Login



Register

Shqetësues perceptimi i investoreve të huaj ndaj Shqiperisë

Sipas nje studimi te Ernst & Young Shqiperia renditet e fundit nder gjithe vendet Ballkanike ne percepcionin negativ te kapitalisteve. Studimi i kryer nga E&Y dhe i financuar nga Banka Boterore arriti ne konkluzionin se Shqiperia ka percepcionin me negativ dhe eshte me pak e njohur nga te gjithe vendet e tjera Ballkanike nder shefat ekzekutivet te bizneseve dhe investitoreve potenciale te huaj.

82% e te anketuarve kishin pak ose aspak njohuri mbi Shqiperine ne krahasim me 74% per IRJM dhe Malin e Zi, 65% per Bosnien, 63% per Serbine dhe, 49% per Kroacine. Shqiperia renditej e fundit edhe ne rastin kur pyetja ishte nese te anketuarit mendonin se situata e saj per terheqjen e investimeve te huaja mund te permiresohej.

Burimi: Albinvest Newsletter
http://www.albinvest.gov.al/foto/NewsletterNr1_2007.pdf

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

36 Komente

  1. XXL thotë:

    26 June 2007 @ 4:02 am

    Fjala persepsioni mendoj qe mund te zevendesohet me pershtypje ose fundja edhe me fjalen perceptim. Percepsioni nuk ekziston ne gjuhen shqipe.

  2. Fjala thotë:

    26 June 2007 @ 5:21 am

    Me cdi une; Ernst & Young eshte nje nga 4 kompanite me te medhaja per accounting (qe hyn tek “The big Four) . Nuk e kuptova, kush u anketua dhe cila menyre anketimi eshte bere.
    Se ne e dime sh mire qe dhe keto kane rendsi.

  3. Agjent Operativ thotë:

    26 June 2007 @ 6:33 am

    E&Y ka dhe biznes konsulence. Ata qe jane anketuar jane drejtore biznesesh (executives)

  4. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 3:24 pm

    Me se fundi dicka e llogjikshme.
    Sepse Shqiperine-Nje Euro e beson vetem Z. Berisha & Co.

    Jane keto studime te sektorit si edhe indikatore te tjere, me te cilat, cdo udheheqes serioz duhet te merret.

    Personalisht cfare Ernst & Young shkruajne te zeze ne te bardhe nuk perben asnje lloj surprize.

    Shpresoj qe ta lexojne njerezit e duhur. Dhe shpresoj qe te mos harxhojne dollare e euro me reklama qesharake, por te bejne vepra me serioze per ta bere Shqiperine nje vend atraktiv jo vetem per investitorin e huaj, por edhe vendas.

    Se kjo gjendje e renduar ekonomike ka 17 vjet qe po i merr frymen Shqiperise dhe ka krijuar nje rreth vicioz negativ se bashku me indikatoret sociale, persa i perket investimeve.

  5. Cheney thotë:

    26 June 2007 @ 3:36 pm

    ”Shqetësues realiteti!! Vihet re edhe nga investitoret e huaj”

    Ky duhet te ishte titulli!

  6. detijon Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 4:24 pm

    Rritja e qendrueshme nuk vjen nga investitoret e huaj, kete Berisha nuk arrin ta kuptoj dot.

    Rritja e qendrueshme vjen nga zhvillimi i institucioneve ne nivelin qendror dhe lokal, forcimi i prones private, niveli i arsimit, mundesira per zhvillimin e bizneseve te vogla e te medha ne vend (kredi, licenca, leje ndertimi etj).

    Nqs krijon kushte te pershtatshme biznesi ne vend, investitoret e huaj do te terhiqen nga iniciativa private te shqiptareve, nuk ka nevoje te merret qeveria me keto lloj reklamash.

  7. Flaka Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 4:26 pm

    Une per here te pare po shkruaj tek Peshku, po kam kohe qe i ndjek bisedat tuaja. Ne lidhje me kete artikull, nje gje qe me ben pershtypje ne lidhje me qendrimin tuaj, eshte fakti se gjithmone ne te tilla raste vleresimesh negative per Shqiperine dhe situaten e saj politike dhe ekonomike, ju te te gjithe fajesoni qeverine. Per ju djem edhe vajza qe jetoni ne Amerike dhe Angli, pyetja qe me lind dhe dua t’ju drejtoj eshte: A nuk e keni kuptuar se ne modelin ekonomik anglo-sakson, sipas statistikave me i suksesshmi ne historine njerezore deri me tani, qeveria eshte vetem nje grup i vogel njerezish i cili nuk mund te kete pushtet dhe autoritet absolut mbi jeten e individeve dhe mbarevajtjen ekonomike te nje populli te tere? Qeveria eshte si puna e atij policit te trafikut qe nderhyn per te shpetuar trafikun dhe njerezit nga aksidentet, por asgje me shume se aq. Perceptimi ndaj Shqiperise, nuk eshte domosdoshmerisht perceptimi per qeverine shqiptare, por per kulturen tone te bzinesit, dhe mentalitetin tone si popull ne lidhje me ekonomine dhe tregun. Fatkeqesisht, te presim qe qeveria te beje diçka qe te ndryshoje menyra se si shqiptaret e kuptojne dhe e zhvillojne ekonomine e tregut, eshte si puna e asaj shprehjes “prit gomar te mbije bar.” Kur shqiptaret te fillojne te kuptojne se vetem puna, dersa e djerdhur, perkushtimi i perditshem ndaj mbarevajtjes dhe pasurimit individual pa gjetur rruga te shkurtra dhe te shtrembera, dhe jo te vrarit e kohes nga kafja ne kafe, do ta ndryshojne Shqiperine dhe shanset e saj per tu pasuruar dhe per te shfrytezuar poziten strategjike gjeo-politike qe ka. Atehere ndoshta do te ndryshoje edhe menyra si investitoret e huaj e perceptojne Shqiperine. Shpresoj qe nje dite shqiptaret te kuptojne se i kane dhene me shume pushtet se duhet te ashtuquajtures “qeveri demokratike”. Me vjen keq te them, por me mentalitetin qe kemi ne qe presim gjithshka nga qeveria, nderkohe qe i kemi dhene asaj gjithe ate pushtet mbi jetet personale te njerezve, Shqiperia eshte ende ne diktature. Kush na e ka mbushur mendjen se politikanet e qeveritaret jane me te mire se pjesa tjeter e popullit, apo te pakten duhet te jene me te mire, dhe duhet te shqetesohen vetem per interesat e popullit dhe jo te vetat? Njeriu eshte nje qenie qe priret nga interesi vetjak, dhe interesi vetjak eshte gjeja e pare qe e udheheq njeriun ne jete, qofte ai qeveritar, biznesmen, apo çfaredo profesioni tjeter te kete.

  8. Entixl thotë:

    26 June 2007 @ 4:30 pm

    O deti yne,
    ne duam thashetheme per takime misterioze dhe kunderzbulime, per mafia dhe para, per klube dhe kurva. cna duhet ne sustainable growth? :-)

    kur ta kuptoje sala kete nocion edhe maloku fundit qe do ket ngel ne tropoje do jet bo me mercedez te vjedh ne gjermani

  9. Flaka Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 4:39 pm

    Me fal ti perroi i Lanes se komenti nuk ishte per ty! Ti vazhdo bjeri daulles me Salen, se vetem Sala ti ka fajet ty.

  10. detijon Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 4:50 pm

    Entixl, oh sa kam qeshur, rrofsh!

  11. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 4:58 pm

    Perception nuk eshte pershtypje.
    Impression eshte pershtypje.
    Impression dhe perception jane gjera te ndryshme.

    Do ta bejme “perceptimi”.
    Flm per sugjerimin.

  12. Agjent Operativ Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 5:02 pm

    Kur shqiptaret te fillojne te kuptojne se vetem puna, dersa e djerdhur, perkushtimi i perditshem ndaj mbarevajtjes dhe pasurimit individual pa gjetur rruga te shkurtra dhe te shtrembera, dhe jo te vrarit e kohes nga kafja ne kafe, do ta ndryshojne Shqiperine dhe shanset e saj per tu pasuruar dhe per te shfrytezuar poziten strategjike gjeo-politike qe ka. Atehere ndoshta do te ndryshoje edhe menyra si investitoret e huaj e perceptojne Shqiperine.
    ———————————————————————-

    Mire e ke ti plako, po nuk ndertohet pallati me katin e dyte. Duhen themelet: themelet po i vene tani…dmth po gjejne kapital ashtu sic ‘gjeten’ anglo-saksonet dikur e na dhane ate modelin e tyre ‘te perkryer’ kapitalist.

    Kapitali fillestar duhet te jete Shqiptar. Kapitali i huaj nuk te vjen ndryshe. Po keta te Albinvestin me duket se u kane bere koken dhalle ne ‘business school’. Model ‘kontinental’? Model ‘Anglo-Sakson’? Ketyre te shkreteve po u i iken truni.

  13. Cheney thotë:

    26 June 2007 @ 5:15 pm

    Agjent,

    ”klasa drejtuese” e Albinvestit ka bere praktike ne nje firme amerikane qe njihet vetem e vetem per ” rembime dhe shitje me pjese”.. ka goxha tru, por fatkeqsisht spo tregon te ket ndonje mendje..

  14. detijon Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 5:22 pm

    Flaka, ti ke te drejte qe pergjegjesia individuale ne Shqiperi duhet te jete ne nivel me te larte se c’eshte ne aktualisht, por ka nje kufi ne arritjet qe mund te realizoj populli pa mbeshtetjen e qeverise.

    Kur flasim per hedhjen e mbeturinave, atehere nuk eshte e pranueshme te presim vetem nga qeveria te mblidhet per vendosjen e koshave, por vete komuniteti mund te blidhet dhe te gjeje nje zgjidhje te ndermjetme deri sa ti vije rradha ne qeveri mjedisit per nje plan me te zgjeruar.

    Kur flasim per zhvillimin e biznesit, e sidomos investimeve te huaja, keto gjera nuk mund te behen pa zhvillimin e institucioneve te forta, ligjeve, si dhe dhenien e te drejtave te plota te pronesise. Ky duhet te jete edhe fokusi i cdo qeverie. Gjithashtu, ideja eshte qe zhvillimi te behet gradual, nqs ke si qellim mireqenien e popullsise.

    Sa per qeveritaret, detyra e tyre eshte te preokupohen per interesat e popullit, prandaj edhe i kritikojme.

  15. Flaka Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 5:35 pm

    O çuna po sa gati jeni te ofendoni gjithe dynjane ore! Sa shume qe ju pelqen mendja juaj! Ju doni te komentoni, apo doni te na tregoni sa te squt jeni, si shqiptare te vertete qe jeni? Po te squt jeni, po çe do se mente e juja ne Shqiperi nuk i do njeri, se po t’i kishte dashur nuk kishit ike dhe bejshit llogje nga kafet e Londres dhe te New York, ne vend qe te beni llogje nga kafet e Tirones si gjithe shqiptaret e tjere.
    Sa per katin e pare dhe katin e dyte, nje gje nuk ke kuptu ti lali, para katit te pare qe eshte ai kapitali shqiptar qe po thua ti, vjen themeli. Themeli behet me betonin e mendjes dhe shpirtit! Jo me kashten e pareve te vjedhme te ketij Albinvestit qe na komentoni ju, e qe une vetem namin i di. Sa mbrapa bote qeke ti do thoni ju? Po prandaj u futa ne diskutim me u iluminuar nga ju, po dardha e ka bishtin nga mbrapa, keshtu edhe shqiptari nuk i len dot stilet e vjetra: T’i shajme te gjithe se nuk na pelqen asnje tjeter perveç mendjes tone te ndritur, qe ka 300 vjet qe na ka lene ke pragu i deres ….. Lamtumire çuna se e pashe edhe hajrin e ketij blogu!

  16. ardi thotë:

    26 June 2007 @ 5:38 pm

    ….”Qeveria eshte si puna e atij policit te trafikut qe nderhyn per te shpetuar trafikun dhe njerezit nga aksidentet,….”
    ….qeveria/polici te jep drejtimin e duhur, te hap dhe mbyll rruget, rregullon trafikun….ve dhe ligje mbi shqetesimet e qeveritareve per intersat vetjake apo te popullit….jepi
    …une vet se kisha degjuar ndonjehere qe shteti/qeveria ska faj …dhe fajin e ka populli qe qeveria i “jep” pune sa te dush dhe ata duan te rrine te kafja gjithe diten!!!!….

  17. Agjent Operativ Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 5:38 pm

    klasa drejtuese” e Albinvestit ka bere praktike ne nje firme amerikane qe njihet vetem e vetem per ” rembime dhe shitje me pjese”.. ka goxha tru, por fatkeqsisht spo tregon te ket ndonje mendje..
    ———————————————————————-

    Per Denisin e ke fjalen?:) Goxha koke: Wharton MBA, private equity and venture capital experience.

  18. Cheney thotë:

    26 June 2007 @ 5:56 pm

    U shujt dhe Flaka.. gjynah..po te kthehet prap do desha ti thoja se ka te drejte ne ate qe thote, por tangua kerkon 2 si i thone llafit andej nga punon Flaka..

  19. Agjent Operativ Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 5:58 pm

    Sa per katin e pare dhe katin e dyte, nje gje nuk ke kuptu ti lali, para katit te pare qe eshte ai kapitali shqiptar qe po thua ti, vjen themeli.
    ———————————————————————-

    Une thashe qe themeli eshte kapitali Shqiptar. E bon i her paren me tutorllik, skafllik, drugllik, ene pasanej e ve ne perdorim. Kapitalin e terheq vetem kapitali. Me pune te ndershme nuk vihet kapital: PAJK!

  20. Cheney thotë:

    26 June 2007 @ 6:07 pm

    Agjent,

    Rastisa te isha prezent, per disa minuta, ne nje seminar te mbajtur nga Albinvest per trajnimin e biznesmeneve shqiptar dhe atyre qe mendonin per te hapur biznes neshqiperi( nivel i ulet dh ei mesem, titullin se mbaj mend tamam). Nje tragjikomedi qe si akt final meritonte asgje me shume se sa hudhjen e karrigeve ne skene..

  21. zog thotë:

    26 June 2007 @ 6:21 pm

    te ishim ne popull i bute do te ishim bere turq nen 500 vjet “miqesi” historike me ta. ne shqiperi nuk bene vend kosovaret kur erdhen e gjeten shqiptare te reckosur e pa lek ne xhep, jo sot kur ne shqiperi gjithe klasa politike pra ata qe drejtojne vendin jane bere milionere e nuk kane interes qe tu leshojne terren te huajve.

    gjithashtu, bile me kryesorja kjo, nuk di pse shqiptaret kerkojne te behen si bota dhe bota beson qe shqiptaret duan te behen si ajo. mund te jetosh mire edhe pa puanur aq fort sa bota, edhe pa investime te huaja.

    shqiptaret duhet te kuptojne karakterin e tyre e ti krijojne ketij mundesite per “paqe” (ne frengjisht fjala ben epanouissement). nuk kane pse te duan te imitojne boten zhvillimin e saj, ose menyrat qe ajo propozon per kete zhvillim.

    keni vene re, te gjithe ata qe e kane honger, per keq diçka, duan ta hash dhe ti. keshtu per shembull te martuarit te keshillojne te martohesh dhe ti, ata qe kane blere veture te keshillojne te blesh dhe ti, ata qe kane blere shtepi, kane bere femlje, etj, etj. e keta tipa po ti veshtrosh thelle, buajne nga jeta qe bejne e gjerat e arritura nuk u japin gezim, as brenga kane me pak.

    (ps: ene shkrimin mos e fshini, se u lodha tu e shkrujt. ndryshe do filloj te bej publicitet kundra peshkut. greve urije them, si fillim :D )

  22. Idris thotë:

    26 June 2007 @ 6:36 pm

    Edhe une kam qene prezent ne nje seminar te “Kerpurdhave..”
    Ata Talonet qe e bene ne vitin 1994 na dhane edhe nga 5 dollare dhe nje vandak me libra.Ne fund na thane se po te arrinim te prodhonim kerpurdhen “Tartuf” cdo shqiptar do fitonte me pune te ndershme nga 25 000 dollare ne vit duke shpenzuar nje minimum kohe.Une vet s’dola gje se nuk e kultivova kete kerpurdhen “Tartuf”,
    Kushedi ka te suksesshem ne rekomandimete ketyre kompanive…

  23. Flaka Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 7:43 pm

    O çuna, nuk e leja dot pa e be ket pyetje se nuk po me mban karrikja ketu ku jam. E di qe thashe se nuk do kthehesha, po ju premtoj qe nuk do kthehem mbasi ta bej kete pyetjen. Ne fakt pyetja eshte per Adin: Po hala kujton ti se punen duhet ta gjej qeveria or çun? Po ketu ne Amerike, qeveria ta gjeti punen ty lali? Se me ka ngel kunj, po pse o çuna vazhdoni me i dhene kaq shume pushtet kesaj qeverise qe e shani kaq shume? Qeveria t’ju gjeje punen, qeveria t’ju gjeje shtepine, qeveria dhe Enveri… U me fal se me shkau gau!

  24. Agjent Operativ Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 8:23 pm

    Themeli behet me betonin e mendjes dhe shpirtit! Jo me kashten e pareve te vjedhme te ketij Albinvestit qe na komentoni ju, e qe une vetem namin i di.
    ———————————————————————-

    I dashtun. Albinvesti ka para te donatoreve dhe te buxhetit te R.Sh (um fal te gjysmagjelit). Se nga te rezultojne te vjedhura ty nuk e di. Sidoqofte, kapitalizmi nuk ndertohet pa gjene e vjedhur, prandaj te qortova qe ti do ta nisesh karabinane nga kati i 2.

  25. Pjer Thomas thotë:

    26 June 2007 @ 10:14 pm

    Kompania ne fjale eshte vertete nje nga 4 me medhajat ne fushen e konsulences ekonomike, veç per rastin e Shqiperise ajo ka bere veç interviste me personat qe jane te zene me biznes me vendet e siperpemendur. Do te ishte mire qe kompania prestigjiose ne mirrte ne ballance fitimet e firmave te huaja ne Shqiperi dhe fitimet e firmave te atyre “shefave ekzekutive” siç i quan ajo. Jam i sigurte se raporti i fitimit do te fliste ne ate menyre qe do ti bente keta shefa ti kthenin syte menjehere nga Shqiperia. Vete llogjika ekonomike ta thote se aty ku tregu eshte bosh (siç ka qene Shq. keto vite tranziscioni) , shitja dhe fitimi , jane me te medhaja se ne nje vend ku tregu s’ka pas uri.

  26. Pjer Thomas thotë:

    26 June 2007 @ 10:25 pm

    Flaka, nje nga ata qe nuk mendon shume per interesinin privat para atij te pergjithshem/te shoqerise, jam -fatkeqesisht- une. Ajo qe thua ti , nuk qendron, ah nese e ke fjalen per politikanet shqiptare , po .

  27. tomi korca thotë:

    26 June 2007 @ 10:36 pm

    Pjer Ngaterohesh vella
    E& J eshte nje nga kater me te medhate ne fushen e kontabilitet. Big 4 i thone dhe jo konsulences teknike. Ajo ka ne varesi edhe nje departament apo grup jo te vogel kuptohet qe shtrihet ne fushen e konsulences,( por emerin e ka si firme kontable, audit & Tax) dhe me ligj konsulenca e saj eshte shume e kufizuar meqenese eshte firme kontabiliteti qe revizjonon shume ndermarje. Si firme kontabiliteti ajo ka mundesi te bej statistika ne baze te bilanceve dhe rezultatave finaciare qe firmat publikojne dhe anketimeve me egzekutivet e shume companive te medha.

    Sa per fitimet le te mos genjejme veten. Mos harojme se ata egzekutivet kane zyra te tera per te studiur nivelin e fitimin dhe rezikun per cdo cep te botes. Tek ne ata shikojne rrezik te madh sepse
    se pari e dine shkallen e korupsion dhe firmat e medha nuk sakrifikojne per korupsin shqiptar sikur cfardo te jete fitimi.
    Se dyti vetem 10 vjet kane kaluar nga 97 ku cdo gje u prish e u shkaterua, dhe per ta cdo dite ne shqiperia duket sikur do te jete nje 97 e dyte, Mjafton tel exojne gazetat tona dhe kaq, shto ketu dhe ndonje The Economist pastaj.
    Se treti kultura dhe ligjishmeria jone per punen dhe investemet Mjafton te shikosh greven e Bulqizes dhe kuptosh.
    Se fundi besnikeria per tju permbajtur kontratave te kujtohet treni elektrik dhe GE?
    Pjer nuk ka asnje kusht shqiperia per te thithur invesitimet Dhe kjo JO se i mungojne kushtet por i kane mbyllur me celes dhe nuk i leshojne politikanet tane te tipit Berisah e Rama e Nano bashke me veglat dhe kukullat e tyre. Te vetmet kushte jane per firma te vogla e fantazme si Caliek apo ajo e Bulqizes .Te medhenjve ja u kemi bere rugen “vrime miu” keshtu qe nuk i nxe ata rruga e hyrjes ne shqiperi

  28. detijon Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 10:49 pm

    tomi korca thotë:
    26 Qershor 2007 @ 10:36 pm

    Dhe kjo JO se i mungojne kushtet por i kane mbyllur me celes dhe nuk i leshojne politikanet tane te tipit Berisah e Rama e Nano bashke me veglat dhe kukullat e tyre. Te vetmet kushte jane per firma te vogla e fantazme si Caliek apo ajo e Bulqizes .Te medhenjve ja u kemi bere rugen “vrime miu” keshtu qe nuk i nxe ata rruga e hyrjes ne shqiperi
    ———————————————

    nuk me besohet qe i tha tomi keto fjale,,,,,

  29. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 June 2007 @ 3:17 am

    Me duket interesante ideja qe permend zogu me lart. E kutpoj se ti je vizionar dhe ke me teper nje qendrim filozofik sesa praktik, megjithate simpatik.
    Ne anglisht ka nje shprehje “Misery loves company” - Mjerimi do shoqeri, qe mbeshtet ate idene e paragrafit te fundit (ne komentin e zog).

    Nje fjale tjeter ne anglisht eshte “bliss”, qe une nuk e kam kontrollaur ndonjehere ne fjalor por e kam pervetesuar si “nirvana”, “Lumturi e plote”. Interesantja eshte qe kjo fjale asnjehere nuk perdoret dot ne bisedat ekonomike, pasi edhe sikur boten te teren ta kesh futur ne llogarine bankare, s’ke “bliss”.

    Me brenda temes.

    Cilat kompani (te medha) do jene te parat qe vijne ne Shqiperi? Dmth, cfare tregu ofrojme dhe cfare industrie do zhvillohet ne Shqiperi? Investimet behen gjithmone pas analizave ekonomike. Mendoj se pasi te ngrihet kati i pare, katet e tjera do marrin vrrull. S’eshte cudi te kapin interesin e ndonje Hedge Fund, keta jane me agresivet dhe gati te zhysin miljarda aty ku perfitimi ia vlen qofte edhe nje rrezik te madh.

  30. Agjent Operativ thotë:

    27 June 2007 @ 4:20 pm

    Dmth, cfare tregu ofrojme dhe cfare industrie do zhvillohet ne Shqiperi?
    ———————————————————————-

    Tregu i shajakut, industria e dajakut.

  31. Pjer Thomas thotë:

    27 June 2007 @ 6:48 pm

    Tomikorça, e di qe jane firme/kompani e specializuar ne fushen e kontabilitetit, por miren dhe jo vetem dhe me konsultimet ekonomike (japin adviz/keshilla) , por dhe me shqyrtime kontratash, parashikime te tregut, te prodhimit, shqyrtime te aseteve te tua/firmes tende p.sh. etj. Ne nje interviste qe kam lexuar vitin e kaluar nga drejtori i E& J te Belgjikes (se ata kane filiale gati ne tere vendet e EU) , nder te tjera ai thoshte se marrim ne pune (apo deshirojme te marrim) dhe studente me prirje dhe nga fusha te tjera , jo vetem te ekonomikut, por mjafton te jene njerez me fantazi dhe prirje manaxhimi.

  32. tomi korca thotë:

    27 June 2007 @ 7:11 pm

    Pjero,
    Une punoj ne nje simoter te kesaj kompanie( nje prej te katertave) dhe besoj se e di mire karakterin e kesaj kopmanie. AJo qe keni pare ju nuk eshte me shume ne kuptimin e keshillave se sa ne kuptimin pershembul te analizes se tregut per kompanite qe revizjonojne ( audit) ne kuptimin qe Ne te dhenat financiare te kompanise, kompania eshte e detyruar te disclosure ( te paraqse, te tregoj) se si eshte industria psh ku zhvillon aktivitet kjo kompani ne menyre qe ajo ( menaxheret) te justifikoj veprimet qe ka mare gjate vitit. Kete pronaret e kompanise
    ( shareholder) duan ta dine si kane punuar menaxheret dhe per kete me ligj ( te pakten ne amerike por edhe ne Evrope) kerkohet kjo disclosure. Keto revizjonohen nga grupi i vecante. E preseris ka dhe aktivitet konsulence por kjo me ligj ( perseri te pakten ne Amerike) pas ndodhise se Enron , eshte shume e kufizuar. Tjeter arsye qe ata kerkojne jashte fushes se ekonomikut jane Juriste, matematikane ( statisticjene) etj qe perbene ate qe quhet advisori group ose Study group, Nejse dua vetem te them se nuk eshte nje nga kater me te medhate ne fushen e konsulences, vetem ne fushen e kontabilitet ( audit & tax) Per konsulence ka shume shume me te medha dhe te njoura ne bote.
    Fusha e tyre nuk eshte shume e njohur ne Shqiperi dhe mendoj se kjo eshte nje nga fatkeqesite qe nuk ka invesime te huaja. Nuk ka nje treg te aksioneve dhe si rezultat as ligje per kete. Nje shtet pa treg aksionesh dhe ligje per rregullimin e tyre eshte nje shtet shume pak i njohur ose aspak i njohur nga kompanite e medha qe kerkojne te investojne dhe kerkojne investitore ne bote.
    Ka shume te keqia rruga qe kemi zgjedhur ne per te thithur investime te huaja ne shqiperi dhe megjithese shume simpatike komenti i ZOg une nuk pajtohem aspak. Sic e kuptova une jemi mire keshtu sic jemi perse duhet te imitojme boten. kur bota ka nje nivel ( standart ) jetese me te larte se ne, kur ne jemi vendi me i varfer ne Evrope.
    Ops u zgjat shume me falni po e mbyll, duke then edhe njehere se fajin e kane politkanet tane qe jo vetem jane pasusruar me korupsion por dhe duan te pasurohem me shume me korupsion , fushe kjo jo e pelqyer per investitoret e huaj

  33. Flaka Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 June 2007 @ 5:12 am

    U ndez prape flaka. Nejse me mire te themi u ndez qiriu. Keto bisdat e fundit jane interesante. Une punoj per nje banke investimi nga keto qe bejne ligjin ketu ne Amerike. Nga eksperienca ime ketu, kriteret kryesore te investimit per nje banke investimi apo per nje kompani te madhe globale, nuk eshte domosdoshmerisht ekzistenca e tregut te aksioneve. Ka disa vende te tjera ne Ballkan, si Bullgaria, Rumania, Maqedonia, etj, qe edhe pa ekzistencen e nje tregu ose te pakten nje tregu te forte aksionesh, kane terhequr investime me shume se ne. Nje gje qe me duket se iu shpeton ne diskutiminin tuaj eshte pikerisht cilat jane kriteret e investitoreve te huaj per te investuar ne nje vend ne zhvillim. Politika dhe politikanet jane nje kriter qe ndoshta indirekt ka lidhje me perzgjedhjen qe ata i bejne vendit ku marrin vendim te investojne, por kriteri i pare eshte kultura e tregut dhe aftesia e tij financiare. Pastaj kriteret te tjera jane qendrimi i pergjithshem ndaj punes apo etika e punes se vendasve, kualifikimi i tyre, dhe niveli i sigurise ne vend. Fatkeqesisht Shqiperia nuk ploteson asnje nga keto kritere. Dhe te kualifikohesh per keto kritere qe iu permenda nuk mund te jete faj vetem i qeverise.
    Komenti i fundit eshte per agjent operativ: Nuk e kuptova une si ishte ajo puna e kapitalit te vjedhur qe po nuk e pate nuk e terheq investitorin e huaj? Po perpiqesh te justifikosh korrupsionin dhe kontrabanden ne mase qe ndodh ne Shqiperi dhe qe per fat te keq eshte gjeneruesi me i madh i parave ne ekonomine shqiptare? Atehere kur iu lejoka biznesmenve qe te vjedhin, pse nuk iu lejoka qeverise qe te beje te njejten gje? Apo standardet e dyfishta justifikohen ne kete rast?

  34. Pjer Thomas thotë:

    28 June 2007 @ 8:27 pm

    Flaka, per kulturen e punes kam folur para shum kohe, dhe ç’eshte me e keqja, te huaj nuk e dine , nuk e kuptojne dhe nuk duan t’ia dine se kualifikimi i puntorve ne Shqiperi ka qene nga me te lartet ne bote, fale disiplines dhe shkolles ne socializem. Pa u futur ne politike, sepse dihet qe kur zhvillon nje marrdhenie pune , ate shteterore dhe te tjerat i mbyt, duhet thene se falimentimi i socializmit (qe e urrenim dhe luftonim) nuk do te thote se punonjesit ishin te pakualifikuar, siç kujtojne perendimoret gomere.

  35. tomi korca thotë:

    28 June 2007 @ 8:39 pm

    Flaka dakort per tregune kapitaleve, por ama une kam then eshte nje nga faktoret dhe jo faktori i vetem apo kryesor. Te tjerat dakor me te dyja duar. Vec mos harojme se kulturen e tregut dhe sidomos aftesine e saj financiare ne nje mase te konsiderushme e kane ne dore politikanet me politkat dhe ligjishmerine qe ata bejne. Pra pak matematike
    Indirekt ( kjo edhe sipas jush) politikanet influencojne plus direkt ne politkat e tregut dhe aftesine fianciare baraz mendoj une politkanet kane ne dore shume ose me sakte jane e dhena kryesore ne zgjidhjen e ketij porblemi

  36. Agjent Operativ thotë:

    28 June 2007 @ 8:41 pm

    Komenti i fundit eshte per agjent operativ: Nuk e kuptova une si ishte ajo puna e kapitalit te vjedhur qe po nuk e pate nuk e terheq investitorin e huaj? Po perpiqesh te justifikosh korrupsionin dhe kontrabanden ne mase qe ndodh ne Shqiperi dhe qe per fat te keq eshte gjeneruesi me i madh i parave ne ekonomine shqiptare?
    ———————————————————————-

    yep!

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.