Shpërthimi i ngërçit tonë
Nga Redi Shehu
Predhat e Gërdecit na goditën të gjithëve. Ndoshta figurativisht ky ishte shpërthimi i atij ngërçi që na kaplonte të gjithëve. Ngërç midis shumë anëve tona të kundërta që ishin ngërthyer brënda nesh në një formë të pazgjidhshme përveç shpërthimit.
Të gjithë ne në një mënyrë apo tjetër, me ndërgjegje apo me indiferentizëm në raport me shoqërinë dhe fenomeneve të saj, kemi kontribuar në ndezjen fatale.
Tragjedia e Gërdecit ishte materializimi tragjik i vesit, i pangopshmërisë dhe etjes së pafund për para. Sigurisht që shpërthimi nxori zbuluar atë që prej vitesh kurdisej. Ndërsa qeveritë tona, shoqëria jonë në përgjithësi mbush vazhdimisht predhat e paaftësisë, neglizhencës, korrupsionit, hajdutërisë, degjenerimit te vlerave, materializmit, refuzimit të virtytit dhe tifozllëkut të vesit, shpërthimi ngjau vetëm në Gërdec. Po unë pyes sa Gërdecë do të duhet të plasin për të nxjerrë në pah sëmundjet e shoqërisë sonë, ku të gjithë ne, pa dallim, pak apo shumë, jemi në mos kontribues, lejues, aprovues me zë apo në heshtje të këtij oqeani mëkati që lag brigjet e secilit.
Çfarë përmase do të duhej të kishte një valë goditëse imagjinare për të shpalosur vlerën e vërtetë të dekadencës sonë. A thua do të mbetej shtëpi në këmbë dhe njeri pa u plagosur ?
Tragjeditë janë ngjarje të cilat kalojnë caqet e paralajmërimit, ato janë episodi i fundit përmbyllës i asaj që duhej të ishte bërë ndryshe.
Ajo çka ndodhi, në mënyrë të përshpejtuar, na solli në imagjinatën tone përceptimin se, rreziku i tragjedive të tjera në të ardhmen nuk është thjesht një supozim, por është aq real sa edhe vetë tragjedia. Tingëllon ironik fakti se si duhet të jenë emrat e fshatrave në Shqipëri ato që duhet të nxjerrin herë pas here në pah, të çarat e sistemit tonë. Mjafton të fillojmë nga Dushku dhe të mbarojmë në Farkë e Gërdec.
Ajo që na shqetëson më shumë është konstatimi i faktit se akoma Shqipëria nuk ka dalë nga epruveta e eksperimentit duke u bërë kështu terren pjellor i delijorgjizimit të të gjitha sferave të jetës. Kur e mendon thellë, mënyra se si gjurmohet paraja tek ne është krejt e veçantë. Ajo shoqërohet shpesh jo vetëm me papërgjegjshmëri por edhe më një makutëri të frikshme që tejkalon caqet ndjesore që një qënie normale posedon.
Të ndodhur në një situatë të tillë shtrohet pyetja: A e kemi mbushur ne kupën ? A thua tragjeditë që po na ndjekin kanë ndonjë kriter ndëshkimi ?
Nuk mund të shkarkohet përgjegjësia vetëm mbi qeveritë të çfarëdo ane qofshin ato. Jemi ne që i mbështesim, jemi ne që i zgjedhim dhe ua bëjmë edhe fushatën, me pak fjalë janë ekstrakti jonë veshur me kostumin e imunitetit. Janë pasqyrimi i formës dhe i ndërgjegjes sonë shpesh e projektuar në mendjen e secilit.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se sa mijëra mini-gërdece shpërthejnë përditë në marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin, sa mashtrime në biznese, sa dredhi në shoqëri, bomba katatrofike që shpërthejnë përditë në familjet tona, predha plot e përplot me djegore të shtresave të caktuara të shoqërisë që hedhin në erë në mënyrë të vazhdueshme shtresa të tjera të po kësaj shoqërie me një pafundësi formash e mjetesh. Terrene të minuara në marrëdhëniet tona me pronën e tjetrit, erë baroti në kompeticione, në gjetjen e një vendi pune, korrupsione tymosëse për bursa dhe të drejta studimi, katastrofa në fshehjen e CV-ve të mira në favor të atyre mediokreve, plaçkitje kompanish e korporatash nga punonjës apo nëpunës të tyre. Tragjedi të pafund tenderash e tenderimesh, fiktivitete çmimesh e tarifash, mashtrime tregëtare që shtrihen deri tek shitësi i dobët e i thatë i cigareve në cepin e trotuarit, axhensi funeralesh që bëjnë marketing me fletë-lajmërimet e vdekjeve duke treguar suksesin e tyre në tregun e groposjes, bashkëshortë e bashkëshorte që përditë i vënë tritolin gjithnjë e më tepër familjeve të veta, të rinj e të reja që bëhen lëndë plasëse e bumit të narkotikëve,tymosësve, degjenerimit dhe shpërfilljes së vlerave.
Opozita ulërin me të madhe, të ikë kryeministri thotë. Po ja, të themi se iku. Çfarë mund të zgjidhin ata ? A janë më ndryshe se parardhësit dhe se zgjedhësit e tyre. gërdecet dhe mini-gërdecet nuk kanë rreshtur së shpërthyeri edhe në kohën kur ata u çimentuan tetë vite me radhe në pushtet.
Ky nuk është thjesht problem politik, është problem moralo-etik dhe i papërgjegjshmërisë së tërë shoqërisë sonë dhe për sa kohë nuk do të ketë përpjekje për t’u ngritur në nivele më të larta, gërdecet do të vazhdojnë të shpërthejnë dhe do të jenë gjithnjë e më afër nesh.


24 Mars 2008 @ 1:20 pm
Si shkruan Lubonja problem eshte Deligjorgjizmi dhe ai eshte i perhapur keq ne Shqiperi . Kjo qeveri eshte e keqja me e vogel largqofte ne pushtet te kthehet Gramoz Ruci me Finon e Edi Ramem .
24 Mars 2008 @ 1:23 pm
Urime per artikullin.
“Ky nuk është thjesht problem politik, është problem moralo-etik dhe i papërgjegjshmërisë së tërë shoqërisë sonë dhe për sa kohë nuk do të ketë përpjekje për t’u ngritur në nivele më të larta, gërdecet do të vazhdojnë të shpërthejnë dhe do të jenë gjithnjë e më afër nesh.”
Por do te shtoja qe Ky eshte dhe faji i monopoleve te Shqiperise.
Ku drejtimi i Shqiptareve vazhdone te kete monopolet e saja
24 Mars 2008 @ 2:30 pm
Urime. Ky eshte artikulli i pare ku dikush, mbasi ka kaluar efekti i adrenalines se momentit, ulet dhe perdor llogjiken dhe aftesine analizuese per te nxjerre shkaqet e verteta qe shkaktojne ngjarje te tilla. Dhe cfare duhet bere qe te mos i lesh te perseriten (megjithese jo se vertet do ti bejme, qe ne fillim te pakten). Them se vetem ky artikull vlen me shume se 1500 diskutimet e hallakatura dramatiko-patetike-patriotike te bera rreth kesaj ngjarjeje.
24 Mars 2008 @ 2:41 pm
s`e luan…gerdeci.
24 Mars 2008 @ 3:21 pm
“”"”"Opozita ulërin me të madhe, të ikë kryeministri thotë. Po ja, të themi se iku. Çfarë mund të zgjidhin ata ? A janë më ndryshe se parardhësit dhe se zgjedhësit e tyre. gërdecet dhe mini-gërdecet nuk kanë rreshtur së shpërthyeri edhe në kohën kur ata u çimentuan tetë vite me radhe në pushtet”"”"”".
Ja nje marifetci i nje stili te pranushem bile me argumente qe desh e pushkatuan nje qe pruri te njejtin argument por SHUME me te QARTE me titull kush e ka rradhen pas Gerdecit.
Po ta lexosh permbledhjen e sintezen e kesaj prurje ne kete te parambylljes e kupton shume mire ku e kane hallin MIXHISTET.Me kete para mbyllje e ka kthyer prurjen ne nje leter per te mbeshtjelle te peshtirat qe te vijne pasi e lexon?????
LIND dhe KA ky popull bij me te mire se HULIGANET me pushtet ! Mjafton
qe JU mos te beni argumente PRO krimineleve qe i ushqeni tash e 20 vjet.
24 Mars 2008 @ 3:35 pm
Ne thelb nuk ka ”ngerc”, po eshte pasoje e atij realiteti te ndertuar qe nga 90ta e ketej (kuptohet jo ate qe duhet te ndertonim).
Shtypi shqiptar, si gjithnje fantazon e emocionalisht etj, CA NA ZURI NE?! Na zuri ca mbollem , ate po korrim ose ca na mbollem pa respektuar realitetin e vendit.
Shtypi do bente mire te sqaronte njerezit per kete faze qe ndodhet vendi, se ndryshimi fillom nga qartesia e paries se gjerave. Ndonjehere zgjidhja zgjat, ose mbahesh peng nga persona etj, po rendesi ka te kuptosh realitetin, se pas kesaj ke shpres per zgjidhje.
Gerdeci eshte nga ato ngjariet qe kane ne brendesine e tyre gjithe thelbin e kohes e jane simbol e tregus te se gjithes (ne rastin tone ate qe jetuam per 17 vjet e vazhdojme te ecim).
24 Mars 2008 @ 3:50 pm
Shtypi Shqiptar eshte Gerdec per vete , Top_Channel etc financohen prej Deligjorgjeve , strategjia ka qene e tille krijo nje stacion televiziv me te cilin ben presion politik qe te fitosh tennerat per tu pasuruar…Deligjorgji eshte bashkepunetor i Koco Kokedhimes pronari i ‘Shekullit’ etj.
24 Mars 2008 @ 5:47 pm
Delijorgjizimi ka nje aspekt satirik. Deliu ne kohen e Osmonllikut ka pas qen nji ushtar i parregullt qe kulloste prane ushtrise te rregullot osmane e perdorjer si ’shock trooper’ ne shkembim te plackes. Ai mund te ishte Arrnaut ose Shkije (sipas rastit). Ne ket rast Deliu Jorgo doli Shkije, por arrnautet vete per ti thene dikujt qe eshte i zoti thone ‘eshte DELI djale ai’
24 Mars 2008 @ 8:32 pm
Redi Shehu eshte nje pene shume e mprehte dhe objektive. Eshte hera e dyte qe lexoj dicka prejt tij dhe e pershendes per cilesine dhe forcen e argumentit! Respekte
24 Mars 2008 @ 8:42 pm
Ja i gjetem shkaqet e Gerdecit, mini-gerdeceve, delijorgjizmit, e te gjitha me rradhe. Po pastaj? Do i harrojme prape, mos kini frike, te mos kete frike as Berisha. Harron populli, s’ka gje.