Identifikohu



Regjistrohu

I Pafajshëm!!!!!

i-pafajshem-ramushi.jpg

Fëmijë në Prishtinë i gëzohen pafajsisë së ish Kryeministrit Ramush Haradinaj. I Pafajshëm është Vendimi i tribunalit të Hagës për Ramushin dhe Idriz Balajn. Lahi Brahimaj shpallet fajtor për vetëm 1 nga akuzat më të lehta.

Një përmbledhje e çeshtjes ndaj Ramush Haradinajt dhe dy komandanteve te tjere.

Foto: Armend Nimani / AFP

Hazir Reka / REUTERS

ramush-haradinaj.jpg

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

71 Komente »

  1. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 1:20 pm

  2. askushi thotë:

    3 Prill 2008 @ 1:22 pm

    edhe shqiperia te mirepret

  3. ados thotë:

    3 Prill 2008 @ 1:24 pm

    Not guilty..
    ice-naja rri urte°°°..

  4. seri thotë:

    3 Prill 2008 @ 1:28 pm

    I uroj z.haradinaj qe te fitoj lirin sote dhe te kete dy festa per shqiptaret si ne tirane dhe prishtine .

  5. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:22 pm

    Nqs keni deshire, mund t’a ndiqni seancen ketu:

    http://www.un.org/icty/latest-e/indexsched.htm

    Courtroom I.

  6. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:38 pm

    NOT GUILTY!!!!!!!

  7. Moza thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:41 pm

    Amin !

  8. Tironsi thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:43 pm

    Magjypi s’ja hodhi dot me duket

  9. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:44 pm

    Blendi, eshte sentenca definitive e shpallur, apo eshte urimi yt?

    Na qarteso pak te lutem.

  10. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:46 pm

    Nuk i kane shpallur vendimet ende.

  11. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:48 pm

    Tani po jepet vendimi:
    Not Guilty!

  12. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:48 pm

    NOT guilty

    U shpall me vendim gjykate.

    Ramush Haradinaj i Pafajshem per te gjitha akuzat. Eshte i lire!!!

  13. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:48 pm

    Haradinaj: Acquited against all counts. Immediately released.

    Hajde hajde!

  14. Tironsi thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:48 pm

    Hardinaj NOT guilty

  15. Tironsi thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:50 pm

    Balaj NOT guilty

  16. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:51 pm

    Brahimaj i vetmi i fajshem.

  17. hunter thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:51 pm

    URIME !!!!!!!!!!

  18. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:52 pm

    Me ne fund nje clirim nga nje ankth qe s’ka te beje vetem me Haradinaj.

    Do te ishte nje padrejtesi qe do i behej luftes clirimtare te Shqiptareve te Kosoves.

    Tani me duket me plote Pavaresia e Kosoves. :)

  19. lulian kodra thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:53 pm

    Hallall!

  20. alidea thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:53 pm

    Urimeeeeeeeee:)

    Dy lajme te mira sot

    Ftesa e NATOS
    dhe pafajsia a Haradinaj !!

  21. Tironsi thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:54 pm

    Magjypi 6 years

  22. suelita Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:55 pm

    Magjypi 6 years
    *************************

    - 1109 dite qe ka kaluar ne paraburgim.

    Filluan fishekzjarret ne Prishtine :)

  23. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:56 pm

    Urime! Tani qe eshte i lire…si i duket posti i Kryeministrit te Shqiperise? We have a vacancy…

    Po ky Brahimaj kush eshte dhe per cfar eshte “fajtor”?

  24. Tironsi thotë:

    3 Prill 2008 @ 3:58 pm

    per cruel treatment and torture

  25. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:00 pm

    Edhe t’imagjinosh gjithe ato akuza oj none oj none. 25 vjet burg kerkonte prokuroria. 0 orë tha Gjykata. Ngelen duke ngrene shuplaka serbet, nga tre-kater ne nje vend. Pa e “gjezdisur” doren fare.

    Hadhadh!

  26. bledi thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:02 pm

    Urime Haradinajt

  27. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:04 pm

    Brahimaj I fajshem vetem per 1 nga 6 akuzat. Per mizori dhe torture ndaj bashkepuntoreve me serbet.

    Eshte treguar teper i rrepte ndaj tradhetareve….

    dicka me pak se 3 vjet i kane mbet per te bere… :) :) :)
    Urime ish-Kryeministrit.

  28. hunter thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:04 pm

    Po tani gazetat dhe televizionet e huaja, qe e pershkruan si kriminel, do ta japin lajmin?
    Kush ja ripaguan ditet e burgut?
    Kush ja ripaguan demin e imazhit?

  29. Tironsi thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:04 pm

    C’o mer kjo marsia modhe kshu?!?! Po na hajn m’sysh vallaj :D

  30. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:07 pm

    Pse me pelqen me shume ky lajm sesa ai i fteses per askund? Eshte me i vertete, me i prekshem, me i mirepritur dhe shume me i gezueshem.
    Turp, turp i madh me keto ndarjet e ndjesive, po kjo Nato-ja na vari shpirtin, kurse Rramushit per pak i varen byzylyket.

  31. massmedia thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:08 pm

    a ka ndokush ndonje link te ketij lajmi?

  32. lulian kodra thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:08 pm

    Per synin e kraterit ne Gerdec, e kishe ti Tironso?

  33. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:10 pm

    Pse me pelqen me shume ky lajm sesa ai i fteses

    Se eshte i merituar…

  34. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:17 pm

    Vetem lajme te mira sot!!! Shpresoj te vazhdojme keshtu!

  35. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:17 pm

    N’kater ane po rrehi teli,
    N’tribunal u hap tefteri,
    Nji vendim qe e kan dhane,
    I madh e i vogel me u çue n’kame,
    Me iu gzue lajmit t’mire,
    Se Ramushi esht’ i lire.

  36. suelita Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:18 pm

    Dikush kerkoi link: http://www.un.org/icty/pressreal/2008/pr1232e.htm

  37. odi thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:19 pm

    Lajmi me i fundit: 03-04-2008, 17:15

    Kosovo’s former prime minister Ramush Haradinaj has been acquitted by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY). The ethnic-Albanian Kosovar was facing charges of torture, murder, rape and deportation. The prosecutors had alleged that he approved the atrocities his guerilla forces committed against Serbian civilians during the Kosovo conflict in 1998-99.

    Ne Shqip per ata qe se kuptojne do te thot se Ramushi eshte liruar nga akuzat.
    Urime NATO, Urime Pavaresia, Urime Liria e R. Haradinaj!

  38. gjergji. thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:19 pm

    Uime Haradinajt dhe komandanteve te tjere.
    Tironso jemi ne prill

  39. odi thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:22 pm

    Kosovo’s former PM - acquitted in The Hague by Thijs Bouwknegt

    03-04-2008, 17:20, Radio Netherlands

    Kosovo’s former prime minister Ramush Haradinaj has been acquitted by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY). The ethnic-Albanian Kosovar was facing charges of torture, murder, rape and deportation. The prosecutors had alleged that he approved the atrocities his guerilla forces committed against Serbian civilians during the Kosovo conflict in 1998-99.

    http://www.radionetherlands.nl/currentaffairs/region/europe/080403-kosovo-icty-haradinaj

  40. N.Ago thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:22 pm

    Ta gëzosh lirinë or trim!

  41. Moza thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:23 pm

    Tironso,
    Ti ne une, ne gjithe te tjertet ta kapin urgjent me dore se do na hane m’sysh.
    ptu ptu ptu na morshin te ligat jarebi ! :-)

  42. anonymus thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:27 pm

    Hallall!!
    Ramushi i lire!!! :))

    Nje kenge nga Rrezoma per kete sihariq :)

    Je si ata burrat e pare
    Qe cudive ter’ kazane
    Kaza’ edhe Vilaje’
    Vezir te Madh, dhe Mbre’

  43. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:29 pm

    hahaha Moza bashkohem edhe une me ty hahaha

    Urime Ramushit!!!

    Po c’behet keshtu vertete? Pavarsia e Kosoves, Ramushi i lire, Ftesa ne NATO…nuk jemi mesuar me gjthe keto te mira :)

  44. Qafir Arnaut thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:30 pm

    Urime Ramushit vec nuk del krejt i palagur. Serbet do e akuzojne per ‘frikesim deshmitaresh’.

  45. idris thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:31 pm

    Ti Moza kape me gisht…se tironsit si del as plloma … :) :) :)
    U tregua BURRE i cilesise se pare kur e kerkuan ne Hage.
    Jo si mijt serbe,Karaxhic me sikare qe fshihen vrimave…..
    Ta gezosh RAMUSH gjerdanin e LIRIS,e bashke me ty dhe te gjithe dashamirsit e tu,familje miq e shoke.
    Per ne te tjeret eshte nje gezim i madh qe do jete peraseri nje BURRE midis nesh!…_____________I LIRE_____________

  46. finish thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:33 pm

    Me pas frike sa shume lajme te mira per ne,po llastohna shtoji o ZOT!

  47. Tironsi thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:42 pm

    Serbet do e akuzojne per ‘frikesim deshmitaresh’.

    Serbet dro i thone ene qe veshkat nuk i ka te vetat, po ja ka mor nanji shkjau azgon, po kujt po ja ndjen.
    Marshallah!!!
    Kape ne ti qafiro se osht moment magjik. Menoje gjithe shqiptaret jane me dore te allatet tani :D

  48. J. thotë:

    3 Prill 2008 @ 4:52 pm

    E gezofsh lirine Rramush!

  49. vlonjati safi thotë:

    3 Prill 2008 @ 5:14 pm

    Shpallja e pafajsise e komandantit Rapush Haradinaj nga Gjykata e Hages eshte nje fitore e madhe jo vetem ne planin personal, por dhe ne plan mbare shqiptar. Eshte fitore e madhe ndaj akuzave te fabrikes famekeqe te Beogradit e cila kerkonte me cdo kusht qe te vihej shenja e barazimit midis krimeve mosntruoze te kryera nga regjimi kriminal i Miloshevicit ndaj mijra e mijra shqiptareve dhe luftes legjendare per liri te bijeve dhe bijave trima te Kosoves. Eshte gjithashtu dhe nje fitore e madhe ndaj ish kryegjyqtares, bushtres Karla del Ponte, e cila nuk mbeti pa u joshur nga shumat marramendese qe i ofruan qeveritaret e Beogradit per te hedhur ne leter shpifje monstruoze ndaj luftetareve te UCK-se, te cilat nuk jane te besueshme as per nje vend si Zululand, jo me ne shqiperi. Ishte nje fitore e madhe per Kosoven dhe Shqiperine sic eshte fitore e madhe pranimi ne NATO per dy popujt e nje gjaku. Rapush, ta gezosh lirine; kurora dafine ne koken tende.

  50. Koth thotë:

    3 Prill 2008 @ 5:16 pm

    vlonjati safi,

    po jo Rapush mer , Ramush !

    Lekuren iu hoqi ai i shkrete Rapush Xhaferi ! ;)

  51. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 5:22 pm

    E kishte me ushnjaret ai. Ne na doli e na teproi Vehbiu, Gjallica e Kamberi
    Rruge te mbare per ne shtepi Rramushit.

  52. Aiglon thotë:

    3 Prill 2008 @ 5:29 pm

    Faleminderit amerikes e “politikes” qe e la te pafajshem, jo gjyqesorit … eshte me e ngaterruar se kaq te jeni te sigurte. Ka patur shume terheqje deshmishe etj etj… Gjithesesi, eshte nje lajm i mire, urime.

  53. ardi thotë:

    3 Prill 2008 @ 5:34 pm

    …a do na e sqaroi njeri ca eshte ky rramushi se po e boni hero….pa te keq e kom nigju si emer, dhe e di qe ka qene kryeminister kur u dorezua, (jo si ky lala jone) po cfare ka bere para se me qene kryeminister….
    ….sorry, per paditurine!!!!

  54. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 6:11 pm

    Ta gezosh lirine bre… :D

    Ardi eshte komandant i UCK…

  55. adriatik thotë:

    3 Prill 2008 @ 6:13 pm

    Po me cudit shume ky lirimi i Ramushit. Si eshte e mundur te lirohen anetaret e nje organizate te armatosur sic ishte UCK? Mos i ka lene mendja keta Hagasit? Kjo ishte pergjigja per te gjithe ata gjak prishur qe e akuzuan UCK si organizate terroriste marx. leniniste. Jane pikerisht ata qe sot hidhen dhe pirdhen ne Bukuresht!

  56. odi thotë:

    3 Prill 2008 @ 6:54 pm

    Me kete Vendim pastrohet emri I UQK e lufta te cilen e bene ata!
    Urime Shqiperise per hyrje ne NATO. Ta shohim sa gjate do ta mbaj Greqia tash ligjin e Luftes me Shqiperine.

  57. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 7:26 pm

    Moza thotë:
    3 Prill 2008 @ 4:45 pm
    Serbet do ti rr… trapin!

    Jo Moze jo, se le Rramushi kete pune ne dore te serbeve :D :D … E rrun vete…

    Serbet maksimumi do pjellin noj teori konspiracioni…, sikur keta ja rrun, po leshi u dogj pa dashnje :P

  58. Perparim Hysi thotë:

    3 Prill 2008 @ 7:33 pm

    Trim kur duhej trimeria dhe trim per t’u perballur me drejtesine.I paster qelibar dhe me bukur i kendohet trimeria.Ku jane”Karaxhicet”e Mlladicet e Co… qe fshihne vrimave per te ruajtur lekuren.Ramush Hajredeinaj te ma gezosh lirine dhe lavdine,se e meriton.

  59. Leon thotë:

    3 Prill 2008 @ 7:44 pm

    8 milion euro paguan per avokatet mbrojtes..
    Money well spend i think!!

  60. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Prill 2008 @ 9:56 pm

    Ja ca foto te tjera nga pritja e lajmit te mire per Ramushin sot ne Kosove:
    Dance

    Nena (Rukije Haradinaj) ne qender dhe familja e Ramushit reagojne pas shpalljes se pafajsise:

    Bashkshortja Anita perjashta gjykates ne hagë:

    Prishtina:

  61. Moza thotë:

    3 Prill 2008 @ 10:33 pm

    ca eshte kjo mer

    http://en.wikipedia.org/wiki/Ramush_Haradinaj

    Hyni mer dhe ndryshojeni i cike se gjynah.
    Cer bajne kosvaret , flejne gjume e ?

  62. friend thotë:

    3 Prill 2008 @ 10:51 pm

    Hehehehe, po kush me e denu Ramushin mer, ai i ka cu gjith deshmitaret per lesh bubi :D

  63. bobi thotë:

    4 Prill 2008 @ 5:23 am

    Ai daullexhiu qeka tifoz I interit.Laneti

  64. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Prill 2008 @ 11:26 am

    Kuqezi flamuri aty me siper, kuqezi. :) Ah s’e ndryshon dot Evropi deshiren e vertete te shqiptareve per te valvitur si te tyrin vetem ate flaumur (se edhe amerikanin perbri vetem per shkak te dominances se kuqe e ngrene lart :D)
    Ja, njelloj si ne diten e pavaresise, keta njerez festojne kuqezi. Do lebetitej fare Rramushi sikur t’i nxirrnin ate blune me yje te verdhe rrugeve ku do kaloje ai.
    Kuq…edhe zi! Rruge te mbare neper Kosove, Rramush!

  65. Shqiperi Etnike. thotë:

    4 Prill 2008 @ 11:44 am

    Urime Rambos (Ramushit).Lajmi eshte fanatstik per te gjithe ne Shqiptaret.
    Lajm i keqe per Zonjen Kurve Plake,Karla Del Ponte, e cila ka hedhur shume balte mbi luftetarete lirise dhe popullin Shqiptare ne pergjithesi.

    Ky eshte shekulli yne.

  66. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Prill 2008 @ 1:26 pm

    Pershendetjet tona z.Haradinaj!

  67. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Prill 2008 @ 3:24 pm

    Mos pushofshin tupanat e gezimit per Kosove e Shqypni!!!
    Ta gezosh lirine o trim!

  68. edmond thotë:

    4 Prill 2008 @ 4:16 pm

    vendimi i gjykates se larte eshte me se i drejt dhe i bazuar juridikisht.rregulli nr 1:pa prova nuk ka krim. avokati nga italia. pastaj desha te shtoj .hallall gjykatesit……………………..

  69. ababu thotë:

    4 Prill 2008 @ 5:17 pm

    Postimi i ores 9.56 (fotografia e fundit) flet shume……
    Vecse ai flamuri (qe mezi duket i rrethuar nga ata Jankij) perben shkelje te Rregullave Nderkombetare (te sajuar nga USA sa here i intereson) qe thote se Flamuri i Kosoves eshte blu me ca pulla multietnike…..(Si ai iBosnjes).

  70. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Prill 2008 @ 5:29 pm

    O Ababu,

    Gjithmone kaq “ububu” je ti apo e ke me hope?

  71. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Prill 2008 @ 2:30 am

    ky femija tek fotoja, po bertet “eshte orbit pa sheqeeeeeeeeer” !!!!!!!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.