Identifikohu



Regjistrohu

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho

ermonela-jaho.jpg

Zëri i sopranos shqiptare, kësaj rradhe kumboi në Berlin.

Alma Papamihali

“Maria Stuart”, ishte opera e rradhës që do t´i shtohej repertorit të sopranos shqiptare, Ermonela Jaho. Oper kjo, që renditet ndër më të vështirat e kompozimeve klasike. Për të parën herë, kjo oper vjen në skenë nga një soprano kaq e re, 33 vjeçare, pasi deri më parë ishte interpretuar nga artiste me përvojë më të madhe skenike dhe moshë mbi 40 vjeçare. Kjo për faktin, që vështirësia e saj ka lidhje si me anën vokale, ashtu edhe me atë psikologjike. Një sfidë tjetër e rradhës kjo. Opera e Gaetano Donizzetit, përshkruan konfliktin për fron ndërmjet mbretëreshës së Skocisë, Maria Stuarta (Ermonela Jaho) dhe mbretëreshës Elisabeth të Anglisë (Katarina Karneus). Maria Stuart, e burgosura e mbretëreshës angleze, prezantohet në skenë, kryelartë. e bukur dhe krenare, deri në fund të jetës së saj, si e dënuara e Elizabethës. E tillë është dhe Ermonela: kryelartë, e bukur dhe krenare, jo vetëm në rolin kryesor të Marias, por edhe pas shfaqjes. Mes durtrokitjeve të parreshtura në sallë, publiku vazhdonte të qëndronte nën entuziazmin e pafund, duke pritur Ermonelën, që prezantonte para tij çdo pjesmarrës së shfaqjes, deri së fundi dhe dirigjentin e talentuar nga Parisi, Alain Altinoglu i cili drejtoi dorën nga Ermonela, për t´ju thënë të pranishmëve në sallë: “Gjithçka i dedikohet Ermonelës sonte”. Një sukses i merituar i sopranos sonë të talentuar, që nëse dikujt do t´i jepej rasti t´a ndiqte drejtpërsëdrejti në sallë, patjetër do t´i krijonte përshtypjen e të qënit i privilegjuar, ndërkohë që do mendonte që një artiste kaq e talentuar shqiptare, gëzon respektin dhe dhe admirimin e plotë të publikut të huaj. Dukej sikur kishte dhënë në atë shfaqje gjithë energjinë e saj, deri në fundin e shpirtit. Të tillë emocion di të japë vetëm Ermonela, që mundet jo vetëm të zotërojë rolin e saj, por edhe të përfshijë publikun në të njëjtën gjendje emocionale, që do t´a mbajë mbërthyer deri në fund të shfaqjes.Ndaj nuk është rastësi, që plani i saj për muajt e ardhshëm është mjaft i ngjeshur.Në muajt prill - maj, do të interpretojë rolin e Manon, në operën “Manon” të J. Massenet, (Francë). Në maj - qershor, rolin e Magdës, në operën “La Rondine” të G. Puccinit, (Trieste). Më pas operan “Carmen” në Mondovisione (Francë). Po në Francë, rolin e Semiramidës, në operan “Semiramida”, operan “Carmen”, në Angli, Skoci, operan “Madame Butterfly” në Detroit…etj etj.
Cili është stacioni që ndalet Ermonela pas përfundimit të shfaqjeve?
Jetoj në New York dhe pse siç biseduam, jam në lëvizje të përhershme për shkak të kontratave, sidomos në Evropë.

ermonela.jpgTashmë repertori juaj rradhit shfaqje në qytetet më në zë të Evropës si: Berlin, Paris, Barcelonë, Londër, Mynich,Trieste, si dhe në kontinentin tjetër Michigan, Detroit, Filadelfia etj. Cili qytet mbetet për ju më i ngrohti dhe do donit t´i riktheheshit me dëshirë
(Qesh). Keni harruar përgjigjen. Tirana, mbetet qyteti që më rilind emocione të reja, qyteti ku unë rigjenerohem. Publiku shqiptar nuk mund të krahasohet me asnjë publik të botës. Vendi yt të fal të tjera emocione, tjetër ndjenjë. Kohëve të fundit, nëpër shfaqjet e dhëna sidomos ne Amerikë (Filadelfia, Detroit etj), shqiptarët që jetojnë prej disa vitesh atje, më kanë ndjekur shpesh nëpër shfaqjet që kam dhënë. Mbase numri i tyre në krahasim me numrin e publikut në sallë, që numëronte mijëra, ka qenë i një raporti të vogël, megjithatë, për nga vlera dhe emocioni që më kanë falur me prezencën e tyre, të pakrahasueshëm.
Çdo shqiptar, më ka sjellë me vete një copëz Shqipëri, duke plotësuar një boshllëk që ndihet tek unë, nëpër shfaqjet larg vendit, larg publikut tonë të mrekullueshëm.
Po flasim vetëm për operat.
A “rreh” zemra e Ermonelës, për diçka tjetër përveç operas? A e keni gjetur shokun e jetës?
Po, jam e martuar me një muzikolog shqiptar dhe jam shumë e lumtur për këte.
Ndihem e dashuruar, por admiroj dhe faktin, që ndaj të njëjtin pasion me shokun e jetës.
Është me të vërtetë diçka e veçantë përjetimi i shkrirjes së artit dhe në jetën private, pasi e bën atë më emocionale dhe më të larmishme. Mbase kemi të bëjmë me rastin e “të qënit artiste në çdo çast të jetës”.

Valixhja, është gjithashtu pjesë e jetës suaj, e së përditshmes. Çfarë nuk mungon në bagazhin e Ermonelës?
Asnjëherë nuk i kam ndarë fotot e familjes sime (mamit dhe babit kur kanë qenë të rinj) , si dhe atë shokut tim të jetës.Gjithashtu kohëve të fundit, kësaj pakete të domosdoshme për mua, i është shtuar dhe një kapëse e thjeshtë flokësh e sime mëje, që fatkeqësisht nuk jeton më, që nga gushti i vitit të kaluar. Është një simbol fare i thjeshtë, që ma sjell pranë kudo që ndodhem, me thjeshtësinë e flokëve të saj duke më dhënë forcë. …ndërsa unë vazhdoj të këndoj dhe për të, sepse e di sa krenare do ndihej ajo, nëse do të ishte në sallë mes publikut, ashtu siç do ndihej krenare, çdo nënë shqiptare për vajzen e saj.

Përmendni një çast të lumtur, përveç duartrokitjeve, apo suksesit në sallë…
Mbase janë disa detaje shumë të vogla, por shumë domethënëse që mua më falin çaste të lumtura.
Mund të përmend gëzimin që ndjeva, kur nipit tim Mateos i doli dhëmbi i parë, apo kur shoh mbesën Paola të luajë në piano etj.

Cilën fjalë përdorni më shumë?
“Faleminderit”, në disa gjuhë të botës.

Meqë ra fjala tek gjuhët e huaja, sa të tilla zotëron Ermonela?
Anglisht, italisht, frengjisht (pak spanjisht) dhe po merrem momentalisht me gjermanishten.

Cila është motoja juaj…
“Nesër është një ditë e re…” .Më tërheq e reja, ndaj urrej monotoninë. Artisti ka përgjegjësi jo vetëm për veten e tij, por edhe për publikun.
Dua t´i fal publikut një emocion të ri, jo atë të një dite të kaluar.Kështu ndihem e qetë, por edhe publiku besoj, i kënaqur.

Një mesazh, që do t´i drejtonit lexuesve shqiptarë…
Qëndroni artistë në shpirt. Nuk është e thënë patjetër të ngjtesh në skenë, për t´a arritur diçka të tillë.
Ndonjëherë detaje fare të thjeshta, pasqyrojnë një shpirt të bukur njerëzor.
Gjithashtu i them: Ju dua shumë, jeni vërtetë fantastikë!

http://www.ermonelajaho.com/ 

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

48 Komente »

  1. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 3:31 am

    Alma, nuk di ku je, por dua te qeras per ket qe ke sjelle. E. Jaho rocks!!!! E. Jaho is a true STAR!!! Ka kapur majat pa i patur mamin dhe babin figura kantoje. Me talent te paster. Si shqiptar, I AM PROUD OF HER! E kam pas sjelle si shembull kohe me pare ketu te peshku kur flitej se cfare bejne shqipot jashte.

    Bravo Ermonela!!!!

    Alma te lutem me nis e-mail at irdning@aim.com

  2. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 9:58 am

    Eshte vertet kenaqesi te lexosh per artiste shqiptare te cilet me talentin e tyre dhe performancen po behen te njohur ne arenen boterore. Duartrokitjet e mija s’do mungonin per kete artiste te re dhe mjaft te arrire!

    Te lumte Ermonela!!!

  3. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 11:07 am

    Ermonela rrjedh natyrshem, ne skene dhe ne jete. Prandaj eshte kaq lehte e pranueshme. Suksesi i skenes i deidikohet talentit dhe perkushtimit te saj; popullaritetin jashte skenes po e fiton me thjeshtesine me te cilen e prezanton madheshtine e vet.

  4. ados thotë:

    11 Janar 2008 @ 1:08 pm

    E rritur ne nje familje me shume femije..i dytí ne rradhe, e mbaj mend si komshije qe e kam pasur te kendonte ne pallatin e pionierve…qe atehere thonin se ishte talente…

  5. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 3:43 pm

    Ados, shpia mbrapa shkolles Kushtrimi ne mos gaboj?

    Shikoje pak ketu, nqse se nuk e ke pa.

    http://www.ermonelajaho.com/

    Kjo ne rolin e Violetes ka pas qene background i kompiuterit tim per nje kohe te gjate. Kur vinin te zyra ime, u ngelnin syte te Ermonela. Kush eshte kjo? pyesnin. Woooow! Se ajo ka klas te lindur, vella.

    Flet puna vete:

    http://www.youtube.com/watch?v=pIizYUYFIMU

    Shih Traviata:

    http://www.youtube.com/watch?v=O9nNnJ8OhOo

  6. M O Z A thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:10 pm

    Ados, shpia mbrapa shkolles Kushtrimi ne mos gaboj?

    HE tashti, mire solidarieti per AQO, filloi dhe solidariiteti per AliDemsit e :-)
    Shaka shaka.
    Asaj goces mos ju shterte rryli i fytit :-)

  7. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:16 pm

    Moza, mos me thuj qe s’te pelqen, se eshte rradha ime me te bo lanet pastaj… :D

    Mirdita! E ke nigju patjeter perallen e Hirushes. He, a s’ta bi kjo ne mend? Do mer nje “escape” tjetri, me ju mcef ciljetnave e zajminave per nja 5 minuta… apo e kom Kabim? ;) :D

  8. M O Z A thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:18 pm

    Nuk te rrej, nuk e kam nigju.
    Na kane eduku me : “2 dele , 300 pare”, edhe “laje laje kryt si rosat” .
    Por qe te evitoj te bamen lanet do ta nigjoj. I promise.

  9. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:26 pm

    FLM! Ma bere diten te bukur qe ne mengjes, Moze! Se eshte ala mengjes ketej nga une. E Premte per me teper! The best day!

    Kane pas qene nje dore te talentumish keta. T. Papavrami i ra violise para xhahxit Enver edhe masanej cefeshti ne France… Shume klas eshte, pa diskutim, ama me shume kujdes “nga lart”, kupton? Po keshtu edhe Inva. Po tja kthesh permrapsh emrin del nji qe kendonte “Valsi i lumturise” dhe “Te verdhat kacurrela” ;) Ka pas qene nji e violise (per inotin tat alidemse ene ajo, me 90% e kom ket, mos ma merr te sigurt), qe e qujshin Klodiana Skenderi. “Pa kujdes nga lart” motra, shkelqente edhe ajo! Nuk po e degjoj me, ne fakt…

    Kurse kjo, eh… E. Jaho, te hyn direkt, pa asnji pengese hic, drejt e mu ne zemer; klasi eshte nje dhunti, Moze, dhe Zotit ju tek edhe ja hodhi kesaj me tepri, si me thene i tha “kusurin e klasit maje per vete” :D

  10. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:32 pm

    Blend, heren tjeter ne Worcester (ose Boston), zgjidh lokalin! Mos ma shuj ket koment! Je NJISH, bro! Ate foton e pare e kam pas ne background, just FYI.

    Ju pershendes te treve! Jeni GRUP! Jeni Bee-Gees! FLM!

  11. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:32 pm

    Emigrant, kam nje pyetje ne lidhje me kritiken tende. C’te pengon qe ti ta marresh vete iniciativen per t’i sjelle keto materiale? Une nuk e njihja fare Ermelinden, po ti qe e admiron kaq fort e paske mbajtur fshehur e s’te ka rene ne mendje hic ta ndash me ne. (?) Kjo puna e peshkut- suksesit etj etj, lidhet me ate shprehjen “Trimi i mire me shoke shume”, e une po nis te shoh qe shume nga shoket harrojne se asgje s’i pengon te kontribuojne ketu drejtpedrejte.
    Une te them, puna vullnetare shkon vetem deri diku, dhe nese puna jone prodhon pertaci nder te tjeret, nje dite te bukur kjo do marre fund, se jeta kushedi ku na hedh…

  12. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:35 pm

    Blend, e pranoj kritiken! Do reflektoj!

  13. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:38 pm

    Nuk eshte kritike, me teper merre si ftese. Ta them ty posacerisht sepse e di qe ke c’te japesh. :D Mos tingellova shume i serte? lol, hajt se kur te ulemi ne tavoline do shohesh qe s’jam aq inatcor. Te pershendes, dhe, dhe faleminderit Alma se Ermelinda vertet paska qene nje diamant i fshehur, ndoshta se Opera nuk eshte per nje plebe si une? Por jo, me pelqeu jashtezakonisht. Sapo pash finalen e Traviates qe e vendosa dhe si video ketu…WOW!!! Kjo eshte yll.

  14. M O Z A thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:39 pm

    Harrove ene kangen qi i knoi Enverit kur i leu mbesa ai i te kthymes se emrit mprash. Moj Valbona e terri terri …
    Klasi eshte dhunti po edhe kultivohet i cikez ma merr menja.
    Sic duket paska qene klasi me bollik ke Alidemi :-)

  15. ardi thotë:

    11 Janar 2008 @ 4:45 pm

    …megjithese operan se kom shume qef, por kjo vajza te ben per vete…edhe ne mes te new yorkut te ngresh koke ne art eshte e pamundur…bravo 100 here…

  16. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 5:47 pm

    Dmth ju po thoni qe Ermelinda e ka pat shtepine mbrapa shkolles “Kushtrimi i Lirise”? Hehehe. Une andej nga “Gjollogjikja” kam kaluar shume kohe gjithashtu. Me vjen mire qe ato rrugicat me balte te Ali Demit nxjerrin keto fare talentesh. :)

  17. enka thotë:

    11 Janar 2008 @ 5:49 pm

    ç’kenaqesi te degjosh per te tilla gjera! suksese te metejshme Ermoneles!

  18. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 5:50 pm

    Blend, mos e ngaterro me Meksin :) :D … e ka Ermonela…

    Tjeter kripe Gjollogjikja, apo jo….

  19. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 5:56 pm

    Mua (te halla) nje mur me ndante me “Gjollogjiken” dhe ishte shume i kapercyeshem. Kam pas ndenjur te rrugica mu perballe shkolles, ne fund te saj e ka pas edhe miku yne Telat Agolli, mjeshtri i madh i Cirkut shqiptar, qe kishte hurma farzeza…

  20. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 5:58 pm

    PS. Telat Agolli mban titujt: “Artist i Popullit”, “Artist i merituar”, “Mjeshtër i madh i sportit”, “Mjeshtër i merituar i sportit”, dy herë i vleresuar me Mirënjohjen e Kryeqytetit, por nuk gezon asnje mbeshtetje financiare nga shteti ne kete moshe te vone. Se talentet tona si Ermonela vleresohen me teper jashte.

  21. Danieli thotë:

    11 Janar 2008 @ 5:59 pm

    Po lereni se ku e ka pas shtepine more se na cmendet……

    Kush e di kalendarin e kesaj ze artes ketu ne USA qe mund te shkojme ndonjehere ta ndjekim po e kishim afer do jua dinim per nder.

  22. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 6:16 pm

    Vetem per talente instrumentistash, kengetare operistike e balerinesh s`kemi qene keq shyqyr; bravo Ermoneles!

  23. shefi kuadrit Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 7:10 pm

    Urime pafund kesaj Ermoneles, shume po me pelqeka zeri i saj dhe po me vjen pak inate per injorancen time te meparshme qe se kam njohur..po rrofte peshku. Shqiperia me aq pak banore sa ka ka pjelle gjithmone talente te rralla dhe besoj se nese shteti yne do investonte me shume ne institucionet artistike dhe ne shkollat e ketij profili ne do shihnim me shume artiste qe do na zbusnin shpitin tone te buhavitur nga keto vita pafund tranzicioni.

  24. mand thotë:

    11 Janar 2008 @ 7:26 pm

    Urime vertet Ermoneles, e para se eshte shqiptare dhe e dyta se qenka dhe Ali Demse, por qe fatkeqesisht mua nuk po me kujtohet. PAska ze vertet mahnites dhe fakti qe ka shkuar atje lart tregin dhe nje here se Shqiperia ka talente. Natyrisht, une nuk jam nga ata qe besoj se Shqiperia eshte kerthiza e botes, por raste te tilla si te Ermoneles te bejne vertet te ndjehesh krenar. Ate qe bejne artistet smund ta beje asnje diplomat tjeter, dhe per kete krenari ne shqiptaret kemi shume nevoje dhe nje here urime

  25. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 7:41 pm

    Wow! Po i hidhja nje sy Traviates dhe te le me goje hapur. She has an amazing voice!!!

  26. Artian thotë:

    11 Janar 2008 @ 8:23 pm

    Fantastike,kur degjon zerin e saj,mund te thuash me plot goje qe eshte nje ze i persosur,dhe fantastike te percjell emocione dhe ndjenje,eshte kenaqsi te degjosh kete engjell.sikur te mos degjosh as edhe nje here opera dhe simfoni Emanuela te ben ta degjosh deri ne fund dhe te te hyje ne zemer, Bravo na behet shume qefi qe degjojme shqiptare te talentuar dhe te sukseshem ne arena te famshme!Bravo, bravo!

  27. M O Z A thotë:

    11 Janar 2008 @ 8:45 pm

    She is simply great !

  28. Pjer Thomas thotë:

    11 Janar 2008 @ 9:19 pm

    Do ishte gje e bukur qe spektatoret ta merrnin vesh qe eshte shqiptare.

  29. Alma Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 10:44 pm

    Se pari ju pershendes te gjitheve juve qe keni shkruar me lart, duke ju falenderuar njehkohesisht per cdo koment. E kam te qarte qe komplimentet i dedikohen Ermoneles (e cila i meriton plotesisht ato)…megjithate une kam dhe nje arsye tjeter qe iu falenderoj dhe doja me sinqeritet te plote t´a ndaja me ju. Pergjigjen e pyetjes:
    “Pse me ngrohen komentet tuaja?”

    Ermonelen e ndoqa direkt ne kete opera. Gjithashtu vetem pasi e ndoqa, me lindi idea e kesaj interviste me te. Nje ide, e cila mund t´i lindte cdo shqiptari qe do ndodhej ne salle duke ndjekur sopranon tone dhe duke u pershkruar nga te tilla emocione, si ato qe isha pershkruar une. Emocione te cilat dyfishohen ne rastet kur ndodhesh ne vend te huaj dhe degjon pas shpine spektatoret qe pyesin ” Nga cili vend eshte ky talent??” apo te tjere, qe te vetedijeshem pergjigjen…”Eshte shqiptare…Bravo!”…etj.
    Ndaj me kenqesine me te madhe, qe m´u krijua mundesia e nje interviste, vendosa te ndaj emocionet e mia me lexuesin shqiptar. Vendosa qe krenaria ime si shqiptare, e cila rritej ne ato momente tek percillja zerin e saj ne skene, te vinte edhe tek ju. Shume prej jush mund t´a kishin perjetuar mbase me pare kete emocion (si Emigranti, Belle_fleur, Ados, Artian, shqipe, Moza, Pjer_Thomas,mandit, lostext,enka, Danieli, Blendi, shefi, Ardi apo t_red) megjithate, dikush merr me modesti inciativen te sjelle thjesht dy fjale prej kesaj artisteje, qe ngriti sallen ne kembe duke bere qe me zerin e saj, te na nderoje ne te gjitheve si shqiptare, t´ju tregoje te huajve qe ekzistojne dhe talente te tille, per te cilat vlen te permendemi ne shqiptaret. Ne kete rast isha une. Pasi e shkrova artikullin…ose me mire e shkrova pasi gjeta ne internet adresen e redaksise se revistes “Jeta” duke i bashkangjitur dhe disa fotografi te saj. Dhe e dini se cila ishte pergjigjia??? Jo, nga ta dini.
    Pergjigjia ishte…”Ky shkrim eshte pregatitur pa e takuar fare Ermonelen dhe se dyti…Lexuesit shqiptar, nuk i intereson aspak sesa gjuhe te huaja di Ermonela. Jemi gazeta me e shitur ne Shqiperi dhe shkruajme per gjera me interesante”.

    Ja kjo ishte pergjigjia qe mund te marresh nga shtypi aktual shqiptar…nga ata qe pretendojne qe minifundet e Ciljetes apo videot e Ingrid Gjonit jane me interesante se zeri i nje sopranoje. Kesaj i thone te te nderoje bota, me shume se shtepia.
    Megjithate, nuk eshte keshtu. Nje redaksi nuk perfaqeson lexuesin shqiptar. Lexuesi shqiptar eshte i lire sot te kerkoje materialin e vertete kudo, sidomos nepermjet internetit…apo konkretisht te “peshkutpauje”.

    …ndaj edhe ju falenderova vecanerisht per cdo koment.
    Ermonela, vazhdo te shkelqesh dhe te na nderosh neper bote (pa harruar natyrisht Shqiperine).
    Le te jete zeri yt, nje deshmi e shpirtit artist shqiptar!

  30. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 11:27 pm

    Alma, te falenderoj nga zemra qe kishe miresine te sjellesh per ne te interesuarit ndaj artit shqiptar, por me teper ndaj kesaj talenti dhe ylli shqiptar. Te jam mirenjohese qe nuk u dekurajova nga gazeta me e “shitur” ne Shqiperi, e cila e hodhi poshte kete interviste te ciles ti i dhe drite duke e prure tek Peshku.

    Por, sic permende dhe vete, publiku shqiptar eshte i lire te lexoje dhe te kerkoje cdo informacion dhe nje menyre shume e mire eshte dhe nepermjet internetit. Gazetat ne Shqiperi le te merren me zerat fallco qe ofron sot tregu shqiptar! Turp e faqja e zeze!

  31. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 11:36 pm

    Alma, qenkemi larg, por ftesa vlen forever! Ju faleminderit!

    Shikuesit/lexuesit shqiptar duket i ofrohen me shumice kellira te tipit “Sa bythen te mire e paske”! :( :( :( ose “Ma kallxoi dhe horoskopi” a ku di une se c’rroskopera e rronxho-bonxho te tjera…. qe i kemi hasur neper youtube dhe i kemi qesendis… Sepse ne Shqiperi nuk me duket te kete nje ndarje te tabloidit me shtypin serioz.

    Revista “Jeta” te na rroje per vere. Kurse asaj pjeses qe merret me propagimin e artit ne Shqiperi, qe eshte shfaqur shpesh edhe ketu te peshku, gjithe lobe e fragmente e hasete te brendshme (kujto Onufrin e mos shko me tutje) eshte per ti thene qe lejini ger-mer-et edhe shifni e perhapni vlera te pakontestueshme, qe i keni bash nen hundet tuaja….

  32. Alma Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Janar 2008 @ 11:52 pm

    Te pershendes dhe te falenderoj une ty, Belle_Fleur!
    Nese duhet te dekurojesh, apo te heqesh dore nga shkrime te tilla sic eshte prezantimi i talenteve shqiptare ne bote, i bie te behesh preh e pseudoartistve dhe te justifikosh fjale per fjale, ato c´ka shkruar Emigranti…(shembujt).

    Megjithate, ne nuk jemi “zhytur” ne te tille llumera.
    Ne qe jemi, arrijme te gjejme veten dhe mundesite per te diskutuar mes njeri - tjetrit, per te treguar qe ekziston dhe lexues me nivel, qe nuk ka nevoje te genjehet nga foto, por qe kerkon mbi te gjitha cilesi dhe art te vertete.

    Pershendetje emigrant dhe faleminderit juve (per ftesen dhe per shkrimet).

  33. ados thotë:

    11 Janar 2008 @ 11:58 pm

    Emigrant, jo, tek Kushtrimi ajo shkonte ne shkolle. Ne e kemi pasur pallatin afer lanes qe na ndante nga lagja e dibraneve…ka qene nje burg dhe je fushe futbolli qe me vone u prish , ajo ka qene ne hyrjen e dyte une ne te katerten….Une per here te fundit e kan takuar ne 1996 ne Spanje…ku kalonte ne nje prova per nje konservator muzike..

  34. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Janar 2008 @ 12:10 am

    Rrofsh Alma!

    Atehere, intervista dhe shkrime te tilla jane te mirepritura dhe do lexohen me kenaqesi jo vetem nga une por nga nje game e madhe njerezish qe e duan artin shqiptare, por mbi te gjitha krenohen me artiste te tille te cilet e ngrene lart emrin e Shqiperise!

  35. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Janar 2008 @ 12:27 am

    Ados, mos me thuj se e di tamam… :D Nuk po kaloj ne hollesira (kati etj, se jo vetem mbase dalim te njohur, por edhe Llukani & Blend na bejne gjemen, per muhabete private).
    Fusha e Dibraneve… burgu… eh mer thuj, te gjitha i mbaj mend nje per nje.

    Qofsh mire, kudo qe je, ados! :)

  36. Etrusk thotë:

    12 Janar 2008 @ 12:32 am

    I uroj shume Suksese Ermoneles!
    Une opera spara shoh shume, (te me ndjeni) por ky ze qenka me vertet i vecante.
    Sukse Suksese edhe sa me lart ishalla!

  37. shefi kuadrit Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Janar 2008 @ 1:06 am

    Se harrova ta them me pare…po shume elegante dhe simpatike duket kjo ermonela. (sdi pse mu duk kjo nderhyrja si ajo e Rober Ndrenikes tek koncert 36 hihihi..)

  38. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Janar 2008 @ 2:55 am

    Shefo, ne mbeshtetje te komplimentit tend. Kur po pergatisja fotografine e Ermoneles qe ilustron shkrimin nje shok i punes kalon atypary, e sheh foton dhe thot ‘Wow, Salma Hayek?” :)

  39. Pjer Thomas thotë:

    12 Janar 2008 @ 9:16 pm

    Turp per ate revisten “Jeta”. Kur revista kthehet ne gazete , pra qe jep lajmet qe ka dhene gazeta, kjo eshte mjerimi i stafit te saj. Suksesi i nje reviste qendron pikerisht tek intervistat me njerez te ndigjuar ne bote, komente nga specialiste per tema te ndjeshme e te rendesishme, reportazhe nga nje vend, mendimi i nje ekonomisti, politikani , artisti, sportisti, organizatori, manaxheri etj. Keto e bejne revisten te sukseshme.

  40. mand thotë:

    13 Janar 2008 @ 12:39 am

    Alma, pergjigja e revistes Jeta qenka vertet e turpshme dhe tregon vertet se ne radhe te pare sa medioker jane ata qe drejtone ate reviste a gazete cfare eshte ajo se se kam lexuar ndonjehere, dhe sa me ka interesuar se cfare shkruan. Alma sidoqofte te uroj per intervisten qe ke sjelle ketu, une jam vete redaktor ne nje te perditshme. Ne rast se ke materiale te tilla do ishim te interesuar te na i dergoje. Pershendetje dhe urime per ate qe ke bere.

  41. mand thotë:

    13 Janar 2008 @ 12:44 am

    Dhe dicka tjeter, do bisedoj me kryeredaktorin dhe te shoh mos e botoj ne gazete. Ne rast se aprovohet kjo interviste, mund te marr kete qe eshte ne faqen e peshkut? Me kthe nje pergjigje alma po pe mesazhin

  42. Lexuesi thotë:

    13 Janar 2008 @ 1:01 am

    Me fjale te tjera kjo interviste fale “dashamiresise” se revistes Jeta,qenka ekslusive per Peshkupauje?!Nice.. :)

    Flm Alma per shkrimin e sjelle!!

    Flm Ermonela,per ate cka ti percell permes zerit tend te kristalte.Qofsh ngahera e lumtur dhe uroj qe zeri yt te behet nje nga reklamat me pozitive te artit shqiptar!!

  43. Alma Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Janar 2008 @ 3:22 am

    Ju pershendes dhe uroj te jeni mire, kudoqofshi (bashkeatdhetare)!

    Ju falenderoj per komentet dhe mendimin realist qe keni dhene, zhveshur nga cdo preference personale, por kryesisht nxitur nga shqiptarizmi dhe nacionalizmi aq me vlere ne kohet e sotme, per ne qe jetojme jashte atdheut, si dhe nga arti i vertete.
    Te tille personazhe, vetem se i ngrene vlerat emrit te shqiptarit neper bote. Ndikojne pozitivisht, edhe pse mbase ne minimum.
    Kjo ishte nje interviste qe e quaj fat, qe pata mundesine t´a realizoj. Kalova nje mbasdite te tere me artisten tone…bisedova me te, i bera dhe pyetjet e mesiperme, qe rrodhen natyrshem dhe ne asnje menyre “te parapregatitura”.

    Nese bini dakort Mandi, mund t´a botoni…(pergjigjen time e ke).
    E ndjej te nevojshme, qe publikut shqiptar i takon te parit, te njihet me veprimtarine e artisteve (bij te tij), qe i nderon bota per talentin e spikatur qe kane.

  44. VL thotë:

    14 Janar 2008 @ 12:10 am

    BRAVO BRAVO PER KETA NJEREZ KA NEVOJ SHQIPERIA …..

  45. Eddie thotë:

    17 Janar 2008 @ 4:57 pm

    I ngjaka Jennifer Connelly’t, vec eshte cik me e bukur.

  46. M O Z A thotë:

    20 Janar 2008 @ 11:39 pm

    O peshkatare keni pas efekt mer.
    Ermonela ne Top-Channel ne lajmet kryesore.
    Sic thote ai peshktari jone ne londer M.Veliu, ka shkelyqer ne Londer :-)

  47. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Janar 2008 @ 12:03 am

    MOZA, Ermonela eshte klas sui generis! Po e pate ate lajmin kollaj, bjere ta shofim…

  48. M O Z A thotë:

    21 Janar 2008 @ 12:28 am

    Ca po e TM per lajmet e Muhamet Veliut mer.
    Shife ne google ku te dush
    ja psh

    http://www.musicalcriticism.com/news/cast-change-netrebko-0108.shtml

    Ishte interesante se ishte nderru protagonistja. Pra si te thush sukses i paprogramuar, i kemi sjelle fat goces ne ere, duke e permend :-)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.