Shqiptarët, më pak të lumtur se irakianët
Tema
Njerëzit në shumicën e vendeve të botës janë më të lumtur këto ditë, sipas një sondazhi të ri të realizuar nga Instituti për Kërkime Sociale pranë universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por kjo nuk vlen për shqiptarët, të cilët janë më pak të lumtur se irakianët dhe janë vetëm katër vende larg fundit që mbahet nga Zimbabve.
Në listën me 97 shtete të marra në studim dhe që përbëjnë 90 për qind të globit, shqiptarët janë në vendin e 92 si njerëzit më të palumtur në planet.
Sipas mediave amerikane, nuk është surprizë që në fund të renditjes së lumturisë është Zimbabve, Shqipëria, Iraku dhe Pakistani.
“Ky vend i shkatërruar afrikan ka nivelin më të lartë të inflacionit 100.000 për qind dhe një president diktator, Robert Mugaben, i cili më 27 qershor “fitoi” zgjedhjet në një raund të dytë, pasi kundërshtari i tij ishte aq i terrorizuar nga frika se mos do e vrisnin, sa u tërhoq nga gara dhe kërkoi strehim në ambasadën holandeze. Të tjera vende, në të cilat shumica e njerëzve nuk janë të lumtur, janë Iraku, për arsye shumë të qarta; Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë dhe Pakistani, ku talebanët dhe al- Qaeda po rigrupohen në kufi me Afganistanin”, - thuhet në një koment të Times për sondazhin.
Sondazhi
Të dhënat e studimeve nga përfaqësuesit kombëtarë, të realizuara nga viti 1981 deri në vitin 2007, tregojnë se indeksi i lumturisë është në rritje pozitive në shumicën e vendeve të studiuara.
“Është një përfundim surprizë”, - tha shkencëtari Ronald Inglehart i universitetit të Miçiganit. “Përgjithësisht besohet se është gati e pamundur të ngresh nivelin e lumturisë së një kombi.”
Rezultatet e sondazhit tregojnë se Danimarka është kombi më i lumtur në botë dhe Zimbabve më i palumturi. Shtetet e Bashkuara renditet të 16 në listë, menjëherë pas Zelandës së Re.
Gjatë 26 viteve të shkuara, në këtë sondazh janë përfshirë më shumë se 350.000 njerëz që janë pyetur sa të lumtur janë, duke përdorur dy pyetje të njëjta.
“Duke marrë parasysh të gjithë gjërat, a mund të na thoni, nëse jeni shumë i lumtur, pak i lumtur, jo shumë i lumtur dhe aspak i lumtur?”
Si dhe, “Duke i marrë të gjitha parasysh, sa i lumtur jeni me jetën tuaj?”
Duke kombinuar përgjigjet për këto dy pyetje, Inglehart dhe kolegët e tij ndërtuan një indeks të mirëqenies subjektive që reflekton lumturinë dhe gëzimin e jetës së përgjithshme.
Po kaq i rëndësishëm është dhe fakti se, pse është në rritje kjo lumturi.
Në dekadat e fundit, vende me të ardhura të ulëta, si India dhe Kina kanë përjetuar rritje të paprecedent ekonomike, dhjetëra vende me të ardhura mesatare janë demokratizuar dhe ka patur një rritje të ndjeshme të barazisë gjinore dhe të tolerancës etnike, si dhe ndaj grupeve homoseksuale.
Rritja ekonomike, demokratizimi dhe rritja e tolerancës sociale kanë kontribuuar në rritjen e lumturisë.
Njerëzit në vendet e pasura kanë tendencë të jenë më të lumtur se në vendet e varfëra, por edhe faktorët ekonomikë në disa lloje shoqërish nuk janë dhe aq vendimtarë.
“Rezultatet tregojnë se shoqëritë më të lumtura janë ato që lejojnë njerëzit të kenë liri për të zgjedhur si do e jetojnë jetën e tyre”, - tha Inglehart.
“Ndërsa shumë vende ish-komuniste shfaqin nivele të ulëta të lumturisë, shumë prej tyre tregojnë rritje te ndjeshme të mirëqenies subjektive”, - tha Inglehart. “Rënia e komunizmit u shoqërua dhe me rënie ekonomike, por tani kjo situatë po përmirësohet.”
Renditja e vendeve në indeksin e lumturisë
Danimarka 4.24
Porto Riko 4.21
Kolumbia 4.18
Islanda 4.15
Irlanda e Veriut 4.13
Irlanda 4.12
Zvicra 3.96
Holanda 3.77
Kanadaja 3.76
Austria 3.68
Salvador 3.67
Malta 3.61
Luksemburgu 3.61
Suedia 3.58
Zelanda e Re 3.57
SHBA 3.55
Guatemala 3.53
Meksika 3.52
Norvegjia 3.50
Belgjika 3.40
Britania 3.39
Australia 3.26
Venezuela 3.25
Trinidad 3.25
Finlanda 3.24
Arabia Saudite 3.17
Tailanda 3.02
Qipro 2.96
Nigeria 2.82
Brazili 2.81
Singapori 2.72
Argjentina 2.69
Andorra 2.64
Malajzia 2.61
Gjermania Perëndimore 2.60
Vietnami 2.52
Franca 2.50
Filipinet 2.47
Uruguai 2.43
Indonezia 2.37
Kili 2.34
Rep. Domenikane 2.29
Japoni 2.24
Spanja 2.16
Izraeli 2.08
Italia 2.06
Portugalia 2.01
Tajvani 1.83
Gjermania L. 1.78
Sllovenia 1.77
Gana 1.73
Polonia 1.66
Rep. Çeke 1.66
Kina 1.64
Mali 1.62
Kirgistani 1.59
Jordania 1.46
Greqia 1.45
Afrika e Jugut 1.39
Turqia 1.27
Peru 1.24
Koreja e Jugut 1.23
Hong-Kongu 1.16
Irani 1.12
Bangladeshi 1.00
Bosnja 0.94
Kroacia 0.87
Maroku 0.87
India 0.85
Uganda 0.69
Zambia 0.68
Algjeria 0.60
Burkina Faso 0.60
Egjipti 0.52
Sllovakia 0.41
Hungaria 0.36
Mali i Zi 0.19
Tanzania 0.13
Azerbajxhani 0.13
Maqedonia -0.06
Ruanda -0.15
Pakistani -0.30
Etiopia -0.30
Estonia -0.36
Bosnja serbe -0.45
Lituania -0.70
Letonia -0.75
Rumania -0.88
Rusia -1.01
Gjeorgjia -1.01
Bullgaria -1.09
Iraku -1.36
SHQIPËRIA -1.44
Ukraina -1.69
Bjellorusia -1.74
Moldavia -1.74
Armenia -1.80
Zimbabve -1.92


5 July 2008 @ 9:34 pm
Shqipot rrezik akoma nuk jane familjarizuar me konceptet e pyetesoreve, keshtu qe kur i eshte drejtuar dikush ne rruge apo kudo qe i kane pyetur, dhe i kane thene “a jeni te lumtur”, ata kane bere ritualin e zakonshem te qarjes dhe ankimit duke menduar se sa me shume te ankohen me shume gjasa ka qe dikush tjeter do beje dicka per gjendjen e tyre. Ndryshe si ta shpjegosh qe ne jemi me pak te lumtur dhe se vendet afrikane pervec Zimbabves?
5 July 2008 @ 9:39 pm
Italia ne vend 39 ???’
po ti pyesesh italianet qe te gjithe qihen ???
5 July 2008 @ 9:43 pm
ë ?
5 July 2008 @ 9:44 pm
5 July 2008 @ 10:05 pm
Xhibi thote: Ndryshe si ta shpjegosh qe ne jemi me pak te lumtur dhe se vendet afrikane pervec Zimbabves? ”
Ore Xhibi duhet ta besosh se po te shikosh me vemendje shume nga vendet ish komuniste jane renditur nga fundi (mbas nesh psh vjen Ukraina dhe 2 vende perpara Bullgaria). Pastaj ki parasysh se jane intervistuar njerez shqipetar qe banojn ne Shqiperi dhe jo shqipetar jashte Shqiperise sic jeni edhe juve.
Eralda vetem nje germe ke ngateruar por na bere per te qeshur tani vone.
5 July 2008 @ 10:38 pm
Te pakten jena koherent Depresion ekonomiko-politik dhe shpirteror.faktikisht nr. i vetvrasjeve a rrit shum…Sikur s’ishim kshu ne ket renditje vjet e maparshme…
5 July 2008 @ 10:49 pm
interesant ky Ingelharti “bosnja serbe” keka fut si vend i pavarun.Po serbia ku asht?Apo ka dashur te mase sesi permirsimi dhe gjendja eko ndikon ne lumturi dhe Serbia smund te futej pasi nje “faktor nderhys” variabel i trete do prishte pune:Humbja e Kosoves.
5 July 2008 @ 11:42 pm
Shqiptaret jane te pakenaqur dhe te trishtuar per potencialin e tyre te papermbushur dhe per energjite e kombit dhe atdheut te tyre. Kurse zimbabwe apo burkina faso e irak kenaqen me i xhiro me gamile apo me nje xhiro elefanti nga xhungla.
6 July 2008 @ 12:07 am
Ok pasi msova ktë, u bjellorusova.
Ja pse shqiptarët marrin kombësi të tjera, që të jenë të lumtur.
6 July 2008 @ 9:08 am
#
Moza thotë:
5 Korrik 2008 @ 9:43 pm
Italia ne vend 39 ???’
po ti pyesesh italianet qe te gjithe qihen ???
ë ?
6 July 2008 @ 9:18 am
Sa keq…
6 July 2008 @ 9:32 am
#
Eralda thotë:
5 Korrik 2008 @ 9:39 pm
Italia ne vend 39 ???’
po ti pyesesh italianet qe te gjithe qihen ???
#
Pse ne shqiptaret nuk q….?
Pse na kane vene kaq poshte ne?
6 July 2008 @ 9:56 am
q.. o Godsmack, po kjo nuk u sjell lumturi.
Si tha Madonna ?
Sexi me i mire qe kam pas ka qene me nje shqiptar. Por nuk e zgjata lidhjen me te, se nuk me ngjiste si tip, sme bente fare per te qeshur
6 July 2008 @ 10:53 am
ua dhe ju si e beni qamen tra.
apo paskerkeshit pas ngordh me qy.
6 July 2008 @ 6:15 pm
E, pse nuk me del mesazhi mua ketu mer? Se kisha vene ato gjerat interesante me rezultatet e studimit per Shqiperine
6 July 2008 @ 6:26 pm
Xhibi, nëse vë më tepër se dy link-e vetë “fshesa” e merr si spam dhe nuk e lejon të paraqitet.
Provo të vësh adresat në thonjëza ose të shkruash një koment për çdo lidhje
6 July 2008 @ 6:33 pm
Me nje fjale kishte goxha ndryshim nga viti 1998 ne vitin 2002, diku tek 23% permiresim, po prap shume poshte pegjithesisht ne krahasim me vendet e tjera.
Pashe dhe linkun tek faqja ku flasin per anen teknike te studimit, metodat, etj.
Parametrat dhe metoda dukeshin te mira, sidomos per vitin 2002, ku cilesoheshin me shume te dhenat. P.sh. ne te dy rastet kishin good sample size (1000 veta) dhe ne 2002 p.sh. e saktesonte qe pyetjet ishin bere ne te 36 rrethet, ne qytete dhe ne fshatra, etj, per ta bere pra nga ana statistikore sa me shume te mundur qe pergjigjet e atyre 1000 vetave te perfaqsonin te gjithe te tjeret.
Ajo qe me beri pershtypje eshte qe rreth gjysma e njerzve te cilet kishin tentuar ti pyesnin, i kishin rrefuzuar ti pergjigjeshin. Thashe une, ku jemi mesuar ne shqipot me pyetesore.
Ishin pyetur vetem shqiptaret ne Shqiperi (jo ne troje te tjera apo ne diaspore sic tha dikush me lart).
Kishte dhe gallate ku thoshin se disa nga intervistat u bene me driten e qiririt se u iknin dritat. Per te qeshur dhe per te qare me nje fjale.
6 July 2008 @ 6:34 pm
Edrus, flm per sqarimin, se ajo paska qene arsyeja qe nuk e tregonte komentin.
PS Ca ane do mbrosh ti tek kjo tema? Se andej nga tema e Veliajt ta kalova me mbrojtjen qe i bera Mjaftit
6 July 2008 @ 6:40 pm
OK, per kuriozitetin tim dhe tuajin shkova pashe burimin e lajmit, se keta gazetaret tane mazallah, e kane shume problem te bejne dicka me shume pertej gjerave te percipta, ne kete rast perkthimit te artikullit nga anglisht ne shqip.
Te dhenat e ketij studimi (dhe studimesh te tjera) jane tek World Values Survey. Aty kur klikon tek “Findings” e gjen kete studimin qe quhet “Happiness trends in 24 countries, 1946-2006″.
Gjithashtu tek ajo faqe kane nje opsion qe quhet “Online data analysis“, ku te lejon te shikosh p.sh. rezultatet per Shqiperine. Ne te njejtet pyetesor aty kishte rezultate jo vetem per treguesit e lumturise tek njerzit, po dhe per shume pyetje te tjera te cilat i ishin pergjigjur shqiptaret, nese doni ti shikoni.
Ne lidhje me kete indeksin e lumturise, ja nje tabele qe tregon te dhenat (e bera kopje nga rezultatet online dhe e vura si foto).
6 July 2008 @ 6:41 pm
Na qafshin hallin keta, shqipot e kane te gjithe ne rregull.
6 July 2008 @ 6:41 pm
Duke u bazuar tek ato te dhenat e tabeles me siper, per ta thjeshtesuar, bera dhe nje tabele duke kombinuar ato pyetejet ne 2 kategori kryesore, dhe llogarita dhe ndryshimet nga viti 1998 ne vitin 2002. Keto 2 vite ishin te vetmet vite (data points) qe kishin bere pyetjet ne Shqiperi keta. Ja ku e keni dhe kete tabelen tjeter te kombinuar.
PS Peshku, po e kopjoi ndonje media kete tabelen e dyte qe bera vete, hidheni ne gjyq
6 July 2008 @ 6:47 pm
rrofsh xhibso !
7 July 2008 @ 10:29 am
Nuk besoj se shqiptaret e kane kuptuar realisht fjalen “lumturi”.. Megjithate te qahemi nje cik dhe te shajme fqinjet tane e kemi sportin me popullor..
7 July 2008 @ 11:15 am
Po mire, kur une ja u postova ate linkun juve ketu, pse nuk e lexuat? keta te temes, nga peshkupauje.com e kane marre kete informacion.
kapedani thotë:
24 Qershor 2008 @ 9:42 pm
http://www.peshkupauje.com/kadare-jo-shqiperi-e-madhe-por-natyrale/2008/06/21/
Ky artikulli i kesaj gazetes eshte kot. Keta duhet te merreshin me shume me te tjera indikatore, si psh. ajo e kultures politike ne vend. Po nejse… Ingelhart nuk ka problem ne metodik, sesa ne modelin teorik te ketyre indikatoreve.