Shqiptari që ecën me 600 km/orë
Revista Mapo
Para disa muajsh, në fillim të prillit të këtij viti, media botërore dha lajmin e hedhjes në qarkullim të
një treni të ri të shpejtësisë rekord TGV V150, prej 574.8 kilometra në orë. Mbi 80 gazetarë nga gjithë bota ndoqën ceremoninë e zhvilluar në Francë për trenin më të shpejtë në botë, një mrekulli e teknologjisë dhe forcës së mendjes njerëzore. Media shqiptare e pasqyroi këtë gjë nën okelion e lajmeve për modën. Lajmi dukej si për një botë tjetër!
Por në rast se këtu askush nuk hoqi paralele për kontrastin e madh të këtyre realiteteve, nga ana tjetër, në Paris, me ftesë të veçantë në dorë në trenin e “Parajsës” do të hipte edhe një shqiptar. Nuk ishte turist i përzgjedhur apo zyrtar: ishte njëri nga projektuesit e këtij treni, pasardhës i denjë i projektuesit të hekurudhës malore në Austri, shqiptarit tjetër me emrin Karl Gega. “Welcome, Mr. Kuka!”, i foli stjuardesa e trenit rekord “V150”, pa qenë nevoja të kërkonte ftesën me kartën “VIP”.
Në momentin që treni u nis ing. Naim Kuka kujtoi Shqipërinë dhe gjithë rrugën që kishtë bërë për të ardhur deri aty… Tashmë ishte 54 vjeç dhe e kishte provuar të gjitha llojet e udhëtimit, duke nisur me udhëtimet e lodhshme të gjata më këmbë kur ishte fëmijë në qytetin e lindjes Peshkopi, ato me autobusat e vjetër për të shkuar në shkollë në Tiranë (7-8 orë për 200 km rrugë), pastaj shtyrjet e njerëzve për të zenë një vend në trenin e plazhit Tiranë-Durrës…
Të gjitha këto ing. Naim Kuka na i rithotë për një intervistë për revistën “MAPO”. Në një moment nostalgjie dhe sinqeriteti ai na thotë:
“Më trishton fakti që praktikisht jemi i vetmi vend europian pa hekurudha (edhe ato pak që ishin në punë më duket se janë në gjendje të mjeruar). Kohët e fundit ALSTOM, kompania për të cilën punoj, ka fituar një garë për infrastrukturën dhe mjetet hekurudhore në Trinidad-Tobago. E, pra, trishtohem me të vërtetë kur mendoj që mundemi të zhvillojmë vende të Afrikës, por jo ende Shqipërinë time që e kemi në prag të derës. Endërroj një ditë të dëgjoj që Shqipëria hap një tender për transportin hekurudhor”.
Por, përveç një rrethi të ngushtë miqsh, shokësh dhe kolegësh, në Shqipëri ing. Kuka pothuaj nuk njihet. Sepse Shqipëria tani është bërë “atdheu” tipik i demagogëve dhe parazitëve që llomotisin nëpër tribuna dhe ekrane fals për gjoja zhvillimin e vendit. Më të mirët, më punëtorët kanë ikur. Si inxhinier Kuka, i cili prej 15 vjetësh punon në Itali, në kompaninë nr. 1 në botë për industrinë hekurudhore ALSTOM. Drejton prej disa vjetësh një nga “celulat” inteligjente të këtij gjiganti, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trenat e së nesërmes.
Në fakt, njohja jonë me këtë njeri qe krejt e rastësishme, por biografia dhe karriera e tij zbardh edhe një herë paradokset e jashtëzakonshme të jetës shqiptare, hendekun e madh që ekziston mes potencialit dhe energjive të pashtershme të shqiptarëve dhe mungesës së menaxhmit efektiv nga kastat politike dhe qeveritë përkatëse. Më poshtë po japim intervistën e plotë me inxhinierin që mori pjesë si protagonist në projektin e trenit më të shpejtë në botë:
–Zoti Kuka, rastësisht kemi marrë vesh që një shqiptar, pra, Ju, keni marrë pjesë në projektimin e trenit më të shpejtë në botë. A mund të na thoni diçka për këtë ngjarje dhe rolin tuaj aty?
Më 3 prill 2007, në prezencën të një numri të madh gazetarësh të të gjithë botës, treni V150 arriti 574.8 km/orë, një rekord i ri i shpejtesise mbi shina. Treni TGV V150 (shpejtësia 150 m/sec), simbol i nivelit të lartë teknologjik, është bashkëpunin i ngushte midis ALSTOM (konstruktori nr. 1 në transportin hekurudhor, me mbi 25000 punonjes dhe stabilimente në vendet kryesore të botes), SNCF (shoqëria e transportit hekurudhor francez) dhe RFF (rrjeti i infrastruktures hekurudhore franceze).
Studimi, zhvillimi dhe prova e trenit V150 eshte rezultat i 14 muajve punë, ose 100.000 orë projektimi e përgatitje e 60 inxhinierëve e teknikëve te stabilimenteve te ndryshem Alstom. Treni i rekordit perbehet nga 2 lokomotiva elektrike (25 kV, 50 Hz) e 3 vagona me dy kate (nivele). Fuqia totale e trenit është 19,6 megaëatt (mbi 25.000 kuaj fuqi), afro dyfishi i fuqise të të gjitha veturave të Formula UNO, të marra së bashku, në momentin e nisjes së garës.
Në kuadrin e mobilizimit te pergjithshem te te gjitha burimeve teknike te Alstom jane kontaktuar e kane dhene kontributin e tyre, direkt ose indirekt, te gjithe rrjetet e experteve ALSTOM e midis tyre edhe “Railway Dynamics and Wheel-Rail Contact - RDWRC” Core Competence Network - CCN, të cilën unë e drejtoj prej vitit 2004.
Për motive pune unë fluturoj shpesh, por ju garantoj që të udhëtosh me tren me mbi 500 km/h është me të vërtetë e jashtëzakonshme!
– Zoti Kuka, a mund të prezantoheni më hollësisht për jetën tuaj? Nga vini dhe si mbërritët deri “tek shpejtësia e dritës”? Cili është ndryshimi midis dinamikës së jetës shqiptare (ku në rastin më komod mund të udhëtosh deri me 100 km. në orë) dhe dinamikës evropiane?
E konsideroj veten time me fat; para së gjithash për mundësitë që më dha familja dhe vendi im të shkollohem në një Universitet Politeknik te cilësisë së lartë – dëshiroj ta theksoj kete fakt- dhe vazhdimin e kualifikimit pasuniversitar dhe doktoratës në fushën e transportit hekurudhor. Gjate periudhës së doktorates kam patur fatin te njoh specialistë të shkëlqyer të hekurudhave shqiptare.
Per fat te keq nuk jam i azhornuar per situaten e hekurudhave shqiptare pas viteve 1991. Me sa kam parë dhe dëgjuar eshte me te vertete një situatë e dhimbshme. Ndoshta jam i njëanshëm (meqënëse që nga 1980 i jam kushtuar ketij lloj transporti), por mendoj qe Shqiperia duhet te fitoje kohen e humbur: transporti hekurudhor eshte ekonomik, i sigurte, relaksues, ekologjik etj. Transporti hekurudhor është i te gjitheve e pa te nuk ka integrim real ne Europë e në botë. Pra duhet pare si i tillë edhe nga klasa politike.
Nëse mendojmë që me trena diesel që ne prodhojme në Savigliano mund të udhëtohet me komoditet me shpejtësi 130-160 km/h, vetëm duke rinovuar infrastrukturën eksistente dhe llogaritë janë të thjeshta: për 20 min mund të shkojme nga Tirana në Durrës; per 2-2.5 orë besoj se mund të shkojmë nga Shkodra në Vlorë.
Për të mos folur për trena me te shpejte, 250 km/h, te cilet jane rutine per ne e me te cilet kemi furnizuar kohet e fundit Republiken e Kines (ne prill 2007 hyne ne sherbim 5 trenat e pare Alstom ne Kine, me v=250 km/h, e per te cilet une kam qene shume i angazhuar).
- Në internet gjen edhe një kontratë evropiane (Komisioni Evropian, Bruksel) me nënshkrimin tuaj. A ka shumë shqiptarë të nivelit ndërkombëtar në fushat e shkencës dhe teknikës? A përbën kuriozitet fakti që nga shkolla shqiptare mund të dalin protagonistë të shkencës dhe teknikës së nivelit evropian?
Ka shumë shqiptarë të tjerë që punojnë mirë dhe kanë sukses, por jo të gjithë kanë patur fatin të evidentohen edhe në nivele ndërkombëtare. Aktualisht unë, si punonjes i ALSTOM, jam koordinator i nje projekti 3-vjecar të financuar nga Komisioni Europian në të cilin bashkëpunojnë edhe një universitet anglez dhe një sllovak. Eshtë kënaqësi e vecantë per mua qe nepermjekt ketij bashkepunimi ndjej nje vleresim te vecante edhe per shkollen shqiptare.
- Cila është familja juaj këtu në Itali? A ndjeheni të integruar, ku studjojnë fëmijët?
Siç e përmenda më sipër, ne si familje e quajmë veten me fat, sepse mua më është ofruar nje pune e mire perpara se te vendosja te trasferoja familjen në Itali. Bashkëshortja ime, Haxhire Kuka (Asllani) është e diplomuar në Biologi-Kimi në Universitetin e Tiranes dhe ketu ne Itali ka ndjekur kurse specializimi per “mediatore Interkulturore”, figurë mjaft e nevojshme për të lehtësuar komunikimin midis imigranteve dhe istitucioneve italiane.
Kemi dy vajza: e madhja, Mirela, eshte e diplomuar ne Bioteknologji, me vleresimin maksimal,dhe kete vit ka filluar doktoraten prane Universitetit te Sienes, ne bashkepunim me nje shoqeri shumekombeshe farmaceutike. Vajza e vogel, Elira, vazhdon vitin e trete te Universistetit për ekonomi, në Shtetet e Bashkuara (Boston). Pra deri tani ndjehemi më të vërtetë të lumtur për progresin e tyre në jetë e në shoqëri.
– Shqipëria ka sot rrjetin më anakronik të hekurudhave. A ju trishton ky fakt? Si e mendoni të ardhmen e hekurudhës shqiptare?
Trishton fakti që praktikisht jemi i vetmi vend europian pa hekurudha (edhe ato pak që ishin në punë me duket se janë në gjendje për të vajtuar). Kohët e fundit ALSTOM ka fituar nje garë për infrastrukturën dhe mjetet hekurudhore, në Trinidad-Tobago. Trishtohem me te vertete kur mendoj qe mundemi te zhvillojme vende te Afrikes dhe jo Shqipërinë që e kemi në prag të derës. Endërroj një ditë të dëgjoj që Shqipëria hap një tender për transportin hekurudhor.
- Ndjeheni krenar për faktin që jeni shqiptar në këtë nivel apo kjo nuk ka ndonjë rëndësi për ju? Krenaria buron nga fakti nga jeni nisur apo thjesht ku keni arritur?
Krenaria ekziton në ADN-në e shqiptarëve, shpesh edhe si obsesion. E rëndësishme është që herë pas here duhet kthyer koka prapa e shikuar nga je nisur e ku ke arritur, krahasuar me objektivat që i ke vënë vetes. Në këtë kuptim e ndjej veten të kënaqur e krenar edhe pse gjithmonë ka vend për të bërë akoma më shumë.
Intervistoi Naim ZOTO


17 Korrik 2007 @ 4:37 pm
Hallal ta befte zoti o Naim!
17 Korrik 2007 @ 4:54 pm
Vetem ketu qe nuk me vente mendja kurre!!
E kam fjalen per hekurudhen…Vertet shume i zoti!
17 Korrik 2007 @ 6:58 pm
Po ik o lume tani se sna duhet Naimi; Sheenca Politike per prezantime te denja ne OJQ-ra..
17 Korrik 2007 @ 7:02 pm
emigrant,
ja nje tjeter “aqo” qe merr kompliment nga Lumeja.
Neser do blej nje Mapo. Cer te bej !
17 Korrik 2007 @ 7:25 pm
Hallall!
17 Korrik 2007 @ 7:36 pm
dua edhe une ”aqo”
i lumte ketij tipit….!!
17 Korrik 2007 @ 7:37 pm
Ka lezet kur degjon shqiptare qe ecin neper bote dhe te vjen keq qe ka shume njerez te kompletuar qe nuk japin dot per vendin e tyre….
17 Korrik 2007 @ 7:39 pm
@kothere: mo na fol me goje, se jena na ka hyp tangerllik i modh keto kohet e fundit…

17 Korrik 2007 @ 7:46 pm
Cer te beja,
shfrytezova faktin qe edhe i intervistuari dhe intervistuesi e kane emrin Naim dhe thashe ta provoj nje here me keto anonimet.
Gazetari eshte aqo.
Ky tjetri eshte nga Peshkopia.
17 Korrik 2007 @ 7:51 pm
C’me bete ta lexoj me kujdes..
”“mediatore Interkulturore””’ haaaaaaaaa
na grine mushkonjat..
17 Korrik 2007 @ 8:47 pm
Ju jeni te çmendur (haha)
17 Korrik 2007 @ 9:30 pm
Trinidad & Tobago nuk eshte ne Afrike. Eshte ne Ameriken e jugut, ne arqipelagun e Antileve.
Po thuaj, ky specialist hekurudhash eshte, jo gjeografie.
Njse, Zoti ia prifte mbare.
18 Korrik 2007 @ 9:17 am
Po mire e ka, si s’u be nje tender per hekurudhat ne Shqiperi? Dje kur po vija per Tirane pashe nje tren antik duke ikur per Durres, ne moment u kujtova qe kisha kohe pa me zene syri monstra metalike te tilla ne ecje.
P.S. Zotrules, e di si quhen banoret nga Trinidad & Tobago?
18 Korrik 2007 @ 11:17 am
Cer halli kishe ti kothere me ket “aqo-n”.
Ket sduhet tja kishte lane pa thane.
Une se kuptoj fare i here ca dmth aqo.
Gazetari skishte nei merite te madhe, merite kishte ai Naimi i hekurudhave.
Gazetari madje kishte harru me i thene qe pervece arkaik , sistemi i hekurudhave shqiptare ka dhe shume fansa qe ne menyre sistematike i gjujne trenit me gure.
Eshte skene madheshtore, kalamajte qe rreshtohen, marrin pozicion dhe fillojne bresherite e gureve kur kalon treni.
18 Korrik 2007 @ 1:42 pm
Ajo qe me pelqeu me shume, ishte merita e ish Politeknikut (them ish se ky i sotmi nuk duket si i tille…).
Edhe ky si Naimi i pare, na tregon … na tregon … po kujt i tregon?!
9 Shtator 2007 @ 12:46 am
Me behet qefi qe tashme shqipetaret po arrijne te bejne dallime ne fusha te ndryshme te jetes….
Eshte per te ardhur keq sic thote ai qe ne Shqiperi kjo infrastukture eshte ende ne gjendje te mjerueshme…
Urime zoterise
22 Nëntor 2007 @ 2:47 am
Sa per te ditur dicka me shume, ekziston kjo faqe interneti http://www.hsh.com.al (me pelqen paraqitja).
Bile ka dhe oraret e trenave nqs doni te udhetoni me tren. Se shpejti do te kete dhe biletat on-line. ;-ppp
Gjithsesi tregon se punohet dhe ne hekurudhat Shqiptare, pa shume buje e pa shume para por punohet…
Zoterise bravo i qofte qe ka bere nje arritje profesionale personale dhe te gjithe ndjehemi krenare me te por ama puna e tij (ne kushtet e nje ndermarrjeje si Alstom-i ) eshte shume me e kollajte se puna e atyre qe punojne ne kushtet shume here me te veshtira te hekurudhave Shqiptare…
19 Korrik 2008 @ 9:12 pm
Pershendes me optimizem arritjet e prof. Naim Kukes. Them profesor, sepse kam patur fatin te kem qene studenti i tij ne vitet 1985.
Ka qene model i pastertise, sinqeritetit dhe miresise. Ne fushen profesionale, ne nuk kishim mundesine ta vleresonim , sepse ne nuk kishim nivelin e duhur atehere. Per me teper, shpesh here, natyra e tij modeste na e bente te veshtire kete lloj vleresimi.
Respekte superiore per arritjet e Ing. Naimit.
Une , tani qe po shkruaj keto rreshta ndodhem ne Montreal (Kanada). Dhe une punoj ne nje pozicion te mire ne kompanine e transportit te udhetareve me tren, ViaRail. Kjo me jep mundesine te vleresoj se sa i zoti duhet te jesh per te arritur keto rezultate. Eshte impresionante. Imagjinoni , Ing. Naimin, nga Peshkopia, me ndrojtjen dhe modestine qe e karakterizonte, te kete arritur te rrezatoje nivel te larte profesionalizmi deri ne ate mase sa te fitoje nje pozicion te enderruar nga cdo inxhinier tek gjigandi ALSTOM.
Sa per dijeni , Timbo…Vertete qe keto lloj kompanish te japin te drejten te punosh ne kushte luksoze dhe duke te plotesuar cdo nevoje, por mos harro : ATO KERKOJNE NIVEL SUPERIOR PROFESIONAL DHE INTELEKTUAL DHE JO TRUKE, DENGLA E PORDHE SI NE SHQIPERI. KJO E DALLON SHKENCETARIN NGA PSEUDO-PROFESIONALI…
EDHE NJE HERE PERGEZIME PROF. E ING. NAIM KUKA
19 Korrik 2008 @ 11:07 pm
Cheney!
:) :).
Me Lumen s’ke pune ti!
Ajo ben “detyren”…Po i ra grepit Naimi qarre ka…po nuk i ra s’ humet gjo… ose si rruhet shume
19 Korrik 2008 @ 11:15 pm
Lumja ka gjithmone te drejte krahu!
Si U ngryse ti iher? E ke marr veten, apo akoma i lodh nga pingo i djeshem e i pardjeshem?
19 Korrik 2008 @ 11:23 pm
pushoni mer se po fle
19 Korrik 2008 @ 11:32 pm
Komplimentet me te mira Zoterise…nese eshte vertet keshtu…..Se ç’kam ndonje dyshim……..
19 Korrik 2008 @ 11:41 pm
Une te kom thon o Cheney…
:D :D….zmeriloj mendjen nuk kruj dhomet
:P 
:D :D.
:P 
Sa te kete nga keta “ne pergjithesi” si pyetjet qe i benin Tano Banushit per driten e tokes…..jom mire…
Po erdhi nonjoni qe e di kush bertet me shume se nje DERR…atehere IKA vllai tat…
Nga kjo telendarja s’du me ja dit fare …se kshtu bo si trime kur e ze gjumi CHETIN