Identifikohu



Regjistrohu

Si të flasësh duke thënë fjalë bosh

Nga Darien Levani

Egzistojne nje sere profesionesh ne te cilet eshte e nevojshme te kesh lidhje te ngushta me publikun e gjere. Zakonisht, lidhja realizohet me kalimin e informacioneve nga “profesioni” te “publiku”, banalisht, midis mjeteve te informacionit. Natyrisht, ju, qe s’jua ha qeni shkopin, e keni kuptuar qe shembulli me i mire per te ilustruar keto profesione eshte te marrim si shembull nje politikan.

Nje politikan nuk flet si ne njerezit normale, si ne te gjoret qe i themi bukes buke e ujit uje. Keto jane shprehje te popullit, por njerez te caktuar nuk kane dale nga gjiri i popullit, kane dale nga gjiri i ekipeve zinxhir te partive te caktuara. Me sa duket nje nga lendet qe mesohen neper keto ekipet zinxhir eshte edhe menyra e te shprehurit. Tani, e dime qe per keto sere profesionesh komunikimi eshte shume, shume i nevojshem.

Levizja e duarve, gjalleria e syve, krehja e flokeve dhe buzeqeshjet ne momente te caktuar jane shpesh me te forta se sa programi i partise. Por kujdes, nuk po flas as per – Zoti na rujt – genjeshtrat. Keto jane pjese tjeter e profesionit. Sa per te hyre pak ne teme, keto quhen “premtime tek te cilet une vertet besoja, por qe me kalimin e kohes dhe me nderhyrjen e disa faktoreve te paparashikueshem u bene gati ta paeralizueshem.” Shume me mire sesa “genjeshtra,” apo jo. Vetem se une shpesh ngaterrohem me gjithe keto fjale qe duan te thone gjithçka dhe te mos thone asgje. Kam dyshimin se kush i perdor nenvlefteson publikun e gjere ( votuesit ) duke menduar qe e verteta eshte me e lehte per t’u gelltitur kur eshte e lyer me pak luster. Keshtu qe ngadale ngadale kam filluar te interpretoj ne menyren e duhur keto fjale bosh. Eshte nje pune e veshtire dhe e mundimshme, si te kerkosh nje thesar duke pasur nje harte piratesh plot me kafka e kocka. Ja disa nga fjalet qe kam mundur te interpretoj.

Shqiperia nje euro – kjo eshte pak a shume shitje ne oferte. Neper dyqane mund t’a gjeni edhe me 0.99 lek. Kujdes. Mos e blini nper kioska sepse ka mundesi t’jua fusin duke j’ua shitur 1.50. Me sa kam kuptuar Shqiperia nje euro do te thote qe ti mund te marresh me qera diçka qe e paguan nje euro. Ju e kuptoni qe kjo iniciative zgjidh te gjitha problemet tona. Eshte e ditur qe firma si, bje fjala, General Motors, nuk investojne neper fabrikat tone, p.sh, tek Superfosfati i Laçit, te trembur nga qeraja e larte e ketyre strukturave, nga kostoja e paberballueshme e qerase. Natyrisht, ti e merr me qera dhe je i lumtur, po sa per transport, burokraci, korrupsion i larte, energji elektrike dhe furnizim me uje…keto jane problemet e tua.

Integrimi ne Komunitetin Evropian – i cili, me sa degjoja para ca kohesh ne lajme, eshte vetem dy vjet larg. Eh sa u gezova. Hapa nje shishe raki, dhe i lumtur i shpalla te gjithe familjes sime se ja hodhem fukarallikut. Rasti special donte nje festim special. Kur bleme gjithçka qe duhet per nje darke te mire, iken dritat. Mendo e mendo, kuptova qe ndoshta me kishin genjyer. Integrimi ne Komunitetin Evropian do te thote qe te kesh nje politike ekonomike te qendrueshme, vende pune te sigurta, korrupsion modest ne shtet, stabilitet dhe siguri neper qytete, transporte dhe me sakte rruge efiçente, mireqenie sociale, drita dhe uje, treg te lire me vendet fqinj. Tani, sikur ne ti kishim te gjitha keto, ca dreqin do na duhej Komuniteti Evropian, se marr vesh. Per te mos folur pastaj se sa do i kushonte Shqiperise te mbante parlamentare ne Bruksel.

Mbylla shishen e rakise. Po aty ne dollap e mbaj. Do e hap mbas dy vitesh, une kam besim.

Zgjidhja e krizes energjitike – kjo eshte e preferuarja ime. Praktikisht kete e premtojne te gjithe. Ndoshta sepse qe nga 1995, zgjidhjet ne Shqiperi fitohen te dritat e te uji. Do te thote qe brenda pak kohe ( le te themi 25 vjet, me duket nje stime e mire ) Shqiperia do ndertoje nje hidrocentral te fuqishem i cili do u japi fund te gjitha problemeve tona. Dikush ne nje moment euforie hodhi edhe idene e nje “centrali nuklear.” Une kerceva nga divani. Zoti na rujt, mendova, jemi mire pa drita.

Natyrisht do ishte shume me mire sikur kete Kesh-in t’a privatizonin. ( Kesh, k’u ti kesh, thoshte nje i njohuri im kur n’a prisnin dritat.) Pa u futur ne detaje, kam pershtypjen qe privatizimi do ishte menyra me e mire per te zgjidhur kete problem. Ndoshta keshtu Kesh-i do merrte jete, do kishte pergjegjes, do kishte pergjegjsi, do beheshin investime, e rrezik nuk do shisnin energji jashte shteti. Tani, kur nuk shet energji ndodh diçka e çuditshme dhe e bukur : qe energjia te ngelet ty dhe mund t’a shesesh ne popull.

Ne kete pike futet edhe ajo shprehja e famshme qe degjojme çdo Vere : prurje te pakta. Do te thote qe nese nuk kemi drita, duhet te jete faji i shiut qe nuk bje apo i dy tre vetave qe nuk paguajne energji elektrike. Po sidomos i shiut. Tani, nje sekret per te gjithe ata qe ja vene fajin motit. Ne Vjeshte, Dimer e Pranvere bje shi. Ne Vere nuk bie shi. Kete e dine edhe femijte.

Integrimi ne strukturat euro-atllantike - te me falni, por kete nuk ka burre nene qe t’a shpjegoje.

Marre nga www.albstudent.eu

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente »

  1. Pjer Thomas thotë:

    29 Gusht 2007 @ 8:24 pm

    :-)

  2. olti thotë:

    30 Gusht 2007 @ 11:23 pm

    Nje peshtyme karshi gjithe pislliqeve qe behen ne kurriz te njerezve tane. Nuk e meritojne te vuajne kafsherine e disa hajdutave ordinere qe kane pushtuar karriket e spo dine te cohen me.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • ThoughtPolice: Kur kane ngelur edhe injorantet te na japin mesime latinishteje, eshte... Morali i dyshimtë i G99
    • Darjeleeng: Luçi mos doje të thoje, Miranda sqaro veten më mirë? Thjesht pyes.... e puthura
    • Luçi: Me duket se eshte dhe ne ndonje antologji, apo permbeldhje te letrave ... e puthura
    • Darjeleeng: Zana thotë: 29 Gusht 2008 @ 11:16 pm LosT,e gjej herme... antimall-makth i kulluar
    • Luçi: Miranda Haxhia - E verdha e Korrikut / tregime ISBN 99943-31-27-2 P... e puthura
    • emigrant: LostT-o, se s'te kam pyetur, po meqe u hap ky muhabeti te mesuarit nga... antimall-makth i kulluar