Shtrëngatë në gotë të ujit
Sajmir Tahiri
Panorama
Gjatë ditëve të fundit, lexuesit e rregullt të të përditshmeve kryesore, kanë pasur rast të habiten edhe një herë me një pjesë periferike të politikës shqiptare, e po ashtu të habiten si shumë herë të tjera me një pjesë të mendimtarëve rrogëtarë që mbushin hapësirat e opinionit publik. Po habiten ata që lexojnë gazetën çdo ditë në pritje për të marrë vesh a u kujtua apo jo qeveria të rrisë pensionet dhe pagat, të shtojë listën e barnave të rimbursueshme, të marrë masa për të kompensuar karburantin e fermerëve dhe peshkatarëve, të ndërhyjë për të frenuar rritjen e çmendur të çmimeve, të ndalojë rritjen e çmimit të energjisë e të tjera halle si këto. Po habiten, sepse disa përfaqësues politikë e disa shkronjës analistë nuk po lënë dritare televizori a hapësirë gazete pa sharë e përbaltur, ndërkohë që kanë harruar Sali Berishën dhe maxhorancën e tij që po e zhyt vendin në skamje dhe mjerim. Dhe këtë përbaltje kolektive ky lloj politikani e soji i analistëve mëditës e bëjnë në emër të parimeve të shenjta kushtetuese, të cilat, kur interesi partiak ua kërkonte, ishin gati ta ndryshonin jo brenda tri ditëve, as brenda tri orëve, por brenda 3 minutave.
Janë pikërisht hipokrizi të tilla ato që cenojnë në parim jo vetëm Kushtetutën e Republikës, por edhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve në Parlament dhe jashtë tij. Duke u fshehur pas kapakut të Kushtetutës, po inskenohet furtuna në një lugë ujë. Po dëgjojnë e lexojnë shqiptarët se shteti po bie, se republika mori fund, se themelet janë tronditur e do na zënë të gjithëve nën vete e të tjera makthe si këto, a thua se më 21 të këtij muaji u ngjall antiligji. Por sa ka të vërtetë në të gjithë këtë?
Duke i marrë në analizë me radhë ndryshimet kushtetuese, mund të thuhet se ato jo vetëm nuk cenojnë funksionimin e pavarur të pushteteve shtetërore, por njëkohësisht stabilizojnë qeverisjen e vendit në përshtatje harmonike me sistemin e ri elektoral. Jo vetëm që nuk cenojnë qytetarët, por përkundrazi garantojnë përfaqësimin e tyre dhe stabilitetin e institucioneve që ata zgjedhin nga lojërat e pamoralshme të pushtetit, që një pjesë e vjetër e politikës ka prodhuar për interesa të ngushta. Mesa duket, veç kësaj, ndryshimet kushtetuese duket se paskan tmerruar edhe ato parti e individë – parti që në të kundërt nuk do të ekzistonin, sepse nuk gëzojnë mbështetjen e elektoratit.
Konkretisht, ndryshimi thelbësor i Kushtetutës të cilin PS-ja, partnerët ndërkombëtarë dhe vetë qytetarët e kanë kërkuar me ngulm, është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Më në fund, klasa politike reflektoi mjaftueshëm sa t’i kërkojë përulësisht ndjesë publikut për të gjitha marrëzirat që ka bërë me votën e tij, duke përdorur makinacionet e sistemit elektoral. Më në fund klasa politike, pa përjashtuar edhe ata që sot shajnë e përbaltin, e që sistemin e shkuar ose e kanë bashkideuar, ose prej tij kanë përfituar, mund të çlirojnë shqiptarët nga individët me muskuj dhe kuletën plot, që kërcënonin e blinin partitë dhe elektoratin për të fituar një karrige në Parlament, e për të garantuar fitimet e paligjshme në kurriz të popullit. Më në fund, klasa politike korrigjoi një marrëzi 18-vjeçare, që do të shpëtojë shqiptarët nga parti fantazmë e deputetë hije, që me lëvizje ameboidale brenda Parlamentit, merrnin vota majtas e qeverisnin djathtas.
Ku ka shembull më të mirë për këto dy fenomene sesa partia e ministrit të pisët të Mjedisit, apo sesa ai deputeti ordiner që pa iu dridhur qerpiku doli në foltoren e Parlamentit për të na thënë se kishte rrahur një arbitër futbolli, a thua se kishte bërë ndonjë heroizëm kombëtar të pashoq.
Pra, as më shumë e as më pak, sistemi i ri zgjedhor korrigjon përfaqësimin e zgjedhësve dhe vullnetit të qytetarëve në
Parlament, duke mos lejuar që parti fiktive apo individë-parti të mbajnë peng ata dhe zhvillimin e vendit për interesat e ngushta të ditës. Kaq pak nuk ka shqiptar të mos e kuptojë, ndaj dhe përpjekja për të abuzuar është e dështuar.
Një tjetër ndryshim që është kundërshtuar me forcë nga po të njëjtët persona me zell përsëritës, ka të bëjë me Presidentin e Republikës dhe procedurën e zgjedhjes së tij. Për ata që nuk e kanë ende të qartë, procedura e parashikuar më parë në Kushtetutë, mund të konsiderohet pa dyshim një procedurë krize, pra një sakrificë e pambarimtë, që falë lajthitjes së ndonjë prej partive parlamentare, mund ta çonte vendin në dy palë zgjedhje të përgjithshme, përpara se të zgjidhte Presidentin e Republikës me shumicë absolute. Tani është hequr vetëm pjesa e krizës, duke afruar momentin e zgjedhjes me shumicë absolute. Nuk ka shqiptar të interesuar që kaq pak të mos e kuptojë dhe, përkundrazi, të pranojë të shtrëngojë rripin 1 vit, sa partive politike në Parlament t’i teket të bien dakord për të zgjedhur presidentin.
Kush deri më sot ka abuzuar me argumentet, duke e konsideruar këtë si shndërrimin e institucionit të Presidentit në një shtojcë të maxhorancës, gabohet. Pavarësia ose jo e Presidentit të Republikës nuk cenohet prej procedurës së zgjedhjes së tij, por prej ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave, ashtu si edhe prej mënyrës së shkarkimit të tij.
Asnjë nga ndryshimet kushtetuese të miratuara në Parlament nuk prek kompetencat e presidentit. Po ashtu, edhe procedura e shkarkimit të tij është mëse e garantuar nga humoret e çdo maxhorance, duke kërkuar 2/3 e Parlamentit. Kjo do të thotë se përkundër abuzimit me argumentet që sot bëjnë disa individë të kapluar nga mllefi, Presidenti i Republikës gëzon të gjithë garancitë kushtetuese për të ushtruar detyrën dhe funksionet e tij tërësisht i pavarur e i pa ndikuar nga partitë politike.
Pothuajse e njëjta tendencë abuzive vihet re edhe përsa i përket ndryshimeve kushtetuese, që kanë të bëjnë me mocionin e besimit dhe mosbesimit të kryeministrit.
Ndërkohë që ka ndryshuar vetëm procedura e paraqitjes së mocionit të besimit dhe mosbesimit, asgjë nuk është prekur nga kompetencat e kryeministrit, pra as janë rritur e as janë zvogëluar, kanë mbetur ato që kemi pasur edhe më parë të parashikuar në Kushtetutë.
Duke konsideruar arsyet e mësipërme, duket se i gjithë debati i këtyre ditëve nuk është më shumë sesa mllefi elitar i atyre që në dallim nga shumica e shqiptarëve që vuajnë çdo ditë e më shumë nga keqqeverisja e Kryeministrit Berisha, e kanë mendjen te karriget e tyre dhe karriera personale. Edhe kjo është e justifikueshme, por ka një kusht, kur nuk bëhet me ironi e kapriço inatçore në kurrizin e qytetarëve të këtij vendi, përfshirë edhe ata fermerët që sigurojnë jetesën e ditës së nesërme me lakrat dhe kastravecët që “kokat e kombit” kanë gjetur për t’u tallur.
Edhe kërkesa për një referendum kushtetues është vazhdim i lojërave inatçore për pushtet. Kjo kërkesë nuk vjen si një vokacion popullor i denjë për t’u mbështetur pa kushte, por si një kërkesë personale për të fituar popullaritet fals. Ja pse nuk mund të mbështetet nga të gjithë ata që më shumë se karrierat e karriget personale, hapësirën publike në Parlament, televizion e gazetë e duan për t’i shërbyer qytetarëve dhe interesave të tyre.


1 Maj 2008 @ 1:46 pm
Shiko Tahir !
Qe ti nuk je as nga ata zagaret qe iu duhen gjahtareve kur dalin per gjah kjo duket nje sahat larg. Se edhe e lehura or daj behet me klas, si Yll Manjani psh.
Por me kete shkrim sapo ke kundershtuar Mejdanin e Fondacionit Qemal Stafa ku ti ha buke.
Ke gabuar ne shkrimin tend sepse shkrimin ose nuk e ke bere vete ose meqe emisioni ku u shpreh Mejdani ishte ne ore te vona dhe materiali kishte shkuar ne faqosje, ti nuk e ke pare mendimn e Mejdanit.
Referendum tha Mejdani. Meqe jane dy partite kryesore dhe kane shumicen, nuk ka arsye te kene frike per t`ja dhene popullit te vendose. Ja keshtu tha ai. Por ti or daje nuk je nga ajo gjella qe degjon, ti shikon hedhesin e koromanes ne sy si e ka humorin dhe firmos ne emrin e tij.
Kur je kaq i bindur qe ke te drejte ne shkrimin tend perse nuk thirre nje tavoline nga ato qe beni cdo dite per hallet e shqiptareve dhe shqiptarëve per te diskutuar per ndryshimet kushtetuese ?
Nuk behet opozita me te punesuar or trim !
Tani po te kujtoj nje gje te vogel qe ta mesosh per vete :
Zagari ( langoi ) eshte nje kafshe qe perdoret nga dhe ndihmon gjuetarin qe te vrase ndonje gjah. Ne fakt e perdorin gjuetaret fisnike, ata qe e kane pasion gjuetine dhe jo ata qe dun kamet e zogjve se iu duhen pike per tu bere antare te shoqates se gjuetareve profesioniste.
Po ky tip zagari eshte fisnik ne vetvete dhe nuk ka shume pretendime.
Kurse ti je or daje rake !
1 Maj 2008 @ 2:07 pm
???????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
??????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1
kam te njejten ndjenje perzierje ne stomak si ne momentin kur lexova se “gerdecaret e kishin vete fajin sepse jetonin aty”
Askush nuk mund te vendose te anulloje voten “time”, qofte per berishen, per ramen apo xhuvelin apo hysni milloshin apo ver llapen. Se kush eshte parti fantazem e deputet hije mund ta vendos vetem “une” kur votoj.
Proporcional i paster me lista te hapura qe te mos na detyroni kurre me te mblidhemi “grusht bashkuar rreth partise, ne sulm ndaj armikut … e me the e te thashe”
1 Maj 2008 @ 2:16 pm
Koth!
megjithse i RREPTE je shume realist kur:…..
“”"”Kur je kaq i bindur qe ke te drejte ne shkrimin tend perse nuk thirre nje tavoline nga ato qe beni cdo dite per hallet e shqiptareve dhe shqiptarëve per te diskutuar per ndryshimet kushtetuese ?
Nuk behet opozita me te punesuar or trim “”"”"”"
Jam plotesisht me Ju sidomos me konkluzionin e te
PUNESUARVE OPOZITARE!!!!!!!!
Dhe nje detaj teknik i cili revoltoi edhe nje DIJETAR pas shprehjes sime se kushtetuta nuk Duhet te NDRYSHOHET!
Perse futen detaje ne Kushtetute per zgjedhjet , kur dihet se ato jane gjithmone nje ELEMENT -FLEXIBEL (i paqendrushem) dmth i pershtatshem dhe te ndryshueshme sipas Konjukturave e Situatave Konkrete? Ja ky fakt e vertetoi kete me se Miri e me se Qarti.
Ketu shpesh ne keto ferrra te vogla FLEN LEPUJT e medhej qe dhe une njesoj si JU nuk jam i mendimit se nuk mund ti gjejne “zagare gjahu” te
mbajtur e ushqyer nga gjyetare “per kembe zogjsh”
1 Maj 2008 @ 2:17 pm
Gene !
Mos u habit nga percartja . Ja lexo vete :
“Partia Socialiste është forca që do të fitojë zgjedhjet e 2009, sepse është forca që po ndërton çdo ditë rrugët e shpresës, rrugët e zhvillimit, mirqënies dhe integrimit dhe që po ndërton çdo ditë një koalicion të madh, që është një koalicion mes partish, por është edhe një koalicion mes politikës dhe qytetarëve, duke e kthyer politikën në një instrument në duart e çdo qytetari, që dëshiron përmes Partisë Socialiste, të bëj të dëgjohet zëri i vet dhe që në programin tonë të ri, do të gjej rrugën e vet.”
Tirane 1 Maj 2008
Edi Rama dv.
P.S. Te gjithen lexoje ketu, se une vete e pashe ne Tv.
http://ps.al/index.php?option=com_content&task=view&id=899&Itemid=1
2 Maj 2008 @ 10:13 am
Eshte e natyrshme qe peshku i madh te tentoje te haje te voglin po fakti eshte se une nuk jam dakort.
Gjithmone kam qene (dhe jam shprehur ketu) per proporcional te paster pa asnje prag elektoral dhe kjo ka qene gjithmone ide pakice (nuk ka si te jete ndryshe).
Shkrimi i tahirit eshte rezultat i faktit se shumica e mediave na “detyruan” per shume kohe te marrim si te mireqene idene se partite e vogla jane parazitare e duhen zhdukur “me cdo mjet”. Kjo ide ka dominuar ne gjithe keto kohe.
Po te marrim te hapim arkivin e peshkut per kete teme … me duket se edhe ne pas pilafit po kujtohemi te ngreme zerin.