Shqipni tavolinash
Artan Lame
Gazeta Shqip
28 Janar 2008
Plot një vit më parë, në këtë fletë zuri fill titulli “Shqipni Tavolinash”. Kjo është e 52-ta javë. Pasi kam një vit që gjykoj të tjerët, dua që këtë radhë të gjykoj veten. Jo më kot, në krye të faqes poshtë emrit, kam vënë edhe adresën time, për të pritur çfarëdolloj reagimesh, që kështu të kem sot në këtë gjyq me veten, një dosje sa më të plotë akuze. Si të mos mjaftojë kjo, sot në internet janë edhe një tufë forumesh që gjykojnë shkrimet e gazetave dhe që kanë dy të mira, e para aty mund të shkruajë kushdo dhe çfarëdo; dhe e dyta, ato ç‘kanë shkruar mund t‘i shohë kushdo dhe kurdo dhe po hyre në dhëmbët e tyre, s‘ke shpëtim. Në këtë gjyq, nuk po sjell si provë SMS-të, se jo vetëm që nuk i ruaj, por zakonisht ata që të dërgojnë SMS janë zakonisht njerëz që të njohin dhe përgjithësisht janë për të uruar. Le që nuk do m‘i merrte parasysh gjyqi, se nuk janë provë shkresore.
Vetëm ata që kanë zanatin e të shkrojturit, e dinë kënaqësinë që jep një falënderim a urim i dërguar në e-mail a SMS dhe për këtë do më lini t‘i falënderoj të gjithë me gjithë shpirt, por edhe kjo nuk i shërben gjyqit, se gjyqi bëhet për ata që të shajnë e jo për ata që të lëvdojnë.
Ndër qindra mesazhe që kam marrë në një vit dhe midis qindra të tjerëve që mund t‘i shohë kushdo nëpër forume, duke qëmtuar mes rreshtave mund të rendis dy akuzat që ngrenë kokë herë këtu e herë atje dhe që paçka se nuk përbëjnë shumicë, mjaftojnë për t‘i bërë gjyq vetes. Meqë zakoni e do që si në çdo gjyq i akuzuari të ketë avokat, që të mos lodh kënd po bëj avokatin tim. Të fillojmë tani.
AKUZA E PARE
Mënyra si i përshkruan ndonjëherë të ngjarat e këtij vendi e të këtij populli, krijojnë përshtypjen e ekzagjerimit dhe duket sikur e ke inatin me shqiptarët.
Po miq. Me shqiptarët e kam inatnë, se me kë do ta kem tjetër, me eskimezët? Më është mbushur mëndja dhe dua të mbush edhe tuajën, se është e kotë të shajmë qeverinë. Posaqë jemi ne që i zgjedhim e vëmë lart mbi kokë lloj-lloj horrash e aventurierësh, është e kotë të zëmë të shajmë ata pastaj, pse u bënë të liq. Duhet të ndreqim veten dhe të krijojmë shqiptarin e shekullit të ri, shqiptarin që i revoltohet të keqes, shqiptarin e ndërgjegjshëm e të qytetëruar, që ky pastaj të zgjedhë e të vërë ministra njerëz me ndërgjegje e qytetari. Shihni ç‘më shkruan njëra syresh te “Peshku pa ujë”:
“23 Tetor 2007. Lumja thotë: …Por unë tani, që më bie bretku me punë të ndershme, që paguaj taksat, dritat dhe gjithë haraçet, …, që s‘po iki në emigracion, duhet sipas teje të dal para kryeministrisë dhe të bërtas, të marr batanijen dhe të bëj grevë urie. E kupton sa të dëshpëruar më bën ti mua? E kupton sa pak zgjedhje më le ti mua? E kupton se sa poshtë më ul ti mua? E kupton që ti do të më mërzisësh mua, të më trullosësh, të më shtypësh gjer në fund?…”
Kur kam lexuar këtë mesazh, kuptova se ja paskam dalë. Pikërisht këtë doja të arrija. Në momentin që njeriu rebelohet si Lumja, atëherë paska ende gjasa në këtë vend që e keqja të zmbrapset nga e mira, barbaria t‘i bëjë vend qytetarisë.
Se do ta kisha kollaj unë të mbushja radhë e faqe me himne për trima e skënderbenj, për burra me besë e për nder e lavdi të këtyre trojeve kreshnike. Kjo veç do bënte që ne të vazhdojmë të pluskojmë në kënetën e së keqes, duke kujtuar ditët e motit ujërave të kthjella të maleve. Mos prisni ta bëj këtë. Sa herë t‘u gjej një të keqe njerëzve të këtij vendi, aq herë do ta ngre zënë e do ta bëj publike. Kjo është e vetmja mënyrë, të paktën pas mendjes sime, që ne të spastrojmë kokën nga mitet ku vazhdojnë të na përkundin dhe, që nga “shqipo malesh” të bëhemi “shqiptarë qytetarë të botës”.
AKUZA E DYTE
“Të vërteta janë ato që shkruan dhe si i shkruan, por edhe ti si të tjerët je. Edhe ti ke qenë në qeveri. Edhe ti do kesh vjedhur”.
Po është e vërtetë që kam qenë në qeveritë socialiste dhe jam krenar për atë ç‘ka kam bërë. Por nuk mund të gjykohet askush kështu siç i prisni drutë shkurt ju. Shqipëria ka jetuar për 40 e kusur vjet nën diktaturë dhe çfarë diktature se. Ndër gjithë ato vite, kanë qenë me qindra, për të mos thënë me mijëra, funksionarët e atij shteti të ulët e të lartë, intelektualë, drejtorë, kryetarë, komunistë, artistë, ministra, sekretarë, shkrimtarë, që në dhjetëra vjet bënë detyrën e tyre, që i shërbyen shtetit të shqiptarëve me devocion, ndershmëri dhe besnikëri. Por a mund të thotë dot kush sot, se ata ishin pjesë e diktaturës? Apo se ata duke i shërbyer diktatorit janë pjesë e të keqes? Kurrë.
E njëjta gjë vlen edhe për qeverisjen e djeshme demokrate edhe për qeverisjen socialiste, e njëjta gjë vlen edhe për qeverisjen e sotme demokrate që, meqë ra llafi, veç me qen qorr mund të mos e quash qeverisja më e keqe e dy dekadave të fundit. Për të gjitha këto qeverisje, madje mund të thuhet e kundërta. Në shumë raste, ka qenë dhe është pikërisht masa e funksionarëve të vullnetshëm, që bën të mbahet brenda binarëve e keqja. Nuk pretendoj të futem me zor në radhët e tyre, por edhe ju mos më nxirrni me zor.
Çudi e madhe kjo punë! Nga një anë u kërkohet të rinjve të hyjnë në skenë, të bëjnë të ndryshojë shteti dhe, nga ana tjetër, me të hyrë, marrin damkën si të përzierë me të keqen. Nuk është kaq e thjeshtë kjo punë. Ka dy mënyra për t‘i shërbyer vendit tënd. Ose do të rrish jashtë makinës dhe do të bësh vërejtje për gjërat që nuk shkojnë mirë e që duhen ndrequr, ose do të hysh brenda dhe do të bëhesh pjesë e ekipit të mekanikëve që përpiqen ta ndreqin e ta bëjnë të lëvizë. Unë durova sa durova duke folur nga jashtë dhe pastaj një ditë të bukur, u krodha brenda mekanizmit me ëndrrën që e kam ende, për të ndrequr diçka si edhe plot të tjerë. Dhe ja, damka është gati. Kjo mënyrë të menduari ka bërë shumë herë që edhe gjatë qeverisjes së majtë, po shumë herë më shumë, gjatë qeverisë që kemi, djem që dinë e duan të japin, të mos i afrohen makinës së shtetit, nga frika e damkës. Aha ke qenë edhe ti në qeveri. E keqja e kësaj pune është se, meqë nuk i afrohen shtetit cipëhollët, radhët e shtetarëve mbushen pastaj me ata që e kanë cipën të plasur, o nuk kanë cipë fare, o e kanë aq të trashë sa as u skuqet e as u zverdhet.
Sa për atë llafin tjetër se posaqë ke qenë në qeveri, je automatikisht hajdut, mendoj se fitorja më e madhe e hajdutëve në këtë vend është inflacioni i hajdutëve. Që kur se kjo vulë vihet automatikisht dhe të gjithë quhen hajdutë, atëherë hajdutët rrinë rehat, se vulën e kanë jo vetëm ata, por të gjithë. Për hir të Zotit, mos jua vini këtë vulë të gjithëve, se vërtet mundet që nxirrni dufin që kini brenda, por u bëni aq nder të liqve, sa nuk jua merr mëndja.
DUKE DALE NGA GJYQI
Ky gjyqi i sotëm m‘u duk ca si politik dhe, si të gjitha gjyqet politike, vetëm se ha kohë dhe nuk të le të merresh me hallet e vërteta. Kështu edhe unë, e harxhova këtë faqe me politikë, në vend që ta mbushja me marrëzitë e javës, që nuk qenë pak. Se ja për shembull, Ndoka, njeriu më i pavotuar dhe ministri më i pazot, doli e kërkoi poste shtesë në qeveri! Danieli 12-vjeçar u vra në Shkodër, duke mbledhur bakër predhash për të blerë bukë. Ministri tjetër, që ka vetëm një meritë, atë që i shtoi fjalorit tonë termin “xhuvelizëm”, doli e deklaroi se është ministri më i suksesshëm i qeverisë! Në Tiranë u dogj i treti monument kulture në dy javë. Doni më? A, se desh harrova. Ndërsa unë i bëj gjyq vetes, ndënëministrit të Financave i vjedhin telefonin në halé të kazinosë. Dhe ju më thoni që e teproj inatin me shqiptarët.
Miq, falmëni për këtë javë!
E keqja e kësaj pune është se, meqë nuk i afrohen shtetit cipëhollët, radhët e shtetarëve mbushen pastaj me ata që e kanë cipën të plasur, o nuk kanë cipë fare, o e kanë aq të trashë sa as u skuqet e as u zverdhet
Fitorja më e madhe e hajdutëve në këtë vend është inflacioni i hajdutëve, se që kur se kush ka punuar në shtet vuloset menjëherë hajdut, atëherë hajdutët rrinë rehat, se vulën e kanë jo vetëm ata, por të gjithë

28 January 2008 @ 8:04 pm
Shume perdellyese “autokritika” dhe sqarimi i vetes tende.Nje gje vleresoj te ty qe te pakten ke miresine te pranosh se qenia jote si pjese e pushtetit te ka bere ti njohesh shume me mire mekanizmat “ngerrthyes” te HAJDUTLLEKUT.
28 January 2008 @ 9:29 pm
Eh mo tani, te lexojme shpeshhere te peshku. Interesante shkrimet, te shoh edhe ne tv. interesant edhe ne debat. meqe citon peshkun, do te na thuash ndonje gje per jeten tende?
28 January 2008 @ 11:23 pm
Une Lamen e kam lexuar vazhdimisht. Jo gjithmone por ne shumicen e rasteve “Shqipni tavolinash” ka patur prurje cilesore. I bera dhe nje kompliment tangent kur nje shkrim timin mbi deasporen e pagezova ‘Diaspiore tavolinash’. Ai e ve gishtin ne shume plage shoqerore dhe ka aftesine te flase jo si megafon politik i PS-se por si qytetar, dhe kjo me pelqen pasiqe edhe vete pertej preferencave politike mundohem te flas dhe te veproj me se pari si qytetar, si shqiptar i ndershem, ndaj nuk e kam veshtire ta kuptoj A. Lamen pa u ngaterruar se “po ben propagande”.
E vetmja “akuze” qe kam per te eshte se kur shkrimet behen seri me evidentime problemesh, prapesish dhe prapambetjesh krijohet pershtypja sikur Lamja i tregon te tjeret me gisht e vete eshte i ndare nga realiteti ne nje fllucke imagjinare. Dua te them se edhe kolumnisti Lame eshte pjese e problemeve dhe kjo ka nevoje t’i shprehet lexuesit here pas here. Qe te mos krijohet pershtypja se ai e vren Shqipnine nga Olimpi. Keto jane problemet tona, te te gjitheve ne, si shoku yne Tili, gjithesesi qendrimi i tij perhere kritik me duket i shendetshem.
28 January 2008 @ 11:32 pm
Ky Lame i ka marre leje lumes se peshkut, qe citon komentin e saj..
Ky shkrim eshte ne radhen e atyre shkrimeve qe jane ok teorikisht,por duhet vertetuar ne praktike..
Thjesht u lodha duke degjuar te njejtat gjera dhe te njejtit fajtore ne cdo shkrim …
28 January 2008 @ 11:36 pm
Leon,
Si do te “vertetohej” ne praktike ky shkrim?
28 January 2008 @ 11:44 pm
Lumes, ky lamja merr nje brisk edhe ja rruan (spo ve TM se eshte e imja)
Une se kam ndermend te gjemoj Lamen e ta hudh ne gjygj qe me ka permend emrin.
Apo ta bej ? Apo ti kerkoj nai lek qe me ka perdor per frymezim dhe per te mbush rreshtat.
Lame hudh nai lek ma mire, te leverdis. Te leverdis ta mbash keq me mua.
Ti ke me qejf me ble dhe ca nga antikat qe i perkasin rronxave te shtepive te fisit e te miqve te mi. Pale mund te hudh i llaf te mire per ty edhe ta shtoj koleksionin.
28 January 2008 @ 11:45 pm
Ste leverdis ta mbash keq me mua
28 January 2008 @ 11:48 pm
Ll,
Mesa kuptova te shkrimi autori shkruan per urretjen ndaj shqiptareve hajdute,te pandershem dhe flet per nje shqiptare ti ri dhe modern..
Gjithmone fajet ne shume analiza permblidhen tek e kaluara komuniste,korrupsioni dhe ne shume raste ndarjet ne PS dhe PD..
Histori e vjeter dhe shume monotone tashme..
“Praktiken” ja kerkoj autorit te shkrimit si pjese e nje ish-qeverisje dhe si nje njeri me pozita intelektuale ne tirane..
C’fare ben Artan Lamia konkrektisht per te ndihmuar me aq sa ka mundesi per krijimin e shqiptarit te ri?
Pervecse shkrimeve teorike qe ne thelb jane shume te mira,por qe fatkeqesisht ju ka ik koha..
Tek thenia e dites keni vene nje koment te Grupit qe e prek kete problem..
Une personalisht mendoj te kunderten. Problemi me shqiperine eshte fuqia intelektuale qe eshte zero…Mendimi intelektual nuk merret ne konsiderate fare,aq sa nuk dihet dhe me te drejte pyesim a ka intelektuale shqiperia?
Perse i kerkohet popullit te dale dhe te marre fatet e veta,kur ajka e ketij popullit eshte ne gjume 17-vjecar?
Si perfundim mendoj qe analistet e gazetave apo ish-qeveritaret duhet te ballafaqohen me veten perpara se te japin mende…
29 January 2008 @ 4:14 am
O t’morte Nonjoni e te qiste ke semaforet!!!!!!!!!!!!
:D 
:(
Kur ke fol mi ? Pse s’ke bzajt ? Po me myten mi .Ka ardhe nji MOZA qe njehere me sene se RRU ,ne admin. s’ja pysin fare..:(
U ktheve mi dreq se na myten keta …na dun me etiketa(si i thone mi)
te mos themi llafe turpe.
Hec i here Ti pa aty e kemi Lamen s’ka ku shkoje.Po s’ri ti ,je bo gru per shpi thone. Ket tjetren e shkepi BURRI m’hu ,se rri ne kompjuter gjith noten…. hihihihihi.
29 January 2008 @ 5:47 am
Artan Lame është i vetmi ndër publicistët e Tiranës që mezi ia kam pritur shkrimet në “Shqip”, për t’ia lexuar. Nuk merr poza, nuk predikon, nuk ka hesape për të larë, as pështymë për të nxjerrë nga goja. Edhe në kritikat më të ashpra, e ruan humorin dhe qetësinë. Shpresoj ta vazhdojë serinë e “Tavolinave”.
29 January 2008 @ 8:47 am
Me pelqejne “tavolinat” e Lames, menyra se si shkruan nuk e ben artikullin te bezdisshem apo formal, edhe pse trajton probleme qe jane te ster trajtuara.
Lame, ajo puna e gabimeve ne pullat postare si shkoi?????
29 January 2008 @ 9:03 am
Shyqyr o Lume qe ta degjuam zerin perseri (me ndriconi pak a ka fjale shqipe per “shyqyr” ?
Ma merrni vesh ku e kam besoj…
Ne fakt e kisha bere nder mend t’i thoja MOZES te pajtohej me ty se na ke munguar, megjithese jeni te dyja te “dyzuara”
Sa per Lamen. E c’ti thuash “kolumnistit”? Rreket sikur do t’i beje gjyqin vetes (e pse pa tjeter gjyq e aq me teper politik?! apo i ka pas perzemer gjyqet politike qe bente ai qe thuhet se formoi Partine ku aderon edhe Lame) dhe i ben gjyqin po te tjereve qe sikur e kritikokan.
Sa per ate qe eshte i ekuilibruar e i paaneshem, sikur s’jam fort i bindur. Ne tere shkrimet e tij, duket sikur vendin e ka pllakosur e keqja vetem keto 2 vitet e fundit. Se me pare ishte “fanar ndricues” e “vendi me i lumtur ne bote”. Shkrimi “C’na bere moj Megi?” ishte per mendimin tim, me i sinqerti qe Lame ka shkruar, duke e treguar veten “lakuriq”.
Nejse.
MOZA, te lutem jepi me teper hapesire LUMES. Mos e fut ne sirtar, sepse ndersa ti ben komente goxha intelektuale dhe te edukuara, kemi nevoje edhe per spontanitetin e cinizmin theres te LUMES.
29 January 2008 @ 11:02 am
Z. Lame,
until then HAVE FUN.
ralle e per mall kur “peshty” ngandonje here tek peshku, kam pasur interes ti lexoja ato qe ke shkruar. dhe deri ne fund disa here sepse kjo ndodh shume ralle, mqs shume gjera ketu tek peshku nuk jane as per tu mare parasysh.
kam respekt per kendveshtrimin tuaj, dhe per ironine therese me shume.
ehste interesante ti shohesh gjerat sic i she ti dhe sigurisht qe u hap nje dritare te re shqiptareve te bere “krunde” me kohe.
mos u mer kot me apologji nga shqiptareve.
nga ata mijra qe te lexojne, vetem disa qindra te marin vesh, dhe nga ata vetem dhjetra kane per tu hyre ne pune ato qe thua. tamam fare njady vetem mund tua besh kete apologji.
shih te i besh gjerat me mire po tu dha rasti, por dhe po nuk tu dha se ne fund te fundit je aty, brenda ne oficine ose rotull saj.
kur te arijme ne stadin tend qe ta vrasim mendjen per atdheun biologjik, do ta shohim me thelle apologjine tende
29 January 2008 @ 11:34 am
Madje une do te shtoj qe ti Z. Lame (apo shoku Lame, si te te pelqeje) duhet t’ia besh kete apologji vetem Vetes Tende dhe Cluephone-it. Sepse sipas matematikes alogjike te Cluephone, tamam fare vetme ju te dy e meritoni kete.
29 January 2008 @ 11:53 am
Me pullat c’u be o Lame?
29 January 2008 @ 12:41 pm
Fort i ndercem zotni Tirons,
Meqe me pyet per pullat po te gjegjem. Sa bere gje ti qe je ne Gjrmani aq bene edhe keta zyrtaret ketu. Mora vesh qe bene nja dy mbledhje ne Drejtori, u zune me njeri tjetrin, po e lane me kaq se, per ti ribere pullat duhej te paguante dikush per ato qe u bene gabim. Me sa di, edhe Fiksi po ben nje emision per kete pune. Kaq pe kete.
Sa ju takon te tjerave, e kam vene shpirtin ne paqe dhe shkruaj si te me vije, se jam i bindur qe sikur edhe te zbres Henen ne Toke, ca do gezohen e ca do thone se vertet e zbriti po na ngriti ca pluhur.
Se ja, shikoni ju brenda kesaj faqeje, Cluephone nga Japonistani thote se e kam mire, ndersa Lumja nga Arnautistani me thote qe nuk ja rruaj dot!
Faleminderit te gjitheve
Artan
29 January 2008 @ 12:50 pm
Do te te kishte shkuar me shume te mos e korrigjoje, lumemadhe: “Te leverdis ta mbash keq me mua” eshte me apeluese se me nje “s” perpara.
mes TM-ve dhe adhuruesve te fabulave. Beteje e humbur po nejse, nje rezultat e arrite, madje dy. Nje se nxehe te panxehshmen, dhe dy se e nxehe aq keq, sa e detyrove te te tregoje dhembet serish :D)
Tani, ti zoti Lame mire ben qe ben autokritike. Mire ben edhe qe na lumturon peshkun ne fabulat e tua (perca e sundo
Perpos kesaj, mire ben edhe qe perifrazon, ne kundershtim me koleget qe gjithcka e shesin si te tyre.
Akoma me mire ben qe rastis te vish duke sjelle me vete perfundime qe prej kohesh nuk i degjojme.
…dhe me mire akoma do te kishe bere te thoje troc: “po mundohem te mbush mendjen e tru-peshqeve” e ta postoje shkrimin direkt ketu.
Mire, mire, dihet se “Shqipi” ploteson shperblimin qe nuk jep peshku, po pa nxitjen e tij, autokritika jote do te ishte shtyre per kush e di se kur.
Te fala e te mira nga te gjithe kusherinjte e Lumes
Shendet dhe inati t’u shtofte (per mire)!
29 January 2008 @ 1:00 pm
Rrofsh o Lame! E them me zemer
Sikur ti paguajme ne ato pulla, a do i hiqnin ata dallkauket te pakten? Une psh do isha gati ti jepja nja 500 euro. Po u bo gjo, na co i fjale.
Tung
29 January 2008 @ 1:25 pm
Sikur te gjithe te ishin si Lame,do te ishte shume e lehete te zbrisje Henen ne Toke ,dhe as kush nuk do te thoshte gje per pluhurin.Por kur shpejtesia e injorances ritet ne perpjestim te zhdrejte me ate te inteligjences ,njerzeve nuk u ben me pershtypje pluhuri,mungesa e dritave,ujit,korrupsioni,injoranca etj etj,eshte njesoj si tek,Pinguinet nje liber i A.France kur ata jetonin bashke ne Antarktid,ishin plotesisht indiferent dhe mos koke-cares, nuk u benin pershtypje lakuriqsia e tyre e perditshme,por kur nje,vishte te mbathura-te gjithe kthenin koken dhe beheshin kurioz.,duke menduar po ky c`pati? pse ka veshur te mbathurat?
Artan jetojme kohen e Pinguineve,ne akullnajat e Polit te veriut dhe ate te jugut.
29 January 2008 @ 1:56 pm
O Lame, mos merr persiper gjera qe s’i realizon dot. Skurt, mos u perpiq te dukesh me i madh se c’je e te ndricosh me shume se c’ke mundesi!!!
Askush s’te kerkon te zbresesh Henen nga atje ku eshte. Po ta kesh kete aftesi, atehere urgjentisht PS-ja ku ti aderon duhet te te vere te Pare. Por ku ta shpiem arkitektin e “politikes se re” pa “politikane” e te “dhiates se vjeter” me “hileqare?!
Ti shkruaj e ben mire qe shkruan. Keshtu edhe ato honoraret te “ndihmojne” xhepin.
Ti ben mire qe shkruan, sepse keshtu qeteson edhe shpirtin tend (ne nje fare menyre te shkruarit eshte si shfrehje e dufit qe ke perbrenda), por te pakten mos merr persiper te perfaqesosh te tjeret. A nese dikush ta ka dhene kete tager, une terhiqem e te kerkoj ndjese, por te pakten na sqaro qe filani e filani (mund te jene shume) ta kane dhene kete te drejte.
Te kam ndjekur ne nje debat televiziv para do kohe, ku diskutohej per kinematografine. Ne tere ate panel, ku kishte edhe njerez me kopetente se ty nga pikepamja profesionale, vetem ti na the qe Kinematografia shqiptare paskesha qene e nje niveli te larte!!!
Dhe sec permende ca filma, qe O Zot, O Zot…
Qe ti ke mendimet e tua e qendrimet e tua, eshte plotesisht e ligjeshme. Por s’arrij te kuptoj perse perpiqesh t’u mbushesh mendjen atyre qe s’mendojne si ty?! Aq me teper qe askush s’ta kerkon nje gje te tille.
Ndaj kam pershtypjen se ti o Lame vuan ca nga “deliri i madheshtise”. S’ka gje te keqe ne kete mes, por kjo s’te jep te drejten te na besh te besojme se ti zoteron te verteten absolute.
29 January 2008 @ 3:05 pm
Syri, moj syri ( qe na bere te biem pre e inflacionit, ca nga perceptimi, sa nga ngjyra
)
Le te rrime shtrember, po sikur paaak drejt te flasim do te thoshin se ne shumicen e hereve kur ka qene i ftuar neper panele, Lame zakonisht eshte i vetmi qe flet plot (edhe pse e zgjat ca si shume spjegimin).
Nejse, pikeveshtrime personale keto.
29 January 2008 @ 3:23 pm
t_red,
une s’rri dot shtrember se kam probleme me shtyllen kurrizore pastaj…
…dhe te folurit drejt eshte ceshtje perceptimi e kendveshtrimi…
29 January 2008 @ 3:35 pm
Lame, ti je i hajrit. Vazhdo shkruaj.
Vec per nje gje ka te drejte syri siper : filmat qe permende o burr i dheut na ngecen ne fyt se na e kane nxire jeten per vite me rradhe e sic e thote ai Ypi a ka katastrofa estetike, ndotje psiqike me te medha se te shohesh nje nga ta nga fillimi n’fund
29 January 2008 @ 8:36 pm
Ketu nuk merret vesh me duket…
:D
thote njoni
:( 
Dhe ne tave ta vesh Peshkun…prap do i gjejne i gjo qe s’hahet…
Po halat ku do i cojme ?
C’keni o u rrujt LUMJA….
Shani rrobt,shani prursit,shani ket ngatrestaren qe se …(TM) dhe Ju ka bo PYLL ,shani ne qe kemi a’skemi rrjedhur….
Po me Peshkun xhanem c’keni…Clu Clu Clu …
Lamja mir shkru vallai . Ene i lexushem esht. Po vet e thote qe s’ka per tu pelqy te gjitheve. Masnej edhe ngatrohet me…. (t’hongsha syn e zi)..
….per nje U qe s’do me e VU
Me kujtohet ajo pakenaqesia e qytetareve te qytetit N…kur njerzit vinin nga Kurbeti
-He mo? Cu solli nga jashte ?
-Nje vapor me gjera …po ce do .S’kishte varke?????
29 January 2008 @ 8:53 pm
Tashme Lamja eshte bere i njohur me shkrimet e tija ketu, dhe kjo radiografia shpirterore e tij ketu sikur e plotesoi qenien e tij si gazetar. Shprehjet e tija me te qelluara dhe me te bukura ketu ishin ;
….Sa për atë llafin tjetër se posaqë ke qenë në qeveri, je automatikisht hajdut, mendoj se fitorja më e madhe e hajdutëve në këtë vend është inflacioni i hajdutëve. Që kur se kjo vulë vihet automatikisht dhe të gjithë quhen hajdutë, atëherë hajdutët rrinë rehat, se vulën e kanë jo vetëm ata, por të gjithë….
Une s’kam punuar asnje dite ne administrate/shtet/ e qeveri, por kam pershtypjen se jo te gjithe qe punojne aty, jane hajdute apo abuzojne me postin/detyren.
29 January 2008 @ 8:55 pm
Lamja eshte nder te vetmit qe i ben publicitet Peshkut ne shtypin shqiptar. Dhe per nga menyra e te shkruajturit i afrohet te medhenjve Konica dhe Noli.
Me duket se te gjithe e kritikoni me kot lamen.
29 January 2008 @ 10:24 pm
Lamja nuk ka nevoje ta zbrese henen ne toke,mjafton te jete me pak gramafon i PS.Ka gazetare qe shkruajne e qe shpesh vijne edhe tekpeshku me nivel shume me te larte.Per mua eshte ne nivelin e mediokrit.
31 January 2008 @ 5:29 pm
Pershendetje Lame,
Veteanalizat, autokritikat apo edhe “katharsis” jane nje menyre per te nxjerre dufet dhe per te lare peshen e mekateve qe cdonjeri nga ne ka brenda vetes…, keshtu qe nuk t’i sugjeroj t’i perdoresh shpesh…
-
Sa per te tjerat nje pjese te mire te shkrimeve te tua i lexoj me kenaqesi… megjithese edhe ato nuk kane sesi t’i shpetojne ngarkeses politike, kulturore e shpirterore te vete autorit… ne fund te fundit nuk do ishim keta qe jemi pa keto lloj ngarkesash…