Identifikohu



Regjistrohu

Shqipja dhe gazetaria

Kush po e vuan më shumë lajthitjen e të dyjave? Dëshira për sensacion, hapësirat e pakta për të shprehur lajmin(edhe kur nuk është i tillë) dhe marrëdhëniet imorale që kanë prirje të kenë shqip-shkruajtësit me gjuhën e tyre, e kanë kthyer leximin e shtypit në një makth të çmeritur gjuhësor.
Kryetituj dhe tituj që të bëjnë t’ju kthehesh disa herë. Fillimisht për të kuptuar se ç’ka dashur shkrojtësi të thotë me të. Sërish me kokën sa në njërin krah në tjetrin, në mundimin për të kuptuar nëse fjalët janë renditur gabimisht ashtu. Pastaj një nënqeshje e dhimbtë për gjysmë-fjalët e prera. Dhe në fund një shije e hidhur zeheri që të lë çorba e shqipes së gatuar nëpër shtypin pambuk.
“MASH, jo futjes në universitete të humbësve me mesatare mbi 8” thoshte njëra ndër gazetat e përditshme në faqen e saj të parë. Po të mos ndiqje lajmi tjetërkund për të kuptuar se është kërkuar që studentëve me mesatare mbi 8 që nuk kanë fituar asnjë degë t’ju jepej edhe një shans me kuotat e lira, vështirë se lajmi do të kuptohej nga titulli apo edhe nga shtjellimi i artikullit që ishte shëmbëlltyrë e denjë e tij.
Nga kaosi me arsimin, në një tjetër faqe të parë shqiptarët ndeshen me tituj “spektakolarë”, tamam si mendjet e atyre që i prodhojnë dhe botojnë ato për të shitur divorcin e tyre me shqipen dhe përgjegjësinë ndaj saj, më tepër sesa lajmin, informimin dhe opinion-bërjen për të cilat as që kujtohen ndonjëherë.
“Harakiri në parkun Rinia”!!!
Goxha mënyrë për të nxitur gjithkënd me luhatje delikate. Shkëlqyeshëm. Djegia e vetes me benzinë në mes të Tiranës e paska emrin “harakiri” dhe të gjitha mediat flasin për ty. O burra nëpër karburante. Ky “harakiri” duhet të jetë patjetër gjë e mirë!
Si mund ta mendojnë tjetër lexuesit me aq pak vjet shkollë sa nuk e dinë as që harakiri është aziatik, as që benzina nuk është emrin japonez për të, e as që vetëvrasja nuk është publicitet apo burim i pashtershëm lajmi.
Përdhunimi i shqipes vazhdon në masë, hapur, në publik dhe me shumë krenari. “Në burgje 75% e të dënuarve me hepatit C”. Vërtet albanologët mburren me trajtat e shumta dhe hapësirën që të lë shqipja për të shprehur pesë ide me tre fjalë, por në rastin e mësipërm, ngado që ta kthesh fjalinë, vetëm pasi lexon lajmin merr vesh se nuk bëhet fjalë që 75% e të sëmurëve me hepatit C janë futur në burg. Jo! Lajmi qenka se 75% e të burgosurve na qenkan me hepatit B. Ama deri sa të hapësh faqen 9 për të cilën reklamohet lajmi, ke kohë të mjaftueshme për të lënë të lirë habinë dhe keqardhjen se përse të sëmurët me hepatit po përfundokan në masë kaq të madhe në burg.
Shfaqja vazhdon: “Shehu i PD, Braces”Je mi halesh” Opozita braktis kuvendin”.
Partia Demokratike ngeli pa prapashtesë në këtë dhunim të së drejtës së saj për të pasur një të tillë, si pjesëtare legjitime e gjuhës shqipe. Thonjëzat janë dërguar me pushime. Kryeradha ka humbur në trashësinë e efektit që ka dhënë deklaratë-bërësi dhe vendimmarrësi për ta botuar atë të tillë në mesin e faqes kryesore të politikës në njërën nga të përditshmet më të shitura në vend.
“Zgjedhjet, Berisha përshëndet Ukrainën dhe zonën 31”. Ç’farë koincidence! Edhe Ukraina paska zgjedhje në zonën 31 javë. Tamam si në Tiranë. Sa mirë!
Oh, apo u bëka fjalë për dy gjëra të ndryshme. Fjalët “zgjedhje” dhe “Berisha” janë parë si emëruesi i përbashkët i mjaftueshëm për të sjellë nën të njëjtën ombrellë Ukrainën dhe zonën 31. Titulli i zgjedhur, më shumë se zgjidhje për të dalë nga situata, është futje në morinë e xhevahireve të pashpresë që qëndisen mediave tona.
Tituj të tillë vihen re plot në një monitorim sado të vogël që mund t’i bësh një apo dy gazetave dhe po kaq televizioneve. “ Arsimi është ndotur, reforma vrau besimin”(besimi në këtë rast nuk është emër njeriu), “Fluks në Agjencinë e pronave, digjen shumë të interesuar” (nuk bëhet fjalë për viktima, jo). “ A duhet t’i lënë imunitetin deputët” (po, po saktë e lexoni. Deputët, jo deputetët. Nuk bëhet fjalë për lapsus që u shtyp njëherë dhe u kopjua gabimisht. Ishte pyetja e sondazhit të një televizioni që e nxori për minuta të tëra këtë xhevahir në ekran).
Të tilla mbajnë përditë në gagarisje lexuesit e shtypit, që vështirë të merret seriozisht për kazmën që i ka vënë shqipes. Thjesht sepse askush nuk duket të jetë i fuqishëm mjaftueshëm sa për ta ndaluar këtë inkuizicion triumfator që po i bëhet gjuhës në zhdukje. Kjo fosile e gjallë lashtësie po shpërbëhet nga tituj të tillë, nga përdorues të tillë, nga shpallës të tillë vrasës të vijimësisë së saj.
Media dhe gjuha. Bashkimi ku u kryqëzua pa turp, pa dhimbje, pa shpresë vdekja e shqipes së mirëfilltë.
Pa një redaktor gjuhësor prej vërteti, pa njohës të mirë të shqipes dhe simptomave të saj, pa abuzuesit e kësaj gjuhe që nuk i ka mbetur pikë imuniteti, shqipja mediatike rrezikon të kthehet në plang-prishësen fatkeqe të atyre që nuk dinë ta kenë, por vetëm ta dhunojnë atë.

Nga t_red

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

56 Komente »

  1. Lumja thotë:

    23 Tetor 2007 @ 10:15 am

    Jo jo t_red, ca thu kshu ?
    Ti e di ate qe qellimi justifikon mjetin.
    E pra mjeti eshte shqipja e bastarduar. Qellimi eshte ……. leje fare
    Si mund tja shpelash trurin miletit me nje shqipe korrekte dhe etike gazetareske ? No way!
    Nuk eshte ke gjuha problemi, po hic fare xhanem.

  2. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 11:08 am

    Kaq e veshtire eshte per gazetat ne shqiperi te punesojne part-time nje mesues te gjuhes shqipe??
    Ky mesues (apo pedagog) mund te kontrolloje dhe te mbaje pergjegjsi per shkrimet para se te dalin ne gazete per publikun e gjere..
    Nje investim kaq i vogel mund te kontriboje dukshem ne rritjen e nivelit..
    Une mendoj se eshte injorance koke e kembe!! Nuk mendoj se kane aq tru sa ta bejne qellimisht.. “Plain and simple ignorance”..
    “Media dhe gjuha. Bashkimi ku u kryqëzua pa turp, pa dhimbje, pa shpresë vdekja e shqipes së mirëfilltë.”
    Sa e vertet :(

  3. klodi thotë:

    23 Tetor 2007 @ 12:03 pm

    t_red , shkrimi jot eshte realist ……edhe un kam publikuar per probleme te tilla te shtypit .
    Mendoj , ves kesaj , qe ti e paraqet shum te cunguar problemin.
    te shpjegoj pse:
    ti shkruan “fraza e fjali te mara nga shtypi” dhe ketyre i atribuon vetem nje problem : te shkruajturen keq . Ke shum te drejte sepse eshte e vertete.
    Un mendoj qe nuk duhet ndaluar vetem tek “drejtshkrimi” apo “bukur shkrimi” . Shtypin tone po e mbysin fjalet e “huaja” , shtypin tone po e mbysin “gazetare” te dal nga miqsia , leku etj etj . Gazetaria pelqen te jete nen “shah” nga njerez me pushtet , edhe pse e kane ne dore ato “gazetaret” nese duhet te jene te varur apo jo.
    Sic thash me lart , nje nga problemet me kryesore ne shtyp dhe media , jane fjalet e “huaja” ….

    Ps ; edhe ti t_red , ke ber nje gabim te tille lart . SENSACION nuk eshte fjale shqipe , por fjale e shqiptarizuar !!!! SENSACION ne shqp do te thote “ndjeshmeri” ……….ndoshta do ishte edhe me e bukur fjalia po te prodorje “ndjeshmeri” sesa “sensacion”

  4. Irisi thotë:

    23 Tetor 2007 @ 12:36 pm

    Une mendoj se fatkeqesia e shqiptareve ne kete moment eshte se nuk kemi identitet.(une kur flas per shqiptaret s’flas dot per ATA). Akoma rendim drejt Amerikes, drejt NATO-s, drejt modelit italian, drejt modelit amerikan dhe detyrimisht nuk mund te ndertojme asnje gje te sakte.Normale qe perdorimi i fjaleve te huaja , na duket si nje hap me afer Amerikes.Eshte me interesante nje :What’s up! sesa nje C’kemi! Eshte me interesante fjala SENSACION sesa fjala BUJE (klodi:)).Gjithshka behet me interesante , mjafton te mos jete SHQIPTARE. Mjafton te shikojme si u drejtohemi te huajve ne Shqiperi,sikur jane jashtetokesore, dhe sa habitemi kur kuptojme qe kane vese njesoj si ne: “UAAAAAAA! Hengerka dhe italiani mishin me duar! ” . Kjo ndodh sepse ne kemi nje mendim aq te keq per shqiptaret, sa gjithshka na duket me mire.Kemi ndrydhur identitetin shqiptar sepse duam te jemi si na do Amerika ( dmth ashtu si ne mendojme qe do ishim te pershtatshem per Ameriken, pastaj sesi eshte ky modeli asnje s’e di me siguri).Patjeter qe eshte e rendesishme te hyjme ne NATO per arsyet e veta, po eshte me e rendesishme te dime te themi JO kur na mohohet qe kemi aftesi te vendosim per gjera qe na perkasin vetem neve. Kjo perfshin te gjithe shqiptaret: qe nga femijet qe me pare mesojne anglishten sesa shqipen -fundja me anglisht te hapen te gjitha dyert-(cilat dyer!!!), deri te politikani qe dhe kur vjen anglezi me injorant , por VIP, del e pret e i shtron banket.Rrime dhe presim, jemi mesuar tani te gjithe, rrime dhe presim te na hedhe kocka Amerika, ne pritje te kockes se madhe qe do na shpetoje, ne rrime Gati-tu! Si qenushat! Nderkohe ,rrahim uje ne hava, flasim per futboll, per luften ne Irak, per VIP-at, lozim Bingo, pime ndonje kafe, ka ndonje qe shkon ne pune se s’ka ca te beje tjeter, 8 ore fundja ça jane, kalojne shpejt duke lyer gishtat dhe duke pare nga dritarja: Uff, qenka dhe kjo dosja per tu shqyrtuar, po do i them te vije pas nje jave, se s’qenkam ne qejf sot!
    Ne te gjitha keto GJUHA SHQIPE, eshte vetem nje detaj per mendjet e njerezve, ne daç e meson , ne daç s’e meson.Fundja ne Amerike s’flitet SHQIP!

  5. Irisi thotë:

    23 Tetor 2007 @ 12:43 pm

    Harrova abetaren e re te klases se pare: Nje dite pashe fletoren e nje femije ne klase te pare.Kjo menyra e re e mesimit te shkronjave ishte per te vene duart ne koke.Ne fillim kishin disa objekte dhe shkruanin me shkronja te medha fjalen per secilin objekt.Femija kishte disa faqe mbushur me te tilla fjale, ne te cilat mesuesja i kishte vene 5 a 6 :Te lumte dora e vogel! Deri ketu mu duk normale.Keshtu benin dhe me ne ne klase te pare. Fillova te shoh faqet nje nga nje ,aiiiiiiiiiiii : GODA, GUZHINA, GABINA dhe ne fund: Te lumte dora e vogel!
    Po prinderit ???? Ehu, mami po meson anglisht:D
    Kete shembull e kisha per dike me siper qe tha: Pse s’punesojne nje mesues te gjuhes shqipe?. Jemi te sigurte qe mesuesit e gjuhes shqipe dine te flasin shqip????

  6. Lumja thotë:

    23 Tetor 2007 @ 12:58 pm

    E di cbejne te farefisi im Iris, gjasme si shkolledashes ….
    Kalamaqet klases se pare dhe fillores: shkojne ne shkolle, aiiiiiiiiii, vijne nga shkolla, i merr babi/mami/gjyshi i con tek shkolla tjeter. Shkolla tjeter : nje zyshe private nga ato te qemotit. Atje ribejne mesimin dhe bejne detyrat.
    Pastaj, shkojne ke shpija se nderkohe babi.mami ka mbaru detyrat e veta sipas rastit, anglishten, palestren, end of day ne banken ku punon, ka mbyll dyqanin, ka lene leshte ne lloto sporti, ose ka mbaru kafen me komshijen.
    Une i pyes, more po ne kur ishim ne fillore vete i benim mesimet, detyrat ….
    ooooooo ste le njeri ta mbarosh fjaline, jo po ti se di si eshte shkolla, jo po si jane msusit, jo po ke shkollat private eshte me keq, jo po hajde shikoje njehere ket abetaren e re pastaj fol, etj etj.
    Ctu them Iris, kane dhe ata nje cike te drejte

  7. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 1:00 pm

    Shqipja e vrare ne media m’u duk me shqetesuese sesa perdorimi i fjaleve te huaja (qe eshte nje kuje me vete).
    Klodi, ndjese per pandjeshmerine shqip te fjales “buje” (flm Iris).
    Sa per punesimin e nje mesuesi te shqipes neper redaksite mediatike, Leon, po te sjell nje shembull qe eshte katerciperisht i ngjashem dhe perserites ne cilendo prej mediave ne Shqiperi. Pas ankesave te shumta jo vetem per deformim te shqipes, por edhe per gabime analfabetike ne te shkruarin e saj, nje gazete vendos me ne fund te punesoje nje redaktor. Puna e tij filloi qe nga perdorimi me kujdes i ë-ve (qe une ketu fatkeqesiht nuk po i perdor), deri tek vendosja e sakte e pjeseve te sintakses ne fjali. Puna ishte e lodhshme dhe vrasese per nje pale sy te vetem shtate dite jave, por redaktori i ri e kishte me pasion, punonte me profesionlizem, dhe shqipja e gazetes u permiresua dukshem (flasim per shqipen e shkruar, jo per shprehite apo fjalite e saj). Pas dy muajsh pune, pronari i gazetes turfullonte se gazeta nuk shitej mire dhe duheshin bere shkurtime per pamundesi per te paguar aq shume staf ne redaksi. Shkurtimet u bene. Nga puna fluturuan roja i turnit te dyte dhe…redaktori gjuhesor, si njeri qe zinte nje pozicion “jo te nevojshem” per gazeten, perderisa nuk sillkej lajme aty!!!
    Shumica e gazetave te tjera nuk kane pasur asnjehere redaktor gjuhesor…ose punen e tij e ben dikush qe vete-shpallet njohes i mire i shqipes ne redaksi (nese subjekti sillet per diskutim).
    Shqipja e bisedave, diskutimeve, perditshmerise, nuk mund te shihet si shume kercenuese. Por shqipja e shtypur mediatike eshte shkaterruesja me e madhe e gramatikes, sintakses, drejtshkrimit dhe vete ekzistences se gjuhes sone te bukur. (Po, eshte e bukur, kur nuk e perdhunojne perdoruesit e saj).

  8. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 1:43 pm

    Irisi,
    Shume e drejte c’fare shkruan tek komenti juaj..Eshte mungesa e vetebesimit te te qenit shqiptare… Mungesa e besimit se mund te arish dicka ne jete edhe duke qene shqiptare..
    E kam cituar edhe me perpara ne ne komentet e mia.Jua kane vare ne qafe shqiptareve “tabelen e qitjes” dhe nuk jua lejojne ta heqin..
    Persa i perket shembullit qe solle me duhet te them qe JO cdo mesues i gjuhes shqipe eshte mesues i mire.. Ashtu si ai i matematikes,fizikes,biografis apo historise..
    Personalisht ne 8-vjecare kam pat nje mesuse te gjuhes shqipe qe kur e kujtoj dridhem edhe sot.. Nuk ta pertonte vizoren kokes n.q.s. nuk perdorje rregullat e shqipes si duhej..
    Lexo edhe shembullin qe sjell t_red dhe te shohesh se ka njerez qe jane te afte dhe inteligjent ne shqiperi..

  9. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 2:23 pm

    Bezdia ime me a madhe (sikur me ha buken me duket) eshte nje gazetare tek shekulli (po mbase ndonje redaktor) qe perdor fjalen “Hreforma”. Nuk arrij te lexoj artikujt deri ne fund sepse me ngre nervat.

    Ne vend te dyte vjen shprehja “u dorehoq” (e perdorur edhe tek peshku ndonjehere). Mbase hoqi dore! Mbase dorezoi doreheqjen (akti me te cilin heq dore)!

    Ne vend te trete vjen “u gjet …” (u gjet fajtor - nga anglishtja …) qe ne shqip do te ishte “u arrit ne perfundimin se …”, “u vertetua se…”.

    Ka edhe me keq se gazetaret. Edhe ligjvenesit tane shpresh bejne te tilla gabime.

  10. Andivlora Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 2:30 pm

    As Naimi apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Çabej, nuk kanë qenë ndonjëherë “anëtarë të PPSH”. Atëherë, nga na vjen gjithë kjo përbuzje dhe gjithë ky nënvleftësim për veprën e tyre të lavdishme?

  11. Lexuesi thotë:

    23 Tetor 2007 @ 2:31 pm

    Gene thote : “Edhe ligjvenesit tane shpresh bejne te tilla gabime.”

    Terminologjia juridike ka nje bagazh te gjere fjalesh te huazuara nga latinishtja apo dhe gjuhe te tjera.Kjo vjen si pasoje direkte e asaj qe quhet terminologji internacionale juridike por dhe si pasoje e kopjimit te tekstit te akteve ligjore europiane.

  12. Andivlora Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 2:33 pm

    As Naimi apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Çabej, nuk kanë qenë ndonjëherë “anëtarë të PPSH”. Atëherë, nga na vjen gjithë kjo përbuzje dhe gjithë ky nënvleftësim për veprën e tyre të lavdishme?

    ROBERT SHVARC

    Nuk ma do mendja se më përket vetëm mua që t’ua kujtoj bashkëkombasve të mi, se gjuha është identiteti i një kombi, pasaporta e tij, me të cilën ai paraqitet në botë. Kjo është thënë dhe stërthënë, është vërtetuar dhe stërvërtetuar. Megjithatë, një rikujtim i kësaj të vërtete absolute nuk do t’i bënte keq një pjese mjaft të madhe të asaj “armate” të pafund gazetarësh dhe gazetarkash, të cilët, me një arrogancë, mendjemadhësi dhe mospërfillje skandaloze, po e përdhosin përditë e më shumë, thuajse në të gjitha mediat, gjuhën tonë të bukur dhe unikale amtare. Ndoshta ata nuk e dinë se ka kombe (dhe jo vetëm një e dy, por disa), të cilët gjatë mijëvjeçarit të tërë e kanë ruajtur brez pas brezi gjuhën e tyre, të folur dhe të shkruar, duke i bërë ballë në mënyrë të admirueshme asimilimit apo shfarosjes dhe përndjekjeve nga ana e fqinjëve të tyre pushtues dhe oreksmëdhenj. Dhe, për fat të mirë, njëri nga këto kombe është edhe kombi shqiptar. Gjithashtu, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh të vetëkënaqur (nuk kam si t’i quaj ndryshe ata që, madje, me “fakultet” filologjie apo gazetarie) nuk kanë as njohuritë elementare të gramatikës, morfologjisë, sintaksës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pastaj (a s’është për të qeshur?!) dëgjojmë gjithandej, se filan fëstëku “zotëron” tri a katër gjuhë të huaja, të cilat “i than” me gojë e me shkrim! Si ka mundësi, si i ka mjaftuar koha dhe vitet e pakta që mban mbi kurriz “ta thajë” anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezçen, - kur nuk e zotëron ashtu siç duhet as gjuhën e vet amtare, ndaj së cilës ka edhe një përgjegjësi tjetër morale dhe etike sepse me atë pretendon të nxjerrë bukën!!!

    Snobizëm dhe dritëshkurtësi

    Unë, që jam ulur t’i hedh në letër këto radhë, jam shumë i mllefosur. Jam i mllefosur, i mërzitur dhe me gjak të prishur, ndonëse këto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rënduar shëndetësore, sepse prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien… Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte, për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, e cila ishte dhe është dashuria ime më e flaktë. Pra, që të kthehem te thelbi I çështjes: A e ka dëgjuar ndonjëherë ky brez i ri i “njerëzve të penës”, se në vitin 1972 është mbajtur në Tiranë “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhës së njësuar letrare shqipe”, kongres në të cilin kanë marrë pjesë dhe e kanë miratuar edhe vëllezërit kosovarë, madje duke qenë nën thundrën e rëndë të serbëve?! Fakti që ata, ndoshta nuk kishin lindur ende në atë kohë, nuk do të thotë kurrsesi se historia e Shqipërisë fillon pas lindjes së tyre, nuk do të thotë kurrsesi që ata të lejohen të bëjnë diellin dhe shiun dhe të fshijnë, madje, veprën e lavdishme dhe plot sakrifica të Rilindasve tanë të mëdhenj! Në emër të cilit “mision iluminist” veprojnë kështu? Në emër të modernizmit, të snobizmit, të dritëshkurtësisë! Apo (siç dëgjojmë shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkëj mbajtur në epokën e PPSH dhe tani duhet të konsiderohet i paqenë, tani gjuha duhet t’u përshtatet kohërave moderne, duhet varrosur përgjithmonë parimi fonetik i shqiptimit të emrave, duhet të mos respektohet fare lakimi i emrave në rasat emërore, gjinore, kallëzore, dhanore etj., duhet të huazohen modelet e anglishtes apo të italishtes, sepse janë gjuhë më dinamike, më elastike, më praktike se ajo jona?! Me sa di unë, as Rilindasit tanë, patriotë të kulluar, as Naim Frashëri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Çabej, pra, e gjithë ajo plejadë që i vuri themelet e shëndosha gjuhës shqipe, nuk kanë qenë ndonjëherë “anëtarë të PPSH”. Atëherë, nga na vjen gjithë kjo përbuzje dhe gjithë ky nënvleftësim për veprën e tyre të
    lavdishme?

    Rreziku që kërcënohet

    Dëgjojmë, për shembull, spikerët e TV-ve dhe të radiove si edhe gazetarët e medias së shkruar të thonë apo të shkruajnë pa të keq:
    DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJE GRUSHT I RENDE PER BIN LADEN (dhe jo: NJE GRUSHT i RENDE PER BIN LADENIN); PAUELL DO TE
    TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TE TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund të vazhdoja me qindra e qindra shembuj të tjerë, por besoj që edhe me kaq kuptohet se ç’dua të them. Pra, sipas kësaj logjike brilante, gjoja për hir të ruajtjes së origjinalitetit të emrave, na u dashka të themi e të shkruajmë, për shembull: KAM NJE TAKIM ME SKENDER (dhe jo: KAM NJE TAKIM ME SKENDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANEN)! Nuk kam si të mos ndalem edhe te përkthimet e filmave të huaj, subtitrat e të cilëve kullojnë nga idiotizma të pashembullta: ata janë të mbushur me konstrukte krejt të huaja për shqipen; dialogjet përkthehen mekanikisht fjalë për fjalë, duke mos e dhënë forcën që duhet të ketë një dialog dhe, thuajse githmonë, ndër ta gjen gafa të tilla, si: TI E DI SE ÇFARE NDIEJ PER TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PER DARKE? Pra, i njëjti personazh kalon në të njëjtën frazë nga njejësi në shumës. Po emrat e personazheve? Ata jepen herë në origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herë me parimin fonetik të shqipes. Nuk dua të ndalem fort gjatë as me zëvendësimin përmbytës të fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, sepse për këtë problem ka vite që bien daullet, por askush nuk do t’I dëgjojë. Këto fjalë janë p.sh të tipit MOMENTI (në vend të: ÇAST); EVENIMENT (në vend të:
    NGJARJE); GJENERATE (në vend të: BREZ); AGRAVIM (në vend të: RENDIM); APERTURE (në vend të: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikë se, në vazhdofsha t’i rendis këta xhevahire, do të mbushej një fjalor i tërë me titull: “Fjalor i gjuhës moderne shqipe, I pasuruar me rreth 20.000 fjalë të gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht etj.”. Jam i bindur se gjuha jonë shqipe nuk ka as më të voglën nevojë për kësilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vërtetuar shumë e shumë herë se është në po atë lartësi të gjuhëve të huaja të ashtuquajtura “të mëdha”. Shtetet e mëdhenj mund të kenë me dhjetëra e dhjetëra dialekte, por kur vjen puna për gjuhën zyrtare, përdorin vetëm një gjuhë të njësuar. Atje, çdo fëmijë I fillores e di fort mirë se ku duhet ta verë edhe presjen, pale t’i lejohet të bëjë gabime trashanike gramatikore… Shqiptarët pak se i ka zënë e keqja e madhe që fëmijët e tyre të shpërndarë nëpër botë, të moshës shkollore apo të porsalindur, nuk do ta mësojnë ndoshta kurrë gjuhën amtare - por tani I kërcënon edhe rreziku që, në vetë vendin e tyre, të flasin një gjuhë të bastarduar!

    Apel për të gjithë

    Së fundi desha të theksoj që, edhe nëse gjuhëtarët tanë të shquar nuk janë në mes nesh, nxënësit e tyre të denjë janë ende gjallë. Prandaj dëshiroj t’u drejtoj një apel të gjithë mësuesve të të gjitha kategorive të shkollave, të gjithë trupit pedagogjik të universiteteve tona, Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhësisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës që të japin kushtrimin dhe të mos e lejojnë më tej masakrimin e gjuhës shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opinionin e tyre, përpara se të jetë tepër vonë, përpara se ky masakrim të sjellë me vetë pasoja të paparashikueshme! Në qoftë nevoja, mund t’i drejtohet një peticion edhe Presidentit të Republikës apo Kryeministrit për ndërmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqësisht, në këtë vend të bekuar, ku demokracinë ende e ngatërrojnë me anarshinë totale, vetëm gjobat i sjellin në vete disa kokëbetonë, që më kujtojnë tri vargjet e paharruara të Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda të shpëtoj,/ Me gjakun tim ushqeva çimkat,/ Por kokën ma hëngrën mediokrët!

    (Autori ishte një nga përkthyesit më të rëndësishëm nga gjermanishtja në shqip)

    Shkeputur nga albasoul

  13. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 2:42 pm

    Lexuesi thotë:
    23 Tetor 2007 @ 2:31 pm
    Gene thote : “Edhe ligjvenesit tane shpresh bejne te tilla gabime.”

    Terminologjia juridike ka nje bagazh te gjere fjalesh te huazuara nga latinishtja apo dhe gjuhe te tjera.Kjo vjen si pasoje direkte e asaj qe quhet terminologji internacionale juridike por dhe si pasoje e kopjimit te tekstit te akteve ligjore europiane.
    ——————————————

    Ose si pasoje e studimit ne vende te tjera apo teksteve te perkthyera keq.

    Pa u lodhur shume, hap fletoren zyrtare te fundit dhe lexo nga fillimi. Eshte nje vendim i gjykates kushtetuese.

    “… interesi i kerkuesit eshte I LIMITUAR vetem ne…”
    LIMITUAR?! Mos duan te thone KUFIZUAR?

  14. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 3:22 pm

    gene, join the club! Eshte vertet shume e veshtire t’i shkosh deri ne fund nje artikulli. Ne mos per ato fjalet e cuditshme, eshte patjeter per shkak te perseritjeve acaruese qe iu behet fjalive te shkreta qe jane shumica te sakatuara e pa asnje mesazh brenda.
    Andivlora, flm qe e risolle shkrimin e Shvarcit. Kam nje koment te gjate per te, por do te devijonte lexueshmerine.

  15. john thotë:

    23 Tetor 2007 @ 3:31 pm

    teksa pajtohem me nje pjese e shkrimit,me duket se ai qe e ka shkruar nuk paska lexuar ndonjehere Nju Jork Post apo gazeta te tjera te perditshme ne perendim.Menjano keto superseriozet qe i perkasin Elites dhe qe e kane shitjen te garantuar te tjerat kesi titujsh perdorin dhe ne ShBA.Kur Pavaroti nuk u shfaq ne Operen e Nju Jorkut,NJu Jork Post ne faqe te pare vuri titullin Fat Man Can’t Sing.S’behet me keq se kaq.

  16. bledi thotë:

    23 Tetor 2007 @ 3:47 pm

    Jane ca fakultete qe u bene gabim qe ne fillim,ose u vendosen gabim ne sistemin e edukimit, sic jane gazetaria, sociologji etj

    Me pare shume nga keto dege ishin specializime ose dege pasuniversitare, ose po ta krahasosh me sistemin amerikan, pasi mbaron nje shkoll te larte me pare, e pastaj vete per degen e gazetarise.

    Kjo kuptohet qe mire, se kualifikoje e zgjidhje nga ata qe kishin mbaruar shume mire e ne deget qe duheshin, e kishin krijuar njohuri nga studimet universitare, pra nuk ishin zero, e mbi keto njohuri te krijuara, mirnin artin e gazetarise qe te dinin si ti shprehnin e punonin ne media, e ishin njerez te formuar e me kapacitet.

    Sot nuk e di, po shkolla per gazetarine me eshte dukur teper siperfaqesore, e ka pjell gjithe keta njerez medioker, te cilet pas shkolles se mesme, qe e dime si eshte, vene ne fakultetin me te lehte, gazetarine, e pas kesaj keta njerez, pa pike mbushje me edukim, duan te drejtojne debatin e opinionit publik.

    Kjo ka mbjell mediokrit me diplome, qe shume nga shkrimet e tyre i analizojme ketu, pasi nxjerrin diplomen e gazetarise, po keta njerez as kane njohuri fare per te analizuar tema te caktuara, e jane teper te cekte.

    Kjo dhe per ca dege te tjera qe dikur qene specializmime ose dege pasuniversitare, pra para se te veje te to duhej te kishe nje edukim universitar, dhe ato dege zgjidhnin nga studentet qe kishin mbaruar me mire ne universitete.

    Shiko shume diskutime qe bejme ketu, mbi baze te ca opinionisteve gazetar, te cilet jane teper medioker ne shkrimet e tyre.

  17. Odysseus thotë:

    23 Tetor 2007 @ 3:50 pm

    Mos shko aq larg. Kemi edhe ketu nje ish-hoxhe kosovar nga Kavaja qe fut nga Londra ca shkrime me gramatike karrocieri. Sigurisht qe s’ka faj, ne medrese mesohet arabisht jo shqip.

  18. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 3:56 pm

    Ne mos per ato fjalet e cuditshme, eshte patjeter per shkak te perseritjeve acaruese qe iu behet fjalive te shkreta qe jane shumica te sakatuara e pa asnje mesazh brenda.

    I ke rënë pikës t_red. Mua më hipin nervat sa herë e shikoj këtë punë. Plus ai shablloni që përodrin për “kronikë/aktualitet” (dmth kur është vrarë dikush bujshëm) është tepër i bezdisshëm:

    Paragraf përshkrues, ka pothuajse tërë informacionin (unë zakonisht lexoj vetëm këtë).

    Ngjarja

    Përsëritje të paragrafit të parë me disa imtësira të tjera të shtuara. Siç duket ky paragraf a nis jetën nga një kopjim ngjithje të mësipërmit.

    Hetimi

    Përsëritje të dy paragrafeve të mëparshme, plus imtësira nga policia.

    Arrestimi

    Kopje e hetimit, plus imtësira.

    Dënimi

    Përmbledhje e tërë ngjarjes, plus dënimi.

    etj.

  19. Andivlora Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 4:00 pm

    GJOVALIN SHKURTAJ - KUSHTRIM PËR MBROJTJEN E GJUHËS

    Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj - “Analfabetët me diplomë” ose kushtrim për mbrojtjen e gjuhës

    Ato që do të shkruaj më poshtë nuk janë as të reja, as të paditura. Ndokush do të thotë se po përsëris ç’ka kam thënë më parë në artikuj e në librin “Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur” (1998). Ashtu është, kam një jetë që shkruaj e flas për pastrimin, pasurimin dhe, përgjithësisht, për kulturën e gjuhës, kam bërë kritika e kam dhënë shpesh këshilla, por puna është se, pavarësisht se çfarë themi ne gjuhëtarët, kujdesi i shqiptarëve ndaj gjuhës shqipe ka rënë shumë. Shikoni se çfarë po ndodh me emrat e përveçëm të huaj. Jo vetëm se nuk zbatohet parimi i drejtshkrimit të shqipes dhe po shkruhen siç dalin në gjuhët e huaja (Berlusconi, Blear, Clinton, New York) po edhe me thyerje të rënda të morfosintaksës shqipe, duke mos i lakuar fare emrat e përveçëm të huaj. Kështu po thuhet në shtyp e në radiotelevizion: takimi me Blear (në vend të takimi me Blerin), vizita e Klinton (në vend të vizita e Klintonit), udhëtimi i Jelcin (në vend të udhëtimi i Jelcinit) etj. Për “inerci” kjo po bëhet si ortek edhe në shkurtimet si p.sh. lajmet e TV Klan (në vend të TV-Klan-it), drejtori i KESH (në vend të i KESH-it). Madje, disa folës të Radio-Televizionit kanë filluar që shkurtimet t’i lexojnë sipas alfabetit të anglishtes e jo shqip. Tipike janë KFOR që shqiptohet keifor dhe CV që shqiptohet civi. Pra, o burra të mësojmë të gjithë drejtshkrimin e anglishtes dhe të kushedi sa gjuhëve të tjera të huaja për të shkruar shqipen?! Kësaj i thonë, siç e tha një ditë edhe përkthyesi i shquar, Robert Shvarci, të luash nga mentë e kokës. Më e keqja është se njerëzit që paguhen për të drejtuar vendin, shkencën, arsimin, kulturën, artin, sikur janë pajtuar me gjendjen e rëndë që ka pllakosur praktikën shkrimore dhe gjuhën e shkruar të gazetave, revistave e përgjithësisht, të mediave. Kur kalon nëpër udhët e sheshet e Tiranës e sheh se çfarë është punuar ndaj gjuhës shqipe. Kush të dojë e kur të dojë shkruan emërtime në gjuhë të huaja, ku nuk mungojnë jo vetëm Las Vegas e Magic City, po edhe mbishkrime shqip e të shkruara drejt është e vështirë të gjesh. Ku jemi kështu, çfarë po i bëjmë gjuhës e kulturës sonë?
    Këtë pyetje e kemi shtruar disa herë, por askush nuk po e merr përsipër t’i përgjigjet. As Ministria e Kulturës, as Bashkia e Tiranës. Madje ato sapo na dhanë edhe një “ndihmesë” tjetër: kinemanë e rindërtuar na e quajtën “Millenium”, a thua se kaq shumë na mungonin emrat e huaj dhe fjalët e huaja të pakuptueshme. U lumtë! Me ironi dhe pa ironi, u themi vetëm “u lumtë!”, përderisa nuk vepron shteti. Se po të kishim shtet, nuk do të ndodhte që, deri paratë që priten sot në Shqipëri, të shkruhen kundër rregullave të drejtshkrimit. Në “Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe” thuhet se duhet shkruar: një mijë (f. 4380, dy mijë (f.50), kurse Banka e Shqipërisë në prerjen njëmijëlekëshe shkruan kundër rregullave të drejtshkrimit: NJEMIJE LEKE. Ja, kështu ndodh në Shqipëri. Dhe kjo që ndodh tek ne nuk ka ndodhur e nuk ndodh askund tjetër në botë. Pse zotërinjtë drejtues të Bankës së Shqipërisë, përderisa nuk e dinë drejtshkrimin, nuk pyesin para se të ndërmarrin veprime kaq të përgjegjshme siç është prerja e parave. Sa konsulenca (ndonjëherë edhe të kota) paguhen e do të paguhen po nga kjo Bankë dhe nga Ministria e Financave dhe quhen të ligjshme. Pse të mos pranohet e të zbatohet edhe këshillimi (konsulenca) për gjuhën letrare shqipe të njësuar? Ka ardhur koha që dikush të përgjigjet, po edhe të paguajë për shkeljet kaq të rënda e të padurushme të normave të gjuhës letrare zyrtare. Ata që nuk dinë, le të mësojnë ose të këshillohen me ata që i dinë rregullat. Përndryshe, Shteti duhet të veprojë duke gjobitur rëndë për thyerjet e rregullave të gjuhës letrare kombëtare, ashtu siç gjobitet çdo kundravajtje në një vend demokratik e të qytetëruar. Kemi përmendur pa ngurrim edhe instancat më të larta, kemi kritikuar më se një herë edhe Kuvendin e Shqipërisë e deputetët e tij të nderuar, të cilët në librin e rrogave nënshkruajnë si njerëz të Kuvendit, por kur flasin e shkruajnë, më shpesh ua ka ënda të thonë Parlamenti, kryeparlamentari. Ua ka qejfi të zgjidhen nga populli shqiptar, por fushatën zgjedhore e pagëzojnë me fjalë të huaja e nuk po na ndahen elektorati, elektorale, pushteti lokal etj. Kështu, si i thonë fjalës, sheh rrushi rrushin e piqet, edhe njerëzit e tjerë, sidomos gazetarët, folësit e radios e të televizionit, botuesit etj. të kënaqur me lirinë që kanë për të shkruar çfarë të dëshirojnë, shtrihen edhe aty ku nuk u takon, dmth. edhe të shkruajnë e të flasin si t’u vijë, mbarë e mbrapsht, pa pyetur as për rregulla të drejtshkrimit, as për natyrën e shqipes, as për ndonjë farë kujdesi për t’i ndërtuar drejt fjalitë, pa folur këtu për hapjen e portave katërcipërisht ndaj fjalëve bombastike e të huaja, frazave të gjata kilometrike, që shpesh janë si ato të Don Kishotit “arsyeja e mosarsyes, ma dobësoi aq fort arsyen”. Kjo na kujton sa thoshte Faik Konica për analfabetët me diplomë: “Po sot shoh një turmë të errët prej analfabetësh me diplomë në xhep, që po i vërsulen shqipes dhe duan t’i vënë thikën në kurriz, që ta gdhendin pas formës që u pëlqen atyre; se të gjorët kujtojnë që gjuha është një copë dru pa shpirt. Nuk dinë që është jo vetëm e gjallë, po dhe shumë e hollë, aq sa, po i shtrembërove pakëz një nyje a një dell, trupi i tërë i tronditet, vuan dhe humb forcën, bashkë me bukurinë.”
    E përmenda këtë vlerësim të Konicës së madh sepse dua të ndalem më shumë në punën dhe peshën e gazetarëve e përgjithësisht të mediave të sotme në përdorimin e gjuhës. Do të vijoj me kritika e do të sjell edhe shembuj të tjerë, por do të mëtoj kryesisht në një mirëkuptim të gazetarëve shqiptarë, shumë prej të cilëve edhe i njoh e më njohin mirë, u kam dhënë mësim. Me këtë, dua të them se çdo kritikë për ta është njëherazi edhe vetëkritikë për shkollën e për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Kur flasin e shkruajnë mirë ish-studentët tanë gëzohemi e shëndoshemi, na duket se diç kemi mbjellë për së mbari, po edhe na pëlcet zemra kur shohim se po bëhen gabime trashanike, se janë tepër të paktë ata që hapin ndonjëherë drejtshkrimin, fjalorët a gramatikat e shqipes dhe se, për fat të keq, janë më të shumtë ata që shkruajnë si t’u vijë, pa asnjë kujdes dhe pa e çarë kokën as për rregullat e drejtshkrimit, as për pastrimin e fjalëve të huaja të panevojshme, as për ruajtjen e hijeshisë e shpitrit kombëtar të gjuhës shqipe. Pësimet e pamerituara të gjuhës shqipe në kohën tonë janë të tilla që, çdo gjuhëtari a dashamirësi të shqipes, që ka ndonjë pikë gjak shqiptari, nuk mund të mos i vijë keq e të mos shprehë zemërim. Sidoqoftë, më tepër se çdo vërejtje a kritikë, në punën e gazetarëve dhe përgjithësisht të punonjësve të medias, të letrave e të skenës shqiptare, duhet të vlerësojmë rolin e tyre si përçues të fjalës shqipe, si përhapës të normave gjuhësore të sotme e të bukurisë së gjuhës letrare kombëtare që me aq mundim e kemi prurë deri në këtë shkallë. Kam shkruar e thënë disa herë se gazetarët janë edhe mësues të shqipes për masën e gjerë të lexuesve. Ky nuk është një vlerësim që e bëj vetëm unë. Bashkë me aktorët e skenës e të ekranit dhe shkrimtarët, armata jonë e gazetarëve shqiptarë ka në dorë më shumë se çdo mësues e pedagog (më tepër se universitetet a institutet e gjuhësisë) t’i prijë për së mbari kulturës së gjuhës shqipe. Kush mendon ndryshe e ka gabim. Pushteti apo ndikimi i medias është aq i madh në jetën e politikën e një vendi, por ai është vendimtar edhe për mbarëvajtjen e pastrimit, pasurimit të fjalorit si dhe për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Dua të përmend qysh në krye një shembull sa të thjeshtë, aq domethënës: shumëkush, pasi mbaron shkollën përkatëse, i dhënë pas punëve e detyrave të veta, rrallë e tek gjen kohë të lexojë ndonjë libër letrar. Shumica e njerëzve, për ditë e javë të tëra, nuk lexojnë gjë tjetër, veç gazetave e ndonjë reviste. Dëgjojnë edhe radion e shohin emisione televizive. Çfarë do të thotë kjo për gjuhëtarin? Do të thotë se pjesa dërmuese e shqiptarëve, pas shkollës tetëvjeçare, për drejtshkrim, gramatikë e punë gjuhe mbështetet vetëm te shtypi dhe mediat e folura. Po qe se ato do të shkruajnë e flasin mirë, pa fjalë të huaja të panevojshme, pa shfrime snobizmi e prurje të pamira nga sintaksa e gjuhëve të huaja, atëherë, në mënyrë të natyrshme, edhe kultura e gjuhës do të shkojë në rrjedhë të mbarë. Në qoftë se në titujt kryesorë të gazetave do të shkruhet, p. sh. “Majko i tradhëtuar”, atëherë njerëzit e thjeshtë, që nuk merren me punë gjuhe, mund të mendojnë se ashtu u dashka, paçka se norma drejtshkrimore është pa ë ( i tradhtuar, tradhti, tradhtoj). Kështu edhe në raste të tjera, sepse shumëkush atë që e sheh të shkruar në gazetë e merr si një gjë zyrtare përsa i takon gjuhës. Nuk mund të mos shqetësohemi për gabimet aq të shumta e trashanike në drejtshkrim, për vrullin e pandalshëm të fjalëve të huaja (plotësisht të zëvendësueshme) që ndeshim përditë në çdo gazetë e revistë, në çdo emision radioje e televizioni, deri tek ato më të thjeshtat siç janë lajmet. Edhe stili i gazetarisë shqiptare po jep shenja të rendjeve pas imitimeve të papërshtatshme të gazetarisë italiane etj. Kemi shkruar edhe herë të tjera, p.sh. për dyndjen e kohës së kryer në dëm të së kryerës së thjeshtë që vjen nga ndikimi i italishtes dhe i gazetarisë italiane. Pse të themi, p.sh., “Sot ka shkelur tokën shqiptare x” kur shqip mund të thuhet (dhe duhet të thuhet): sot erdhi për vizitë ky ose ai. Kundër kësaj dukurie janë shprehur gjuhëtarë, po edhe shkrimtarë të ndryshëm. Një prej tyre (S. Këlliçi) e ka quajtur “atentat kundër së kryerës së thjeshtë”.

    Po le të ndalemi tek një nga çështjet që dhemb shumë sot, te fjalët e huaja e të panevojshme e te përfryrjet bombastike që po ia zënë frymën shqipes. Kam bërë këto javët e fundit një anketim me mësues të shkollave të Tiranës dhe u kam drejtuar pyetjen “Cilat janë fjalët e huaja të panevojshme që ua vrasin më shumë veshin?”. Shumica e tyre kanë dhënë këtë përgjigje të prerë: “ato që përdorin disa nga politikanët shqiptarë” dhe sjellin vargje të gjata fjalësh si : solucion, në vend të zgjidhje, gjeneron, për lind, shkakton, bitalerale, për dypalëshe, multilaterale në vend të shumëpalëshe, bodigard/bodiguard në vend të truproje, roje personale, implementoj në vend të zbatoj, kryej, realizoj, konstitucionale në vend të kushtetuese, draft, në vend të projekt a skicë, staf, në vend të grupidrejtues, shtab; inicioj në vend të filloj, zë fill, nis; konsensus në vend të marrëveshje, të marrë vesh; lider, në vend të kreu, udhëheqësi, lidership, kryesia a udhëheqësia; spacio në vend të hapësirë, vend; kredibilitet, në vend të besueshmëri, parlament në vend të kuvend, atakoj, në vend të sulmoj, godas, prek, ngacmoj; difensiv, në vend të mbrojtjes; imprenditor në vend të sipërmarrës; menaxhoj e menaxhim në vend të qeverisjes, drejtim, koordinoj e koordinim në vend të bashkërendoj e bashkërendim; violencë në vend të dhunë, violent-e, në vend të i dhunshëm, e dhunshme; starton, në vend të fillon, nis, zë fill; konciz në vend i përmbledhët, i shkurtër; interferoj në vend të ndërhyrj, ndërndikoj; interferim në vend të ndërhyrje, ndërndikim; ekuivalent-e në vend të i barazvlefshëm; stagnacion në vend të amulli, pezullim; rurale në vend të fshatare, e fshatit; agravoj në vend të keqësoj, rëndoj, përkeqësoj; axhendë në vend të rend dite, ditar veprimesh, ditar pune; impas në vend të rrugë e verbër, udhë pa krye, gjendje pa rrugëdalje e të tjera. Madje, siç ka vënë në dukje edhe shkrimtari Ismail Kadare, disa politikanë dhe shtetarë, jo vetëm nuk ndreqen, nuk duan t’ia dinë aspak për dëmin që po i sjellin shqipes, po edhe vazhdojnë të “kërkojnë” për të prurë sa më shumë fjalë të huaja, të reja. Këto ditë, a thua se nuk mjaftonte tërë ky rrëmet fjalësh që përmendem e kushedi sa të tjera, një zotëri nga Kabineti i Kryeministrit kur u “rrëfye” në
    dritaren e R. Xhungës na e “pasuroi” gjuhën edhe me fjalën rimors në vend të brerje ndërgjegjeje, keqardhje, ndërsa në njoftimin për botimin e një libri shkencor për veshjet popullore shqiptare, na u tha se ishte supervizuar nga x, në vend që të thuhej shqip “nën kujdesin e x”. Dhe kjo udhë e mbrapshtë, me sa duket, nuk ka të sosur. Mjaft politikanë, si dhe jo pak gazetarë, artistë, njerëz të zyrave dhe të mjeshtërive të tjera, kujtojnë se pa fjalë të huaja të pakuptueshme e të panevojshme nuk mund të quhen të mençur e të përgatitur. Një natë, në një shfaqje televizive, ndërsa i dorëzohej një këngëtareje fituese çmimi i pamjes apo i veshjes, artisti që ia dha e quajti çmimi i lukut, pra edhe një tjetër fjalë nga anglishtja. Por e keqja nuk përfundon me kaq. Ka filluar një fushatë e ethshme e kthimit të fjalëve shqipe ekzistuese në fjalë të huaja, si p.sh. kryetari bëhet president, kryesia-presidencë, pushtuesi-okupator, shtypja-represion, bashkësia-komunitet, lidhja-ligë a legë, qëndresa-rezistencë, ndalimi-arrestim etj. Kjo është me të vërtetë një sëmundje ngjitëse që po merr përmasat e një epidemie gjuhëvrasëse. Dhuruesi na bëhet donator, hetimi-investigim, kumtesa-komunikatë, njoftimi a lajmërimi-anonçim, shqiptohem a shprehem bëhet prononcohem, udhëheqësi-lider, udhëheqja/udhëheqësia-lidershipi, mbarësi-prosperitet, i përhershëm-permanent, i famshëm-prestigjioz, adhuruesit-fansat etj. A nuk e meritojnë këta njerëz me shkollë të lartë e, madje me grada e tituj shkencorë, që pa nevojë i kthejnë fjalët shqipe në gjuhë të huaja, cilësimin e Konicës si “analfabetë me diplomë”?
    A nuk do t’i themi “ndal” kësaj rryme mendore që na sjellin disa njerëz për të shitur mend? A nuk do të merren edhe gazetarët me këtë plagë të rëndë që ka rrezik të rrokë përmasat e një “lige të përjetshme” të shqiptarëve?
    Kur them që të merren me këtë punë edhe gazetarët kam parasysh disa anë. Së pari, që vetë gazetaria shqiptare të shkëputet përfundimisht nga çfarëdo prirjeje a qëndrimi lëshues ndaj fjalëve të huaja të panevojshme dhe ta shtojë kudesin për kulturën e gjuhës: së dyti, se në kohën tonë, ashtu si kudo në botë, ndikimin më të madh tek lexuesit e ushtron shtypi për formën e shkruar të gjuhës dhe radiot e televizionet për formën e folur. Pra, është krejt e qartë se, në qoftë se ia dalim t’i japim përpunimin e duhur gjuhës së shtypit e të mediave të folura, në qoftë se gazetarët krahas asaj që shkruajnë e trajtojnë do të kenë edhe kujdesin e duhur për mënyrën se si shkruajnë e flasin, duke zbatuar pa asnjë shkelje rregullat e drejtshkrimit e normat e tjera gramatikore si dhe të pastrimit të gjuhës shqipe, atëherë puna e gjuhës shqipe do të shkonte mjaft më mirë. Gazetarët mund të japin atë ndihmesë që askush tjetër nuk ka mundësi ta japë. Dhe kjo nuk është ndonjë gjë e veçantë e vetëm për vendin tonë. Për ta mbyllur po citoj dy thënie të dy gjuhëtarëve të huaj rreth peshës së jashtëzakonshme të gjuhës së gazetarisë së shkruar e mediave të folura.
    Studiuesi gjerman Harald Uajnrih, në librin e tij “Udhët e kulturës së gjuhës” (Shtutgard, 1985) thekson: “Duket se shumë qytetarë në vetëdijen e tyre normative gjuhësore orientohen nga gazetat përsa u përket shprehjeve gjuhësore të shkruara dhe nga radioja e televizioni për dyshimet e mundshme rreth gjuhës së folur”. Afërsisht i tillë është edhe vlerësimi i gjuhëtarit holandez Jan Van Dam, që thotë se sot në radhë të parë, nuk janë shkrimtarët, por shtypi, krahas radios dhe televizionit që ndikojnë në mënyrë përgjithmonë e më të theksuar, madje, që në një farë kuptimi, e bëjnë gjuhën e popullit.
    Ja pse, në këtë shkrim duke iu drejtuar gazetarëve dhe përgjithësisht punonjësve të medias shqiptare, më tepër se në çdo rast tjetër, ma ka ënda të shpresoj se ata, sa nuk është vonë, do ta shtojnë kujdesin ndaj gjuhës shqipe. Uroj që ata, gjatë shekullit të ri që sapo filloi, të mos ndjekin shembullin e keq të disa politikanëve që përfryhen e rendin pas fjalëve bombastike, të huaja, të panevojshme e të pakuptueshme; të mos pranojnë si “pare flori” çdo formë a mënyrë të thëni që vjen nga gjuhët e huaja, të pyesin e të këshillohen me gjuhëtarët më të mirë kur ndeshin ndonjë dukuri që nuk ia dalin dot vetëm me dijet e veta e me librat gjuhësorë që janë në përdorim.
    Së fundi, duhet të shtrojmë edhe pyetjen se ç’duhet të bëjnë shoqëria shqiptare dhe gjuhësia shqiptare për gjuhën shqipe.
    Mbrojtja e gjuhës u përket, në radhë të parë, shtetit dhe institucioneve shtetërore e shoqërore që varen a lejohen prej tij. Në çdo vend të qytetëruar ka ligje për mbrojtjen e gjuhës dhe shteti merr masat e nevojshme për studimin e mësimin e saj në shkolla si dhe për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar në të gjithë praktikën shkrimore e botuese zyrtare. Vetë sinonimi i gjuhës letrare të njësuar është cilësimi i saj si standard apo zyrtare. Në çdo vend të qytetëruar ka një politikë kulturore në gji të së cilës “pjesa e luanit” duhet të jetë pikërisht kultura e gjuhës, ruajtja dhe pastrimi e pasurimi i pandërprerë, përpunimi, mësimi dhe studimi sa më i thelluar i saj. Mund të përmendim, p.sh., Francën ku, për çdo fjalë a term të huaj të nevojshëm, vendoset me dekret shteti dhe bëhet një punë shumë e kujdesshme për pastërtinë e frëngjishtes. Revista “Defence organizë e de la langue française” (Mbrojtja e organizuar e gjuhës frënge) vazhdimisht boton artikuj e studime “contre le franglais” (= kundër fjalëve të huaja nga anglishtja). Nuk duhet të mohohet se për shumë vjet radhazi, edhe ndër ne, nuk është bërë pak për gjuhën letrare shqipe, qoftë për studimin e përpunimin e saj, qoftë edhe për mësimin e saj në shkollë apo për zbatimin sa më të gjerë të gjuhës letrare nga institucionet shtetërore dhe kulturore. Janë botuar shumë studime e ndihmesa për pastrimin e pasurimin e gjuhës, botohen rregullisht edhe revista “Gjuha jonë” në Tiranë dhe “Gjuha shqipe” në Prishtinë, janë botuar edhe përmbledhje e libra me vërejtje kritike për gjuhën e shtypit e të mediave, si dhe një “Fjalor për pastërtinë e gjuhës shqipe” (Tiranë, 1998), mirëpo ata që duhet t’i këndojnë e t’i kenë përherë mbi tryezat e punës, as që duan t’ia dinë për to. Shkaku kryesor është se këta dhjetë vjetët e fundit kujdesi i shtetit dhe i institucioneve shqiptare për gjuhën ka rënë së tepërmi. Janë çelur edhe shumë sektorë pune joshtetërorë, gjithçka është në udhën e privatizimit e të ndryshimeve. Kjo udhë do të vazhdojë, por një gjë duhet të mbetet përherë e “paprivatizuar”. Ajo është gjuha shqipe, gjuha jonë e përbashkët, që na dallon e na mban gjallë si komb më vete, si popull i lashtë e me kulturën e vet të velfshme e të denjë për t’u mbajtur gjallë edhe më tej. Për hir të kësaj bashkarie shpirtërore e kulturore themelore, që përfaqëson gjuha shqipe për popullin shqiptar, sot më tepër se kurrë, pas ndryshimeve të bëra në Ballkan e, sidomos, pas luftës në Kosovë, që u mbyll me fitoren e NATO-s me kthimin e kosovarëve në shtëpitë po edhe në shkollat e institucionet e tyre arsimore, shkencore e kulturore, puna me gjuhën shqipe nuk mund t’u lihet vetëm shkollës e instituteve shkencore që e studiojnë.
    Puna e tyre do të vazhdojë dhe duhet të ketë të gjithë ndihmën e përkrahjen e nevojshme, por është koha që të ndërmerren edhe një varg masash të tjera shtetërore e joshtetërore. Kur them shtetërore kam parasysh ndreqjet e përmirësimet që duhen bërë në planet dhe programet mësimore të shkollave shqiptare për gjuhën shqipe. Sa më shpejt duhet zgjidhur problemi i një abetareje të vetme e të njëjtë për të gjitha shkollat shqiptare, duke mos ia lënë atë punë as rastësisë as zellit për përfitime vetjake të ndokujt, por të zgjidhet grupi më i përshtatshëm e me përfaqësim mbarëkombëtar për të përgatitur kriteret e hartimit dhe për të shpallur e çuar deri në fund konkursin për hartimin e abetares shqipe. Kjo punë ka nisur, janë caktuar grupet e punës pranë Ministrisë sonë të Arsimit dhe pranë Ministrisë së Arsimit të Kosovës, janë piketuar takimet dhe punët paraprake etj., por gjithçka po ecën shumë ngadalë dhe koha nuk pret. Abetarja që është sot në përdorim në Shqipëri si dhe librat e gjuhës shqipe për shkollën tetëvjeçare kanë nevojë për t’u rishikuar thellë dhe nuk po e justifikojnë veten. Ato qenë hartuar me mëtimin madhor për “modernizimin e shkollës”, por praktika tregon se shkolla tetëvjeçare, me ato tekste dhe me atë program që ka sot, nuk ia doli t’u japë formimin e duhur gjuhësor nxënësve. Heqja e lëndës së gjuhës shqipe nga shkolla e mesme ka qenë një punë shumë e dëmshme. Ajo duhet rifutur si lëndë themelore në të gjitha shkollat e mesme, por jo vetëm të futet. Ajo duhet rikthyer në shkollë me të gjithë kujdesin dhe punën e duhur për pajisjen e saj edhe me program cilësor dhe me tekstet e nevojshme, pra si lëndë themelore që t’u japë nxënësve dijet e plota për ta shkruar e folur mirë gjuhën amtare. Sot për sot, qoftë nga mungesat në programe, qoftë edhe nga të metat e shumta që kanë librat e shkollës tetëvjeçare, nxënësit shqiptarë shkojnë në shkollat e larta me një formim gjuhësor që lë shumë për të dëshiruar. Kjo mbetet pastaj si një plagë e pashërueshme për të gjithë jetën e tyre. Besoj se, edhe shumë nga gabimet e të metat që vihen re sot në gjuhën e politikës, të medias, të botimeve, etj. e kanë zanafillën pikërisht në atë formim ende të pamjaftueshëm që kanë marrë njerëzit tanë në vitet e shkollës.
    Gjithashtu, për gjuhën shqipe duhet të krijohet edhe një organizëm me karakter joshtetëror por që të jetë i përhershëm e mbarëkombëtar dhe të ketë atributet e mbikqyrjes e të drejtimit të gjithë punës për ruajtjen, vlerësimin, studimin dhe mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha hapësirat shqiptare. Siç është p.sh. Këshilli i Lartë i Frankofonisë për gjuhën frënge, i cili e shtrin veprimtarinë e vet në Francë dhe në të gjitha hapësirat frëngjishtfolëse, si në Zvicër, në pakicat frankofone të Italisë së Veriut etj. dhe në të gjitha vendet e tjera ku flitet e shkruhet gjuha frënge, deri në Kanada.
    Hapja e kufirit me Kosovën dhe me trevat e tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi si dhe lidhjet me qendrat e diasporës shqiptare historike e të reja në Evropë, në Amerikë e gjetkë shtrojnë medoemos detyra të reja e shumë të mëdha për gjuhën shqipe. Kudo ka nevojë për një abetare të mirë, të konceptuar e të realizuar si libri i librave e jo si një punë e çfarëdoshme. Kudo ka nevojë për fjalorë e gramatika shkollore të mira. Ribotimi i atyre që ekzistojnë nuk është i mjaftueshëm. Ka ardhur koha edhe për ndonjë përmirësim e pasurim të tyre. Të gjitha këto janë punë që duhen përfshirë në një platformë të gjerë e të studiuar mirë e ku të marrin pjesë ajka e gjuhëtarëve dhe e mësuesve shqiptarë.
    Së fundi, dua të them se koha do të bjerë që, edhe ndonjë çështje e normës së sotme gjuhësore, jo vetëm në drejtshkrim, po edhe në ndonjë dukuri tjetër, siç është, p.sh. paskajorja gege, të diskutohen nga specialistët e gjuhësisë, duke shqyrtuar e parë jo vetëm ç’është thënë e zgjidhur mirë, po edhe ndonjë gjë që duhet rishikuar për të gjetur zgjidhje më të mirë. Sigurisht, diskutime të tilla duhet të bëhen dhe koha ka ardhur të bëhen, porse ato nuk kanë të bëjnë më me themelin e gjuhës letrare të njësuar e të vetme për të gjithë.

    Botuar në “Spektër”

  20. berti thotë:

    23 Tetor 2007 @ 4:03 pm

    Padija, budallalleku dhe papergjegjshmeria eshte ne nivele te patolerueshme ne mediat shqiptare. A thua se jemi derra. Po ju mar nje shembull nga TV:

    Lajmet - Kultura: gazetari me mikrofon ne dore para deres se Teatrit dhe thote: Une jam ketu dhe sot nuk ka shfaqje. Nga Teatri Kombetar Filan Fisteku.
    Spikeri - Nga Kultura kalojme tek Lajmet nga Bota.

  21. bledi thotë:

    23 Tetor 2007 @ 4:04 pm

    Odysseus thotë:

    Mos shko aq larg. Kemi edhe ketu nje ish-hoxhe kosovar nga Kavaja qe fut nga Londra ca shkrime me gramatike karrocieri.
    …………………………………………………………………………

    Problemi eshte se gazetari nuk vendosi standarte pas 90tes, madje shkolla e gazetarise e uli me poshte nivelin e gazetareve, e sot gazetar behet kushdo, e cnuk lexojme ne gazeta.

    Po qe se dega e gazetarise ne universitet, do behej qe ne fillimet e 90tes, nje dege pas universitare, pra te seleksionote studentet qe kishin mbaruar me mire,ne nje dege ne universitet, e keta ti pajiste me njohurite e gazetarise, do qe vendosur ne tregun e gazetarise nje nivel i caktuar profesional.
    Dhe shume medioker qe do perpiqeshin, si kudo ne bote, ti hynin kesaj pune, nuk do mundnin dote se do kishte nje nivel.

    Kurse sot niveli eshte mjaft i ulet, e kuptohet aty hyn kushdo e shkruan kushdo e cnuk lexojme.

  22. Lumja thotë:

    23 Tetor 2007 @ 4:07 pm

    BLed,
    Shiko, kjo eshte e pergjithshme. Problemi i formimit jo thjesht gjuhesor, por edhe logjik, njerezor, kulturor nuk eshte vetem tek gazetaret por tek nje pjese e madhe e njerezve te gjasme shkolluar. Tek gazetaret vihet re shume pasi ato e kane punen e tille qe ju duhet ta vene ne pah ate formim dhe gjerat qe ato mendojne, vleresojne, analizojne dhe shkruajne jane ne dispozicion te gjithe publikut. Pervec kesaj pa dashur te ofendoj askend, nje pjese e mire e gazetareve nuk jane shkolluar as per letersi a gazetari por kane marre diploma thuajse fiktive ne xhep. Jane nje pjese e shoqerise me veshtiresi per ta gjetur veten ne tregun e punes pasi aftesite profesionale i kane te kufizuara. Duke qene pastaj se media tek ne eshte lene qellimisht ne ate gjendje,dhe ku profesionalizmi nuk eshte aspak kriter per te punuar, keta individe e gjejne veten dhe punen me lehte ne tregun e gazetarise.
    Mua me ka lidh puna me shume njerez, kam dhene mesim ne universitet dhe di te te them qe aftesite per te prodhuar nje gjysem faqeje te cfaredolloji pa gabime logjike, me nje cilesi analitike te kenaqshme, me nje fund e me nje fillim qe ben sens, e per me teper pa gabime gramatikore shume pak njerez jane ne gjendje ta prodhojne.
    Bled, une kam punuar apo punoj me njerez me shkollim universitar, me aftesi profesionale le te themi te mira, qe nuk arrijne te nxjerrin nga goja nje fjali te sakte. Te betohem.
    Pra eshte investimi i munguar ne dije. Individi merr shume pak formim ne shtepi, ne shkolle e ne shoqeri. Lexojme pak libra. Libri eshte bere shfaqje e huaj. Eshte defekt i gjithe shoqerise tone, qe prej nja 20 vjeteve. E ndjej dhe une tek vetja ime qe kam 19 vite shkollim. Por e kam shkollim 100% shqiptar. Zgavra te medha kam dhe une ne formim, qe gjasme bej pune te mire, kam rroge te mire, mund tja lejoj vetes ta kem pak hunden perpjete.
    Imagjinoje sa zgavra ka ne formim ai gazetari qe e merr rrogen ke Koco nje here ne 3 muaj, apo qe i lan kepucet me gjuhe Nikolle Lesit, e qe nderron pune nje here ne 8 muaj.

  23. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 4:36 pm

    Thnx per permbledhjen e perkryer, Lume:
    “…aftesite per te prodhuar nje gjysem faqeje te cfaredolloji pa gabime logjike, me nje cilesi analitike te kenaqshme, me nje fund e me nje fillim qe ben sens, e per me teper pa gabime gramatikore shume pak njerez jane ne gjendje ta prodhojne”

  24. Anonim thotë:

    23 Tetor 2007 @ 5:15 pm

    ” aftesite per te prodhuar nje gjysem faqeje te cfaredolloji pa gabime logjike, me nje cilesi analitike te kenaqshme, me nje fund e me nje fillim qe ben sens, e per me teper pa gabime gramatikore shume pak njerez jane ne gjendje ta prodhojne.”

    Lume, te gjithe e kuptojme se cfare do te thuash, prandaj e kalojme lapsusin pa e vene re: ndoshta duhet te hiqet fraza “aftesite per te prodhuar” e te fillohet nga “nje gjysem …”, se perndryshe i bie qe aftesite nuk jane ne gjendje te prodhohen. Gjithe te mirat.

  25. anonymus thotë:

    23 Tetor 2007 @ 5:15 pm

    Ej, se nuk du me bo byth’n e zgjute!
    Por ky citati eshte gabim nga ana logjike (dhe gramatikore). Nuk do e boja kte komentin sikur t’ishte per noi gjo tjeter, por si i thone llafit: kur jeto’ n’sere mos i gjuj robve me gura!

    Citoj (lirshem): …Aftesite per te… shume pak njerez jane ne gjendje ta prodhojne.
    Ke te prodhojne? Aftesite? Nese po, atehere ka nje mosmarreveshje midis “aftesite” dhe “ta prodhojne” –njera njejes, tjetra shumes. Gramatika e rregullt do lypte qe te shkruhej “aftesine” dhe jo “aftesite” Gramatika menjane, kjo fjali eshte alogjike! Si “prodhohet aftesia”? Nese nuk eshte fjala per te prodhuar “aftesine” atehere kjo fjali eshte “run on”. Pjesa e dyte eshte pa kryefjale, dhe “aftesia” nuk e luan dot ate rol. Si rrjedhim, kam frike se fjalia eshte alogjike.

    Lume, mos m’u zemero se cdo njeri ben gabime te tilla. Puna eshte qe te mos ja percojme femijeve shqipen jokorrekte-si gramatikisht dhe logjikisht. Duhet ti mesojme te jene te zotet qe te artikulojne nje mendim, ne menyre te sakte dhe… te thuket!
    Shendet!

  26. shefi kuadrit Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Tetor 2007 @ 5:18 pm

    Te lexosh gazetat shqiptare sot te behet te mendosh se ke te besh me nje zululand. Un kam hequr dore pasi kam frike te ballafaqohem perdite me nje deshperim pafund.

  27. anonymus thotë:

    23 Tetor 2007 @ 5:33 pm

    Hahahahahahaha!

    Anonimi prej Evrope! Paskemi qene duke menduar (dhe shkruar) te njejten gje!
    Kot nuk thone: Great minds think alike!
    LOL

  28. eT thotë:

    23 Tetor 2007 @ 5:44 pm

    jam kurioz të di se ku e kanë mësuar gjuhën shqipe anonim i Evropës dhe anonymus i Amerikës…

  29. Idris thotë:

    23 Tetor 2007 @ 6:58 pm

    Kam mendimin se fjalet vertet kane rendesi te jashtezakoneshme,por kur me keto fjale ndertohen fjali per te vertetuar mendime “elitare”…o perendi e madhe dhe e vogel…edhe KOCI i teto Ollges te duket milingone.
    Meshire te nderuar admin….Jo vetem “redaktim” por …ne te vetmin rast qe ju perkrah per FSHIRJE pa piken e meshires.

  30. anonymus thotë:

    23 Tetor 2007 @ 7:32 pm

    Te korrim shpejte dhe pa firo

    Kur kom qen’ i vogel shkojshim ne plazh. Anej nga funni i plazhit, kur dilte baba ke Hekurudha me kap noi Zis me shku n’shpi, mu ciper kinemos verore (qe hala s’ja kom harru eren e shurres) varshin i’ beze t’kuqe nga njoni plep n’tjetrin. Perhere ishte isoj!
    Thojte: TE KORRIM SHPEJTE DHE PA FIRO.
    Ne kalamojve na bojte shume cudi, se na u dukte sikur, me t’hik ne, vennin tone e zejshin, jo plazhista t’tjere, po ca korrsa me drapna dhe tek tuk noi autokombanier. Se nryshe, per ke e kishin kte parrullen kto?!
    Qy prej asaj kohe, gjithmone kur lexoj ose nigjoj fjalen FIRO, m’kujtohet ajo copa e rruges para kinemos, me plepat e lidh me i’ beze t’kuqe!!
    Mendje e semure hesapi… tha!

  31. Lumja thotë:

    23 Tetor 2007 @ 10:27 pm

    Anonimi thote :”Lume, mos m’u zemero se cdo njeri ben gabime te tilla. Puna eshte qe te mos ja percojme femijeve shqipen jokorrekte-si gramatikisht dhe logjikisht.”
    - Se dija e para qe femijet e lexojne peshkun :-)
    - skam femije akoma dhe se di sdo te thote
    - Nuk zemerohem as me ty as me te tjeret. Jam shume e hapur ndaj gjithe kritikave. Zoti ju shtofte inatin mer, kritika te ben te permiresohesh
    - Bej dhe une gabime ne te shkruar dhe shume, sidomos kur kam 3 monitore qe i vezhgoj konstant, 10 shkresa mbi tavoline, nje celular e nje telefon zyre qe coku bien kaihere, po dhe ca djem te pashem ne zyre edhe ca pamje nga dajti.
    - Mund te bej gabime dhe kur jam shume e perqendruar prapeseprape :-) - Nuk jam une qe i zgjedh shprehjet e dites, as e kam zakon me kerku te nxjerrin ndonje shprehje dite te ndokujt apo dhe timen. Sepse ska nei rendesi te madhe apo jo. Me duket se ju po i jepni me shume rendesi se duhet. Nuk hahem me njeri per shprehje dite apo nate :-) ato qe i them i them se me vjen per ti thene.
    Anyway e zgjata shume, nuk jam si aklli qe i qan intervistat.
    Ishalla se fshin admini, se fundja me temen ka te beje : shprehjet, gjuha etc etc

  32. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Tetor 2007 @ 12:50 am

    Moj Lume c’ben keshtu, i ben njerezit t’ju duket e embel jeta e zyres!

    Dua te permend nje titull tjeter sensacionalist (ju puristet shikoni njehere drejtshkrimin tuaj, pastaj lexoni ca teori gjuhesie, pastaj kritikoni fleksibilitetin (perkulshmerine :) ) e gjuhes), meqe e kemi brenda Peshkut te rubrika ‘Nga Shtypi’. Titulli lajmeron dhune policore me nje institucion te tere si deshmitar: “Policët rrahin maturantët para Ministrisë së Arsimit”. Ndersa brenda artikullit historia:

    “Kanë qenë më shumë se 6 policë, të cilët pasi kanë identifikuar “fajtorin” e kanë vënë me shpatulla për muri përpara kangjellave të hekurave që rrethojnë Ministrinë e Arsimit dhe nuk e kanë lënë të lëvizë, duke i tërhequr veshin për mënyrën e sjelljes së tij.”

    Oh oh, sa me dhembi veshi. Aq me dhembi sa nuk e mora vesh, ma terhoqen vertete apo ne menyre figurative.

  33. losttext thotë:

    24 Tetor 2007 @ 1:08 am

    Ke “Ftese ne studio” Lasgushi i madh i thote Kadarese: “Ti je si une. Ne te dy jemi vrases. Te kemi nje automatik, dalim ne ndonje udhekryq e bejme kerdine ne njerez. Por c`e do qe s`na le poezia.”

    Nje regjisore amerikane me thoshte njehere pershtypjet e saj nga Shqiperia: “Te gjithe shqiptaret jane poete, e kam thene gjithmone…”

    Ngaqe s`vrasim dot krejtesisht njeri-tjetrin (akoma), duket se i jemi versulur asaj qe na bashkon, gjuhes. Emigrantet jane ca me te justifikuar ne kete mes, se fundi i fundit ne mos ata vete, femijet e tyre do integrohen ne vendet dhe kulturat pritese (c`e ke bo garbixhin, burro, i thoshte njera te shoqit. E kom thrue euej, ju pergjigjte ky), por ne Shqiperi vete masakrimi i gjuhes eshte i pandalshem dhe ne menyre te pafalshme. Popull poet qe “u vra” prej metafores…em, nga inati i gjuhes se vet.

  34. Arbeni thotë:

    24 Tetor 2007 @ 2:05 am

    Dikur ne Shqiperi ka qene nje lende qe quhej Drejtshkrimi i Gjuhes Shqipe, e detyrueshme per te gjithe studentet pavaresisht nga dega qe zgjidhnin. Ketu ne Amerike eshte English 102, dhe nje mal me rregulla e kerkesa per Raportet Financiare etj, etj, quhet APA style apo standartet e APA-s. Nuk e di a ka tashme ne shkollat Shqiptare lende qe duhet te merren apo standarte qe duhet te permbushen ne pranimin e referateve, esse-ve etj. Ndoshta universitetet, media dhe institucionet botuese duhet t’i kushtojne me shume kujdes ne formulimin standarteve formale te drejtshkrimit, dhe zbatimin e tyre me perpara se te pranojne per botim materiale qe botohen prej tyre.

  35. losttext thotë:

    24 Tetor 2007 @ 2:24 am

    “Ndoshta universitetet, media dhe institucionet botuese duhet t’i kushtojne me shume kujdes ne formulimin standarteve formale te drejtshkrimit, dhe zbatimin e tyre me perpara se te pranojne per botim materiale qe botohen prej tyre.”

    Stili dhe Drejteshkrimi i gjuhes standarde shqipe jane sigurisht domosdoshmeri per shkollen, mediat dhe shtepite botuese (e ketu s`po merremi me problemin e vete gjuhes standarde), por keto nuk adresojne problemin qe t-red e te tjere po diskutojne. Problemi jane gazetaret, botuesit, prezantuesit e TV-se a folesit e Radios, vete politiksat dhe VIPerat qe e kane bastarduar nderkaq shqipen standarde. Kur i lexon “termat” e tyre, apo kur te qellon t`i degjosh neper TV e Radio, packa pispillosjes e rrobave “firmato” (sepse me ben te gajasem kjo fjale), nuk ka sesi mos te te lejne pershtypjen qe ato terma/tituj/fjali po i thote nje i vonuar. Pajtohem gjithsesi me nevojen e drejteshkrimit dhe stilit te gjuhes shqipe neper shkolla me shume, sepse shume nxenes hyjne e dalin nga shkolla me njohuri/aftesi gjysmake. Sikur te kishin te gjithe mundesine te visheshin me “firmato”, kushedi e kishim mbyllur njerin sy, por paditurine dhe varferine ne Shqiperi s`ka firmato&Co qe e mbulon.

  36. Lumja thotë:

    24 Tetor 2007 @ 11:19 am

    Hey Idrizz, si nostaligjik qe je,mu kujtu nje link interesant, pjese e ciklit Shqipja Totalitare nga XhaXhai.

    http://xhaxhai.wordpress.com/2007/08/22/shqipja-totalitare-ii/

    U knaqa me shprehjen :
    Nuk kanë lindur akoma ata burra që të frikësojnë shqiptarët.

  37. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Tetor 2007 @ 3:27 pm

    U mundova ta shmangja postimin e meposhtem, duke qene se edhe tema eshte ne mbyllje, por sjellja e artikullit te Shvarcit nga Andivlora me tundoi ta sillja komentin ne vazhdim.
    ___________________________________________________________

    Shqipja mediatike, lëngimi i Shvarcit

    ”Gjuha është identiteti i një kombi”- kështu i pëlqente Shvarcit të shprehej gjithherë për dashurinë e tij. Kujtesa e thërret këtë fjali standarde sa herë që terem të ndjek deri në fund një fjali mediatike (të thënë nga kushdo). Shumëkush që del në ekran, personazh televiziv, politik, mediatik apo sporadik qoftë, fillon ligjërata pa fund e pa fillim, pa pikë e pa presje, pa kuptim e pa mundim t’i japë drejtim mendimit që po shprehet. A është ky instinkti fillestar që na mban pronë të paraardhësve dhe me përpikëri zbatojmë të vetmen aftësi, imitimin? Apo është dëshirë për të shpalosur arsenalin e çuditshëm gjuhësor me fjalë që as vetë nuk jua dimë kuptimin? Mbase është mënyra e vetme shqiptare për të tërhequr vëmendjen!!! Apo është shumë efikase si mënyrë për të çoroditur atë që të ka pyetur, ata që po të dëgjojnë dhe e bën aq shumë të mërzitshëm atë që po flet, sa askush nuk lodhet ta dëgjojë më. Kështu, përgjigjia dhe vëmendja devijohen. Qëllimi u arrit!
    Në orvatjen për të gjetur mbështetje për mëritë ndaj masakruesve të shpallur të shqipes, vjen në ndihmë një ndër shkrimet e fundit të Robert Shvarcit (postuar me siper dhe përmbledhje ne vazhdim). Ishte klithma e tij për të parandaluar batërdinë ndaj shqipes, gjuhës që aq bukur e solli me kryeveprat gjermane, ashtu siç dinte vetëm ai.
    Gjeti forcë të jepte alarmin edhe teksa lëngonte. Por, me lajmet dhe shfaqjet e përditshme, duket se as ai, dhe askush tjetër nuk po dëgjohen. Pyetja e Shvarcit është ende pa përgjigje:” Përse u dashka që shqipja t’i përshtatet kohërave moderne e të varroset përgjithmonë parimi fonetik i shqiptimit të emrave? Përse të mos respektohet fare lakimi në rasat emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore? Përse të huazohen modelet e anglishtes apo të italishtes, sepse janë gjuhë më dinamike, më elastike, më praktike se ajo jona?!”

    Nga rrjedh mllefi i Shvarcit?!

    Dhimbja gjuhësore e Mjeshtrit të Madh buron nga të gjithë ne, që nuk mendohemi asnjë sekondë të vetme para se ta nxjerrim nga vetja shqipen, që po e transmetojmë kaq të cunguar atë. Nga të gjithë ata që duhet të ndjehen përgjegjës nëse kanë një rol dhe, me apo meritë, shqipja ju dëgjohet. Shqipfolësi i artë shpërthen me të drejtë kur thotë: “Gjuha është identiteti i një kombi. Më lejoni ta rikujtoj këtë të vërtetë absolute për një pjesë mjaft të madhe të një “armatë” të pafund gazetarësh dhe gazetarkash, të cilët, me një arrogancë, mendjemadhësi dhe mospërfillje skandaloze, po e përdhosin përditë e më shumë, thuajse në të gjitha mediat, gjuhën tonë të bukur dhe unike amtare. Gjuha e folur dhe e shkruar është ruajtur e pastër në çdo vend, duke i bërë ballë në mënyrë të admirueshme asimilimit apo shfarosjes. Por, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh të vetëkënaqur (nuk kam si t’i quaj ndryshe ata që, madje, me “fakultet” filologjie apo gazetarie) nuk kanë as njohuritë elementare të gramatikës, morfologjisë, sintaksës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pastaj (a s’është për të qeshur?!) dëgjojmë gjithandej, se shumëkush “zotëroka” tri a katër gjuhë të huaja, të cilat “i than” me gojë e me shkrim! Si i paska mjaftuar koha dhe vitet e pakta që mban mbi kurriz “ta thajë” anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezçen, - kur nuk e zotëron ashtu siç duhet as gjuhën e vet amtare, ndaj së cilës ka edhe një përgjegjësi tjetër morale dhe etike?”

    Shvarci e dinte po aq mirë sa të gjithë ne se edhe vetë media diku e ka burimin e përdorimit të katrahurës gjuhësore. Është ajo prej nga na vijnë të gjitha xhevahiret. Ajo që “Projekton (jo Planifikon), që Implementon (jo Zbaton), që Inicion (jo Fillon), që Siglon (jo Nënshkruan) dhe Eviton (jo Anashkalon) përgjegjësinë e saj fatkeqe në transmetimin ndikues dhe shpartallimin e shqipes zyrtare: Politika!
    Shprehësit dhe imituesit e saj e detyruan zotëruesin e shqipes së kulluar të shkruante derte për të edhe në çastet e fundit.

    Snobizëm dhe dritëshkurtësi

    Pak para ndarjes nga jeta, Shvarc lutej: “Unë, që jam ulur t’i hedh në letër këto radhë, jam shumë i mllefosur. Jam i mllefosur, i mërzitur dhe me gjak të prishur, ndonëse këto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rënduar shëndetësore. Por, prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien… Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte. Për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, që ishte dhe është dashuria ime më e flaktë. Në emër të cilit “mision iluminist” po masakrohet gjuha e mëmës sime? Në emër të modernizmit, të snobizmit, të dritëshkurtësisë!”

    Apel për të gjithë

    I fundit amanet që la shqip-njohësi i pazëvendësueshëm, përsëritet akoma sot. Fatkeqësisht është ende pa efektet për të cilat Robert Shvarc do kishte zgjedhur të jetonte edhe më gjatë, që t’i realizonte. Thirrja e tij është edhe më aktuale: “Ju drejtoj një apel mësuesve të të gjitha kategorive të shkollave, të gjithë trupit pedagogjik të universiteteve tona, Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhësisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës që të japin kushtrimin dhe të mos e lejojnë më tej masakrimin e gjuhës shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opinionin e tyre, përpara se të jetë tepër vonë, përpara se ky masakrim të sjellë me vetë pasoja të paparashikueshme! Në qoftë nevoja, mund t’i drejtohet një peticion edhe Presidentit të Republikës apo Kryeministrit për ndërmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqësisht, në këtë vend të bekuar, ku demokracinë ende e ngatërrojnë me anarkinë totale, vetëm gjobat i sjellin në vete disa kokë-betonë, që më kujtojnë tri vargjet e paharruara të Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda të shpëtoj,/ Me gjakun tim ushqeva çimkat,/ Por kokën ma hëngrën mediokrit!”

    …lëngimi i Shvarcit drithëron, teksa tigrat dhe çimkat e shoqëruan, kurse mediokrit fatkeqësisht i la pas vetes, mes nesh, me flamurin e masakrës gjuhësore në dorë, dhe me duartrokitjet e të çoroditurve. Dhe vazhdojnë të refuzojnë reflektimin mbi gjëmën që po lejojnë për shqipen.
    t_red

  38. lola thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:06 pm

    Kur flasim per shqipen (gjuha), minimalisht duhet te kemi respekt per te. Eshte shume e thjeshte te gjykosh punen e tjetrit, por ama kur merr persiper ta besh kete, rilexoni pak ato qe keni shkruajtur vete… Gjithcka mund te thuash, por vetem drejtshkrim jo. Jo vetem tek kjo tema, debati I se ciles minimalisht duhej te ishte shoqeruar me drejshshkrim e me gjuhe letrare, por edhe tek temat e tjera ka probleme me drejtshkrimin. Ka plasur nje snob fshataresk ketu qe vertet te habit.
    Sa per gazetat, vertet mund te kete probleme. Por jo gjer ne kete grade sa ndonje nga ju ketu tenton ta beje qimen tra. Une personalisht kam gjykuar gazetat qe botohen ne kosove per probleme ne drejtshkrim, ne formulim dhe madje kam hasur edhe fjali pa pike kuptimi e sensi. Por per gazetat ne Shqiperi (flas per ato te ashtuquajtura te medha) une nuk di qe paskan kaq shume probleme ne drejtshkrim (kjo nuk do te thote se mohoj faktin se nuk ka probleme). Jo per gje, por gazetaret qe une njoh kane qene studente te shkelqyer, edhe nese nuk kane mbaruar gazetarine. Pra, shumica e tyre jane njohes te mire te shqipes dhe drejtshkrimit. Eshte fare e lehte te gjykosh te tjeret e te fryhesh sikur vete ben punen e kryeministrit, por ju siguroj se nuk ka pune me te bukur se ajo e gazetarit…

  39. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:19 pm

    Alida, me gjithë respektin e madh për kolegët, në këtë rast është e vështirë të solidarizohesh me mbrojtjen e shqipes së tyre të shkruar. Ata që kanë marrëdhënie të mira më gjuhën janë pakica, Lolë, jo shumica që do të dëshironim të gjithë.
    Sa për gabimet drejtshkrimore tek peshku, më sipër mungojnë “ë”- të për shembull. Por, ky është një forum spontan, jo e përditshme e varur ose jo, që e ka për detyrë të shpërndajë një shqipe të kulluar (jo vetëm në drejtshkrim).
    Por, ka patjetër edhe gazetarë të përgjegjshëm dhe të moralshëm në marrëdhëniet me shqipen. Në këtë rast,të përshëndes!

  40. Leon thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:26 pm

    lola,
    Eshte forum ky peshku..
    Ty te dogji pak apo si? Thjeshte kritike miqesore eshte ndaj shtypit,nuk po kerkon kush ti djegim ne turen e druve gazetaret..
    Une mendoj se behet trau qime ne kete rast.. ;)

  41. lola thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:29 pm

    T_red
    Kjo “ë” dihet se pse I bihet per shkurt e behet “e”. kjo nuk do te thote se ne e bejme te njejten gje aty ku duhet te shkruhet ndryshe. Megjithate ke te drejte.
    E paske paksa fiksim kete “ë”, se dhe nickun ma paske ndryshuar, nga lola ne lolë. Te falenderoj

  42. lola thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:38 pm

    Jo Leon, nuk me dogji aspak. Thjesht mora pjese ne debat… E lexova qe dje, por nuk kisha kohe te shkruaja. Edhe ne I pranojme kritikat dhe nuk ecim me filozofine se jemi me te miret…

  43. Koth thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:40 pm

    Lola,

    si je ti ? Me dritat si jeni ju ?
    Me shuaj nje kuriozitet nese e ke mundesine te me tregosh sa eshte numri i gazetave qe shiten jo qe printohen ne nje dite duke fillu nga Shekulli si me e madhja deri tek Tirana Observer si me e palexueshmja gazete ne Shqiperi ?

  44. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:44 pm

    Lolë e dashur,
    Kur drejtohesh në të pashquarën e shqipes, zakonisht emrat marrin atë “ë”-në në fund që unë e përdora në postimin e mësipërm për disa arsye (që as kisha pikën e dyshimit se do t’i kapje).
    1-sepse t’u drejtova në trajtën e pashquar
    2-sepse në indinjim e sipër, duke dashur të nxjerrësh në pah gabimet e të tjerëve (edhe me të drejtë), nuk po shihje fare se edhe vetë ishe pjesë e grackës.
    3-më bëre edhe të shkruaj në “word”, se sigurisht që edhe “ë”-të e mia peshkatare janë “e” në shumicën e postimeve (dhe këtu nuk ka vend për krenari), kurse për aty ku përmend ti, po.
    Tek ajo turra e merituar e druve, Leon, e kanë vendin politikanët. Shqipja e gazetarëve është në shumicën dërrmuese të rasteve riprodhim i xhevahireve të tyre. Për ata duhet t’i mbledhim edhe ato kërcunj që mund t’i kenë ngelur Shqipërisë.

  45. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:47 pm

    Kothere,
    Shekulli shet 5 mije kopje, Tirana Observer 3 mije. Por ti duhet t’i njohesh patjeter shifrat, qekurse e di se kush eshte me e shitura dhe kush me e palexuara!

  46. lola thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:55 pm

    Koth, ne mos gaboj, ne total jane 80 mije kopje te perditshme kombetare (jo vetem Tr)

  47. Koth thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:57 pm

    t_red,

    shume e paduruar je xhan, shume, dhe nuk e kuptoj tamam pse ?
    Edhe kjo pyetje qe i bera Loles hyn tek grupi i formulimeve te mija “prishese te humorit” ?!

    Te me ndjesh perseri !

    Ne peshk nuk jam te bej debat per cic mice, nese bezdisesh e dashur*** nga postimet e mija injoroi ose shkruaj me shume bile qe Koth-i genjen, por jo keshtu e paduruar.

    *** Eshte e treta here qe te drejtohem me “e dashur”, as kjo fjale nuk te pelqen ?

  48. lola thotë:

    25 Tetor 2007 @ 6:07 pm

    T_red, je absolutisht e gabuar ne shifra. Shekulli shet me shume se 5 mije kopje, e Tirana Observer nuk e arrin kurre ate shifer qe ke dhene ti…

  49. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Tetor 2007 @ 6:10 pm

    Pa ta lexoj edhe nje here pergjigjen time te 5.47….
    Nuk me prishet kaq lehte humori, koth. Aq me pak nuk me shkon mendja se mund te genjesh. Perkundrazi! Ndjese gjithashtu nese te kam dhene ate pershtypje.
    ..dhe e kam ca te veshtire t’i injoroj postimet qe me ngjallin interes, keshtu qe nuk ta ndjek dot sugjerimin. Sorry!
    Sa per padurimin, ja po duroj kete radhe dhe po e le per nje here tjeter reagimin per spjegimet me yll.
    Lola, 80 mije kopje jane te printuara e dashur, jo te shitura. Ja prit sa te konfirmoj pak nje numer te perafert shitjesh per disa nga te perditshmet ne vend….

  50. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Tetor 2007 @ 6:21 pm

    Ok, nga dy burime (ti lola mund te me ndihmosh me nje te trete), me thone se mesatarisht ne stendat e gazetashitesve ne Shqiperi paraqiten 35-40 mije bleres. (jo lexues, se gazeta mund te kaloje ne doren e me shume se nje bleresi).
    Me te shiturat jane Shekulli dhe Panorama, qe per shkak te cmimit (20 leke), variojne nga 10-12 mije kopje ne dite.
    Me 5-7 mije kopje ne dite jane Shqip-i dhe Shqiptarja ( si loje fjalesh kjo).
    Te gjitha te tjerat jane mbusheset e shifres se lartpermendur. Te printuara maksimumi 70 mije kopje ne dite (flasim per 30 tituj), kurse te shitura jo me shume se 35-40 mije ne dite.
    P.s. pergjegjesine per vertetesine e lajmit e mban burimi i trete…

  51. lola thotë:

    25 Tetor 2007 @ 6:35 pm

    T_red, shifrat qe une kam dhene, nuk jane vetem per gazetat e medha. Ka dhe gazeta te tipit Palome, qe jo shume kohe me pare shitej 30 mije kopje. Nuk kam te dhena tani sa shitet, por nuk besoj te kete rene poshte 10 mije kopje sado ne dite te zeze te jete.
    Ai qe po te jep shifrat nuk me duket aq I sakte. Shqipi nuk shitet jo 7 mije, por as 5 mije kopje. Besoj se je ne dijeni se Shqip ka ndryshuar serish çmimin duke e cuar nga 300 ne 500 leke. Tashme po luan me shitesit, duke I “detyruar” ata te “fshehin” gazetat e tjera e ne kembim te saj, ata marrin me shume se gjysmen e cmimit te gazetes…

  52. Koth thotë:

    25 Tetor 2007 @ 6:48 pm

    lola,

    sa kopje shitet Tirana Observer dhe Ndryshe a ka mundesi te me japesh nje shifer te perafert ?
    Sepse nepermjet ketij numri i vij me afersi dhe sa persona e lexojne ate, e rrjedhimisht vleresoj dhe sa trapa/e jane gazetaret e saj qe nuk sjellin dot shkrime qe i pelqen PUBLIKU .

    P.S. Ne fakt une e lexoj shume gazeten Ndryshe

  53. lola thotë:

    25 Tetor 2007 @ 6:59 pm

    Koth, nuk jam administratorja e shtypit une more. Ku di une sa shitet “Ndryshe” mo aman. Besoj nja 30 kopje. Ik tani se kam pune se me mbyte me pyetje qe kane te bejne me shifra sot…

  54. Xani thotë:

    28 Tetor 2007 @ 1:24 am

    Sa shumë gazeta
    përfundojnë
    si repromaterial
    për paketa

  55. Idris thotë:

    30 Tetor 2007 @ 10:21 pm

    Lume !
    Xhajen e lexoj me qejf po shpesh here si kesaj rradhe ja fut asaj…kot po kot fare.Shiko eshte i ngjashem me rrymat e “undergraundve” te sotem qe psheretijne e sajojne TEMA.Iku koha e madhe ka ardhe koha e vocrakve dhe marifetcijve ne te zgjedhurit e temes dhe pershkrimit te saj.Mundesisht te kete pak nomatisje per kohen e socializmit.
    Mos te te vije cudi kur nje dite te lexosh jo me per “leshin” tend ,por per daljen e tij ne skene si fenomen i shtrember ku dhe djajte thyen koken dhe nuk e drejtuan dot.Dhe pasi te mbarosh leximin ke per te thene.
    “Ua dhe kete ma bene.Po lesh eshte ai,c’rendesi ka qe une e lavderoja ne kohen time dhe Idrisi nuk ma rr…dot.Tani gjeten kohen ata,kur po me bie vete ,merren me studimin e perberjen e tij dhe metodat me te sterholluara te rruarjes.”
    Lavdi ne shekuj popullit shqiptar,trim, i ditur,punetor,i zgjuar,liridashes.
    Lirine nuk ua solla une e gjeta midis jush.

  56. Lumja thotë:

    30 Tetor 2007 @ 10:24 pm

    Amin !

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.