Sikur vërtetë te ishte kështu…sikur s’është vërtetë kështu
Marrë nga libri imagjinar: “Ligje universale për suksesin e budallait ne botën e të mençurve”
Aksiomë 1
Njeriu është injorant. Ai ka lindur injorant dhe i tille do te vdesë, në pamundësi për të bërë diçka tjetër dhe në padëshirë për ta parë në sy të vërtetën e hidhur.
Aksiomë 2
Njeriu është i babëzitur. Ai është i pangopshëm, i pangopur dhe i pakënaqur në mënyrë të përhershme, të pashërueshme.
Aksiomë 3
Njeriu që ndihmon njeriun është idiot. Ai e bën këtë sepse nuk ndihmon dot veten e tij. Sikur t’i jepej mundësia, do t’i vinte flakën botës vetëm për të ndezur cigaren.
Aksiomë 4
Njeriu më i prirur për sukses, në rend zbritës, është:
1. matrapazi
2. kurva
3. shpirtligu
4. nëpunësi doganor
5. politikani i dështuar ne profesionin e tij origjinal
6.kurvari
7. njeriu i ndershëm
Shembull praktik: Sikur të gjithë të mësipermit të kishin nga një gisht dhe një vrimë, njeriu i ndershëm do të ishte padyshim dorac, pra do ta hante dhe vetëm kaq.
Aksiomë 5
Njeriu më i nderuar është arroganti. Te tjerët janë frikacake që s’kanë ç’i bëjnë.
Aksiomë 6
Njeriu idealisti është si mushkonja. I pickon te gjithë dhe sa më shumë ta kruash, aq më shumë dëm bën.
Aksiomë 7
Deliri, qoftë ky nga madhështia, apo nga çfarëdo marrosje tjetër e unit, është ilaçi me i mire për te gjitha sëmundjet e jetës.
Aksiomë 8
Vuajtja është gjimnastika më e mirë që mund të të japë jeta. Te tjerat janë krejt te paefektshme dhe te panevojshme.
Aksiomë 9
Ëndërrimtari (o kjo krijesë e Zotit) është një njeri që e ka kokën në qiell, por b*thën në tokë. Ai sheh retë, por te gjithë i fusin gishtin.
A.K.


19 June 2007 @ 5:20 pm
Shokut Zylo i pelqen te shkruaj Esse;
Nga origjina:.
Si eshte me mire per te pemiresuar nuhatjen/ Te shtohet sasia e hundeve.
Huazuar;
C’fare duhet per te permiresuar cilesine mendimit? Rritja e kokes apo sasija e trurit.Pyetje pa difinicion.
Bie gjera ngacmuse Strang.Jepi mos e lesho penen.
19 June 2007 @ 8:01 pm
Në qoftë se je në qejf, mos u shqetëso,… do të të kalojë
20 June 2007 @ 8:51 am
StrangMAN, me fal mosdijen, por a eshte krijimi juaj ajo me siper apo eshte ndonje perkthim. Si do qofte, nese eshte krijimi juaj, do te lutesha shume qe te kishe shembull paraktik per cdo aksiome. Me pelqeu satira por me shume me pelqeu shembulli qe te ben te mendohesh dhe ti kthehesh aksiomave disa here.
20 June 2007 @ 9:03 am
@idris:
Te falenderoj per inkurajimin!
@ed:
Rregullisht.
@adriatik:
Krijimi eshte imi. E kam shkruar para nja 2 vjetesh ne fakt. Te falenderoj!
20 June 2007 @ 9:36 am
Në qoftë se je në qejf, mos u shqetëso,… do të të kalojë
——————————————————-
me beri te mendoj per shprehjen ekzakte te Jules Renard
Ka momente qe gjithshka arrihet, nuk duhet pasur frike….do kaloj…..
26 June 2007 @ 7:33 pm
i wanna meet this guy. can i buy you a drink? gjithnje nese nuk je njeri transoqeanik, paevitueshmerisht
26 June 2007 @ 7:36 pm
E mirepritur!
Te njeriuicuditshem.blogspot.com me gjen perdite.
26 June 2007 @ 7:38 pm
hmm, qenke transvirtual atehere…
26 June 2007 @ 7:42 pm
paskam pasur te drejte…….faqe reale e nje njeriu —
26 June 2007 @ 7:44 pm
jo, jo. edhe per drink real jam available. Ama, nga flamuri shoh qe edhe ti je transnacionale.
26 June 2007 @ 9:15 pm
s’eshte lakuar sakte flamuri ne kete rast
16 October 2007 @ 5:38 pm
kete nuk e ke shkruar ti. e kam lexuar ne internet (ne anglisht, eshte ne me shume se nje faqe humori, tek kategorite “list jokes”) PERPARA dy viteve, kur e “paske shkruar” ti. Do ta gjej ne internet dhe do te sjell linkun.
16 October 2007 @ 5:50 pm
Epo, gjeje. Por do te te lutesha qe deri atehere te flisje jo ne forme te prere.
16 October 2007 @ 6:03 pm
@Strangeman.,shkruan :
“Njeriu që ndihmon njeriun është idiot,”
…………………………………………………………………………………….
Nuk e di, por ti ke shkruar per te ndimuar njerzit ,te njohin veten ,sipas teje. i bie qe te peshtysh lart dhe lagesh veten.
16 October 2007 @ 6:05 pm
shpif shpif se dicka do te mbetet…
17 October 2007 @ 4:24 am
artan, shkrimi ka tone sarkastike. Më duket e qartë (por ndoshta nuk është) që unë nuk besoj në gjërat që kam shkruar dhe i kam shkruar në formë tallëse. Megjithatë, mund të marrësh kuptimin që dëshiron, kjo nuk më takon mua.
Të përshëndes!
23 October 2007 @ 9:06 pm
Një moderatore e një TV- nga Kosova, pos tjerash tha se do të rriten pensionistët.
Unë them se nuk është lapsus, ngase më parë mund të rriten pensionistët sesa pensionet në regjimin e UNMIK-ut.