Sokol Balla kopjon fjalë për fjalë shkrimin e “The Economist”

nga gazeta Sot / 11 Janar

Linku i shkrimit tek The Economist
Linku i shkrimit te Ballës tek Mapo

Getting the message, at last (The Economist)
Kaloni mesazhin! (Revista Mapo, Sokol Balla)

The Economist - ON A May evening in 1864, several British politicians were disturbed by a knock at the door and the delivery of a telegram—a most unusual occurrence at such a late hour. Had war broken out? Had the queen been taken ill? They ripped open the envelopes and were surprised to find a message relating not to some national calamity, but to dentistry. Messrs Gabriel, of 27 Harley Street, advised that their dental practice would be open from 10am to 5pm until October. Infuriated, some of the recipients of this unsolicited message wrote to the Times. “I have never had any dealings with Messrs Gabriel,” thundered one of them, “and beg to know by what right do they disturb me by a telegram which is simply the medium of advertisement?” The Times helpfully reprinted the offending telegram, providing its senders with further free publicity.

S. Balla - Në një mbrëmje maji të vitit 1864, shumë politikanë në Angli u shqetësuan kur në orët e vona të natës ra zilja e dyerve. Në një xhest të pazakontë postieri u la në dorë një telegram. Ajo që ishte irrituese për ta, ishte se nuk bëhej fjalë për vdekjen e mbretëreshës apo për fillimin e një lufte. Jo, vetëm se çifti Gabriel në 27 Harley Street njoftonte se klinika e tyre dentare do të qëndronte hapur në oraret e reja 8 me 5, deri në tetor. Disa prej atyre që morën këtë mesazh të përgjithshëm e kolektiv i shkruajtën gazetës Times duke u ankuar se “nuk i njihnin zotin dhe zonjën Gabriel dhe se asnjëherë nuk kiishin patur të bënin me ta”. The Times i botoi këto letra, duke i bërë edhe më shumë reklamë telegramit në fjalë.

The Economist - This was, notes Matthew Sweet, a historian, the first example of what is known today as “spam”. It shows that new communications technologies have been prompting questions about etiquette ever since the advent of the telegraph in the 19th century. The pattern is always the same: a new technology emerges on the scene, and nobody can be quite sure how it will be employed, or the appropriate etiquette for its use. So users have to make up the rules as they go along.

S. Balla - Sipas historianëve (fjalite e pjerreta, tregojne ndryshimet e vogla qe ka bere Balla nga origjinali, shen. im highlander) ky është rasti i parë i njohur i mesazheve “spam”. Sot mesazhe të tilla na vijnë shpesh në cellular dhe e-mail: “Kontribuoni për shuarjen e zjarreve… kuvendi i Shqipërisë ju fton të dënoni dhunën në familje”. Por siç shihet nga rasti “Gabriel”, teknologjitë e reja të komunikimit kanë ngjallur debat mbi etikën, që dy shekuj përpara. Çështja është se në kësi rastesh nuk ka rregulla të shkruara paraprakisht. Ato shkruhen rrugës.

The Economist - When the telephone appeared in the 1870s, people worried about receiving calls from people to whom they had not been properly introduced. And what should one say when picking up the receiver? Alexander Graham Bell, the inventor of the telephone, suggested “Ahoy, ahoy”. But as in many other respects, his ideas lost out to those of Thomas Edison, who preferred “Hello”, an expression that was rarely used before the telephone but is now ubiquitous. Further social minefields awaited.

S. Balla - Kur u shpikën telefonat, shqetësimi i parë që lindi ishte sesi duhet ti përgjigjeshe njerëzve që merrnin në telefon dhe nuk prezantoheshin si duhet. Si dhe cila do të ishte përshëndetja që duhet të përdorej. Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit hodhi propozimin se duhet të përdorej shprehja “ahoy ahoy”. Por si shpesh në kompeticionin me të, triumfoi ideja e Thomas Edison I i cili sugjeroi shprehjen qe përdorej pak deri para lindjes së telefonit: “Hello”. Sot është një nga shprehjet më popullore në botë. Një shekull e gjysëm më vonë ama, shqetësimi mbetet. Sa herë ju ka shkuar në mend të thyeni telefonin e shtëpisë, apo atë cellular, kur dikush që ju merr në telefon, në vend që të prezantohet, thotë :”Alo, kush je?” Po ti mor zotëri kush je, se ti more i pari në telefon?

The Economist - In 1903 the trade journal Telephony reported an elderly woman’s complaints about her niece, who received a phone call from a male friend while dressing. “The two of them stood talking to one another just as if they were entirely dressed and had stopped for a little chat on the street! I tell you this generation is too much for me,” she grumbled.

S. Balla - Në vitin 1903 një gazetë e industrisë, e quajtur Telephony shkruante një artikull ku citohej një grua e moshuar e cila ankohej se mbesa e saj, mori nje telefonate nga nje mashkull, ndersa po vishej. “Te dy qendruan per ore të tëra duke folur, a thua se po rrinin në rrugë. Ky brez ka shkuar shumë larg”, ankohej gjyshja. A ju kujton kjo ndonjë skenë të kohës sonë?

The Economist - Subsequent inventions have posed further tricky questions of etiquette. Is it appropriate to dump your boyfriend by fax? When sending a message to several friends by e-mail, should you put all of their addresses in the “To” field, and so reveal them to all the recipients? Or should you send the message to yourself and “BCC” everyone else? (Answer: b.) How should you respond if your boss “friends” you on Facebook? Does a thank-you letter count if it is sent electronically?

S. Balla - Komunikimi elektronik nxorri këto probleme të etikës, dhe i nxjerr vazhdimisht, pasi ofron një liri bisede, që nuk e ofron komunikimi fizik. (për shembull do ti flisnin shefit tuaj me të njejtin stil si në zyrë, si në hapësirat e Facebook?).

The Economist - The technology that has done most to complicate matters, of course, is the mobile phone. Because it can be used almost anywhere, and is used by almost everyone (in the rich world at least), it has the greatest potential for social disruption: bleeping inappropriately in theatres, churches and concert halls, subjecting bystanders to tedious diatribes on trains and buses, and distracting people in restaurants. No public event is now complete without a request that phones be switched off.

S. Balla - Po ai që ka shkatërruar çdo sens etike, është pa diskutim telefoni cellular. Thuajse e përdorin të gjithë, tashmë edhe në botën në zhvillim dhe thuajse kudo - për shkak të roaming dhe tarifave të tij që sa vijnë e ulen (”Më fal a takohemi pas tre ditësh se për momentin jam në Neë York…”)
Zilet e tyre dëgjohen kudo, në kisha, kinema, teatro dhe tashmë edhe në Shqipëri, një shfaqje publike nuk është e plotë, bile as në TOB, nëse në fillim nuk dëgjohet shprehja “Ju lutem, fikni celularët”.

The Economist - A decade after mobiles began to spread, the outlines of appropriate mobile etiquette are now clear, though there are regional variations. In some parts of Scandinavia it is customary to text someone to ask permission to call them; and making voice calls on trains is frowned upon in Japan, despite the fact that mobile phones work perfectly, even underground.

S. Balla - Rregullat sa vijnë e shtohen për të kontrolluar një komunikim që sa vjen e zgjerohet. Në Skandinavi është thuajse ligj, që nëse do të marrësh dikë, fillimisht duhet ta njoftosh me SMS. Në metrotë e Tokyos - ku kap celulari - tashmë kanë filluar të dalin tabelat “Ju lutem mos përdorni celularët”.

The Economist - Given the industry’s long history of introducing new gizmos without much thought for their social knock-on effects, the extension of mobile-phone coverage to aircraft, now under way, represents a striking and welcome change. It is an unusual situation, for three reasons. Planes are one of the few remaining places where mobile phones do not work; they bring together people from different cultures; and airlines are in a position to enforce whatever in-flight rules they decide upon. They are treading carefully. Over the next few months they will allow passengers to use their phones on a handful of aircraft, limiting access in some cases to data (ie, text messages and e-mail), and asking for comments in order to choose the appropriate etiquette. No doubt there will still be unexpected social consequences, and some people will object to the outcome. Determining the right etiquette in advance will not be easy. But airlines should be applauded for trying.

S. Balla - Tani celularët do të përdoren edhe në avionë. Shumë shpejt industritë kryesore do të ofrojnë këtë mundësi. Fillimisht me kufizime, si për shembull vetëm email apo SMS. Por gjithsesi nuk ka etikë që të rregullojë dhe kontrollojë komunikimin në një formë përfundimtare. Tani do ta përdorim edhe në avion celularin duke na sjellë “literalisht” më afër me Zotin. Por kjo jo domosdoshmërisht është një gjë e keqe. Dikush mund të flasë shumë ose pak. Por komunikimi është ai që na bën këta që jemi dhe na dallon nga të tjerët. Ndaj, falemnderit zoti dhe zonja Gabriel. Nuk di nëse më 1864, telegrami juaj ju shtoi klientët e dhëmbëve, por pa dyshim i bëri një shërbim të madh shoqërisë.

Derguar fillimisht si koment ketu

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

38 Komente

  1. preparat thotë:

    22 January 2008 @ 8:39 pm

    Falemnderit qe e sollet si artikull - me te vertete shkrimi tek Mapo nuk ka asnje lloj shenimi mbi origjinen e shkrimit. Nuk me duket e besueshme qe Balla t’a kete postuar me besimin se nuk do kapej.

  2. comoir thotë:

    22 January 2008 @ 9:11 pm

    sa origjinal ky z. balla…eh, gazetaria shqiptare

  3. Dori thotë:

    22 January 2008 @ 9:20 pm

    Hajde gazetarë, hajde. Po Balla sikur mbahet për i mirë, ç’bën kështu? Ku është Kristi të na thotë se ç’përgjigje ka Mapo për këtë.

  4. Blendi thotë:

    22 January 2008 @ 9:24 pm

    Nuk me duket e besueshme qe Balla t’a kete postuar me besimin se nuk do kapej.

    ———

    Nuk e di c’ka qene duke menduar Balla kur e ka botuar por une shkrimin origjinal tek “The Economist” e kisha lexuar para pak kohesh, ndersa Ballen nuk e lexoj andaj nuk e dija qe kishte botuar plagjiaturen. Mos po tregohem i padrejte me te? Oh aspak! Burra me te mire se Balla jane djegur per hiçmosgje, jo per kete qe eshte zhvatur kaq dhunshem. Per nje paragraf te dyshimte Mike Barnicle, dikur i “The Boston Globe”, u perjashtua nga puna ne vend pas nje karriere te shkelqyer. Per nje shkrimtar/gazetar nuk ka “mekat” (turp) me te rende se ky. Nese e lexon, ky nuk eshte nje perkthim. Perkthimi tenton te jete besnik i origjinalit, ndersa artikulli i Balles tregon se eshte pershtatur per lexuesin shqiptar - por jo dhe aq - sepse 95% e tij eshte kopjuar ne menyre vulgare nga shkrimi i “The Economist”.

    Me standartet e medias se huaj Sokol Balla do merrte ca pushime te gjata, por me standartet (c’standarte?) shqiptare mund te ngrihet ne pergjegjesi, e jo kryredaktor, por krye-kryeredaktor te behet.

  5. preparat thotë:

    22 January 2008 @ 9:29 pm

    A ka mundesi t’a kete postuar dikush tjeter ne emer te Balles, kuptohet, me keqdashje? Po t’a kete bere vete eshte kulmi i arrogances, sepse nuk eshte nje adaptim i larget i koncepteve te shkrimit, por nje perkthim i drejtperdrejte. Do jete interesante te shohim si perfundon.

  6. preparat thotë:

    22 January 2008 @ 9:29 pm

    A ka mundesi t’a kete postuar dikush tjeter ne emer te Balles, kuptohet, me keqdashje? Po t’a kete bere vete eshte kulmi i arrogances, sepse nuk eshte nje adaptim i larget i koncepteve te shkrimit, por nje perkthim i drejtperdrejte. Do jete interesante te shohim si perfundon.

  7. Leon thotë:

    22 January 2008 @ 9:40 pm

    C’ja fusni kot dhe ju….
    Po flisni marrezira… Nuk ka mundesi..
    Une them “The Economist” e ka vjedh shkrimin nga S.Balla.. :P :P
    Si su vjen zore gazetareve te “The Economist”? Kaq te pacipe te jene valle?
    Si goxojne dhe “vjedhin” shkrimin e intelektualit te shquar dhe analistit Sokol Balla..?

  8. Blendi thotë:

    22 January 2008 @ 9:46 pm

    Jo preparat, nuk shoh se si mund te ishte e mundur qe dikush te botoje ne MAPO ne emer te Balles, me keqdashje. Pasi Sokol Balla eshte kontribues i rregullt i MAPO dhe shkruan nje editorial per cdo numer te revistes.

  9. preparat thotë:

    22 January 2008 @ 9:53 pm

    Blendi - ne fakt me ty jam, po sot mora ca vitamina Centrum Benefit-of-the-Doubt® Formula dhe jam pak me i bute.

  10. anonymus thotë:

    22 January 2008 @ 9:59 pm

    Hehehehe!
    A eshte ky SB po ai qe qesendiste “diasporen” se i bie me dore me foton e C Elektres poshte tavolines, dhe qe na beri ne te SHBA-se tradhtare te kombit “en masse” sepse, po ashtu “en masse” paskeshim votuar per Kerry-n, dhe jo per Bushin, megjithese per kete nuk ka asnje statistike??!!!
    What goes around comes around!

  11. ftjkt thotë:

    23 January 2008 @ 12:50 am

    E pabesueshme per te qene e vertete!!! S.B. me duket komplet i mbaruar si gazetar por kjo kalon cdo kufij imagjinate… eshte si puna e asaj serise se barcaletave “Kush eshte kulmi i durimit/shpejtesise/…/plagjiatures… :)
    -
    Vetem nese Centrum Benefit-of-the-Doubt® Formula e Preparatit do jape ndonje efekt te mrekullueshem dhe justifikues … ne cdo rast tjeter SB ben mire te largohet per ca kohe ne ndonje vend te ftohte … shume te ftohte.. (dhe nuk flas per frigoriferin e shtepise se tij)..

  12. toko thotë:

    23 January 2008 @ 12:54 am

    Jeni te sigurt qe nuk e ka vjedhur The Economist nga Balla kete shkirm? :) Nga ai Balla qe na quajti ne “pervese” qe kur shkruajme mbajme nje dore nen tavoline.Nuk e di ku e kishte doren Balla kur shkrojti kete shkrim. :(
    Mbase ka menduar se ne “perveses” nuk marim vesh nga bota mbase ka menduar se ne “katunaret” pjata lares ne mergim nuk do ta lexojme “The Economist” se ne vec “Play Boy” lexojme .
    Keto sjell idiotsia e nderthuar mendje madhesi.

  13. PLAGIARISM thotë:

    23 January 2008 @ 1:36 am

    E mo mire se s’eshte as i fundit, as i pari, kjo pune eshte bere rruge.

  14. eda thotë:

    23 January 2008 @ 4:56 am

    Ckeni mo burra me Kolin, lereni rehat nuk thoni shyqyr qe gazetari yne ka marre mundimin dhe e ka perkthyer ju filloni dhe talleni me ate. Lerini te shkretin kushedi si e ka pase hallin, ska pase cfare te shkruaj tek Mapo dhe hopa ka gjete dicka interesante, dhe na i ka servire. Ec perpara ball hapur, mos e caj koken na sill more gjera interesante.

  15. Syribukur thotë:

    23 January 2008 @ 9:29 am

    Thashethemet thone se Fiks Fare, ka pergatitur nje speciale sonte per kete. Sipas po te njejtave burime, thuhet se ka kohe qe Filip Cakulli dhe Sokol Balla jane ne konflikt :P ndaj Filipi mezi c’priste rastin… ;)

    E mua mu kujtua nje shprehje: “Dhalle o e bardha dhalle, une hidh uje ti prape e bardhe”.

  16. FRENKI thotë:

    23 January 2008 @ 10:28 am

    nuk ka faj zoti balla per kete gje , fajin e kemi ne si shoqeri, si kulture shume te varfer qe zoterojme, vidhen kenge , vidhen premtime , vidhen fjalime dhe editoriale.
    nuk qendron puna se z balla qenka hajdut e jo profesional, mendoj se eshte gazetar i mire, por puna qendron tek kultura jon, derisa te mesojme se nuk cahet jeta me te vjedhura dhe te fillojme te behemi origjinal ne cdo gje e deri ateher kshu ka per te ndodhur .
    ne si komb ket kulture kemi , jemi mesuar te vjedhim nga te tjeret, mos bejme dicka tonen, keshtu qe askush nuk del nga ky myk qe na ka zen . do duhet kohe per kete

  17. Irisi thotë:

    23 January 2008 @ 10:52 am

    S’eshte ndonje habi e madhe se ky gjithnje medioker me eshte dukur ne debatet qe drejton.Perpiqet si e si te beje ndonje nderhyrje te zgjuar, dhe sa me shume perpiqet aq me kot ja fut. Normale qe i duhen shkrime te te tjereve sa te bej sikur eshte akoma i zoti me llafe.

  18. t_red thotë:

    23 January 2008 @ 11:00 am

    A do t’i vleje ky pesim Balles? Zor te besohet, sepse monopolistet si puna e tij dhe rrethit ku operojne kane shkalle shume te larte imuniteti ndaj kritikes. Cdo gje qe behet ne emer te saj ngordh fare pa arritur ende deri brenda sistemit, qofte kjo edhe akuza e pakundershtueshme per plagjiarizem.
    Justifikimet do te jene se pavaresisht prurjes, shkrimi i The Economist ka qene thjesht nje shtyse qe ka rastisur te jete ne linje te plote mendimi me ato qe ka pasur ne koke Balla. Ai eshte lodhur per ta perkthyer dhe per ta pershtatur, dhe pikerisht tek elementet e shqiptarizuara te shkrimit do te kapet ai, per te thene se e ka sjelle per te miren e lexuesve, jo per te treguar aftesite e tij shkruese.
    Por le te mos ia heqim te gjitha kreditet, se qe eshte lodhur eshte lodhur, jo vetem per ta perkthyer, por edhe per ta kuptuar shkrimin dhe per te rene dakord me te (pike qe fare pa vetedije, i ka dhene Balles te drejten te mendoje se mund ta paraqese edhe si shkrimin e tij, perderisa eshte teresisht dhe pikerisht sic e sheh ai fenomenin e “Kalimit te Mesazhit”).
    Po a ka vertet frigorifer apo Arktik qe ta ftohe pasionin e tij per ta mbrojtur veprimin?! Do ishte mire, do ishte vertet mire te kishte nje ftohes te tille (per te miren afatgjate te autorit).

  19. Syribukur thotë:

    23 January 2008 @ 11:58 am

    Po sikur autori i shkrimit te “The Economist” ta hedhe ne gjyq Ballen per plagjiarizem?

    E pakta qe mund te beje aktualisht Balla, eshte te kerkoje ndjese publikisht dhe te thote qe shkrimi eshte perkthim i nje artikulli nga “The Economist”.

  20. Kopetenti thotë:

    23 January 2008 @ 6:40 pm

    Ore peshq mos u beni kaq te rrepte me kritika..Po ne fund te fundit Kolit ju mbaruan fjalet ..ai ka kaq kohe qe flet e shkruan..dhe si tja bente ku te gjente fjale… hapi “The Economist” qe i zuri dora dhe e fotokopjoi..fotokopjimi lejohet..te gjithe fotokopjojne..Lereni kete muhabet po deshet se nuk kemi kohe per doreheqje..nuk po dorehiqet “gomari” e jo te dorehiqet “samari”..

  21. krasta krau thotë:

    23 January 2008 @ 7:11 pm

    Pinturikio ckena ca ke bo mire… a njifena gjo… kot per kuriozitet dhe se me lindi ideja me kriju komunitetin e gazetareve te Peshkut… Mand a je a sje…? Po ashtu T-red… dhe lola… hajt bejme i Klan klanore per qefin tone :P
    Pastaj fusim miq ke llukani, penari dhe Blendi qe kur te shpalle peshku gazetarin me te mire, ta marrim me rradhe cmimin :D

    Nejse… une u shkriva me kete… por qe te jemi te sinqerte, ne ketej per efekt mbushje faqesh por edhe per shkak se nuk mund te bajme asnjehere gjerat qe bejne mediat nderkombetare, na bie rasti ti “vjedhim” shkrimet e tyre, por nuk ben vaki ti shesim si gjetjet tona…minimalisht me i shtuar nje pergatiti/ perktheu para emrit sa me qene ne rregull, apo je sipas x gazete ne fund po me qene ne rregull…

    Nejse e Viva la revulucion…

  22. Blendi thotë:

    23 January 2008 @ 7:32 pm

    t_red thote: Tani, te rrime shtrember e te flasim drejt, u tha qe plagjiarizmi te ha koken dhe Sokoli ben mire ta ruaje te veten, por jo edhe t’i bihet kur eshte i rrezuar.

    ______________

    Ti e ke shume drejte kete shprehjen e importuar, dhe miresia jote eshte si nje fllad i fresket, por Sokoli nuk eshte rrezuar t_red. Jo, eshte per bukuri “mbi kale” dhe nuk i hyn gjemb ne kembe. Perderisa eshte Kryeredaktor i kanalit televiziv me te madh ne vend dhe per aq kohe sa revista MAPO nuk ka bere asnje reagim, Balla eshte per bukuri.

    Ti e quan te rrezuar, ndoshta sepse kupton sesa i turperuar duhet te ndihet per kete mashtrim qe i beri lexuesit. Shpresoj qe t’i vije turp, per hir te tij vete shpresoj, se nese nuk i vjen as turp konfrimon arrogancen dhe injorancen e tij te shprehur me pare.

    Nese pretendojme qe te japim kontributin tone personal per t’i dhene Shqiperise nje media profesionale ashtu sic e meriton, duhet ta nisim ketu, duke mos lejuar me gjate kete standart bajat provincash.

  23. tropizma thotë:

    23 January 2008 @ 7:56 pm

    Po meqe 95% e meshkujve shqiptare nuk jane me te gjate se 185 cm, them se duhet te kete ndonje deshire per t’u dominuar ky drejtori.

    Blendi si gjithmone shume e lezetshme indinjata jote - zoti te shtofte inatin dhe sensin e drejtesise. Po u bere kryeredaktor ne Shqiperi ndonjehere ke per te qene diktator etike dhe do te te tremben gjithe gazetaret.

    Po gazeta te tjera pervec Sot-it kane shkruar per kete? Cudi qe nuk po ben Mjafti ndonje proteste :P

  24. WASU thotë:

    23 January 2008 @ 8:05 pm

    Po ketu pranej u dukerkan gjithe keto flamuj shqiptare, qeka i njejti person qe poston te njejtin koment!

    O bobi, po shetite nga nje cike te uruaren, jo gjithmone me nje brime fyellit!! Nryshon qe ndryshon nick-un, ndryshoje dhe ndonje llaf aty ke komenti, jo si Balla dhe ti!

  25. erald thotë:

    23 January 2008 @ 8:28 pm

    me o forta e Sokol Balles. Nuk i lejon gazetaret te bejne Stend up, pra te dalin ne ekran gjate nje kronike, sepse nuk kerkon ti nominoje koleget e vet por vetem vetem.
    vetem endri Xhafon lejon te dale, dhe nuk ka dite qe nuk del mo

    e keni pare si i ngre krahet lart te kenga e TOP CHANNEL per vitin e ri. hahaha. ai ka rroitur fare. kujton se eshte patriot. Lexojani pak shkrimet periodike me ANTISHQIPTARI qe ka bere te gazeta Standard

  26. ujku i zi thotë:

    23 January 2008 @ 9:15 pm

    O MOZA, po ky Sokoli nuk me duket se e ka perligj kete mbrojtjen tone nga agresoret e huaj tek peshku. Shyqyr qe i pame njehere te skuqme temat. Na bashkoj Balla! Kush do e kishte menduar duke lexuar ate artikullin per emigrantet.

    P.S. Ca nga ato faktet e perbotshme une nuk i dija. Rrofsh!!!

  27. M O Z A thotë:

    23 January 2008 @ 9:21 pm

    Po mer po,
    por o skuqje fiktive kjo.
    Nuk eshte njelloj te thote secili mendimin e vet, me ate qe ka nje gjenerator llafesh dhe shfryrjesh, qe e ka shkrujt me nai skript, edhe e ve automatiksisht te zgjedhi nje nickname, nje post, dhe nje cast te caktuar :-) Shyqyr qe ska dit me manipulu dhe flamurin.Se atehere do ngjante for real

  28. ujku i zi thotë:

    23 January 2008 @ 9:32 pm

    MOZA, per kete skuqjen fiktive jam me ty. I duam safi! ;) Dhe jo vetem gazetar, por edhe ca nga ato cunat e cupat qe rrine e pijne kafe tek blloku, se me thelle nuk po futemi.

  29. M O Z A thotë:

    23 January 2008 @ 9:35 pm

    Ata qe rrine nga blloku, i kane duart plot :-) hahaah
    se kane mendjen ke peshku,
    Po ne pleqte qe na dhembin kockat rrime ka rrime edhe hudhim nai llaf se sna rri rehat

  30. belle_fleur thotë:

    23 January 2008 @ 9:38 pm

    homo albanicus erectum sum — pikes i ke rene!

    Ne Shqiperi si ben me pershtypje nese vjedhin, genjejne pa pike problemi, a thua se ka njerez qe do i marrin per te verteta gjithcka qe do shkruajne ne gazete. Turp per nje gazetar te njohur qe e ul veten kaq poshte dhe merret me plagiarisma.

  31. john thotë:

    23 January 2008 @ 11:28 pm

    emo se nuk eshte politikan ky,gazetar eshte dhe do kopjoje normale
    balla per balla

  32. t_red thotë:

    24 January 2008 @ 9:09 am

    Blendi thote: “t_red, ti e ke shume drejte kete shprehjen e importuar….”
    E hengra edhe une per plagjiarizem :). Po nuk me erdhi nder mend si shprehje mor Blend,thjesht m’u duk e pershtatshme pas shigjetimeve ndaj Sokolit.
    Mendova te mos e bej krejt te nje-anshme situaten, se shigjetimin tim e kam bere ne menyre shuuume te kulturuar :D ne postimin e ores 11.00.
    Si ta thoja me qarte qe Balles nuk i behet hic vone nga kritikat pervecse duke thene se ai ka krijuar imunitet ndaj tyre?! Edhe monopoilzimin e tij dhe te te ngjashmeve e permenda….pastaj lashe vend edhe per te tjeret. :)
    Tropizme, Blendi do ishte kryeredaktor yll moj, se sic thua ti (po te citoj me mire, qe te mos akuzohem dy here brenda nje teme :) “Blendi si gjithmone e ka shume te lezetshme indinjaten”. :)
    Tmerrin gazetareve per etike do t’jua kallte fshesa me korrent dhe me gjenerator, (qe ka qene me pushime tek “Moonlight Drive” dhe s’i falet fare).
    P.s. Leon,
    Davina? No man! For Godness sake, just brought her as Balla’s example. But you have to admit, Channel 4 after 08.00 pm is what is is (in every sense) :D just because of her.

  33. shqeto thotë:

    24 January 2008 @ 12:27 pm

    shqeto thote:
    si shqeto shqetsohem qe gjerat te thuhen shqeto, por mos shpresoni qe kete t thote nje nga raca e gazetareve sot. kjo race eshte nje race ne zhdukje ne shqiperi, jo se s’dine por s’duan te thone. ato paguhen per te qene kycur jo shqeto dhe keshtu per te qene sado pak relevant me topics te ndryshme qe duhet dhene nje opinion me e lehta eshte copy paste. a nuk ju ka rene ne sy rruga qe pershkon kjo rrace apo hierarkia e ngjitje , fillimisht copy paste ‘the economist” me pas kur merr graden me te larte pasi je shperblyer per besnikeri ndaj atdheut dhe etiketohesh si patriot ti ngjitesh ne graden e politikanit , dhe po ju paralajmeroj mos u cudisni kur te shikoni ndonje copy paste fjalim te blerit firmosur nga vet dora koli balla e cfare ka qe s shkon ketu fundja te gjithe e kane nje model , a nuk e kane te gjithe politikanet nga nje maske !!!!!!!!!!!!!!!!!….

  34. don archer thotë:

    24 January 2008 @ 2:46 pm

    ore miq .. mos duhet me u ngrit ndonje komision parlamentar hetimor presidencial kryeministrior dhe shoqeror profesional, per te verifikuar te gjitha shkrimet e balles???se ku e dime ne nese e ka per here te pare ai miku ?:)

  35. Saimiri thotë:

    24 January 2008 @ 4:45 pm

    Per mua Sokol Balla deri me tani nuk ka qene as me pak e asme shume se sa nje vegel e politikaneve te medhenje e te vegje. Ja nje rast. Kam qene i pranishem ne konference qe dhane pas takimit te tyre Fatos Nano dhe Sali Berisha nje vit me pare. Koli pasi beri ca pyetje qe me sa dukej carte i kishte porosi nga Edi Rama, afrohet ti jape doren ish kryetaritte opozites dheky i fundit i ben nje shenje qe te mos guxonte ti afrohej dhe Koli u largua. Une tek ky njeri publik nuk kam shikuar ndonjehere njeriun i cili ia vlen te futet ne nje valle te tille diskutimi sepse kjo i jep vlere. Per mua ai nuk ka as edhe nje shenje te tille. Kunder Sokol Balles ka pasur protesta ng qytetaret… Kete te e dine te gjithe… Kjo sepse ai eshte nje person i politizuar cka do te thote se ska lidhje me profesionin qe ushtron. Aq me keq kur bie ne rangun e asaj qe tha pak me Lart Pinturikio. DMTH shfrytezon edhe postin per epshet e tij seksuale… Kalofshi mire dhe me vjen keq per Ballen qe po i dalin te gjitha…

  36. besniku thotë:

    13 February 2008 @ 10:11 am

    Me siguri Sokol Balla do bej c’eshte e mundur te shfajesohet, me siguri qe do kerkoje leje nga ‘the economist’ per ta botuar ne shqip artikullin ose do shprehet qe ka qene gabim shtypi qe nuk eshte cituar burimi i ‘the economist’ haha :)
    Kam punuar ne nje media bashke me Sokol Ballen dhe e di pak ca tipi eshte. Mendjemadh hesapi, kushedi se c’i duket vetja. Po te ishte burre i mire ishte akoma ne BBC hehe :)

  37. besniku thotë:

    13 February 2008 @ 10:26 am

    Bie fjala… Sokol Balla iku nga BBC apo e hoqen? :) Apo, apo, apo… e kish fiksim te bente karrieren e tij ne mediat shqiptare? :P

  38. kastori thotë:

    29 May 2008 @ 3:23 pm

    koli kujton se nuk dime anglisht neve dhe lexojme vetem brrockullat e ketyre gazetareve ketu qe na tregojne perralla me mbret. Po ato kopjojne cdo gje, kush e sheh PRO7 kanalin Gjerman e kupton se te gjitha siglat dhe grafika qe ka Topi jane te kopjuara apo emisionet.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com