Identifikohu



Regjistrohu

Shtatzënë e përhershme nëna e “majmuneve”

majmuni-me-cigare.jpgBota në të cilën jetojmë, çdo ditë e më tepër po shndërrohet në kopësht zoollogjik, e superpopulluar nga qënie, shume qënie, të cilët po i quaj majmunë. Pse?? do pyesnin shumë prej jush. . .Sapo dalim nga shtepia dhe hedhim një sy rreth e rrotull, sapo futemi nëper autobuzë a metro, nëpër dyqane, akoma pa futur këmbën në shkolla e universitete sytë tane duhet ambientohen me majmunët e shumtë që ndeshim.

Jane ata, te cilet, sidomos vitet e fundit “ndjehen mire” me vetveten dhe te pranuar nga zoologjiku, vazhdojne te jene imituesit (më saktë ndjekesit e modës së imitimit) e figurës së majmunit te bukur, te bukurit qe deshiron gjithnje te jete ne radhe te pare, ne qender te vemendjes edhe pse nuk kanë asnjë motiv për ta bërë këtë.

Ky lloj statusi po behet gjithnje e me i perhapur si ne njerezit e thjeshte po ashtu dhe ne ata qe quhen vipa. Me nje diference shume te qarte midis tyre. Qe te ashtuquajturit vip-a mundet t’i lejojne vetvetes cfare do lloj eksagjerimi, biles eshte ky ekasgjerim qe i ben ata super vip-a , asgje nuk i pengon te jene te tille, dhe nqs ndodhen ne banken e te akusuarve: asnje preokupim, kjo do u dhurojë me teper fame dhe epitetin “personazh i momentit”. Sa te tille !!!! kudo ne bote dhe me shumice ne atdhe, ku toka eshte shume pjellore per rritjen e majmuneve te tille.

Por, le te kthehemi tek ata qe jane tokesore, majmunet e thjeshte, qe sapo hapin syte, jeta e tyre eshte nje imitim e ketyre fallso-ve personazhe, qe ne pasqyre i buzeqeshin dikujt tjeter, qe flasin me zerin edhe fjalet a atij apo asaj, qe nuk kane nje monedhe ne xhep dhe ju duket vetja i pasur duke bere borxhe, qe shpenzojne shuma me te cilat mund te jetonin n-vite vetem per te xhiruar me makina lluksoze, vajza bukuroshe qe duken sikur sapo kane lene skenat e show-tv apo kane dale nga shtepi publike (te me falni. . por nuk po e eksagjeroj, eshte mendimi i thene me ze te ulet o brenda vetvetes), djeme qe mund te jene edhe te zgjuar por qe tavolina jua kerkon te perdorin nje fjalor qe ne fjalor nuk ekziston, ekspozimi i llastikut te te brendshmeve apo i ngjyres nderkohe qe profesoret nuk kane mendjen, apo cpimet e shumta te lekures pa patur frike fare nga infeksionet. . akoma shembuj !! lista behet shume e gjate po ti radhoja te gjitha. .

Është kritike për të gjithe majmunët që nuk kuptojnë, që të qënurit majmun, i bën ata t’i mohojnë vetvetes atë që në jete është më sublime: TË JESH VETVETJA!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente »

  1. ravintsara thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 7:42 pm

    Shkrim i dobët…

  2. nbc thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 8:58 pm

    Shprehja origjinale eshte:
    “Nena e budallait eshte gjithnje me barre”, e cila ne kete rast eshte pershtatur keq per mendimin tim.

  3. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 2:54 am

    Më bëri përshtypje shkrimi dhe mu duk më tepër si një fillesë për një studim të psikologjisë së sotme shoqërore.
    Vërejtjet që bën autori më duken reale. Në kohën e sotme dashje pa dashje të krijohet përshtypja se MAJMUNIZMI real ka vënë maskën e GLOBALIZMIT hipokrit. Shkrimin e pëlqeva, më shumë se për çdo gjë, për realizmin.

  4. Ardi thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 3:35 pm

    ravintsara,mos ben pjese gje ne grupin redaktues??

  5. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 4:10 pm

    Jo, fatkeqësisht.

  6. draga07 thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 9:36 pm

    me mire te shohesh vajza bukuroshe “sikur kane dale nga shtepi publike” sesa femra meshkuj (me falni sdua te paragjykoj levizjen feministe) qe garojne mes meshkujsh!!!

  7. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Dhjetor 2007 @ 6:13 pm

    Shkrimi i sjelle ketu nga Marta eshte mjaft domethenes , nqs do ti referohemi shoqerise Shqiptare, eshte nji shkrim i cili vec dozes satirizuse mbi ate >Shoqeri informale

  8. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Dhjetor 2007 @ 6:16 pm

    Ku qendron ketu llogjika e pergjysmimit te shkrimit ne kete menyre qesharake e mospostimit te tij te plote te nderuar admin ? Cfare ironie….

  9. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Dhjetor 2007 @ 6:21 pm

    CJ, shkrimi eshte percjelle i plote sic eshte sjelle ne faqe.

    Ll.

  10. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Dhjetor 2007 @ 6:29 pm

    Flm per sqarimin Llukan !

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.