Identifikohu



Regjistrohu

Shqipëria “kaluar” - TransAlbania Ride 2007

louella-albania-2007.jpg

albania.JPG

Gjatë muajit shtator 2007 autori britanik i librave të ekslorimeve turistike Robin Hanbury-Tenison dhe bashkëshortja e tij, Louella kanë nisur një udhëtim nëpër Shqipëri, kaluar mbi kuajt e tyre besnikë. Të shoqëruar nga regjizori amerikan Mickey Grant i cili do të filmojë udhëtimin e tyre dhe pamjet që rruga nëpër Shqipëri do tu ofrojë. Me mbresat dhe kujtimet që do të provojë në Shqipëri Robin Hanbury-Tenison do të shkruajë një libër turistik.

Udhëtimi mbi kuaj nis në veri në grykën e Valbonës dhe zbret në jug deri në kufirin me Greqinë në Glinë. Ndërkohe Robin dhe Luella bujtin nëpër familjet shqiptare në fshatrat e ndryshëm që u dalin rrugës. Ata nuk e prisnin të tillë mikpritje dhe kanë mbetur me mbresa të mira. Në netët që kalojnë me këta shqiptarë të thjeshtë Robin mbledh materialin për librin e tij të ardhshëm. Për të mbështetur projektin e tyre dy britanikët kanë ngritur një faqe interneti shumë interesante nëpërmjet së cilës udhëtimi i tyre mund të ndiqet në çdo hap. Në faqe kanë postuar klipe video të xhiruara këto ditët e fundit në malësitë shqiptare, si dhe fotografi të ndryshme. http://transalbania.com/RideAlbania/Welcome.html

Falenderoj gene që më bëri me dije për ketë ndodhi interesante.

B.Salaj

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

24 Komente »

  1. george Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 1:27 pm

    llahtar ideja…. perkthyesin ku e kane gjet??? apo eshte ndonjeri nga ai fshati aty?

  2. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 1:28 pm

    http://video.google.co.uk/videoplay?docid=2954793419250604963

  3. tungu thotë:

    12 Shtator 2007 @ 2:46 pm

    zbaviten te shkretit me primitivitetin tone.e ku do te gjejne vend tjeter te virgjer per te exploruar.Ketu i duket si shekulli 15.Shume zbavitese.Duhen keshilluar mos hedhin ndonje qese me plehra se do te na cvirgjerojne malet tona.

  4. nanuka thotë:

    12 Shtator 2007 @ 3:23 pm

    Po shyqyr qe jane edhe ca te huaj te cmendur qe duke bere qejfin e tyre promovojne edhe Shqiperine.

    Ai fytyredjeguri nga Solari qe kemi per minister turizmi di vetem te nxjerre turirin e shemtuar ne kamera, se nje reklame apo dokumentar nuk di te beje per kete vend.

  5. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 3:30 pm

    Tek gjakmarrja na ngeli muhabeti ama, është për të ardhur keq se si është zhvlerësuar jeta njeriut.

  6. Leon thotë:

    12 Shtator 2007 @ 3:30 pm

    E verteta eshte e hidhur!!
    Injoranca ne shqiperi eshte ne kulmin saj….
    A ka ngele ndonje fije dinjiteti ketyre njerezve??
    Si mund te flasesh per nje vrasje,( per nje vije uji) ne menyre te tille??
    Si duket shqiptaret kane ndyshuar…

  7. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 3:54 pm

    Këtu shkruhet:

    “Albania’s national flag is the two-headed eagle. It represents Albania as being the crossroads between eastern and western cultures.”

    Mbase unë jam shqiptari më i keq dhe nuk di gjënë më fillestare për flamurin tim, po nuk kam dëgjuar e as lexuar ndokund që shqiponja është dykrenare për të përfaqësuar Shqipërinë si udhëkryqi i kulturave lindore e perëndimore. Jo, se ne në fakt nuk paskemi kulturën tonë, dhe kjo skamje qenka aq e spikatur saqë e vetmja mënyre paraqitjeje e kombit qenka vendndodhja e truallit në funksion të kulturave të tjera. Turp e marre e faqja e zezë.

  8. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 3:56 pm

    video e fundit eshte me beterr fare

    futen ne nje godine shteterore te braktisur per tu mbrojtur nga shiu dhe duhet te kete kujdes ku vene kembet se eshte kthyer ne hale publike.
    Nje gje te tille ne mes te maleve nuk e kuptoj!

    Gjithsesi, ne ditar, nuk lene asnjehere pa cituar mikpritjen “legjendare” te shqipetareve.

  9. eT thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:01 pm

    Gjithsesi, ne ditar, nuk lene asnjehere pa cituar mikpritjen “legjendare” te shqipetareve.
    ——————————
    jane akoma atje?
    Ps: s’kam lexuar akoma artikullin.

  10. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:05 pm

    po

  11. nanuka thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:08 pm

    Flamuri shqiptar eshte me shqiponje dykrenare sepse eshte huazuar nga flamuri i mbreterise bizante qe tani e mban kisha ortodokse.
    vetem se ata e kane ne sfond te verdhe dhe ne ne sfond te kuq.Skenderbeu ka dashur te tregoje qe ne kemi qene dhe jemi vend i krishtere.Te pakten keshtu e di une historine.

  12. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:19 pm

    Nanuka - Skënderbeu ka qenë katolik, dhe nëse do kishte pasur nevojë të huazonte simbole per flamurin të një natyre fetare, do i kishte marrë nga përtej adriatikut. Kam lexuar diku që dykrenarja ka të bëjë me dualitetin gegë/toskë dhe shqiponja ka qënë një nga simbolet e Pirro Burrit (Ipja, Iperia, dhe legjendat përkatëse), po fatkeqësisht nuk i kam ato libra afër. Gjergj Kastrioti dhe kronikantët e tij kanë përmendur shpesh një lidhje ndërmjet tij dhe Burrit.

  13. nanuka thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:24 pm

    Ndoshta eshte kjo qe thua, por nuk e di.
    Une e kam degjuar shume kohe me pare kete histori dhe ndoshta nuk eshte dhe e vertete sepse nuk e kam lexuar ne libra apo shkrime historike.E kam degjuar edhe kete versionin e gege/toske.

  14. peshkaqeni thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:29 pm

    Nanuka është e kundërta.
    Perandoria bizantine e ka huazuar nga ne flamurin me dy krerë sepse edhe themeluesit e Perandorisë bizantine ishin perandorë shqiptarë. Është e vërtetë që flamuri ynë me dy krerë simbolizon krishtërimin dhe përkatësinë tonë të mëhershme të krishterë.

  15. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:36 pm

    peshkaqen - nuk e bëj për të të bezdisur, po çfare lidhje sombolike ka shqiponja dykrenare me krishtërimin? Dua të them që nuk e kuptoj rrjedhjen e saj nga kjo fe. Natyrisht simbolet shpesh ndryshojnë kuptim apo interpretim.

  16. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:38 pm

    Shqiponja me dy krerë nuk është simbol shqiptar, është simboli i ndarjes së Bizantit dhe është përdorur nga shumë shtete, kisha, etj. Në këtë përdorim s’jemi fare origjinal. Skënderbeu rrezik e ka marrë nga turqit (http://en.wikipedia.org/wiki/Eagle_(heraldry)#Twin_Headed_Eagle_and_the_Turks). Kuptime dytësore mund t’i vihen sa të duash mbas faktit.

  17. nanuka thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:43 pm

    Jam shume kurioze te di sepse ka ngelur ajo shprehja vendi i Shqiponjave, nderkohe qe ne Shqiperi nuk ka asnje shqiponje dhe nuk besoj se ka patur ndonjehere.

  18. anonymus thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:54 pm

    peshkaqen - nuk e bëj për të të bezdisur, po çfare lidhje sombolike ka shqiponja dykrenare me krishtërimin? Dua të them që nuk e kuptoj rrjedhjen e saj nga kjo fe. Natyrisht simbolet shpesh ndryshojnë kuptim apo interpretim.
    Prep, ti nuk me pyete mua por me duket se e di pergjigjen. Asnje lidhje nuk kane ky shpend me krishterimin POR, Bizanti adoptoi shqiponjen romake, qe ishte simbol perandorak. Kur Bizanti u be vete shtet teokratik (sepse nuk ishte ne fillim) ky simbol vazhdoi te ishte pjese e kosmografise bizantine e si rrjedhim asaj krishtere dhe me vone ortodokse ekskluzivisht. Katolicizmi ndoqi tjeter shteg sepse perandoria romake kurre nuk u be shtet teokratik.
    Eshte e vertete qe Skendua e mori shqiponjen nga ortodoksia, sic e moren serbet, malazezet, dhe ruset. Kjo eshte tashme e sigurte dhe te gjitha shpjegimet e tjera jane perralla.

  19. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 4:59 pm

    Interesi im nuk kishte të bënte shumë me origjinalitetin apo kuptime dytësore. Simboli i shqiponjës (me një apo dy koka) është zgjedhur në mënyrë të pavarur nga shumë etni e shtete. Kisha një paramendim që ky simbol ishte zvilluar/huazuar në Epir që para Krishtit dhe me kalimin e kohës përcjellë në Arbëri i veshur me kuptimin e legjendën e trashëguar. Skënderbeu mund t’a ketë huazuar nga turqit, po kjo nuk përjashton mundësinë që simboli të ketë pasur domethënie popullore. Siç thashë, nuk i kam ato libra ku jam, dhe më duhet t’a mbyll bisedën në mungesë të dhënash.

  20. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 5:03 pm

    Flm anonymus.

  21. Kela thotë:

    12 Shtator 2007 @ 5:26 pm

    Ja dhe nr i celit i Robin: 355 683 657 564 .Kush te doje mund ta marre ne tel dhe t’i shprehe supportin per kete udhetim aventure. Mendoj qe kush ka te aferm neper fshatrat qe ai do pershkoje, t’ua beje te ditur Robin & Louella, ne menyre qe ata te bujtin aty. Mendoj qe eshte nje reklame sh e mire per Shqiperine. Eshte nje reklame ne xhirim e siper. Perpiquni te jepni inputin tuaj ne kete reklame dhe ta beni ate sa me te vecante.

  22. artan thotë:

    12 Shtator 2007 @ 5:33 pm

    Isha sivjet ne vere ,ne Sarande vizitova Butrintin ,,nje perl e vertet nje vend i bukur kur arrita ne Kalane e Butrintit u ulem ne disa stola aty per rreth ,ishte vap dhe roja nje meso burr,na u arfua duke hapur edhe muabetin, per bukurite e vendit te Butrintit dhe te Sarandes ,,nje fjale e tije me mbeti ne mendje :
    ..” bukurite e vendit tone dhe vlerat tona–tha meso burri .. ,.i zbulojne dhe i shijone te huajt, kurse …po te ishte per ne, a ha keshtu i mbuluar dhe i pa zbuluar do te ishte Butrinti dhe shume vende te tjera ..”

    Me te verte ashtu eshte , nuk dime dhe nuk i japim rendesi vlerave historike te vendit tone qe eshte i mbushur plot,…nuk ka fisnike shqiptare qe ate punen e Robin Hanbury-it ta bejne vet shqiptaret..?

  23. artan thotë:

    12 Shtator 2007 @ 5:47 pm

    Ju shikoni sa te sinqert jane shqiptaret,kur i vjen nje i huaj, i zberthejne edhe breket te gjitha nuk i lene gje pa thene te huajve, kur vjen puna per ,shqiptaret nuk e hapin nje muabet te tille , “o balo te hengert tenja te keqen e ke vet brenda ..” por Natyren e kemi te bukur po po.. nuk diskutohet .. por sikur te kishim te bukur, edhe njerzit do te ishte PERSOSMERIA VETE .

  24. Pjer Thomas thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:23 pm

    Rendesi ka djema qe ata po bejne nje dokumentar turistik personal dhe do te ishte mire qe shoqeruesi ti çonte dhe ne pikat turistike si Thethi, Llogaraja, nje vend andej nga Korça, etj. vende. Une kam blere dy dvd per turizmin ne Shqiperi dhe per tua treguar belgjeve, por ç’te shoh, filma/xhirime te vjetra dhe te lodhshme. S’guxoj t’ua tregoj.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • dudla: "interviste me shkrimtarin e madh ismail kadare". Sna lane njehere reh... Një rrëfim për dashurinë dhe vdekjen
    • dudla: thnx xhib.. gjithsesi ideja ishte "ata dhe ne". kaq. apo nuk guxojme t... Konventa e Denverit, politikanët tanë dhe ne
    • spiritus: Une e pelqeva( nuk eshte kompromis) dhe dicka qe mu duk se kerciste, m... e puthura
    • karkaxhualli: spiritus, nese mendon se kam bere keto komentet lart thjeshte per pune... e puthura
    • miranda haxhia: Asnje promovim, ku te bejne hero pa te lexuar, nuk do ishte kaq i vlef... e puthura
    • flokenaja: Ndryshe nga te tjeret une nuk pata problem te gjeja kryefjalen, kallzu... e puthura