Sokol Baraj “150 mijë dollarë për kokën e Azemit”

Lorenc Vangjeli (Revista Mapo)

Për kokën e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Këtë shifër na ka përmendur si të vënë në dispozicion të vrasësve, një shërbim i huaj inteligjence. O Zot, çfarë bëhet kështu!”, vetëm kaq kam mundur të them kur e kam dëgjuar për herë të parë një gjë të tillë, që më pas, megjithatë nuk është bërë kurrë publike”. Sokol Baraj, një nga profesionistët më të mirë shqiptarë në fushën e rendit dhe sigurisë, gjithashtu për herë të parë dëshmon për një nga misteret më të mëdha të postpluralizmit, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. “Ka pasur një proces, janë dënuar disa individë si ekzekutorë, por ideatorët e tij nuk janë zbuluar akoma. Por nëse ata nuk kanë një emër konkret për publikun shqiptar, për shërbimet e huaja që kanë asistuar apo survejuar zhvillimet kaotike shqiptare, ata janë krejt të njohur. Në mos sot, nesër, e vërteta do të dalë plotësisht në dritë dhe në një mënyrë tronditëse”, thotë Baraj dhe këtu ndalon. Beson se shumëçka ka mësuar për shkak të detyrave të shumta dhe të rëndësishme që ka mbajtur, është i detyruar dhe më tej t´i mbajë larg kureshtjes së zakontë të publikut, por ka bindjen se “asnjë e vërtetë nuk ka të drejtë të mbetet në varr për shumë kohë, nuk mund të mbetet enigmë përgjithmonë”.

Ish-futbollisti, një karrierë e ndërprerë
Mund të kishte pasur nje drejtim krejt tjetër jeta e tij, nëse do të zgjidhte të qëndronte në skaj të një fushe futbolli me dorezat e portierit. Madje kur mundi të hyjë në ekipin e parë të emblemës shqiptare Dinamo, pothuaj 30 vjet më parë, shumëkush do të vinte bast për një karrierë të shkëlqyer futbollistike të Sokol Barajt. Por jeta dhe sidomos vendimi i atij vetë për divorc me futbollin, do t´i rezervonin një të ardhme krejt tjetër, një rrjedhje të vrullshme të saj që do ta çonte sa në krye të policisë shqiptare, në pozicionin e zëvendësministrit të rendit apo dhe të këshilltarit të kryeministrave shqiptarë për çështje të sigurisë dhe rendit dhe deri në qytetarin e thjeshtë të papunë. Një nga njohësit më të shkëlqyer të punës në polici, Baraj është në ndërdyshje deri në momentin e fundit për të folur. Përgjithësisht është njeri i heshtur dhe bën humor kur e krahason veten me një kasafortë që ndryn shumë e shumë të pathëna, të vërteta të vjetra dhe të reja që nga lufta me krimin e deri në kontributin ende “misterioz” që Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhënë gjatë krizës së Kosovës. Një dëshmi e panjohur më parë vjen dhe për konferencën e famshme të Rambujesë në shkurt të 1999, kur Baraj u ftua nga kosovarët të shërbente si këshilltar i delegacionit shqiptar po për çështjet e sigurisë. Që nga kërcënimet e serbëve e deri në keqkuptimin me kryeministrin e kohës Pandeli Majko që urdhëroi kthimin e tij në Tiranë. Një urdhër i pazbatuar, por një kundërshtim i sqaruar në rrethana të tjera.
Dhjetra personazhe parakalojnë në bisedën e qetë të Barajt me revistën MAPO dhe shumë nga ta befas ndriçohen në një dritë krejt tjetër. Disa dhe në mënyrë të zymtë.
Falë detyrave të tij, Sokol Baraj jo vetëm ka dijeni për ngjarjet më të bujshme në vend, por në shumë prej tyre ai ka pasur edhe një rol spektakolar të dorës së parë. Fatkeqësisht, vazhdon të besojë se kureshtja e publikut nuk duhet të përmbushet plotësisht. “Qoftë dhe për hir të publikut. Shoqëria jonë ka shumë halle dhe të vërtetat për maskarenjtë, si ata që ndodhen në qeli, si ata që ndoshta janë në podiumet e politikës, nuk mund të japin më shumë se zhgënjimin e rradhës. Megjithatë, një ditë, kurdo qoftë ajo, të vërtetat që nuk mund të varrosen do t´u japin atyre atë dritëhije që i zhvendos larg gënjeshtrës që kanë sendërtuar për veten”, thotë Baraj.
“Vrasja e Azem Hajdarit?”, janë dënuar vetëm ekzekutorët, ideatorët janë të lirë. Emrat e tyre dihen jo vetëm në Shqipëri, por ato janë të shënuar përfundimisht edhe në dosjet e shërbimeve partnere. Ai që mendon se dosja shqiptare e këtij krimi është mbyllur këtu, thjesht gabon”, paralajmëron qetësisht Baraj, që më pas bën dhe pohimin tronditës: për kokën e tij janë paguar 150 mijë dollarë. Burimi: një shërbim i huaj inteligjent.
Ai ndjehet i trishtuar për të ashtuquajturën reformë në polici, për veshjen me uniformë të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me profesionin, por që politika i ka përgatitur si një detashment besnikësh për t´i përdorur në një moment të caktuar. “Shqipëria tashmë për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit është përfshirë në hartën e vendeve nën observim. Kjo ndodhi në 2007, ndërkohë që pesë vjet më parë, në 2002, ajo e kishte lënë këtë kategori vendesh. Dhe vend në observim do të thotë se elementët e luftës kundër krimit të organizuar janë në parametra minimalë dhe se rrezikshmëria e tij mund të kërcënojë edhe vende fqinjë”, shpjegon Baraj.

Reforma në polici
“Nuk bëj pjesë në ata njerëz të cilët mbas largimit të tyre nga një vend pune, kthejnë kokën mbrapa dhe shohin zi në atë që bëjnë pasardhësit. Por nuk mund të mos e quaj atë që po ndodh sot me trupën e policisë dhe që e quajnë reformë, si një pushtim institucional të saj”. Baraj është i drejtpërdrejtë. Sipas tij, tre vjet mbas ardhjes së PD-së në pushtet, është tentuar dhe po realizohet ditë mbas dite kontrolli i çdo qelize në ministrinë e brendshme. “Po sillen si pushtues me këtë godinë”, thotë ai. Dhe afron edhe shembujt që pohojnë fjalinë e bujshme: “Janë nxjerrë në lirim deri dhe studentë që sapo kishin përfunduar akademinë e rendit, të moshës 23-25 vjeçare, thjesht dhe vetëm sepse nuk përmbushnin kriteret politike të kohës. Ashtu siç ndodhi që në ditët e para të rotacionit të pushtetit politik që të largoheshin pothuaj në masë të gjithë kuadrot e nivelit drejtues të lartë në ministri”, thotë Baraj. Ai vetë ishte vënë përpara alternativës që të shkonte në Tropojë apo nxjerrjes në lirim në vitin 2005. Pranoi të lerë detyrën, që të mos ishte pjesë e ironisë që po përgatisnin qeverisësit e rinj me profesionistët e “vjetër”.
“Duke folur për shkarkimet dhe lirimet e motivuara politikisht nga ministria dhe strukturat e saj, nuk mund të mos përmenden rekrutimet e reja, një pjesë të cilave gëzojnë vetëm “privilegjin profesional” të kurseve të përshpejtuara tre mujore”, thotë Baraj. Ai shton edhe më tej dozën e zemëratës kur përmend ligjin për policinë e shtetit, të gradave apo dhe disa vendime të Këshillit të Ministrave, të cilat tentojnë të kalçifikojnë situatën. “Absurdi shkon deri aty sa si vjetërsi pune në polici, llogaritet edhe puna e dikurshme e punonjësve të lartë të policisë në kooperativat e dikurshme apo në miniera. Sipas një analogjie të thjeshtë, është e njëjta gjë sikur një rekrut i thjeshtë, një ushtar i shërbimit të detyrueshëm që bën roje në një depo, nesër të gdhihet gjeneral”, thotë Baraj. Sipas tij, një filozofi e tillë e mbrapshtë pune, e frymëzuar nga politika, ka sjellë rritjen e nivelit të krimit, pavarësisht propagandës qeveritare për të kundërtën. “Tashmë krimi ka mësuar të jetojë në simbiozë me politikën dhe për të, krimin, nuk është më problem prodhimi dhe sigurimi i parave, por garantimi dhe ruajtja e tyre. Dhe një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në lidhje me politikën. Dini ndonjë rast ku të jetë dëshmuar origjina e parave të X apo Y investitori të fuqishëm?”, pyet në mënyrë retorike Baraj.
Por nuk mbaron këtu. Ofensiva e Baraj për të pavërtetat zyrtare shkon dhe më tej: “Nëse dëgjoni se janë goditur dhe shkatërruar qindra banda, ju lutem, mos e besoni. E dini se dhe në një vend si SHBA-ja, sa për të marrë një shembull nga ato që janë për zemër në Tiranë, gjatë dy shekujve të fundit nuk kanë ekzistuar një numër prej qindra bandash të tilla, siç pretendohet për Shqipërinë”, pyet dhe përgjigjet po me pyetje Sokol Baraj. Ai thotë se një propagandë e tillë që nuk i përgjigjet realitetit, godet imazhin e vendit dhe e shndërron atë në një ishull të izoluar në Evropë, njëlloj Siçilie filmash, ku krijohet përshtypja se njerëzit vriten me njëri-tjetrin dhe se në vend të domatave dhe specave në tregun fshatar, tregtohet kokainë dhe heroinë.

Trafiku i drogës
Nga ana tjetër ka dhe një anë tjetër të medaljes. “E dini që Shqipëria është një nga furnizuesit kryesorë të Italisë me Ekstazi, drogës së famshme të Pub-eve dhe lokaleve të natës? Ekstazia prodhohet në mënyrë laboratorike nga morfina e cila importohet legalisht në Shqipëri. Dhe ky është një detaj që nuk është përmendur publikisht”. Sokol Baraj tregon një tjetër të vërtetë të frikshme. Një të vërtetë e cila do të kishte, sipas tij, një tjetër pamje nëse ky lloj krimi, prodhimi i ekstazisë, nuk do të kishte zënë peng segmente të caktuar të politikës. “Eshtë e lehtë të kontrollohet importi i lëndës së parë dhe këtë gjë do të bënte cilido profesionist, kuptohet deri në momentin që sërish politika nuk do t´i lidhte duart apo më keq akoma, nuk do t´i mbyllte gojën me mënyra të tjera”, thotë Baraj. Njeriu i sigurisë dhe specialisti i çështjeve të rendit jep edhe një shembull tjetër, po kaq domethënës, Lazaratin. “Ajo që ndodhi në Lazarat, kur në bashkëpunim me elementin kriminal policia goditi vetëm një ngastër me hashash, sa për të bërë shfaqjen e rradhës në televizor, është rasti klasik i korruptimit të shtetit”, thotë ai. Baraj shpjegon se ndonëse është e provuar se Lazarati është prodhuesi kryesor i hashashit në Shqipëri, asnjë i arrestuar nuk ka provuar prangat nga kjo komunë vetëm e vetëm sepse ajo njihet si bastion i PD-së. “Ndaj nëse flitet për arrestime, shohim vetëm ca pleq e plaka nga Vlora apo gjetkë që kanë patur “fatkeqësinë” të kapen me tre-katër rrënjë të tilla. Dhe si për të përforcuar atë që thotë Baraj, vetë ministri i brendshëm Nishani, thotë se me Lazaratin nuk i është shkuar punës deri në fund. Ndoshta ngastrat e fundit të papjekura ende, pas tërheqjes së prodhimit kryesor masiv, do të jenë sërish kurban i propagandës qeveritare për ndonjë goditje të rradhës. “Po kështu, nuk do harruar që në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve dhe agjencive të specializuara, Shqipëria ende konsiderohet si vend tranzit për trafikun e heroinës”, thotë Baraj.

Kosova në Rambuje, miqësia me Thaçin
Kosova është tema e preferuar e Sokol Bares. Një lloj dashurie dhe nostalgjie që e lidh pazgjithshmërisht me këtë vend dhe me atë që ai vetë e konsideron si një nga kulmet e punës së tij. Baraj kujton se rruga e tij në Rambuje, konferencën që do të hapte rrugën e ndërhyrjes së NATO-s mbi Serbi, kishte nisur shumë kohë më parë. Që nga koha kur ai, në pozicione të ndryshme në ministrinë e rendit, deri në zëvendësministër dhe drejtor i përgjithshëm i policisë, por dhe në SHIK, kishte kryer detyrën e tij përpara vendit. “Por këto janë detaje për të cilat nuk ka ardhur koha që të flas. Mund t´ju them se ishin sidomos struktura të Shërbimit Informativ ato që mundën të krijojnë kontaktet e para të UÇK-së me shërbimet sekrete perëndimore dhe sidomos ato amerikane dhe që bënë të mundur që ato të shihnin një realitet të ri. Një realitet të ndryshëm nga ai që e shihnin këtë ushtri çlirimtare si një organizatë terroriste. Të mos harrojmë, deri në vitin 1997 gazeta e një prej partive kryesore në vend e konsideronte UÇK-në si pjellë të UDB-së”, thotë Baraj.
Ai kujton se rrallë ndonjëherë ishte ndjerë më krenar, kur pikërisht nga delegacioni kosovar që do të shkonte në Rambuje, ju kërkua të asistojë për çështje të sigurisë dhe rendit. “U nisa në Rambuje dhe aty pashë që fati më kishte rezervuar mundësinë të prekja historinë nga pranë. Në kështjellën ku ndodheshin dy delegacionet, shqiptar dhe serb, shpesh serbët dilnin në dritare, thërrisnin me emra anëtarët kosovarë të delegacionit dhe i kërcënonin. U thoshin se nuk duhej të firmosnin në asnjë mënyrë marrëveshjen dhe se nëse do ta bënin një gjë të tillë, atëherë ata do t´u vrisnin familjet që u kishin mbetur në Kosovë. Fatmirësisht, ndryshe nga sa kërkonin serbët në Rambuje apo dhe Berisha në Tiranë që e konsideronte firmosjen e marrëveshjes si tradhëti kombëtare, kosovarët e Hashim Thaçit bënë atë akt historik që tetë vjet më vonë i dha Kosovës pavarësinë”, thotë Baraj. Ai tregon se veç Thaçit, shumë aktivë nga delegacioni shqiptar ishte Rexhep Qosja, Fehmi Agani, Jakup Krasiqi apo dhe Veton Surroi. “Ibrahim Rugova ishte nga më të heshturit dhe ishte e pamundur të kuptohej brenga e tij”, thotë ai duke shtuar se tek Thaçi kishte mundur të dallonte forcën e karakterit dhe pjekurinë e parakohshme të një shtetari që ja kishte dhënë jo katedra akademike, por mësuesja më e madhe e njeriut, ja kishte dhënë lufta e drejtë që drejtonte.
Sokol Baraj mendon se zbardhja e raporteve të Shqipërisë me Kosovën mund të zbardhë shumë të vërteta të tjera, të cilat do të shpjegonin sidomos dhe shumë mistere të politikës shqiptare. “Le të bëjmë një kronologji të fakteve: në vitin 1995, deri në 45 për qind e nevojave të makinës serbe të luftës, sipas të dhënave të agjensive të specializuara, furnizohej me naftë nga Shqipëria. Nga Shqipëria dërgohej edhe karburant special për avionët; deri në vitin 1997, veprimtaria e UÇK-së në Tiranë ishte krejt ilegale. Anëtarë të saj, deri dhe vetë Hashim Thaçi arrestoheshin nën akuza absurde. Thaçi për shembull u paraburgos sepse u gjet me dy karikatorë me fishekë; po në 1997, gazeta e një partie kryesore në Shqipëri e konsideronte UÇK-në pjellë të UDB-së Jugosllave; në vjeshtën e 1998, në ditët kur lufta në Kosovë dukej në prag, në Tiranë pati një tentativë për grusht shteti; në shkurt 1998, nga sheshi Skënderbej deklarohej se firmosja e Rambujesë do të konsiderohej si tradhëti kombëtare. Të gjitha këto fakte e duan një përgjigje dhe një ditë do ta marrin”, thotë Baraj.
Sokol Baraj kujton dhe detaje nga përballjet me delegacionin serb. “Ata e kishin të gjithë veprimtarinë e tyre dhe vendimmarrjen të centralizuar në Beograd, ndaj shpenzonin kohë vetëm duke pirë verë. Shpresonin vetëm që kosovarët të mos firmosnin dhe të mbeteshin të vetëm përballë egërsisë së tyre në terren”.

Misteret e tranzicionit, vrasja e Azemit
Sokol Baraj pohon se atentati ndaj Azem Hajdarit është një nga misteret e tranzicionit. Një mister për publikun, por që është krejt e zbardhur në “dosje të fjetura” shqiptare dhe sidomos në ato që kanë agjensitë e specializara perëndimore. “Deri tani dihen dhe janë ndëshkuar ekzekutorët, por jo ideatorët e këtij krimi. Nëse shihni me vëmendje dokumentat e procesit, mungon motivi i vrasjes së deputetit të PD-së. Sot apo nesër, ditën kur politika do të lerë drejtësinë të veprojë, kjo dosje do të hapet pa diskutim. Ai që mendon se gjithçka ka mbaruar, thjesht e ka gabim”, thotë Baraj. Që megjithatë bën dhe një tjetër pohim të bujshëm: “Për vrasjen e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Të gjitha detajet për një gjë të tillë, njihen mirë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë të organeve të specializuara”.
Ish-sportisti, portieri i Dinamos thotë se ka folur gjatë. Njeri i veprimit, ai ngjan me një diplomat kur flet. Sidomos për ato detaje që vazhdon të heshtë. Një mënyrë të vepruari që ai e ka mësuar që nga dita kur la profesionin e mbrojtësit të portës në futboll për t´u shndërruar në një nga njerëzit që duhet të mbronte qytetarët nga krimi. Një detyrë që e bëri me pasion dhe idealizëm, por që si rëndom në Shqipëri, nuk morri mirënjohje.

SipërEmail

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

29 Komente

  1. Idris thotë:

    28 August 2008 @ 9:14 pm

    Njeri i besushem!
    Megjithse aludimi eshte i drejteperdrejte per Ate qe DIKTON mbi praktiken e udheheqjes PD-iste , si praktike bufonade e njerzish “hurra-burra”, pa pike identiteti e kurajo qytetare per te bere vleresime te tilla,
    une i perkas atij GRUPI qe Salen e vendos tek INJORANCA dhe Paaftesia te gershetuara me shume veti individuale por si me kruesorja prirjet Diktatoriale dhe BAJRAKTARIZMI…por jam i sigurt qe nuk eshte AGJENT i SERBEVE…
    Diku dhe te tjere mund ta kene intriguar ne mijra fije deri ne vrasjen e AZEMIT , ulurimat per Rambujene e “grushtin e Shtetit ” te deshtuar ne vitin 1998…Si specialist dhe njohes i mire i ketyre z.Barre mund te kishte ofruar me shume informacion kush vertitet rreth tij , dmth MIXHES.
    Polo e ke ti !

  2. hunter thotë:

    28 August 2008 @ 9:27 pm

    Z. Sokol Baraj eshte hera e pare qe ja degjoj emrin e nuk e di a eshte superekspert i rene per shkak te polikes apo thjesht nje qejfmbetur qe shtihet si i tille. Lexova shkrimin deri te pjesa e meposhtme:
    Trafiku i drogës
    “E dini që Shqipëria është një nga furnizuesit kryesorë të Italisë me Ekstazi, drogës së famshme të Pub-eve dhe lokaleve të natës? Ekstazia prodhohet në mënyrë laboratorike nga morfina e cila importohet legalisht në Shqipëri. Dhe ky është një detaj që nuk është përmendur publikisht”

    Me tej nuk vazhdova. Nuk pata durim, e pranoj.
    Arsyeja eshte se kjo thenia siper eshte idiotsia me e madhe qe mund te ekzistoje. Si rrjedhoje me ben te mendoj se ka shume mundesi qe edhe kusuri mund te jete i tille.
    Shqiperia furnizuesi kryesor me “ekstazi” i Italise?! Po dihet se furnizuesi kryesor me “ekstazi” ne Itali si dhe ne gjithe Europen eshte Hollanda. Qysh kur u beme kimist aq te forte ore? Qysh kur erdhen ne Shqiperi gjithe substanca kaq te komplikuara? Po edhe ne kushine pjata me e komplikuar qe njohim eshte tave peshku. Hidhi qepe, vaj, rigon edhe peshkun ne fund. Shkurt, thjesht. Ky tipi tani na nxjerr per ekspert kimist.
    Edhe per trafikun e droges kot ja fut. Ne jemi thjesht nje vend tranzit e sidomos absolutisht jo nga kryesoret.
    Futja kot se nuk te pengon kush, po me lezet te pakten. Edhe pastaj flasin per kredibilitetin e shtypit shqiptar. Jam shume i bindur se scoop-e te tille kane per te vazhduar ne format me te ndryshme.
    Nje gje me ben pershtypje. Nga vjen gjithe kjo dashuri e “peshkut pa uje” per shkrimet bombastike te revistes “MAPO”?

  3. Leon thotë:

    28 August 2008 @ 11:17 pm

    une i perkas atij GRUPI qe Salen e vendos tek INJORANCA dhe Paaftesia te gershetuara me shume veti individuale por si me kruesorja prirjet Diktatoriale dhe BAJRAKTARIZMI…por jam i sigurt qe nuk eshte AGJENT i SERBEVE…

    Tip Ahmet Zogu, qe per interesat e tij vetjake bashkepunoi me Serbet, per te rrembyher dhe mbajtur pushtetin ne Shqiperi.

    Nga Shqipëria dërgohej edhe karburant special për avionët; deri në vitin 1997, veprimtaria e UÇK-së në Tiranë ishte krejt ilegale. Anëtarë të saj, deri dhe vetë Hashim Thaçi arrestoheshin nën akuza absurde. Thaçi për shembull u paraburgos sepse u gjet me dy karikatorë me fishekë; po në 1997, gazeta e një partie kryesore në Shqipëri e konsideronte UÇK-në pjellë të UDB-së Jugosllave; në vjeshtën e 1998, në ditët kur lufta në Kosovë dukej në prag, në Tiranë pati një tentativë për grusht shteti; në shkurt 1998, nga sheshi Skënderbej deklarohej se firmosja e Rambujesë do të konsiderohej si tradhëti kombëtare. Të gjitha këto fakte e duan një përgjigje dhe një ditë do ta marrin”, thotë Baraj.

    Amen to this!

  4. Dori thotë:

    29 August 2008 @ 12:06 am

    Ai ndjehet i trishtuar për të ashtuquajturën reformë në polici, për veshjen me uniformë të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me profesioni”

    Plotësisht dakord, por kur vjen nga një ish-futbollist i bërë zëvendësministër i rendit sikur çalon pak.

    Fatmirësisht, ndryshe nga sa kërkonin serbët në Rambuje apo dhe Berisha në Tiranë që e konsideronte firmosjen e marrëveshjes si tradhëti kombëtare, kosovarët e Hashim Thaçit bënë atë akt historik që tetë vjet më vonë i dha Kosovës pavarësinë”, thotë Baraj.

    Faktikisht pas pothuajse 10 vjetësh akoma s’e ka marrë pavarësinë dhe problemi kryesor është ajo rezoluta që thotë se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e Serbisë.

    Anëtarë të saj, deri dhe vetë Hashim Thaçi arrestoheshin nën akuza absurde. Thaçi për shembull u paraburgos sepse u gjet me dy karikatorë me fishekë;

    Absurde të duket që dikush të ketë dy karikatorë me fishekë?? Po t’i duheshin të merrte leje.

    Unë thashë se çoç do na thoshte.

  5. adriatik thotë:

    29 August 2008 @ 12:29 am

    “Le të bëjmë një kronologji të fakteve: në vitin 1995, deri në 45 për qind e nevojave të makinës serbe të luftës, sipas të dhënave të agjensive të specializuara, furnizohej me naftë nga Shqipëria. Nga Shqipëria dërgohej edhe karburant special për avionët; deri në vitin 1997.”

  6. adriatik thotë:

    29 August 2008 @ 1:11 am

    Idris,
    “une i perkas atij GRUPI qe Salen e vendos tek INJORANCA dhe Paaftesia te gershetuara me shume veti individuale por si me kruesorja prirjet Diktatoriale dhe BAJRAKTARIZMI…por jam i sigurt qe nuk eshte AGJENT i SERBEVE”

    Nuk do ta kisha besuar qe per shkak te presioneve te skupidhicave dhe rrumpjeleve te Zagarsales se Beogradit, ti do mund te perkrahje figuren me te urryer ne historine e Shqiperise. Me cudite me ate pikpamjen tende te sigurte. Ne se ti vertete mendon dhe shprehesh ironikisht, dije se injorantet e sales e duan cope se nuk kuptojne ironira dhe sarkazma. Te kerkoj te falur nese fjalet e mija jane aq te ashpra saç ështe dhe kritika e jote e herëpasherëshme ndaj Mixhizmit apo si do ta quaja une anarko-nazifashizmit. Kronologjija e artikullit eshte shume e shkurter ne kohe dhe ne ngjarje. Kjo kronologji duhej filluar qysh me ambasadat e 2 korrikut dhe shpalljene e pavarsise se Kosoves nga Kuvendi i atëhershëm.

    Une e di se shpesh here je vëne ne shënjestrën e politpordhacëve dhe rrumpjelave duk te quajtur “komunist”. E di se dhe mbiemri komunist u mor edhe nga hajdutet edhe nga ballistet edhe nga kriminelet edhe nga te urtet edhe te marret edhe djalli me brire edhe Zoti edhe e mira dhe e keqja.

    Fjala “komunist” sot eshte pompuar me nje urrejtje patologjike te tille qe edhe sikur flori te jete nuk e do me njeri. E kam fjalen se shpesh here kane dashur te te ofendojne dhe te te mbyllin gojën për të mos kritikuar këte katrahurë rrugaçore te sjellë nga sherbëtorët e Beogradit qe edhe sot kanë frikë nga hapja e dosjeve pasi e dinë mire qe nuk fshihen dot pas dosjeve te hajdutëve të koperativave që vidhnin rrush e misra.

    Më shkon mendja se vihesh ne siklet kur skupidhicat te thonë “komunist” por nga ana tjeter duhet ta marresh me mend se janë pikërisht këta skërbithje qe duartrokisnin me zjarr për komunizmin dhe kunder USA-s. janë po këta sumëlëpires qe se kanë për gje qe të shajnë prapë amerikën dhe te kthehne me rusin. Kjo ndodh sepse këta njerez janë pinjollët e atyre shqiptareve që për 500 vjet bashkpunuan me okupacionin turk dhe në ndryshim nga fqinjët mbeten deri në fund edhe kur Perandoria turke jepte shpirt. Ishin gjyshrit e tyre qe bërtisnin ” Duam babën”, ishin gjyshrit dhe baballaret tyre që me cdo kusht bashkpunuan me okupatoret e rinj jugosllavë italianë dhe gjermanë. Jënë pikërisht kjo farë e fëlliqur që bythën e mban në Shqipëri dhe zemrën në Sërbi, Turqi, Greqi e Itali.

    Është pikërisht kjo farë e prishur që kurrë nuk e kam pare të arsyetojë, veç të shajë dhe të mallkojë me ulurima për të mbuluar fëlliqësirat e sotme. Natyrisht që nuk më ka pëlqyer që kundër arsyetimeve të tua kunderviheshin me lloj lloj epitetesh dhe ti kohët e fundit më duket se e ke shtuar dozën e ironisë.

    Në fakt ka shumë njerëz që dëshirojnë spjegime te thjeshta dhe arsyetime te shëndosha pa përdorur shumë sarkazmën qe e rëndon kuptimin e mendimit të lirë. Nuk kam pasur rastin të shkruaja më parë se cmendoj për këto, por sot erdhi ky rast dhe fola. Me shprese se do të jem i mirëkuptuar.

  7. artian thotë:

    29 August 2008 @ 8:33 am

    Sokol Baraj:”150 mije $,per koken e AH”

    Shpjegimi, vetem kaq:

    Burimi: një shërbim i huaj inteligjent

  8. kapedani thotë:

    29 August 2008 @ 12:52 pm

    Ky artikull ishte shume i turbullt ne informacion. Eshte bere tradite ne gazetarine tone te bazohen informacionet vetem ne nje burim. Del nje “trim” (qe per motive te ndryshme: i detyruar, ose i jane prishur pazare) dhe fillon rrefen. Gazetaret i botojne keto informacione pa i vertetuar, ok, nuk kane mundesi ti vertetojne, duhet ti perballojne me te tjera informacione. Ketu dallohet nje daktilograf nga nje gazetar. Nje gazetar trajton nje teme, jep fakte, shume pikepamje, dhe ne fund jep versionin e vete te ngjarjeve. Nje daktilograf shtyp dhe citon cfare i thone te tjeret. E njejta situate tek ato artikujt e temes, gjithmone citohen informacione te ardhura nga burime, te cileve u jane prekur interesat.

    Sidoqofte, ai dha nje informacion te vertete, dihet qe ne Fier dhe ne Vlore ka laburatore per prodhimin e ekstazise, dhe qe Shqiperia eshte bere rruge transporti i heroines nga Afganistani. Nje gazetar e ka shume te lehte ta vertetoj kete: te pyesi ne dogane sa morfine eshte importuar ne keto vite, dhe te shkoj ne spitalin e tiranes dhe te pyes sa eshte perdorur, te shkoj neper disa farmaci dhe te shoh sesa psh. shitet. Keshtu behet nje studim statistikor ne baze te nje popullate psh. te te gjitha farmacive dhe spitaleve. Mbas nje plus-minusi statistikor, dhe gabimeve, del differenca, qe sipas gjasave duhet te perdoret per laburatoret.

  9. Idris thotë:

    29 August 2008 @ 1:26 pm

    Falem per pergjigjen z.Adriatik.
    E vleresoj shume ligjeraten tuaj si gjithnje me emocione te forta dhe me fakte reale.Gjithmone i arsyshem dhe gjithmone i mirekutpuar sidomos per
    “”Është pikërisht kjo farë e prishur që kurrë nuk e kam pare të arsyetojë, veç të shajë dhe të mallkojë me ulurima për të mbuluar fëlliqësirat e sotme”"”
    Per problemet konkrete;
    Sala nuk eshte AGJENT i Serbeve , por me nje pyetje shume te vogel mund te krijohen aludime te drejteperdrejta :
    Perse ne situata kur kombi ka “keq” dhe kerkohet te jete unik , gjithmone shfaqen levizje Berishiste qe e cojne Shqiperine ne cak te shperberjes ?
    Per data besoj nuk ka rendesi…..
    Si Injorant e i Paafte i shkalles siperore ne punet e shtetit ,atij mund ti ndikosh shume kollaj me LAJKA qe me vetine e tij te BAJRAKTARIZMIT nuk e ka per gje ti shtyje turmat pas idese qe i eshte Mikluar e Servirur si NJERI HISTORIK , me NORNMA e KANUN , e te tjera e te tjera.Ne baze te te gjithe veprimtarise Bajraktareve lindin pastaj “dinakerite” e veprimtarite e pabesise, e klaneve, kurtheve etj ndaj figurave te pompuara si AH , i cili per mua ka qene nje figure popullore e domosdoshme per kohen por e nje cilesie te dobet , por gjithsesi ne mentalitetin PD-ist konkurenti NR 1 per cdo levizje anarshiste te saj ,te udhehequr e frymezuar nga Sala , ku nuk mungojne te lehin kone me ze “luani” si Palo..et etj , per te mos thene ketu tek PISHKU :) ku zgjuarsia me e madhe e kesaj fare (gjithsesi shqiptare ,i kemi xhan :)
    cfaqet me britmen “komunist” ose “ballist” :P :P :P
    Bare eshte dhe duhet te jete i besueshem sepse ka qene ne MAJA dhe ca pune do s do DORI ,i di me mire se Dori apo dhe te tjere dhe ndoshta di edhe per Dorin :)
    Ai flet per kohen 19-20 vjecare qe ka qene sportist ashtu si dhe Dori qe duhet te kete qene kampion ne hedhjen e shurres , dhe me pas eshte shkolluar ne shkollat perkatese duke u kualifikuar vazhdimisht jo vetem ne kurse e shkolla speciale , por duke u rritur ne dije e profesion
    dhe gradualisht ne poste te ndryshme drejtimi , duke kaluar nje varg hallkash te domosdoshme per te mbritur ne majat e M Brendeshme.
    Nuk behet fjale per teorite MIXHISTE te ” Plepave”,qe nga dhite i mori e i vuri zabit.
    Doreve Ju duket absursde te kete dy karikator fisheke UDHEHEQSI i UCK dhe teper normale te kishte USHTRINE famemadhe te kosovareve Saliste me Min.e Mbrojtjes fantazme po edhe gjeneral ??? :( :( :( qe i mbanin varur automatiket e hunjte ne mes te dites ,qe rrahen e goditen pa meshire protestuesit e Majit ‘96.
    Gjithsesi edhe njehere falemnderit per vleresimin qe ben z.Tiku , por do kemi rast te lexohemi per me gjere per ato problemet e tjera…

  10. Luçi thotë:

    29 August 2008 @ 1:43 pm

    ,i di me mire se Dori apo dhe te tjere dhe ndoshta di edhe per Dorin :)

    Po vallai po, ene per ty duhet te dije nai gja.
    Bajme mire ta pysim ket Kolin :P

  11. xixa thotë:

    29 August 2008 @ 1:51 pm

    Këto lloj shkrimesh janë me të vërtetë fort zbavitëse, pasi bêjnë sikur japin detaje fort të rëndësishme, sikur bartin informacione tepêr sekrete, sikur pêrmbajnë një logjikë të Shtetit por në fakt, karakterizohen vetëm nga një epitet: sensacion bosh.
    Ja edhe pêrmbajtja e skematizuar e këtij shkrimi :
    - atentati ndaj Azem Hajdarit është një nga misteret e tranzicionit. U desh një shkrim i tillë për t’a mësuar!
    - Pobliku shqiptar nuk di gjë, por ama « agjensitë e specializara perëndimore » dinë gjithçka. Po krerët e politikës shqiptare e dinë apo jo? Në se po, pêrse nuk e thonë? Ja misteri nr. 2, të cilin e njeh eksperti ynë ish-polic.
    - « Për vrasjen e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Të gjitha detajet për një gjë të tillë, njihen mirë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë të organeve të specializuara”. Deri sa e thotë, edhe « specialisti » ynë i di këto detaje por nuk i thotë. Përse hap gojën atëhere? Që gazetari të shkruajë një artikull dhe gazeta e tij të shesë më shumë kopje?
    Thjesht pêr tê kaluar kêtê lloj « informacioni », ata qê e lexojnë mësojnë se dikur ish-kryepolici paskish qenë fotbollist i Dinamos – pra kuadêr i Min Brendsh. Pre sigurims, i cili integroi SHIK-un (si shumë të tjerë), që me forcën e vullnetit u bë një nga pêrfaqsuesit më të denjë të forcave tê rendit, shok me z. Thaqi, bartês i sekreteve tê mëdha shtetêrore, specialist i amfetaminës dhe i Mafias shqiptare, pêrgênjeshtrues i politikës mashtruese të Qeverisë ndaj krimit tê organizuar etj, etj.
    Troç, a doni më për Malon ? se për Hajdarin asgjë s’keni pêr tê mêsuar. Mjerë i gjalli Malo, mjerë i ndjeri Hajdari dhe në rradhë të parê, mjerë ne që lexojmë të tilla lajme – të qëmtuara me kujdes nga koshi i plehrave.

  12. Idris thotë:

    29 August 2008 @ 1:54 pm

    Per mu di shume gjana ai , po eshte pak me i “vogel’ dhe si mehalleli i ri ne lagjen teme , ka msu noigjo te vogel …
    Duket si hije rende po njeh ca dosje …. :) :) :) , ato tonat (te mijat e te tuat LUCI :P ) i kane pase te tjere se ne te dy rezikonim PUSHTETIN jo koperativen e Barbullushit… :D

  13. Idris thotë:

    29 August 2008 @ 2:15 pm

    Xixa, eshte i njejti vleresim nga POLICI per punen e zanatin TEND ! :P
    Nuk je cfaqur ndonjehere si i ditur ne fushen e POLICERVE, c’te ka gjetur ? Ti nuk permendesh , as nuk ka nxjerre pseudonime , i ka rene drejteperdrejte ! Si i thone TULLE ! Dhe per te paren here nje rast i TILLE!
    Faktet aty jane dhe jane shume te “lexueshme”….bile nga shume turbullira te faktexhijve qe “ishin tek klubi dhe digjuan krisma”, ose te atyre qe “e di une po se ftenj ” ; eshte e para here qe disa veprimtari te MIXHIZMIT demaskohen duke u veshur kooperturen e vertete ate te “futjes se duarve” te dhjetra agjenturave te huaja ne Shqipri , pas kohes se atyre qe te neverisin ty (sigurimsat) dhe qe u trashegua nga sikaret teorike -praktike te Mixhizmit me emrin SHIK .
    Ndoshta nuk ka pase ekzistuar ne ate kohe SHIK-u dhe ” s’di gje” ?

  14. arb thotë:

    29 August 2008 @ 2:34 pm

    personalisht jam dakort me ato qè thuhen nè shkrim!!por me tè vèrtet janè tè gjitha sekreta kaq tè mèdha??hiq pjesèn kur flitet pèr rambujenè,tè gjitha janè gjèra qè di çdo qytetar i thjeshtè…pèrveç atyre qè nuk duan ti dinè!pèr drogèn mund tè vèrtetohet thjeshtè..mjafton tè shkosh nè shqipèri e pa shumè mundim mund tè gjesh çdo lloj droge dhe nè çfarè sasie tè duash!!sa pèr salèn tè gjithè ata qè mbajnè mend vitet 90..e dinè shumè mirè se çfarè mendimi kish pd pèr uçk e liderèt e saj,ashtu si tè gjithè shihnin kontrabandèn e naftès me serbinè,nuk kish nevojè tè ishe ndonjè spiun i madh..pasi kèto gjèra bèheshin hapur e nè mes tè ditès!!pèr vrasjen e azem hajdarit,u duk sheshit se ishte e bèrè qèllimisht pèr tè provokuar trazira..ashtu siç ndodhi nè fakt,dhe habitem se si u harua aq shpejt nga ata qè provokuan kèto trazira..se pèr kètè vrasje u akuzua fatos nano,fakt tè cilin e kanè harruar tè gjithè e qè nuk flitet mè!!unè nuk e di..e nuk besoj se sali berisha èshtè ose ka qenè agjent serb,por ska patur as nevojè…sjellja e tij nè vitet 90 ,atyre ju ka shkuar shumè pèr shtat!!!

  15. Vlore1920 thotë:

    29 August 2008 @ 3:04 pm

    Burimi: një shërbim i huaj inteligjent
    ———————————
    pse ka sherbime budallenj :) ja kish futur ca si kau peles ne shume vende

  16. max thotë:

    29 August 2008 @ 4:58 pm

    une them se jane dhene 250.000 $ per koken e Azemit,hajdeni e me kundershtoni tani. :D
    pfff lajme Magazinash Popullore

  17. Leon thotë:

    29 August 2008 @ 5:10 pm

    Vlore1920 eshte emri i tille, nuk ka te beje me zgjuarsine dhe budallekun. P.sh. Central Intelligence Agency (CIA) .
    Ky lloj njeriu nuk ja fut kot, per vete faktin se nuk po thote gjera qe nuk kane qene ne vemendje te publikut shqiptare, apo nuk dihen. Vecse te verbuarit e S.B. nuk i shohin keto gjera.
    Por a mund te di ky individ me shume per te tjere ish-kryeministra apo politikane shqiptare ? Sigurisht qe po dhe ja ku e prek kete ceshtje.

    “Qoftë dhe për hir të publikut. Shoqëria jonë ka shumë halle dhe të vërtetat për maskarenjtë, si ata që ndodhen në qeli, si ata që ndoshta janë në podiumet e politikës, nuk mund të japin më shumë se zhgënjimin e rradhës. Megjithatë, një ditë, kurdo qoftë ajo, të vërtetat që nuk mund të varrosen do t´u japin atyre atë dritëhije që i zhvendos larg gënjeshtrës që kanë sendërtuar për veten”,

    xixa,

    Nje njeri qe merr pjese ne takimin me historike per kombin shqiptare ne Rrambuje dhe qe ka sherbyher si ne Shqiperi dhe Kosove per shume vite duhet degjuar me vemendje se fjala i peshon.
    Ky artikull sigurisht qe eshte bere qellimisht dhe Baraj ka dashur te ngrej nje shqetsim dhe ja ku e shpreh.

    “Shqipëria tashmë për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit është përfshirë në hartën e vendeve nën observim. Kjo ndodhi në 2007, ndërkohë që pesë vjet më parë, në 2002, ajo e kishte lënë këtë kategori vendesh. Dhe vend në observim do të thotë se elementët e luftës kundër krimit të organizuar janë në parametra minimalë dhe se rrezikshmëria e tij mund të kërcënojë edhe vende fqinjë”

    Perse kur na e thote raporti i CIA-s,OKB-s, BE-s na duket pak me se i dhimbshem?
    Nese ke pasur sy dhe veshe keto javet e fundit duhet te kesh ndjekur deklaratat e ambasades Amerikane ne Tirane.
    P.s. Mos ardhte koha per detajet se nuk do kene vlere!

  18. Leon thotë:

    29 August 2008 @ 5:21 pm

    max thotë:
    29 Gusht 2008 @ 4:58 pm
    une them se jane dhene 250.000 $ per koken e Azemit,hajdeni e me kundershtoni tani.
    pfff lajme Magazinash Popullore
    ——————————————————-
    Krahasojme CV tende o max me te Bares si thua? Krahasojme pervojen tende apo punen e kryher tende ne shtet me te Bares?
    Kini nje cik mendjen kur shkruani,mos u beni fare qesharake!

  19. gre_wireless thotë:

    29 August 2008 @ 5:23 pm

    une e lashe artikullin pas ” burimi, nje sherbim i huaj inteligjent”

    si gjithmone, komentet shume ndricuese. Ne fakt artikulli ka informacion te servirur shume keq nga gazetari. Mos pritni analize nga i intervistuari, por ato qe thote per Kosoven jane te drejta. Per nje analize me te mirefillte mund te shikoni kete liber te Miranda Vickers and James Petifer

  20. Koth thotë:

    29 August 2008 @ 7:07 pm

    Kur do zhvilloheshin lojrat olimpike ne Gerqi, sherbimi informativ shqiptar kishte organizuar nje takim me gazetaret ne ambientet e vet per te demostruar masat qe kishte marre ai , pra SHISH per te monitoru kufijte me Greqine qe nga Shqiperia te mos kishte rreziqe.

    Tani une supozoj qe nje rast shpetoi pa u neutralizu ketu. Atehere sherbimet e sigurise mund te merrnin njoftim nga SHISH se kemi nje rast te dyshuar per X veprimtari qe mund te ishte edhe ndonje vrasje politikani apo dhe tjeter. Kaq per te kuptuar ate shprehjen qe te ka lodh.

    Ne kete rast : Greqia do thonte : jemi sinjalizuar nga nje sherbim sekret i huaj se dhe me rradhe historia.

    Nuk i lejohet sherbimit te fshehte te mos degjoje. Kjo duhet kuptuar mire.

    Se sa eshte i besuar Bare, kjo varet nga secili, por nese do kemi parasysh se kujt ngjarje i rreferohet apo dhe per cilin vit e ka fjalen ( 1998 nje vit para luftes ne Kosove ) atehere duhet te kuptosh qe pergatitjet e luftes kishin nje vit ( 1997 ) qe kishin filluar dhe duhet te mesosh se perpara se ne nje fushe beteje te shkoje ushtria shkojne sherbimet iinteligjente , legalisht dhe ilegalisht.

    Keta mesojne cdo gje qe ben vaki ne vendin e pritshem te luftes dhe ne ndonje rast edhe i pergatisin vete ca gjera.
    Keto sherbime mund te jene aleate ose armike.
    Bare ma do mendja qe nuk e ka fjalen per sherbimet armike inteligjente.

  21. Pjer Thomas thotë:

    29 August 2008 @ 8:31 pm

    Une do ta kundershtoja pakez zoterine ketu, kur i quan sherbimet e fshehta Inteligjente, nderkoh qe dihet tashme se;
    1) keto sherbime vetquhen keshtu, pra i atrubojne vetes silesi qe nuk i kane.
    2) tamam si ne nje ndeshje, ku njeri humb dhe tjetri fiton, keshtu dhe keto sherbime kane lojen e tyre, dhe siç shohim Shqiperia ka shkuar shum here buze gremines dhe vazhdon te jete e varur ekonomikisht.
    3) nga filmat dhe dokumentaret qe kemi pare, ka dale se keto sherbime (kudo ne bote) kan qene shum dobet ne punen e tyre, biles dhe vete CIA ka deshtuar ne shumicen e rasteve.
    4) siç eshte verejtur, shum punonjes te ketyre sherbimeve, deri drejtues te larte, nga sforcimet mendore dhe dyshimet e teperta, kane rezultuar te semure, sindrom qe nuk eshte vene re nga koleget e tyre, pikerisht nga “inteligjenca” per te cilen ata mburren.
    Per Thaçin qe Bare e permend me krenari, para dy ditesh lexuam ketu tek Peshku, se ishte ngurruesi i vetem i firmes ne Rambuje, dhe e ka vene firmen i fundit, mbas shum ngurrimesh dhe konsultimesh.
    Sa per Extazin/Ekstazine, nuk besoj se Shqiperia eshte furnizuesi kryesor i Italise , sepse ajo ka kohe qe prodhohet ne France, prodhimi i se ciles shkon deri ne Azi. E prodhojne dhe vende te tjera,me kohe, keshtu qe nese Shqiperia e prodhon , i bie te jete e fundit dhe ne zoterimin e tregut.
    Sa per Azemin, dihet fjalimi i tij i fundit a i parafundit ne parlament, ku akuzon qarqet greke per kercenim dhe eliminim te jetes se tij.
    Do ishte mire qe zoti Bare , te fliste me hapur, se gjer tani nuk tha ndonje gje te re, po te perjashtojme faktin e 150 000 eurove.

  22. gjon cima thotë:

    29 August 2008 @ 9:07 pm

    po te na thoshte njeri qe Shqiperia do te furnizonte Serbine me nafte do te na ngriheshin qimet e kokes nga nje hipoteze e tille.

    kjo ka ndodhur dhe asnje nuk çuditet dhe as skandalizohet.

    …dhe parate kane shkuar ne xhepin e disa pak personave qe sot dridhen nga zerzeleja kur pellasin se sa patriote qe jane.

    dhe populli shqiptar e han si gjithnje kokrren e ullirit.

    dhe sa here qe e hajme kokrren e ullirit themi qe faji eshte i te tjereve…jo more!!!

  23. gre_wireless thotë:

    29 August 2008 @ 9:15 pm

    Pjer Tomas,

    ashtu eshte. Thaci ishte perfaqesuesi i UCK’se ne Rambuje dhe i ishte thene qe asnje firme pa pavaresine. Thaci ka qene ne presion shume te madh dhe e ka hedhur firmen pasi eshte konsultuar disa here me perfaqesuesit e UCK’s ne telefon dhe me nderhyrje te shume paleve perfshi dhe pjesetare te diplomacise shqiptare te asaj kohe.

  24. xixa thotë:

    29 August 2008 @ 9:28 pm

    Gre-wireles,
    sa për Thaqin në Rambuillet, vërtet ishte në siklet të madh, por varet se pêr ç’siklet bêhet fjalë. Pasi pêr punën e firmës, ai nuk hezitoi asnjë sekondë, nga momenti që amerikanët dhe personalisht, znj. Madeleine Albright, i thanë se duhet t’a hidhte
    Pa shkuar më tej në “thashetheme” si puna e eliminimit të z. Demaçi nga skema, nê favor të z. Thaqi si “shef” i një “Qeverie të përkohëshme” me bazë UCK, le të dëgjojmë se si e vlerëson Rambouilletën, një nga specialistët më të shquar të negociatave të të gjithë llojeve:

    The Rambouillet text, which called on Serbia to admit NATO troops throughout Yugoslavia, was a provocation, an excuse to start bombing. Rambouillet is not a document that an angelic Serb could have accepted. It was a terrible diplomatic document that should never have been presented in that form
    —Henry Kissinger on Daily Telegraph, June 28th 1999

  25. xixa thotë:

    29 August 2008 @ 9:31 pm

    në vijim (se mesazhi i mësipërm u nis para se tê pêrfundonte)

    .. se pêr çfarê duheshin tê tjerê “specialistê” nga policia shqiptare (ose nga Sigurimi - SHIK) në mjedisin e diskutimeve të Rambouilletës, vetëm Zoto - dhe amerikanët - e dinë.

  26. gre_wireless thotë:

    29 August 2008 @ 9:44 pm

    xixa,
    Albright eshte takuar me Thacin dy here per kete pune (pak e pazakonte per shefen e diplomacise amerikane) dhe i ka bere goxha presion qe ta pranonte. Kuptohet nuk ishte vetem deshira apo gjykimi i Thacit problemi, ishte puna se cfare pranonte apo jo UCK’ja ne terren, dhe me ata eshte bere bindja.

    po keto jane ndoshta per nje teme tjeter. Ideja eshte qe ky artikull ka gjera me vlere, pavaresisht se jane servirur ne menyre shume te keqe nga gazetari.

  27. xixa thotë:

    29 August 2008 @ 9:51 pm

    Gre,
    për t’a mbyllur debatin.

    Thaqi ishte një nga elementët e lojës - bile ai më i perpunueshmi. Pasi deri pak kohë më parë se të gradohej “gjeneral-drejtor” i UCK, ai ishte një nga “kolonelët” e shumtë të terrenit rreth e qark (jashtë luftës). Eshtë e vërtetë që edhe pala shqiptare pati hezitimet e saj. Por jo lidhur me firmosjen - e detyruar. “Misteri” i palës shqiptare në Rambouillet pêrmblidhet në pêrgjigjet ndaj tre pyetjeve tê mêposhtme:
    - pse Rugova ishte aq i heshtur pêrgjatê gjithë bisedimeve?
    - pse Demaçi hoqi dorë nga të qenit “zëdhënës zyrtar” i UCK, menjëherë pas bisedimeve?
    - pse u zgjodh pikërisht Thaqi si “drejtor” i UCK?

  28. thelbi thotë:

    30 August 2008 @ 8:27 am

    Sokol Bare ja fut kot. Ja arsyet pse:
    1. Une sot ja degjoj emrin per here te pare dhe nuk di asgje per personalitetin e tij
    2. Jep vetem gjoja fakte dhe nuk tregon me dokumenta te skanuara cfare i kane thene sherbimet sekrete. Hajde se te revista Mapo e besojne, po peshkataret or lum miku nuk te besojne pa dokumente origjinale sikur edhe shef i CIA-s te kesh qene.
    3. Dhe kjo eshte me e rendesishmja, si kondrapedal i lindur qe jam, me takon mos ta besoj, perndryshe nuk do shkruaja fare te peshku.
    :(

  29. berti thotë:

    30 August 2008 @ 9:28 am

    thelbi, si kondrapedal i lindur qe je, do te rrosh gjate.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com