Shqipëria, pa asnjë politikë në arsimin e lartë
Pak ditë më parë dhe në prani të kamerave kryeministri i vendit tha që arsimi i lartë në Shqipëri duhet të orientohen drejt tregut. Kjo deklaratë u bë menjëherë pas një konstatimi të Bankës Botërore, sipas të cilit, eksportet shqiptare janë më primitivet në kontinent, sepse në produktet që eksporton Shqipëria, ka një investim shumë të vogël dhe të parëndësishëm të trurit. Me fjalë të tjera, universitetet shqiptare ose nuk kanë ndikim, ose nuk janë të lidhura me tregun.
Nga Prof. Dr. Besnik Gjongecaj
Deklarata e kryeministrit në thelb shpall orientimin drejt tregut si politikën që duhet të ndiqet në arsimin e lartë. Jo shumë kohë më parë, kryeministri i po kësaj qeverie ka shpallur jo orientimin drejt tregut, por liberalizimin e universiteteve si politikë thelbësore që duhet të ndiqet në arsimin e lartë. Situata, në të cilën brenda një mandati politik dhe për të njëjtën fushë shpallen dy politika të ndryshme, por secila me natyrë thelbësore, duhet t’i shqetësonte kapacitetet politikëbërëse në qeveri, gjë që në fakt nuk ka ndodhur. Kjo situatë bëhet alarmante, kur i shkon gjërave në thelb dhe konstaton që të dy politikat e shpallura nga kryeministri jo vetëm janë të ndryshme, por ato përjashtojnë njëra-tjetrën. Thjesht, masivizimi apo liberalizimi i universiteteve nuk mund të kryhet në kushtet e orientimit të universiteteve drejt tregut. Ndërsa orientimi i universiteteve drejt tregut nuk mund të bëhet në kushtet, në të cilat gjenden universitetet, kur prirja sunduese e tyre është masivizimi. Në thelb, kjo gjendje absurde, në të cilën politikat qeveritare veteliminohen që në formulim, duke bërë aq më të paimagjinueshëm zbatimin e tyre në praktikë, shpjegon pse sistemi ynë i arsimit të lartë ka mbetur pa një politikë të caktuar zhvillimi dhe pse universitetet tona lëvizin qorrazi në betejën për mbijetesë.
Objektivi i politikës: liberalizim i universiteteve apo orientim i tyre drejt tregut
Të ndjekësh një politikë të caktuar në arsim do të thotë, në thelb, të përcaktosh qartë një objektiv realist për stadin ekzistues të zhvillimit të vendit dhe më pas të formulosh të gjithë mekanizmat që formëzojnë atë politikë, zbatimi i së cilës çon në arritjen e këtij objektivi. Kështu, së pari, nuk mund të përcaktosh një objektiv apriori jashtë kontekstit të zhvillimit historik të vendit dhe, së dyti, të gjithë mekanizmat që do të zgjedhësh nuk mund të jenë të dhëna bllok, të njëjta në çdo kohë, por në varësi të objektivit themelor të përcaktuar. Kjo është arsyeja pse, para së gjithash, politikëbërësit duhet të përcaktojnë se cili është objektivi më realist për Shqipërinë: liberalizimi apo orientimi drejt tregut dhe varësisht nga kjo, të inkuadrojnë të gjithë elementet strukturore, legjislative, administrative, akademike, në një politikë të vetme që e liberalizon arsimin e lartë ose e orienton atë drejt tregut. Shembulli më i mirë që mbështet këtë arsyetim është vetë procesi historik i zhvillimit të politikës së arsimit të lartë në Evropë, të cilin e kam analizuar në mënyrë të veçantë në një shkrim të mëparshëm. Në këtë proces dallohen disa stade apo disa lloje të të bërit politikë. Kështu, deri në Luftën e Dytë Botërore, arsimi i lartë ishte një çështje elite dhe politika në këtë fushë u zhvillua në një kornizë ideologjike që karakterizohej nga motivet sipas meritës. Meqenëse pas luftës kërkohej veçanërisht shmangia e çrregullimeve shoqërore, ose thënë më shkoqur, përgatitja e popujve evropianë për demokraci, arsimi i lartë duhej të përfshinte sa më shumë njerëz. Politika e masivizimit, fillimi i së cilës në Evropë i ka rrënjët në vitet ‘60, u mbështet nga “teoria e kapitalit njerëzor”, pra nga teoria, në të cilën shpenzimet e shoqërisë për arsimimin e rinisë konsiderohen si vlerë e shtuar në këtë “kapital”, investimi i mëvonshëm i të cilit, si i çdo kapitali tjetër, do të sillte fitim (duke mos harruar që në kuptimin klasik kapitali është paraja që sjell pará). Madhësia e këtij fitimi do të ishte e barabartë me diferencën midis të ardhurave që prodhohen nga gjenerata e arsimuar dhe shpenzimet për arsimimin e saj. Thelbi i kësaj teorie është në përgjigjen e pyetjes se ç’natyrë ka e ardhura që mund të prodhojë një gjeneratë, pasi është arsimuar nga shoqëria. Thjesht, është një gjeneratë tashmë e përgatitur për demokraci, që gradualisht fillon dhe stabilizon vetë shoqërinë. Pra, në kontekstin historik, në të cilin qeveria e një vendi mendon që prioritet esencial është përgatitja e popullit për demokraci, ajo përcakton si objektiv të arsimit të lartë jo orientimin drejt tregut, por masivizimin apo liberalizimin e universiteteve.
Si gjithmonë, situata është më e komplikuar për Shqipërinë, për shkak të prapambetjes në kohë të saj. Veçanërisht në njëzet vitet e fundit, “teoria e kapitalit njerëzor” konsiderohet si një teori që i ka kaluar koha dhe tashmë bëhet një pengesë për ndryshime të reja. Akoma më shumë, janë Banka Botërore dhe OSBE ato që pengojnë përhapjen e kësaj teorie politike. Kjo teori, që në fakt justifikon masivizimin, është zëvendësuar me një tjetër teori politike që konsiston në analiza të kujdesshme të drejtimeve të zhvillimit të strukturës së tregut të punës dhe në evolucionin e arsimimit të vazhdueshëm. Arsyeja themelore është se pas aplikimit për njëfarë kohe të “teorisë së kapitalit njerëzor”, pra masivizimit, ndodh një rënie e madhe e efektivitetit të sistemit të arsimit të lartë, gjë që do të thotë se ka shumë njerëz të shkolluar që nuk zënë dot punë, pra të ardhurat janë më të ulëta (“produkti nuk shitet”) se shpenzimet (kosto e shkollimit). Rrjedhimisht, për të përmirësuar efektivitetin e sistemit, teoria politike që orienton arsimin e lartë drejt tregut të punës zëvendëson “teorinë e kapitalit njerëzor”, pra masivizimin, por gjithmonë pasi ky i fundit e ka kryer misionin e tij.
Ç’politikë duhet të ndjekë Shqipëria?
Në pikëpamjen e natyrës së çrregullimeve dhe ekuilibrave të brishtë shoqërorë, Shqipëria është pikërisht në situatën që Evropa ka përjetuar në çerekun e tretë të shekullit të shkuar. Është jashtë çdo dyshimi nevoja për liberalizimin (masivizimin) e arsimit të lartë si e vetmja rrugë që çon drejt përgatitjes së shqiptarëve për demokraci, apo krijimit të asaj valvule sigurie, të domosdoshme në regjimin tonë demokratik, të cilën fatkeqësisht nuk e kemi akoma. Kjo do të thotë që në kohën që jetojmë, vendi ynë duhet, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër, veçse të aplikojë politikën që bazohet mbi “teorinë e kapitalit njerëzor”. Në të gjitha dimensionet e saj - ligjor, administrativ, strukturor, akademik - kjo politikë synon në themelimin e një universiteti si institucion simbol i demokracisë, ku demonstrohen standarde më të larta demokratike se në zonat e tjera të shoqërisë, me synimin që universitarët të mësojnë demokracinë, duke e ndërtuar atë së pari vetë dhe në universitetin e tyre. Një universitet i tillë duhet të gëzojë një autonomi institucionale, atje mësohet nëpërmjet shembullit konkret apo kërkimit, të gjithë universitarët marrin pjesë në zgjedhjet e lira të autoriteteve dhe organeve universitare dhe, ajo që është më e rëndësishme, universiteti është i aftë të zhvillojë personalitetin e studentit, duke e përgatitur atë për jetën. Në këtë pikëpamje, liberalizimi apo masivizimi i arsimit të lartë ishte një objektiv i drejtë i qeverisë ekzistuese në 2005. Fatkeqësisht, ai mbeti i parealizuar. Pas tri vitesh qeverisje, pothuajse asnjë element i politikës që çon në zbatimin e “teorisë së kapitalit njerëzor” nuk është zbatuar. Përkundrazi, mosndryshimi i thelbit të organizimit burokratik të universitetit që karakterizohet nga mungesa e autonomisë dhe nga një ndërhyrje pothuajse poshtëruese të qeverisë dhe politikës në të, përbën edhe mënyrën më të drejtpërdrejtë jo për t’i përgatitur, por për t’i larguar universitarët përfundimisht nga procesi i përgatitjes për demokraci. Madje edhe zgjedhja e autoriteteve dhe organeve universitare me pjesëmarrjen e të gjithë universitarëve u bë në kushtet e një dyshimi të rëndë moral, çka e thelloi më tej hendekun midis universitetit dhe demokracisë. Nga ana tjetër, masivizimi jashtë çdo kriteri i arsimit të lartë, pa pyetur fare, nëse ka përputhje apo ruhet njëfarë standardi në raportet midis burimeve universitare dhe numrit të studentëve që i përdorin ato, ka çuar në një rënie të cilësisë të sistemit, nga më tragjiket të njohura deri më sot. Pa e kryer misionin e vet, madje akoma pa nisur zbatimin, politika e masivizimit apo e përgatitjes së popullit për demokraci konsiderohet e tejkaluar dhe politika e orientimit drejt tregut shpallet nga kryeministri i vendit si politikë që do të lëvizë arsimin e lartë tani e tutje në Shqipëri. Pavarësisht nga ndikimi që mund të kenë ushtruar përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri me anë të konstatimit të tyre lidhur me cilësinë e ulët të eksporteve shqiptare që automatikisht ngre çështjen e orientimit të arsimit drejt tregut, për kryeministrin e vendit dhe njerëzit që merren me këtë fushë e qëndrojnë pas tij, dy gjëra duhet të ishin të qarta si kristali. E para, orientimi drejt tregut si politikë e përjashton mundësinë e masivizimit (pavarësisht se në çdo masivizim, brenda tij, ka patjetër dhe elementë të orientimit drejt tregut), aq më shumë kur dihet që tregu i punës në Shqipëri jo vetëm që është i kufizuar, por mbi të gjitha ai është krejtësisht i deformuar. Në këtë pikëpamje, nxjerrja e politikës arsimore të përgatitjes së shqiptarëve për demokraci nga fokusi i qeverisjes në kushtet e balancave të brishta, në të cilat ndodhet Shqipëria, është së paku një papërgjegjshmëri historike. Dhe e dyta, që të startosh politikën e orientimit drejt tregut, duhet që paraprakisht universitetet të kishin pësuar ose së paku t’iu ishte krijuar hapësira për ndryshime shumë të thella dhe të të gjitha natyrave dhe dimensioneve, gjë që nuk ka ndodhur ose më mirë, realizimi i këtyre ndryshimeve është refuzuar nga qeveria.
A mund të orientohen universitetet shqiptare drejt tregut?
Gjithsesi, ekziston mundësia që në kushtet e kërkesave që ka Banka Botërore për rritjen e efektivitetit të sistemit të arsimit të lartë, të instalohen brenda tij elemente të rëndësishme të orientimit drejt tregut, pra të projektohet një “përzierje” e të dy politikave në të njëjtën kohë, pra në të njëjtin stad historik të vendit, pa harruar rolin e padiskutueshëm parësor të përgatitjes së shqiptarëve për demokraci. Është e komplikuar, por gjithsesi një tjetër shembull se si prapambetja nuk i bën gjërat më të thjeshta se progresi, përkundrazi. Universiteti i projektuar për të funksionuar në kushtet e “teorisë së kapitalit njerëzor”, tani duhet të fillojë të pësojë ndryshime të thella për t’iu përshtatur orientimit ndaj tregut. Kjo nuk përputhet me konceptin semplist, që me sa duket është pjesë e mentalitetit qeveritar se, universiteti është i orientuar ndaj tregut, nëse ai ofron programe që kërkohen në tregun e punës. Përkundrazi, synohet që nëpërmjet ndryshimeve shumëdimensionale (legjislative, strukturore, administrative dhe akademike), institucionet e arsimit të lartë të shndërrohen nga institucionet e “shkollarëve” (në kuptimin e izolimit) në kompani (free enterprises) që konkurrojnë për pará, personel dhe studentë dhe, nga ana tjetër, ofrojnë shërbimet e tyre në zgjidhjen e problemeve që ndesh sot shoqëria, plotësojnë tregun e punës, ofrojnë shërbime në fushën e trajnimeve dhe kërkimit shkencor. Për këtë, në radhë të parë, pushteti i vendosur jashtë universitetit duhet t’i transferohet atij me ligj. Brenda universitetit ky pushtet duhet të shpërndahet në mënyrë të tillë që profesori të bëhet i aftë të zgjidhë problemet që lindin tek ai (niveli i punës) dhe të drejtojë ekipin në fushën e tij, duke ndryshuar kryekëput konceptin dhe praktikën ekzistuese burokratike, të centralizuar, të menaxhimit universitar, veçanërisht atë financiar. Kjo do të kërkojë një strukturim plotësisht të ndryshëm të universitetit, në qendër të të cilit do të qëndrojë menaxhimi i tij mbi bazë të maksimizimit të efektivitetit dhe përcaktimi i autoriteteve dhe strukturave universitare mbi bazë të aftësisë së tyre menaxhuese dhe jo mbi një votë populiste dhe të dyshimtë. Sistemi i akreditimit apo i vlerësimit të një universiteti që fillon të orientohet drejt tregut, shndërrohet në një mjet të fuqishëm për ruajtjen e standardeve dhe forcimin e rolit të tij. Për këtë, akreditimi ndryshe nga ekzistuesi, duhet të plotësojë tri kushte: të jetë i pavarur nga qeveria dhe politika, të vlerësojë output-in në raport me input-in dhe mbi këtë bazë të vlerësojë jo imazhin, por performancën e universitetit, si dhe akomodimin e universitetit në hapësirën dhe tregun evropian, së cilës, me ligj, arsimi ynë i lartë po i largohet çdo ditë e më shumë. Një universitet i tillë bëhet i aftë të përcaktojë dhe ripërcaktojë vazhdimisht misionin dhe detyrat e tij në përputhje me ndryshimet e tregut dhe këtë nuk e bën në mënyrë mekanike, por përmes një procesi të thellë refleksiv
. . .
Dy vjet më parë, profesorë të profesoratit shqiptar bënë përpjekje të jashtëzakonshme për ta bindur qeverinë se, në gjendjen ekzistuese universitetet shqiptare jo vetëm nuk mund të luanin rolin e përgatitjes së rinisë për demokraci, por ishin plotësisht të zhveshura nga çdo element që mund të ndihmonte orientimin e tyre drejt tregut të punës dhe më gjerë. Qeveria dhe këshilltarët e saj u paralajmëruan në mënyrë shumë të qartë, personalisht dhe publikisht, se në gjendjen ekzistuese universitetet nuk mund të bëheshin bartëse të asnjë politike. Në këtë kontekst, u propozuan një kompleks ndryshimesh në arsimin e lartë, zbatimi i të cilave do të bënte të mundur reformimin e universiteteve me hapësirë për zbatimin e politikës së përgatitjes të rinisë për demokraci, si dhe me elemente të orientimit drejt tregut, pasi shpallja e të dyjave si politika sunduese është thjesht e pamundur. Në mungesë të këtyre ndryshimeve, kërkesa e qeverisë për orientimin e universiteteve drejt tregut e shton akoma më shumë konfuzionin, mbetet thjesht një gjest servilosjeje ndaj një institucioni ndërkombëtar dhe qartësisht nuk shpreh një vullnet politik për materializimin e elementeve të kësaj politike në realitetin shqiptar. Gjithsesi, si përgjigje të përpjekjeve të tyre të jashtëzakonshme dhe të sinqerta, në mënyrën më të padrejtë, profesorët e profesoratit u akuzuan për interesa meskine. Kjo edhe mund të përtypet, sepse nesër njerëzit nuk do të pyesin a ishin apo jo meskinë profesorët; ata do të pyesin se pse u lanë në këtë gjendje universitetet shqiptare, të paafta për formimin demokratik të rinisë dhe të përjashtuara nga ekonomia dhe shoqëria shqiptare. Që tani parashikohet se kësaj pyetjeje nuk mund t’i gjendet një përgjigje që përtypet lehtë.
Gazeta Tema

3 July 2008 @ 5:07 pm
Sa here do e shtjellojme kete muhabet ne? Qeveria do te shfrytezoje universitetet per qellime politike - psh, na duhen vota nga Bathorja -> Bathorsit kane te drejte te patjetersueshme qe te vene ne universitet direkt nga bangat e shkolles pa dritare, derrase te zeze apo edhe pa mesues.
Rinia po nuk ka goje te kundershtoje sepse eshte e korruptuar menderisht - duan te kene diplome por nuk duan te mesojne - keshtu qe vetvetiu mbeshtesin masivizimin dhe bastardizimin e universiteteve.
Si perfundim, vete e bete e vete ta hani ate corbe - qe sic tha Mirush Kabashi - do ju beje te villni gjithe jeten looool
3 July 2008 @ 7:40 pm
www.biraci.it
3 July 2008 @ 7:47 pm
Alisa uroj që këto gjëra ti peshojnë më mirë ata të cilët duhet të programojnë politikën e sistemit të arsimit.
.
Dhe pasi disa herë të kam vënë re që flet mjaft qartë dhe seriozisht rreth këtij problemi, më vjen e natyrshme të them: Alisa ministre e arsimit!
Ops, më mirë jo… meqë nuk je më administratore e Peshkut dhe nuk i fshin dot postimet mund dhe të vë një gabim tëndin:”Kjo deklaratë u bë menjëherë pas një konstatimi të Bankës Botërore, sipas të cilit…” (ndoshta ka ndërruar seks kohët e fundit banka, por në kohën time ka qënë femërore
)
3 July 2008 @ 7:50 pm
Alisen lene ti, se osh’ shum’ mir’ aqe ke osht’, murre veshT apo jo-na? Cere t’ka bo qe do me i bo dom!
PS kom njonen n’men per ministre, si fol gjithashtu qart’ shum’, po s’po e them…

3 July 2008 @ 10:15 pm
Emo, kush eshte ajo qe do t’i besh ti dem duke e bere ministre?:D (Ed, :P)
4 July 2008 @ 5:32 pm
Qe Sala propaganden e vete nuk e perkthen ne nje strategji konkrete per arsimin, eshte nje pune, porqe konceptet e tij te jene te gabuara, eshte nje ceshtje krejt tjeter.
Liberalizimi, shkollimi (dhe arsimimi- ndryshe nga shkollimi) , edukimi i qytetarit te nje sistemi demokratik (Education for Citizenship), pregatitja per tregun e punes, (ku me treg pune mendohet ne kontext global) nuk jane aspak pretendime te kunderta porse qe plotesojne (contemplate) njera-tjetren. Gabimi tjeter i autorit eshte se ai barazon liberalizimin me popullimin ne mase te universitetit, cfare ai e quan masivizim. Ne fakt demokratizimi i universitetit eshte pasuri, jo vetem nga inkluzioni (perfshirja qe i ben te tera shtresave te popullsise) ose nga pluraliteti (diversiteti i klasave dhe karaktereve) qe kjo strategji sjell, porse edhe konkurrences qe ai sjell ne tregun e punes, ku do te jete tregu i punes qe do ti shartoj elementet parazitare dhe do ti kanalizoje aftesite e gjithekujt. Tjeter pune qe tregu yne i punes eshte tani per tani i bazuar ne nepotizem dhe i (sh)formuar nga neo-patrimonializmi i sistemit tone politik.
Shqiperia eshte nje vend i integruar ne tregun kapitalist boteror te ndarjes se punes. Per momentin ne jemi vetem konsument ne kete treg (bilanci i eksport-import eshte negativ). Strategjia e Sales te integrohemi ne kete treg global te punes eshte e menduar mire, sa realizohet eshte tjeter pune. Shqipera 1 Euro nuk ka kuptim nese kapitali njerzor, ajo me te cilen ne konkurojme me 100-ndra vende te tjera per kapitalin boteror (FDI-te psh.) nuk ekziston.
Liberalizimi i universitetit do te thote qe universitetet te fillojne te konkurrojne me njera-tjetren per kapital. Pra te integrohen fillimisht universitet ne kete treg, pastaj rrjedhimisht studentet e tyre. Ky eshte edhe nja nga qellimet e Bolonjes: me shume bashkepunim midis sektorit ekonomik dhe industrial dhe asaj shkollor. Ne Gjermani ekziston ky model qe quhet Fachhochschule, ne Americe e gjetke gjithashtu. Por ky integrim nuk behet me fjale, porse me pune: pra duke i pershtatur curriculumet dhe metodat e mesimdhenies dhe kerkimeve shkencore konform kerkesave te tregut. Universitet duhet edhe te konkurrojne per parat e shtetit gjithashtu, sic thote vete autori, tu evaluohet performanca. Por keshtu do te hiqen nga puna njerez, do kete seleksionime me te forta neper studente, dhe mbase do mbyllen universite, cfare kthehet ne ceshtje politike.
Dhe per me teper duhen qe te percaktohen njesi matese per kete performance, si Benchmarks, si psh. per vleresimin e dijeve dhe relevancen e tyre, ose mbi raportin e studenteve qe hyjne dhe dalin per kohorta te caktuara,
Pyetja qe mund ti behet ketij profesorit eshte fare konkrete: sa studente te ketij profesori e kane bere punimin e diplomes prane nje firme? Sa nga keta kane bere nje eksperiment mbi ngritjen e nje biznesi? Sa ka qene ky i gatshem te ndihmoj studentet e tij per nje punim diplome cilesore dhe me relevanc per tregun shqiptar? Sa mjete financiare po thith universiteti ose katedra e ketij profesori nga biznesi privat, ai shteteror ose sektori i shoqerise civile? Ne cilin vend ky Profesori me studentet e tij evaluojne psh. punen e nje firme ose e nje dikasteri shteteror. Ky eshte nje indikator i integrimit te universitetit ne treg, dhe jo fjalet.
Nje Tjeter faktor eshte pershtatja e curriculimit te universitetit me kerkesat e tregut. Universiteti si i pamvarur, ne leter, duhet ta organizoj vete kete pune. Psh. cfare i duhet njerit qe studjon ne anglisht, te studjoj vetem letersine angleze? Curriculumi i Filologjikut dhe arteve mund te integrohen ne ato ekonomike, pra tu mesohen menagjim biznesi, si te menaxhohet nje muzeum a nje grup muzikor, si te menaxhohet nje shtepi botuese, nje studio grafike ose muzikore etj. Dmth, tu mesohet si te jene eficient me dijen e tyre dhe jo cfare ata do ta mbyllin ne sirtaret e kujteses.
Ndersa persa i perket edukimit te citizenship ose “humanistische Bildung” ne kuptimin e Humboldt, ajo behet edhe ne forma te ndryshme te angazhimit social, pra me projekte brenda shkolles. Kush eshte i interesuar do te marri pjese. Pra jane elemente te shoqerise civile, me shoqata, por edhe te klases politike(organizat rinore te partive), qe mund ta marrin kete gje persiper. Universiteti vete duhet mbi te gjitha jo vetem te japi informacion, porse te mesoj metoden e punes dhe te mendimit. Universiteti mund te kontribuoj ketu nese u meson nxenesve nga filozofia dhe letersia klasike, porse me shume nuk ka cfare te bej, kjo eshte zgjedhja personale e studentit. Pastaj edukim me te mire se shembulli i vete profesoreve nuk ka. Nese nje profesor eshte autoritar, i korruptuar, mendjemadh, i papergatitur profesionalisht, aspak origjinal ne mendimin e vete, pra qe vjedh punen e tjetrit, shkruan libra pa cituar dhe pa u dhene hakun atyre qe i kane menduar gjerat me pare se ai, atehere ai mund tu mesoj studenteve te tij edhe mbi Aristotelin, Hegel, Kant-in, Dewey, Hayek, Habermas, Rorty-n, Rawls etc., ajo ngelet vetem teori, dhe asnjeher metode pune dhe mendimi.
Ne shqiperi nuk eshte problemi i informacionit (sado i paket qe eshte nga biblotekat e varfera, mungesat e revistave shkencore etj., cfare tani me internetin mbase plotesohet) porse i METODAVE SHKENCORE TE NXENJES SE DIJES DHE STUDIMIT, te cilat edhe profesoret tane nuk i njohin, dhe nese i perdorin nuk jane te ndergjegjshem per to. Une besoj se mendesia qe shume mesues ne shqiperi kane, eshte ajo e Koves me Hinken, ku mesuesi beson se po i derdh informacionin nxenesit ne koke, dhe ky po e nxuri mire, po se nxuri eshte budalla. Edhe kur pyesin ne provime nuk shohin nxenesin ne formimin e tij te pergjithshem, sesi ky eshte ne gjendje te mendoj ne relacione (te lidhi problemet e nje fushe ose disipline me nje tjeter) ose te shohin aftesine e studentit per te gjeneralizuar dhe kategorizuar, porse pyesin cfare kane derdhur nga ajo Kova e tyre tek Koka prej Hinke e nxenesit. Kuptohet nga ana tjeter problem eshte edhe interesi i shume studenteve, ne fakt tek shume student nuk ekziston motivi per te mesuar, por kjo eshte tjeter gje.
Informacioni eshte i rendesishem, porse bota sot ka aq shume informacion, saqe sot duhet te mesohen metoda sesi te menaxhosh kete informacion, metodat e zgjidhjeve te problemit etj. dhe jo te mesohet permendsh e ku di une. Edhe ne Studimi e PISA te OECD-se nuk pyetet mbi informacionin, porse mbi ate qe quhet strategjite e zgjidhjeve te problemeve konkrete (transferten e dijes, ose problem-based learning), strategjite e mesimit, pra te mesosh se si mesohet etj. Ky lloj mesimi do te thote pershtatje metodave qe mesohen ne shkolle me kerkesat e tregut. Pra nuk eshte ne dore te Sales dhe te politikes, sesa ne dore te Profesoreve qe te kapin kete mundesi qe ju jipet me decentralizimin e sistemit arsimor ne Shqiperi.
5 July 2008 @ 7:34 am
Mirpo si duhet te orientohen universitetet drejt tregut, kur nuk fuksionon siç duhet Bursa, kur vete keto universitete, per projektet qe bejne, nuk kane te regjistruar asgje ne Burse, kur vete qeveria paguan programet e saja nga taksapaguesit ne vend qe keto programe te paguhen nepermjet obligacioneve qe hidhen mbi bazen e te ardhurave qe do t’mblidhen nga keto projekte. Fatkeqesisht aty ka nje idiotesi nga ana e politikberseve, te cilet veçse i marrin kallpe/shabllon teorite mbi zhvillimin , dhe i perdorin ato veç per propagande apo per tu dukur.
5 July 2008 @ 9:07 pm
Une kam nje mendim thjesht timin per arsimin e larte, nese po behet toleranca e Part time pse duhet te hysh patjeter ne provim me zgjedhje le te bejne nje konkurs te vecante par part time, te konkuroje kush te doje ta fitojne dhe kaq. Keto provimet me zgjedhje per kete profil, jane absurditet, Ne shqiperi jo vetem mungojne politikat po ketu mungojne dhe idete sepse personat qe jane zgjedhur per te dhene ide ose jane pa mendje ose jane pa ekperience. Akoma nuk e kuptoj pse Shqiperia duhet ta vuaje akoma Jo liberalizimin e Universiteteve
FLM
10 July 2008 @ 11:01 am
Pauolo Freire (1970) Banking v. Problem-solving Models of Education. In: Pedagogy of the Opressed. Neë York: The Seabury Press. pp. 57-74.
Nëse ne do të të analizonim sot marrëdhëniet nxënës-mësues në të tëra nivelet, brenda dhe jashtë shkollës, do të nxirnim në pah karakterin e saj, që është rrënjësisht narrativ. Kjo lloj marrëdhënie përfshin Subjektin Tregues (Mësuesi) dhe Objektin perceptues, dëgjues (Studentin). Përmbatja që synohet të përçohet, qofshin këto vlera ose dimensione empirike të realitetit, tendon në këtë mënyrë të shndërrohet në një përmbatje të vdekur dhe të ngurtë. Arsimi sot vuan nga një sëmundje kronike e narracionit (tregimit).
Mësuesit flasin mbi realitetin sikur të jetë i palëvizshem, i pandryshueshem, i kategorizueshem, dhe i parashikueshëm. Ose tjetër, mesuesja merret me një temë, që është kryekëput e huaj për përvojën jetesore të nxënësit. Detyra e mësuesit duket të jetë ajo e „mbushjes“ së nxënësve me përmbatjen e narracionit të tij – material ky, që është i shkëputur nga realiteti, palidhje me tërësinë (kontekstin) prej nga ky material ka dalë dhe në të cilën merr kuptim. Fjalët boshatisen nga përmbatja e tyre konkrete dhe shndërrohen në guacka boshe, të çhuajnizuara (çhuajnizim= Alienation, Entfremdung) dhe me fjalë që çhuajnizojnë Subjektin.
Karakteristika që del në pah nga ky lloj narracioni edukativ, është atëherë muzikaliteti i fjalëve, dhe jo fuqia e tyre transformuese. „Katër herë katër bëjnë gjashtëmbëdhjetë; kryqyteti i Shqipërisë është Tirana.“ Nxënësi regjistron, memorizon, dhe përsërit këto fraza pa kuptuar se cfarë do të thotë „katër herë katër“, ose pa kuptuar më të vertëtë se çfarë do të thotë „kryeqytet“ kur nxënësja citon se „kryqyteti i Shqipërisë është Tirana“ (pra pa kuptuar se cfarë do të thotë Tiranë për Shqipërinë, dhe cfarë do të thotë Shqipëri në Europë ose Ballkan.)
Narracioni (me mësuesen si Treguese) udhëzon nxënësit të mësojnë përmendësh mekanikisht përmbatjen e tregimit (narracionit). Më keq akoma, ky proces transmetimi e kthen nxënësin në „enë“ që duhet „mbushur“ nga mësuesi. Sa më plot ta mbushi mësuesja këtë „enë“, aq më i mirë duket të jetë ky mësues. Sa më të përulur dhe të gatshëm të tregohen nxënësit për tu „mbushur“, aq të mirë duhet të jenë këta.
Pra arsimi është shndëeruar në një veprimtar të depozitimit, në të cilën nxënësit janë të depozituarit dhe mësuesit „depozituesit“. Në vend që të ketë një dialog, pra një komunikim, mësuesit shpallin ose nxjerrin komunikata dhe depozita, të cilat merren nga nxënësit, memorizohen, dhe përsëriten. Këtë unë e quaj concept „bankar“ të arsimit, ku llogjika e këtij veprimi i lejon nxënësit vetëm arshivimin dhe depozitimin. Nxënësit pra kanë mundësinë të katalogizojnë ose mbledhin depozita. Por së fundi janë vetë njerzit të cilët arshivohen diku nëpërmjet mungesës së kreativitetit, transformimit, dhe mungesës së dijes në këtë sistem të çorientuar. Pasiqë largë kërkimeve dhe pyetjeve, largë praktikes, pra largë njerzores, njeriu nuk mund të jetë vertetësisht i njerzishëm. Njohuria vjen vetëm nëpermjet shpjikeve, ri-shpikjeve dhe zbulimit, pra nëpërmjet këerkimeve të pareshtura e të pasosura, me durim dhe shprese; kërkime, të cilat njeriu i realizon në këtë botë, më botën që e rrethon dhe më njëri-tjetrin.
Sipas konceptit „Bankar“ të arsimit (edukimit), njohja konceptohet si një dhuratë e dikujt që e konsideron veten të ditur, ndaj dikut që konsiderohet të jetë i paditur. Duke projektuar dhe marrë të mirëqënë padijen (injorancen), kjo një karakteristike e ideologjisë së shtypjes, mohohet që arsimi dhe dija janë procese të kërkimit të dijes. Mësuesi i vetë-përfaqësohet nxënësve si kundërshtari i domosdoshëm; duke konsideruar injorancen e nxënësve si absolute, mësuesja justifikon qënien (ekzistencën) e saj. Nxënësit, kështu të çhuajnizuar (entfremdet), sikur se edhe skllavi ne dialektiken Hegeliane, e pranojnë injorancën e tyre si fakt që justifikon ekzistencën e mesueses – por, përkundër si skllavi, ata nuk mund ta kuptojnë se edhe ata vetë edukojnë mesuesin.
Nga ana tjetër logjika (raison d’etre) e arsimit çlirimtar (libertarian) qëndron në forcën e tij (trieb, drive) pajtuese (reconciliation). Arsimi duhet të ketë si synim zgjidhjen e kundërshtise (kontradiktës) mësues-nxënës, duke pajtuar këto pole të kundërta, në mënyrë qeë të nxiten nxënësit dhe mësuesit.
/vereni dhe vec kete artikullin e perkthyer, kjo eshte pjesa e pare, nese doni, po merrem dhe me pjesen e dyte.
kapedani.blogpress.com