Sikur të largoheshin emigrantët, ç’do të ndodhte në Greqi…..
Integrimi i emigrantëvenë Greqi do të kishtenjë suksese të plotë në qoftëse vetë shteti e ndiente veten të integruar në praktikë në zbatimin e një politikë të drejtë për emigracionin. Po kjo gjë nuk i leverdis shtetit helen, pasi integrimi i emigrantëve do të luante një rol të rëndësishëm në tregun e ligjshëm të punës, duke i larguar njëherë e përgjithmonë ata nga puna e zezë, por kjo do të dëmtonte fitimet e punëdhënësve. Bëhet fjalë për një popullsi 10% e aftë për punë, si dhe për 200.000 fëmijë të lindur në këtë vend dhe që konsiderohen të huaj. Emigracioni i sotëm ka treguar se me gjithë përpjekjet e bëra herë pas herë, sot ai mbetet si një proces i dështuar, mbetet një peng i politikës së caktuar…
Kontributi i emigrantëve
Lidhur me emigracionin në Greqi, nga një studim i fundit kryer në vitin 2006 , nga Instituti për Politikën e Emigracionit, rezultoi se emigrantët përbëjnë 10% të fuqisë aktive për punë, ndërsa 75% e emigrantëve shqiptarë kanë të paktën një llogari në Bankë. Në këtë studim si gjithnjë studiuesit kanë nxjerrë edhe konkluzionet e një skenari imagjinar: “Sikur emigrantët të largoheshin nga Greqia”. Nga ana filozofike, dihet që integrimi më i mirë i të huajve në Greqi, do të ishte i dobishëm jo vetëm për Greqinë, duke nënvizuartë ardhurat e ndryshme nga sistemi e taksave, të sigurimeve shoqërore, të biznesmenëve etj.
Kanë kaluar gjashtë vite që nga 1 janari i vitit 2001, kur mbarë Greqia festonte me entusiazëm futjen e saj në monedhën e përbashkët europiane ( Euros). Ish ministri i Financave nuk do të linte pa theksuar se “kjo u arrit falë kontributit të emigrantëve”. Ishte hera e parë që një politikan shprente yzrtarisht të vertetën lidhur me kontributin që emigrantët kishin dhënë ekonomisë së vëndit, pasi deri në atë kohë dilnin në pah vetëm anët negative.
Sot, gjashtë vite më vonë , dëgjohen përsëri zera të “mbytura” për kontributin e emigrantëve, veçanërisht të komunitetit shqiptar, ku përbën 65% të numrit të përgjithshëm, në një kohë kur në këtë vend ndodhen emigrantë nga 217 vende të botës.
Ish ministri i Punës, z. Savas Cituridis ku pat deklaruar se : Shqiptarët punojnë në Greqi janë faktorë tepër i rëndësishëm në rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit. “Besoj e shpreh gjithë ndjenjat e populit grek, kur theksoj se sa pozitiv është roli i tyre”
Po kështu përkrah deklaratave politike, janë edhe studimet e ndryshme shkencore që dëshmojnë edhe ato efektet pouitive të pranisë së emigrantëve në këtë vënd. Studimi i fundit me titull: “Efektet ekonomike të punësimit të emigrantëve në Greqi” doli me konkluzionin se emigrantët ( të ligjshëm) përbëjnë 8% të popullsisë së përgjithshme, si dhe 10% të fuqisë aktive për punë. Janë konsumatorët më të zellshëm dhe prania e tyre ka sjellë një rritje prej 1.4% të produktit të përgjithshëm kombëtar. Falë pranisë së tyre janë krijuar 115 mijë vende të reja pune. Lidhur me sigurimet shoqërore, studimi thekson se në një vënd ku raporti i personave që punojnë me ata është dy punëtor për një pensionistë. Për 20 vitet e ardhshëm emigrantë do të jenë kontribuesit kryesor në arkat e sigurimeve shoqërore, edhe në qoftëse arrijnë të përfitojnë edhe ata një pension, ky do të jetë i ulët. ( theksojmë se sot vitet e punuara të emigrantëve në Greqi deri më sot nuk u njihen) Punojnë në vende pune që nuk preferohen nga vendasit dhe për këtë punë paguhen 40% më pak se vendasit.
Largimi i tyre nga Greqia…
Në këtë studim përfshihen si gjithmonë edhe skenare filmash imagjinar “sikur të largoheshin emigrantët nga Greqia”. Një veprim i mundshëm i tillë mund të sillte disa pasoja që do të preknin ekonominë e vendit. Kështu, produkti i përgjithshëm kombëtar do të ulej, çmimet do të rriteshin . Vendi do të kanosej në një krizë të thellë financiare. Vendet e punës që do të braktiseshin nga emigrantët do të mbeteshin bosh, pasi askush nga vendasit nuk preferon të punojë në vendet e punës që punonin emigrantët. Sa më shumë të integrohen emigrantët, aq më i madh do të jetë edhe kontributi i tyre në përmisimin e gjendjes ekonomike në Greqi.
Integrimi përfshin emigrantët në tregun e ligjshëm të punës, i nxjerr nga puna e zezë apo gjysëm e zezë, ku nënkupton më shumë të ardhura në sistemin e taksave dhe në sigurimet shoqërore.
Po një fakt është emigrantët me gjithë vështirësitë që ndeshen përball burokracisë shtetërore të Greqisë, i hedhin vetë hapat në rrugën e integrimit, edhe pse vete shteti grek nguron të ecë paralel me ta, duke treguar se akoma ky shtet nuk është i gatshëm, për një hap të tillë, pasi i mungon vullneti i mirfilltë. Është llogjika e gabuar e kësaj politike ksenofobe se emigrantët mund të jenë një rrezik kombëtar. Por, me gjithë pengesat e shumta në nxjerrjen dhe zbatimin e ligjeve, shumë emigrantë kanë ngritur bizneset e tyre, kjo më shumë në aspektin familjar, çka i bën më rentabël. Vetëm në Athinë janë ngritur me forcat e tyre rreth 4.700 biznese të tilla, por sot për të ngritur një biznes të tillë ( për të hapur një kafe apo restorant) qeveria greke e frikësuar nga përhapja e shpejte që po merr me përmasa të mëdha , po mundohet ta frenojë këtë me nxjerrjen një ligjeve të reja. Kështu që emigranti për të hapur biznes duhet që të dëshmojë se ka në Bankat e këtij vendi një shumë prej 60.000 euro. Një pengese që qeveria i bën është vonesa në ripërtëritjen e dokumentave deri në 14 muaj, duke i shkaktuar deme të mëdha ekonomike…
Po edhe kthimi i emigrantëve në Shqipëri nuk do të kishte përparësi pasi shteti, ashtu edhe emigrantët, nuk janë të gatshëm për një gjë të tillë. Shteti ende nuk ka bërë një studim përkatës për të hartuar një strategji lidhur me këtë kthim, për të parë anët pozitive dhe ato negative. Boshatisja e shtëpive në Greqi do të pësonte një disfatë në 500 familje greke, por nga ana tjetër në Shqipëri do të futeshin miliona euro për disa ditë, po më pas çdo të bëhej?…Po, ku do të punojnë ky numër i madh emigrantësh? Dihet se një strategji kombëtare për Imigracionin hartuar këtu e vite më parë ka mbetur për zbatim në letër, edhe pse për atë u bënë kaq shpenzime. Mendoj se shteti shqiptar duhet të jetë i gatshëm për çdo kohë qoftë, duke menduar se nesër kthimi i emigrantëve mund të jetë i mundshëm, pasi sot me Greqinë asgjë nuk mund të jetë e pamundshme…


18 September 2007 @ 5:57 am
Bashkohem me kete artikull.
18 September 2007 @ 8:41 am
do behej bot e katert.
18 September 2007 @ 9:01 am
Hamendjet jane nje menyre e te shprehurit. Ajo qe eshte kryesore eshte qe emigrantet tane atje te kene me shume te drejta.M e sa kam degjuar Greqia eshte i vetmi vend ne EU, ku mbas 15 vjeteve nuk ka nje politike te mirfillte ndaj emigranteve, kjo ndoshta edhe nga ksenofobia e atij populli..
18 September 2007 @ 1:28 pm
Po sikur arabet jo ti terhiqnin, por vetem ti ngrinin investimet e tyre ne SHBA cer do ndodhte ?
Une do kisha 5 amerikane nga Teksasi hysmeqare ne konakun tim .
Shkrimi me siper eshte pordhe me rigon dhe meqenese kete vit cmimi i rigonit u rrit kater here per efekt te thatesires ka i cike vlere por per shkar te rigonit jo per gje tjeter.
18 September 2007 @ 1:30 pm
Shkrimi i sjelle nuk ka a autor dhe as nje burim per ti konsideruar statistikat si reale (edhe pse me duken personalisht si mjaft interesante).Nga ana tjeter fatkqesisht/fatmiresisht emigrantet shqiptare ne Greqi nuk jane vetem faktor stabiliteti ekonomik por dhe faktor mjaft i rendesishem social.Eshte mjaft e veshtire te kthesh gjithe kete komunitet ne vend…
Per mua paresore eshte qe brezi i lindur ketu eshte te mos humbi identitetin e prinderve te tyre.Ky eshte basti real qe duhet te kete me vetveten si komuniteti shqiptar ne greqi sa dhe shteti shqiptar (i cili ne fund te fundit e ka dhe detyrim kushtetues..).
18 September 2007 @ 1:36 pm
ne duhet ti etikojme emigrantet shqiptar ato qe jan atje dhe femijet qe lindin si Chame qe te rritet popullsia shqiptare atje.
3 miljon shqiptar qe jetojne ne greqi ne tokat e tyre duhet te ngrine zerin nese kerkohet dhe armet qe ti bashkohen shqiperise.
Rroft Shqipnia etnike
Lavdi Skenderbeut dhe Mbretit Zog l
18 September 2007 @ 1:37 pm
…………………………………………………………………………………………….
Nuk është e rastit që votat më të shumta dhe vendet në parlament kjo parti i mori vetëm në dy qendrat e mëdha urbane të Greqisë, në Athinë-Pire dhe Selanik ku është përqëndruar edhe numri më i madh i emigracionit. Elektorati i tij është heterogjen, vlerësojnë analistët, dhe vota e tij kryesisht si protestë, siç ndodhi në një masë të madhe edhe me të majtën, që të kthehet në votë pozitive, pra në një elektorat të qëndrueshëm, do të kërkojë konseguencë dhe tone të larta. Kjo do të thotë që Karaxhaferis, siç bënte edhe në periudhen paraelektorale, do të vazhdojë të kërkojë një kurs të ashpër ndaj emigracionit, për “rregull” dhe “kuotë të kontrolluar” veçanërish ndaj atij shqiptar që sipas tij si fqinj nuk është e urtë që kalon 70 përqindëshin e të huajve.
…………………………………………….
18 September 2007 @ 1:50 pm
He,sikur te iknin emigrantet,po ku dote shkojne?Zoti na ruajt te mos vijne ne Shqiperi se do hame njeri tjetrin dhe sidomos kur Greqia te falimentoje nga ikja e shqipetareve.Mos na kethehen edhe ata nga Amerika dhe do te falimentojme edhe Ameriken,dhe erdhi fundi i botes sepse ne jemi shtylla e saj.
18 September 2007 @ 2:16 pm
Po sikur arabet jo ti terhiqnin, por vetem ti ngrinin investimet e tyre ne SHBA cer do ndodhte ?
Une do kisha 5 amerikane nga Teksasi hysmeqare ne konakun tim .
—–
K ki kujdes nga Teksanet se kshu si per te punuar token shkuan ne Teksas, e mandej e aneksuan. Mund te te aneksojne konakun, jo per gje. Per aq kohe sa Kompleksi Militaro Industrial i ShBA te jete duke u pasuruar ne kete fare feje, nuk ke ndonje shanc per hysmeqare nga Texas.
Meqe ra fjala dy emra te spikatur pjese e Kompleksit Militaro Industrial…Lockheed Martin dhe Betchel…
We rule!
18 September 2007 @ 2:19 pm
Po e kishim fjalen per absurdin qe sjell shkrimi dhe sipas tij une jam OK.
Cheney me gjithe vajzen si fillim, kusurin e mendoj me vone.
18 September 2007 @ 6:01 pm
nuk ju vjen zor. artikulli merret me tema te rendesishme ju tek “arma” e goces se Cheneyt e keni mendjen!
propozoj qe te gjithe emigrantet shqiptare te greqise te blejne filmin “One day without a Mexican” e t’ia dergojne Ministrise se Jashtme Greke se mbase edukohet.
Mos i ngaterroni emigrantet shqiptare me Investuesit arabe. keta te fundit vijne gjithe xhixha ene amerikanet lengezohen vetem duke i menduar. pa pyetni c’thone per indianet e per kinezet?
parja flet dhe e shqipove nuk ka filluar akoma. vetem belbezon aty ketu.
18 September 2007 @ 6:14 pm
Blete!
Zor te te vije ty, qe edhe nuk ke mbush moshen dhe hyn ne muhabete te rriturish !
Sarafe !
Erdhe ne Tr dhe nuk na dhe nje kafe !
18 September 2007 @ 6:19 pm
Nuk shuhet Greqia se kthehen emigrantët ashtu si emigrantët s’do vdesin për bukë dhe në Shqipëri, sepse ashtu siç kanë ulur kurrizin dhe kanë punuar atje dhe kudo, do të punojnë dhe në Shqipëri.
18 September 2007 @ 6:25 pm
k, mos fol shume se erdha ne shqiperi dhe ta zura vendin e punes! (do te kisha bere kercenime me te medha, por c’te bej qe me komplimentove moshen)
nese vjen edhe ti ne NY mos ma jep kafen se nuk ta dua.
18 September 2007 @ 6:31 pm
Blete,
I bi pragut mer, te me degjoje dera, marifet i vjeter !
Ti ja mirse te na vish, se do bej hall do bej dhe per pune, le qe deri atehere rrezik kam dale ne pension une !
Gjithsesi sarafe quhesh ! Kurnace fare bile !
18 September 2007 @ 6:32 pm
E kjo ka 17 vjet, e perdoret vetem per te mos u dhene status emigranteve e ulur vleren ne treg e shfrytezuar.
Bota eshte e madhe, e me mundesi te pafund, e shume shqiptar pasi i ka zene halli e kane punuar ne greqi ne fillim, me vone me vullnet te tyre ose kane levizur ne vende me te mira ne europe ose ameriken e veriut, e shume kane ardhur dhe ne shqiperi e kane hapur biznese.
Eshte bere bajat e i merzitshem ky kerceni, qe u dhame mundesi grekerve e qe keta e pelqejne ta perdorin gjithnje.
Greket i kane mare emigrantet qe ne fillim, SE KISHIN INTERES, edhe sikur ne rastin tone qeveria jone te kishte qendruar keto kercenimeve, do ti kishte djegur kete karte grekerv, dhe grekerit me shume se nje fushat nuk do kishin bere demim masiv, pasi eshte pare qart se ai emigracion ka qene gje ne interes te tyre.
18 September 2007 @ 6:51 pm
Sipas disa thashethemeve te “ekstremisteve” shqiptare te amerikes,flitet per nje marreveshje amerikano-shqiptare per heqjen e vizave….Kjo marreveshje do firmoset pas pavaresise te Kosoves..
A e gjen dot ndonjeri, kush shtet ne menyre jo-zyrtare u alarmua nga ky thashethem???
Edhe me kryesorja pse??? Good luck …
18 September 2007 @ 6:56 pm
i vetmi shtet qe s’ka kuptuar se lufta e dyt bot. ka mbaruar, dhe ve veton per mos pranimin e shqip ne BE*
*natyrisht jo zyrtarisht.
18 September 2007 @ 7:32 pm
Kush, Greqia?, vetem nje hamendje kjo
18 September 2007 @ 7:51 pm
Po u larguan shqiptaret vendin e tyre do e zene te tjere, ruse apo bullgare. Po pse te laegohen shqiptaret kur tani kane blere shtepi makina kane femijet neper shkolla e jane stabilizuar?
18 September 2007 @ 9:31 pm
Studime mbi efektet e largimit te emigranteve, kane bere thuajse te tera shtetet e EU, qe kane nga 5-10-15% te popullates emigrante. dihet qe efektet do te jene negative, sikunder dhe kthimi ne Shqiperi i tere apo shumices se emigranteve do te kete efekte negative, jo per momentin por pas disa vitesh. Nese emigrantet do te ktheheshin dalngadale, pjes-pjese, kjo po mund te jepte efekte pozitive ne ekonomine Shqiptare, si dhe nuk mund te krijonte efekte te ashpra negative ne ekonomine e Greqise.