Identifikohu



Regjistrohu

Si të popullarizoj faqen time në net!

Çdo faqe qe hapet deshiron qe te këtë shumë vizita ne ditë. Prioritet duhet te jetë design i faqes dhe përdorimi. Shumë herë kemi hasur ne designe katastrofale te bëra nga shqiptarët dhe faqet e tyre nuk kanë pasur suksese. Qe te këtë një faqe sukses duhet te jetë së pari design i mirë dhe përdorimi i lehtë

Nëse e vendosni një sherbim për MP3 me mirë perdorni portalin PHP NUKE ose ZINA qe mundësojnë futjen e lehtë te kengeve. PHPNUKE është një portal kryesisht i lehtë për perdorim mirëpo mund te hasni ne shumë probleme. Mund ta merrni nga phpnuke. org Zina gjithashtu ka bërë BOOM kohëve te fundit. Është i lehtë për perdorim administrativ dhe i lehtë për perdoruesit.
WEBMASTER SHQIPTARE qe te keni sukses ne faqe mos i bëni të gjitha sherbimet me regjistrim,e asesi me votim. Është katastrofale dhe humbni shumë vizita. Qe te keni numer të madh vizitash reklamojeni ne fillim faqen ne disa toplista te mëdha,vendosni vetëm një link(foto)te toplistes ku votohet faqja juaj,tjerat vendosni në forum. TopListat zakonisht sjellin rreth 1000 vizita ne muaj varet nga vendi ne te cilin gjindeni. Futeni faqen tuaj ne motoret e kerkimit. Ju garantoj se do të keni shumë vizita ne ditë po e futet ne motoret e kerkmit gjigand ne internet si yahoo,google,etj ku mund të merrni shumë vizita unique ne ditë. Reklamojeni faqen tuaj ne forumet shqiptare ku janë rubrikat për tu reklamuar.
Bashkepunoni me faqet e mdhaja shqiptare ne internet,siguroni sa me shumë vizita unique.
Para se gjithash merreni një emër-domain websajti te mirë dhe te lehtë për tu shtypur dhe mbajur mend. Pas zhvillimit te websajtit mos harroni qe çdo ditë të merrni backupet sepse mund të ndodhë ndonjë avash ne sitet tuaja. Preferohet qe çdo ditë te keni backupin e faqes tuaj. MOS BENI ABUSE ne faqe te tjera sepse provajderi juaj i hostingut mund t’jua mbylle faqen pa paralajmerim. Mjafton vetëm një reklamim nëpër serveret e chatit dhe një lajmerim nga ta ku e keni bërë reklamen tek serveri ku gjindeni dhe datacenter do të njoftohet për reklamen dhe menjehere do t’ju mbyllet websajti. MOS PERDORNI PHP-MAILER e gjëra te tjera qe merzisin vizitoret. Mundohuni qe çdo sherbim ta bëni falas. Nëse keni MP3 ne faqe ju rekomandoj qe ti bëni njëherë me regjistrim,nëse keni suksese ne regjistrimin e antareve dhe ne numrin e antareve online mos hezitoni dhe kthejeni menjehere ne sherbim falas pa u regjistruar.

Ky ishte një tuturial i shkurter nga unë. Ju siguroj se po ndiqet hapat me lartë do të keni sukses nëpër sajtet tuaja. Njekohesisht mund të merrni edhe ju pjesë ne këtë artikull dhe te diskutoni me shumë rreth popollarizimit te webfaqeve shqiptare.

Për peshkupauje. com
Vigan Vllahinja 2007.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

19 Komente »

  1. e.T thotë:

    21 Janar 2007 @ 5:14 pm

    titullin s’e mora vesh une..

  2. Vigan thotë:

    21 Janar 2007 @ 5:53 pm

    Kam bere gabim.Me falni duhe te jete : Si te popollarizoj faqen time ne net!

  3. e.T thotë:

    21 Janar 2007 @ 5:54 pm

    faleminderit per artikullin! :-)

  4. Pjerin thotë:

    21 Janar 2007 @ 6:08 pm

    Gezohem qe shqiptaret e mij ne Shqiperi, kane hecur perpara ne perdorimin e kompiutrit. Une te them te drejten nuk para marr vesh shum nga kompiutri, dhe artikulli mu duk i pakuptueshem, ngaqe kishte dhe fjale te huaja, qe une nuk i njoh. Ndoshta çuni im i kupton.

  5. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Janar 2007 @ 6:55 pm

    Edhe unë nuk e kuptova fare përmbajtjen e artikullit. Për më tepër s’më duket se na duhet edhe një faqe tjetër në rrjet me pamje të ngarkuar ku shkarkohen mp3 kundra ligjeve të të drejtave të autorit.

  6. Kotherja thotë:

    21 Janar 2007 @ 7:10 pm

    Wigan,

    na trego nje faqe qe kujdesh ti dhe qe i ka keto suksese te garantuara.

    Po eshte keshtu si thua ti , neser do te sjell dy adresa t`i besh kundrejt pagesesh

  7. swed1 Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Janar 2007 @ 7:18 pm

    kujtesa.com

  8. Kotherja thotë:

    21 Janar 2007 @ 7:21 pm

    Po kete ti e ke Wigan ?

    http://albdigital.com/

    Our members have made a total of 157 posts
    We have 193 registered members
    The newest member is Anii
    Most users ever online was 14 on September 17, 2006 10:45 pm

    Kaq vizitore i merr peshku per 30 minuta

  9. Vigan thotë:

    21 Janar 2007 @ 7:40 pm

    Kotherja e ktheva ne free forum pasi nuk ka donacione ne site.Nese nuk e dini albdigitali ka pas 6700 antare dhe teper vizita ne dite.Shume nga ketu e dine.
    Kete e artikull e bera qe te mos kan probleme faqet tjera shqiptare dhe te marrim sa me shum vizita ne dite sepse une shume kam hasur ne probleme dhe i paraqita ketu qe t’ju ndihmoj qe te mos i beni ju keto probleme.
    Gjitha te mirat

  10. Kotherja thotë:

    21 Janar 2007 @ 7:43 pm

    We have 193 registered members,

    Feshtu thote ai forumi, jo 6700 anetare.

  11. Vigan thotë:

    21 Janar 2007 @ 7:44 pm

    Lexoje me lart qka thash.Une e kam kthyer ne free forum,se siti i vertete qe ka qene ne nuke ka pas 6700 antare.Nuk kam pse ta mbaj me nje donacion 200 euro ne vite.

  12. Kotherja thotë:

    21 Janar 2007 @ 7:49 pm

    Po ja more qka the: albdigitali ka pas 6700 antare.

  13. Vigan thotë:

    21 Janar 2007 @ 8:17 pm

    Ka pase de,e gjej ndonej screenshot dhe e tregoj ktu,e din edhe Blendi admin ketu.

  14. voodoox thotë:

    22 Janar 2007 @ 12:14 pm

    “Ky ishte një tuturial i shkurter nga unë. Ju siguroj se po ndiqet hapat me lartë do të keni sukses nëpër sajtet tuaja….”

  15. Vigan thotë:

    22 Janar 2007 @ 12:30 pm

    Nje problem drejtshkrimi..

  16. Sajmir thotë:

    22 Janar 2007 @ 3:18 pm

    Keni harruar nje gje fare te vogel, pervec design dhe lehtesise faqja duhet te kete njefare permbajtje, apo jo. Content people :)
    Njerezit duhet te vijne ne rradhe te pare per te lexuar, per te pare ose per te kontribuar mbi dicka qe ju intereson, dizajni duhet tua beje me te lehte perdorimin, reklamimi me te lehte gjendjen e faqes.

  17. Urbania Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Janar 2007 @ 3:42 am

    Mendoj se kriteri kryesor qe i duhet nje faqeje te re eshte “Qellimi”
    Cfare qellimi ka faqja?
    Pse duhet ta vizitojme?
    Cfare ofron per vizitoret ndryshe nga faqet e tjera?

    Pastaj vijne permbajtja, prezantimi… etj

  18. Xani thotë:

    24 Tetor 2007 @ 1:03 am

    Pajtohem me Ju, plotësisht, Sajmir dhe Urbiana.

  19. Xani thotë:

    24 Tetor 2007 @ 1:04 am

    Me fal per ngatrresen e emrit Urbania

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.