prill të vitit 2004, dhe që nga atëherë edhepse kanë kaluar më se 2-vite, Gmail ende mbetet në versionin beta.
Abonimi në shërbimin Gmail është i bazuar në ftesa, mirëpo që nga Gushti i vitit 2006, në disa vende (si Zelandë të Re, Australi, Japoni) Google e ka bërë abonimin plotësisht të hapur.)
10 November 2007 @ 10:29 pm
..Sender ID nuk ndalon Spam ..
Sender ID e Microsoft ende nuk është adoptuar nga bota dhe si duket nuk është mjaft efektive për ndalimin e spam. Sipas CipherTrust Inc. nga studimi i fundit vetëm 5% të e-postës është dërguar me SPF (Sender Policy Framework) ose me Sender ID por edhe në këto porosi kishte më shumë spam sesa postë legjitime. Sipas CipherTrust këto sisteme kan dobësi që lejojnë spamuesve të spoof-ojnë origjinën e porosisë. SPF punon duke i deklaru serverët e aprovuar të e-postës në DNS dhe dhjetra mijëra domain-a kan bërë këtë deri sot së bashku me dërguesit e spam. Si rezultat 34% më shumë spam arritë të hyj në kutia postale. Teknologjia Sender ID, e cila do të zëvendësoj SPF mendohet se gjithashtu ka dobësi të tilla.
(spoofing–
(I)
Mashtrimi i origjinës. Ky termin zakonisht përdoret për të emërtuar e-postën e dërguar e cila nuk i ka informatat dërguese autentike apo të vërteta në kokë. E-posta e tillë duket si e dërguar nga një adresë e caktuar por në të vërtet nuk është. Zakonisht e-posta e tillë dërgohet me qëllime jo të mira. Përveç e-postës gjëra tjera që mund të spoof-ohen janë IP adresat dhe URL-të.
(II)
Spoofing është teknikë e menagjimit të rrjetit që përdoret për zvogëlimin e trafikut. Protokolet e LAN-ave dërgojnë paketa periodikisht për të vëzhguar statusin e rrjetit. Në rastet kur rrjeti është i vogël ky aktivitet nuk e mbingarkon rrjetin por kur kemi të bëjmë me WAN këto paketa dhe përgjigjjet mbi statusin e rrjetit mund të shkaktojnë ngadalsime dhe degradim të rrjetit. Për këtë arësye router-at dhe pajisjet tjera rrjetore programohen të dërgojnë “përgjigjjet” e tyre. Këto përgjigjje dërgohen si të ishin dërguar nga nyjet përgjigjëse.
DNS–
Shkurtesë për Domain Name Server - servis në internet i cili bën shëndrimin e emrit të makinës (hostname) në IP adresë. DNS përdorë bazën e shënimeve ku ndodhen emrat e makinave dhe IP-të korresponduese. DNS është zhvilluar në mënyrë që njerzit të mbajnë në mend emrat në vend se IP adresat që janë veshtirë për tu mbajtur ne mend.)
10 November 2007 @ 10:31 pm
..Makinat me Windows XP SP1 rrëmbehen brenda minutave …
Makinat e pambrojtuna mund të rrëmbehen (Ang: hijack) brenda minutave. Rrëmbimi në këtë kontekst ka të bëjë me instalimin e softuerit të ndryshëm nga interneti pa dijen e përdoruesit, softuer i cili merr kontrollën e makinës së juaj. Kur makina është nën kontrollin e këtij softueri atëherë shëndrohet në “zombi” i cili përhap SPAM, ekzekuton sulme DDoS ose bënë aktivitete të ngjajshme. Studimi i bërë nga USA Today dhe Avantgarde nga San Francisco ka vëzhguar gjashtë makina për dy javë për të parë se çfarë ndodh. Kevin Mitnick deklaron “Atje jashtë ambienti është shumë armiqësor”. Mitnick dhe Ryan Russel ishin të kontraktuar nga Avantgarde për të zbatuar eksperimentin dy javor. Rezultatet e studimit janë që përdorimi i firewall e zvogëlon mundësinë e infektimit të makinës (67% të përdoruesve të internetit nuk kanë firewall). Windows XP SP1 makinat infektoheshin më lehtë se ato me SP2, ndërsa Mac dhe Linux ishin po thuaj se të pathyera.
10 November 2007 @ 10:32 pm
mgjth duhet te jesh shume i ngeshem te merresh me keto gjera…si puna e ketij tipit qe merret me spam.mgjth ka menyra per ta ndalur dhe per ta lokalizuar .