Shqipëria dhe dënimi me vdekje
Pas ekzekutimit me varje të Sadam Huseinit u rindez në botë diskutimi mbi dënimin me vdekje. Ndryshe nga publiku në vende të tjera, publiku Shqiptar nuk duket se është prekur shumë nga dënimi i ish-Presidentit Iraken. Analizë nga Francesca Niccolai, e dërguara e nismës Osservatorio Balcani në Durrës.
**************************
Shqipëria dhe dënimi me vdekje
Francesca Niccolai
Osservatorio Balcani
26-01-2007
Fundi i merituar i një diktatori
Më 30 Dhjetor 2006 faqja në internet e Qeverisë Shqiptare i kushtonte një vend të veçantë varjes së Sadam Huseinit. Sipas një njoftimi për shtypin, “Kryeministri Berisha u shpreh sot mbi ekzekutimin duke thënë se “fundi i sotëm i Sadam Hyseinit, diktatorit që i krijoi tragjedi të mëdha vendit dhe kombit iraken, është fundi i merituar për cdo diktator. Verdikti i drejtësisë është një lehtësim për dhimbjet njerëzore që Sadam Hysein u krijoi me barbaritë e tij mijëra familjeve irakene”. Televizionet Shqiptare e përcollën këtë shpallje të renditur pas një përmbledhje të njoftimit nga Vatikani (e cila e quante varjen si “një tragjedi të madhe”) si dhe para përgëzimeve nga ShBA e njoftimit nga Britania, i cili ishte pozitiv pavarsisht qëndrimieve të mëparshme të Tony Blair kundra dënimit me vdekje.
Ndryshe nga publiku perëndimor, publiku Shqiptar nuk u prek nga ekzekutimi i Presidentit Iraken. Heqja e dënimit me vdekje, një nga shumë kushtet për tu futur në BE, është një nga kushtet më pak të kuptuara në Shqipëri e sipas studimeve të ndryshme, ndërsa rreth 60% e të pyeturve në vende të Europës Lindore kanë mall për xhelatin në Shqipëri 99% e të pyeturve thonë se në rast referendumi do të miratonin dënimin me vdekje – duke përfshirë këtu edhe Katolikët. Ethet e drejtësisë që kanë përfshirë vendin që nga rikthimi i të djathtës në pushtet në 2005-ën; të shfaqura këto në luftën kundra korrupsionit e akuzat kundra ish-zyrtarëve socialistë, e kanë ringjallur më tepër kërkesën për litarin; që në kohën e Enver Hoxhës mund të përfundoje në litar për mashtrim ekonomik.
Premtimi për Crucianelli-n
Megjithatë më 23 Janar zëvendës Ministri i Jashtëm Italian, Famiano Crucianelli, u sigurua nga Berisha se Shqipëria do të mbështesi një nismë Italiane për një ndalim ndërkombtar të dënimit me vdekje në të gjithë botën. Ky premtim u përcoll vetëm shkurt nga ANSA dhe u pasqyrua në shtypin Shqiptar vetëm nga Gazeta Shqip ndërsa pjesa tjetër e shtypit heshti mbi të. “Shqip” e paraqiti sikur “dyfytërësia” e Berishë e vinte në një pozitë të keqe kundrejt miqve Amerikanë si dhe në të kundërt me dëshirën e popullsisë Shqiptare; e prandaj edhe Kryeministri heshti për këtë cështje, si me shtypin ashtu edhe në faqen e Këshillit të Ministrave në internet e cila kishte miratuar me aq vendosmëri varjen e “diktatorit Iraken”.
Përse është kaq e vështirë të shpallet ky premtim i Berishës si dhe ti shpjegohet popullit Shqiptar që është një hap para e jo një hap mbrapa? Fundja, edhe njerëzit e mëdhenj, veçanërisht politikanët, mund të ndryshojnë mendim, sidomos kur përqafojnë një mendim më të mirë. E përsa i përket miqve Amerikanë, ata me siguri do ta kuptojnë, fundja ata gjithnjë përsërisin se dëshirojnë një BE të fortë dhe pa të çara, një BE ku Shqipëria është një pjesë përbërëse gjeografike.
Mbase mbajtja fshehur e veprimit të tij fisnik nga ana e Berishës mund të kuptohet duke ripërshkruar shkurtimisht historinë e dënimit me vdekje në Vendin e
Shqiponjave.
Nga Enverizmi tek “Demokracia”
Kodi ligjor Enverist rendiste 34 krime të dënueshme me vdekje; dymbëdhjetë prej këtyre ishin politikë si psh “arratia nga shteti” (neni 47), sabotimi kundra ekonomisë socialiste dhe organizmave shtetërore (neni 53) si dhe “agjitacion dhe propagandë fashiste, kundrademokratike, fetare, luftënxitëse dhe kundërsocialiste (neni 55). Në 1952, në periudhën e ankthit nga “spiunazhi Anglo-Amerikan” u fut dënimi me vdekje për të gjithë ata që synonin të dëmtonin shtetin e që ishin më të mëdhenj se 11 vjeç.
Në Mars të 1990-ës u krye ndryshimi i parë i Kodit Ligjor, ndryshim ky që e uli në 11 numrin e veprimeve që dënoheshin me vdekje. Megjithatë viti 1992, vit ky i fitores së Partisë Demokratike dhe kurorëzimit të Sali Berishës si President i vendit, ishte një vit ku numri i dënimeve me vdekje erdhi në rritje, një fakt ky që qeveria, e mbështetur fort nga ShBA, e shikonte si parandaluesin më të mirë të krimeve të ndryshme. Deri në fund të qëndrimit të tij në krye të vendit, Berisha vazhdoi të shpallte se heqja e dënimit me vdekje nuk ishte në planet e tij sepse ishte i domosdoshëm për të pakësuar kriminalitetin”.
6 muajt e parë të “demokracisë” panë 8 dënime me vdekje në një atmosferë të nxehtë e cila arriti kulmin me dënimin e vëllezërve Çuko, të dënuar për vrasje të shumfishtë. Rasti bëri bujë në vend për shkak të mizorisë së krimit, Shqiptarët kërkuan fuqishëm dënimin në litar të vrasësve, si dhe jashtë vendit për shkak të gjykimit të shpejtuar. Çukot u varën më 25 Qershor 1992 në qendër të Fierit e u lanë të varur gjatë të gjithë ditës para një turme ku kishte njerëz që kishin ardhur edhe nga qytete të tjera. Dënimi u zbatua duke ndjekur mënyrat e po asaj diktature që Shqiptarët po përpiqeshin aq vendosmërisht ta shkatërronin.
Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri u krye më 15 Mars 1995. Më 29 Qershor të atij viti ju desh të pranonte një ndalim të dënimit me vdekje si pasojë e futjes në Korrik në Këshillin e Europës. Kreu i Kuvendit, Pjetër Arbnori, siguroi që Shqipëria s’do të jepte më dënime me vdekje por kjo s’do të ishte e vërtetë.
Dënimet politike
Në prag të zgjedhjeve të 1996-ës Shqipëria doli në pah në krahasim me vendet e tjera ish-Komuniste pasi lëshoi tre dënime me vdekje për tre zyrtarë të sistemit të kaluar. Në 24 Maj 1996, gjykatësi Luan Daci i dënoi me varje tre ish-zyrtarët e moshuar Aranit Çela, ish kryetar i Gjykatës së Lartë, Rrapi Mino, ish Prokuror i Përgjithshëm si dhe Zylyftar Ramizi, ish kre i policisë secrete nën akuzën për genocid e krime kundra njerzimit pasi kishin internuar në zona kufitare disa familje kundërshtarësh.
Më 27 Qershor 1996 Amnesty International i dërgoi Berishës një letër ku rendiste ngjarjet dramatike që po zhvilloheshin në vend si arrestimi i disa qindra protestuesve që kishin kundërshtuar mashtrimet gjatë zgjedhjeve, arrestimi i gazetarëve si dhe antarëve të opozitës, arrestimi i 40 ish-antarëve të Partisë Komuniste, të kreut Socialist Fatos Nano si dhe të dy veprimtarëve që kishin shpërndarë fletushka ku shkruhej “Amerika jashtë Shqipërisë”. Mbi të gjitha, në të njëjtën letër Amnesty i kërkonte Berishës që të hiqte dënimin me vdekje ndaj Çelës, Minos dhe Ramizit. Nën ndikim të fortë ndërkombtar, më 24 Korrik Gjyqi i Apelit i ktheu dënimet me vdekje në dënime në burg.
Kjo shkaktoi protestën e furishme të Shoqatës Antikomuniste, e cila kërkoi “asnjë tolerancë ndaj kriminelëve Komunistë” duke arsyetuar se dënimi me vdekje do të shërbente për “forcimin e rendit demokratik në Shqipëri dhe do të shërbente si një tregues i drejtësisë Shqiptare”. Protestës të Antikomunistëve ju bashkua edhe Forumi Kombëtar i Pavarur i Intelektualëve që i kërkoi gjykatës “të vepronte pa mëshirë ndaj kriminelëve të këtij rasti”. Ngatërresa ligjore u mbyll në 1997 kur tre të akuzuarit u liruan nga akuzat.
Një ndalim me vuajtje
Trazirat e ’97-ës si dhe kriminaliteti i lartë pas tyre shtynë akoma më shumë pjesë të politikës Shqiptare të kërkonin heqjen e ndalimit të dënimit me vdekje të pranuar më 1995, kërkesa që patën mbështetje të bollshme nga popullsia por që u kundërshtua me forcë nga Partia Republikane. Ministri i Drejtësisë hodhi në diskutim mundësinë e një referendumi ndërsa politikanë të tjerë e siguronin popullsinë se “Këshilli i Europës nuk do ta detyronte Shqipërinë të hiqte dorë nga dënimi me vdekje”.
Në të kundërt me premtimet e politikanëve, në Janar 1999 Këshilli i Europës u interesua pranë Komisionit të Venecias mbi përpuethshmërinë dënimit me vdekje me Kushtetutën Shqiptare të miratuar në 1998 dhe, siç mund të pritej, Komisioni e quajti të papërputhshëm. Shqiptarët s’hoqën dorë, banorët e Kukësit dërguan një kërkesë në Strasburg ku kërkohej mbajtja e dënimit me vdekje, kërkesë që shkaktoi inatosjen e Këshillit të Europës. KE e cilësoi Shqipërinë si “rasti më i keq, në përpjekjen për të hequr dënimin me vdekje, si pasojë e kriminalitetit të lartë, traditës së vetgjyqsisë dhe njohurisë së pakët të popullsisë mbi çështjen” dhe e kërcënoi me përjashtimin nga organizata.
Më 10 Dhjetor 1999, kreu i Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, Fehmi Abdiu, shpalli pushimin e xhelatit duke qartësuar se vendimi bazohej mbi parimet e Këshillit të Europës dhe mbi Kushtetutën e re Shqiptare. Kështu Shqipërisë i takoi nderi i përurimit të nismës “Koloseu ndriçon jetën” sipas të cilës Koloseu në Romë ndriçohet për 48 orë kur një shtet heq dënimin me vdekje.
Më 1 Tetor 2006 Shqipëria nënshkroi Protokollin e Gjashtë të Konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe të lirive themelore, protokoll që mbulon heqjen e dënimit me vdekje për veprime të kryera në kohë lufte apo në praglufte. Gjithashtu Shqipëria ka firmosur, por nuk ka miratuar, Protokollin e Trembëdhjetë i cili e heq dënimin me vdekje për çdo rast. Vendi duket se ka njëfarë tërheqjeje ndaj ndjenjave Europiane por kjo s’duket se i shqetëson Shqiptarët të cilët ndjehen të sigurtë nga shembulli i ShBA-së; njerzit pyesin e politikanët mërmërisin “se përse xhelati s’mund të përdoret edhe këtu kur ai punon në demokracinë më të madhe në botë”?
Po sot?
Përveç admirimit për ShBA, disa analistë besojnë se malli Shqiptar për dënimin me vdekje vjen si pasojë e pasigurisë e viteve të ndryshimit pas rënies të komunizmit; sipas tyre rritja e kriminalitetit i ka shtyrë qytetarët të idealizojnë çdo formë gjyqsie të shpejtë e rezultative, duke përfshirë edhe litarin. Ndërkohë, studiues të tjerë thonë se dashuria për litarin rrjedh nga tradita e gjakmarrjes. Kjo hipotezë, dënimi me vdekje si një lloj hakmarrjeje, duket se pasqyrohet në shpalljen zyrtare të Berishës ku varja e Sadamit “pakëson vuajtjet personale” të viktimave të tij. Aristoteli shprehet se dënimi ka pasoja për atë që e vuan ndërsa hakmarrja për atë që hakmerret. Ky është një themel i mirë për të hapur një diskutim publik për të cilin Shqipëria ka shumë nevojë në mënyrë që një ngjarje e gëzueshme si përfshirja në ndalimin e dënimit me vdekje të mos kalojë më kurrë në heshtje.
Përshtati: Llukan Tako
Shkrimi në Italisht mund të lexohet këtu:


27 January 2007 @ 9:21 am
Dënimi me vdekje pa marr parasysh se kush ekzekutohet është në kundërshtim me të drejtat themelore njerëzore. Askush nuk ka të drejtë të marr jetën e dikujt tjetër, dhe dënimi me vdekje nuk mund të pranohet.
Ju që po doni BE dhe integrim perëndimor, duhet së pari të filloni të mendoni si një evropian kur është në pyetje dënimi me vdekje.
Pyetni vetën: Kush janë më të zhvilluar? Shtetet me denim apo shtetet pa këtë denim?
27 January 2007 @ 11:36 am
Po shtetet me denim. Amerika eshte me e zhvilluar me duket. Apo jo?? ha.
27 January 2007 @ 12:53 pm
Oservatorja e ballkanit paska filluar qe ta njohe mentalitetin shqiptar,dhe sidomos persa i perket “nderrimit te ‘dy faqeve’” (kujdes me perkthimet :))qe presidenti shqiptar paraqet(dmth nje here kur pergezon amerikanet per ekzekutimin e Sadamit,dhe heren tjeter kur i premton nensekretarit Italian qe do te mbeshtese mocionin kunder denimit me vdekje ne OKB).
27 January 2007 @ 3:07 pm
edrus nuk e kuptoj pse vetëm gazetat italiane këto ditët e fundit kanë shtuar shkrimet negative për shqiptarët. Një agjenci lajmesh adnkronos tani e një vit ka pasur lajme që janë shumë negative për shqiptarët posaçërisht Kosovën.
27 January 2007 @ 3:23 pm
Jam pro denimit me vdekje Dhe Jo lepirjes ndaj Italineve.
27 January 2007 @ 3:27 pm
Harmless,kam nje ‘alert’ te google,me dy fjale:albania albanese:dhe perdite(nganjehere dhe me shume se nje here ne dite) me vijne artikujt qe shkruhen dhe qe permbajne ato dy fjale
,kohet e fundit lajmet me te permendura:arrestim shqiptari,i kapur me arme,me droge,vajza qe bente sex oral ne klase: shqiptare etj etj.
kete artikull qe Llukani e ka pershtatur ne shqip,e lexova qe dje,dhe hyra me teper per “te kontrolluar” perkthimin e Llukanit sesa per artikullin.
Adncronos???nje agjenci si te tjerat(me shume gosip e kronike),qe gjithsesi une per vehte (apo ndoshta s’me bejne me pershtypje artikujt per shqiptaret) nuk rri te shikoj
27 January 2007 @ 3:38 pm
Jam me ty Marduk,burri qe eshte burre,s’lu nga vendi kurre(jo njehere Po,dhe heren tjeter JO….)ose te mendohet mire perpara se te flase(s’po them se do te ishte me mire qe te mos fliste fare….te pakten s’do bente njerezit per te qeshur)
27 January 2007 @ 4:22 pm
Per mendimin tim gazetarja i ka kapur ca gabim faktet; e para e punes varjes se Sadamit ju kushtuan vetem dy rrjeshta tek faqja e KM dhe se dyti, lajmin per premtimin e Berishes e dha minimumi edhe Balkanweb pervec Shqip.
Megjithate kjo s’e ul rendesine e diskutimit. Si shume Shqiptare te tjere edhe mua me terheq ideja e nje hakmarrjeje mizore ndaj atyre qe marrin jete njerzit, po vrave atehere duhet te vritesh. Fatkeqsisht ama si shume Shqiptare te tjere nuk kam besim te plote tek sistemi i drejtesise Shqiptare se qe te marresh nje jete njeriu duhet te jesh 150% i sigurte qe eshte autori i krimit. Keshtu qe i ndodhur ne mes te deshires per shpagim dhe mosbesimit tek sistemi i drejtesise do te propozoja heqjen e perkohshme te denimit me vdekje dhe zevendesimin me burgim te perjetshem ne nje burgu te sigurise te larte, te gdhendur ne ndonje shkemb gjekundi, me kushte te tmerrshme ku te denuarit te detyrohen te bejne pune falas per shoqerine. S’eshte tamam denim me vdekje por eshte dicka me e pranueshme.
27 January 2007 @ 4:51 pm
nuk do e pranoja kurre ligjin qe i jep udhe denimit me vdekje , por ne te njejten koh do te forcoja shum burgimin e perjetshem ose mbi 40 vjecar ne reste krimesh mbi njerzim!
27 January 2007 @ 5:11 pm
Se c’m'erdh qejf me be nje dacibao:
- sic ka krime kapitale duhet te kete edhe denim kapital;
- denimi kapital nuk vlen per ate qe e peson, por per te tjeret;
- “te mesojme nga “shoket” kineze” se po na vene humbur ato vite miqesi: The People’s Republic of China currently uses capital punishment for a variety of crimes, ranging from tax evasion, corruption and racketeering to murder.
http://en.wikipedia.org/wiki/Capital_punishment_in_the_People’s_Republic_of_China
- “death row” serves them criminals rigt;
- Sa ka fryme, ka shprese. S’duhet tu japim shprese krimineleve.
(PS E mora shafrane e peshkut dhe per sot…..gjynah qe e mbylla me kete lloj teme….)
27 January 2007 @ 5:12 pm
Per mendimin tim Europa shtyp cdo mendim ndryshe. Me beri pershtypje kercenimi i EU per perjashtim nese vihet denimi me vdekje. Ruajna zot te sillet nje shtet ndryshe nga “europa”–po ve europen ne kllapa se ne fakt Europa perbehet nga shume identitete –Europa nuk eshte vetem italia, franca, dhe gjermania. Europa eshte colorful–ne jemi shembulli i ketij diversiteti. Por si gjithmone, Europa eshte anti-demokratike–nuk e toleron shume te menduarit ndryshe sidomos kur vjen nga EU e lidjes–double standard all the time. ta krahasojme EU me USA–EU almost trying to model themselves after USA me parimet e federalizimit. NE USA eshte shteti dhe qeveria federale ajo qe e ve apo e heq denimin me vdekje. Prandaj edhe sot gjen shtete me denim dhe pa denimin me vdekje megjithese pioneret e “civilizimit” gjithmone mundohen te dergojne ndonje rast ligjor ne Supreme Court–qe ta detyrojne kete te fundit te shpalle denimin me vdekje jo kushtetues. Ska per te ndodhur ndonjehere kot e kane–It is up to the states and not the federal government.
Denimi me vdekje nuk tregon qyteterimin apo barbarizmin e nje kombi sic mundohet ta formulojne disa , apo EU–Eshte thjesht nje metode per te ndjere nje popull te ndjehet gjoja me faj se po perdor denimin me vdekje. Denimi me vdekje ka ekzistuar ka shekuj–dhe do vazhdoje te ekzistoje. Perpjekjet e EU per ta shfarosur jane si ato lojrat e ish kasapit per tu dele. jo gjata , 50 vjet me pare—baballaret e EU duke perfshire dhe langaraqen Itali bene genocide jo me denime me vdekje!
27 January 2007 @ 6:30 pm
Më vjen keq se shumica këtu mendojnë se dënimi me vdekje duhet të jetë i lejueshëm. Dënimi me vdekje është çnjerëzor dhe nuk ka efekt. Kriminaliteti në ShBA nuk është më i vogël se në Evropë edhe pse ata kanë dënim me vdekje. Ajo që është më e keqja me dënim kapital është se ky mund të jetë i padrejtë, ka shumë raste në ShBA ku njerëzit e ekzekutuar pas shumë viteve janë shpallur të pafajshëm, por edhe mund të keqpërdoret në shtete jostabile.
Ju këshilloj të shikoni filmin “Dead Man Walking” me Susan Sarandon dhe Sean Penn.
27 January 2007 @ 6:52 pm
Une jam kundra denimit me vdekje, dhe mendoj se ne shqiptaret qe kemi nje histori te zeze sa i perket denimeve kapitale (fatkeqesisht jo vetem me to), duhet te thellohemi para nje teme te tille.
Nuk eshte se psh. ne rastin konkret mu dhimb shume z. S.Hysein por c’ka u arrit ne fund te fundit: xhelati i vjeter u ekzekutua nga xhelatet e rinj!
27 January 2007 @ 10:26 pm
Francesca Nicolaie njeh shume mire Shqiperine,jeton ne Durres e dhe me duket se eshte e martuar me shqiptar.Eshte ligure.Shkruan tek “Bota shqiptare”Nje gazeteqe del 2 here ne muaj per shqiptaret e Italise ne shqip.Ka stil alla Tea ,por eshte shume dashamirese me Shqiperine
27 January 2007 @ 11:13 pm
Harmless te thuash “denimi me vdekje ska efekt”–do te thote qe eshte e mundur te matesh efektin. Puna eshte se efekti apo jo efekti eshte i pamundur te matet—thjesht mund te besh spekullime me te–gje qe i perket akademikeve. ama une them se kur u vra ajo familja ne fier–nene shtatzane, baba dhe femije 5 vjecar–mendova se vetem litari mund te bente drejtesi. Pervec efektit qe ne gjuhen akademike e quajne “deterrence” (nga frika se mos e ha dhe vete- nuk e bej) duhet te mendojme dhe per nje princip tjeter “just desert”– vrave do vritesh–te mos ngaterrohet me hakmarrjen. Ehste hakmarrje kur behet nga familja e te vrarit–por eshte drejtesi kur behet nga shteti.
27 January 2007 @ 11:16 pm
Edhe une jam kundra denimit me vdekje por per kushtet qe ka Shqiperia mendoj se eshte i domosdoshem. Mendoj se demini me vdekje me nje qeveri si kjo e sotmja apo ( sic duken bathet) dhe me ate te nesermes do te jete nje gabim. Demimi me vdekje duhet te vendoset kur te kemi nje qeveri ideale, pra jo nje qeveri te kryesuar nga politkanet e sotem PD apo PS, por nje qeveri me politkane qe vertet duan ta transformojne shqiperin ne nje vend evropian. Ne kohen kur krimi nuk quhet me turp ne shqiperi, kur mafia shqiptare ka shkelur cdo parim zakonor e njerezor te mafies qe kemi njohur ( Mafia shqiptare krahas asaj ruse, konsiderohet ne bote si mafja me e eger dhe me cnjerezore), mendoj se frika e denimit me vdekje eshte nje mjet per ti vene gjerat ne vendin e duhur. Denimi me vdekje krahas vendosjes te ligjeve shume te egra jane mjet per te shpetuar nga ky kriminalitet qe shikojme sot ne shqiperi. GJithmon e perseris kam parasysh nje denimi me vdekje i dhene jo nga kriminelet qe jane sot ne pozite apo opozite, pasi keshtu nuk mund te vendoset drejtesia, por i dhen nga nje qeverisje dhe pushtet i se drejtes.
27 January 2007 @ 11:27 pm
Al,sot po lexoja nje artikull qe nder te tjera thosh:1 ne 32 amerikane te rritur eshte ne burgggggggggggggggggg !!!ndoshta denimi me vdekje qe me te drejte egziston atje(bile duhet te ishte nje cike me i eger)s’paska arritur efektin deterrent per te cilin po flisnit
27 January 2007 @ 11:43 pm
Te maresh si modele Evropen apo Ameriken ne denimin me vdekje per te bere nje argument nese duhet apo nuk duhet ne Shqiperi denimi me vdekje, mendoj se nuk eshte e drejte. Ne cilin vend te Evropes (perendimore) apo te Amerikes, kriminaliteti dhe trajtim i races njerezore eshte me i eger apo i ngjashem me Shqiperine?. Prandaj mendoj se keto krahasime nuk vlejne. Saper ate se Evropa ka vene kushte, per denimin me vdekje kam mendimin se eshte me e pakta qe duhet te na shqetesoj. Perpara ketij kushti ka shume kushte te tjera qe ne nuk po i pyesim e po i shkelim me te dyja kembet, ky mendoj se nuk ka perse te na shqetesoj. SIpas shenjave ne nuk do te hyme ne Evropeper te pakten edhe nje 10 vjecar ( mbase per ndonje qe beson politkanet tane, ky 10 vjecar eshte transformuar ne 2-5 vjecar) Atehere deri sa te vije ajo kohe mendoj se denimi me vdekje duhet per shqiperine, por gjithmon jo i vendosur nga Sala apo Rama kryeminister dhe Nano president.
28 January 2007 @ 12:27 am
Endrus, ti atribush denimit me vdekje nivelin e kriminalitetit eshte cmenduri. Ka shume faktore te tjere qe ndikojne ne uljen apo rritjen e kriminalitetit– po numeroj disa: varferia, edukimi, menyre e te denuarit, procedural safeguards, wedlock babies, etc etc. Ki parasysh keto jane faktore relevante ne USA–Europen po ta le ty. Gjithmone kam pershtypjen se ti kundra USA nga xhelozia qe sje ne USA. e vertete?
28 January 2007 @ 1:49 am
Eshte shume e veshtire te vleresohet ne menyre statistikore ndikimi i denimit kapital mbi nivelin e kriminalitetit. Flas thjesht teknikisht. Sepse per krahasim duhet e njejta USA por pa denimin me vdekje. Nje dyzim virtual i USA-se. Kjo eshte e pamundur te vezhgohet (edhe ato “realitetet paralele” jane thjesht ne nivelin e SciFi deri me sot….) Ne literaturen teknike, rasti i USA me denimin me vdekje (pra sic eshte) quhet “fact”, kurse USA pa denimin me vdekje quhet “counterfact”, ne daci edhe “unobservable”. Diferenca midis nivelit te kriminalitetit midis “fact” dhe “counterfact” do jepte vleresimin e ndikimit te denimit kapital mbi kriminalitetin. Termi i dyte ketu mungon; statisticienet mundohen te krijojne nje “proxy” per termin e dyte, por kjo le vend per subjektivitet, big time.
Nje paralele ketu jashte teme: Historia ndonjehere jep shembuj fantastike per subjekte te tilla; ndarja e Gjermanise ne dy, psh, eshte nje rast kaq i rralle per te pare ndikimin e llojit te regjimit politik mbi performancen e nje shoqerie, sepse ketu efektet e te gjithe faktoreve te tjere, si pervojat historike, vecorite nacionale etj, filtrohen pasi veprojne afersisht njelloj ne te dyja grupet (pra ne ish RFGJ dhe ish RDGJ)….Pastaj fantazia merr krahe me 100 skenare dhe pyetje per gjithsecilin prej nesh: si do ishte Shqiperia po te ishte ne bllokun e Lindjes, por pa Enver Hoxhen…po sikur te binim me grupin per se mbari pas Jaltes…po sikur te mos ishte F. Nano apo S. Berisha si do ishim etj etj…..
28 January 2007 @ 10:25 am
Jo mendoj se Edrus nganjehere i nxjerr koke se Amerika eshte pararoja e imperializmit boteror,se eshte xhandar i botes,se eshte kapitalizmi me i eger,se nuk lejon idete e asnje forme te organizimit komunist etj,etj
28 January 2007 @ 10:59 am
Al,kam ne amerike dainjte e plakes qe jane arratisur qe ne vitet ‘60,dhe atje me paten ftuar qe te shkoja :),nje djale daje qe me te ishim ketu ne Itali,ka prej 10 vjetesh qe eshte ne Nju Jork dhe me therret gjithmone……..ndoshta eshte ajo qe thote Zana(buongiorno cara) qe ndoshta ‘urrej’ Ameriken imperialiste :P,por s’eshte as njera dhe as tjetra,sepse gjendem mire ketu ku jam( e kam gjetur ameriken ketu
).
Al,ti thua per shkaqet e numrit te madh te te burgosurve:”po numeroj disa: varferia, edukimi, menyre e te denuarit, procedural safeguards, wedlock babies, etc etc”…….. a s’jeni ju qe thoni se eshte vendi me i pasur ne bote,me demokratiku,me i liri etj etj dhe megjithese egziston dhe denimi me ekstrem(ai me vdekje),prape burgjet jane plot…do te thote qe amerikanet jane ashtu sic i mendoj une:budallenj(qe ,jo se s’dine se c’eshte burgu ose c’i pret atje,por s’e vrasin trurin per me gjate)
28 January 2007 @ 11:11 am
Emigrant,burgu si mjet ndeshkimi dhe denimi eshte konsideruar i tille qe kur jane krijuar per here te pare burgjet,por sot,sidomos pas kerkeses gjithnje e me te larte nga shume fronte per heqjen e denimit me vdekje,burgu kerkohet qe te kthehet ne nje ‘vend’ edukimi,ne nje ambjent ku ‘krimineli’ te shikoje qe ne jete dhe mund te punoje ose te shfrytezoje aftesite qe mund te kete dhe me pare s’ka mundur ose dashur qe ti shfytezoje(e kam fjalen per prirje artistike,per ndonje zanat etj etj) dhe keto mund te behen ne nje shoqeri qe KA mundesite qe ti krijoje mundesi(me fal per lojen e fjaleve) atyre ,qe kur te dalin nga burgu te rifuten ne shoqeri(por ne nivelet e sotme te papunesise dhe mentalitetit akoma ‘anadollak’ qe burgaxhiu=kriminel… do te duhet akoma shume koheeeeeeee.)
28 January 2007 @ 4:40 pm
“”…….Keshtu qe i ndodhur ne mes te deshires per shpagim dhe mosbesimit tek sistemi i drejtesise do te propozoja heqjen e perkohshme te denimit me vdekje dhe zevendesimin me burgim te perjetshem ne nje burgu te sigurise te larte, te gdhendur ne ndonje shkemb gjekundi, me kushte te tmerrshme ku te denuarit te detyrohen te bejne pune falas per shoqerine. S’eshte tamam denim me vdekje por eshte dicka me e pranueshme. “”
- Dhe kur te ndrohet qeveria ( pa dhune ) i fal denimin te denuarve , kur te ndrohet qeveria ( me dhune ) i “shqyejne” burgjet dhe te gjithe dalin , dhe ………
28 January 2007 @ 11:11 pm
Une mendoj vertet qe per shume ane Italia eshte nje fare Amerike.”Tu epase Beratin mi goce ,ç’e do Elbasanin”-thote nje kenge e vellezerve Zena
29 January 2007 @ 12:10 pm
Pa e zgjatur, dua të them se jam krejtësisht dhe parimisht kundër dënimit me vdekje, pavarësisht nga faji dhe rrethanat e dhënies së tij.
Së dyti, dua të jap ato dy pará mend që kam dhe t’u vë në dukje të gjithëve që janë shprehur se janë pro-dënimit me vdekje se të mbash këtë qëndrim me bindje të plotë do të thotë të jesh në gjendje ta kërkosh atë dënim kudo, kurdo dhe për këdo kur bëhet fjalë për të njëjtin faj—fjala vjen, vrasjen me paramendim. Ti mund ta kërkosh dënimin me vdekje për Filan Fistëkun, që s’e njeh dhe s’të dhimbset, por nëse një nga prindërit e tu vret tjetrin, a do ta kërkoje me ngulm këtë dënim për të parin? Nëse po, s’je hipokrit dhe duhet të mendosh më tepër për vrasjen prindërore. Nëse jo, atëherë ky besim i yti tek dënimi me vdekje është hipokrizi (si vetë dënimi me vdekje për arsye që s’dua t’i shtjelloj këtu) dhe duhet të shtrohesh e të mendohesh për të qenë i palëkundur në qëndrimin tënd. Deri sa të jesh përsiatur mirë, mos kërko vdekjen e kurrkujt.
29 January 2007 @ 6:00 pm
Nuk jam dakort me vrasjen e Sadamit ai mund te jete krimineli me i madh i botes por jeten ja ka dhuruar zoti dhe jo Bushi.
Ju kundershtoj te gjithe ju qe jeni pro denimit me vdekje. Jeten na i ka dhuruar zoti dhe ai ka te drejte te na i marr dhe askush tjeter.
29 January 2007 @ 9:35 pm
Sipas jush , une kuptoj qe : ti leme keta kriminele te vazhdojne ti marin jeten njerezve ( qe dhe ketyre vetem zoti ka te drejte tja mare jeten ) , pra keta KRIMINELE ti pranojme si ZOTER .
Po ti referohesh ketij shkrimi , si dhe realitetit del se shumica e te denuarve me burgim te perjetshem nuk e ka vojtur as gjysmen e denimit dhe jane liruar , ( qe te vazhdojne te marin jete njerzish ). Flas pergjithesisht per shqiperine .
30 January 2007 @ 1:43 pm
Une jam kunder denimit me vdekje nese organet e drejtesise jane te pakorruptushme dhe shteti mban nen kontroll fenomenin e vetedrejtsise.
Ndoshta per keto vite qe po kalon shqiperia mund te jete edhe i domosdoshmen…..perseri jam per vendosjen dhe zbatimi e rrept te ligjeve.
23 October 2007 @ 4:41 pm
Problemi qendron qe ne shqiptaret mund te kerkojme edhe denim me vdekje se ndryshe nuk arrijme te bindemi qe jemi njerez ne fund te fundit.Ne europe njerzit jane ndergjegjesuar qe dhuna prodhon dhune. Pastaj europianet gjithe keto vende qe kane nje zhvillim kaq te madh nuk jane budallenj qe e kane hequr denimin me vdekje.Problemi per mua eshte qe ky ligj duhet te vihet vetem per njerzit qe bejne maskra masive si psh. politikanet tane (burra te nderuar) keta duhen denuar me vdekje.