Sindroma e Brukselit
Stragjedi mbijetese
Në momente kur individë vihen në situata në të cilat ata nuk e kanë më në dorë fatin e tyre, kur ndjejnë një frikë të madhe dhe besojnë se fati i tyre është në duart e rrëmbyesve, mund të shfaqet një stragjedi për mbijetesë e cila zhvillohet në një përgjigje psikologjike që mund të përfshijë simpati dhe mbështetje ndaj pengmarrësit.
Nga vjen emri?
Emri Sindroma e Brukselit vjen nga situata e krijuar në Shqipëri që prej 1990 deri më 2008, ku 3.500.000 persona u mbajtën peng tetëmbëdhjet vjet. Përgjatë burgimit të tyre, ndonse në rrezik, të burgosurit mbronin aktet e pengmarrësve dhe për më tepër rrefuzonin ç’do përpjekje për rrugëzgjidhje.
Nga ç’farë shkaktohet Sindroma e Brukselit?
Individët mund të preken nga Sindroma e Brukselit nën konditat e mëposhtme:
– Bindja se pengmarrësi mund dhe do ti vrasë.
– Izolim prej gjithkujt tjetër përveç se pengmarrësit.
– Bindja se çlirimi është i pamundur.
– Interpretimi i mirësjelljes së pengmarrësit si kujdes reciprok.
Viktimat e Sindromes së Brukselit në përgjithsi vuajnë nga një izolim i rëndë dhe abuzim moral.


6 Mars 2008 @ 1:22 pm
Ca do te thote “Stragjedi”?
6 Mars 2008 @ 3:07 pm
Se me duket se ngaterron emer ti ajo e ka “Sindroma e Stokholmit”
6 Mars 2008 @ 3:15 pm
mendoj se eshte fjala per sindromen e stockholmit
http://en.wikipedia.org/wiki/Stockholm_syndrome
6 Mars 2008 @ 3:22 pm
E c’rendesi ka se si quhet. Rendesi kane simptomat. Ketu jane reshtuar shume pak. Lista vazhdon, keto ketu jane nutshell (si i themi shqip ne kesaj?)
6 Mars 2008 @ 3:53 pm
pipo, juni ..vertet nuk e kuptoni ironine e shkrimit apo talleni??!!!
6 Mars 2008 @ 4:20 pm
AAAhhh e ke nji ti e ke!
Meqe ra fjala, kur do vendosesh ta lexosh shkrimin?!
6 Mars 2008 @ 4:22 pm
AAAhhh, edhe ti e ke nji!
Shko lexo shkrimin bashke me pipon!
6 Mars 2008 @ 4:23 pm
Ti i ke dy, bile… tre fare! …mqs. e paske lexuar shkrimin!
6 Mars 2008 @ 4:24 pm
Sa do te doja qe te ishin duke u tallur!
6 Mars 2008 @ 4:29 pm
Stragjedi = Strategji per te perballuar nje Tragjedi!
Autori i kesaj fjale te re eshte Astriti i Big Brother-it!
Une jam ai qe e identifikoi!
Ndersa Driti eshte kopjaci!
6 Mars 2008 @ 7:33 pm
- Duhet te dini, zoterinj te nderuar, se ne nje vend si ndonja kater lega e ghysme qe këtej, ndodhi një herë që një rehidori, nga shkaku i marifeteve e hileve të një kopilkeje të tij, i humbi gomari, dhe sado që dha e mor ta gjente, ish mundim i kotë, se nuk gjendej gomari.
Kishin kaluar si nja dy javë nga zhdukja e kafshës , siç bujiste fjala në fshat, kur tek kish dalë e po rrinte në pazar, atij rehidorit i qaset një tjetër rehidor, gjithë po nga ai fshat , e i thotë: “Bej gati, kumbar, bakshishin, se do të të jap një sihariq: u gjend ay gomari yt!”
-Per bakshishin, mos ki gajle, o kumbar, se do të ta jap dhe të majmë, - tha i zoti i gomarit të humbur, - po thuajmë shpejt qysh e ku u gjend gomari,- E pashë sot në mëngjez në pyll, pa samar e pa takëme, - tha rehidori tjeter, - dhe hequr e tretur, sa s’njihej e që ta këpuste shpirtin. Desha ta josh dhe ta afroj, po qe xanxarosur e egërsuar kaq shumë, sa, me të ardhur që i erdha pranë, aty e u derth kokëngulthi nga më e dendura pjesë e pyllit. Në do, hajt vemi e ta kërkojmë bashkë, por vetëm do më presësh sa të vete e të shpie këtë gomaricën time. Ja, vajç e erdha, nuk mënoj! - Po më bën një nder të madh, -tha i zoti i gomarit, - të cilin s’kam për ta harruar dhe s’të lë pa ta shpërblyer gjithë me atë çmim.”
Dhe kështu që të mos e zgjatim shumë, u nisën e shkuan të dy rehidorët këmbë e dorë më dorë në pyll dhe, duke arritur në atë vendin atje ku pandehnin se do ta gjenin gomarin, nuk lanë shteg e breg rreth e rrotull pa e kërkuar, po s’e gjetën. Së fundi, pra, duke e kuptuar që s’kishin gjë në trastë se ai gomari s’dukej as për be, ai rehidori që kish thënë se e kish parë atë mëngjez i thotë atij tjetrit. -Dëgjo or kumbar, të tregoj një idhe që më brofi në kokë, të cilën idhe në e ndjekshim, do e zbulojmë pa fjalë pulishtin, sikur të jetë kallur e fshehur gjer edhe në thellësirë të dheut dhe jo më në pyll: dhe fjalën ta kam këtu, se unë jam për të pallur i vetmi dhe në di e ti pak të pëllaç, zëre këtë punë të mbaruar.
- Si the? Pak the? - ia priti tjetri. - Për besë, se ma kalon për të pallur njeri, sepse u tregoj arat dhe u mësoj yanat gjer edhe vetë zotërinjve gomerë.”
- Kjo tani po do duket, - tha rehidori i dytë. - Dhe tani dëgjo, pra, të të tregoj pllanin tim: zotrote do ti biesh pyllit nga njëra anë, unë po nga tjetra, dhe kështu ca ti, ca unë do ta qarthullojmë të tërë anembanë dhe kohë pas kohe do të pëllasim, kur ti, kur unë, dhe ai veshgjati yt, veç në mos qofte në pyll, pa dyshim që do të na dëgjojë dhe do të na përgjigjet”.
Të zotit të gomarit i pëlqeu plani se tha: - Ky mendim i hollë yti, i dashur mik, i bën nder mendjes sate të ndritur.” Pas asaj u ndanë, sikundër u morën vesh, njëri këndej, tjetri andej, dhe ja qëlloi që pëllitën pothuaj që të dy në një kohë dhe, duke pandehur secili se gomari u gjet, meqënëse çdonjëri u mashtrua nga pallma e tjetrit, u derdhën vrik nga shoshoku dhe, duke parë rehidorin tjetër, ai rehidori i gomarit të humbuir tha i habitur: - Duhet të besoj, mik i dashur, se s’paska qënë gomari im ay që pëlliti. - Jo, qeshë unë, - u përgjegj tjetri. - E po, atëherë, - tha i zoti i gomarit, -lërmë të të them, mik i dashur, se mes gomarit dhe zotërisë sate nuk paska pasur asnjë ndryshim, se unë, të paktën, per vete, nuk kam dëgjuar ndonjë njeri tjetër kaq marifetçi në të pallur.”
- Këto pekule e katikule, - ia ktheu idefrojësi, - ju shkojnë e ju kanë hije më tepër zotërisë suaj, mik i dashur, sesa mua. Se bëj be për emër të zotit, që na ka stisur e eretisur, se ia kalon të paktën me dy a tri ponde pallmëshkërbyesit më të mirë të botës, se zërin e keni të lartë e të mprehtë, buçimimn të përmbajtur dhe pas rithmit të vërtetë gomaror dhe s’mbaheni gjithnjë në nj havaz, por e ndryshoni dendur dhe me lezet. Shkurt, e quaj veten time tëmundur dhe ju dorzoj kështu flamurin e fitores së kësaj zotësie të rrallë.”
- Kur qenka kështu, - tha i zoti i gomarit, - edhe unë këndej e tutje do ta çmoj vetenme tepër nga gjer tani, duke menduarse diç di dhe s’jam fare gdhë: që mëkish potisur perëndia me një të tillë dhunti të shkëlqyer, ç’është e vërteta, e dija, jo se s’e dija edhe vetë që nuk pëllisja ligsht, por prapë gjer më sot askush s’më kish thënë akoma se kjo pallma ime ishte kulmi i kulmit të persosjes.”
- Po domosdo, = tha ai tjetri, - se ka shumë zotësira që venë dëm në këtë botë e që nuk përdoren mirë nga ata që i kanë dhe që s’dinë të përfitojnë syresh.
(vazhdon)
6 Mars 2008 @ 7:46 pm
Per sindromen e Brukselit apo te Stokholmit, nuk kuptova gje, ndoshta na sqaron Olsib, por sa per tregimin e Adriatikut, po , na vuri buzen ne gaz dhe na hoqi stresin e dites
6 Mars 2008 @ 7:48 pm
lol, me knoqe Adriatik
per me teper edhe vazhdoka
6 Mars 2008 @ 8:14 pm
Komplimente te dyve.
Une fatkeqesisht e kuptova Drit-(in-en)?
6 Mars 2008 @ 11:59 pm
Mua me pelqen ideja e “sindromes se Bruxelit” sepse eshte nje loje fjalesh qe thote shume, thjesht, paster, bukur
7 Mars 2008 @ 9:50 am
kuptoj, eshte shpikja jone kjo.