Shqipni e harrume
Shqipëria është rrotulluar në shtrat, i ka kthyer kurizin Perëndimit dhe është dashuruar me Lindjen Komuniste. Posteri paraqet një fshatar shqiptar, të dallueshëm nga jeleku dhe qeleshja, i kapur krah për krah me një punëtor kinez. Kinezi mban veshjen standart të periudhës së Revolicionit Kulturor: xhaketë, pantallona dhe kapeje prej doku të gjelbër. Në krah ai mban një shirit të kuq, që ishte shenja dalluese e Gardistëve të Kuq. Të dy burrat llërëpërveshur, shtrëngojnë midis duarve një libër, në kopertinën e të cilit dallohet portreti i Mao Ce Dunit. Ky libër, që përmbante citate të Kryetarit Mao, u kthye në ato vite në biblën e çdo kinezi dhe ishte i detyrueshëm të mbahej me vete kudo. Ai u përkthye në një mori gjuhësh të huaja, ndër të tjera edhe në shqip. Në sfond të popujve të vëllazëruar, janë vendosur flamujt e të dy vendeve.
Marre nga revista MAPO


3 October 2008 @ 12:26 pm
gjeni diçiturën
3 October 2008 @ 12:27 pm
Me duket se fytyra e fshatarit me qeleshe i ngjan shume Minxhozit.
:D
3 October 2008 @ 12:31 pm
rrofte miqesia midis dy popllave
3 October 2008 @ 12:32 pm
Po dicitura mre cer thote ? A ka nanji qe ban sikur di kinezce qe te na e thotee
Ja dhe nje pershendetje me kenge dashurie per miqesine shqiptare-kineze
Kanga
3 October 2008 @ 12:41 pm
Nje shok kinez po me shpjegon se dicitura thote:
“Të gjithë e kemi nje babë…”
Juaji Mano.
3 October 2008 @ 1:02 pm
E kemi e kemi nje babe.
sa kohe ske bo analizat e ADN-se 
Por nuk dihet mire se kush eshte
3 October 2008 @ 1:16 pm
Mua më bëri përshtypje simetria e dy figurave. Do e kenë matur mirë se mos u dilte kinezi më i shkurtër apo më i dobët se shqiptari. Si dy vëllezër siamez i kanë bërë.
3 October 2008 @ 1:24 pm
Ishte koha kur Enveri Klononte Njeriun e RI shiptar nga prototipi i Njeriut te Ri Kinez.
3 October 2008 @ 1:27 pm
Enver, Mao Ce Dun
Ne Hrushovin nuk e dum!
3 October 2008 @ 1:45 pm
Kush sha kinezet a i sham !
Se fajin kenezet na e kane qe jemi bythgorka ne !
Kina ngre nji rakete berthamore mer por ti cyshesh nji kinez !
Po nuk faj ti PF qe ziheshe per te ba xhiro me biciklete kineze 26 teshe, pa hekur se deri ateher Mifa kishe pa !
Ene mo me thuj qe Mifat ishin me te mira se biçilkletat Yong Jiou, ato qe kishin te vizatum ato gjarprinjte e qe aty nga 78 i hoqen nga perdorimi se ishte teoria e tre bote e vizatum.
Duhet ta lani gojen me pastë dhëmbësh Liu Bi Zhi kur te zini Kinen m`goje.
Kinezkat jane si yje mer !
3 October 2008 @ 1:56 pm
Mos po zihen gje kush te marre fletore, keta ne foto? Se si shume po e terheqin qe te dy…
3 October 2008 @ 1:56 pm
Leni bicikletat, po qumeshtin “Panda” kush e ma men?
3 October 2008 @ 2:04 pm
Si mer kush i ma men ?
Qe mer ku jam ketu i gjalle !
Po bilbilat mer qe mushen Shqiperine ? Sollen Kinezet nje vapor me bilbila se i natarrun me bilbilat e dritareve
Ene gjithe kalamajat me fylla mer .
Po orat Shangai mer !
A qe nuk e degjum shokun Mao dhe shokun Ten atehere !
3 October 2008 @ 2:07 pm
Dy luane ka sot bota-nje Azia , nje Evropa:)
3 October 2008 @ 2:16 pm
Une qumeshtin Panda jo vetem qe e mbaj mend, po bleva para nje jave dy kuti te Euromaxi te QTU. (prodhim kinez)
Vetem se me pas nuk po ma mba me i hap se thojne se kto qumshtat kineze i kane bo me melanine.
Se ca osht melanina vallaj nuk e di, po thojne qe osht helm.
3 October 2008 @ 2:19 pm
Pije mre Liro,
Ku ka helm qi na bo gjo neve.
3 October 2008 @ 2:19 pm
Koth, JE VLERE!!!!
3 October 2008 @ 2:23 pm
Ajo parulla poshte thote: Po te lexosh traktet komuniste si keta te dy dhe ti do behesh pederast si keta.
3 October 2008 @ 2:23 pm
Liro,
Panda mer Panda jo qumesht Bijet Yi Li. Ky a me helm po a qumesht lope ene qeveriu kinez ka fut 27 vete m`burg se bojshin hile ene i hudhshin klumeshtit nga ky helmi per ti rrit artificialisht proteinat.
Tamam si e bejne shqipot qe i hudhin i gja benzinesh per ti rrit oktanet e na pjedhin makinat
3 October 2008 @ 3:42 pm
Gjeni 10 dallimet ndermjet Qerramahmudinit dhe territorit te tij shqiptar dhe Liut dhe territorit te tij kinez.
3 October 2008 @ 3:44 pm
Pyetje:
Kush eshte ai qe ju ka vene duart ne shpatulla ketyre trimave?
3 October 2008 @ 3:58 pm
Kush eshte kinezi nga keta te dy
Vetem mustaqet dhe cullufet e tradhetuan shqipon, se sa per forme fytyre, goxha mire eshte punuar me kete kinezin.
“Costa tlenta tle eulo sinjola” - me tha njera qe po bente matrapazllik mafioz ne itali; se keta qe jane tek rruga e Dibres jane kineze me te afte se ata qe kane shkuar pertej detit
3 October 2008 @ 4:28 pm
le te rroje shqiperia me vellezerit kineze dhe shoket kosovare!
3 October 2008 @ 5:15 pm
Kevin prej jonit.
Na e thuaj te paster, si thohet?
3 October 2008 @ 5:25 pm
Koth, po e mban mend përmendësh dhe atë vjershën për xhaxhi Cenin që rregullote antenat, nga mu e ke i birrë.
3 October 2008 @ 5:51 pm
a ka njeri naj kopje te Furrnaltës?
3 October 2008 @ 6:19 pm
Mëëë… falni mua!
Tani ekzistojne dy mundesi. Ose ky kinezi eshte teper i madh (sa shqiptari), ose shqiptari eshte fare i vogel (si kinez).
Ato dy duart tek shpatullat nuk e di te kujt jane. Mbase jane te PARTISE, por kesaj te fundit i mungoka koka.
[pyetje: Me bejne syte apo poshte majtas eshte qendra e Tiranes (shquaj xhamine e Ethem beut edhe pallatin e operas aty) ?]
3 October 2008 @ 6:20 pm
Pse nuk e sillni nje fotografi te Enverit me mire?! Te pakten te diskutojme tamam dhe jo keshtu si nga Kina. T’i marrim me rradhe qe nga lufta civile dhe vendosja e diktatures pas mbarimit te luftes, dhe vazhdojme edhe me barbarine dhe racizmin e gjuhes standarte te vendosur ne vitin ‘72 dhe me rradhe deri edhe kur formalisht ai sistem ktheu kembet nga dielli.
3 October 2008 @ 6:23 pm
Po qereles a mer Polic, ca dreqin ke qe grindesh ?
3 October 2008 @ 6:26 pm
Jo mer Koth, jam tifoz i debatit, urdheroni mer shoke dhe shoqe te kolektivit, bejeni me qarte deshiren per ta pasur te pranishme ketu periudhen e diktatures komuniste.
3 October 2008 @ 6:30 pm
Po a per qereles mer po te them ! 24 karat a rubrika .
3 October 2008 @ 7:19 pm
ThoughtPolice mirmbrëma!
Thua me 3 October 2008 @ 6:26 pm:” bejeni me qarte deshiren per ta pasur te pranishme ketu periudhen e diktatures komuniste”.
Edhe sikur të donim ta harronim, nuk mund të harrojmë vizitën e suksesshme të kryeministrit tonë me rastin e olimpiadës
3 October 2008 @ 7:36 pm
Në fakt Edoka të drejtë polici. Se atëherë u kemi marrë qinezëve gjithë ato mjete, kombinate, ndihmë teknike, ekspertë, madje kanë shkuar edhe studentë shqiptarë me bursë në Kinë. Unë njof nja dy.
Ndërsa tashi i fundit komunist i Ballkanit në pushtet u lut sumën kinezërisë për një kredi të butë.
Pa lidhje…
3 October 2008 @ 8:37 pm
Si tha vëllai kinez: “Çfarë the ore? Për aq drithë sa thu ti ke nevojë, mua ma hanë minjtë në hambare
3 October 2008 @ 8:39 pm
Gluk, të paktën për respekt të këngës së famshme, ndërroje emrin/nickun.
S’e kuptoj dot që “il ragazzo di via Gluk” të zgjedhë pikërisht atë nick dhe të flasë si për pasnesër.
3 October 2008 @ 8:43 pm
O Edrus,
i historise se popullit vlla kines
dhe popullit liridashes shqiptar.
o ignorant
Kinezi sillte grure me anijen Tirana dhe poshte grurit fuste tanke qe keta trimat tani ja shiten Delijorgjit per skrap.
E ka than Hrushovi mer ate batuten minjve . Ene sipas Ismail Kadarese nuk na solli ma grune Krushuvi dhe Vekja e bleu me flori m`France.
3 October 2008 @ 8:53 pm
E pra. Kinezët kanë atë tjetrën: Një ditë populli kinez pa bukë, populli vëlla shqiptar ushqehet për tërë vitin.
Ajo e Hrushovit ishte në lidhje me politikën bujqësore. Hrrushi thoshte millnje fruta perime se me bukë u mbaj u.
3 October 2008 @ 8:53 pm
Koth, të kërkoj ndjesë për këtë gabim të pafalshëm historik! (shtoji nja dy birra atyre që të kam borxh
).
Kujton se dashurinë për kinezëe e kam sepse kam respekt për ty??? Jo mer dreq, por se e kam edhe vjehrrin që e qan kinezçen
3 October 2008 @ 8:57 pm
Jul, prandaj ju qepën maleve që ti bëjnë si fushat… e mbushën bregun me tarraca dhe agrume, që ti presë dhe ti gëzojë Bollano
3 October 2008 @ 9:00 pm
Ej, po une veten njiha tunxhe di mer e qe do te thote shqip turqeta !
3 October 2008 @ 9:03 pm
Lumidrin, besoj se dialekti eshte nga ana jote. Titullimi “Shqipni e harrume” eshte perpjekja mjerane per te nxjerre kohen e atehershme si kohe prehistorike, gje qe nuk eshte e vertete. Ne shume fusha te ndryshme shqiperia e kohes komuniste ka qene me e perparuar se sa sot psh.. Atehere nuk kishte me analfabete sepse kishte rregull shteteror, flas per analfabetet qe e mbyten shqiperine sot. Kjo verehet deri ne piedestalet me te larta te shoqerise, ate te gazetarise se shkruar! Atehere, kishte nje gjuhe standarte dhe me te perparuar se sa ajo qe po na mesoni tani cdo dite ne rruget e Tiranes. Gjithsesi nuk kam nostalgji per ate kohe, kam vetem nje problem me shtremberimet qe i behen historise kur i referohemi…kevinjon
3 October 2008 @ 9:34 pm
Mao Ce Duni ka vdekur njei dite me nandajen teme.Ku na u gjet tan ky hall -thote daja…Me na gjet k’ta dy gazepe n’nji dite
3 October 2008 @ 9:42 pm
Pas 100 vjetorit te kumandantit, ç’fare pervjetori po “festojme” xhanem, t’a mesojme dhe ne ?
Jo per gje, por Komunizmi po kthehet ne mode kohet e fundit qe kapitalizmi po tregon shenja krize - media ka rolin e saj ketu : pas Nexhmijes, presim te jape interviste Ramizi dhe Hysni Milloshi
3 October 2008 @ 9:57 pm
Ske ca meson o Taq, nuk mesohet me force; kudo qe shkruan tregon nje nevoje per thiamine (vit B1), si ato qe sillnin kinezet njehere e nje kohe
3 October 2008 @ 10:34 pm
Varja Verit se iku ia cofi bashke me sistemin komunist dhe nuk kthehen me, po na thuani ndonje lajm me teper per kete.
Ka dhene gje TV per kete lajm, apo akoma vazhdon transmeton ate gruan e bashkise me reklamen per Tirana Rocks?
3 October 2008 @ 10:42 pm
Dale se edhe une e kam mesuar si bashkimsovjetikshen edhe kineszcen dhe ajo dicitura thot:
Lindja skuq dhe ndricon
Maceduni n’ Kin’ jeton
Sa lark Tirana nga Pekini
o shoke medet medet
Kur ishim miq me Jugosllavet, mesova jugosllavcen, me pas mesova bashkimsovjetikcen, me pas kinescen, fshehurazi nga skupidhicat e Partise mesova hitalancen dhe tash se fundi kam mesuar anglicen. Kam pare e s’kam pare por gjuhe me te rende nga peshkopicja kurre nuk me kishte bere vaki. Pasi fjetem nje nate ne shtepine e nje shoku te vjeter ne Peshkopi, e ema na keshilloi te rrinim edhe ca se …….., aturashaj.
Kush e perkthen ate fjale, i lumte!
3 October 2008 @ 10:46 pm
“”"”"Më shumë sesa vendosjen e një standardi politik, ai synon shkatërrimin e një politikani, duke riprodhuar kështu vazhdimisht berishëra, si në pushtet, ashtu edhe në opozitë”"”"”
:)
Pse mer Blend …?
S’te mjafton Mixhizmi ty ke Peshku…. ? Apo e ke vjedhe dhe e ke paraqite Berishizmi
Berishizem eshte term Bathorshe ndersa Mixhizmi eshte term Gerdecshe..
E kutpo apo JO , qe ne e kemi kuptu me drejt se Panorama
Keshtu qe s’ka lidhje me Kinezet Berishizmi …pranej hec ke nai teme tjeter
3 October 2008 @ 10:53 pm
Nje detaj nga fotografia,ai fshatari duket si i veriut ,me mustash dhe me qeleshe,si malsor me duket mua ,pse keshtu ?
3 October 2008 @ 10:57 pm
Nuk është aspak. Çdo krvë te cepi i pallatit mund të të thotë se tani psh ora është 12.55.
Ti do revoltohesh se të tha orën? Apo se ajo është krvë? Po shteti i nderuar është burdello, nëse nuk e kishe dit.
Ke harruar më duket këta që vuajnë sot. Shpirt kanë të gjithë.
3 October 2008 @ 11:01 pm
Burri me qeleshe me duket fshatar tipik i Shqiperise se mesme.
3 October 2008 @ 11:07 pm
Ke te drejte idris, edhe mua me vjen keq per minatoret. Mos harro qe ne kohen tende dhe te revolucionit kulturor, vetem po te mendoje te beje naj demonstrate (se per t’a bere s’arrije kurre), perfundoje ne litar ose ne Qafe Bar.
3 October 2008 @ 11:56 pm
Kinezi tirnoci i vjeter ..
Po kinezet kane hap bisnes ne Tirone ,dale dale kur te mbushet shqiperia me kinez,Kina sot eshte superfuqi ,mer daj ju shani kinezet… lene lene cer ka bo ai Enveri ,..se edhe me kinezet u prish ,ja tani do te ishim si do ishim,shume mire do ishim
4 October 2008 @ 7:54 am
Ky piktori, kinez ka qene?Se e paska shartuar kinezin me europian
I ka hequr ca kokalla fshatarit dhe ia ka veshur kinezit… nderkohe qe fshatarit i ka dhene te njejten shprehje “te pafajshme” kineze

Po ti shikosh me vemendje, kane te dy te njetjen shprehje te embel sysh
4 October 2008 @ 2:05 pm
Kjo ktu eshte e paarritshme fare :
http://www.youtube.com/watch?v=gl8xQmOmJhM
5 October 2008 @ 2:45 am
Ore kasap
ose fshires!
se kuptoj te kujt ?
Une nuk jam megafon qe te ruash vetem ato qe jane pluse per ndonje paragjykim
Tregohu reciprok ose ruaj standarte te barabarta…Mos ler gjera pa kuptim.
E c’kuptim ka te me pergjigjet ai me lart kur une s’figuroj te kem kembyer me te bisede per problemin ???????????
5 October 2008 @ 9:33 pm
Fjalet jane te Kryatarit Mao.
Dy fjalite e para jane vargje nga nje poet i lashte kinez:
“Kur ke nje mik te vertete matane oqeanit,
Edhe ne qiellin me te larget ndihesh si mes fqinjsh.”
Ne fjaline e fundit, Kryetari Mao thote:
“Edhe pse populli shqiptar ndahet nga populli kinez nga shume male dhe dete, zemrat e tyre jane te lidhura.”
7 October 2008 @ 8:16 am
Vëllazëria sllavo-kineze?
11 October 2008 @ 3:12 am
kemi shok e miq ne ket bote

qe ndonese larg i kemi,
posi komshinj te mire jemi.
Mao Ce Dun