Identifikohu



Regjistrohu

Si të kundërshtosh

Interneti po e kthen proçesin e të shkruarit në një diskutim. Para 20 vjetësh, shkrimtarë shkruanin e lexuesit lexonin. Tani, interneti i lejon lexuesit të përgjigjen, dhe lexuesit po bëjnë pikërisht këtë — po përgjigjen me komente nëpër forume e në bloget e tyre personale.

Shumë prej atyre që përgjigjen, kundërshtojnë. Kjo është e pritshme. Motivacioni për të mos rënë dakord është më i madh se ai për të rënë dakord. Dhe kur bie dakord, nuk ka shumëçka për të thënë. Mund të shtosh diçka mbi atë që thotë autori, por shumë shpesh autori ka hedhur vetë dritë mbi implikimet më interesante. Kur kundërshton, hyn në territore të reja, territore të paeksploruara prej autorit fillestar.

Si rezultat, ka shumë më tepër kundërshtime në Internet. Kjo nuk do të thotë se njerëzit po bëhen automatikisht më të inatosur. Ndryshimi strukturor i metodës së komunikimit mjafton për të shpjeguar këtë rritje në mospërputhje mendimesh. Ama, megjithëse inatosja nuk është arsyeja e rritjes së kundërshtimeve në rrjet, ka një rrezik se rritja në kundërshtime mund t’i bëjë njerëzit më të inatosur. Sidomos në Internet, ku është e lehtë të thuash gjëra që nuk do ia thoje dikujt kurrë sy më sy.

E nëse ne të gjithë do të kundërshtojmë më shumë, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të kundërshtojmë mirë. Por ç’do të thotë kjo? Shumica e lexuesve kanë aftësinë të deshifrojnë një sharje banale nga një kundër-argument i arsyetuar me kujdes, por është me vlerë që të vendosim një kategorizim edhe për stadet e ndërmjetme.

E kështu, ja një hierarki kundërshtimi:

K0. Sharjet

Kjo është forma më e ulët e kundërshtimit, dhe me gjasa, edhe më e përhapura. Të gjithë kemi parë komente si:

ti je pederast!!!!!!

Por duhet kuptuar se sharjet janë shpesh të artikuluara më mirë. Një koment si:

Autori është një amator karrierist.

është thjesht një version mendjemadh i “ti je pederast”.

K1.  Ad Hominem (sulm ndaj individit)

Një sulm “ad hominem” nuk është aq i dobët sa një sharje. Shpesh, mund të ketë ca peshë. Për shembull, nëse një deputet shkruan një artikull për rritjen e rrogave të deputetëve në përgjithësi, një përgjigje mund të jetë:

Sigurisht që ky e thotë këtë. Ky është vetë deputet.

Kjo nuk refuzon argumentin e autorit, por mund të jetë të paktën paksa e lidhur me çështjen në fjalë. Por, mbetet ama një formë e ulët kundërshtimi. Nëse argumenti i deputetit është i gabuar, atëhere trego se ku është gabimi. Nëse nuk është gabim, atëhere ç’lidhje ka që autori është deputet?

Më tej, të thuash që një autori i mungon autoriteti për të debatuar një subjekt të caktuar është një variant i ad hominem — variant veçanërisht i padobishëm, duke qënë se ide të mira vijnë shpesh nga njerëz të jashtëm. Çështja është në është i saktë apo jo argumenti i autorit. Nëse mungesa e autoritetit shkakton gabime në argument, atëhere shpjego këto gabime. Përndryshe, mungesa e autoritetit nuk përbën problem.

K2. Përgjigje ndaj tonit

Në këtë nivel fillojmë të shohim kundërshtime ndaj përmbajtjes, në vend të autorit. Ama forma më e ulët e kundërshtisë ndaj shkrimit është përgjigja ndaj tonit, p.sh.

S’më besohet që autori s’e pranon teorinë e dizajnit inteligjent me kaq ton pompoz.

Megjithëse jo aq keq sa sulmet ndaj autorit, kjo formë kundërshtimi mbetet e dobët. Ka shumë me tepër rëndësi në ka të drejtë apo jo autori se sa toni i shkrimit. Sidomos, duke qënë se toni është i vështirë për t’u gjykuar. Nëse dikush është sensitiv ndaj një teme të caktuar, ai/ajo e ka më të lehtë të ofendohet nga një shkrim që lexues të tjerë mund të quajnë neutral.

Me një fjalë, nëse gjëja më e keqe që mund të thuash për një shkrim është të kritikosh tonin, s’ke thënë ndonjë gjë të madhe. A është autori pompoz, por korrekt? Më mirë kështu sesa me ton të thjeshtë por të gabuar.

K3. Kontradikta

Në këtë nivel, shohim përgjigje ndaj asaj që u tha, në vend të përgjigjeve ndaj kush e tha dhe si e tha. Forma më e ulët e përgjigjes ndaj një argumenti është thjesht përmendja e një argumenti kundërshtar, pa e mbështetur në fakte.

Kjo shpesh kombinohet me fjali të tipit K2, si p.sh.:

S’më besohet që autori s’e pranon teorinë e dizajnit inteligjent me kaq ton pompoz. Dizajni inteligjent është teori legjitime shkencore.

Kontradikta ka pak peshë. Ndodh që thjesht leximi i argumentit kundërshtar të mjaftojë për të parë se është i saktë. Por, shpesh, duhen faktet.

K4. Kundërargumenti

Në këtë nivel fillojmë të shohim forma përgjigjeje që mund të pranojmë. Deri tani, përgjigjet nuk kishin gjë me vlerë.

Kundërargumenti është kontradiktë plus arsyetim dhe/ose fakte. Kur i drejtohet argumentit kryesor fillestar, mund të jetë bindës. Fatkeqësisht, ndodh shpesh që kundërargumente i drejtohen diçkaje paksa ndryshe. Në shumicën e rasteve, dy vetë që po argumentojnë me njëri-tjetrin me pason për diçka, janë duke argumentuar për dy gjëra të ndryshme. S’është çudi dhe që të dy të jenë dakord me njëri-tjetrin, por të kapur në pasionin e sherrit, ata nuk e kuptojnë se s’ka kundërshtim.

Ka raste kur është legjitime të argumentosh për diçka që është pak ndryshe nga ajo që tha autori fillestar: kur ndjen se autori nuk ka vajtur në zemrën e çështjes në fjalë. Ama në këto raste, kjo duhet bërë e ditur.

K5. Mohimi

Forma më bindëse e kundërshtimit është mohimi, apo refutimi. Eshtë njëkohësisht edhe më e rrala, duke qëne se ka nevojë për shumë më tepër punë. Në të vërtetë, hierarkia e kundërshtive është një piramidë, në sensin që sa më lart të shkosh aq më pak shembuj gjen.

Të mohosh argumentin e dikujt do të thotë se, pothuajse gjithmonë, do të të duhet t’a citosh. Të duhet të gjesh një pasazh apo paragraf ku thuhet diçka që ti mendon, dhe argumenton, se është gabim. Nëse nuk gjen dot një fjali që të kundërshtosh, ka mundësi që të jesh duke luftuar me mullinj ere

Nëse mohimi në përgjithësi përfshin citimin, citimi në vetvete nuk përbën mohim. Ca njerëz citojnë pjesë që të japin pamjen e një mohimi, por në të vërtetë citimet ndodh shpesh që të pasohen nga kundërshtime të tipit K3, e madje edhe K0.

K6. Mohimi i Pikes Kryesore

Forca e mohimit varet nga çfare mohohet. Forma më e fuqishme e kundërshtisë është refuzimi i pikës kryesore të një shkrimi.

Deri tek niveli K5 mund të gjejmë pandershmëri të qëllimshme, për shembull kur dikush zgjedh pika dytësore të një argumenti dhe refuzon ato. Shpesh, shpirti i kundërshtimit të tregon se në ç’nivel ndodhet. Për shembull, korrigjimi i gramatikës së një autori, apo sulmimi i tepërt i gabimeve të statistikave apo emrave me rëndësi të ulët. Nëse argumenti kryesor nuk varet në këto detaje, korrigjimi i tyre nuk është gjë tjetër veçse diskreditimi i autorit.

Mohimi i vërtetë i një argumenti kërkon kundërshtimin e pastër të pikës kryesore, ose njërës prej pikave kryesore. Dhe kjo përfshin zotimin e qartë ndaj pikës kryesore. E kështu, një mohim i vërtetë do ishte i tipit:

Pika kryesore e autorit duket të jetë x. Siç thotë ai/ajo:

<citimi>

Por kjo është e gabuar për këto arsye…

Pse na duhet kjo hierarki?

Ja, tani, kemi një hierarki të formave të ndryshme të kundërshtimit. Pse na duhet? Hierarkia nuk na jep opsionin që të zgjedhim një fitues të argumentit. Nivelet e hierarkisë na shpjegojnë format e ndryshme të diskutimit, jo saktësinë e tyre. Një përgjigje e tipit K6 mund të jetë krejtësisht gabim.

Por, hierarkia na ndihmon të vendosim ca kushte minimale për pranimin e një argumenti apo jo. Nëse një përgjigje e nivelit K6 mund të jetë ose jo bindëse, një përgjigje e K2 nuk është asnjëherë bindëse.

Si rezultat, një klasifikim i tillë lejon lexuesit që të vlerësojnë komentet që lexojnë. Në veçanti, i ndihmon ata të deshifrojnë komentet që janë të pandershëm intelektualisht. Një folës apo komentues elokuent mund t’i japë lexuesve idenë e fitores ndaj një kundërshtari thjesht duke përdorur gjuhë e fjalë të fuqishme. Kjo në fakt është cilësia përcaktuese e një demagogu. Duke ju dhënë lexuesve një guidë të tillë, ata kanë në dorë gjilpërën që mund të shpojë tullumbaca të tillë.

Ky kategorizim mund të ndihmojë dhe autorët e shkrimeve. Shumica e pandershmërisë intelektuale nuk është e qëllimshme. Dikush që kritikon tonin e dikujt tjetër mund të mendojë vërtet se po thotë diçka me vlerë. Tërheqja dhe ekzaminimi i vetvetes sipas një hierarkie si kjo e mësipërmja mund t’a frymëzojë të ndryshojë komentin e shkruar.

Por e mira kryesore e kundërshtimit të vërtetë është se jo vetëm që diskutimet bëhen më të mira, por dhe se njerëzit që përfshihen në to bëhen më të lumtur. Po të studiosh diskutimet, do të shikosh se ka shumë më pak poshtërsi tek K6 sesa tek K1. Sepse kur ke një argument, nuk ke pse të bëhesh i poshtër. Në fakt, nëse ke diçka me vlerë për të thënë, nuk do të bëhesh i poshtër, sepse të prish vlerën e argumentit.

Nëse ngritja në hierarkinë e kundërshtimeve i bën njerëzit pak më pak të poshtër, kjo do t’a bëjë shumicën më të lumtur. Shumica e njerëzve nuk e shijojnë të bërit të poshtër; e bëjnë sepse s’dinë ndryshe.

Ese nga Paul Graham (burimi)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente »

  1. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2008 @ 12:01 pm

    Po ti ske fytyre, o hajvan, po cjane kto qe thua?!

    :)

    Bej shaka.. eshte shume aktual cmimi dhe personalisht nuk kam se c’ti shtoj me.

  2. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2008 @ 12:02 pm

    .. shkrimi.. do thosha.

  3. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2008 @ 1:57 pm

    Per sa i perket etikes se komunikimit dhe debatimit online, mendoj kjo eshte eseja me e rendesishme qe eshte botuar ndonjehere tek peshkupauje.

    Duhet lexuar.

  4. Idris thotë:

    23 Prill 2008 @ 2:04 pm

    Me thjeshte fare.
    Dy tipe kundershtish ka :
    K1-NERV QENI …dtht qe …Ne se dikush i afrohet “shtepise se te zotit,QENI leh,pavaresisht ne se Bujtesi eshte vrases apo vjen ti sjelle miljona dollare pasuri….QENI leh!
    K2-NERV KUNDERSHTIMI…dtth qe… Veprimi me normal injerezor i te shprehurit te mendimit per problemin.
    E verteta ka shume gjymtyre dhe si e tille ka shume kunderti ….
    Grahami dashka njerez STANDART pa vecori ne te kundertat e tyre…….
    e dashka “tjetrin” me K1,2,3,4,5,6……..Po nje te vertete te MADHE e thote :
    Duam apo s’duam TJETRI qenka REALITET i PAZHDUKSHEM me ESSE….

  5. strangeMAN Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2008 @ 2:29 pm

    A e shohin të arsyeshme administratorët që këtij artikulli t’i vendoset një lidhje e përhershme në faqen e parë të Peshkut, në mënyrë që të mund t’i referohemi kur nevojitet?

    E them këtë duke pasur parasysh që pjesa dërrmuese e diskutimeve interesante këtu, hiq ato me temë “prekni nostalgjinë tuaj”, vijnë e bien nga niveli për arsye që përmenden më sipër.

    Përshëndetje!

  6. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2008 @ 2:31 pm

    Po autori asnjehere nuk ka marre parasysh mundesine qe ai qe kundershtohet te jete komplet gomar. Ne kete rast, si i behet?

  7. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2008 @ 2:35 pm

    K0- Sharjet: ik ore, se ti po behesh kanadez fare!
    K1- Sulm ndaj individit: Sigurisht qe ti do t’i besh publike te gjithe keto mendime. Sepse ti mendon vete keshtu. :D
    K2- Pergjigje ndaj tonit: S’me besohet qe as autori, as sjellesi ne shqip nuk kane thene asnje fjale te mire per shpirtin e kundershtimit! : P
    K3- Kontradikta: S’me besohet qe as autori, as sjellesi ne shqip nuk kane thene asnje fjale te mire per shpirtin e kundershtimit! Shpirti i kundershtimit eshte virtyt i padiskutueshem qe buron nga guximi per te shpallur publikisht te verteten. :D
    K4- Kunderargumenti: Po te mos kishte kundershtime, pikat nga 0-6 nuk do ta kishin shtyre ndonjehere Grahamin te mendonte kaq gjate per fenonemenin dhe as nuk do te kishin marre kohen e tij per ta argumentuar, te Penarit per ta sjelle ketu, apo kohen time per te kunderagumentuar nje pike per te cilen realisht jam dakord. :). Po s’jam jashme K4-es: “S’është çudi dhe që bashkebiseduesit të jenë dakord me njëri-tjetrin, por të kapur në pasionin e sherrit (kundershtimit) :), ata nuk e kuptojnë se s’ka kundërshtim”.
    K5- Mohimi “Forma më bindëse e kundërshtimit është mohimi. Eshtë njëkohësisht edhe më e rrala, duke qëne se ka nevojë për shumë më tepër punë”…per te cilen s’po kam me kohe :D po aq argumenta per te kundershtuar kete ese. Thjesht jam duke i bere qejfin shpirtin tim te kundershtimit, qe u ngacmua nga te gjitha percaktimet e deritanishme.
    K6. Mohimi i Pikes Kryesore: …po e leme per ndonje prurje tjeter, se kjo eseja iu ngjan prangave, prandaj na u be me byzylyke kundershtimi ne kete pike.

  8. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2008 @ 2:43 pm

    zotrules, mire komentuesit qe jane gomare, se ata mund te jene tek K1 dhe K0, po keta rapsodet popullore qe e kthejne cdo diskutim ne gojedhene, keta ku i fut Graham? Per shembull kur ti shkruan per anonimitetin, dhe dikush te pergjigjet me vargje, ne nje krijim brilant por qe s’ka shume lidhje me ato qe thua ti, si ketu. me keta si i behet?

    E vdekur qe Graham s’ka ndeshur prototipe te tille te transformimit te diskutimit. :-)

  9. Pjer Thomas thotë:

    23 Prill 2008 @ 7:06 pm

    Paul Graham e ka mire ne disa raste, por nuk ka marre parasysh dhe raste kur gjendja emocionale e larte, negative apo pozitive e bashkbizeduesit/komentatorit , nuk e lejon kete te fundit ta observoje mire problemin apo fjalen e tjetrit.

  10. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2008 @ 8:39 pm

    Penaro, Grahami nuk duhet marre si postulat, kete po dua te them.
    Nuk beson asnjeri ketu qe ne bote paska vetem 6(apo qofte 10) tipe njerezish. Grahami eshte marre me disa syresh.
    Megjithate, po te ishim te gjithe grahamjote, duhet te pranojme se na vjen paksa e cuditshme qe ne internet qarkullojne 90% shpifje, mashtrime dhe genjeshtra kundrejt nje 10%çi, i cili ne vetvete do te ndahej perseri si 90% “te verteta”, ose te verteta te helmuara ose infektuara, dhe perseri 10% i 10%, ose 1% e totalit te mesiperm(100%) mbetet ende per t’u diskutuar dhe per t’u etiketuar.
    Fakti qe nje njeri diskuton sipas menyres se vet origjinale, qofte te permbajtur, qofte te vrullshme dhe te zhurmshme, eshte nje nga me te mirat me te rendesishme qe egziston ne internet.
    Psh: kemi nje kundershim ne te dy?(e zeme)
    Si eshte me mire per ty, t’i bejme lajka njeri tjetrit e t’i lepihemi, apo te kundershtohemi ashtu sic e kemi ne karakter? Ndoshta kjo e dyta do te na mesoje mbi karakterin e njeri tjetrit, do te tregoje ngjyrat e verteta tonat dhe me siguri do te ishte menyra me e mire per t’u marre vesh e verteta.
    Ne France thuhet edhe: “je t’en prie, vas te faire fouttre; - merci”;(f*ck you, pleeeease; - thankyou) po kjo nuk i duhet njeriu.
    E dime qe shpeshhere e verteta shume njerezve u vjen si bombe, dhe shpeshhere nuk ka menyre te lehte(thjshte) per t’u thene, dhe sado i sjellshem dhe i permbajtur te jesh, kjo e vertete dike do zere ne tela si korrent e ta dredhe ca, edhe duke krijuar pershtypjen se ai qe po thote te verteten, po tregohet tejet harbut ose i pasjellshem.
    Prandaj, nuk ka postulate te tilla.
    jam dakord qe shpeshhere bashkebisedimi precipiton, por kjo kryesisht ndodh kur bashkebisedimi eshte bi-sede, pra, midis vetem dy individeve, ose edhe thjesht dy grupeve diametralisht te kunderta; ku nuk ka pale te trete, ose asnjanese, ose qe te shprehe nje mendim me te moderuar, duke yshtur keshtu te dyja palet e tjera te permbahen.
    Duke mos harruar ketu te them, qe ka raste qe harbutlleku shprehet haptas edhe duke mbeshtetur nje diskutim, pavaresisht se autorit kjo mund t’i duket si “pro”.
    Njohja e te vertetes dhe moshpallja/thenia/te treguarit(qofte per shkaqe “permbajtjeje”), per mua eshte harbutlleku me i madh ne nje diskutim. Per mua.
    Kurse diskutimeve apo prozave si ajo me siper, do t’iu duhet te merren ata qe i kane hyre asaj valleje ose qe “papritur” u zgjuan duke kercyer.
    eee? thanks yous ;) ;) ;)

  11. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 1:19 pm

    jo vetëm duhet lexuar, por dhe shpërndarë.

  12. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 1:24 pm

    Faleminderit qe e solle Penar ;)
    K5 dhe K6 nuk jane pak a shume e njejta gje?

  13. Idris thotë:

    24 Prill 2008 @ 1:44 pm

    Ju jeni ngatru mer cuna.
    Une sapo fola me Grahamin dhe me sqaroi se :
    -E kam fjalen per njerez te Kllonuar…si po i pergatitim jo per Ju njerzit normale . Ne shoqerine tone normale e dime shume mire qe cdo problem ka zhvillim kur ka te kunderta .Ne ju si Peshq i thoni te kundertat me “zera” te ndryshem .Jepini … Mos u shqetsoni !!!
    POR kur te krijojme shoqerine e KLLONUAR , themi ti permbajme pak ,se ata se njohin njeriun normal dhe po bene si ne, ka rrezik te SHQYEJNE NJONI -TJETRIN.
    Ju ndjek si Blog se me pelqeni…Po keni nji difekt te vogel, qe te gjitha i merrni seriozisht .Ne nje pjese gjerash i bejme se shesim libra dhe qisim nonji lek Ju kujtoni se zbulojme nonje gje te madhe nga te cilat varet fati KOZMOSIT.Jo mer Jo vazhdoni sic e kini se ka rrezik tu hiki dhe MOZA keshtu me citatet e mija. :) :) :) PERSHENDETJE GRAHAM!

  14. Laura thotë:

    24 Prill 2008 @ 6:33 pm

    Faleminderit Penar,

    shkrim me vlere per kedo e kurdo… te pakten per te ftuar sejcilin, te mendoje sipas menyres se vet, ‘teknikat’ e argumentimit…

    Edhe mua, me ka habitur ndonejhere fakti, qe argumentohej per shkrimin, por shkrimi s’ishte lexuar aspak :(

    Ndersa per ‘etiketat e gatshme’, per personin qe argumenton, ajo dihet , tregojne aftesine….

    E keni vene re shpesh, kur debatohet ne nje tavoline, ai qe s’ka argumenta, gjithmone do ta ngreje zerin me lart… apo do te permbyse tjetrin me nje lume fjalesh…
    ne kete rast, eshte e pamundur te mos mbetesh me dhimbje koke, ndaj me mire, duhen evituar tavolina te tilla…
    :)

  15. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 7:08 pm

    Laura, kam vene re edhe ne ca tavolina kur injoranti te ben me dhimbje koke dhe ku ai qe ka argumentat detyrohet te ngreje zerin, kam vene re edhe kur ai qe nuk ka argumenta te thote “sa interesant” madje edhe te mos diskutoje fare.
    Ti ndoshta ke pervoja te tilla personale(sipas asaj qe shkrove jo sipas kesaj qe thashe me siper), por ndoshta ai qe ka paur argumenta te eshte dukur se po ngrinte zerin, sepse ne fakt ti nuk kishe argumenta, apo sepse argumentat e tij nuk te dukeshin te tilla?

  16. Laura thotë:

    24 Prill 2008 @ 7:21 pm

    mbase, ashtu ka qene, tamam sic thua ti Zot-rules,
    :)

  17. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 7:27 pm

    Aman Penar, me qafsh, cer lloj soj mize ke leshuar ketu, se mesa duket digjka shume dreqi :)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.