Identifikohu



Regjistrohu

Si një rrufe e zjarrtë…

“Si një rrufe e zjarrtë në qiellin e zymtë të opozitës ra dje deklarimi i Kryeministrit demokrat Berisha për rimbursimin e çmimit të bukës për çdo qindarkë të rritjes së tij.”

Çezar Ademi

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente »

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Shkurt 2008 @ 10:12 pm

    “Xhaxhi Sali
    Xhaxhi Sali
    Sa i mirë
    që je ti”

    Megjithse e kam shkruajtur me shumë ndjenjë hartimin tim, ai i mësipërmi ma kalon… po vej bast se ai do të jetë në klasë të shtatë :P

  2. toko thotë:

    13 Shkurt 2008 @ 10:27 pm

    -I rente kanceri mu ne gryke atij qe nuk voton per mua- Mare nga fushata e fundit elektorale nga nje kandidat per deputet, ne nje zone diku andej nga jugu ( Sipas Top Channel Emisjoni Fiks Fare Dhjetor 2007). Ky kandidati per deputet duhet te kete te njetjat gene me kete Cezarin. Pasi hartimi i Cezarit duket njesoj me fushaten e ketij kandidatit per deputet.

  3. Thunder Strike thotë:

    13 Shkurt 2008 @ 11:11 pm

    Une e di qe ska rrufe te bjere ne hale.
    Po kaq e poshter dhe e ndyre paska qene kjo rrufeja e Sales sa i ka ra dhe opozites tone :-) :-)

  4. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 5:13 pm

    Kjo me kujton turbull nje hymn a vjershe per Mbretin Zog, dicka si
    “Si nje rreze qe vjen prej diellit, si rrufe qe vjen prej qiellit etj etj…”.
    Nuk e kam pare kurre te shkruar, pra s’kam kujtese vizive per ket.
    Do doja ta shihja te shkruar ate vjershe.

    Nderkaq nje rresht “te rufe-zjarrshem” per Ali Pashen:

    “O gjemimi qe gjemon!”

    Kurse per Enverin:

    “Ne Paris u mblodh UNO-ja,
    fol Enver te lumte goja….”

    “Kur fole gjuhen frengjishte, o Enver,
    Gjithe boten e cudite, o Enver”.

    Sherri me ruset:

    “Ne vitin 60-te,
    Enveri vajti ne Moske,
    Ua perplasi ne fitire,
    Ne me ju s’jemi dakorTe”

    Vargje per Nanon, Ramen, Meten, Majkon dhe Ngjelen jane te mirepritura. Ne kushte kurbeti, nuk mund te mbledhim ate lloj folklori….

  5. Artian thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:01 pm

    Konstilacion me 5 fjale,
    vetetim, shkrepetim,
    ne qiellin e paster,
    firma jote,
    qe te ngrejne zgupthi ty,
    duhet te permbysin rrenjet e tua te thella,
    militante,burokrate,injorante,dallkauke,
    kopuke,hajdute,kalemxhinje,dhe Meminjte.!

  6. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:35 pm

    OK, karaoke* exceptionally (einmal ist keinmal ;) ):

    Ku ti kerkoj rrenjet e tua, Ruzhdi,
    ke mbire ndane udhes ku kalojne shkerdhatat,
    ato rrahin te ta ngulin, por ti vec shkërrnditesh*,
    prej shkërrnditjes se tyre,
    dhe mes shkerdhatash rritesh.

    * cdo ngjasim me IK eshte i rastesishem***;
    ** folje e Bregut te detit (pak a shume me u gajas)
    *** peshku edrus nuk eshte pa dore ne krimin e mesiperm.

  7. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:49 pm

    Emigrant, nuk thonë kot që bëhen nxënësit më të mirë se Ustai (kuptohet nuk jamë unë ustai :P )…
    Më pëlqen trajtimi i Shtrëngatave :)

  8. Artian thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 7:17 pm

    ….c`fare i ka punu IK .situatave ne vend , ia bente mishin kokra,kokra “mases”…… por Cezari ,eshte posht natyrisht,nuk i ben dote petet e byrekut,njesoj si poeti.

    Ajo peozia,ku ti kerkoj rrenjet e tua …ka qene rrufe,kushtrim per popullin, por sot aha,se ha kollaj populli sikur 100 rrufe te bien ..

  9. lulian kodra thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 7:34 pm

    Emigrant dhe Artian, shiko si e pershkruan Homeri renien e Sarpedonit nga dora e Patroklit.

    “Ai ra, sikur nje lis rrezohet, apo nje ah i bardhe,
    apo si nje pishe e lartesuar qe ne male marangozet
    e presin me sepatat e mprehta per te bere dru anijesh”.

    Rrenjet, ky trimi, Ruzhzdiu apo Sarpedoni mund t’a quani, i ka tek Saliu, apo Zeusi mund te vazhdoni krahasimin, qe me rrufe te zjarrta pershkon qiellin e zymte te opozites, apo te Olimpit mund t’a mbyllni.

    “Si dem ne tym edhe i cmendur”

    Eh, ce do qe behet fjale per ekonomi arinjsh kur demi rrezohet, se.

  10. Nerta Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 1:44 am

    NUk e di te them te drejten por me kane thene qe situata ne shqiperi nuk eshte se eshte rrefukkuar .Qarkullojne thashetheme (te pakten do ishte mire sikur te ishin vetem keshtu)se cimii i bukes eshte rritur 100 lek
    Eshte e tepert per te ardhurat qe kane amiljet tona eshte shume e veshtire.
    Megjithese te them te drejten une per vete kam pritur me shume nga qeveria berisha ,prisja reforma me te thella.

  11. ardian thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 3:04 am

    U bene 17 vjet o shqiptare ne demokraci,dhe me vjen keq qe akoma shume nga ju nuk e njohin akoma lojen e tregut ne nje ekonomi kapitaliste.Dhe akoma njerzit tane presin nga qeveria,nga Sala ,Nano apo Edi,tu uli cmimin e bukes,me vjen per te qeshur kur i lexoj keto shkrime.Une jetoje ne Kanada dhe sot sa erdha nga shoping,vura re se nga java e kaluar cmimi i bukes ish ritur 30cent,po asnje nuk vajti te qaravitej apo te akuzonte kryeministrin e ketije vendi qe mban gjysmen e botes me drithra pse u rit cmimi.Nje gje duhet te kuptojme ne ,se qeverit kudo ne bote jane per te ngritur taksat ,prandaj e mira eshte ti shtrohemi punes si kombe,e jo te meremi me politike kafenesh,dhe vendin sales apo kujdo tjeter tja tregojme ne kutine e votimit…

  12. Idris thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 3:41 am

    Tashti te lexova emigrant!
    Paske shperthyer …:) :) :)
    Po ai “shkerdhata” sikur e ka emrin Kaiser jo Ruzhdi? Ku eshte Ruzhdiu? :D :D :D…me kenoqe,do ta vendos tek favorits kete krijim!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.