Identifikohu



Regjistrohu

Skenë nga një byrektore në Nju Jork

tatoos.jpg

Foto: Arbaa

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

101 Komente »

  1. Lefti thotë:

    19 Maj 2008 @ 4:59 pm

    Qenkan shtuar shume ne New York … kur hapet “Little Albania” andej, na beni nje zile ;)

  2. Asterion thotë:

    19 Maj 2008 @ 5:28 pm

    Dicitura: prangat e kombëtarizmit.

  3. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 5:33 pm

    shume, shume shummmmeeeeeee e bukur…..

  4. NIKO BELLIC thotë:

    19 Maj 2008 @ 6:00 pm

    Ky qeka ala te lidhja prizrenit.

  5. Tironsi thotë:

    19 Maj 2008 @ 6:01 pm

    All do respect, e s’dua te fyej njeri, po per mu keto jane budallalleqe :( Megjithate, ky eshte mall se ka te tjere neper bote qe u vjen turp me thon qe jane shqipo.

  6. Vision thotë:

    19 Maj 2008 @ 6:10 pm

    Shqiptare, vendoseni me pare ne zemer ate shqiponje pastaj kudo tjeter

  7. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 6:33 pm

    Mmmm, ç’më kujtuat kot byrekun tani…! :(

  8. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 6:50 pm

    …do i çik? :D

  9. Arbi thotë:

    19 Maj 2008 @ 7:12 pm

    oh ç’po me beni me dale ne shi me shku te byrektorja per nje byrek me djathe e spinaç

    per ata qe jane ne bolonja(it) ne via oberdan
    ;D

  10. Tironsi thotë:

    19 Maj 2008 @ 7:40 pm

    Me gjize mer me gjize :D :D ene i sapllake dhalle
    P.S. due

  11. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 7:47 pm

    Jo jo, thuje tamom si ca tironsa : LLALLE jo DHALLE

    LLALLE :-)

  12. Tironsi thotë:

    19 Maj 2008 @ 7:54 pm

    Mire e ke, i sapllake llalle mrapa per shplamje. Hadhadh, hadhadh :D

  13. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 7:57 pm

    Po normal,
    DO shpla i cikez goja masi te pallohesh duke hang :-)

  14. Tironsi thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:01 pm

    Eh mi lal, une kom nigju qe goja do shpla sido qe te pallohesh :) Ne dac tu hang e ne dac tu …

  15. Pjer Thomas thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:02 pm

    Neqoftese byrektorja do te ishte shqiptare, (se kendej ne Europe jane turke), nuk do te ishte keq qe shqiptaret t’iu benin xhiro. Mbas disa vitesh , ku i dihet , keto byrektore mund te jene konkurrueset e McDonalds-it.

  16. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:03 pm

    prit i here para se te shplash gojen…duhet omelsina….

    kam honger nji, qe quhej : zemra e shefit….

    se kam iden kush ishte shefi, po kishte i qamet qamet qamet zemer te mire…qe sot e ksaj dite e maj men.

  17. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:05 pm

    Mire mi mire
    Se ene mas amelsines, mund ti fusesh dhe nja 1 kile mandarina.
    Ene ja u shpla goja :P

  18. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:08 pm

    …u kryn dhe mandarinat,
    do ja fusim me djath, se kshu e do zakoni knej…apo do ndalojme se ngreni para sa te pelcasim, e para se te degjeneroj muhabeti ktu…se filloi :D

  19. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:10 pm

    qyqja pse mi,
    po ne per te hang rrojme :-) Na len mi, se sje n’france ketu.
    Ne po s’hangem na bie ligshti :-)

  20. Tironsi thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:17 pm

    Na bi per Zotin na bi :D Kta t’jashtmit nuk hane fare mer jahu. nordha me keto racione t’vogla :(

  21. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:19 pm

    …e hongermja o art … :D

  22. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:20 pm

    shko n’amerike, te vdesesh siper pjates, se i gjalle se mbaron dot :-)

  23. xhenius thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:21 pm

    kush eshte mburrja ne kete rast?!

  24. Tironsi thotë:

    19 Maj 2008 @ 8:25 pm

    Lene mo, anej mu dukte vetja mo i dobti i restorantit. Bojsha ne si aristokrat tu lon gjona neper pjata :D :D :D Ehhh amerike a derbardhe.
    Knej tu pa gjithe stil a e ka menjen njeri, ene sa vje momenti…faaap i t’njyme bukes si skuth :(

  25. Putin thotë:

    19 Maj 2008 @ 10:21 pm

    “shko n’amerike, te vdesesh siper pjates, se i gjalle se mbaron dot ”

    hihihi e paska mush vet pjaten ne bufe Moza :)

  26. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 10:24 pm

    Jaaa me,
    Une e shumta nai vodka do ta mushja, po kshu boj gjasme sikur do mbaj diete :P

  27. Putin thotë:

    19 Maj 2008 @ 10:47 pm

    mir ja bo, po genjeve veten i ke genjy te gjith :P
    Une jam tu u pergatit shpirterisht me u rireabilitu mes avujve te rakise e viskit.. boll mo me long patatesh :D

  28. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 10:50 pm

    Asterion thotë:

    Dicitura: prangat e kombëtarizmit.

    Asterion, mund te jete fare lehte edhe “Unazat e Kombetarizmit”. Varet si e sheh :)

  29. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 10:54 pm

    LL : Pranga qe cke me te !

    Putin mafiozi shoku diku ceneit : Tu bafte gjak e dhjame :P

  30. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 10:59 pm

    Moza,

    Shikoj ne disa raste ne diskutime qe Kombetarizmi shikohet si nje veti e mendjengushteve, e budallenjeve duke nenkuptuar nga ana tjeter qe te jesh internacionalist, e “qytetar i botes” je mendjehapur, je i perparuar, je me i mire. Kushdo ka te drejte te mendoje dhe ti vleresoje gjerat me kutin e vet por nje popull si ky i yni s’mund ti lejoje vetes lukse te ketilla.

    Ll.

    P.S. Mos e bej muhabetin “unaza martese = pranga” se te vdiqa :)

  31. INA thotë:

    19 Maj 2008 @ 10:59 pm

    Futjani dhe nje pilaf pas asaj dhe me shendet. :)

    Ku gjendet kjo byrektorja me saktesi se du me shku. Ah, po dhe nji tatu shqiponje du me porosit.

  32. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:04 pm

    Llukan,
    Mire nuk e boj unaze martese, se as burri im se mban, se me ket rast gjun nai zgallafander rrugeve se hiqet si i divorcum :-)
    Por nje bluze me shqiponje eshte nje gje, nje tatu permanent tek lleret eshte nje gje tjeter. Eshte nje imponim. Eshte shume ekzibicioniste, nuk eshte per vete por per tju imponu te tjereve te dine dicka qe ti duhet tua komunikosh me mjete te tjera. Ndjej te njejten bezdi sic ndjej per mjekrat e gjata te muslimaneve apo rabineve, dhe gjithe te tjereve qe mbajne shenja te vecanta per te treguar se i perkasin nje vendi apo religjioni, ndersa jetojne ne nje qytet shume pranues dhe gjitheperfshires si NYC.
    I simply dont like IT !

  33. Putin thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:08 pm

    Llukan,

    Rriji larg asaj teme se kemi goxha kontigjent gamoresh.. ta kishim akoma me detyrim ushtrine, do kishim i alamet trupe..

  34. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:11 pm

    Dakort, por me kete llogjike pastaj s’duhet te te pelqenin as tatuazhet me emra personale (mendo nje zemer me emrin e nje femre apo mashkulli) sepse fundja edhe ato do te ishin ne te njejten kategori :)
    Mua me duket interesante, eshte nje menyre ekstreme per te treguar perkatesine kombetare por midis dy ekstremizmave une parapelqej kete (nese rruga e mesme s’eshte e mundur).

  35. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:13 pm

    Putin,

    S’kisha per t’ju fut fare muhabetit vecse me ngacmoi ajo pergjigja e Asterion-it. Me vjen pak keq per nje pergjigje te ketille nga ai.

    Ll.

  36. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:14 pm

    e para, tatute me emra te dashmish te llojit : “Ladi, je bos do vdes per ty”
    Ose “Marsilda Marsilda” :P nuk behen ne vende qe ti shef gjithe mileti moooo.
    Duket qi ste ka shku menja me bo nai tatu.
    Por edhe nese, ca lesh kuptimi ka nje tatu me emrin e hamshorit ne krah ???
    Nothing, askush nuk ndikohet. E shumta do mendojne : kjo Moza qenka e leshume nga mendte :-)
    That’s all
    Ato 2 shqiponjat te trembin mer

  37. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:21 pm

    Tani, tatuazhe une s’kam, e tatuazhe si ato ne fotografi s’do ti beja dot sepse minimumi do me hapnin probleme ne cdo lloj pune qe do kisha (ne ShBA psh tatuazhet nuk duhet te shfaqen ne vende pune). Gjithsesi, pavarsisht parapelqimeve personale, ate cunin do ta kisha qeras me nje gote birre me gjithe qejf per ate qe ka bere :)

  38. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:22 pm

    qyqari ky ne foto!!paska mbaruar ende pa lindur.

  39. Tironsi thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:28 pm

    llukano, ti duhet ta dish qe keta te New Yorkut e kon ket pune me teper me thon qe i perkas filan gang, sesa e kon per ndjenje patriotike. Na ka dale nami ne si mafioza edhe o burra keta kon fillu me bo tatoo. Po dhe sikur ky ta kete me zemer, le te gjeje menyre tjeter me e shpreh atdhedashurine e jo si spanjollt e zezeqerit e Amerikes

  40. anonim thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:28 pm

    Ai eshte cun i ri, shume entuziast, edukuar ne nje vend si Amerika ku patriotizmi ehste medalja me e madhe (dhe qe ua ka futur kete mentalitet edhe atyre qe nuk e kishin si hobi shume te madh, po ca t’i besh, vjen nje dite dhe nuk e kupton fare qe te ka kapur hobi edhe ty; per me teper kur te jep nje status me te mire) gje qe perputhet shume mire me kohen ku jetojme si shqiptare. Nga ana tjeter, ajo tatuja e tij, edhe pse vertet te jep idene e prangave, eshte shume origjinale, keshtu qe ai cuni i ri tregon se eshte shume trendy, dhe kerkon te gjeje rruge origjinale.
    Tani, ta ndash shapin ng sheqeri, me nje fjale te marresh vesh nese ai cuni eshte ne gjak nacionalist/kombetarist, apo desing-freak qe luan siperfaqesisht me simbolet e identitetit (rastesisht, pa ndergjegje, vetevetishem ne rrjedhen e modes se stilizimit te simboleve qe ka pushtuar perendimin dhe jo vetem) nuk me duket dhe aq e lehte. Sepse edhe po tha ai vete qe eshte kombetarisht, nuk do ta dime asnjehere nese ai po thote te verteten apo po thote ate qe ai e di se duhet ta thote, se tek e fundit nuk i prish ndonje pune.

    Patriotizmi i stilizuar ne design. A eshte mire apo keq? Mua me duket se kete krizen e identitetit dhe keto shfaqje ne horizont te ca enderrave qe njeriu nuk e di tamam ti thote apo jo do na duhet ta heqim domosdoshmerisht e duhet ta heqim deri ne fund, per te kaluar me tutje. Per t’u rritur si nje komb qe nuk ka me kriza identiteti por e di se kush eshte dhe nuk ka turp nga vetevetja.

  41. J. thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:34 pm

    Une nuk shoh ndonje gje te keqe.
    Pse e paragjykoni njehere?

    Po te kete piercing te gjuha apo flutur ke pjeshka, nuk thote njeri gje.
    Me shqipe ke duart, nami ububu.

  42. klodi thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:36 pm

    Arbi thotë:
    19 Maj 2008 @ 7:12 pm
    oh ç’po me beni me dale ne shi me shku te byrektorja per nje byrek me djathe e spinaç

    per ata qe jane ne bolonja(it) ne via oberdan
    ——————
    Te jonuzi e??? :D ……sec me shtie n’men mer arber.

  43. klodi thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:39 pm

    sic duket ai cuni ne foto do kete mare frymesim nga “john costantine” tek filmi “costantine”.
    gjithesi …….bukur .

  44. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:40 pm

    Si e kishte titullin ai filmi ku partizanët krahasonin tatuazhet e shqiponjave se atë më kujtojë?

  45. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:41 pm

    Opaaa, ja edhe Zana le nje pergjigje qe vjen direkte tek ajo qe me shqeteson. Zana, do te te marr pak si shembull, jo ne menyre personale por thjesht se rastisi muhabeti :)

    Zana eshte perfaqsuese e nje grupi/brezi i cili ka perjetuar nje sere periudhash te cuditshme dhe te veshtira ne jete te tipit:

    1) Femijeri ne vitet 70-te, vitet e njefare mireqenie relative ekonomike dhe tronditjesh politike.
    2) Rini ne vitet 80-te ne nje kohe varferie ekonomike dhe pasigurie politike ne rritje.
    3) Shkundje te fuqishme e tronditese ne fillim te viteve ‘90-te me emigracionin, shpesh te paligjshem e te rremujshem.
    4) Vite te veshtira fillestare ne vendin e pritjes deri nga mesi ose fundi i viteve ‘90-te, gjate te cilave ndeshet jo vetem me problemet e pershtatjes personale, por edhe me nje fryme jodomosdoshmerisht miqsore te vendasve.
    5) Vite me te rehatshme mbase pas 2000-s si pasoje e pershtatjes te emigrantit me kusht qe emigranti te behet si vendasit.

    Fatkeqsisht kam pershtypjen se pershtatja vjen me nje kusht te madh e te rende, hedhja poshte e te kaluares, trashgimise Shqiptare dhe perpjekja per tu bere sa me shume si vendasit. Emigranti i brezit te pare e mbryn kete fryme njejesimi me vendasit tek pasardhesit e tij dhe keta pasardhes nuk e quajne me veten Shqiptare, nuk flasin me Shqip, nuk e njohin vendin e origjines. Per shume prej tyre, origjina eshte vendi prites.

    Pervec humbjes personale qe peson ai/ajo emigrant qe hedh tutje te kaluaren e vet ne perpjekjen e deshperuar per tu njejesuar kaq fort me pritesit, ekziston edhe humbja me e madhe qe peson kombi i emigrantit nga te gjitha keto sakrifica personale sepse humbet njerez te afte, njerez te rinj, njerez qe mund ti jepnin shume. Kjo humbja eshte ajo qe me frikeson mua, dhe pikerisht prandaj me pelqejne ato shqiponjat ekstremiste. Me mire ky ekstremi sesa ai ekstremi qe hedh poshte cdo gje Shqiptare, qe nuk flet Shqip, qe nuk e quan veten Shqiptar, qe nuk do t’ja dije se nga eshte.

  46. anonim thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:46 pm

    Ll.,

    nje pyetje. Po nese ky emigranti qe ke shpjeguar ti, qe nuk ndihet me shqiptar, eshte nje njeri i lumtur me jeten e tij, me zgjedhjet qe ka bere, atehere ku eshte problemi?
    Perse ju bejme gjyqin njerezve qe zgjedhin nje jete tjeter? Perse e kthen te qenurin shqiptar ne nje denim? Mua me duket se pikerisht ngaqe ne kemi akoma nje problem te madh me identitetin, edhe reagojme shume eksptremisht, si ne njerin kah edhe ne tjetrin. Dhe asnjeri nuk eshte i lumtur. Per me teper, ne konflikt me njeri-tjetrin.

  47. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:50 pm

    “Anonim”,

    Le te mos keqkuptohemi, s’kam asgje me lumturine e atij/asaj emigranti/eje dhe i uroj gjithnje e me teper lumturi. Kjo s’me pengon qe ta shikoj kete veprim si humbje per bashkesine Shqiptare por fundja “te vetem vijme ne kete bote, dhe te vetem e leme ate”. Secili merr vendimet qe i vijne me per shtat.

  48. Moza thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:51 pm

    Shif shif ci punoi Zanes ky :-) Po mire me, po mu nuk do me analizosh ?
    Po une pse e kam?
    -Femijeri ne vitet 80
    -Adolleshence ne vitet 90
    - Rini ‘90 - 2000
    - Vite te rehatshme pas 2000
    - Brez 0 emigrantesh
    - Vendase 100 karat dhe refuzuse e emigrimit dhe pershtatjes me atdhe tjeter qe me eshte servir ne tepsi.

    Po une pse e kam inot tatune profesor Llukani ?

  49. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:55 pm

    Per ata qe kane qene dhe ata qe nuk ka qene tek ky vendi i byrekeve, ne Bronx… nuk eshte vetem nje, ka te pakten 2. Ne rradhe te pare eshte nje vend i vogel i piste, pa ajer te kondicionuar (po rastise ne vere temperatura brenda eshte 115 F, dhe pa banjo. Ka vetem byrek me mish, me gjize, me spinaq dhe asgje tjeter. Sherbimi ne shume raste eshte cope cope… hyn atje i pershendet ne shqip, ngrene koken avash, te shikojne ne sy dhe nuk flasin. gjeja e vetme pozitive eshte qejfi qe ha byrek alla shqiptarce…

    por, nje sherbim me i kulturuar dhe nje investim pak me serioz, dhe nje menu pak me e shumellojshme do te terhiqte nje klientele me te gjere qe do t’i prezantonte me ushqime shqiptare dhe do te kishte nje efekt me te madh se tatuazhi i atij mikut apo fotografite qe ka ne mure..

  50. tuzi-malesia thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:56 pm

    Keti djaloshi i pelqejn tattoo, ashtu si i pelqejn nje perqindje te madhe te njerezve te botes, gjithashtu duket se qenka krenar se eshte Shqipetare, per dallim nga nje pjes tjeter e cila edhe emrin e mbiemrin e ndrron vec te mos i bie ne sy dikujt se eshte shqipetare.
    Dhe sa per info, ne New York dhe Detroit ka shume lokale ne te cilat shiten ushqime nga tregu dhe kuzhina shqiptare. Me pronar shqipetare, flitet shqip, gjindet flamuri shqipetare dhe Tv shqipetare brenda lokalit.

  51. Tironsi thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:59 pm

    Anonim thote: nje pyetje. Po nese ky emigranti qe ke shpjeguar ti, qe nuk ndihet me shqiptar, eshte nje njeri i lumtur me jeten e tij, me zgjedhjet qe ka bere, atehere ku eshte problemi?

    Sepse ky emigranti po te shihte me gjithe mend pune e tij ne nuk do na e kapte radari. Dmth ne thelb ne nuk flasim per kete tip sepse ky ka vrejt punen e udha e mare i qofte. Po problemi eshte se keta zakonisht fillojne e llapin kunder Shqiperise me fjale te tipit “vend i qelbur”, “vend kot”, “nuk te ofron asjge” etj dhe nuk mund te ndihen mire me veten pa ulur vendin e tyre.

  52. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Maj 2008 @ 11:59 pm

    Iiiiiiiiiiiiiiiiiiii “profesor” :)

    Kot per kuriozitet, kur valle u ushqeve ti (dhe une) me idene qe i perkasim nje populli te zgjedhur, nje populli te lashte, nje populli te lavdishem, nje vendi te mrekullueshem, te pashoq, nje kombi qe e meriton te ekzistoje akoma edhe ne mijevjecarin e trete te kesaj ere?

    Ti (dhe une) kete ushqim e morem ne ato vite kur gjerat ishin me tollon apo jo, kur gjerat ishin rremuje, kur populli vritej mes veti, kur politika tallte menderen, kur shpresa ishte zero. Per mendimin tim (thellesisht jo profesional se jam ne nje fushe qe s’me perket), ne kemi nje mungese te theksuar edukimi dashurie per vendin tone, edhe ate pak qe kemi marre na eshte dashur ta ballafaqojme me vitet e renditura nga ti me siper dhe rezultati eshte qe shumica jone nuk ka ndjenja normale kombetarizmi, qe nje pjese e mire e jona eshte servile ndaj cdo gjeje te huaj, qe ne mungese te nje ideje te qendrueshme per te ardhmen e kombit tone, shumica rreth nesh kapet pas idese se nje te ardhme te papercaktuar ne gjirin e nje njesie shteterore, mbinacionale te paprovuar ndonjehere ku s’eshte cudi qe te jemi per shume kohe qytetare te dores se dyte (nese arrijme te futemi).

    Ti do thuash qe kjo s’ka te beje me ty sepse ti gjithsesi e do vendin tend aq shume saqe s’ke ikur. Epo c’te te them une, ti e kundershton mbi parime thjesht estetike dhe pergjithsimet e mia (jo profesionale) s’kane te bejne me ty :)

  53. Moza thotë:

    20 Maj 2008 @ 12:13 am

    Ti do thuash qe kjo s’ka te beje me ty sepse ti gjithsesi e do vendin tend aq shume saqe s’ke ikur.

    Qyqja, jo mer, cer lesh vendi. Du veten une, dhe veten e ndjej me mire ne vendin tim.

    Ti mund te kesh te drejte per mungesen e dashurise per vendin. Por tek shtresat e shkolluara dhe te pjekura dhe qe e kane hap mendjen nuk me duket se perben problem kjo. Sepse dhe po te ma kishin ushqyer, une do ta kisha ballafaqu me relatitetin dhe njelloj do ta kisha qendrimin ndaj atdheut.
    Te njejten gje kam bere une edhe me robt e familjes, ka ardhe momenti qe i kam vleresuar per ato qe jane pavaresisht se me kane eduku te jem shume krenare.
    Por ti mbase ke te drjete qe tek masat dhe tek rinia qe fluturon, ben mire pak shplarje truri qe i perkasim kombi te lashte, madheshtor, etj etj.
    Nejse, mo, se na iku byreku per duarsh :-)
    Na u bo byrek patriotik.

  54. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Maj 2008 @ 12:28 am

    Ehhhhh, sic e kane zbuluar te gjithe pronaret e lokaleve me tema “etnike” ne ShBA, etnicizmi vetem sa ja shton kenaqesine bleresit ;)

  55. lopata thotë:

    20 Maj 2008 @ 12:35 am

    E keqja ketu nuk eshte se ai djali ka shqiponjat si tatu, por sepse ato shqiponjat ne rastin e shqiptareve shihen me sy te nje nacionalizmi te eger.
    Ne Amerike, dhe ne boten perendimore ne pergjithsi, qe nje kohe (perpara 50’s) qe identiteti duhej te asimilohej. Po ishe gjysem Indian (native american) dhe i bardhe, thoshje qe je i bardhe; etc, etc, identiteti etnik qe dicka qe fshehej. Mbrapa revolucioneve to 60’s, kishte nje ndryshim te theksuar ku i rizbulua identiteti: pra jame indian se gjyshi qe indian, ose nga irlanda, franca apo haiti. Sonte, mund te thuashe me shume krenari identitetin jote non-american, dhe eshte nje mije here me mire te jashte nga Meksiko City sesa nga Sant Louis ne shume kontekste shoqerore (per shembull universiteti ose qytete te medha si New York).
    Me sa duket, ne nuk kemi ate siguri qe ta shohim kete shprehje simbolike si nje loje, por e mendojme se mbrapa asaj eshte nacionalizem i semur (i tipit qe dominonte para 40’s boten perendimore). Mendojme, pse te flas une me nje njeri thjeshte se eshte shqiptare kur ne shqiperi nuk do flisja me ate njeri? Shqiponjat e atij djali mbase nga turperojne pakez se kemi friken se jemi nacionalista, jo rizbulues te indentitetit (se fundmi e dime qe ai qe mban identitetin indian ose francez na duket si shaka, por per ate djalin na duket me shume se shaka ose mode.).
    Personalishte, nuk mendoj se nje njeri mund ta urrej ate tatuazh pa patur ne mendje nje imazh stereotipik te atij djalit si i pashkolluar etc etc.

  56. Peshku Fluturues thotë:

    20 Maj 2008 @ 12:39 am

    Ll
    Analiza qe i ke bere Zanes eshte shume e vertete. Tani me thuaj pse e paraqet si dicka te keqe?

  57. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Maj 2008 @ 12:46 am

    PF,

    Eshte e thjeshte; ne castin qe pothuajse 1/4 e popullsise i kthen krahet vendit te vet, ai vend ngelet i gjymtuar rende. E une e dua kete vend te plote, te fuqishem, te zhvilluar, te begate per te gjithe banoret e tij dhe per kete s’ngurroj te kerkoj pakez “sakrifice” nga te gjithe, ca me shume e ca me pak.

    Ll.

  58. Moza thotë:

    20 Maj 2008 @ 12:51 am

    Aman Llukan,
    Se nuk durojme dot ma.
    Kemi kaq vjet qe e shtyjme me teorine : hajt se po sakrifikojme per dite me te mira qe do vijne, dhe kshu avash avash po na iken jeta.
    Thinjat po e po, por edhe rrudhat po na dalin, sa spo na shef me sy as burri me letra te rregullta :P Me je bo si plaku im qe i ankohesha per kushtet e dhomes se plazhit : Epo plazhi kerkon pak sakrifice - me thosh.
    Kshu pra, teoria e kabinave kompesate tek hekurudha apo Ilira qe justifikohej me “Plazhi do i cike sakrifice” na ka shoqeru prej kaq kohesh biro.
    Te pakten mos na e kujto sakrificen, se per dreq skemi as rrugedalje tjeter.

  59. Peshku Fluturues thotë:

    20 Maj 2008 @ 1:04 am

    Ll
    Ti e shikon problemin si masovik. Fatkeqesisht kjo vazhdon te mbetet ende menyre me e zakonshme e parjes se problemeve, ku njerezit vazhdojne te flasin ne shumesin “Ne”; jo mbreterore por komunisto-populiste.
    Nuk mund te kete nje bashkesi te lumtur me individe te pakenaqur. Brezi yne e humbi gjysmen e jetes ne nje bashkesi te qelbur. Mos prit qe ta harxhojme gjysmen tjeter duke ndertuar shoqerine ideale shqiptare. Thjesht sepse nuk duket se ka funksionuar. Ndaj eshte me kollaj qe ato energji te pakta pozitive, ti perdorim per te qendruar ne nje shoqeri pozitive.
    Kaq per “Ne”-ne. Sa per Zanen si emer mund ta pyesesh personalisht pse e ka bere kete gje. Dhe mbase pasi ti kesh degjuar aresyet e saj, do ti’i japesh te drejte. Ose jo. Ose me mire mos u lodh fare me konceptin e te drejtes e te gabuares dhe mos i gjyko njerezit per menyren se si e kane ndertuar jeten e tyre..

    P.S. Nese te duket shkrimi si shume moralist, te kerkoj te falur. Thjesht po perpiqem te te ofroj nje kendveshtrim ndryshe.

  60. INA thotë:

    20 Maj 2008 @ 1:29 am

    C’te keqe na paskan tatute se nuk e kuptoj?!

    Une per vete e kam nje mu ke shpatulla e djathte, e padukshme per syte e punedhenesit se sic thote Ll. nuk te duan keta me ksisoj gjerash, po fundja atje me pelqeu, pastaj ke kycet e duarve eshte e dhimbshme, e une s’jam aq trime.

  61. Ladi thotë:

    20 Maj 2008 @ 1:45 am

    e me mir mir, te shpatlla so nai problem, as te kycet.. po une kam pa mish mashe tip bashkimi shqiponje me flutra.. hutohet robi.. flutur patriotike?

  62. J. thotë:

    20 Maj 2008 @ 1:57 am

    Shif ca shpetlle naziste!

    http://www.jaunted.com/files/admin/EDushku.jpg

    Shifni ketu me bluze fashiste!

    http://www.forumivirtual.com/attachments/klubi_i_fansave/1114d1137659156-eliza_dushku-eliza.jpg
    Tia heqim them une…

  63. Asterion thotë:

    20 Maj 2008 @ 2:11 am

    Ll., fotos ia vura diciturën “Prangat e kombëtarizmit” i shtyrë më tepër nga imazhi i dy tatuazheve që dukeshin si pranga që ia mbanin të lidhura pas shpine duart personit të fotografuar.
    Megjithatë, nuk tërhiqem as nga ndonjë lexim disi më alegorik i çka thashë.
    Ato shqipe në kyçet e duarve dikujt mund t’i duken si premtim dashurie për kombin, por mua më duken si shenja të klanit mafioz ose të gangsterit.
    Nuk ke ti nevojë të të them unë që shumë shqiptarë në metropolet amerikane po i përdorin shenjat kombëtare sipëfaqësore për t’u organizuar në grupe të tilla parakriminale, brutale dhe trashanike.
    Sot prangat janë vetëm simbolike, po nesër simboliket do të mbulohen prej të vërtetave.
    Mu para syve tanë, po e shohim shqiptarizmin e një pjese të brezit të ri të mërgatës të shndërrohet nga identitet në profesion. Pas atij shqiptarit që luan kumar me James Bond-in, dhe Bledar Morinës në Grand Theft Auto, tani botës filmdashëse i dhurohet një tjetër shqiptar kryekusar në filmin “My Mom’s New Boyfriend”, i luajtur nga Antonio Banderas.
    Filmat pop dhe videolojërat nuk shquhen për ndonjë thellësi sociologjike kushedi çfarë, por producentët dhe skenaristët e tyre kanë nuhatje të pashoqe dhe talent të jashtëzakonshëm për t’i shenjuar grupet e njerëzve siç shenjohen berrat e grigjës, ose pulat e pularisë me ilaç bojëqielli në bœthë.
    Të duket e pamundur që gangsterë si këta që përmenda të shërbejnë jo vetëm si markë tregtare e identitetit tonë për tregun global, por edhe si role models, për klientët e byrektoreve shqiptare të Bronx-it?
    Nga ana tjetër, s’e fsheh që mund të jem i paragjykuar, sepse i përkas një brezi dhe një kulture që tatuazhin e shoqëron në mendje zakonisht me vitet në ushtri ose në marinë ose edhe burgun, jo me kombin.
    Jam kurioz të di, Ll., nëse ti vetë ke tatuazhe të tilla, apo nëse nuk do t’i kishe problem që t’ia shfaqje botës, ose fotografit.

  64. Filan Fisteku thotë:

    20 Maj 2008 @ 3:16 am

    Pas atij shqiptarit që luan kumar me James Bond-in, dhe Bledar Morinës në Grand Theft Auto, tani botës filmdashëse i dhurohet një tjetër shqiptar kryekusar në filmin “My Mom’s New Boyfriend”, i luajtur nga Antonio Banderas.
    Filmat pop dhe videolojërat nuk shquhen për ndonjë thellësi sociologjike kushedi çfarë, por producentët dhe skenaristët e tyre kanë nuhatje të pashoqe dhe talent të jashtëzakonshëm për t’i shenjuar grupet e njerëzve siç shenjohen berrat e grigjës, ose pulat e pularisë me ilaç bojëqielli në bœthë.
    Të duket e pamundur që gangsterë si këta që përmenda të shërbejnë jo vetëm si markë tregtare e identitetit tonë për tregun global, por edhe si role models, për klientët e byrektoreve shqiptare të Bronx-it?

    Nuk jam dakort, mendoj se producentet/shkrimtaret i perdorin jo vetem shqiptaret por te gjithe kombesite e evropes lindore, sidomos pas renies se komunizmit. Ka rastisur qe e kane futur dhe nje karakter shqiptar tek tuk per t’i corodit njerezit meqenese nuk e ka idene njeri ku bie Shqiperia dhe i jep nje hije misterioze ketyre tipave.

    Ne ndonjehere na behet qejfi kur flasin per ne megjithese eshte per keq e themi gjasme si me urrejtje po kshu per brenda na vlon pak gjaku qe bota po na njeh , thone ketej “there is no such thing as bad publicity ” Ndoshta dhe ne duhet ta shfrytezojme kete imazh ne favorin tone :)

    Thjesht sa per sqarim…tek filmi My mom’s new boyfriend, Banderas nuk shprehet si shqiptar, megjithese bashkepunetoreve te tij u tregohet etniciteti ( grek dhe dicka tjeter), madje ne fund te filmit…..per ata qe se kane pare dhe duan ta shohin mos lexo me tutje………………………………………………..
    Ai del personazh pozitiv si agjent i CIAs. Tashti filmi na e fut ne krah tjeter kur tregon restorantin shqiptar ne Shreveport, LA qe i ngjan nje tregu te zi armesh dhe pluhuri te bardhe :) po kjo thesht dicka episodike mos e vrisni shume mendjen :). Gjithashtu dhe per GTA (grand theft auto) qe kapi me shume se $500 milione shitje vetem javen e pare, personazhet shqiptare jane vetem 2 dhe po perseri episodike dhe nuk kane ndonje impakt ne zhvillimin e temes se lojes. Kryesori eshte jugosllav ka mundesi Serb http://en.wikipedia.org/wiki/Niko_Bellic#Niko_Bellic

    Nejse, vazhdoni diskutimet, desha vetem te nderhyja per keto 2 sqarimet e vogla….:)

  65. Peshku Fluturues thotë:

    20 Maj 2008 @ 4:11 am

    Une habitem se pse shqiptaro-amerikanet nuk ofendohen kur ne nje film amerikan te gjithe kriminelet jane amerikane, por indinjohen menjehere sapo krimineli eshte shqiptar. Mos valle se shqiptari mund te jete c’do gje tjeter, pervecse kriminel apo si?!.

  66. toko thotë:

    20 Maj 2008 @ 4:47 am

    …..Nga ana tjetër, s’e fsheh që mund të jem i paragjykuar, sepse i përkas një brezi dhe një kulture që tatuazhin e shoqëron në mendje zakonisht me vitet në ushtri ose në marinë ose edhe burgun, jo me kombin…
    —————————–
    Asterion,
    Nuk eshte vetem brezi tend .Keshtu ka qene me brezin tuaj/tonin dhe keshtu do te jete dhe me brezat qe do te vijne. Tautazhet paragjykohen kur fillon ngjit shkallet e shtresave te shoqerise. Ne rini ,adoleshence jane nje shenje trimerie, ne qofte se pas kesaj do te ngjitesh shkalle te tjera shoqerore do te paragjykohesh. Une nuk e din cfare pozicioni kane ne shoqerine amerikane ata qe thone se kane tatuazhe dhe nuk kane frike tja u paraqesin bosave te tyre, por nuk ma do mendja se jane ne ate shkalle karriere sa tatuazhi te jete per tu treguar hapur.
    Te mos harojme se edhe sot tautazhi perdoret nga grupet gangestere per te treguar indenitetin e tyre. Mjafton kjo qe te paragjykohen edhe ata qe nuk jane pjese e ketyre grupeve. Jo me kot kane dale metoda per te hequr (lare) tatuazhet.
    Por sic duket ketu tek peshku kemi nje konflik brezash. Rinia & adoleshenca akoma nuk ka aritur ne ate faze te kuptoj rendesin e paraqitjes se jashteme ( nga veshja makiazhi e deri tek tatuazhi) ne fazat e ndryshme te karieres se tyre porfesionale dhe shoqerore. Te mos them se ne shqiperi keto kane humbur si vlera fare. Ne shqiperi jetojme akoma ne kohen e viteteve 60, frymesohemi nga hipite e nje periudhe te vdekur apo shkuar mode.
    Sa per kete fotografine, nuk e di cfare do te thonit sikur ta shikonit kete fortografi ne GTA, apo ne filamt amerikane. Kam pare nje pazash tek Law and Order, ku ne oficinene e nje shqiptari qe merej me porstitucion kishte te varur flamurin shqiptar, ne kohen kur personazhi kryesor (polici) i kerkonte llogari shqiptarit pronar oficine automjetesh se ku e kishte fshehur trupin e vrare te prostitutes. Per vete ndjeva turp. Me mire nje shqiptar pa ate flamur apo pa keto tatutazhe kombetare se sa me to dhe kriminele.
    ——————–
    ….Me mire ky ekstremi sesa ai ekstremi qe hedh poshte cdo gje Shqiptare, qe nuk flet Shqip, qe nuk e quan veten Shqiptar, qe nuk do t’ja dije se nga eshte…
    ————-
    Ll
    ekstremt jane te keqia qofte keshtu qofte ashtu. Do te admiroja cifutet pa tatuazhe, koke ulur dhe kombetare deri ne vetsakrifikim me kollare e kostum e koken plot, se sa shqiptaret me tatuazhe si keto te fotografise dhe kriminiel apo injorant. Perse nga qe na mungon nje gje ( memedhembja e emigranteve per memedheun) te kalojme ne krahun tjeter, ne memedhembje rebele, dhe te pa pranueshme nga shoqeria ku jetojme?

  67. Asterion thotë:

    20 Maj 2008 @ 5:03 am

    PF, unë si shqiptaro-amerikan njëlloj ndoshta do të shqetësohesha edhe sikur, në filmat shqiptarë, kriminelët të fillonin të paraqiteshin si amerikanë.

  68. Peshku Fluturues thotë:

    20 Maj 2008 @ 5:16 am

    Do te shqetesoheshe? Perse mor vella se vertet nuk e kuptoj?
    Mos valle edhe ti hyn tek ato tipat qe indinjoheshin nga filmi “L’Amerika” sepse ato shqiptaret qe dilnin ne film nuk ngjasonin ne asgje me ty e me mua, dhe karaktere e ngjarje te tilla nuk i kishe hasur kurre, po kurre me pare ne Shqiperi!
    Mos valle ti mendon se Italia duhet te priste marredheniet diplomatike me USA pas filmit “The Godfather”, apo Teksasi duhej te shkeputej nga Amerika pas filmit “Brokeback Mountain” per ulje te figures se cowboys.

  69. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Maj 2008 @ 5:38 am

    Do te admiroja cifutet pa tatuazhe, koke ulur dhe kombetare deri ne vetsakrifikim me kollare e kostum e koken plot, se sa shqiptaret me tatuazhe si keto te fotografise dhe kriminiel apo injorant. Perse nga qe na mungon nje gje ( memedhembja e emigranteve per memedheun) te kalojme ne krahun tjeter, ne memedhembje rebele, dhe te pa pranueshme nga shoqeria ku jetojme?

    kjo eshte çeshtje shijesh, ska te bej as me kriminalitet as me injorance…une se fus veten ne asnje nga keto te dyja…
    ça te keqe ka te kesh nje tatuazh, dhe ca te keqe ka qe ky te ket lidhje me rrenjet…nderkohe qe personi eshte shume i ndergjegjshem dhe ska asnje kompleks ne lidhje me kete.

    te papranueshme nga shoqera ku jetojme? .
    ..nese do ti bindeshim gjithmon pseudo normave dhe pseudo moralit shoqeror, sot e kesaj dite do jetonim akoma ne nje çensure totale dhe akoma ne erresire…

  70. Asterion thotë:

    20 Maj 2008 @ 5:48 am

    PF, mos u rrëmbe kaq shumë. Këto reductio ad absurdum që bën nuk kanë vend në këtë diskutim. Thashë vetëm do të shqetësohesha, nuk thashë që do t’i shkruaja letër Sekretarit të Parë të Hollywood-it.
    Po të tregoj një histori, mbase ke durim dhe e çon deri në fund.
    Kam qenë një herë në një restorant, në Potenza të Basilicata-s, në jug të Italisë, një nga vendet më të prapambetura të Europës, andej nga viti 1995.
    Isha vetëm.
    Vjen kamerieri, jashtëzakonisht i sjellshëm, un galantuomo, siç i thonë në Napoli.
    Bëmë pak muhabet, pastaj ndieu një si theks në italishten time, dhe më pyeti nga isha. I thashë që isha shqiptar.
    S’e kisha menduar ndonjëherë që fytyra dhe krejt qëndrimi i një njeriu mund të ndryshonin ashtu, brenda sekondës, sikur t’i kish dalë përpara ndonjë fantazmë.
    U bë burri i botës për vdekje, vetëm e vetëm nga imazhi që ia kishin pompuar mediat italiane për shqiptarët.
    Pasi u bë ai për vdekje, desh u bëra edhe unë; sepse asnjë nuk ka qejf ta trajtojnë sikur të jetë ndonjë clochard, apo barbone, apo homeless; nga ata që krijojnë rreth vetes një zonë të zbrazët, me diametër prej 4-5 metrash, në vagon të metrosë, ngaqë qelben erë.
    Ata qelben erë fizikisht; shqiptarët në Itali, të paktën në ato vite, qelbeshin erë në mendjet dhe opinionet e vendasve. Mamma li albanesi! Kjo frazë ishte në kopertinën e një reviste - besoj Panorama - në prill të vitit 1991…
    Prandaj shqetësohem.
    Jam i sigurt se shumë shqiptarë janë gjendur shpesh në pozitën time, ose janë paragjykuar vetëm për faj të legjendës të pompuar e të ushqyer për ta. Kanë mbetur pa punë, i kanë rrahur, i kanë fyer, i kanë mashtruar, u kanë ngacmuar gratë, motrat ose vajzat, i kanë keqtrajtuar në polici dhe në kufi…
    E di ti që në Bari, në 1991, kishte prindër italianë që shkonin dhe i shpinin fëmijët e tyre për të parë gli albanesi në kampet e refugjatëve, që prapa kangjellave?
    Të vazhdoj akoma? Të them se kush i nxit paragjykimet? Sa amerikanë kanë pasur të bëjnë drejtpërdrejt me një shqiptar, dhe sa amerikanë do të njohin për herë të parë një personazh ‘virtual’ shqiptar duke luajtur Grand Theft Auto?
    Filmat si ato të Bondit e të Banderës, dhe lojëra si GTA, hyjnë në kategorinë e produkteve të dëfrimit, të cilat luajnë me klishetë, bindjet dhe paragjykimet e njerëzve, duke i gudulisur nga pak.
    Kur një paragjykim pasqyrohet në produkte të tilla, është koha për t’u shqetësuar, të paktën për t’u menduar.
    Sa për Godfather dhe Lamerica, këto janë vepra arti. Unë e kisha fjalën më lart për materiale të pre-konfeksionuara, ose në fast food për miletin, jo për vepra arti, të cilat i sfidojnë paragjykimet dhe klishetë. Prandaj t’i mbajmë gjërat veç.

  71. Peshku Fluturues thotë:

    20 Maj 2008 @ 5:54 am

    Asterion
    Edhe une vete jam gjendur ne situata kur njerezit cuditeshin kur u thoja qe jam shqiptar. Kjo shpesh here ishte filliimi i gallates, por seriozisht nuk me eshte bere vone. Une them se cdo dele varet nga kembet e veta, e ne rrafshin personal je shume me i rrespektuar kur thua se je nje shqiptar qe ke arritur aty ku ke arritur, sesa nje amerikan apo italian.

  72. Peshku Fluturues thotë:

    20 Maj 2008 @ 6:00 am

    Hej se me iku…
    E dyta une po flisja per shoqeri te hapura multi-etnike north amerikane e jo per Kreten apo Siciline.
    Dhe Last but not Least, a nuk te duket se e marrim vetvehten si shume seriozisht dhe ofendohemi edhe per shakane apo rastesine me te vogel, tamam si ai provinciali qe kur shkon ne nje qytet te madh kujton se te gjithe njerezit ne restorant qeshin vetem me te?
    Them se eshte koha seriozisht qe te rritemi brenda vehtes njehere, e pastaj te kerkojme nga te tjeret nderim e respekt.

  73. Putin thotë:

    20 Maj 2008 @ 7:33 am

    *Toko, te mos harrojme se edhe makinat lluksoze perdoren nga grupet kriminalo-gangusterre.. orat, varset kostumet dhe kollaret..

    **”Sa për Godfather dhe Lamerica, këto janë vepra arti” qysh kshu?

  74. Arbi thotë:

    20 Maj 2008 @ 8:02 am

    @klodi te jonuzi se s’po me kujtohej emri :D
    @tironsi me gjize do me pelqente edhe mu po ja ka vu emrin me djathe jonuzi qe me terheq sa me shume taljan
    do i propozoja peshkut te hape nje teme ku te gjithe shqiptaret te japin adresa per restorante / byrektore me pronar shqiptar ne zonen ku jane.

  75. rual thotë:

    20 Maj 2008 @ 9:38 am

    Llukan e do me te nxjerre nje tatuazh :D, ja keshtu si ne vend te kafes :D

  76. suelita Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Maj 2008 @ 9:54 am

    Sa e dhimbshme do kete qene berja e ketij tatuazhi. Ketij i them durim dhe vetevendosje. :)

  77. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Maj 2008 @ 11:46 am

    Arbi thotë:
    -
    do i propozoja peshkut te hape nje teme ku te gjithe shqiptaret te japin adresa per restorante / byrektore me pronar shqiptar ne zonen ku jane.

  78. enka thotë:

    20 Maj 2008 @ 11:51 am

    e papare! :)

  79. Beli thotë:

    20 Maj 2008 @ 12:06 pm

    hajde tatoo hajde ….e i lumte atij djalit se u knaqa :-)

  80. Tomi Serani thotë:

    20 Maj 2008 @ 1:06 pm

    gene thotë:
    20 Maj 2008 @ 11:46 am
    Arbi thotë:
    -
    do i propozoja peshkut te hape nje teme ku te gjithe shqiptaret te japin adresa per restorante / byrektore me pronar shqiptar ne zonen ku jane
    ——————-
    Jo vetem restorante e byrektore por edhe aktivitet te tjera.
    Propozoj Peshku te hape nje kategori ku anetare te peshkut te afrojne dijet dhe aktivitetin e tyre ne ndihme te peshkatareve te tjere . Keto dije dhe aktivitete te jene “free” per sherbime “online” pyetje pergjigje, keshilla etj, dhe “in person” sipas rregullave te bisnesit.
    Cdo peshk qe afron ndihme apo ka nevoje per ndihme te regjistrohet keshtu qe bisedat mund te behen personale on line per ceshjte qe edhe jane personale. Ose publike nese ceshtjet ju ndihmojne edhe te tjereve.
    Personalisht kam nje aktivitet “Tax preparer” per cdo keshille dhe ndihme “on line” mund tu aforj peshkatareve qe jetojne ne Amerike, keshillat e mia pas nje eksperinece 5 vjecare ne kete fushe. Keshtu ka midis nesh, ne fusha te tjera te jetes, ose thjesht tu afrohet peshkatareve sherbime te tjera jetesore nepermejt dijeve te fituara ne vendet ku jetojme. sipas pyejteve dhe nevojave qe peshkateret kane. Bota eshte bere shume e vogel nepermjet internetit Le ta shfyrtezojme kete mjet per te ndihmuar njeri tjetrin. Po keshtu per reklama midins nesh peshku mund te paguhet sipasnormave te bisnesit.
    Le te ndihmojme njeri tjetrin

  81. tung thotë:

    20 Maj 2008 @ 1:09 pm

    Me te vertete ne shqipetaret meremi me mbrockulla dhe diskutojme per nje tatu,dhe qe ndonjeri ketu mund te na nxjere kete person hero kombetar,sepse sipas shume diskutanteve berja e nje tatuje te tille te bene patriot pamvaresisht sjelljes tende.Personi[te me fale personi qe eshte ne foto] mund te jete nje dificient ose nje i hurit e i litarit,por po pati nje shqiponje ne trup apo ne bluze ai eshte patriot i flakte!!!!!!!!
    Te gjithe diskutojne ketu per nje gje te kote dhe asnje nuk diskuton per patriotizmin[pa tatu]te Sales e co qe ka takuar ARKANIN dhe ka furnizuar Milloshevicin [gje qe e ka pranuar edhe publikisht] me karburant dhe eshte bere pjese e genocidit.Kjo eshte te kesh nje goje te madhe dhe te ulerish sa te plasin mushkerite.Ja keta jemi ne.

  82. lori thotë:

    20 Maj 2008 @ 2:10 pm

    wow…..i love it!!!!!MUnd te duket pasqyrim i egzagjeruar i patriotizmit ky tatuazh apo ku ta di une,por ajo qe me trasmetoi sapo e pashe eshte nje ndjenje e plote kenaqesie dhe….i just love it!!!!
    Njoh njerez qe preferojne te thone qe kane nje tumor sesa te thone qe vijne nga shqipria….keshtu qe…!!!!

  83. Etrusk thotë:

    20 Maj 2008 @ 5:30 pm

    Shume e papame fotoja!!

    Ideja e dy pjeseve ne dy krahet eshte me te vertet fantastike. Dy duart e nje trupi duhet te jene te bashkuara qe shqiponja te marri forme dhe emrin qe i takon.
    Hallall atij qe i ka shku menja, do ta bej edhe une shume shpejt nje tatu te tille. :)

  84. dhembeli thotë:

    20 Maj 2008 @ 6:49 pm

    I shkreti ai. As kur beri tatuazhin nuk ja hoqi prangat policia., LOL. Realizim gjenial artistik. Bravo

  85. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Maj 2008 @ 8:13 pm

    Tomi Serani…

    Pershendetje. Desha te te pyes nje pyetje ne lidhje me aktivitetin tend. Nje shkolle shqipe per femije, nje aktivitet non-profit ketu ne zonen tone po kerkon pak ndihme per taksat…

    a mund te me dergosh nje e-mail tek info@akademiashqiptare.org

    thx

  86. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Maj 2008 @ 8:02 pm

    Tomi Serani,

    a mund te me japesh nje adrese ose tel ku te te kontaktoj ose te me dergosh mesazh tek adresa e mesiperme??

    Faleminderit,

  87. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Maj 2008 @ 10:21 pm

    Une nje fjali shkrojta e ti LLukan te ben identikitin.Ka shume pasaktesi ne ato qe shkruan ne kohe e hapesire.Historia ime eshte shume me e ndryshme,por une nuk do te bej ketu biografine per te hedhur poshte ato ça shkruan ti.Nuk mendoj absolutisht ,asnjehere se ky djali me tatu eshte me patriot se cildo tjeter .Qe eshte me debil kjo nuk diskutohet.Ku e sheh tiLLukan qe perte qene me mire ketu ku jam paskam mohuar te kaluaren??Kush je ti qe gjykon?Nuk e ke ti monopolin e patriotit e as Mjaft.Po me çudit ne menyre negative sepse te dija me leal me solid nga ana intelektuale.Ke studiuar ekonomi,punon ne Mjaft( eketu eshte problemi)e ben analiza dy paresh.Me duket se eshte koha te pyesesh veten se çfare do behesh kur te rritesh :)Ti e di se une vij te peshku pa asnje lloj interesi e duke qene se jemi anonime them ate qe mendoj pa u kushtezuar nga asnje koniukture.Kjo analize eshte teresisht “caduta di stile”.E qe te themi troç edhe pas saj une mendimin per Mjaftin nuk e ndrroj. :) Ketu eshte çeshtja.Ah se harrova.Ndermarrja Barilla ne Itali nuk puneson te rinj me tatu sepse i shehme dyshim ne intgritetin e tyre moral e sidomos sepse tatu-te kane origjine nga burgjet.
    PS Sa per te te thene se je komplet jashte analizes tende njeri prej prinderve te mi eshte italian.:)

  88. Lexuesi thotë:

    21 Maj 2008 @ 11:06 pm

    Me duket mjaft pozitiv propozimi i hidhur nga Arbi dhe i mbeshtetur nga Tomi.Kryetareve te Peshkut do t’u lutesha ta merrnin ne konsiderate kete propozim pasi ka per te dale nje nisme vertet konstruktive (nqs dicka e tille realizohet sigurisht..). :)

  89. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Maj 2008 @ 3:32 am

    Asterion,

    Jo, s’kam tatuazhe. Jo, nese do te kisha tatuazhe te ketilla s’do te kisha problem ti shfaqja.

    Zana,

    Secili prej nesh ka te drejten te beje vleresimet qe i gjykon si te pershtatshme. Mund te jene te gabuara, mund te jene dashakeqe, mund te jene te bazuara ne informacione te paplota, mund te jene pergjithsime. Sic thashe, ajo analiza s’kishte te bente me ty domosdoshmerisht si individ, kishte te bente me nje grup njerezish. Nqs ti e ndjen veten te fyer atehere natyrisht qe te kerkoj ndjese (ashtu sic e kam bere paraprakisht edhe me lart).

    Ll.

    Shtojce: Une mund te jem shprehur joqellimisht gabim nisur nga informacioni i paplote, por ti shprehesh qellimisht “kodra pas bregut” kur fillon e permend vendin tim te punes. Kjo eshte me te vertete interesante :)

  90. ONA thotë:

    22 Maj 2008 @ 4:57 pm

    Tatuazhet kane origjine nga burgjet- thote Zana.Hahaha…Po po ashtu eshte! :D
    Te thuash qe kush mban nje tatuazh te tille eshte nje debil (sic thoshte dikush me siper) po aq e vertete sa eshte e vertete qe “biondet jane idiote.”
    Krijohen nganjehere ca stereotipe prej te cilave eshte e veshtire te shkeputesh…
    Une per vete s’do mund te beja nje analize personaliteti thjesht duke u bazuar tek nje tatuazh. Dhe as pasi pashe qe mban edhe xhinse te gjera :D Ka njerez qe e bejne tatuazhin me nje motivacion vertete te forte, sepse vertete e ndjejne sic ka te tjere qe e bejne sepse ashtu ta sugjeron moda e momentit.

    @Asterion: kur te mesojme te pranojme nje bashkeatdhetar tonin asht sic eshte (me apo pa tatuazh, me theks katundar apo qytetar etj etj) duhet te fillojme te pretendojme qe te huajte te mos na paragjykojne. Po deri atehere kam pershtypjen se do kaloje akoma shume kohe…

  91. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Maj 2008 @ 5:04 pm

    O Zana,

    Po shqip mi goce, shqip, se taljoncen e morem vesh qe e thake fare!

  92. INA thotë:

    22 Maj 2008 @ 5:10 pm

    Tatuazhet kane origjine nga burgjet???

    Tatuazhe kane pasur egjiptianet e lashte, mbreter e mbreteresha, prifterinj e prifteresha te asaj kohe. N.q.se shkoni me kete mendje i bie qe te mos mbani as byzylyqe e as unaza se e kane origjinen ke skllaveria.

  93. ONA thotë:

    22 Maj 2008 @ 8:48 pm

    Na kenaqe fare!

    Ku e lame biseden ne te tjeret? :D

  94. Vesa thotë:

    22 Maj 2008 @ 11:05 pm

    Nice tattoo. Ku esh ber?

  95. Idris thotë:

    23 Maj 2008 @ 5:07 am

    E ti ti rrosh Moralit dhe llafeve pa buke. Po jep siptoma qe s’te pelqen e verteta pa eufimizem…deri ne vetsakrifikim integriteti intelektual duke perdorur te “drejten per te pasur ne dore” :( :( :(
    …PERSE ????…sidomos kohet e fundit s’po kuptohesh fare kush ka rendesi per ty.
    Mjaftojne vetem llafe te fryra ose te ajtme dhe tjerrje sipas modelit te LOPES se NASTRADINIT…..Kujdes per nivelin e PESHKUT sidomos kur s’ ke informacion qofte edhe “qesharak” per origjinen e TATUVE ne SHQIPRI
    Nuk eshte Jeta vetem MBLEDHJE PARTIE…..

  96. Arbi thotë:

    23 Maj 2008 @ 10:08 am

    popullsite maori, maja, keltet, aborigjenet australian me ane te tatuazhit shprehnin perkatesine ne fis, betejat, mbeshtetjen e hyjnive, nderimin ndaj te vdekurve etj
    keshtu qe jo tatuazhi nuk vjen prej burgut i ka rrenjet nje cike me te thella.

    sa per ate qe thonte se ne itali s’te marrin ne pune nese ke tatuazh eshte e njejta gje si te thuash ne itali s’te marrin ne pune nese je bjond.

  97. ONA thotë:

    23 Maj 2008 @ 11:32 am

    O Indris,
    ti je ai qe po flet me fjale te medha( te fryra apo te ajtme)…Ti je ai qe, per hir te ironise, eufemizmit apo per hir te nivelit te Peshkut, flet per Lopen e Nastradinit e jo per Gomarin.
    Pak rendesi ka “origjina” e tatuazheve ne Shqiperi, nderkohe qe tatuazhet ne nivel boteror e kane origjinen diku tjeter. Se kur te diskutojme pastaj per moden, bie llafi, ti do na thuash se pantallonat e kane origjinen te barnaveket qe perdornin dikur grate tona.
    Nuk tha njeri te bejme Mbledhje Partije, por ti po ben humor alla shopping tek Gabi apo Klubi i lagjes. Dhe flet pastaj per nivel…

    Arbi, Italia nuk eshte me per tu marre si shembull mireqenieje apo emancipimi. Ne Itali ndodhin gjerat me absurde, nga Transi deputet(e) ne Parlament deri tek vdekje e sa e sa pacienteve pas nje operacioni bajamesh. Italianet s’te marrin ne pune as nese i kalon te 30-at.

  98. eriol thotë:

    24 Maj 2008 @ 2:45 am

    bravo

  99. Arbaa thotë:

    25 Maj 2008 @ 8:52 pm

    O ju peshqi Pa Uje kjo foto duhet te jete UJI per ju !

    Nuk e di pse e merrni kaq tragjike kur ne fakt ne duhet te gezohemi qe nje i ri ne skaj te botes, large dheut, po e mbane gjalle emrin e tij dhe ate me ze te larte. Eshte kaq thjesht !

    Kete djaloshin e fotografuam tek kjo burektorja ne ‘Little Italy’ Bronx, New York, ku kishte mjafte dyqane, kafe etj. shqiptare
    kjo pitja me gjize e spinaq ishte shume e mire,
    http://www.flickr.com/photos/arbaa/2471452933/
    bile bile kishte edhe tomeloriz !

    Me erdhi cudi te lexoj qe ka shqiptare qe turperohen te tregojne qe jane shqiptare, kjo duhet te jete ne Europe se ne Ameriken veriore nuk ndodhe, dihet! Amerika e Kanada ende nuk eshte ngope me shqiptare sa shtetet tona fqinje :D:D

  100. sona thotë:

    28 Maj 2008 @ 1:06 pm

    o bravo bravo shqiptarit eka hap nje dicka per sembari more sene shqipt ret keta qe punojn me dinjtet ishperfillim jemi mesu me pislleqe skan dhe faj kur ben qeveria cka do bej populli .

  101. sona thotë:

    28 Maj 2008 @ 1:12 pm

    shqiptaret qe jan ne emigrim jan te rrall ata qe tregojn qe jan shqiptar kam rrastisur ne shum biseda shoqerore dhe familjare qe ekan ket mendim me mos tregu qe jan shqiptar .ka dhe nga ato familje qe sju mesojn femijve gjuhen etyre shqipe ekan per turp .nuk i konceptoj dot keta prinder dhe keto shoqeri nuk edin qe ne dhe te huaj i huaj mbetesh asnjiher nuk behesh italian apo amerikan sado te jetosh aty prap ne vena rrjedh gjak shqiptar jemi i vetmi popull qe mohojm prejardhjen dhe ate qe jemi turp per ne turp

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.