Identifikohu



Regjistrohu

Sikur të isha në “Gestapo”

Rrahjen nga policia sekrete në zyrat e Shërbimit të Sigurimit të Larisës në Greqi, na denoncoi dje pasdite( 14.03.2008) , emigranti shqiptar Agim Dodaj. Sipas atyre që denoncon zoti Dodaj, dje në mesditë vuri re se disa persona e ndiqnin në mënyrë të dyshimtë dhe pas kësaj, ai u drejtua në zyrat e policisë për të vënë në dijeni organet përkatëse. Atje, sikurse shprehet, pesë agjentë civilë të cilët deklaruan se janë të Sigurimit të Selanikut, e veçuan në një dhomë dhe pasi i sekuestruan telefonin personal, i treguan fotografitë e dy personave nga rrethi i tij familjar të cilët sikurse i thanë janë në ndjekje, i kërkuan t’u japë shpjegime për kohën kur i ka takuar të afërmit dhe ku ndodhen pikërisht.

Denoncuesi u tha që ka vite pa parë personat që më tregoni duke shtuar se, tashmë ata, nuk banojnë në Greqi. Atëherë, sipas asaj që denoncon , u ndesh me egërsinë e goditjeve nga agjentët në fytyrë dhe në duar. “ Më goditën më shumë se 80 herë në të dyja duart dhe në kokë me një vizore të hekurt dhe më detyronin shpesh të futja duart në një kanatë me ujë të akullt. Gjithashtu, ushtruan dhunë psikologjike duke më kërcënuar se kam për të përfunduar në burg dhe ime shoqje, që është shtatzënë në muajin e gjashtë në fëmijën tonë të tretë do ta sjellin në dhomat e paraburgimit për të lindur dhe ti do ta shoshësh fëmijën pas njëzet vjetësh që do dalësh nga burgu. Këtu do të sjellim edhe dy fëmijët e tu( katër dhe dy vjeç përkatësisht) për të të parë në birucë”, thotë ndër të tjera denoncuesi.

Shton madje se, agjentët e policisë e detyruan të zhvishet lakuriq, duke e kërcënuar dhe përbuzur njëherësh se “do të të mbyllim të gjitha vrimat që ke në trup”! Gjithashtu, shton ai, i prezantuan dy persona si dëshmitarë të rremë të cilët gjoja e paskeshin parë tek pinte kafe me personat e kërkuar.

Zoti Dodaj përfundon duke theksuar se, pasi e mbajtën katër orë nën torturat çnjerëzore, dhe kur nga bërtitjet prej dhimbjeve u fut pothuajse me zor në dhomë Kryetari i Shoqatës së Emigrantëve të Larisës Engjëll Miçi, ata, pa asnjë shpjegim të mëtejshëm e lanë të ikte duke i komunikuar thjesht “je i lirë ”! Ngaqë i merreshin mendtë, shkoi sakaq në spital. Ai mban në duar edhe raportin mjekësor i cili thekson se ka pësuar fraktura në duar kryesisht por edhe në fytyrë dhe nënvizon se mjekët i kërkuan të qëndrojë për mjekim, gjë të cilën ai nuk e pranoi dhe u largua me përgjegjësi personale.

Për ngjarjen u vunë në dijeni Ambasada Shqiptare në Athinë dhe Ministria e Jashtme. Sot në mëngjes në orën 9-të, sëbashku me Konsullin e Ambasadës tonë në Athinë, pranë Prokurorisë së Larisës, u ngrit padi për ngjarjen.
I ftuar për të komentuar akuzën e zotit Dodaj, Drejtori i Policisë së Periferisë së Larisës , gjeneralmajor Konstandinos Kasapaqis, u shpreh “për denoncimin është vënë në dijeni Policia e Përgjithshme por edhe Prokuroria e Prefekturës së Larisës”. Paralelisht, zoti Kasapaqi, siguroi se do të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjen dhe do të hetohet hollësisht denoncimi. “ Nuk bëjmë lëshime. Eshtë politikë bazë e policisë greke ti shkohet në fund çdo denoncimi.Nuk do të mbulohet asgjë dhe nëse konstatohen përgjegjësi për policët, ato do të jepen patjetër”.

Jemi në pritje…

N.Ago

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente »

  1. tarasi thotë:

    16 Mars 2008 @ 1:39 am

    Ja perse shqiptaret rrembejne autobuzet ne Greqi. :(

  2. B….LI thotë:

    16 Mars 2008 @ 8:03 am

    Ky eshte BAllkani…………
    Diku rrahen, diku poshterohen, diku vriten, thua je ne lufte civile akoma
    sepse nuk vjere era kulture dhe shtete gjekundi,

  3. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Mars 2008 @ 11:26 am

    …ngrihuni dhe bjerini,
    korrini dhe shtypini…

  4. ARDIANI thotë:

    16 Mars 2008 @ 5:03 pm

    lexova ate ngjarjen qe i kishte ndodhur atij emigrantit ne larisa dhe me te vertete eshte rrenqethse por nuk eshte hera e pare qe policia greke e ben kete tek shqiptaret > JA PRA KJO ESHTE GREQIA SHOVINISTE,NAZISTE,RRACISTE,> e bashkimit europian.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.