Identifikohu



Regjistrohu

Shqipëria, vend ideal për kompanitë mashtruese në Internet

gazeta Agon

Zakonisht vendosen në vende të botës së tretë ose vendeve që ende nuk kanë një legjislacion që të përcaktojë funksionimin, mirëmbajtjen dhe shitjen e sistemeve kompjuterike me licenca të ligjshme. Në këtë mënyrë, kriminelët virtualë janë të lirë të krijojnë webhoste që shpërndajnë viruse tepër të rrezikshme, që mund të bllokojnë kompjuterin tuaj. Në këmbim të kodit të zhbllokimit, do të të duhet të bësh një telefonatë me pagesë, në përfitim të mashtruesve virtualë.

Një nga këto kompani, që ‘hosting’ (mbajnë) site që shpërndajnë viruse duket ta ketë bazën në Tiranë dhe njihet në botën virtuale si një nga kompanitë web-hosting më famëkeqe.

Trojani i ri, që të kyç kompjuterin
Ndërsa Mikrosofti mund të ketë vendosur që të shtypë butonin “vrit” që do të penalizojë përdoruesit e Windows Vista, të cilët dështojnë në aktivizimin e Software-it të sistemit operativ të tyre, hakerat kriminelë janë treguar më të shpejtë. Një virus Trojan i ri, quajtur Backdoor.Win32.Delf.ctk është i aftë të mbyllë përdoruesit jashtë sistemit të tyre dhe të kërkojë një aktivizim nëpërmjet telefonit me pagesë. Për të marrë një ‘kod licence” që do të zhbllokonte kompjuterët e infektuar, viktimave u jepen dy opsione: njëri është dërgimi i një mesazhi tekst në një numër SMS, që paguhet nga 10$ deri në 20$; tjetri është kryerja e një telefonate, e cila faturohet 3$ për minutë.

Edhe pse rrëmbimi i sistemeve nëpërmjet viruseve të ndryshme (maleware) ka kohë që ekziston, aq sa tashmë quhet gjëja më e zakonshme që mund t’i ndodhë një sistemi kompjuterik, mënyra e pagesës nëpërmjet telefonit është diçka që nuk është bërë më parë. Ky lloj mashtrimi ka filluar të përdoret vetëm muajt e fundit dhe duket se po funksionon siç pohojnë specialistë të një kompanie amerikane quajtur Sunbelt Software. Sipas kërkimit që kanë bërë ata, një numër prej 900 vetash, vetëm në SHBA kanë rënë pre e shantazhit. Po sipas sondazhit të Sunbelt Software, të gjithë këta përdorues e kanë marrë virusit nëpërmjet një siti pornografik quajtur Global Voice S.A, një kompani me qendër në Republikën e Seishellsit, një vend-arqipelag në oqeanin Indian. Mesa duket siti në fjalë shërben si procesues pagesash që tani po përdoret si shpërndarës virusesh. Global Voice S.A. ka një adresë e-mail-i në globalvoice. com, në informacionet e kontaktit në regjistrimin e domeinit të tij. Ndërkohë ky domein është vënë në shitje, sipas faqes web në atë adresë. Një kompani tjetër me një emër të ngjashëm, Global Voice Group, S.A., thotë se është një kompani telekomunikacione me qendër në Port-au-Prince, Haiti dhe nuk jep informacione për ndonjë degë të vetën në Seishellsit.

Sipas blogut të Sunbelt, kompanisë amerikane që ka bërë kërkimet mbi këto raste mashtrimesh, adresa domeinit të regjistrimit të faqeve mashtruese është ESTDOMAINS, Inc, një kompani web-hosting me qendër në Tiranë. Ndërkohë qeveria amerikane, po tenton të mbrojë konsumatorët dhe kompanitë informatike duke hapur gjyqe me kompanitë që ndihmojnë këtë lloj mashtrimi: në dhjetor dhe janar Komisioni i Tregtisë Federale ka hapur një proces kundër dy kompanive që shërbejnë si procesor pagesash për kriminelët virtuale, njëra është Your Money Access, LLC kurse tjetra InterBill Ltd. Por duket se këto gjyqe nuk do të jenë të fundit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente »

  1. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Janar 2008 @ 7:10 pm

    Si e morrën vesh që kjo kompani e ka qendrën në Tiranë? Me sa pashë unë Estdomains.com e ka adresën në Wilmington, Delaware, USA.

  2. Idris thotë:

    14 Janar 2008 @ 7:57 pm

    Sa nuk eshte vone e vetmja rruge e drejte ,mase SHQIPTARE qe mund te beje QIVIRIA ne DIETE dhe anti korrupsion eshte te shndrroje perparesite megallomane ne fusha konkrete.
    E VETMJA dhe me EFEKTIVJA eshte: kalimi ne SKANER EKONOMIK ne nje kohe rekord i TE GJITHA FUTJEVE FANTAZME TE FIRMAVE me “fame botrore” nga me prestigjozet qe nga “dhuratat “e Bill Gates
    perfshire “studimet “25 miljoneshe te SHELL e dokrave me HENORE e ATOMIK ,ME PETROLIFERE e Riciklim PLEHRASH,duke hedhur ne kosh te plehrave deklarata mashtruese te lloit “Une Berluskonin e kam mik” apo”miku im Kamdesy”.
    Dhe kjo duhet te behet pa u shtrire tentakulat e TANO KARIDEVE qe e kane shndruar SHqiperine nje OAZ te PASTER QETESIE per VEPRIMTARI KRIMINALE.

  3. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Janar 2008 @ 10:25 pm

    Vetem mos respektimi i rregullave nderkombetare mund te sjelle begatine kombetare.

  4. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Janar 2008 @ 1:01 am

    Eh, megjithese eshte falas duket se e vetmja menyre per ta bere “Agon” terheqese eshte nepermjet perdorimit te metodes standarte: Tituj te bujshem, pak fakte dhe mos citim i origjines se shkrimeve te perkthyera. Urime, paskan per te ecur larg ne treg.

  5. klajdevour thotë:

    15 Janar 2008 @ 1:17 am

    hej, kush e financon kete “agon”??? Ka njeri informacion?

  6. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Janar 2008 @ 2:44 am

    E gjeta artikullin origjinal. Ata permendin Tirana, Albania, por ka mundesi te mos kene bere asnje verifikim. Po te shikonin tek ICANN do te shihnin qe Estdomains eshte e regjistruar ne ShBA. Pra ne kete rast gabimi qenka ne artikullin origjinal, artikull qe keto te agonit me siguri e kane zgjedhur vetem se permend Tirana, Albania.

  7. M O Z A thotë:

    15 Janar 2008 @ 11:45 am

    Artikull pacavure. Mungese profesionalizmi.
    Per me teper mund te shikohet qe shqiperia sfiguron gjekundi
    http://www.who.is/whois-com/ip-address/estdomains.com/
    as ne kontaktet administrative, as ne infrastrukturen e kompanise.
    Keto gazetare nuk marrin mundimin 5 minuta te bejne nje kerkim te thjeshte ne web per te verifikuar se ca po shkruajne. Turp e faqja e zeze

  8. Leon thotë:

    15 Janar 2008 @ 12:13 pm

    “Shqiperia vend ideal per njerezit mashtrues ne internet.. ” :) :P
    Besoj do te ishte titull me interesant per shkrimin.. ;)

  9. kikthi thotë:

    15 Janar 2008 @ 8:56 pm

    klajdevour thotë:
    hej, kush e financon kete “agon”??? Ka njeri informacion?

    Fatosi e financon

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.