Skafet: prej sot mund të rikthehen në lundrim.

BBC Shqip
12/05/2008

Kuvendi i Shqipërisë mund të votojë sot rreth një nisme të kryetarit të partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka, i cili kërkon shfuqizimin e moratoriumit për mjetet e lundrimit në ujrat shqiptare një vit para afatit.

Moratoriumi në fjalë hyri në fuqi dy vjet më parë dhe prej tij u prekën afro 2000 shtetas që zotëronin mjete të tilla lundruese.

Kryeministri Sali Berisha tha atëhere se ky ishte një hap i domosdoshëm për ndalimin e trafiqeve të paligjshme.

Kryetri i PAD Ceka tani argumenton se ligji e ka rritur tashmë qëllimin e tij dhe se shtetasve duhet t’u njihet e drejta e përdorimit të mjeteve të tyre lundruese.

Zyrtarisht moratoriumi që ndalon lundrimin me mjete motorrike në ujërat Shqiptare humb fuqinë në 3 prill 2009 por nëse deputetët votojnë sot për nismën, Ceka mundet prej nesër në ujrat e deteve të rishfaqen motoskafet.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente

  1. Ll thotë:

    12 May 2008 @ 11:41 pm

    Sipas faqes se Kuvendit, nisma e pershkruar me lart nuk u diskutua fare ne Kuvend dje. Ja dhe materiali mbi veprimtarine e “baballareve te kombit”:

    12 maj 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare

    Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 12 maj 2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

    Në këtë seancë të radhës, Kuvendin e përshëndeti Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
    Duke përshëndetur në gjuhën shqipe, z. Lammert falënderoi për ftesën e bërë nga Kryetarja Topalli për të vizituar Shqipërinë dhe për të përshëndetur Kuvendin.

    Më pas, seanca vijoi me rendin e ditës, ku një ndër pikat më të diskutuara nga deputetët, ishte Kalendari Trejavor i Punimeve të Kuvendit për periudhën 12 maj – 2 qershor 2008.
    Deputetët kërkuan shpjegime lidhur me kërkesat për interpelanca me Kryeministrin, të paraqitura nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, si dhe lidhur me futjen në procedura parlamentare të nismës ligjore të paraqitur nga i njëjti grup për kompensimin e të prekurve nga ngjarja e Gërdecit.

    Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, Kryetarja Topalli tha se nisma ligjore në fjalë është dërguar në Ministrinë e Financave, e cila do të japë mendimin e saj meqënëse kjo nismë ka efekte financiare dhe më pas do të futet në procedurat parlamentare.
    Lidhur me interpelancat e kërkuara, zonja Topalli tha se disa prej kërkesave të depozituara paraqesin shkelje të Rregullores së Kuvendit, ndërsa të tjerat do të shpërndahen tek ministrat përkatës sipas çështjeve, pasi është e pamundur që të gjitha interpelancat e kërkuara të përballohen vetëm nga Kryeministri.

    Pas diskutimeve, deputetët miratuan me shumicë votash Kalendarin e Punimeve të Kuvendit.

    Kuvendi vendosi të shtyjë për në seancat e ardhshme, diskutimin dhe votimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 9380, datë 28.4.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

    Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9669, datë 12.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”; projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit të përpunimit të ujrave të ndotura”, të ndryshuar”; projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9723, date 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit”; projektvendimin “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës si dhe kategorizimi i pagave për çdo pozicion”; projektvendimin “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe kategorizimi i pagave për çdo pozicion”, si dhe projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së Këshillit Drejtues të Radio Televizionit për vitin 2007”.

    Seanca i mbylli punimet rreth orës 19:40, ndërkohë që Kuvendi do të mblidhet sërish në seandcë plenare ditën e enjte, më 15 maj 2008, ora 10:00.

  2. Ll thotë:

    12 May 2008 @ 11:42 pm

    Nese nuk llogariten komisionet, Kuvendi sot ka punuar nga ora 18:00 deri ne oren 19:40. E lodhshme he? :)

  3. Tironsi thotë:

    12 May 2008 @ 11:46 pm

    Ishalla e heqin ket dreq, se u bom si ne kohe te xhaxhit me komardare zisi

  4. klajdevour thotë:

    13 May 2008 @ 7:57 am

    e tmerrshme Llukan, nuk kane nje kryetar - drejtor si ti qe t’u beje kesisoj llogarish per ditet e punes :) se ti shikoje ti pastaj :)

  5. Blendi Salaj thotë:

    13 May 2008 @ 3:31 pm

    ndalohet noti!

  6. Ner thotë:

    13 May 2008 @ 3:41 pm

    Megjithe ate zhurme e kundershtime qe pati ky ligj, qellimit ia arriti! Le te shpresojme mos te fillojne prape biznesin e skafeve ata plehrat, te medhenjte ne Tirane dhe te vegjlit ne Vlore.

  7. ThoughtPolice thotë:

    13 May 2008 @ 3:43 pm

    Filluan mjaftistet te masin punen e parlamentit dhe te ironizojne “baballaret e kombit”. Per ata qe nuk jane shume ne brendesi te zhvillimeve mjaftisto-G99-she kam kenaqesine t’iu bej me dije, se kjo “matja” eshte ne te njejten “gjatesi vale” me ato qe thote E. Veliaj per “sampistet” e parlamentit…

  8. Ll thotë:

    13 May 2008 @ 8:30 pm

    ThP,

    Zakonisht kundershtimet duhet te mbeshteten ne ndonje argument apo jo? Apo do thuash qe deputet dje kane punuar sa jane shqyer jashte zyrave duke takuar popullin dhe pastaj jane mbledhur per te perfunduar diten ne ate seancen 1 ore e 40 minuteshe?

    Ll.

  9. ThoughtPolice thotë:

    13 May 2008 @ 9:27 pm

    Ll,

    Zakonisht deputeteve ju llogariten edhe oret apo minutat qe shpenzojne ne komisionet parlamentare, pervec seances 1 ore e 40 minuteshe. Sidoqofte, nuk ka nje orar te caktuar per deputetet. Nisma e Cekes duhet te kaloje permes nje procedure, ne mos gaboj.

    Por, thelbi i te gjithe asaj qe thashe s`ka te beje shume me punen dhe angazhimin e deputeteve qe gjithsesi le per te deshiruar, por me punen e devotshme qe beni ketu tek peshku ju mjaftistet ne sherbim te propagandes qe ben E. Veliaj.

  10. Tironsi thotë:

    13 May 2008 @ 9:30 pm

    E tani nuk duhet te kritikojne deputetet keta se kshu cojne uje ne mullirin e Erojn Velise?

  11. Ll thotë:

    13 May 2008 @ 9:32 pm

    ThP,

    1) Sic mund ta vesh re ne pergjigjen time te dyte, s’e kam lene pas dore ceshtjen e komisioneve. Gjithsesi, duke qene se jo te gjithe deputet kane qene ne komisione ne mengjes, s’e perfshiva si ore pune per te 140.

    2) Ti merru me Erion Veline se me c’duket te paska ngrene buken :) Mua me pelqen me teper te flas per ata te cilet i mbaj me rroge.

  12. Grupi thotë:

    13 May 2008 @ 9:45 pm

    Llukan…deputetllekun shumica e kane pune te dyte. Mbas orarit ne parlament i hipin bicikletes dhe shkojne te punojne ne ndonje firme ndertimi apo cmontimi ku ngarkojne arka me tulla ose prredha. Ti s’e pe…edhe baxhankun e vet Birisha e kishte lene te shkonte me ngarku prredha ne Vore. Kte nuk e bejne per buken e gojes jo…e bejne per djete…se i ka fut ne rregjim te rrepte Birisha…per tu mbajt ne forme.

  13. Grupi thotë:

    13 May 2008 @ 9:46 pm

    Mua me pelqen me teper te flas per ata te cilet i mbaj me rroge.

    Po edhe Erjonken e mbaje me rroge apo jo?? Apo kishte hik Veliu atehere kur vajte ti ke pularia MJAFT?

  14. Ll thotë:

    13 May 2008 @ 9:49 pm

    Grup,

    E tamam, tamam, me paret e taksave dhe tatimeve te mia personale :)

  15. Nes thotë:

    14 May 2008 @ 9:04 am

    Shpresoj qe kesaj here, Baballaret e Kombit te kene “BUON SENS” dhe te miratojne daljen e mjeteve lundruese private ne det, pasi turizmi, ne kete pike , perveçse malokerise dhe harbuterise se Himares kur pret pushuesit, gje qe kompensohet nga natyra e saj, nuk ka se cfare ti ofroje tjeter gje turisteve.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com