Shqipëria më pak se një euro
Lorenc vangjeli
“Nuk mund të rrjedhë i njëjti ujë lumi dy herë nën të njëjtën urë”, ish-Presidenti amerikan Bill Klinton ja thoshte këtë frazë jo pa trishtim, por me shumë siguri ish-presidentit të ndjerë kosovar Ibrahim Rugova në vitin 1998. Profecia e tij që drejtohej për një tjetër ish-president, zotin Sali Berisha, për një mori rrethanash, arsyesh dhe trilli të fatit, nuk u plotësua dhe vetëm dhjetë vjet më pas, zoti Berisha po ngrys vitin e tretë të mandatit të tij qeverisës.
“Historia nuk përsëritet dy herë njëlloj”, edhe kjo aksiomë gjerësisht e përdorur, duket se në rastin specifik shqiptar nuk ka vlerë. Mund të hiqet një paralele e qartë dhe e pangatërrueshme të asaj çka nisi të ndodhë në vitet 1995-1996 dhe asaj që po luhet sot më së shumti në kulisa dhe me pak dukje në publik. Atëherë, ish-beniamini i Shteteve të Bashkuara, Berisha, menjëherë mbas referendumit të dështuar të kushtetutës së nëntorit 1994, dështoi dhe në ngulmin e të qënurit partneri i vetëm shqiptar për amerikanët. Ngjarjet që rrodhën më pas, arrestimi i pesë minoritarëve grekë për spiunazh dhe dështimi i diplomacisë amerikane për ndërmjetësim në marrëdhëniet e acaruara shqiptaro-greke, lidhjet e dyshimta me segmentë të dyshimtë të botës arabe dhe sidomos identifikimi i zotit Berisha si konsumator i demokracisë në vend e lojtar i paparashikuar në Ballkanin e trazuar, krijuan një hendek gjithmonë e më të madh mes tij dhe politikës zyrtare amerikane. Pikërisht në këtë moment, nisi dhe një lojë mjaft e madhe për shpatullat e një lideri të një vendi të vogël, që nisi të orientohet haptazi ndaj Evropës. Me një afrim inatçor që synonte të bënte karshillëk dhe të shfrytëzonte nuancat politike mes kontinentit të vjetër tradicionalist dhe pragmatizmit të kontinentit të ri. Proshutë mes dy fetave të sanduiçit, Berisha në fillim dhe gjithë vendi pas tij, humbi shumë më tepër në një lojë që e kishte të paracaktuar humbësin.
Të njëjtën skemë, por me kah të kundërt, ndoqi dhe në dy vitet e fundit të qeverisjes së tij, ish-kryeministri socialist Fatos Nano. Në emër të proamerikanizimit shqiptar, Nano tentoi të qëndronte me shpinë nga Evropa, deri dhe duke i kujtuar asaj plazhet e Normandisë të çliruar nga SHBA e aleatët e saj. Atëherë ai fitoi simpatinë amerikane për qëndrimin ndaj luftës në Irak, por efekti anësor i skepticizmit evropian ndaj tij, morri përmasë shqetësuese, aq sa sot mund të numërohet edhe si një nga arsyet e dorëzimit të pushtetit në korrik 2005.
Në mënyrë të pabesueshme, po shfaqet e njëjta skemë; i njëjti aktor i vjetër, zoti Berisha, po tenton të bëjë pirueta me gjoks e shpinë përballë të njëjtëve aktorë euroatlantikë. Shuplaka amerikane e fillimjavës për hetimin e tragjedisë së Gërdecit dhe çështjen e imuniteteve, kryesisht atë të zotit Mediu, ish-ministër i mbrojtjes është në fakt vetëm një sinjal i parë i dukshëm që demonstron dhe dëshmon ftohjen me amerikanët. I gjithë maji ka qenë një muaj i akullt në këtë drejtim. Shumëkush në Tiranë është gati të vejë bast se brenda pak ditësh, një tjetër sinjal nga ndërkombëtarët, i lidhur kryesisht me bllokimin e reformës në drejtësi, referuar ngurtësimit të dekreteve presidencialë për anëtarët e Gjykatës së Lartë, do të bëjë të qartë këtë klimë polare me bregun tjetër të Atlantikut. “Privatisht” sinjali është dhënë me mbështetjen e lexueshme që i është dhënë Presidentit Topi. Parë nga ky këndvështrim, historia e centralit bërthamor të ndërtuar me italianët, fjala vjen, është në fakt më shumë se një shashkë për tërheqje vëmendjeje të publikut brenda vendit. Eshtë më shumë se një nga zgjidhjet e diskutueshme për garantimin e energjisë elektrike; ajo është një nevojë e dëshpëruar për t´i dhënë qeverisjes energjinë e nevojshme të përkrahjes me kah nga dera evropiane, atëherë kur dera tjetër po mbyllet me përplasje.
Në prag të vitit elektoral, edhe njëherë, si 13 vjet më parë, vendi po shtyhet drejt mesit të sanduiçit, dhe po si më parë, parashikimet për përsëritjen e fatit të sanduiçit të parë, nuk janë fare pa bazë. Shumëkush në Tiranë është gjithashtu i gatshëm të vejë bast se në 2009, “Zoti i gjithëfuqishëm, edhe vota e shqiptarëve”, siç u shpreh vetë kryeministri, por dhe ndonjë faktor tjetër vendimtar i jashtëm, do t´i përgatisin atij një pension politik pas gati 20 vjetësh në politikë. Kjo duket se do të ndodhë për një mori rrethanash e arsyesh, por pa ndonjë trill të fatit, edhe sepse në kushtet e sovranitetit gjithmonë e më të kufizuar në botën e sotme globale, inidividët e paparashikueshëm janë jashtë mode. Aq më tepër në kushtet e Shqipërisë, të kufizuar në verilindje nga Kosova e sapopavarësuar, por ende jo e njohur plotësisht nga ndërkombëtarët dhe në juglindje nga Maqedonia gjithë probleme, që i shtoi vetes dhe një problem tjetër me zgjedhjet e saj të zhvilluara sipas standarteve të trishtuara shqiptare.
Në tryezën e punës së kryeministrit ndodhen transkriptet e përgjimeve me protagonistë anëtarë të një partie në koalicionin qeveritar. Eshtë një muhabet i ngatërruar me të krishterë, muslimanë të huaj dhe valutë të “dhuruar” që kalon nga një xhep në tjetrin. Besohet se të tjera interceptime, njëlloj si ato të vitit të kaluar mes Diverolit dhe Trebickës për çështjen e fishekëve, do t´i venë sërish kryeministrit në tryezë. Në ato përmendet Gërdeci dhe personazhe të njohur personalisht nga vetë kryeministri. Besohet gjithashtu se do të jetë në dorën e zotit Berisha, nëse duar të “panjohura” do të kujdesen që ato t´i jepen apo jo publikut. Po me Gërdecin është e lidhur dhe mocioni i tretë i mosbesimit në tre vjet, që po përgatitet ndaj kryetares së Kuvendit nga opozita. Zonja Topalli në fillim e pas saj edhe zoti Berisha, u konsideruan si faqet ku u përplas shuplaka amerikane e fillimjavës. Edhe pse ata e revizionuan dhe e kthyen 180 gradë qëndrimin e tyre brenda 24 orësh, u treguan dhe njëherë njëlloj si të gjithë liderët shqiptarë: trima të kreshpëruar brenda gardhit me kallama apo dhe me llamarina si fabrika e vdekjes në Gërdec këtu brenda fshatit tonë të madh, dhe frikacakë e kurrizpërkulur sa herë që dëgjojnë anglishten ndërkombëtare.
Media ka bërë publike se ish-brigadave e tankeve, pronë e ushtrisë, i ishte dhënë me qera Albademil-it të Delijorgjit me më pak se një euro metri katror. Saktësisht, është paguar vetëm 102 lekë për njësi të sipërfaqes. Shqipëria, në llogaritjen e planbiznesit të mbijetesës politike të qeveritarëve tanë, fatkeqësisht kushton më pak se një euro. Ekzaktësisht shifra do të mësohet vetëm në korrik 2009, kur mund të vihet bast se, në formë tjetër, ka shanse të përsëritet dhe parakriza e 1997. Me siguri pa kallashnikovë, por me statusin e gaforres për të gjithë shoqërinë shqiptare: tërhiqu pas që të ecësh përpara! Mund të ndodhë kështu, sepse ujrat e lumenjve mund të rrjedhin edhe më shumë se dy herë nën të njëjtën urë. Ndryshe nga sa thoshte profecia e dikurshme e ish-presidentit Bill Klinton, që dje dhe sot, konsiderohet si hero kombëtar nga shqiptarët.

13 June 2008 @ 1:40 pm
Lorenc o njeri qe te dhimbset pasuria e shqiptareve !
A ka mundesi te shkruash sa x leke per njesi te siperfaqes paguan kjo Gazeta ku ti qan hallet e memedheut ?
Se ka qene dhe prone publike ajo.
thu ti dhe ben si i qut. Na qenkan aq te papergjegjshem deri sa kane dhene nje ish brigade tankesh me qera te vogel !
Ja kjo eshte njelloj sikur une ketu te them qe kjo gazeta ku shkruan ti dite per dite per llogari te nje botuesi jo shqiptar se ka marre per i çap buke gjithe ish - Kombinatin e Auto Traktoreve !
13 June 2008 @ 1:56 pm
Pushtetaret tane e kane mare shqiperine falas, e mund ta shesin e bejne si te dojne.
Psh, djali i Ram Berishes nga tropoja mund te japi gjithe tokat e vendit sikur te qene te babait te tije, mund te shesi gjithe armatimet ose ti japi falas, sikur te jene te babait te tije, mund te privatizoj e shesi a fali cdo ndermarie, kujdo e cilido sikur te jene te babait te tije.
Vete i kemi lene keta politikan te marin gjithe keto fuqi, mos u ankoni kote , kur shesin shqiperine nje euro.
13 June 2008 @ 2:10 pm
Kotho i ke dhene pergjigjjen e duhur gazetarit.
O Bled ta kishin shit per 1€ shqiperine do na kishi nderu, po ja qe as aq se kane shit por e kan shit me humbje. Shiko Gerdecin…………sa hyne ne buxhetin e shtetit nga shitja qe i bene Alb-Demil?? Disa mijera euro. Sa eshte demi qe u shkaktua ne Gerdec?????? Sa eshte demshperblimi qe kane marre dhe qe ju eshte premtuar akoma atyre fshatareve dhe biznesmeneve te Vores qe kishin pronat te pa siguruara nga buxheti i shtetit, pra nga xhepat e te gjitheve. Mire ma futi doren ne xhep djali i birishes po po na e fusin ne xhep doren edhe gerdecaret edhe Biznesmenet.
Ate 1 Euro ta shofesh ne enderr ti Bledi
13 June 2008 @ 2:37 pm
Me kujtohet 1992shi, kur ulerinte Sala me ekstaze ne mitingje, atehere kur ne ishim ne ”endra europiane demokratike”, e kur uqerit moren ne dore shtetit qe nga bankat e floriri te gjithe fabrikat e ndermariet, e gjithe magazinat e deri te depot pa fund te ushtrise.
Atehere Genc Ruli , nje 36 vjecar, mori ne dore gjithe ekonomine e industrine te bente ca donte, e si i donte qejfi.
Ca do behej me pasurite kombetare, e si do administroheshin ato, e deri te puna e shtetit, e gjithe pergjegjesite e pasurite e tije, qe njerezit qene lidhur me te te puna , rroga, shkolla zanati e investimi intelektual e deri te banesa e gjithe jeta e tyre?
Ish-regjimi qe la pushtetin, qe i denonte mire kush prekte parate e popullit, e kishte brenda sistemit te tije dhe mekanizmat per te ruajtur gjithe keto pasuri qe kishin mbledhur shqiptaret, po ca do behej me to neser, kush qene ata qe do mirnin ato ne dore, e a duhej te kishte njerez qe te mirnin kaq shume pushtet, se dihet pushteti te prish me zore.
Saliu mori 60 e ca perqinde e pushtet e fuqi pa kufi, e plasi vjedhia, e kerdia.
Keto gjera nuk i mendonim ato dite ”endrash demokratike”.
Saliu do bej kerdine deri sa te mos kete me ca te bej, ja na beri gjemen duke vjedhur ne Gerdec, se cmenduria e lakmia per pasuri e pushtet e eksitojne e drogojne njeriun e ky e humbet llogjiken e ndalet vetem kur thyen koken.
Ne kapitalizem udheheqesit jane te kufizuar, se secili ka gardhin e tije te pasurise e interesit te tije, po ketu te ne si pasoje e renies se sistemin (jo ndryshimit gradual qe vet perendimi ka reklamuar) e krijimit te nje vakumi u be kjo rumpalle qe shikojme.
13 June 2008 @ 2:43 pm
1 euro mjafton per shqiptaret!
13 June 2008 @ 2:56 pm
Shiko Bled !
Nuk mund te presesh me shume nga nipi i Osman Gazepit.
13 June 2008 @ 3:00 pm
Cili eshte Osmani ? Aktivist i PD ?
13 June 2008 @ 3:06 pm
Censure !
E ribotuar per te 1000 here, vetem ti nuk e dike kush a Osmëni !
Ja edhe nje here:
Kompleksi Gazepi ( Genc Ruli eshte Prof Dr )
Me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë Mbreti Zog gradoi një tog ushtarakësh të dalluar dhe me atë rast organizoi një ceremoni madhështore në Pallat, të shoqëruar me banket të pasur.
Fytyrat e oficereve të graduar shkëlqenin nga hareja më shumë se vezullimet e spaletave mbi supet e tyre. Nxinte vetëm fytyra e togerit Osman Gazepi, adjutant i Mbretit Zog, të cilin Madhëria e tij nuk e kishte graduar meqë ishte i pashkolluar dhe me zor shkruante emrin kur hidhte firmën në bordero.
Të nesërmen, togeri Osman Gazepi, si fshatar i zgjuar dhe gaztor, vë mbi supe spaletat e majorit dhe hyn serbes në zyrën e Naltmadhërisë së tij. Zogu e sheh në sy adjutantin duke pritur çfarë kishte për të raportuar. Osman Gazepi i tha: “Naltmadhëri kam ardhur t’ju pyes a më rrinë mirë gradat që kam vënë mbi supe?” Zogu u mendua vetëm një çast, pastaj i zgjati dorën duke e uruar: “I gëzofsh!” Vetëgradimi i Osman Gazepit kishte patur sukses të plotë…
Naun Prifi
13 June 2008 @ 3:20 pm
Koth thotë:
13 Qershor 2008 @ 2:56 pm
Atehere Genc Ruli
Shiko Bled !
Nuk mund te presesh me shume nga nipi i Osman Gazepit
……………………………………………………………..
Genci e dija qe nga Libohova e Gjirokastres si origjine, megjithese ne PD thoshin qe familie komunisti, se Libohova perdorej si emer te nenkuptonte bejleret, cedo dhe Genci ka mare grade shkencore ne monizem per Ekonomine e Monizmit..gje qe e fsheh sote..temen e grades shkencore….e as ja kishte haberin e kapitalizmit.
Osman nje pale grade mori, e nje cop xhandar besnik i Zogut qe, po ky qe mori ne dore gjithe pasurine e vendit…..gradat e Osmanit qene hic para ketyre.
Kur e kujtoj, qe nje njeri si Ruli, i rastesishem pa asnje garanci, mori ne dore gjithe ate pasuri, e nuk eshte cudi pse plasi korrupsioni.
Ne shqiptaret KEMI DHENE PUSHTET QE ESHTE BARAZ ME FLORI E CA FLORI….PER CA FJALE NE MITINGJE E ARTIKUJ GAZETE.
Me lehte se kaq nuk ka vend tjeter te fali pushtetin….e pastaj te qahemi pse shitet shqiperia nje euro….pa kuptuar e shitem ne vete te paret.
13 June 2008 @ 3:57 pm
C’keni ore me Gencin? Ministri i “luksit te energjise”.
He, he, jeni mesuar keq ju-na tha dimrin e kaluar. - Patet drita per festa edhe u mesuatr me luks”
13 June 2008 @ 4:04 pm
C’keni ore me Gencin? Ministri i “luksit te energjise”.
……………………………………………………………..
Tamam, sa vene ato tenderat e parate qe rrjedhin nga buxheti per KESHin.
Kur qe PSja, dhe ata vidhnin, po te pakten KESHI dilte me fitim e mbulonte veten, kurse sote edhe vjedhin KESH-in qe del me humbie, edhe marin para nga buxheti i shtetit per te kompesuar ato e vjedhur akoma ne bleriet e dritave me cmime qe i dine vete. Pra hajduteri e dyfishte.
Do luftonim korrupsionin..pas 2005ses….e i varem melcite ne qafe Ujkut Ruli.
Tani kush eshte ujku qe vjen pas tije….ti varim melcite dhe atij…se hajdutlleku keto 18 vjet ka ecur, cdo qeveri hedh nje hap me teje ne korrupsion, e qeveria e re qe vjen, jo vetem rruan ate kufi e nuk ben pas, po hedh dhe ajo nje hape perpara…e keshtu ne vazhdim.
13 June 2008 @ 4:09 pm
Viti eshte 1909 jo 2009! Ata qe dine histori Shqiptaresh e dine mire cberi vaki ne 1909
13 June 2008 @ 4:40 pm
Nga america shqiptaret (joqeveritaret) presim me shume….ngelem duke pritur cekun e bardh…
13 June 2008 @ 6:39 pm
Po persa kohe ska ndonje shembull te suksesshem besoj mbi ish brigaden e tankeve do flitet, jo mbi kombinatet. Se ne publicistike rastet nga realiteti do i marresh
ske mundesi apo te drejte ti perfytyrosh…
Kur te dale rasti tjeter ska pse autori mos e rishikoje mendimin
13 June 2008 @ 7:38 pm
o Bled, je i ri,nuk ke jetuar kohen e Bufit.
“Shqiperia ka buke edhe per nje jave”.
Jemi ne 1991, ne kete kohe Sala shkonte ne spital me biçiklete 28,e Ramizi me shoket e tij shetisnin me Benza te blindum.
Ne vitin 1988 ne dyqanet e Hotel turizmeve na dalin ne shitje televizora me ngjyra.
Blerja behet vetem me “valut” d.m.th. me napolona.
Partia e beri kete per klasen punetore,sepse arin kllasa jone punetore heroike e kishte.Nena Parti me .arin i paguente punetoret.
Ramizi me partin po mblidhnin edhe arin e fundit,se i duhej per ditet e “veshtira”.
Ka pyetur kush se ku eshte ari, ku e kane derguar,mos e fol, kush hap gojen merrte plumbin.
Nuk e njihte kush Salen kur filloj 80 %,nuk e njihte kush Salen kur ne dyqan gjindej vete shitesi se per te blere mos e mendo.
Nje fjale e urte thote” ku ka fukarallek ke edhe hardhek”.
Kjo ishte Shqiperia e para 1992.
13 June 2008 @ 8:31 pm
lumidrin!
po mir ti ku e shikon diferencen mbas gjithe ketyre viteve:
atehere ishte ramizi ne benz te blindum, tani ke salen dhe femijet e tij, ndersa te gjithe shqiptaret i ke dyerve te ambasadave… apo c’jeni ju mo. te verbuar nga militantizmi. s’arrini te shikoni asgje tjeter.. e shikoni te miren e shqiperise me syte e sales..
13 June 2008 @ 8:43 pm
Ore si nuk i beri kujt pershtypje qe si ky Vangjeli ashtu edhe Lubonja edhe Much Nano sot, dalin me opinione “SE DITE TE ZEZA NA PRESIN” dhe “BEHUNI GATI PER NJE 97″?
13 June 2008 @ 8:54 pm
Shqiperia o bo per nji lek, dhe jo per nje euro!
13 June 2008 @ 11:30 pm
çlirim, tani jemi te lire,lexoji mire, nuk mora Salen ne mbrojtje.
Duhet te dime nga vime per ditur nga duhet te shkojme.
14 June 2008 @ 2:30 am
Sidoqofte z.Bledi ne ato kohe peshku ne Drin zihej me metoda popullore dhe per karrem perdoreshin prodhime bulmeti….prandaj nuk ke faj ti tani kur flet keshtu se peshkataret e Drinit jane paisur me vegla moderne…
Ti kujton se Drini ka sherbyer vetem per HC ??? Jo! Ka qene edhe vend peshkimi qe ne kohen e Bufit ete tjera e te tjera…
14 June 2008 @ 5:48 am
Vertete?!! te ishte keshtu,do te ishte mair!
..ne e dime nga vijme,por nuk dime se ku shkojme, o lumidrin!
e ardhmja eshte e pasigurte! dhe e panjohur!
14 June 2008 @ 8:09 pm
O Koth, a di gjo , ajo 1 euroshi per m2 , a eshte ne jave , muaj a vit.
15 June 2008 @ 11:42 am
Ky ishte shkrim interesant nga Lorenci. Shkon pastaj ia fut Kothi Kot si plakat pas kafese e i kerkon llogari per gazeten ku shkruan.Cer lidhje ka kjo me artikullshkruesin? Po me artikullin vete?
Apo…varja. Eshte ceshtje qendrimi ne teme apo sorrollatjeje avdalle me Genca dhe Osmane - ose ceshtje respekti te munguar…dhe nje teme e mire qe shkon per LESH.
Une kam ca dite ne nje vend pak “remote” ketu, pa DIGITALB dhe me kap vetem tvsh, ose me mire BERISHA TV, ku keto perpelitjet e komentuesve te peshkut nuk degjohen…
15 June 2008 @ 12:16 pm
Blend,
une dhashe mendimin tim lidhur me abuzimin qe behet me pronen publike ku eshte i perfshire dhe Vangjeli drejtperdrejt si njeri shume i afert me nje ish Kryeminister Socialist si dhe media ku shkruan ai eshte nje prej ketyre perfituesve ne menyre abuzive.
Sic eshte dhe nje media tjeter qe ka perfituar per vetem 2000 usd nje prone andej nga Durresi, ish frigoriferi dhe ku perfitues eshte financuesi i Gazetes Shekulli dhe ne ate kohe ky Lorenci ishte me te drejte firme .
Kur te mesosh detaje ne vitet qe vijne ec e fol sepse keto gjera kane ndodh ne kohen qe ti beje cicin ne breke akoma. ( nuk e di tani )
Respekt i munguar per ke?
Mos shkruj me inat daje se lexohesh 1 km larg. Une keshtu kam shkruar gjithnje por ku eshte respekti i munguar ketu nuk e kuptoj ?
15 June 2008 @ 12:24 pm
O Koth, lere cicin ne breke pash nerin se nuk me bejne pershtypje keto mua.
Une nuk kam kurfare inati me ty sepse nuk kam me te voglen arsye, dhe e njoh veten si njeri qe (mundohem) te veproj ne baze te arsyes. Thjesht e gjej pa kuptim qe te injorojme ate qe ka sjelle Llukani dhe te merremi me ato qe thua ti.
Je me shume se i mirepritur te shkruash per abuzimet me pronen. Po nuk di pse preferon qe sendet me rendesi t’i shprehesh ne forme thashethemesh.
Kritike shume miqesore - sinqerisht, aspak intatcore.
Hajt se po shkoj se duhet me von bastet tani…Te mira.
15 June 2008 @ 12:38 pm
Mos u bej qesharak se peshkun nuk e lexojme vetem ne te dy !
shkruan ti .
Ku eshte respekti i munguar ne kete teme ? Per ke e ke fjalen, per ke person ? Kujt nuk i dhashe respekt kur e meriton ?
15 June 2008 @ 12:52 pm
Koth pordhaci, te bera nje pyetje, a mund te me pergjigjesh zotrote.
15 June 2008 @ 12:54 pm
Ne muj o Pjerr ne muj . Keshtu behen hesapet ketej nga memedheu .
Ate shishen e martinit belg nuk ma solle akoma !
15 June 2008 @ 1:14 pm
Ta solla, por ti nuk u bere i gjalle. Nuk eshte faji im.
Do vij ne vere, por mos mu fshih, si djalli nga tejmani.